Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    pėrjashtuar pėr [.] qefi Maska e carbondcd
    Anėtarėsuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161

    [Ndihmė] 40% mendim i autorit dhe 40% mendimi personal

    Pershendetje per te gjith forumistat e keti forumi.
    Kom 1 kerkes per 1 Esse afer 6-15 faqe ..ne temen Shqiperija en shekullin 17-18.
    Prej ketyre shekujve vetem merr 1 rast..ja si psh Ali pash janina ose qfar do qe te jet vetem te jet rasti en shekullin 17-18..
    40%mendimi i autorve 40% mendim personal (20% menyra e punimit)

    ju flm nderit.. press ne pergjijget e juaja..

    jeni te mirse ardhur


  2. #2
    pėrjashtuar pėr [.] qefi Maska e carbondcd
    Anėtarėsuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161
    uff....a nuk egziston asgje per KOmbin en periudhen 17-18 shekull.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ali pashe tepelena,

    eshte i fund shekullit te 18 fill shek 19.

    janina, ka qene kryeqyteti i pashallekut te tij.

    shko ne bibloteke, lexo, lexo lexo pastaj shkruaj

    ke edhe bushatllinjte e Shkodres, ne ato kohe.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
    Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
    Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
    Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
    Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqipėri,
    mendjelarti, zemėrtrimi,
    vjershėtori si ai.

    ****************************

    Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres.
    Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
    Dashuria pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e kohės.
    Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr ēlirim kombėtar.
    Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė, nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
    Naimi ėshtė bilbili i gjuhės shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės shqiptare.

    Groupes Albania
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 12-03-2008 mė 20:26
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
    Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
    Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
    Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht ***akter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
    Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
    Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
    Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
    Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.

    Groupes Albania
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 12-03-2008 mė 20:27
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
    Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
    Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
    Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
    Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
    Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me ***akter fetar.
    Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
    Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.

    Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
    Po na shtrydhin porsi rrush,
    bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
    me vner shpirti u mbush.
    Bukė pa bukė po rrojnė fakirat, (tė varfėrit, tė shkretėt)
    Pa opinga, zbathė e zhveshė;
    vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
    si katilėt rrinė tue qeshė.

    Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
    Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
    Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
    Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
    Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
    Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

    Groupes Albania
    "Carpe Diem"

  7. #7
    pėrjashtuar pėr [.] qefi Maska e carbondcd
    Anėtarėsuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161

    Lightbulb

    DI ANA fillimisht te pershendes dhe shum flm per interesimin( sis jo per shkrimtar)
    vetem per qeshtjen kombtare dhe per ndonja person te shquar ....mund te jet dhe >Kanuni i Lekk Dugagjinit por me 40% te autorit dhe 40%mendimi i imi...deshta te shtoj en pytjen teme se nuk osht parashtrue si duhet se tash mora prej profesorit info...tema duhet te jet per Shqiperin shekullin 16 dej 18...

    ps: help

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga carbondcd Lexo Postimin
    DI ANA fillimisht te pershendes dhe shum flm per interesimin( sis jo per shkrimtar)
    vetem per qeshtjen kombtare dhe per ndonja person te shquar ....mund te jet dhe >Kanuni i Lekk Dugagjinit por me 40% te autorit dhe 40%mendimi i imi...deshta te shtoj en pytjen teme se nuk osht parashtrue si duhet se tash mora prej profesorit info...tema duhet te jet per Shqiperin shekullin 16 dej 18...

    ps: help
    Te pershendes gjithashtu....

    Nqs nuk eshte vone me thuaj ne menyre ekzakte temen per te cilen ke nevoje.
    Teme shoqerore patriotike te ketij shekulli apo personazh ne veēanti?!
    Gjithe te mirat.
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Kultura e Debatit
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 12-09-2014, 06:56
  3. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  4. Poema e besimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 15:50
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •