Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    C'është për ju matja dhe vlersimi i suksesit ne jeten tonë?

    Një bindje e shumë njerezve është se vetem shkollimi i lartë e benë njeriun të jetë sulsesplotë dhe të jetë ne nivelin e lartë te jetes,por shtrohet pyetja se a është me të vertet kjo keshtu , sa qendron kjo bindje ose ky vendim.
    Sa per fillim mund te konstatojm se , nga ato burime qe ne i kemi kufizuar, nuk gjindet asnjë studim i cili mundet të pohoj se shkollimi i lartë ka një lidheshmeri ne mes të diplomes dhe të asaj "të arriturat e jetes", e kjo mvaret nga shumë shkaqe:
    Një nder shkaqet kreyesore është se është shumë veshtirë ti masim " arritjet tona"
    Shkak tjeter mund te jetë , qe ne kemi definicion se cka me të veret quhet " arritje-për personin privat".
    Shkak tjeter mund të jetë ,qe shkolla , ne pergjithesi , nuk brengoset që të edukoj ose udhezoj ty në rezultatet e "arritjes tende personale"
    Cka me të vertet është Arritja dhe suksesi?!
    A është me e vlersuar qe të jesh drejtor i bankes , apo te jesh fshatar i thjesht?
    A mund te qendroj puna keshtu se një fshatar, qe me te vertet do të deshironte të jetë drejtor i bankes,dhe se një drejtor i bankes do të deshironte te jetë fshatar?!
    Po si te behet njeriu një nder drejtoret më të mirë te botes , ose një nder fshataret me të mirë të botes.
    Si behet njeriu i aft që me te vertet e deshiron ketë arritje?
    Si behet njeriu i lumtur?
    A është e mundur kjo-si e benë njeriu matjen e arritjes së vetë?!
    Po a ka mundesi qe keto të dy të behen një , edhe drejtor , por edhe fshatar.
    A është e mundur kjo arritje që te keni guximin e të flisni para një mases së madhe pa u friguar, qe të ndaloni pimjen e duhanit,qe të vendosni piken e karrieres së juaj, të bini nga pesha,të beni atë qe kurrë skeni guxuar ta beni , ose të provoni qe nga vetja e juaj ti hjekni Fobiat ( frigen) qe ju kan percjellur me vite?!
    Rezultatet e ushtrimit Mental dhe Fizik , kan deshmuar qe , ata të cilet kan shprehur vullnetin dhe deshiren që te mirren me keto ushtrime kan arritur shumë suksese ne jeten e tyre, dhe njeherit kan berë lidheshmerin e qetsis shpirterore me atë trupore.
    Ne ushtrimet fizike se kemi fjalen per ngritjen e peshave te ndryshme ne Body Building, por është një metod e tjeter , ne të cilen do të jap sqarim më vonë, , por ushtrimet trupore , menyrat e mocioneve , janë qelsi kryesor në ketë drejtim, dhe per ketë arsye gjindet edhe ushtrimi Fizik si pjesë e perditeshme në ketë drejtim dhe qellim.
    Peshngritja per ushtrimin e trupit , siq e thash më parë nuk janë të futura në ketë kurs ( ta quaj ashtu) sepse permes kesaj nuk arrihet ndonje sukses , mu per aty ku e kam qellimin.
    Eshë me shumë një llojë teknike e marrur nga vendet Lindore (India) qe e quaj "ushtrim Fizik",pra dituria se si ne te funksionojm ne menyren Fizionomike, e mbi te gjitha,rendesin e balansimit dhe e levizjeve harmonuse, si dhe metodat e ushtrimeve qe te jemi mirë e të funksionojm mirë, kur dihet me një fjalë se balanca e formon haronin.
    .
    Shpirti dhe trupi janë të ngjitura bashkë,por as metodat më te vogla Psikomatike nuk na e kan deshmuar se shpirti dhe trupi qendrojn të lidhura bashkë me njeri -tjetrin ne jeten tonë te perditeshme.
    Keta jetojn të ndarë në të shumten e rasteve.
    Stresi negativ është një fenomen i afert (percjelles) , i cili krijon shqetesime dhe dhimbje në trupin tonë , si në anen fizike por ashtu edhe në anen psiqike.
    Eshtë e veshtirë të besohet , se dikush është mirë , ose i gezuar, vetem e vetem qe e ka trupin mirë te ushtruar dhe qe personi në fjalë ka një kondicion të mirë dhe të mjaftuar.
    Ose, në anen tjeter;Qe meditimi dhe ushtrimet e tjera mendore munden të kompenzojnë një jetë të qetë dhe të qendruar (pasiv) ne prejashtim të ajrit të paster , shetitjes dhe levizjes trupore.
    Per ketë arsye , une e quaj ketë "kurs" si Kompentenc Sociale permes ushtrimit Mental dhe Fizik.Me rendesi është qe të mbahet në mend se E TERA , fillon me një proces mental, pamvaresisht nese Sistemi ( qe do ta sqaroj në te ardhmen) fillon nga ai vend qe ne në ditet tona të perditeshme e quajm " lartë në kokë" dhe mu atje , së shpejti do të shkojm te ushtrimi i parë Mental, por ishte me rendesi të sqarohen disa shembuj para se te futemi direkt ne ushtrimet qe do të preferohen në të ardhmen.
    Kur e kishim fjalen te shkollimi , aty është vetem një qellim i njerezve në pergjithesi ,pra qe te kryen shkollen , fitoj vendin e punes , të ketë banesen , me një fjalë " nevojat basale" te jetes , duke harruar ne teresi nevojat tjera mentale për të cilat është nevoja edhe me e madhe që cdo gjë te funksionoj ne menyren më te leht , për një jetë me te leht e të lumtur, sepse nuk është jeta vetem sa per një ushqim ose kulm mbi kokë.
    Shpesh njeriu kur e viziton ndoj lokal , ose takon ndokend te pasur, shkrimtar, aktor,muzikant i benë pyetje vetes;
    Qfarë njerezish janë keta , te cilet edhe pse mendonin se janë te pafat , arriten te ngjiten aty ku kishin planin , deshiren ose qellimin, pra qellimi i tyre ishte te kalojn mbi brigjet e pengeses se madhe, duke u permbajtur ne menyren e qellimit jetsorë ,pra duke e lidhur së bashku trupin dhe Shpirtin ne harmoni të perditshme.

    Nese njeriu kaplohet nga stresi negativ dhe vdesë parakohe p.sh, nga infrakti në zemer , atehere ky në fjalë nuk ishte mirë me zhvillimin e vetë personal, arsye mundet të jetë depresioni i gjeneralizuar ( humbje shpreses për jetë, shtrengime ne gjoks të njëpas njëshme, probleme të ndryshme jetsore etj)
    Nese njeriu , pa nderpre nuk është mirë,është i pa kenaqur , ka probleme me jeten e vetë sociale , dhe rrethin se ku jeton e vepron , pra , në ketë rast , njeriu nuk është kompetent për jeten sociale, me një fjalë i mungon njohuria e duhur.
    Nese njeriu tash është mirë (pas trajtimit)dhe funksionon mirë, por endrren e vetë dhe deshiren e vetë , nuk ia arrin që ta plotësoj , atehere do të thotë se ka mesuar pak nga kjo që ne po e flasim dhe do ta flasim , por me kohen do të arrin të hyn në rrugen e anes pozitive të jetes ,kuptohet edhe me kontributin e tij ne zbatimin e menyrave dhe të rregullave qe do të parashtrohen (ne vazhdim).
    Arsyja për arritje deri te kjo është se , ne pa tjeter , me ndihmen e ketij shkrimi "kursi" gjindemi në rrugen e drejt , dhe se pa tjeter edhe do ti ndryshojm vetit negative tëcilat na percillnin deri me sot, pra qe të arrihet qellimi i nevojes tende dhe qellimi i qellimit të jetes tënde.

    Nga ketu fillon trajtimi

    Ju tash ,do të jeni ne diqka të re të pa zbuluar nga ju deri me sot , pra do të zbuloni shumë nga vetja e juaj , do ta dini se vleni shumë , por do ta dini edhe atë se ne brendesin e juaj ka aq shumë energji të cilen deri sot se keni përdorur , por e keni quajtur si pëngesë , duke menduar që ju keni shumë gjera që janë aq të pa mundura të cilat edhe i quanit shpeshë ;-si pa rezultat ose si pa fat për qdo tentim, në arritjen e juaj të mirëqenjes ne drejtimin shkollorë , të punes , dashuris ose shkurt të sferave të juaja jetsore dhe të vetes së juaj shpirtrore.
    Më keto ushtrime të cilat do të preferohen nga dita në ditë , në do të perfitojmë shumë dhe të verejm se cka me të vertet ndodhë në trurin tonë, kur ne besojmë plotesisht se kemi kontrollë të mirë ne mendimet tona, ne ndjenjat tona , shqetesimet tona ,por a qendron kjo ashtu në tërsi a jo?!

    Marre nga "FLOART" (shkrim i Flori Bruqi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 11-03-2008 më 11:33

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. "Ka qenë komunist po aq i flaktë sa ç'është sot demokrat"
    Nga Albmaster në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 10:12
  3. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. ç'eshte suksesi???
    Nga i krishteri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2002, 14:33
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •