Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Hamalli

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Hamalli

    Jemi mesuar te lexojme jeten dhe vepren e njerezve te shquar ,por ka dhe njerez te thjeshte qe ....................
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    ajzberg, kisha nja dy pyetje, por nuk pretendoj ndonje pergjigje. Jane thjesht verejtje ne forme pyetjesh :

    Para se t'i futesh shkrimit, a ke lexuar me pare mbi "kleēkat" e tregimit apo noveles ?

    Dhe cilet jane mesuesit e tu ne fushen e shkrimit ? Ke ndonje autor te preferuar ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin

    Kritiket ne pergjithesi kane nje avantazh ndaj atyre qe shkruajne.Ata jane gjithmone te kenaqur.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    ajzberg, nuk jam kritik, larg kesaj. Une desha te di (nese e mundur) cilet jane autoret qe te pelqejne me shume ? Me nje fjale, nga kush je ndikuar qe shkruan keshtu ? Eshte e pamundur te shkruash profesionalisht nese s'ke lexuar shkrimtare profesioniste.

    Histori mund te kemi sa te duash, por sa dime t'i percjellim ato ? Te ka ndodhur ndonjehere neper dasma fshataresh kur ia marrin duke treguar lloj-lloj historish ? Me te qeshura e me te qara ? Me siguri qe te ka kapur syri ndonje qe tregon me bukur, qe i rregullon gjerat me hijshem, ben nje hyrje intriguese, pastaj e zhvillon rrefimin dhe ne fund... bam ! jep mbylljen. E sigurte qe nje fshatar Bubullime apo Vetetime nuk ka lexuar dy libra ne jeten e vet, por ja qe ai tregon bukur.

    Mirepo, ai tregon bukur vetem per fshataret e vet, dmth per ata qe dine me pak se ai. Ai nuk mund te mashtroje boten kur te hyje te shkruaje per se mbari, bota ka kerkesa te tjera, do shkrimtare profesioniste, me rregulla e me ligje.

    Gjithsesi, nuk kam asnje verejtje mbi cilesine e shkrimeve tua, kam thjesht mbi cilesine e leximeve tua.

    Suksese.

  5. #5

    Eh mor mik ,une nuk shkruaj per boten ,shkruaj per vete dhe sigurisht ata qe me lexojne jane te paket,por per kete nuk me vjen keq.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Shkruan per vete ? Debat i vjeter ky. Perse shkruan dikush ?

    Harroje kete, askush nuk shkruan per vete. Edhe ata qe i kane djegur shkrimet e tyre pa para driten e botimit, e kane bere kete jo ngaqe kane shkruar per vete, por thjesht ngaqe nuk iu dukej se kishin shkruar mire. I biri i Nabokovit psh, tani se fundi eshte para nje dileme : te botoje nje roman te te atit apo jo, kur ky i fundit e ka lene me testament te mos botohet dhe te shkaterrohet doreshkrimi. Nejse, e ngrita steken pak lart me Nabokovin.

    Ma merr mendja qe ti ben stervitje ketu. Nuk guxoj te mendoj qe ata te pakte lexues te thone qe ti je shkrimtar i madh. E kam fjalen gjekundi tjeter : mire ben qe stervitesh, mire ben qe i poston ketu sepse keshtu mat pulsin e lexuesit, por ama duhet lexuar verejtja e lexuesit kur ajo eshte dashamirese.

    Nuk e di pse e ke kaq te veshtire qe te flasim pak per autoret e tu te preferuar. Ndoshta do te sqaroheshin shume gjera. Nqs do nje keshille miqesore, per ne llojin e tregimit dhe noveles, shiko Cehovin.

    Suksese perseri.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Jo ,mos me keqkupto ,une kam lexuar pothuajse tere ate qe eshte perkthyer ne shqip nga letersia ruse,franceze te viteveve para 90tes si dhe te tjerat qe perkthehen tani
    Cehovin e pelqej shume ,pelqej Balzakun ,Cvajkun,Dostojevskin,Remarkun,Tolstoin,Coelho e plot te tjere qe nuk po me kujtohen.
    Gjithsesi .........Paqe nuk me pelqen grindja.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Jo ,mos me keqkupto ,une kam lexuar pothuajse tere ate qe eshte perkthyer ne shqip nga letersia ruse,franceze te viteveve para 90tes si dhe te tjerat qe perkthehen tani
    Cehovin e pelqej shume ,pelqej Balzakun ,Cvajkun,Dostojevskin,Remarkun,Tolstoin,Coelho e plot te tjere qe nuk po me kujtohen.
    Gjithsesi .........Paqe nuk me pelqen grindja.
    Nuk grindem une, jo. Thjesht diskutoj urte e bute.

    Me le te te them ca gjera ne lidhje me leximet :

    Sigurisht qe eshte shume mire t'i kesh lexuar te gjithe me lart. Kjo krijon njefare bagazhi dhe njefare "xixe" per vete shkrimet e tua. Por dua te terheq vemendjen mbi llojin e autoreve qe ke rreshtuar. Keta autore, jo se jane te vegjel, madje jane te medhenj, por "pertypja" e bere nga perkthyesit e asaj kohe, per mua, eshte disi e dyshimte. Do te te keshilloja te lexoje ne origjinal, te pakten ne anglisht ose frengjisht. Kam bindjen qe kendveshtrimi yt do te ndryshoje.

    Tjeter gje qe me ra ne sy eshte qe nuk shoh asnje autor bashkekohor, te pakten nga gjysma e dyte e shekullit te kaluar. Do me thuash ti : po ja, kam permendur Coelho. Me vjen keq, por ai nuk rreshtohet krahas atyre qe ke permendur ti. Dmth, harroje kete tip.

    Ne lidhje me perkthimet, te keshilloj te lexosh perkthime dhe jo shqiperime. Shqiperimet vetem sa te ngaterrojne ne udhen tende si shkrimtar. Gjej nje perkthim te mire, sa me afer origjinalit, dhe heto e vezhgo menyren e te shprehurit te autorit. Edhe po u trondite pak nga menyra "ndryshe", nuk ka gje, kjo eshte e nevojshme per t'u shkeputur njehere e mire nga letersia e realizmit socialist. Ky realizem socialist ka depertuar dhe tek perkthimet. Prandaj them qe duhet t'i marresh pak me rezerva.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E di qe ka perkthime te mira dhe te keqia ,keto dite mora librin Tre vete ne nje varke te nje autori anglez,me cuditi perkthimi i pare me te dytin qe jovetem ishte shkurtuar ,por ne vende te caktuara kishte ndryshime te tekstit.Po te tregoj nje histori te vjeter te perkthimeve ne shqip.Besoj se e ke lexuar librin ''Te mjeret ''te Hygoit,kete liber e ka perkthyer ne shqip ish ambasadori yne ne France Misto Treska,njeri me shume kulture dhe perkthyes i zoti.
    Mbasi e dorezoi librin ,e therrasin dhe i thone se perkthimi kishte nevoje per disa shkurtime .
    Fjala vjen Zhan Van Zhani nuk duhet te takohet me priftin sepse ideplogjia e asaj kohe nuk mund te pranonte qe nje prift te ndryshonte jeten e njeriut per te mire.Mistua i kundershtoi dhe i thote se ,ne te gjithe kete liber here mbas here i referohesh pikerisht miresise se priftit
    Ndryshoje i thane ,Sjam une autori ja ktheu ai, e keshtu libri ngeli pa u botuar ne sirtaret e shtepise botuese gati per 20 vjet.
    Tani perkthimet jane te shumta ,por perkthyes te mirefillte nuk ka .Kjo eshte njera ane ,por ana tjeter eshte cmimi i kripur i librit ,une nuk e di ku banon ti ketu apo jashte,por duhet te mendohesh mire per te blere nje roman dhe aq me keq kur e ke blere te te qelloje i perkthyer nga ndonje diletant .Mos kam shkruajtur me nje fryme?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Tema tė Ngjashme

  1. Lekė Gjoka - Poeti mėrgimtar qė premton shumė.
    Nga Kallmeti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 29-11-2009, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •