Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Yllka Kuqi

  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Yllka Kuqi

    Nje ze i embel ne skenen shqipetare , pjesmarese ne shume festivale dhe me nje bagazh jo aq te madh te kengeve por ato qe i ka jane shume te bukura.
    Se fundi ka prezentuar nje kenge shume te bukur ne koncertin per Ramush Haradinaj.

    I dashur ndryshe qenke sot
    shume ndryshon nga dje
    mos u mundo te shtiresh kot
    me thuaj zemer cke.

    E di i dashur te njoh mire
    nuk tpelqen zhgenjimi
    ne dashuri eshte e veshtire
    ta nisesh nga fillimi.

    Kjo qe ndodhi midis nesh
    sa bota eshte e vjeter
    e ti nje tjeter do te gjesh
    e une do gjej nje tjeter.


    Per te degjuar kengen dhe per te shiqur videon
    Kliko ketu
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Yllka e kėngės sonė!



    Kėngėtarja e muzikės sė lehtė, Yllka Kuqi, ėshtė ndėr kėngėtaret e rralla qė ka bėrė bum skenik, qysh nė fillet e karrierės sė saj artistike nė zhanrin e muzikės sė lehtė. Yllka i ka mbetur besnik kėtij zhanri duke e kultivuar besnikėrisht dhe denjėsisht, por edhe artistikisht. Ajo, me zėrin e saj, muzikėn e lehtė, po e bėn tė, rėndė', pra me peshė dhe theks tė veēantė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjerė.

    Intervistoi: Agon Foniqi

    Paraqitja e saj nė skenė, qysh si nxėnėse e shkollės tetėvjeēare, ishte njė paralajmėrim se Yllka do tė ketė njė karrierė tė ndritshme dhe shumė tė suksesshme e krenare. Ajo, tashmė ėshtė ngjitur sigurt nė piedestalin e kėngės sė lehtė dhe asaj qytetare dhe lehtė po e pėrballon famėn e krijuar. Kėngėt e saja si, ‘Jetoj qė tė vdes’, ‘Me ty’, pastaj ‘Mė je zambak nė pranverė’, ‘Ti je ai’, Dhe tė dua’, ‘Ofendimi’, e shume kėngė tė tjera, janė bėrė hite, qė i rezistojnė kohės dhe shijes,sado e stėrholluar qė tė jetė ajo. Yllka,me shumė seriozitet ėshtė paraqitur edhe nė Festivalet e ndryshme, ku rrėmbeu edhe shpėrblime.
    Me Yllkėn ka arsye tė bisedohet gjithmonė,sepse ajo pėrherė ka gjėra tė reja pėr tė thėnė.

    Ekziston thėnia se shumė gjėra dihen, por duhet tė pėrsėriten. Ēfarė ka tė re, sė fundmi,Yllka. Lexuesi ka nevojė pėr ‘rifresh’ , apo jo?
    Kam pasur vėrtet shumė angazhime kėto kohėt e fundit. Pata fatin tė jem e ftuara e autorėve tė spektaklit “E diell” nė Top Channel nė rolin e moderatores pėr disa edicione dhe ishte njė pėrvojė e jashtėzakonshme dhe u ndjeva aq mirė nė mesin e gjithė atyre profesionistėve, tė cilėve iu falėnderohem gjithmonė pėr kėshillat dhe pėrkrahjen qė mė dhanė. Jam nė fazėn pėrfundimtare tė videoklipit i cili pritet tė dal javėn tjetėr, ėshtė njė kėngė e bukur qė besoj se do tė pėlqehet dhe njė video interesante e realizuar nga Entermedia. Ndėrsa me 16 maj do tė kem nderin tė jem nikoqire e ngjarjes mė tė madhe tė muzikės moderne nė Kosovė “Videofesti muzikor”, pėrkrah Mentor Hazirit - vokalisti i grupit Kthjellu, qė besoj, do tė jetė njė sensacion pėr shikuesit dhe pjesėmarrėsit pasi qė ėshtė hera e parė qė kjo mbrėmje modelohet nga vet kėngėtarėt.

    Videofesti muzikor ėshtė njė ngjare shumė e rėndėsishme dhe ndėr tė rrallat tė kėtij niveli nė Kosovė, sivjet ju do ta udhėhiqni, moderoni. Si ndjeheni. E merrni kėtė si privilegj, pėrgjegjėsi, apo tė dyja bashkė?
    E marr si privilegj, pėrgjegjėsi dhe kėnaqėsi shumė tė madhe. Do tė ketė shumė surpriza, shumė pėrformanca qė besoj do tė jenė tė njė niveli tė lartė artistik, si nga ana interpretuese, ashtu edhe vizuale. Jemi njė staf i madh profesionistėsh ku secili po kryen mė sė miri punėn e tij.

    Ju rridhni nga njė familje artistesh. Babai juaj Zeqa, poashtu ėshtė njė emėr i dėgjuar i muzikės sonė popullore. A ka ndikuar ai qė ju ta ndiqni rrugėn e tij?
    Po talentin dhe dashurinė ndaj muzikės e kam tė trashėguar nga babi dhe kjo ka ndikuar shumė tek unė qė edhe pse kam kryer shkollėn 5 vite pėr psikologji, prapėseprapė nga muzika nuk mund tė ndahem, njėjtė siē ka vepruar edhe babi, qė edhe pėrkundėr profesionit tė vėshtirė siē ėshtė kardiologjia, ai nuk ėshtė ndarė kurrė nga muzika. Si duket jemi tė destinuar qė tė kryejmė disa misione nė kėtė botė, hahaha...gjithsesi tė dytė e kemi tė pėrbashkėt ambicien dhe dashurinė ndaj punės dhe unė i falėnderohem pėr kėtė pasuri qė ai mė ka trashėguar.

    Edhe vėllai juaj, Vali ėshtė kėngėtar. Ai ka qenė ndėr dhjetė finalistėt e Spektaklit, ‘Gjeniu i vogėl’, nė Tiranė. Poashtu, ka patur paraqitje tė shkėlqyer nė Top Fest 8 me kėngėn “S’tė harroj” tė shkruar nga Jericho. A do tė thotė se ai po dėshmon se familja juaj ėshtė njė gurrė e pashuar e talentėve tė artit dhe tė muzikės?
    Besoj ėshtė shumė ndjenjė e mirė kur lenė gjurmė dhe kur tradita vazhdon sepse nė kėtė mėnyrė bėhesh i pavdekshėm. Vali ka qenė njė fėmijė jashtėzakonisht i talentuar ku ka fituar nė ēdo konkurs muzikorė si pėr vokalin, kėngėt ashtu edhe pėr instrumentin e tij tė dashur pianon. Tashmė Vali vjen si njė i rritur mjaftė i pjekur muzikalisht, i plotėsuar dhe tė gjitha kėto mendoj se e katapultojnė (e ngritin lartė) menjėherė, pėrvoja e tij skenike qysh si fėmijė, njohja e mirė e muzikės, vokali dhe prezenca skenike janė atribute qė jo ēdo artist i ri i ka. Ndoshta po dal nga modestia mirėpo po bazohem edhe nė fjalėt e kritikės qė janė thėnė nga pjesėmarrja e tij nė Top Fest 8, nė Top Channel. Kėshtu qė ne si fėmijė tė Zeqė Kuqit nuk i jemi imponuar asnjėherė skenės, mirėpo skena na ka pranuar me shumė dashuri.

    Ju nė ēdo kėngė shpalosni dashuri, por keni edhe njė dozė dhembjeje, pėrjetimi dhe mallėngjimi. Pse?
    Pse a nuk ėshtė jeta e shoqėruar gjithmonė nga kėto emocione? Unė veē interpretoj atė qė ėshtė reale dhe e pėrbashkėt pėr tė gjithė njerėzit, ne gjithmonė duam dikė, ndjejmė dhimbje kur e humbim, mall kur nuk e kemi afėr dhe gjitha kėto janė njė pėrjetim, sepse jemi njerėz, prandaj dallojmė nga gjallesat tjera.

    Kėngėt i pėrjetoni, i kėndoni me shpirt dhe zemėr, nganjėherė, por qė skenės i jepni jetė dhe sharmin e vėrtetė?
    Sa herė kėndoj mundohem tė jap shpirtin tim nė kėngė, nuk mund tė shtihem dhe besoj kjo ndjeshmėri i jep mė shumė vlerė interpretimit tim dhe i pėrcjell mė shumė emocion publikut. Besoj sharmi vjen si pjesė e natyralitetit.

    Ju jeni e dashuruar dhe lidhja juaj ėshtė e fortė e serioze. Kur do tė pasojė dasma, apo ende ėshtė herėt?
    Jam shumė e lumtur nė lidhjen time dhe dasma do tė vjen sė shpejti...

    Ju kemi parė edhe nė Show e RTK-sė, ‘Oxygen’. Pse nuk iu shohim mė?
    Ka disa muaj qė nuk jam pjesė e Oxygenit si pasojė e ndryshimit tė planeve. Gjithsesi mbetet njė pėrvojė mjaftė e mirė, kam fituar miqėsi, respekt dhe bashkėpunim tė mirė me tė gjithė dhe mbetet sėrish ndėr emisionet mė tė vlerėsuara nga unė. Oxygeni po ashtu mė ka ndihmuar nė pėrforcimin e muzikės qytetare dhe asaj popullore.

    Sa jeni e lidhur me muzikėn popullore?
    Me muzikėn popullore jam e lidhur qė nė fėmijėri...jam rritur me kėngėt e Shqipėrisė sė mesme tė Parashqevi Simakut e Merita Halilit, pastaj me kėngėt kosovare duke filluar nga muzika e babit, kėngėt gjakovare e folklori ynė i pasur. Kėshtu qė jam e familjarizuar me kėtė muzikė dhe e kėndoj me zemėr.

    Keni plane, udhėtime, pra nuk keni monotoni. Megjithatė, keni ēaste vetmie dhe mėrzie?
    Kam mė shumė plane e gjėra tė bukura se sa mėrzi e vetmi. Jam gjithmonė e rrethuar me njerėz tė mirė qė mė bėjnė tė ndihem e pėrmbushur.

    A mendoni se e keni fituar (gjithmonė) atė qė e meritoni,apo iu ka hyrė dikush nė hak, pa hak?
    Mundohem tė shoh anėn pozitive tė gjėrave, edhe nėse me ka hyrė dikush nė hak jam munduar ta injorojė sepse vetėm kėshtu mė duket qė nuk u japim rėndėsi atyre qė mendojnė keq.

    A ka Yllka, idolin, yllin e vet tė muzikės?
    Kam pasur dhe kam inspirim nga artistė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj. Janė tė shumtė.

    A keni pasion dhe cili ėshtė ai, natyrisht pėrveē muzikės sė lehtė?
    E gjithė muzika dhe arti nė pėrgjithėsi janė pasioni im mė i madh.

    Ju dukeni femėr e tėrhequr, por sikur manifestoni njė ‘qetėsi tė zhurmshme’. Ėshtė kėshtu, Yllka?
    Nuk besoj se jam e tėrhequr, mund tė dukem mbase e tillė nė shikim tė parė, mirėpo tė gjithė ata qė mė njohin e dinė qė “vlojė” jam mjaftė aktive dhe e zhurmshme. Por, kur duhet qetėsia, di ta pėrdorė.

    Duket se jeni ndikuar pak edhe nga muzika e lehtė e Shqipėrisė, ku edhe keni studiuar atje, apo jo?
    Jo nuk kam studiuar nė Shqipėri, kam studiuar nė UP pėr psikologji bachelor dhe master.

    Arti e gjen rrugėn e vet dhe ju ,tashmė e keni gjetur rrugėn e famės dhe tė artit. A jeni e kėnaqur me atė qė keni arritur,apo sukseset dhe pretendimet kurrė nuk teprojnė?
    Janė tė dyja, jam shumė e kėnaqur me gjithė kėtė qė kam arrit, mirėpo pretendimet janė gjithmonė pėr mė shumė. Gjithmonė mbetet diēka e pabėrė, ėshtė mirė tė kesh ėndrra.

    Cilat janė synimet tua nė lėmin e muzikės,por edhe tė artit nė pėrgjithėsi. Keni ndonjė projekt,ndonjė synim,ndonjė depėrtim...?
    Kam projekti tė cilat do t’i zbulojė me kohė.

    Yllka, iu falėnderoj pėr bisedėn dhe iu dėshiroj suksese tė reja. Le ta pėrfundojmė me uratėn qė Yllka tė jetė pėrherė njė Yll(kė) e vėrtetė e muzikės sonė tė lehtė.
    Faleminderit juve dhe njė pėrqafim tė madh pėr lexuesit.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Nje Interviste e disa viteve me pare, qe zbulon dicka me shume rreth YLLKES :


    Yllka Kuqi ėshtė ndėr kėngėtaret e rralla qė ka bėrė bum qė nė paraqitjen e parė, me potencialin e madh tė zėrit dhe jo me ekspozimin e pjesėve tė trupit apo paraqitjen seksi nė skenė. Me aktivitete kulturore ka filluar tė merret qė nė moshė tė re, dhe qė nė moshėn 10 vjeēe ėshtė e pranishme nė skenė, me muzikė qytetare dhe kėngė tė muzikės sė lehtė. Kėnga e parė qė ka kėnduar ėshtė "Mori vjollca qė ēel nė saksi", pastaj nė shkollėn e mesme ka kėnduar edhe muzikė tė huaj, si "Dove l'amore", e shumė kėngė tė tjera.

    Por paraqitja e parė si e rritur ka qenė nė festivalin "Show Fest 2002" me kėngėn " Jetoj qė tė vdes me ty". Pastaj ka vazhduar me "Zambakun e Prizrenit", ku kėndoi nė duet me Butrint Bicurrin, "Mė je zambak nė pranverė", me tekst tė saj, me tė cilėn kori sukses shumė tė madh, duke fituar ēmimin e parė tė publikut dhe ēmimin e dytė tė jurisė. Nė vitin 2003 konkurron nė festivalin "Polifest", ku u paraqit me njė kėngė krejt ndryshe, me njė stil qė nuk e kishte kėnduar deri atėherė, me tė cilėn u shpall fituese e festivalit. Kėnga "Ti je ai" arriti po ashtu sukses tė madh dhe njė jehonė tė madhe nė skenėn kosovare. Por suksesin mė tė madh nė arritjen e saj si kėngėtare ajo e arrin me kėngėn "Dhe tė dua", tė cilėn e kėndoi me aq pasion, ndjenjė dhe shpirt, kėngė e cila i dha mundėsinė tė shpalosė gjithė atė dashuri pėr kėngėn dhe muzikėn qė ishte fshehur brenda saj prej kohėsh. Kjo kėngė ishte melodia e bukur e Astritit, qė i dha mundėsinė tė shprehė aftėsitė e saj vokale dhe t'i sjellė njė sukses tė paimagjinuar.

    Ēfarė ka ndikuar nė fillimet e tua si kėngėtare?

    Ndoshta pėr tė pėrcaktuar muzikėn qė do tė kultivosh si kėngėtar, njė rol tė madh luan muzika qė dėgjon, prej sė cilės ushqehesh dhe je e edukuar ta dėgjosh, pėrveē anės tjetėr, qė ajo ėshtė ndoshta edhe njė zgjedhje instiktive e asaj se ēfarė tė pėlqen dhe ēfarė jo. Ndaj njė muzikė tėrhiqemi mė shumė e ndaj njė tjetre mė pak. Kam qenė gjithmonė nėn ndikimin e muzikės sė lehtė tė Shqipėrisė, kryesisht tė festivaleve, andaj edhe kam njė nostalgji gjithmonė dhe njė preferencė tė veēantė pėr festivalet. I kam ndjekur me shumė pasion dhe pėrkushtim dhe jam munduar qysh atėherė tė bashkėndjej atė qė artistėt ndjenin nė skenė. Ndoshta nė kėtė aspekt luan rol tė madh edhe ndikimi i familjes. Tė gjithė kemi qenė gjithmonė tė apasionuar ndaj muzikės sė lehtė.

    Ėshtė e vėshtirė tė merresh me muzikė nė Kosovė?

    Nga njėra anė ėshtė shumė e lehtė… sot kushdo mund tė bėhet kėngėtar… kjo ėshtė ana e "lehtė"... ndėrsa pjesa e vėshtirėsisė i takon artistėve qė dėshirojnė ta kultivojnė, ta mbajnė dhe ta zhvillojnė nė drejtim tė progresit kėngėn shqipe… Eshtė shumė e vėshtirė qė nė gjithė kėtė konfuzion qė po mbretėron nė muzikėn shqiptare, tė triumf- osh me kėngė tė bukura, origjinale, me vlera artistike… e vėshtirė madje ėshtė tė jesh artist dhe ta mbash kėtė epitet.

    Ēfarė tė ofron njė kėngė dhe ēfarė ofron me njė kėngė?

    Pėr mua muzika ėshtė njė nocion shumė i gjerė, siē ėshtė p.sh. edhe jeta, qė nuk mund ta pėrmbledhėsh as me njė fjalė e as me njė fjali tė vetme. Nė ēdo kohė, nė ēdo ēast dhe nė ēdo gjendje qė jam, kam dėshirė tė shoqėrohem nga muzika dhe tė kėndoj… mė vjen nga thellėsia e shpirtit… nuk mund tė mos i jap gjithė atė qė kam… Gjithmonė jam brenda nė kėngė. Ndėrsa njė kėngė mua mė jep mundėsinė ta shpalos shpirtin tim, t'i falem asaj.

    Ke marrė pjesė edhe nėpėr festivale, ku ke fituar edhe mjaft ēmime. Sa ēmime dhe sa janė tė rėndėsishme pėr karrierėn tėnde muzikore?

    Kam fituar vėrtet shumė ēmime pėr njė kohė tė shkurtėr. Tė rralla janė festivalet qė kam marrė pjesė e nuk kam fituar njė ēmim. Kjo ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe, sidomos pėr njė artist tė ri. Njė ēmim mė jep ēdoherė kurajė qė herėn tjetėr tė sjell edhe mė shumė, edhe mė mirė, ta eksploroj akoma veten.

    Tė fejuarin e ke kompozitor. Sa tė ka ndihmuar pėr ngritjen profesionale?

    Kam qenė me Astritin para se tė jem kėngėtare, ndėrkaq shtytjen dhe pėrkrahjen mė tė madhe qė tė hyj nė botėn e muzikės e kam pasur nga ai. E kam njėkohėsisht pedagog, kompozitor, shok tė jetės, kėshillues, kėshtu qė nuk besoj se duhet ndonjė koment mė i madh pėr kėtė.

    Ēfarė bashkėpunimi ke me kolegėt e tjerė tė skenės muzikore nė Kosovė dhe jashtė saj?

    Jam shumė e hapur pėr bashkėpunim me tė tjerėt, nėse njė gjė e tillė mė kėrkohet ose ėshtė e nevojshme. Mė kanė pritur shumė mirė kėngėtarėt, qoftė nga Kosova, nga Shqipėria apo Maqedonia dhe kam bashkėpunim tė mirė me shumė kėngėtarė dhe kompozitorė, tė cilėt nuk po i pėrmend me emra se janė shumė e nuk dua qė ndonjėri tė mbetet jashtė kėsaj. Por, do tė veēoja vetėm njėrin nga ata, qė ka qenė sė pari njė surprizė e kėndshme, njė nder i madh qė mė ėshtė bėrė, njė ėndėrr e imja e plotėsuar tashmė, dueti me artistin Ardit Gjebrea, i cili mė ka pėrkrahur dhe ka treguar njė respekt dhe pėrkujdesje shumė tė madhe pėr mua. Pėr kėtė i falėnderohem gjithmonė.

    Cila ėshtė rivalja jote nė skenė?

    Unė nuk jam intensivisht nė skenė nuk e konsideroj askėnd konkurrente, sepse ndoshta shumica prej kėngėtareve ose kėngėtarėve tė tjerė janė mė shumė se unė tė pranishėm nė skenė. Kjo tregon se nuk nxitem nga frika ose pasiguria se mos po e humb vendin tim, kam rrugėn time qė duhet ta ndjek.

    Ēfarė ndjen nė skenė? Pushtet, dobėsi apo frikė?

    Ajo qė ndodh para se tė dal nė skenė ėshtė mė e sikletshme, ndėrsa prej ēastit kur ngjitem nė skenė ndjej gjithēka, emocion, ndjenjė, siguri, fuqi... ngatėrrohen tė gjitha. Por, sidoqoftė i vė vetes obligim qė ta pushtoj skenėn e jo t'i frikėsohem asaj pėr tė arritur tek suksesi i dėshiruar.

    Sa rėndėsi i kushton pamjes sė jashtme dhe look-ut nė skenė?

    I kushtoj mė shumė kohė vendimit se si do tė dal, por kur e kam skicėn nuk bėhem shumė merak pėr tė tjerat, mė shumė i jap rėndėsi pėrshtatjes sė look-ut me kėngėn dhe interpretimin tim.

    A mendon se je e pėrkryer, apo ka ndonjė gjė qė do doje tė ndryshoje te vetja?

    Po tė mendoja se jam e pėrkryer, me siguri qė nuk do tė pretendoja pėr mė shumė. Sa mė shumė qė arrij, aq mė shumė shoh sa punė kam pėr tė bėrė.

    A do ta ndėrrosh profesionin, apo do tė vazhdosh tė merresh me muzikė tėrė jetėn?

    Me profesion jam psikologe. Para ca ditėsh kam diplomuar nė Fakultetin e Psikologjisė nė Prishtinė dhe punoj nė kėtė profesion. Pres tė regjistroj shkallėn e dytė Master. Ky ėshtė profesioni im parėsor, muzika ėshtė diēka qė s'do ta lė kurrė, por nuk mund tė varem vetėm prej saj.

    Nėse tė kėrkohet tė paraqesėsh karakterin tėnd vetėm me tre fjalė, cilat janė ato?

    Sentimentale, nganjėherė luftarake (ambicioze) dhe dėshira pėr tė marrė shumė pėrgjegjėsi mbi vete.

    Cili ėshtė komplimenti mė i mirė qė ju ka bėrė dikush?

    Yllka, ti di se ēfarė do...

    Cilat janė momentet e tua mė tė vėshtira?

    Kam pasur momente shumė tė vėshtira. Shumė herė jam ndjerė e pafuqishme... shumė herė jeta di tė jetė e ashpėr, me shumė padrejtėsi, humbje... Kam humbur nėnėn qė nė moshė fare tė vogėl, kur isha 8 vjeē dhe ajo ende mbetet njė plagė e hapur gjithmonė pėr mua... Mė mungon gjithmonė.....

    Si e kapėrcen njė moment dėshpėrimi?

    Mundohem tė gjej anėn pozitive.

    A gėnjen ndonjėherė dhe pse?

    Nuk mbaj mend ndonjė rast tė veēantė, por e di qė pėr t'u ikur disa situatave tė rrezikshme duhet tė gėnjeja. Kėtė e quaj gėnjeshtėr racionale ose shpėtimtare...hahaha.

    Ē'marrėdhėnie ke me ushqimin dhe palestrat?

    Mė pėlqen t'i konsumoj tė gjitha llojet e ushqimit, qė nga ai tradicional e deri tek ai modern e i huaj, shkoj nė palestėr kur kam kohė, pasi jam shumė e zėnė. Formėn e mirė fizike mė tepėr e kam dhuratė tė natyrės.

    Tė pėlqen popullariteti? ēfarė ėshtė fama pėr ty?

    Mė pėlqen popullariteti, por nuk dua ta ndjej veten krejt ndryshe nga tė tjerėt, edhe pse nganjėherė tė imponohet vetvetiu njė gjė e tillė, andaj edhe mundohem tė jem normale si tė gjithė njerėzit e tjerė nė aspektin qė tė vishem si tjerėt, tė shkoj nė vendet ku shkojnė tė tjerėt, thjesht tė jetoj dhe tė mos ndihem e veēuar. Tė jem e prekshme dhe me kėmbė nė tokė.

    Cilat kanė qenė pėrvojat nė skenat nė Shqipėri?

    Nė Shqipėri kam performuar nė "Miss Albania" tė kėtij viti dhe jam pritur jashtėzakonisht mirė, si nga publiku ashtu edhe nga organizatorėt. Kam vėrtet shumė kujtime tė bukura nga ai eveniment. Kam marrė shumė duartrokitje, shumė fjalė tė bukura, si dhe ftesa pėr bashkėpunime. Njė organizim i mrekullueshėm.

    Ku tė presin mė mirė?

    Ėshtė interesante se deri mė tani nuk kam mundur tė tėrheq ndonjė vijė ndarėse se ku mė presin mė mirė. Kudo ku kam kėnduar jam pritur jashtėzakonisht mirė. E veēoj ndjenjėn qė mė dha publiku nė sallėn e festivalit "Kėnga Magjike". Ishte gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur, duartrokitjet pa u ndalur gjatė gjithė kėngės, pėrderisa kėnga ime ishte njė baladė. Ajo mė ka dhėnė shumė kurajė dhe sa herė e kėndoj kėngėn "Dhe tė dua", publiku ėshtė me mua.

    Ēfarė duhet tė presin ata nė tė ardhmen?

    Kėngė tė bukura, albumin me kėngėt e mia, koncerte live, sepse e dua shumė kėndimin live...dhe shpresoj tė kem mundėsinė ta realizoj atė edhe... ku i dihet!



    " Jeta "

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •