Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Kosovës i duhen 2 miliardë USD për shtetin, SHBA jep 25 përqind

    Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Kosovës i duhen rreth 2 miliardë dollarë ndihma nga jashtë deri në fund të vitit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kontribojnë me 25 përqind të shumës Bashkimi Evropian duhet të mbulojë pjesën tjetër Version multimedial i ketij lajmi

    Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Daniel Fried tha se Kosova ka nisur një fillim të mbarë që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia. Pas kësaj Daniel Fried shtoi se vendit i duhet edhe më tutje ndihmë e madhe për t’u bërë një shtet i aftë. Ai i bëri këto komente para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Fried tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të largojnë vëmendjen e tyre nga zhvillimet në Kosovë. Daniel Fried shtoi se Kosovës i duhen rreth 2 miliardë dollarë ndihma nga jashtë deri në fund të vitit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të kontribojnë me 25 përqind të shumës ndërkaq pret që Bashkimi Evropian të mbulojë pjesën tjetër. Duke përsëritur kritikat e ashpra të SHBA-ve ndaj Serbisë për nxitjen e dhunës ndaj Kosovës, Frid tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Serbia do ta ndryshojnë kursin në mënyrë vendimtare drejt integrimeve me Evropën Perendimore. Edhe kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, senatori Jozef Biden po ashtu i tërhoqi vërejtjen Serbisë për qëndrimin që po mban. “Qeveria e Serbisë duhet ta ndalë shfrytëzimin e pavarësisë së Kosovës që mos ti shkaktojë më tepër dëme këtij vendi”, tha senatori Biden duke shtuar se “Serbia duhet të fillojë të ndryshojë politikën e saj të dështuar në 15 vitet e fundit dhe ta shohë të ardhmën si pjesë e Evropës” ka thënë Biden.
    (Radio Europa e Lirë/Balkanweb)

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Po fitoi zgjedhjet per president MCcain jua garantoj qe ka per tju fut me tanke serbit.lol

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ishalla si qesin nprivatizim ato 2 miliard euro ahahha
    We are all Aliens

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    BE ndan 1 miliardë për Kosovën

    Ndihma financiare e Bashkimit Evropian pёr Kosovёn nё periudhёn e viteve 2007-2010 pёrmbanё shifrёn prej 1 miliardё euro, ku pёrfshihet edhe përkrahja pёr proceset politike dhe ekonomike por edhe pёr prezencën e BE-sё nё vend.

    Stabiliteti afatgjatë nё rajon mund tё garantohet vetëm me forcimin e perspektivës evropiane tё vendeve tё rajonit. Keshtu thuhet nё raportin e Komisionit Evropian per integrimin ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor qe u publikua sot. Ne raport nenvizohet domosdoshmëria e zgjidhjes sё statusit tё Kosovës dhe lidhjet qё ka Ballkani Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke parashtruar ketu rendesine e ruajtjes se paqes dhe stabiliteti nё rajon.

    Duke u ndalur tek Kosova, KE rendit ne raportin e saj sfidat qё e presin shtetin e ri ne te ardhmen. Keto sfida jane forcimi i rendit dhe ligjit, lufta kundër krimit tё organizuar dhe korrupsionit, si dhe përkrahja pёr zhvillimet ekonomike. Ndihma financiare e Bashkimit Evropian pёr Kosovёn nё periudhёn e viteve 2007-2010 pёrmbanё shifrёn prej 1 miliardё euro, ku pёrfshihet edhe përkrahja pёr proceset politike dhe ekonomike por edhe pёr prezencën e BE-sё nё vend. Sipas raportit tё publikuar, Kosova ka bёrё përparim drejt krijimit tё njё shoqёrie demokratike dhe shumetnike. “Kosova, ashtu sikurse edhe vendet e tjera tё Ballkanit ka perspektiven e qartë evropiane” thuhet nё raport si dhe rikonfirmohet se Komisioni Evropian do tё intensifikojë përkrahjen pёr ndёrtimin e institucioneve ndaj edhe do organizohet konferenca e donatorëve ku do mobilizohen fondet pёr tё ndihmuar nevojat urgjente tё Kosovës.

    Nderkaq duke iu referuar ngjarjeve pas 17 shkurtit, nё raport thuhet se ёshtё shumё e rёndёsishme qё Prishtina dhe Beogradi tё përmbahen nga aktivitete apo deklarata qё mund ta rrezikojnë situatën e sigurisë.

    INA

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •