Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Meta uron Edi Ramën për 8 marsin

    Meta uron Edi Ramën për 8 marsin

    Saturday, 08 March 2008 gazeta Sot


    Nuk kanë mjaftuar ndarja nga koalicioni as debatet dhe sherret e herëpashershme mes ish dy aleatëve Ilir Meta dhe Edi Rama, për të lënë mënjanë ironitë dhe provokimet. Lideri i LSI-së Ilir Meta, ka mbledhur gratë intelektuale të Durrësit, që performojnë në siglën e forcës politike që ai drejton, për t’iu uruar 8 Marsin. Meta nuk ka mundur ti qëndrojë besnik planifikimeve të tij që kishte për këtë ditë, duke mos shkëputur nga vëmendja asnjë çast kryesocialistin Edi Rama. Megjithëse ka nënvizuar se do ta lërë mënjanë politikën në këtë ditë, sërish nuk ka mundur të mbajë premtimin e tij,pasi ai nuk ka nguruar për të gjetur momentin për të ironizuar kreun e selis rozë, Edi Rama. Në këtë mënyrë kreu i LSI-së, Ilir Meta ka preferuar të shënjestrojë, kryesocialistin Edi Rama, për ftesën që ky i fundit i ka bërë për rikthim në koalicion, dhe rishikim të marrëveshjes, duke ironizuar atë me urimin gëzuar festën e 8 Marsit. Ka qenë kjo përgjigjja, jo pak provokuese e Ilir Metës ndaj ftesës së Edi Ramës për ribashkim. Meta i ka anashkaluar pyetjet politike, duke lënë të kuptohej se nuk ka rikthim prapa. Ndërsa ka dhënë urimet për festën e gruas, ai ka nënvizuar faktin se, akoma vendi ynë po vuan pabarazinë. Sipas Metës nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane pa një raport të ri, në një kohë që ndodh e kundërta, ku gjysma e shoqërisë po diskriminohet, dhe për ndryshim të menjëhershëm ka nevojë edhe kodi zgjedhor, për barazinë edhe në politikë. Ilir Meta vjen në Durrës, dy javë më pas ristrukturimit të degës së kësaj force politike në qytetin bregdetar, ku ka deklaruar arsyet e shkëputjes nga koalicioni. Arsyet e shkëputjes nga koalicioni Kreu i LSI-së Ilir Meta, i është përgjigjur kreut të selisë Rozë Edi Ramës në lidhje me deklaratën e bërë publike pak kohë më parë, sipas të cilës LSI-ja është një politikë e vjetër. Gjithashtu, ai ka renditur edhe arsyet që e kanë detyruar formacionin politik që ai drejton të shkëputet nga koalicioni. Sipas Metës, kjo deklaratë është një shpërdorim fjalësh dhe asgjë më shumë. “Nëse Rama quan një politikë të vjetër kontributin për dhënien fund të dramave elektorale, atëherë ne do të vazhdojmë deri në fund me qëllim për tu mbyllur kapitullin e zgjedhjeve të kontestuara”, ka thënë Meta duke shënjestruar PS - PD si një politikë të vjetër. Arsyet që e çuan LSI-në në ndarjen nga koalicioni sipas Metës janë, prishja e zgjedhjeve dhe njëkohësisht shkatërrimi i reformës zgjedhore. Një tjetër arsye që Meta ka publikuar për ndarjen nga koalicioni, është refuzimi kreut të PS - Edi Rama, për problemin e certifikatave të zgjedhjeve. Më tej ai ka deklaruar parimet e LSI - së dhe se ku deri shkon objektivi i partisë që ai kryeson. Meta gjatë këtij takimi të organizuar në Durrës, ka deklaruar se “jam dakord me parimin një anëtar një vote dhe se listat e mbyllura do ti privojnë qytetarëve zgjedhjet e lira. LSI nuk është bërë pjesë e megadushkut në 2005, prandaj humbi 10 deri në 15 përqind të votave”. Meta pohoi se LSI - ja do të sillet në mënyrë të ndershme për të shmangur rrezikun e imponimit të kodit zgjedhor dhe trafikun e votës, ku që prej disa ditësh LSI-ja është forcë opozitare më vete . Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në vijim të komentit të tij për qëndrimet e shfaqura nga drejtuesit e PS-së, për sa u përket objektivave, e ka cilësuar normale çdo ambicie të secilës forcë të koalicionit të majtë. "Për sa u takon objektivave konkrete, çdo forcë opozitare ka dhe objektivat e saj dhe kjo është më se normale", ka komentuar ai. Megjithatë, në këtë pikë, ai ka preferuar që të jetë i kujdesshëm, madje dhe duke dhënë këshilla që objektivat e opozitës duhet të jenë të renditura sipas kohës dhe rëndësisë. "Për opozitën, prioritet kryesor mbetet kontributi i saj për arritjen e ftesës për anëtarësimin në NATO, sepse ky do të ishte sukses historik dhe strategjik për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët", është shprehur, ndërsa nuk ka harruar të shtojë se debati për kryeministrin, sipas tij është thjesht çështje e parakohshme.

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    BARAT, tani po qe na ke sjelle nje lajm te papare. Gjeja e pare qe me pelqen nga Ilir Meta qe pas shembjes se kioskave ne Lane, merite te cilen ia mori Rama me pa te drejte. Lere se nuk mund te komentoj me se po vdes se qeshuri. Hahahahahahahaha.

    Respekte!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    MaDaBeR, merre dhe nje tjeter

    --------------------------------------

    Urimi i Metës për Ramën, për 8 marsin, dhe flirti Rama-Berisha

    Saturday, 08 March 2008 gazeta sot
    Nga Kastriot Myftaraj


    Pas batutës së famshme të Ilir Metës, për Edi Ramën, “një pallat, një votë” vjen dhe batuta tjetër e mprehtë dhe e bujshme kur Meta përfshiu në urimin e e tij për gratë me rastin e 8 marsit edhe Edi Rama. Ashtu si në rastin e parë, Ilir Meta, e di se çfarë thotë, dhe në këtë rast thotë më pak se ç’ di, edhe pse kujdeset që të jetë i qartë për thelbin e çështjes. Ilir Meta në këtë rast përsëriti një shaka të vjetër që bënin shokët e shkollës me Edi Ramën, që në kohën kur ky ishte në shkollën e mesme, dhe më pas në Institutin e Arteve, ku i thoshin “Gëzuar 8 marsin!”, duke aluduar kështu për homoseksualizmin e tij.Puna arriti deri atje sa Edi Rama një vit nuk shkoi fare në shkollë ditën e 8 marsit, por me këtë “ra nga shiu në breshër” siç i thonë fjalës, se shokët e tij të shkollës të nesërmen filluan ta venë në lojë, duke i thënë se ditën e kaluar kishte munguar se kishte festuar ditën e grave. Urimi i Ilir Metës për Edi Ramën, për 8 marsin, është me vend, se Edi Rama është një produkt i Fondacionit “Soros”, i cili e ka homoseksualizmin si një nga vlerat e tij kryesore, meqë në librin e filozofit Karl Popper, “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e saj”, që është “Bibla” e Fondacionit “Soros”, dhe që i ka dhënë dhe emrin si Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, himnizohet si një model shoqëria athinase e kohës së Sokratit, kur mbretëronin veset, që nga homoseksualizmi, që siç dihet ishte vesi për të cilin u ndëshkua Sokrati. Sot organizata e shoqërisë civile, më afër Edi Ramës, Lëvizja “Mjaft”, një aneks i Fondacioni “Soros”, është demaskuar publikisht si një shoqatë homoseksualësh. Lëvizja “Mjaft” është bërë garda e “shoqërisë civile” e Edi Ramës dhe mjedisi i orgjive të tij, ku Edi Rama luan “Sokratin” mes këtyre djemve të rinj. Sot urimi për Edi Ramën, për 8 marsin, vlen për shkak se Edi Rama është një nga ata që merr pjesë në festat e Lëvizjes “Mjaft”, ku meshkujt vishen si femra. Pikërisht ky çrregullim i tij seksual ka qenë shkaku kryesor që Edi Rama, në jetën e vet private, përbën rastin më të keq, të atij problemi për të cilin ai foli ditën e 8 marsit: “Një shoqëri, që nuk i jep vendin e duhur dhe të merituar grave dhe vajzave, është një shoqëri e çalë, është një shoqëri që i mungon ndjeshmëria dhe sensi i sakrificës së nënës dhe motrës, të gruas dhe vajzës”. Nëse femrat e jetës së Ramës do të shkruanin kujtime, ato do t’ i ngjanin kujtimeve të Eva Braunit të terrorizuar nga keqtrajtimi i Hitlerit. Urimi i Ilir Metës për Ramën, erdhi pikërisht në ditën që Edi Rama pohoi edhe një herë ekzistencën e marrëveshjes së tij të fshehtë me Berishën për reformën zgjedhore, sipas dëshirës së Ramës (proporcional rajonal) dhe kërcënoi partitë e vogla, që të mos e kundërshtojnë më kot atë. Pyetjes për bashkëpunimin me Berishën Edi Rama iu përgjigj: “Ne nuk jemi ndarë me askënd. Jemi në një proces bashkimi me gjithkënd. Me gjithkënd, që do të mbyll kapitullin e politikës së vjetër të së shkuarës, ku simbol i të cilës është kryeministri i sotëm, të cilin e konsiderojmë ashtu siç është kundërshtari ynë natyral”. Me këto fjalë Rama pohoi flirtin e tij me Berishën. Pra, Rama edhe nuk është ndarë me askënd, çka nënkupton as me Berishën, edhe e konsideron Berishën kundërshtarin e tij natyral. Kjo ëshët një mënyrë me të cilën Rama i çon mesazh Berishës se ai do ta vazhdojë bashkëpunimin me të (Berishën), por në të njëjtën kohë do të bëjë sikur e lufton Berishën. Pas urimit që Meta i bëri Ramës për 8 mars, Berisha tashmë është në një situatë disi qesharake për flirtin e tij me Ramën, se Rama e ka zakon që miqve të tij të ngushtë t’ u çojë, si gjysmë me shaka, urime për 8 mars. Nuk dihet nëse Rama i ka çuar një urim të tillë Berishës dhe nëse Berisha e ka gëlltitur atë për hir të bashkëpunimit me Ramën. Gjithsesi, pas urimit të Metës, bashkëpunimi i fshehtë Rama-Berisha, bëhet intrigues edhe në një aspekt tjetër. Urimi i Metës është edhe një paralajmërim për Berishën që të ketë kujdes me Ramën, për gjëra përtej reformës zgjedhore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Marrëveshja Rama-Berisha ja bën Edit fytyrën si këpucët e Meros

    11 March 2008

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Në daljen e fundit që Edi Rama ka bërë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, para një paneli analistësh, në vitin 2005, ai shfaqi një nervozizëm të madh ndaj Mero Bazes, duke mos dashur të komunikonte me të dhe duke thënë se sikur ta dinte paraprakisht se i pranishëm do të ishte dhe Baze, nuk do të vinte në emision. Rama e justifikoi këtë qëndrim të tij, duke thënë se Baze ishte bërë shkak që ai (Rama), kur shkoi një ditë në shtëpi, e gjeti djalin e tij, të futur poshtë tavolinës, në një gjendje tronditjeje të fortë psikike.Kjo gjë i kishte ndodhur djalit Edi Ramës, për shkak se kishte lexuar në gazetën e Mero Bazes akte të gjyqit të zgjidhjes së martesës mes Edi Ramës dhe bashkëshortes së vet të dikurshme, ku thuhej se Edi Rama e mohonte atësinë e fëmijës, duke thënë se ai mund të ishte i babait të tij, Kristaqit. Sipas llogarisë që bënte Edi Rama, duke iu referuar atyre që botoi Baze, dilte se, në periudhën kur ishte bërë incintimi, Edi Rama nuk kishte qenë me bashkëshorten, por kjo e fundit kishte qenë dhe vjehrrin (babain e Edit) dhe vjehrrën me pushime në Himarë.
    Unë mendoj se Mero Baze, në këtë rast, është pak të thuash se e ka tepruar. Ai duhej të mos e kishte shkruar këtë gjë në gazetë, aq më tepër se nga kjo histori nuk cenohej veç Edi Rama, por edhe një fëmijë. Unë kur publikova çështjen e origjinës së Edi Ramës nga Ahmet Zogu, e bëra këtë vetëm pasi të dy personat që prekeshin direkt, Ahmet Zogu dhe Kristaq Rama, nuk jetonin më. Edi Rama kishte plotësisht të drejtë ta bojkotonte Mero Bazen si analist. Pasi atyre që Edi Rama i tha Mero Bazes në emisionin e Fevziut në 2005, unë nuk prisja më që t’ a shikoja Edi Ramën përballë Mero Bazes në një studio televizive. Unë pata besuar se në këtë rast nuk vlente ajo shprehja: Kurrë mos thuaj kurrë!
    Por ja që kisha gabuar. Çfarë nuk ndodh në kuadrin e marrëveshjes së fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës! Edi Rama u shfaq në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, në Top Channel, ditën e hënë, në të njëtën tavolinë me dy analistë, Gjergj Zhejin dhe... Mero Bazen. Unë jam i sigurt se Edi Rama nuk do të ishte ulur në të njëtën tavolinë, në një studio televizive me Mero Bazen, sikur këtë gjë të mos ia kishte kërkuar si një favor personal Berisha. Mero Baze, pasi pati për një moment një konflikt me Berishën, tashmë është pajtuar me të, në një marrëveshje të llojit mafioz, dhe nuk po sulmon më Berishën por ministra të caktuar, ose edhe Topallin, gjë që në fakt i intereson edhe Berishës.
    Unë arrij ta imagjinoj bisedën e Berishës me Ramën për këtë çështje në “linjën e kuqe”, si më poshtë.
    Rama: Doktor, më kërkon çfarë të duash, prish selinë e PD që është si kasolle dhe të të jap leje të ngresh një 20-katësh, veç këtë gjë mos ma kërko!
    Berisha: Dëgjo Edi, pajtimi është një vlerë universale. Ti je kryebashkiaku i botës, pra ti je njeriu i vlerave universale. Po të kishe një emër tjetër ti, ai do të ishte “Universal”. Unë e kam provuar konfliktin dhe pajtimin. Është në bindjen time më të thellë që nuk ka si pajtimi. Le të themi: Rroftë pajtimi!
    Rama: Doktor, meqë po e bëj fytyrën si këpuca duke dalë me atë njeri, mbaje mend se më ke një borxh të madh për këtë gjë. Unë pranon me kusht që mos bësh zhurmë kur të rikthej Blendi Gonxhen si deputet!
    Ulja e Edi Ramës me Mero Bazen në të njëjtën tavolinë, në një studio televizive është katastrofa përfundimtare morale e “politikës së re”. Duke shkelur Rama betimin se nuk do të ulej kurrë të bashkëbisedonte në një studio televizive me Mero Bazen, në fakt Rama tregoi se ai nuk ka asnjë vlerë morale, dhe se e ashtuquajtura “politika e re” është një amoralitet total. Atë që Mero Baze i ka thënë Edi Ramës nuk ia ka thënë kush një politikani në Shqipëri, dhe Edi Rama kishte plotësisht të drejtë që të reagonte ashtu siç reagoi në 2005 ndaj Mero Bazes. Por Edi Rama, pasi u ul me Mero Bazen, tregoi se është gati të shkelë mbi gjithçka që pretendon se është vlerë për të, mjaft që të realizohen intrigat e tij politike.
    Mero Baze si njeri mistrec që është nuk e fshihte dot kënaqësinë që kishte triumfuar ndaj Edi Ramës, duke pranuar ky të ulej me Bazen. Edi Rama nuk parapëlqen të ketë përballë analistë kundërshtarë në studiot televizive. Analisti tjetër në emision ishte Artur Zheji, i cili para më tepër se një jave në “Deja vu” të Mustafa Nanos në të njëjtin emision kishte deklaruar se Rama ishte një nga miqtë e tij të vjetër, dhe të tillë e quan edhe Rama Zhejin në librin “Refleksione” të botuar në 1991. Në emision u duk qartë se Rama nuk e kishte shkelur këtë rregull duke pranuar të ulet me Mero Bazen. Kritikat e Mero Bazes për Edi Ramën, në sajë të marrëveshjes së fshehtë Rama-Berisha, qenë sipas traditës të kritikës së Pilo Peristerit për Enver Hoxhën. Marrëveshja e fshehtë Rama-Berisha na solli si nënprodukt të saj dhe pajtimin Rama-Baze. Kushedi se ç’ gjëra të tjera do të shohim nga ky pajtim.

    --



    nje lemsh i vertete ne skakieren e politikes..

Tema të Ngjashme

  1. Vjersha për 7 marsin, Ditën e Mësuesve
    Nga leo-leon në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 01-03-2021, 15:00
  2. Dhimbje të kujtesës
    Nga hajla në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 21:53
  3. Gazidede: Kush e krijoi marsin 1997
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 16:12
  4. Lideri që i nevojitet Shqipërisë?...
    Nga DeuS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 15:30
  5. Gezuar diten e veres, 14 Marsin
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •