Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 79
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Shqipëri: 6 marsi ditë zie kombëtare, 16 të vdekur në Liqenin e Farkës - Tiranë

    Tragjedi ne Liqenin e Farkes...
    16 persona jane mbytyr ne liqen pas mesnate, ndersa kishin hipur ne nje barke per te bere shetitje.
    Trupat e viktimave, te gjithe te aferm, disa ore pas ngjarjes jane nxjere nga uji dhe jane shoqeruar me ambulance per ne morgun e qytetit..
    Policia ka bere te ditur edhe emrat e viktimave:

    1- Pellumb Hysa
    2- Majlinda Hysa
    3- Alban Hysa
    4- Aurela Osmani
    5- Halil Osmani
    6- Hatixhe Osmani
    7- Elio Osmani
    8- Alket Osmani
    9- Ida Osmani
    10- 11 Gersi dhe Rei Osmani (Binjake 5 Vjec)
    12- Thelleza Spahia
    13- Arlind Spahia
    14- Afrim Dibra (Pronari i Barkes)
    15 - 16 - Shoku i Alban Hyses dhe Nena e Erion Dibres...
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDUARDI : 06-03-2008 më 05:30 Arsyeja: Shtese Ngjarje
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Ndiej shum Keq Ardhje
    Ngushellime per Familjet ,
    BanDa-BuTueSi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054

    tragjedi ne liqenin e Farkes (Tirane)

    tragjedi ne oret e para te mengjesit te sotem

    mbytet varka ne liqenin e Farkes qe transportonte 20 persona nga njeri breg ne tjetrin
    4 persona kane mbijetuar dhe 16 te tjere kane gjetur vdekjen
    ne mes tyre gra dhe femije

    kjo ka ndodhur pasi ky grup njerezish ka vajtur per nje feste familjare ne nje lokal matane bregut te liqenit.
    ne vajtje kane marre dy varka
    ne kthim kane marre vetem nje varke dhe varka ne mes te liqenit fundoset
    duke qene e mbyllur varka, njerezit e kane patur te veshtire te dalin, pastaj plus nate, uji i ftohte....


    ngushellime te gjitha familjeve
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    me ka hik truni qysh ne mëngjes.po si more shkoj me dy varka 20vete dhe kthehen me nje varke.c faj kishin femijet qe ato idiotet duhet te hypnin ne nje varke.E TMERRSHME

  5. #5
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Te mbijetuar nga e gjithe kjo tragjedi qe ndodhi sot pas mesnate jane vetem kater persona:

    Beqir Sinani
    Luena Spahiu
    Romina Hysa
    Erjon Dibra



    Per nxjerjen e trupave u impenjuan polumbare te forcave te RENEA dhe forca speciale Policiore dhe Ushtrise.
    Barka e cila kishte ne bord 20-persona mendohet te jet mbytyr nga mbipesha, pasi kapaciteti i saj ishte 5 deri ne 7 persona.
    Viktimat kishin marre nje barke per te shetitur, pasi kishin festuar nje ditelindje ne nje nga restorantet e liqenit.

    @Top-Channel
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o zot cfare tragjedie
    tani qe po e lexoj po me dridhen duart
    ngushellime per familjaret e tyre
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    shpreh ngushullimet per kto familje eshte e tmerrshme kur iken nje per son i familjes dhe jo te mendosh qe nga nje familje jan mbytyr 8 persona dhe njeher ngushellime familjeve

  8. #8
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Sa u zgjova nga gjumi sot ne mengjes hapa televizorin si cdo mengjes per te degjuar muzike, por ne vend qe te degjoja muzike degjova kte lajm te hidhur ne televizor.
    Nje tragjedi e papare gati si tragjedia e Otrantos (ose mund te them me e keqe )

    Te gjithe te nje familje te gjithe te nje fisi te nje gjaku, te aferm

    Nje tragjedi qe sot Shqiperia po e perjeton me dhimbje...

    Shpirti u prehte ne paqe te 16 - personave qe humben jeten sot ne te gdhire te kesaj dite..

    Edi...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  9. #9
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Te 19 personat bashke me pronarin e restorantit kane hipur
    ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te
    transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç’ka ka sjelle dhe
    permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke
    shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te 14 personave, ne
    pamundesi per te dalur prej saj.



    Tirane-Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne
    Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Sipas
    njoftimit te policise se Tiranes, ngjarja ka ndodhur oret e
    mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet
    e disa personave mes te cileve dhe femije.

    Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05’ te
    dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet
    Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase,
    per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne
    liqenin e Farkes ne Tirane.

    Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te
    Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne
    vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i
    Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim
    per t’ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te
    mbyteshin.

    Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te
    organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori
    i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe
    skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i
    nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e
    pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda
    pak minutave.

    Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne
    motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga
    Bar – Restorant ”Liqeni” per te kaluar ne bregun tjeter.

    Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje
    kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere,
    ç’ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne
    mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te
    te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej
    saj.

    Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima
    shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant
    ”Liqeni”, ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj
    tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19
    persona ne bord.

    Te mbijetuar jane shtetasit
    Beqir Sinani,
    Luena Behar Spahiu,
    Romina Pellumb Hysa,
    Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant
    ”Liqeni”).

    Rezultojne te mbytur nga kjo tragjedi shtetasit

    Pellumb Hysa
    Majlinda Hysa
    Alban Hysa
    Aurela Osmani
    Halil Osmani
    Hatixhe Osmani
    Eljo Osmani
    Alket Osmani
    Ida Osmani
    (Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 5 – vjeç binjake)
    Thelleza Spahiu
    Arlind Spahiu
    Afrim Dibra

    Persona ende te paidentifikuar :
    (Shoku i shtetasit Alban Hyses ende i paidentifikuar),
    (e ema e Erjon Dibres ende e paidentifikuar).

    Operacioni i kerkim – shpetimit perfundoi ne oren 03.00’, duke
    bere te mundur nxjerrjen nga liqeni i 16 – trupave te mbytur.
    Trupat e pajete gjenden ne morgun e spitalit ne Qendren
    Spitalore Universitare te Tiranes.

    Te mbijetuarit deshmojne: Barka futi uje qe ne nisje

    Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e
    viktimave. familjaret Nga deshmite e tyre mesohet se gjate
    udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate
    kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje
    qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te.
    Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit
    mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te
    mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga
    bordi i saj.

    2 trupa ne morg ende te paidentifikuar

    Te afermit do te terheqin nga morgu trupat e te dashurve te
    tyre tashme te mbytur. Pasi kane sjelle rrobat dhe sendet e
    nevojshme per te terhequr trupat e pajete nga morgu, ata po
    presin ne spitalin e QSUT-se ne Tirane. Nderkaq mesohet se ne
    morg do te mbeten vetem dy trupa qe jane ende te
    paidentifikuar. Behet fjale per shokun Alban Hyses ende i
    paidentifikuar dhe te emen e Erjon Dibres po ashtu ende e
    paidentifikuar.

    Nje nga viktimat, vellai i kryetarit te deges se PD, Berat

    Mesohet se nje nga viktimat, Pellumb Hysa eshte vellai i
    kryetarit te Partise Demokratike te deges se qytetit te
    Beratit, Shkelqim Hyses. Pellumb Hysa eshte mbytur bashke me
    Majlinda Hysen, Alban Hysen.

    Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi

    Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur
    kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te
    Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka
    marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet
    prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi
    ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj,
    hetimet do te vijojne.

    ”Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u
    shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre
    familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet
    perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e
    plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative
    dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume
    e rende po bejme gjithcka per t’u lehtesuar dhimbjen
    familjeve”, tha per News24, Nishani.

    Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave

    Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi
    ndodhen ne spitalin “Nene Tereza” dhe po ndjekin nga afer
    zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16
    personave te mbytur.

    Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses

    Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme
    dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni"
    buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te
    tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre
    per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij
    dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e
    familjes Osmani.

    Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

    Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot
    ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin “Nene
    Tereza”, Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte
    gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te
    tragjedise. “ Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise.
    Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam
    takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e
    nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i
    drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne
    ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me
    dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve”, u shpreh Ndoka.

    SHQIPERIA SOT NE ZI

    6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka
    shpallur Dite Zie, diten e sotme, ku humben jeten 16 persona
    si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt
    do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa ne ore 12:00 parlamenti
    do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe
    humben jeten sot aksidentalisht.

    © Copyright 2008 BalkanWeb.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDUARDI : 06-03-2008 më 06:20
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #10
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ngushellime familjeve!
    Tragjedi e vertete.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e artistja
    Anëtarësuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    Amsterdam
    Postime
    39
    Ngushellime te gjithe familjareve....
    Kjo eshte me te vertete nje tragjedi e madhe..

  12. #12
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Deputeti i zones se Farkes shpreh ngushëllimet e tij për
    familjarët dhe të afërmit e tragjedisë së dhimbshme, që ndodhi
    në liqenin e Farkës


    Deputeti i zones se Farkes, Nikollaq Neranxi shpreh
    ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit e tragjedisë
    së dhimbshme, që ndodhi në liqenin e Farkës, ku humbën jetën
    16 qytetarë. Ai eshte shprehur se ngjarje te tilla, si kjo e
    sotmja, duhet te sensibilizojne te gjithe personat për të
    marrë masa per parandalimin e ngjarje të tilla të nivelit të
    tragjedive. "Nuk më vjen mirë që të përdoret tragjedia, si
    shkas për të kryer detyrimet që ka politika dhe shteti
    shqiptar. Për të parandaluar që të mos ndodhin tragjedi të
    tilla, duhet të merren masa që më parë. Duke shprehur edhe
    njëherë dhimbjen tonë për këtë ngjarje të rëndë, rikujtojmë se
    nëse do të lejoheshin me ligj mjetet e lundrimit, varka duhet
    të ishte pajisur me mjete shpëtimi dhe 16 jetët të pajisur me
    mjete shpëtimi, do të kishin shpëtuar” shprehet deputeti
    Neranxi ne deklaraten e tij
    “Për të parandaluar ngjarje të tilla duhet të merren masa
    sigurie, si psh. në lokalet publike, kinema, bar-e,
    restorante, disko dhe pub-e duhet të kenë daljet e emergjencës
    që sot nuk ekzistojnë” tha Neranxi.

    © Copyright 2008 BalkanWeb.com
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  13. #13
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Tragjedia-Farke, Topi ngushellon familjaret e viktimave

    Presidenti i Republikes, Bamir Topika shprehur publikisht
    ngushellimet per familjaret, te afermit e te cileve humben
    jeten ne Liqenin e Farkes


    Tirane-Lajmin e humbjes se jeteve te pafajshme ne tragjedine e
    Farkes e ka percjelle me trishtim edhe Presidenti i
    Republikes, Bamir Topi, i cili ka shprehur publikisht
    ngushellimet per familjaret, gjate vizites se tij ne Bashkine
    e Rreshenit.

    “Sinqerisht nuk mund te gjej fjale per te pershkruar dhimbjen
    dhe trishtimin qe me ka pllakosur ne momentin kur mora vesh
    lajmin e kesaj tragjedie, qe perfshiu tre familje”, - u shpreh
    Kryetari i Shtetit, duke vijuar: “Nje tragjedi e ketyre
    permasave sigurisht te mbush me shume trishtim dhe njeriu e ka
    te veshtire te zgjedhe fjalet e duhura. U konsumua nje
    tragjedi, per fat te keq, ne konturet e nje absurdi. Nje
    pakujdesi, te cilen ne po e ndeshim ne menyre shume te
    shemtuar. Jane shume jete njerezish, jete njerezish qe fshihen
    brenda disa çastesh. Ndjej nje hidherim shume te thelle, para
    se gjithash per familjaret e mbijetuar, por une deshiroj
    gjithashtu te ndaj dhimbjen time me dhimbjen e familjareve.
    Deshiroj t’u shpreh edhe njehere familjareve ngushellimet me
    te sinqerta. Zoti ju dhente kurajo dhe vullnet per ta
    perballuar kete dhimbje kaq te madhe."

    Me tej, Kryetari i Shtetit ka garantuar familjaret se “se
    bashku me dhimbjen dhe hidherimin e thelle qe ndjej, deshiroj
    te shpreh sigurine se te gjitha institucionet e shtetit
    shqiptar do te jene prane familjareve, te cilet, ne keto
    çaste, kane me shume se asnjehere tjeter nevoje per kurajo,
    ndihme dhe mbeshtetje!”

    © Copyright 2008 BalkanWeb.com
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  14. #14
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Qe ne oren 5 te mengjesit kur u zgjova, sapo hapa televizorin kete lajm degjova te parin. Me erdhi shume keq, sidomos per dy binjaket e vegjel, te cilet sot mbushnin plot 5 vjeç. Nje tragjedi e vertete.

    Sot ka shprehur ngushellimet per familjet e te mbyturve edhe Shteti Shqiptar, dhe me vendim qeverie 6 marsi eshte shpallur dite zie dhe ne oren 12 eshte mbajtur nje minute heshtje dhe jane ngritur flamujt ne gjysmeshtize ne te gjitha institucionet shteterore te Republikes se Shqiperise.

    Ngushellimet e mia te gjithe familjareve. Ishte me te vertete nje tragjeti shume e rende.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Tiranë: 16 të vdekur në liqenin e Farkës- 6 marsi Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në liqenin e Farkës, afër Tiranës pas përmbytjes së një varke, ku 16 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate kur viktimat kishin marrë varkën pasi kishin darkuar së bashku në një nga restorantet pranë liqenit. Vetëm 4 veta kanë mbijetuar. Mendohet se varka është përmbytur nga mbipesha, pasi ajo mund të mbante vetëm 7 persona.

    16 persona humbën jetën rreth orës 05 e 10 minuta pas mesnatës në Liqenin e Farkës, pasi varka e tyre u përmbys. 4 të tjerë shpëtuan. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5 vjeçare, përkatësisht dy binjakë.

    Shqipëria është sot në Ditë Zie kombëtare për të nderuar 16 personat që humbën jetën pak pas mesnate kur varka e tyre u përmbys në Liqenin e Farkës pranë Tiranës. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe u mbajt një minutë heshtje në orën 12:00, për të nderuar 16 personat që humbën jetën rreth 10 minuta pas mesnate, kur varka e tyre u përmbys në Liqenin e Farkës, rreth 22 - 23 kilometra larg Tiranës, në rrugën që lidh kryeqytetin
    me Elbasanin.

    Katër persona të tjerë shpëtuan. Mes viktimave ka fëmijë të moshës 5 vjeçare, përkatësisht dy binjakë. Sipas të dhënave të para ngjarja ndodhi pas festimit të ditëlindjes së viktimave binjakë - Gersi dhe Rei Osmani dhe Alban Hysa.

    Familja Osmani humbi 8 anëtarë. Kuvendi mbajti seancë plenare të posaçme dhe ndërpreu punimet, si dhe presidenti Bamir Topi vizitën në Rrëshen.

    Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha shpalli 6 marsin, Ditë Zie Kombëtare.

    “Ngushëllimet tona më të sinqerta, për të ndarë këtë zi të thellë me familjet Osmani, Hysa, Spahiu dhe Dibra, në qytetet e këtyre viktimave. Këshilli i Ministrave vendos të shpallë ditën e sotme - Zi Kombëtare - në nderim të viktimave të mbytura. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamujt kombëtarë të ulen në gjysmështizë. Në nderim të tyre të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje. Ndërkaq, ministria e Brendshme ngarkohet të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave”, ka thënë kryeministri |Sali Berisha.

    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, thanë se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe tragjike. Në morgun e Tiranës, ku u bë autopsia e kufomave, shkuan shumë deputetë e ministra.

    Policia raportoi se tragjedia ndodhi shpejt, pavarësisht ndërhyrjes së skuadrave të shpëtimit, të Batalionit Special të ushtrisë, Repartit të Zhytjeve të forcave RENEA, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

    “Sipas të mbijetuarve të gjithë shtetasit të ndodhur në motobarkë, kanë qenë duke darkuar dhe më pas janë larguar nga Bar-Restorant “Liqeni”, për të kaluar në bregun tjetër. Të 19 personat kanë hipur në një barkë të mbyllur, me një kapacitet normal për të transportuar 5 deri në 7 pasagjerë, çka ka sjellë dhe përmbysjen e menjëhershme të saj, diku në mes të liqenit, duke shkaktuar mbytjen, brenda pak minutave, të të gjithë personave në bord, në pamundësi për të dalë prej saj.

    Nga të dhënat e marra në vendngjarje, u konkludua se viktima - shtetasi Afrim Dibra ishte pronari i Bar-Restorant “Liqeni”. Paraprakisht mendohet se është shkaktari i kësaj tragjedie fatale duke organizuar lëvizjen me motobarkë me 19 persona në bord”, ka thënë Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë.

    Strukturat e shtetit ishin në gatishmëri të plotë dhe në vendngjarje, zv/sministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi dhe Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Muhamet Rrumbullaku.

    Kjo është tragjedia e tretë me përmasa të mëdha në katër vjetët e fundit në Shqipëri.

    Në 9 janar 2004, 21 emigrantë klandestinë u mbytën në detin Jon, kur udhëtonin drejt Italisë. Më 14 tetorit 2004, 16 nxënës nga Malisheva e Kosovës humbën jetën në një aksident, kur autobusi i tyre u rrëzua në
    Fushë-Arrëz në rrugën Durrës-Kukës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #16
    Ngushellime familjeve se me verte tragjedi e madhe. 16 te vdekur.

    Po keta te rriturit, aq veshtire e kane pasur per te notuar? 16 te mbytur nga 20 ne nje liqen si ai i Farkes.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Presidenti Sejdiu ngushëllon Presidentin Topi për tragjedinë në Liqenin e Farkës

    Presidenti i Republikës së Kosovë, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me rastin e tragjedisë në Liqenin e Farkës, në afërsi të Tiranës, me ç’rast kanë humbur jetën 16 persona.
    Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Liqenin e Farkës, në të cilën humbën jetën 16 qytetarë të Shqipërisë, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu drejtuar presidentit shqiptar, Bamir Topi.

    Këtë lajm të kobshëm e kemi marrë me pikëllim të thellë të gjithë ne në Kosovë, ndaj Ju lusim z. President që t’ua shprehni ngushëllimet tona edhe institucioneve, familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Shqipërisë, thuhet në telegramin e ngushëllimit, të nënshkruar nga Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Tmerr, nuk besoj se ka fjale per te ngushelluar familjaret e te mbyturve, sidomos kur behet fjale per disa persona nga e njejta familje. C'fat i poshter per te gjithe po sidomos per dy persevjecaret binjake. Nuk di njeriu kujt ti hakerrehet perpara lajmeve te tilla.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cte thuash mor aman..
    sapo e lexova ne balkanweb.. tmerr..
    disa vjet me pare ndodhi nje tragjedi e tille ne liqen te prespes..ku nje klase gjimnazi nga katundet e poradecit.. hypin ne nje varke te kalbur e .. krejt klasa ..goxha djem e vajza humben jeten..
    ja dhe tani ne farke nje nj b rezervuar mes malesh.. humbin jeten kaq njerez..

    ku vete mo pronar i hotel restaurantit.. ku te con mushka o qyqar..
    eshte zanat ..varka..lundrimi..e sigurimi i mjeteve lundruse..
    ka shkolla per kto pune..ka letra zyrtare qe paisen mjetet e njerzit e ketyre mjeteve.. e ka zyra te posacme qe licensojne nje mjet lundrus e ekuipazhet..

    saliiii.. te ndodhi nje here kjo pun ne prespe.. ne otranto e kudo..
    po vjen vera.. e do msyjne katunaret e kosov ilirides nder plazhet shqiptare.. do shkojne te provojne trimerine kalamajte nder liqene e rezervuare..

    ka nje serial filmik.. amerika me mich e pamela..pikerisht per kto ceshtje..

    sikurse kerri nuk mund te dale ne rruge pa u kontrolluar nga zyrat e shtetit e pa u paisur me leje mjeti e shoferi..ashtu dhe varkat barkat e anijet e skafet.. kerkojne kontroll e kontroll e kontroll... e personel te licensuar..
    jemi shtet a sjemi..

    femijet e shkrete.. iken pa shijuar jeten..
    nje tufe katundaresh.. qe injoranca i ndeshkoi tmerresisht..

    le te nxjerre mesime.. qeverria me ata mijra rrogtare.. qe.. dine te bejne si europa.. vetem pushimet.. e qejfet..se punet i bejne akoma alla enver bangladesh e kine e viteve 60-te..

  20. #20

    Unhappy

    Lexova kete shkrim dhe nuk u durova pa bere nje pergjigjjje.


    Ngushellimet me te perzemerta Familjareve te viktimave!
    Duke shpresu se nuk do te ndodhin me te tilla tragjedi vdekjeprurese.
    Gjak MalSori

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Shqipëria dhe pakicat etnike
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 08:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •