Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Çfarë i bën fëmijët të jenë agresiv?

    Çka i bene qe femijet te jene agresiv ,bertasin me te madhe ose qe nuk binden?

    Agresiviteti tek femijet mundet të jetë i shumë natyrave të ndryshme.
    Ndoshta femiu është i lindur me ndonjë pasojë ose shqetesim psiqik , por sdo të futemi në keto diskutime , vetem të sqarohem vetem në atë se cka i benë femijet agresiv.
    Disa nga dukurit ketilla lindin së pari edhe nga TV , grindjet ne mes të prinderve nä prani të femiut, perdoimi i dhunes ndaj femiut , shtrengimi diciplinor i femiut , mos lejimi i shprehjes dhemendimit të lirë etj etj.
    Femijet , si një nder kamerat enqizuese të të rriturve janë aq të ndieshem që në faktë cdo gjë e enqizojnë dhe e bejnë aq të ngulur në kokë gje e cila më vonë ndikon ne jeten e tyre.
    Shikimi i filmave me perdorimin e dhunes dhe të vrasjeve është një nga qeshtjet kyqe të cilat edhe e nxisin femiun që të ketë mendime dhe bindje të tilla se " vetem dhuna i zgjidhë problemet" arsye kjo se ne TV filmat , ata më të miret dhe më të forti janë krenar dhe të respektuar , por në anen tjeter , përdorimi i lojrave të PC. Playstation , janë shumë efektive për futjen e agresivitetit në mendjen dhe natyren e femiut.
    KOha e lirë duhet të jetë një nder qeshtjet dhe qellimet kryesore të prinderit që të i kushtoj shumë me shumë femiut , që të bejë shetitje , aktivitete sportive dhe shumë me teper.
    Perdorimi i dhunes tek femijet nuk permireson asgjë , vetem qe e demton një femij dhe se nga kjo , ne të ardhmen ai do të jetë trashegues i dhunes edhe ne jeten e tij , pra do të ketë si imponim se dhuna kerkohet në jetë , dhe ketë dhunë ai do ta perdorë edhe me femiun e tij , ne relacionet bashkshortore por edhe ne rrethin se ku jeton.
    Te kemi femij të lumtur e të aftë dhe talentë , duhet të jemi shumë e shumë afer tyre , të krijojmë një mardhenje shoqerore me femijet , që ata të mos kenë frigë asoak kur shprehen dhe diskutojnë me ne, pra që ata edhe nese kan gabuar të dijnë se nuk denohen , ose nuk rrifen ,sepse edhe qeshtja hormonale e femijeve ndokon shumë ne qrregullimin e tyre ku ata ne faktë bijnëe dhe ne konfliktë me veten e tyre dhe se nuk e kuptojnë se cpo ndodhë me trupin e tyre dhe se hormonet dhe koha e pubertretit ndikon ne rritjen e nervozes , ne urrejtje e kohë pas kohe edhe me lotet e tyre të cilet nuk e kuptojnës e perse ndodhë e terë kjo.
    Mu për ketë duhet të jetë prindi afer dhe ti sqaroj se me moshen ai rritet , ndahet trupi nga ai i femis në atë të pjekuris etj etj.
    Nese shkallet e dhunes dhe të agresivitetit e kan arritur kulminacionin ose janë perfshirë ne boten e një femiut ose te rriturit është e rruges që të kontaktohet edhe ndonjë psikoterapeut , cka do të thotë se treumatizimi i femiut dhe sjellja e tij duhet të ndryshohe tnga keto terapi të preferuara , pra mvaresishtë nga rasti në rastë, pra me perdorimin e psikoterapis dinamike arrihet deri të ulja e dhunes , tek ndryshimi i bindjes dhe tek mardhenjet e tij se pari me veten e vetë e pastaj me rrethin , familjen ,shoqerin se ku ai gjindet dhe jeton.
    Krijoni një shoqeri me femijet e juaj , jo ndonjë disciplinë ose ligjë sepse ligjet nuk i mbanë mendë as i rrituri dhe se njeriu i lirë nuk ka deshirë të jetë vegel e askuj në asnjë menyrë , por kerkon lirinë , shprehjen , ndjenjat dhe kuptimin e jetes .

    Mos eshte edhe lazdrimi i femijes apo xhelozia ndaj vellezerve?

    Femijet si zakonishtë janë të injoruar shpeshë në vellezerit ose motrat e veta , në faktë ky injorim i tyre kalon dikur edhe ndaj prinderve të tyre .Dihet fare mirë se nga ironia , lindë edhe xhelozia.
    Duke u filluar nga kjo mundemi të marrim një shembullë të thjeshtë;
    nese në një familje lindë një bebe e vogel (femiu i dytë) e femiu i parë është i msohes 2 vjeqarë , ketu hasim ne një problem shpirterorë që e percjellë femiun,sepse në keto rrethana , bebes i duhet më shumë kujdes dhe i duhet më shumë kohë , ndersa ketij femiut i kushtojnë kohë më pak pasi ky eshtë me i rritur.
    Por rastet e tilla dergojnë cdo here në vetmin shpirterore të femiut, në fjalë ,dhe se në brendesi të tij krijohet një urrejtje e madhe ndaj bebes ,por edhe janë të pranishme shpeshë ankesat se ;" Ju nuk me doni mua , e doni beben" gjë e cila me kohen ,tek ky femij , pasi të rritet mundet të shfaqetet edhe xhelozia e madhe në jeten e tij të perditeshme.
    Ka raste qe sigurishtë keni ndegjuar se shumë femij kan tentuar që të demtojnë bebat në menyra të ndryshme sepse tek keta ka lindur bindja se beba është fajtorë që ky femi eshtë harruar nga prinderit.
    Edhe pse nuk është harruar , ketu e kemi në pyetje kohen e prinderve ,dhe kujdesin e tyre të pa menduar në keto pasoja,por femiu nuk i kupton keto gjera, dhe në raste të tilla duhet të kemi kujdes të veqantë dhe të jemi të afertë me të gjithë njellojë , dhe jo per mos dijet tonë të krijojmë nje femijë urrejtes ose të lenduarë shpirterishte.
    Moshat e femijeve janë të tilla të cilat edhe dergojnë në dashurin dhe simpatin e tij ndaj prinderit , dhe se keta fëmijë edhe xhelozojnë nese dikush tjeter i afrohet prindit dhe se nuk e mirëpresin atë punë fare.Nese flasim për lazdrimin ose për kulminacionin e kesaj , ne e verejmë fare lehtë se kur dhe si është arritur kjo ,ose në faktë edhe ndoshta nuk është arritur.
    Një femijë i cili ne mund ta quajmë të lazdruarë është ai femij i cili nuk mesohet në menyren e lehtë që të merrë pak a shumë pergjegjesi për veten ,pra që të jete i gateshem dhe ti kushtoj vetes rendesi dhe të mos mesohet ashtu se për cdo gjë është mami ose babi cdo here ne sherbim të tij.
    Kemi shumë femij dhe prinder të cilet femiun e tij e mesojnë që ta veshin e mbathin edhe nese ky e ka kaluar një moshë të cilen mundet ta kryej vetë , kur e kam fjalen tek veshmbathja nuk e mendoj që ai të veshet vetë pa keshillen e prinderit , por punen ta kryej vetë atë që i ështe caktuar nga prindi,por jo me obligim ose kercenim por vetem me sqarim dhe butësi prinderore.
    Lazdrimi që ne e quajmë nuk është asgjë me teper vetem liri e femiut , pra , nese femiun , luan ,kercen në prezencen e mysafireve nuk është i lazdruar ,dhe se, perkufizimeve duhet ti largohemi sa më shumë në keto rrethana sepse ai është femij,por prapë edhe ti sqarojmë se ai ka të drejtë cdo gjë por do të ishte mirë nese ai vepron ndryshe.
    Për fat të keq shumë prinder edhe i mbyllin femijet e vetë ne dhomen e tyre kur kan mysafir gjë e cila është një gabim i madhe dhe i pa falur ,sepse femiu ne keto raste mesohet dhe i dedikohet vetmsi cka ne të ardhmen do të ketë pasoja për mirëqenje ose permbajtje në shoqeri,pra do ta adhurojë vetmin dhe nga kjo izolon veteveten dhe krijon një frigë nga njerezitë që mundemi ta quajmë (Fobia sociale)
    Që femiu të kuptoj veten e vetë dhe rrethin e vetë duhet që pa tjeter të i japim hapesirë të madhe që të ju ikë pengesave të mbrendeshme të cilat i permenda më lartë dhe se ta perforcojmë shumë e më shumë personalitetin e tij ,dhe permes kesaj ne i ofrojmë atij shpetimin më të mirë që të funksionon me ne në relacionet tona dhe të veta ose në rrethin e pergjitheshem
    S´duhet harruar se agresiviteti tek femijet lindë me shumë kur i ndalojmë gjera pa i sqaruar se perse ndalohen dhe perse lejohen , dhe cilat janë apo nuk janë pasojat e ndaleses ose pasojat e të së lejuares.
    Të qajturit e femiut vetem për të arritur atë cka kerkon ose deshiron nuk është asgjë e pa ndaluar , gjë e cila duhet ti mesojë prinderitë që të mos jenë të dhimbeshem , dhe se femiu me ketë mesohet të jetë i larguar nga ajo se cdo gjë që kerkohet edhe plotesohet.
    Nese flasim për femijet me të rritur atehere mundemi lirishtë të themi se ata do të jenë ne minus nga të hollat javore , nese nuk i permbushin obligimet e veta , pra pa i bertitur , pa e frigua ose detyruar me dhunë ,por me ardhjen e dites për të hollat javore , atehere nuk do të jetë ai/ajo që merrë atë që i takon sepse pergjegjsia e tij ka qenë e vogel, pra ketu krijojmë një femij stabil , pergjegjes dhe të ndegjuar dhe të bindur se e tëra mvaret nga kontributi i njeriut për jeten e tij në të ardhmen.Do të ishte e preferuar që një here në javë të mbani një mbledhje familjare së bashku me femijet që cdo kush të shpreh mendimin e vetë , paknaqesin dhe të behen edhe permiresimet në keto raste, pra e kam fjalen kur femijet janë paksa me të rritur nga mosha 7 e me tutje.
    Shumë prinder edhe i obligojnë femijet që ti kryejnë detyrat e tyre , gjë që eshtë menyrë shumë e keqe , por se bashku me femijet të jemi edhe ne aty ,sepse asnjë njeri në bote nuk ka vullnet që të bejë diqka në vetmi, e ketu kerkohet edhe kujdesi i jonë për femiun që të jemi aty se ku kerkohet dhe aty ku ndikojmë me të madhe , pa e verejtur se sa shumë kemi ndikuar.
    Traumat e ndryshme tek femiu munden të lindin në shumë rrethana , si ato të bertitjes , fjalimit , sqarimit me zë të lartë ,denimit të ndryshem , rrajhes ,fjalosjes se prinderve , perdorimi i alkoholit në prani të femiut, filmat agresiv , filmat horror etj etj ,dhe nese keto i kemi përdorurë atehere ne e kemi thyer shpirtin e një femiu dhe se ketu kerkohet një terapi urgjente për të miren e femiut derisa nuk është berë vonë , dhe se kerkesa për një terapi të tillë nuk është aspak ndonjë llojë panike ose turpi , sepse femiun nuk është i semurë psiqikishtë por vetem i deprimuar dhe i lodhur nga sjelljet dhe reagimet e lartëpermendura, gjë të cilat me kohen munden të kenë pasoja shumë të renda dhe serioze,sepse as i rrituri nuk mundet të bartë një barrë të tillë , ndersa femiu assesi dhe aspak.

    Marre nga "FLOART" (shkrim i Flori Bruqi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 11-03-2008 më 11:36

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Stresi ne familje.
    Mungesa e kohes se Prindit per ta shpenzuar me femijen per 1 edukim me kompleks.
    Keto mendoj se jane shkaqet kryesore qe bejne agresiv 1 femije.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Stresi ne familje.
    Mungesa e kohes se Prindit per ta shpenzuar me femijen per 1 edukim me kompleks.
    Keto mendoj se jane shkaqet kryesore qe bejne agresiv 1 femije.
    Shume e drejte ajo qe thua dhe do te shtoja qe edhe kur kane kohe per ti edukuar investojn ne menyre te gabur. ekzistoj faza te ndryshme ne jeten e femijes e ne rritjen e tij e ne baze te ketyre jepet dhe edukata psh: ne femijet me moshe 0-5 vjec ne menyre kategorike nuk duhet ta ngresh zerin edhe kur bene gabime sepse ndikon negativish,behet agresiv por dhe perkedhelit e shumta nuk me pelqejn"jo ai ga e ti na" femijes duhet ti japesh shembullin me te mire nga vetja e prindi do ndihet i lumtur kur ai ta pasqyroj kete ne shoqeri.

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •