Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 51
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Njeriu: Ujk apo Dele?

    Nje autor i shquar ka shkruar mjaft perreth natyres njerezore. Ne njerin prej vellimeve te shumta te tij, ai eshte munduar ti jap pergjigje pikerisht kesaj pyetje, lidhur me njeriun "ujk" apo "dele".

    Shume mendimtare kembengulin ne idene se njerezit jane dele, te tjeret thone se njerezit jane ujq. Te dy grupimet mund te sjellin argumente te forta ne mbeshtetje te opinioneve te tyre.

    Kush beson se njerezit jane dele dhe pse? dhe
    Kush beson se njerezit jane ujq dhe pse?

    Mundohuni te shpjegoni pergjigjen tuaj.

    J@mes Douglas
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    E kane dhene pergjigjen Romanet para mijera vjetesh.
    "HOMO HOMINI LUPUS"dhe keshtu eshte realiteti,njeriu eshte me i keq se kafshet,te gjitha te keqiat i ben,njeriu vret per lek,njeriu ne emer te allahut vret 5000 veta per njeheresh(se nuk du ta fetarizoj temen),njeriu behet kanibal,njeriu behet pervers,mizerabel,i poshter,ca te them me un!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pa dyshim ujk.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Njeriu eshte ujk,mjafton te shikosh karakterin e shqiptarit,por paradoksalisht eshte edhe dele,mjafton te shikosh europen perendimore....

    Duke pare historine,duket qe gjithcka,cdo levizje,behet nga njerez-ujq,te levizshem,te uritur per pushtet,te etur per dije,qe 'kafshojne' ku te mundin,energjike e shpesh te 'vetmuar'...

    Kurse njeriu-dele eshte kushti i pare qe te ekzistoje njeriu-ujk....

    Pra mund te themi qe jane dy lloje njerezish qe ndodhen bashkarisht ne bote, njeriu dele me energji jetesore te kufizuar,i dashuruar me paqen dhe me 'klimen' e bute;
    njeriu ujk,me energji jetesore te pamase,i dashuruar me konfliktin,me deshiren per dominim,per pushtet,me 'klimen' e eger....

    Njeriu - dele do e urreje gjithmone njeriun-ujk,kurse njeriu-ujk do perpiqet gjithmone te dominoje,njeriun -dele....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Hyllin,uomo-pecora non sopravive in questo mondo di merda.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 29-02-2008 mė 12:44
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kush beson se njerezit jane dele dhe pse? dhe
    Kush beson se njerezit jane ujq dhe pse?
    Njerzit do i ndaja ne 3 kadegori, jo ne 2.

    Nuk jan ujqer por jan si qent, sepse qeni shko e pshurr ne cdo shkurre, edhe e ben kte gje per te pushtuar ate cope vend, ate shkurre, ndaj edhe njerzit jan pushtues (disa) mundohen te pushtojne vende te tjera, ndaj do i krahasoja me qent kte shtrese njerzisht.

    Por ka edhe dele te cilet han pine rrine edhe shohin punet e tyre, kta po qe i quaj dele.

    Por ka edhe kafshe te zgjuara sic eshte GOMARI, te cilet drejtojne boten, dmth drejtojne qent per te luftuar kunder deleve.

    ne kto kadegori i ndaj njerzit, Qen, Dele, Gomere.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Jam me ty ne gjithcka ke shkruar Hyj-Njeriu, po ashtu me pergjigjen e diocleziano dhe xfiles.

    Nga njera ane...
    Jeta e njeriut eshte kaq e ndryshme nga ajo e deles. Historia e njeriut eshte shkruar me gjak dhe me nje dhune te vazhdueshme, ku forca pothuajse gjithmone eshte perdorur per te shtypur vullnetin. Njerez si Telat Pasha, Hitleri, Stalini, mos valle te vetem kane zhdukur miliona njerez?
    Keta individe nuk qene vetem, kishin miliona njerez qe per ta, vrisnin dhe torturonin, jo vetem vullnetarisht, por edhe duke provuar kenaqesi.

    Gjithashtu, shohim kudo mizorine e njeriut ndaj njeriut, ne luftera te pergjakshme, ne krime e ne vjedhje, shtypjen e te dobteve nga me te fortet, etj.
    Sic e ka permendur edhe diocleziano, (homo homini lupus); mendimtare te tjere si Hobs kane dale ne konkluzionin se "njeriu per njeriun eshte ujk".
    Keto fakte na bejne te mendojme shumicen prej nesh qe njeriu eshte ne thelb me vese dhe shkaterrues, eshte nje vrases qe mund te heq dore nga loja e vet, vetem nga frika e ndonje vrasesi me te fuqishem se ai. (keshtu eshte shprehur Fromm)


    Nga ana tjeter...
    Kush beson se njerezit jane dele nuk ka pse te mos permendi qe: njerezit jane te prirur te bejne ate qe u thuhet edhe pse kjo mund te perbej nje rrezik per ta. Gjithashtu njerezit te cilet kane ndjekur prijesit e tyre ne luftera qe kane sjelle vetem shkaterrime dhe qe kane besuar ne cfaredolloj budallalleku te paraqitur e te mbeshtetur fort nga pushteti.

    Pjesa me e madhe e njerezve ndikohet lehte, ashtu si femijet e trullosur, ia lene ne dore vullnetin e tyre ndonjerit qe di te flase me ze te embel ose kercenues, sa per t'i nenshtruar. E kush ka bindje aq te forte sa per t'iu kundervene turmes, paraqet me teper nje perjashtim nga rregulli, e si rezultat mund te perjashtohet nga grupi.

    Duke u bazuar mbi tezen se njerezit jane dele , diktatoret dhe inkuizitoret e medhenj kane ngritur sistemet e tyre. Thenia se: "njerezit jane dele dhe kane nevoj per lider qe te vendosin per ta", i ka dhene shpesh "bindjen" ketyre liderve se gjoja ata ishin pikerisht aty per te permbushur nje "detyre morale" edhe pse jo rralle here tragjike.

    A ekziston ndonje shpjegim tjeter per kete kontradikte dhe a duhet te supozojme se pergjigjja e thjeshte eshte se ekziston nje pakice ujqish, qe jeton krah per krah me nje shumice delesh?
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #8
    life is a flower Maska e maryp
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    njeriu eshte ujk i fshehur poshte lekures se deles..
    nganjehere ngjajme aq shume me delet sepse leme qe te tjeret te sillen me ne si duan ata dhe ne nuk reagojme per here te tjera jemi si ujku me dhembe te mprehte dhe pa meshire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga maryp : 29-02-2008 mė 15:43
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  9. #9
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga diocleziano Lexo Postimin
    "HOMO HOMINI LUPUS"!

    Tash eshte LUPU LUPUS HOMINI!!!
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    eshte ujk, se asht mishngrenes.

    po me nai an eshte dhe dele se asht barngrenes .



    shnet.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Nje autor i shquar ka shkruar mjaft perreth natyres njerezore. Ne njerin prej vellimeve te shumta te tij, ai eshte munduar ti jap pergjigje pikerisht kesaj pyetje, lidhur me njeriun "ujk" apo "dele".

    Shume mendimtare kembengulin ne idene se njerezit jane dele, te tjeret thone se njerezit jane ujq. Te dy grupimet mund te sjellin argumente te forta ne mbeshtetje te opinioneve te tyre.

    Kush beson se njerezit jane dele dhe pse? dhe
    Kush beson se njerezit jane ujq dhe pse?

    Mundohuni te shpjegoni pergjigjen tuaj.

    J@mes Douglas
    pse nuk na thua kush ehste ky autori, mase e njohim, (meqe eshte i shquar) edhe ka shkruajtur mjaft mbi natyren njerezore (vetem ky e ka bere kete? dmth kete autorin e shquar, kjo e ben te vecante per kete teme, se ka shkruajtur mbi natyren njerezore?) Pse nuk ofron ndonje fare permbledhje te ideve te tij, ne menyre per ti dhene drejtim temes, por krijon nje teme bjei ti biem me gjeagjeza?!!?!

    Shume mendimtare? Kush jane kta mendimtare? Ne cbaza behet ky kategorizimi dele-ujk? Dmth nqs nuk ekzistonte as delja as ujku, atehere do perdoreshin dy kafshe te tjera ne vend te tyre apo nuk do behej fare ky dallim sepse vetem delja edhe ujku i kane ato karakteristika qe kane kta dy grupe njerezish. Apo behet fjale per vegetarians edhe non-vegetarians?

    P.s. shkrimit te dyte te temes: une e di se e ka thene Hobbes ate homo hominis lupus, sepse edhe ai ka shkruajtur ne latinisht. Do jete e forte sikur te jete thene prej Hobbes-it ne latinisht edhe ti duke ke menduar se ehste thene prej romakeve... dmth kjo te con ty shume mbrapa.

  12. #12
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Une do ta shtroja temen ndryshe.
    Perse mos te pyesim : Delja eshte ujk apo njeri ?
    ose ose : Ujku eshte dele apo njeri ?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Zemra30
    Anėtarėsuar
    10-01-2008
    Postime
    7
    Me mire te jesh ujk se perndryshe nese je dele te hajn ujqit. E ujqit ekzistojn kudo edhe nese ti deshiron te jesh dele eshte veshtir...

  14. #14
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    pse nuk na thua kush ehste ky autori, mase e njohim, (meqe eshte i shquar) edhe ka shkruajtur mjaft mbi natyren njerezore (vetem ky e ka bere kete? dmth kete autorin e shquar, kjo e ben te vecante per kete teme, se ka shkruajtur mbi natyren njerezore?) Pse nuk ofron ndonje fare permbledhje te ideve te tij, ne menyre per ti dhene drejtim temes, por krijon nje teme bjei ti biem me gjeagjeza?!!?!
    artful dodger, jo me kot ne hapjen e temes nuk kam permendur emra te pervetshem autoresh apo mendimtaresh. Qellimi im eshte qe ti apo dikush tjeter mos te fokusohet tek autori dhe te na mbaj ligjerata per te, por te perqendrohet, e brenda mundesive qe disponon te jap nje mendim tijin.
    njeriu "ujk" apo "dele", eshte nje forme figurative(jo me kot jane vendosur thonjeza) qe gjen pershtatje ne keto dy grupime njerezish qe bashkjetojne krah per krah.

    Shume mendimtare? Kush jane kta mendimtare? Ne cbaza behet ky kategorizimi dele-ujk? Dmth nqs nuk ekzistonte as delja as ujku, atehere do perdoreshin dy kafshe te tjera ne vend te tyre apo nuk do behej fare ky dallim sepse vetem delja edhe ujku i kane ato karakteristika qe kane kta dy grupe njerezish. Apo behet fjale per vegetarians edhe non-vegetarians?
    Shume pikepyetje(?) perdorke ti. Me krijon idene se nuk i ke lexuar te gjitha shkrimet e meposhtme.
    Te keshilloj qe te lexosh postimin nr.7 per te marre pergjigjen e disa pyetjeve te tua.

    Nese mund te na japesh opinionin tend lidhur me temen do ishte me interes ta lexonim.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  15. #15
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Pratolin, mos u fut shume thelle ne mendime
    Thjesht kuptoje ne menyre figurative ujkun dhe delen si dy tipe njerezish qe jetojne prane njeri-tjetrit.

    Ceshtja nese njeriu eshte ujk apo dele, eshte vetem nje formulim i vecante i nje pyetjeje, e cila ne nje aspekt me te gjere e me te pergjithshem, ka perbere dhe perben nje nga problemet baze te mendimit teologjik dhe filozofik perendimor: Njeriu eshte thelbesisht i keq dhe i shthurur apo eshte thelbesisht i mire dhe i persosur?
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  16. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga artful dodger Lexo Postimin

    P.s. shkrimit te dyte te temes: une e di se e ka thene Hobbes ate homo hominis lupus, sepse edhe ai ka shkruajtur ne latinisht. Do jete e forte sikur te jete thene prej Hobbes-it ne latinisht edhe ti duke ke menduar se ehste thene prej romakeve... dmth kjo te con ty shume mbrapa.
    hahahahaha shum i squt ti lol,kush e ka thon?lol ameriken i pari e ka zbulu Colombo pastaj sigurisht e ka zbulu dhe Hobbes dhe miliona njeres te tjere.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #17
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    hehe...jo nuk e kisha ne ate kuptim James.
    E kam shume te qarte figuracionin qe permbajne dhe me dy pyetjet e mia thjesht u perpoqa ne menyre simbolike te bej nje paralelizim ndermjet te trejave per te treguar qe ne fund te fundit jane te lidhura qe te treja.
    Pra njeriu brenda vetes ka edhe ujkun edhe delen : Ka raste kur ujku del shetitje dhe eshte delja qe del ne pah, ashtu sikurse ka raste kur ujku i keput nje llokme te mire deles dhe ajo rri urte !

  18. #18
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Kjo po, kjo qendron.
    shembull: Ujku do te vrasi, delja kerkon te ndjek pas dike. Per kete ujku dergon delen te vras, te pres, e te mbys dhe delja bindet, jo sepse kenaqet, por sepse kerkon t'i shkoj pas dikujt.
    Madje ne keto raste vrasesit duhet te trillojne nje histori per fisnikerine e kauzes se tyre, per mbrojtjen e lirise se kercenuar, per hakmarrjen, per femijet e masakruar apo grate e dhunuara dhe nderin e shkelur, per te bere ne kete menyre pjesen me te madhe te deleve qe te sillen si ujq.
    Ky eshte thjesht nje shembull, nuk eshte nje argument pasi nuk eshte e thene qe delet te binden kaq lehte per t'u sjell si ujq, nese nuk eshte ne natyren e tyre.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  19. #19
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Homos homos lupus
    skerdigodo@hotmail.com

  20. #20
    I'm on fire Maska e Black Heart
    Anėtarėsuar
    22-08-2008
    Vendndodhja
    ...Magic of the moment on a glory night,when the children of tomorrow dream away,in the wind of change
    Postime
    20

    Arrow Njeriu-dele apo ujk?

    Si e konceptoni veten tuaje teper ujk apo dele?

    Pak nga Fromm:
    “Disa mendojne se njerezit jane dele,disa te tjere i quajne ata ujq grabitqare.Inkuizitoret dhe diktatoret e medhenj i mbeshtesin sistemet e tyre te pushtetit mbi parimin se njerezit jane dele.Pikerisht mendime se njerezit jane dele dhe per kete arsye kane nevojr per prijsa qe te marrin vendime ne vend te tyre,jo rralle u krijon vetem prijesave bindjen e thelle se ata po zbatojne nje detyre plotesisht te moralshme;ndonese shpesh tragjike.
    Por nese shumica e njerezve jane dele perse ata bejne nje jete ne kundershtim te plote me kete.Historia e njerezimit eshte shkruar me gjak.Mos valle nuk ndeshemi kudo me akte cnjerezore te njeriut-ne rastin e zhvillimit te pameshirshem te nje lufte,ne rastin e vrasjes dhe dhunes;ne rastin e shfrytezimit te paskrupullt te te dobeve nga te fuqishmit?
    Nje mendimtar si Gobsi ka nxjerr kete perfundim:njeriu per njeriun eshte ujk.
    Mos valle ne te vertete duhet te mendojme qe vete ne dhe shumica e njerezve te zakonshem nuk jemi gje tjeter ve ujq me lekure qengji?
    Ndoshta ka nje shpjegim tjeter te kesaj kundershtie.Ndoshta pergjigja eshte e thjeshte dhe qendron ne faktin se pjesa me e vogel e ujqerve jetojne krah per krah me shumicen e deleve?”
    Sa agime ende nuk kane zbardhur...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Balsami i lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •