Tom Doshi rreh gazetarin e BIRN. MJAFT!: Kjo ėshtė skandaloze
12 Mars 2008 @ 7:34 pm · nė Kryesore, Media · postuar nga Peshku
tom-doshi.jpgGazetari Likmeta, i cili punon pėr agjencinė e njohur rajonale, BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), ėshtė rrahur brutalisht nga [Deputeti] Doshi nė ambientet e barit tė Hotel Sheraton, rreth orės 10:45, nė prani tė klientėve dhe stafit tė hotelit. Dėshmitar dhe njėherėsh shoqėrues i deputetit Doshi ishte edhe deputeti i Partisė Socialiste, Arben Isaraj, i cili ndonėse nuk ka ushtruar dhunė direkte mbi gazetarin, ėshtė pėrfshirė nė debatin paraprak me tė, nė krah tė Doshit.
Lėvizja Mjaft! shpreh indinjatėn e saj pėr dhunėn e ushtruar 2 ditė mė parė, nė datė 10/03/2008 nga deputeti i Partisė Demokristiane, Tom Doshi mbi gazetarin Besar Likmeta.
Likmeta, i cili pėsoi dėmtime nė fytyrė nga dhuna e parlamentarit, ka shkruar nė 20 shkurt tė kėtij viti mbi diplomat false tė deputetėve shqiptarė, investigim qė mund tė gjendet i publikuar nė (
http://www.balkaninsight.com/en/main...igations/8041/).
Pasi kreu njė investigim tė pavarur mbi ngjarjen e rėndė, BIRN, i ka dėrguar Kryeministrit Sali Berisha, pėrfaqėsuesve tė huaj nė Shqipėri dhe organizatave qė mbrojnė tė drejtat e njeriut, njė letėr, ku i njofton mbi ngjarjen dhe kėrkon ndėrhyrje tė menjėhershme tė tij (varianti online nė:
http://www.birn.eu.com/en/1/20/8541/)
Duke kujtuar se ky nuk ėshtė precedenti i parė me karakter fizik i deputetit Doshi, Mjaft! i bėn thirrje pėrfaqėsuesve tė medias, pėrfaqėsive diplomatike dhe tė gjithė aktorėve tė shoqėrisė civile qė tė reagojnė mbi kėtė ngjarje tepėr tė rėndė.
Lėvizja Mjaft! po pėrgatit njė protestė mbi veprimin e paturpshėm tė deputetit, i cili nuk duhet tia hedhė pa u pėrgjigjur para institucioneve pėrkatėse mbi kėtė akt qe fyen dinjitetin e cdo qytetari.
KUSH ESHTE TOM DOSHI?
Tom Doshi ka fituar zgjedhjet e pėrgjithshme te korrikut 2005 ne zonėn 7 si pėrfaqėsues i Partisė Socialiste. Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist pėr tiu bashkuar atij te Partisė Demokristiane. Sipas tij njė nga arsyet kryesore qė e ka shtyrė pėr marrjen e kėtij vendimi ka qenė fakti se tradicionalisht bindjet e tij dhe ato familjare kanė qenė tė djathta. Doshi ėshtė shprehur se arsyeja qė e ka shtyrė pėr tė kandiduar pėr PS nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut, ka qenė fakti se ka pasur njė kėrkesė shumė tė fortė nga zona e tij elektorale e Velipojės, pėr tė qenė ai deputeti qė do tė pėrfaqėsonte nė Kuvend interesat e kėsaj zone. Njė kėrkesė e tillė, fillimisht mu bė edhe nga disa drejtues lokalė tė PD-sė nė Shkodėr dhe nė Velipojė. Por ishte vetė kryetari i PD-sė, Berisha, ai qė nuk pranoi tė kandidoja pėr ngjyrat e PD-sė. Nė kėtė kohe shpjegon Doshi erdhi oferta nga PS-ja, qė unė tė kandidoja pėr kėtė forcė politike. Mė shumė sesa pėr PS-nė, unė pranova tė kandidoj si deputet pėr tė pėrfaqėsuar nė Kuvend, interesat e zonės sime elektorale, ėshtė shprehur Doshi pėr median megjithėse ne raportin UnėVotoj pėr monitorimin e parlamentit pėr periudhėn janar korrik 2007, Doshi cilėsohet si njė nga 19 deputetet qe nuk kane marre pjese asnjėherė ne debatet parlamentare te zhvilluara gjate gjithė sesionit te katėrt parlamentar. Po gjate kėtij sesioni Tom Doshi rezulton njė nga deputetet me numrin me te madh te mungesave ne seancat plenare. Ai ka qene i pranishėm ne me pak se gjysmėn e ligjeve te miratuara ne Kuvendin e Shqipėrisė.
Sipas deklarimit te pasurisė (pėr vitet 2003, 2004, 2005), publikuar ne raportin UnėVotoj, Tom Doshi ėshtė deputeti me i pasur i Kuvendit te Shqipėrisė me njė total pasurie prej 1.090.171.456 leke. Ndėrkohė qe gjate periudhės 2006-2007 pasuria e tij ėshtė rritur me 87.021.651 leke, duke u renditur kėshtu deputeti i dyte ne ndryshimin me te madh te pasurisė.
Nuk ėshtė hera e pare qe Doshi pėrfshihet ne incidente te tilla. Jo me larg se shtatori i vitit te kaluar Doshi ka goditur, brenda ambienteve te Kuvendit te Shqipėrisė (ekzaktėsisht te kafja e Kuvendit) deputetin e PBDNJ-s Leonard Solis pėr shkaqe te paditura.
LEVIZJA MJAFT!
12 mars 2008
Krijoni Kontakt