Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25

Tema: Bujar Muēaj

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga Bujar Muēaj


    Kush ėshtė i pari



    Nga kuvendi i poetėve

    (miqėsore)




    Kush ėshtė i pari, i dyti, i treti!?

    Ta derdhim“torbėn”unė,ti,ai...

    E mė nė fund tė plasė “sekreti”

    T’i zbrazim topat,me breshėri






    A nuk jemi ne “topēinj” tė zotė?

    A artilier siē thuhet ndryshe,

    Por mė topēiun tė nxjerrim sot

    Se s’ka pranverė pa dallėndyshe




    Se s’ka pranverė...e thotė fjala

    Si s’ka kope pa njė pėrēor

    Ndaj nė njė breg tė na nxjerr vala

    Ta gjėjmė, t’i varim njė kėmborė



    I parė Ēelua, e kam thėnė herėt.

    Me radhė, Shpendi, Sula, Liu...

    Edhe Gjelina bashkė me tė tjerėt

    Pėr tė marrė pjesėn e ...ariut.




    -Shiko- mė thua -se vargu im

    Ėshtė dinamit, bėhet dhe shpatė

    -Po, po, e di, por nė pėrkthim

    Nė ėshtė biftek, del marmelatė




    -S’tė lė kush tė kruash dhėmbin!

    -Kjo “koha juaj” ka marrė fund.

    Ē’janė kėto rima qė tė trembin,

    Kam varg modern, qė di tė shkund.




    -Ngadalė o djema, dėgjoni Stasin

    Mbajeni rradhėn, tė gjithė pas meje.

    Dhe merr njė pamje si tė vet Marsit

    Tė prij poetėt drejt kėsaj beteje






    Ne jemi specie e papėrtuar

    Muzėn e ndjekin si flutura lulen,

    Por ka nga ne, ca tė uruar

    Se hedhin hapin njė me daullen.




    -Po vargu im- zė hidhet, Gjela

    Gjer dje ilaē a s’ishte bre burra?

    -Tash si kofini pas tė vjelash,

    Mbete nė klasė, tė shteroi gurra




    -Kush flet pėrēart, si thoni ju!

    Ai qė si dele e ka mjelė shtetin

    Sot kuqalash, nesėr gdhin blu...

    Nė njė dorė arrėn, gurin nė tjetrėn




    Por kam besim se do tė vij dita

    Dhe krejt kurora do jetė e imja

    Se pėrmbi varg, letėr, u sfilita

    Dhe pa martuar, shihni, u thinja.




    Mė thonė se rrobė e vjetėr jam

    Se bota shumė ka bėrė “tėhu”

    Se Balua s’leh mė, ham-ham-ham

    S’pėllet as Lara mė mu-mu-mu




    Se balgė e lopės bash sa tepsia

    Nė hajk, tercinė...vend mė nuk ka

    Ndaj mė ēalon pak poezia

    Se s’ka erė fshati more vėlla




    Pa mė vunė brylat, mė flakėn tej

    Ca biēim ufosh me krifė luani

    Gjej vehten Gjelė! E si ta gjej!?

    “Mikrorrotizmin” s’ma honeps xhani




    Megjithatė, zotėrinj e zonja,

    Keni tė bėni me njė kokėmushkė

    Dhe nė s’kam letėr do t’ju thoja

    Vargje do“grapsja”dhe nė lėpushkė.




    E s’mė takon njė vend nderi!

    Ēfarė kavalierėsh qėnkeni ju?

    Prania jonė zbut dhe skifterin.

    Pyesni mė pleqtė nė s’ėshtė kėshtu?










    Tej Mane Rrota si shpėndėr nxin.

    Pse rri i vetėm, larg nga paria?

    Ku e ka “ bredėn” qė korr e grin?

    “Bredėn” me emrin: Poezia!




    U shtere Mane, ta kuptoj hallin

    Dhe kapistalli nė dorė tė mbeti

    Kali-varg iku, mori malin

    Ndiqe ta zesh me lak poeti




    E kur tė kthehesh do mė kujtosh

    E sytė nga zoēkat do t’i kesh

    Se bashkė me vargjet deomos

    Dhe diēka tjetėr do tė gjesh.




    Dale bre, dale, ē’ka po thotė Liu:

    -Nuk njoh tė parė, tė tretė, tė dytė

    Librushkat tuaja i shplaftė shiu

    Gjithė balt e bykė janė der nė fyt.




    Tani dhe balta mbase na duhet

    Tė mbijė thereckė e trėndafil

    Tė mbijė gruri, pastaj tė bluhet

    Dhe bashkė me grurin, bari jeshil.




    Pa jeshillėk s’pėrtypet vargu,

    Pra, mė takon vėnd i tė parit

    Bashkė me barin i kėndoj pragut,

    Mis (Pene)lopės, mister (gom)arit...



    Ju lutem portėn mos ma zini

    Se e gjen vrimėn dhelpėr e vjetėr

    Nė gjumė dafinash kur tė bini...

    S’pėrtoj tė vij nga porta tjetėr





    Ēuf, ēuf si tren vėrsulet Shpendi

    Mbi shina sharjesh zė e rrėshket:

    -Tė mė ndigjoj mirė mbarė kuvendi

    Se jam poet, pėrmbi poetė.




    Pėr mua shtypi ēfarė s’ka thėnė?

    Ka folur “Iksi” me shumė vlera.

    Shpesh hakun ma keni ngrėnė,

    Po lepuri i madh do dalė nga ferra










    Unė s’jam si Shezua i xha Veipit

    Qė dhe nė hale “filozofon”,

    Hipur nė fik, ky rrip i rripit...

    Ka nisė tė hedh kujtimet- thonė.




    -Kopjac i lindur, ky djalė moj xhane

    Merr kėtu ca fjalė, e ca ...nė Kinė

    Le t’i radhis njėqind romane

    Veē robt e shpisė emrin ia dinė.




    Se nuk kanė kohė njerėzit e gjorė

    T’i qepen pas andej ku vete

    Tek zhkarravitė gjithė ato orė

    Qė mjalt mos nxjerr, ky soj blete.




    Sula si Sulė, thėngjill i fshehur

    Tė na lėrė targėn bėnė ēmos

    Nė brazdė humori kaun ka hedhur

    Me personazhet qesh e loz.




    Mirė, tė qeshi ja do zanati,

    Por tė pėrqeshi kjo ku ėshtė parė?

    Pale dhe fryhet, ē’tė bėj i ngrati:

    Me Servantesin paska tė ngjarė.




    Nejse xhanėm, mos t’i hamė hakun

    Tė paktėn hiqet “Babaxhan”

    Sot e shikon tė veshi sharkun.

    E nesėr “lart” kumtesėn mban




    Sytė s’po mė zėnė Karapataqin

    As Tiro Tėrbua s’paska ardhur

    Nė botė tė tij shoh Ibro Xhanin

    Tymos ēibukun, krejt i zbardhur




    Tymose Ibro si plak i pėrrallės

    Nga e diela gjer tek e hėna

    Ky tymi i bardhė qė merr mėhallės

    Janė fjalėt e tua tė pathėna




    Ē’pėrtyp Halimi? e marrtė djalli

    Duket i heshtur, vlon si bitumi

    Kėrkon tė fshihet, mbase nga halli

    Pėr antinovelėn “Na mori lumi”












    Se me atė libėr, them e djallosi

    Sa e gozhduan zotėrinj, zonjushe...

    U dogj nga qulli le t’i fryjė kosit

    Te libri i fundit “Mė qafsh Lulushe”




    Pa merr dhe poza hijerėnda

    Pa vesh dhe frak, vė dhe papion

    I lyen dhe flokėt, nė tė argjenda

    Pėrkrah Hygoit veten ēon




    A nuk ėshtė Halua rasat trimi

    Si dje dhe sot llogore e parė

    Me qė me pompė e ka frymėzimin

    Nė ēdo “trapezė” pjesė ka marrė.




    Nė ēdo “trapezė”, anthollogji

    Po e kėrkuat, eh do ta gjeni

    Se thellė ka hyrė nė histori

    Me kryenofkėn, “ bisht qeni”.




    Jam qė andej... le tė bėrtasė,

    Qė ju tė gjithė mirė e dini

    Nga“Ku i frynė bariu xhyrasė”.

    Por kjo s’do thotė, ėshtė si Naimi




    Pra, pretendon dhe Halim ziu!

    Dhe lista jonė zgjat... natyrisht

    Qė nga mė i vjetri, tek mė i riu

    Ballit i sulen, s’duan... nė bisht



    Po unė qė shkruajta gjithė kėto

    S’dua njė vend dhe unė kėtu?

    Siē hidhni firmat nė bordero

    Veē njėckė tė vogėl e pres nga ju!






    28.3.2006
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shėt! Po lind shoqata, “Burrat me mustaqe”


    Tregim satiriko-humoristik


    Harram na qoftė qumėshti i nėnės qė kemi pirė e buka qė kemi ngrėnė, – m’u vėrsul sapo u takuam me njė torbė me fjalė, Veledini, shoku im i dikurshėm i lopatės, e i llogores, por sot edhe i kurbetit, i cili pėr hob ka rritjen e peshkut e tė mustaqeve. -Harram qė ē’ke me tė na qoftė, qė su bėmė dy burra bashkė e tė krijojmė edhe ne njė shoqatė. Na vunė gratė pėrpara, vetėm nė Selanik, gratė kanė formuar nja tre shoqata tė tilla, pale nė Athinė e gjetkė, e pritet tė ngrihen tė tjerat nė fillim tė vjeshtės, varda me shirat si puna e kėpurdhave ngjyra - ngjyra.
    -Harram tė qoft,-iu ktheva, e heq veten burrė me shkollė zotrote, hidhu nė thela, thyeje akullin i pari, por kujdes se mos bie brenda, nga pas do tė mė kesh dhe mua Qiēon, tė tėrin.
    Nga dosja qė mbante nėn sqetull nxori njė letėr ku kishte pėrpiluar njė listė me gjashtėdhjetė e pesė emra, ku nė fillim shquante shkruar me gėrma kapitale emri i shoqatės, qė endėrronte tė krijonte, “Burrat me mustaqe”.
    -Sikur ma trumbullon pak komitetin,- ju ktheva,- tani pse mban mustaqe ti or babam duhet tė mbajnė edhe tė tjerėt, s’jam me ty edhe pėr ca emra qė mė rroku syri.
    -Pse s’kanė mustaqe,- m’u kthye,- Si thonė kot qė s’lind burri me mustaqe, le t’i lėnė, tu rritet qimja ose tė ēojnė mustaqe fallso prej misri e pambuku si nė theatro, kush do t’i marrė vesh. Kur tė vijė dita tė mblidhemi, mblidhemi nė gjysėm errėsirė me qiri si nė Tetė Nėntorin e largėt atje nė mėmėdhenė e dashur. Njė jugosllav me mustaqe sa pėr tė na pagėzuar shoqatėn identik me Milladin.Popoviēin do ta gjejmė nė mos tek Aristoteli, nė Vardar.
    -Mė kupto i dashur, nuk e kisha fjalėn aty, mustaqet le t’i bėjnė edhe me bojė kėpucėsh me qė ėshtė mė e lira po deshėn, por sikur nuk ngjitin me shoqėrinė tonė, jemi burra me rr tė fortė apo ē’farė jemi, ata mė duken se janė nė njė shoqatė tjetėr...nė atė tė gejėve.
    -Stė kuptoj! -m’u kthye ē’janė gejtė?! -merren me shpėrndarjen e ndihmave, me sport, me hedhjen e diskut...
    -Merren me rėnien e dybekut....apo tė farfallės e thėnė ndryshe.
    -Dybekut! -aha si punė e Nafijes, i heqim, -dhe Veledini i skuqur nga qė kuptoi se me ē’gjuhė po i flisja dhe qė e kishte shkelur ca me mbushjen e listės me ēdo lloj asortimenti. Jo se ata tė dybekėve nuk janė burra tė mirė e tė sojmė, po le tė venė atje ku u haen kumbullat (jo tė sheqerit) e u mpihen dhėmbėt. Velua nxori stilolapsin dhe u hoqi vizė gejėve tanė, qė me siguri do t’i ketė zėnė lemza nė ato ēaste kur i kujtonim, kudo qė tė ndodheshin, nė frontet e vėshtira tė punės, nė rrėzė tė ndonjė muri, a mbi ndonjė sustė krevati.
    -Edhe kėtė ta heqėsh, -i thashė pėr Meleq Garuzhden
    -Ti s’je nė vete,- m’u pėrgjigj, -Tė garantoj, Garuzhda ėshtė me mustaqe, sa dy bashka lesh i ka, apo dhe atij i punon farfalla!
    -Jo jo ėshtė tjetėr brumė Meleqi, por mustaqe kish -i thashė
    -Pse! -shprehu ēudinė -ē'e gjeti Meleqin e gjorė, vdiq!? -dhe Velua vuri duart nė kokė pėr tė mė treguar se i dhimbsej Meleqi.
    -Jo, or jo, mos e ki atė merak se si derri nė thark ėshtė, por mustaqe s’ka mė, ja preu policia
    -Ē’punė ka policia me mustaqet e popullit o Qiēo!?
    -Policia s’kish punė me mustaqet e tij, por mustaqet i hapėn punė policisė.
    -Si, po mė ēudit!?
    -Duke udhėtuar me Hondėn e tij, ju ēa fyelli i hundės pėr njė cigare. Tek ndizte cigaren e afroi aq shumė ēakmakun sa i muarėn flakė mustaqet. Se Meleqi kishte dhe njė dreq huq qė i lyente mustaqet me njė lloj sprajti pėr t’i ndriēuar qimja. Mirpo sprajti qė thua ti ka njė pėrqindje alkoli qė ia bėri gjėmėn. Policia qė u ndoth aty rastėsisht ia shoi mustaqet, njėrėn, se tjetra na kishte lėnė shėndetin. Mė nė fund tė shpėtuarėn ia preu, se nuk mund ta linte me njė. Humbiste ballanca dhe bashkė me tė edhe ajo qė ishte mė e ēmuar, burrėria. Ē’do t’i thoshin kalamajtė e lagjes kur tė kalonte rrugicave!? Ata se linin tė qetė kur i kishte tė dyja bashkat dhe do ta linin me njėckė. Mė duket se policia i futi dhe njė gjobė tė mirė, se i kishte mė tė gjata seē duhet dhe se ishin rrezik serioz pėr tė tjerėt. Siē u tha, policia ishte e mendimit se nėqoftėse ata nuk do tė ishin nė gatishmėri, Meleqi do tė ishte djegur i tėri, maē do tė ishte bėrė, e pas tij dhe Honda, duke rrezikuar dhe makinat e tjera dhe shtėpitė qė gjendeshin anės rrugės.
    -E hoqėm dhe Meleqin, -ofshau thellė Veledini, nga qė po i fironin njė nga njė mustaqellinjtė, duke vazhduar mė tej, -ke ndonjė emėr tjetėr qė se meriton tė jetė nė armatėn tonė.
    -Ah po!- zgjata kokėn dhe sytė nė listė m’i vranė dy emra qė qėndronin pėrballė njėri - tjetrit.
    -Kolin dhe Ēepen do t’i heqėsh dhe kėta se janė pa lesh nė kokė e nė faqe, janė qose ke dėgjuar qose ti? Ēuditem, me tė vėrtetė ēuditem se kush t’i ka dhėnė kėta emra xhanėm!? I njeh apo si njeh apo vajte atje ku shpallen listat e lejeve tė qendrimit dhe shkruajte tėrė meshkujt qė tė zuri syri. Se mos na ke futur ndonjė gjorgjan, ndonjė zezak apo kinez pėr ta bėrė shoqatėn sa mė internacionaliste, se me ē’di unė ka popuj tė tėrė si nė Irak, Turqi, Iran... qė zor se gjen burra pa mustaqe. Kinezin edhe mund ta pėrtypim se gjer dje e kishim vėlla.
    -Pse ē’mė bėre mua ti! Unė jam nacionalist i kulluar denbabaden. Pėr t’i marrė atje i mora ku the ti, i ke rėnė pikės nė tė, por vetėm nga shqipot zgjodha.
    -Ma jep pak listėn ta shohė njėherė me vėmėndje se nuk i dihet mos na ėshtė fshehur ndonjė.
    Veledini ma zgjati listėn dhe duke u mbėshtetur tek ca parmakė druri tė parkut ku ishim “parkuar”, ndiqte nė heshtje sytė e mi tek kullotnin lirshėm lart e poshtė nėpėr limeret e listės sė ēuditėshme qė kundėrmonte era mustaqe.
    -De tė ēaftė ujku! -gati klitha,-dhe gjyshen time ke futur kėtu o i paudhė! -e ke marrė pėr burrė.
    Veledini afroi kokėn pranė gishtit qė rrinte rėndė mbi emrin e gjyshes sime, duke lexuar me rrokje.
    -G-o-n-i H-a-r-a-p-i,- pastaj u tėrhoq pas duke mė thėnė,- tė dy si emri dhe mbiemri gjinia mashkullore janė, pyete njėherė gjyshen pėr siguri mos ka qėnė mashkull.
    S’prita i mora stilolapsin dhe i hoqa vizė emrin tė gjyshes, i bindur nė vetvete pėr atė “fakt” se ime gjyshe ishte me tė vėrtetė shumė mė herė burrė se ca “figura” nga lista e gjatė e Velos, nga ata qė nesėr do tė lindnin shoqatėn e burrave me mustaqe.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shkrim nga Bujar Muēaj


    Poetja e dashurisė sė pėrjetshme




    Si ta quajmė Ardita Jatrunė? Pėrherė e kam ngritur nė vetvete kėtė pyetje ngacmuese. Gjikulin e kemi quajtur poet tė detit ose njė Poseidon nė miniaturė, Kapuranin njė poet tė blertė, Qajėn poete moderne, Selimin tė dashuruarin e Vjosės, Bedri Hoxhėn dibranin qė kuvendon me malet e lugjet, Shallvarin poet tė antitezės…
    Ardita Jatru ėshtė njė poete e dashurisė sė pėrjetshme, pasi tema qendrore e poezive tė kėsaj poeteshe ėshtė pikėrisht dashuria. Ky emėrtim nuk do tė ishte aspak i tepėrt ku siē thamė, po tė kemi parasysh librat e saj poetikė dhe poezitė e tyre qė sjellin momentet e magjishme e magjepėsshme dashurore. Struktura e vargjeve tė Arditės nuk ėshtė e betontė, e rėndė, e prerė. Sado qė ajo pėrdor mė tepėr e me sukses vargun klasik ku duhet t‘u pėrmbahesh disa rregullave, lirshmėria zbret e ngjit shkallėt nga poezia nė poezi, me brishtėsinė e tyre karakterizuese. Ka shumė poete e poetė qė i kėndojnė dashurisė sido qė tė jetė ajo me embėlsinė, por edhe me vuajtjet e stėrvuajtjet, momentet trishtuese qė pėr momentin kanė dhe ato bukurinė e tyre sfilitėse, por Ardita ėshtė ca si mė ndryshe.
    "*Mė prit, thotė diku ajo, kur zog i natės nis kėngėn e vajit", e mė pas "…do ta rrėmbej buzėn me afsh pėrvėlues, aq sa hėna xheloze tė shuhet mbi to. Do tė ta kafshoj cepin e saj pėrgjėrues, nga puthjet, zjarre ndestė njė natė si kjo…."
    Bukur*! Ambjenti dashuror ėshtė zgjidhur me kujdes e nė kėtė shfaqje live s’mungon tė futet dhe kėnga e zogut tė natės me kėngė vaji nė antitezė me kėngėn pėrpėlitėse e epshendjellėse tė buzėve, apo dhe xhelozia e hėnės me kėtė rast poezia merr hapėsirė e largėsi planetare, e cila (hėna) nuk mund tė durojė, por tė vijė e tė shuhet nė to duke u bėrė ndimėse apo nxitėse nė atė lloj dashurie. E kush i dashuruar nuk e do ta ketė dėshmitare apo thjesht vėzhguese hėnėn lozanjare qoftė kjo e brishtė apo e plotė. Kėtu qėndron madhėshtia dhe bukuria e poezisė sė Jatrusė qė kėtė *"kaos ndėrplanetar*", ta zbresė e tė zėrė vend nė faqet e librit, ku netėt ka qejf t’i ketė tė pikturuara me ngjyrė tė hirtė, pėr tė ndjellė me vetėdashje njė farė melankolie ku si kontrast jepet ajo era dehėse e dashurisė. *"Lėrmė,- thotė nė njė poezi tjetėr autorja,-nėn zė, tė qaj nė krahun tėnd tė fortė, e lotėt me njė gjethe m’i fshih oh, pa merak. Nė humbshim ndonjėherė nga kjo e vogėl botė, nuk qemė veē lule vjeshte, harruar tek njė park. Ah dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanė njė bregu. Ti quajmė budallaēkė, sirena ime gjorė. E ē’dashka njė shpirt kur telat i janė prekur? Njė dridhje, ledhatim, mbėshtetje tek njė dorė..."
    Kėtu na del nė pah femra delikate nė krah tė njė burri qė ndihet mė e qetė, por jo e qetė nė raport me vitet qė ikin e me atė pėrkushtim dashurie qė nesėr si pa kuptuar do tė mbetet si relike stolave. Ajo kohė dashurie do tė duket tepėr e vogėl sa do tė matet edhe me njė stinė tė vetme apo me lulėzimin e vyshkjen e njė tufe me lule, ndaj koha duhet tė dijė tė punojė si pėr dashurinė ashtu dhe pėr atė qė e bėnė ujin tė hidhet pėrpjetė, se siē thotė njė fjalė me gomar topall e pa lekė nė xhep nuk shkohet nė Mekė pėr haxhillėk. Fjala budallaēkė pėr mendimin tim duhet tė ishte zėvėndėsuar me "e marrė". Shprehimisht tė bėhej "ti quam e marrė" mbase kjo fjalė do tė ishte mė e pranueshme e mė nė funksion tė poezisė duke lehtėsuar atė katėrvargėsh. Figurat letrare tė pėrdorura nga Ardita janė nė vendin e duhur dhe nė pėrgjithėsi nuk e ngarkojnė poezinė ndaj dhe ajo ėshtė mė e lehtė dhe e pėlqyeshme. Sado ėshtė poete e dashurisė Ardita nė poezitė e saj lulet kėto simbole tė vjetra qė nga kohė nėnės sė dashurisė e mėkatit njėkohėsisht, Evės, i ka si me pikatore dhe kjo ka arsyet e veta pasi dashurinė Ardita e sheh tė drejtpėrdrejtė, pa shumė ceromoni tė tepruara e xhinglamingla tė tjera, duke i besuar mė tepėr elementeve qiellorė tė largėt, ku mė preferuara janė hėna dhe yjet, ose ndoshta, ndoshta i pėrmbahet thėnies sė Alfred de Musse-sė" Tė dashurosh do tė thotė tė duash me trup e shpirt,".
    Njė kėngė e popullit mė vjen nė ndihmė nė kėtė rast:
    Lulet-o nuk i dua, lulet-o s’janė pėr mua, lulet -o jepja shoferit(tė taksisė), zemrėn-o mua tė mjerit.
    Kėshtu thotė dhėndėrushi ditėn e marjes sė nuses dhe se ka patur keq. Edhe poeti Maku Pone, miku im i vjetėr nė njė poezi bėnė njė aludim tė tillė midis njė vajze tė dashuruar dhe trendafilit, duke thėnė pak a shumė kėshtu, se para aromės sė saj s’ishte gjė as trendafili!

    Citojmė mė poshtė preferencat e saj nė raport me trupat qiellore e nė radhė tė parė hėna, qė e bėjnė poezinė e saj sa mė qiellore e tė veēantė duke na befasuar me metaforat e figurat e tjera tė fuqishme. Nė poezinė "Mė prit" thotė: "E qielli tė rėndohet me ngjyrėn e hirit", nė poezinė "Kur telat e shpirtit..."citojmė,"Njė copė qiell mbi supe tė ta derdh", "Nė rruginat e Vardarit","Mbėshtetu e ndiz me hėnėn njė cigare", nė "Sonte do tė fle me derė hapur", shkruan "Nga cili krahė i qiellit tė fle", tek "Trishtim", "Veē sytė e hirtė tė qiellit dua", nė "Kur fle njė engjėll", kemi vargjet mahnitse, "Dhe nga qarkore e buzėve do tė formohet njė gjysėm hėne", "Tek e ėmbėl", "Yjet do t’i shuaj gjoksit pastaj, ti fshihemi hėnės qė ka tė ngjarė sonte nga epshi ynė tė ēmendet" tek "Alter Ego" poezia titullmbajtėse, "Mbrėmė e qendisa qiellin me endrra", "Nė eshtė fat tė jetosh nė Greqi", "Kam dėgjuar se perėnditė ngjallen nėn hėnėn e plotė tė gushtit", tek "Hėnė kujtimesh" hėna dhe yjet pėrmenden nė tė katėr strofat e saj, tek "Kllapi", "Le tė qesh hėna me mua", nė "Lunestar","Nėse refrenin hėna mban diku me lajka", tek "Ndoshta njė ditė", "Njė hėnė nėn vetullėn e hirtė", "Na mblodhi me njė muzg tė zbardhur, nė ditėt e hirta", thotė nė poezinė me tė njėjtėn titull, "Kur dielli fle", tek "Psherėtimė muzgu", "Dhe dritė e hėnės mbi re tek kridhet" etj, etj. Etapa e emacipimit nė poezinė e Arditės duket gati e tejkaluar dhe asaj i pėlqen ajo jetė pa shumė telashe, ndonėse shqetėsohet herė herė si nė poezinė, "Ėshtė fat tė jetosh nė Greqi" ku autorja e ndėrron rolin e saj pak a shumė tė njė femre zonjė qė si rėndojnė hallet dhe frika e tė nesėrmes, nė njė vėzhguese tė rreptė tė asaj jete ku nxjerr krye njė lloj mizerje, mundi, e dėshpėrimi.
    Mos e quaj fat, mikja ime,
    Qė shtėpinė e kam afėr detit.
    Nė rrugėn Qėeen Olgas
    Qentė tė pėrmjerin nė derė.
    Punė dreqi tė pastrosh mbetjet e tyre ēdo ditė.

    Mė vjen tė shemb kangjellėn e hekurt,
    Gjysmė metėr e tepėrt nė ballkon.
    Por ndalohet me ligj, mikja ime
    Dhe ti e di fare mirė,
    Ligji tė thyen qafėn kėtu.

    Eh, nuk ėshtė vetėm fat tė jetosh pranė detit.
    Atje pranė Olimpit, ku rri ti, bėj kujdes!
    Kam dėgjuar se Perėnditė ngjallen
    Nėn Hėnėn e plotė tė Gushtit,
    Dhe mishin e huaj e ndjejnė sė tepėrmi...


    Nė poezinė "Pėr ty", e cila ėshtė e ndėrtuar e gjitha me dhjetė vargje dy e nga dy ku vetė dyvargėshat janė nė antitezė si i pari me tė dytin ashtu dhe vargu me vargun, duke na dhėnė ēaste e ndjesi poetike tė fuqishme, tė rralla e tepėr interesante.

    Pėr ty, njė putanė e padenjė nė haremin tėnd,
    Atėhere kur isha ende e virgjėr...

    Pėr ty , unė, njė fytyrė ėngjėlli i braktisur,
    Ku djalli nė udhėkryq mė kishte dhėnė udhė...

    Pra kėto ishin disa fjalė pėr Arditėn dhe poezinė e saj, qė ndonėse vetėm me dy vėllime poetike(Ardita ėshtė pėrfshirė nė disa antollogji) ėshtė dhe mbetet njė nga shtyllat kryesore ku mbėshtetet "Lidhja e Blertė" nė Selanik, ku krahas pjesės tjetėr tė kėtij "ansambli"nė rritje, tė pėrbėrė nga emra tė njohur do ta thotė edhe nė tė ardhmen fjalėn e saj bindėse nė lirikat dashurore tė atij stili tė veēant, qė janė dhe mbetetn ballsami mė i mirė pėr shpirtin e saj si poete, si nėnė e grua e dashuruar.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Bujar Muēaj

    Antollogjia e Belulėve


    Unė, i quajturi Belul Kaman Zylali, nipi mė i njohur i Zylal Belul Kamanit ish kantidat pėr tellall i fshatit nė kohė tė vjetra, atė mėngjez tė brymėt nėntori u ngrita i frymėzuar teje mase me endrrushka, dhe pa larė sytė shkova drejt e tek telefoni. Formova numrin qė duhej, ndėrkaq qė ime shoqe Hamideja qė nga krevati po mė lutej tė bėja kafetė. Gjatė kohės qė prisja pėrgjigjen e shokut ndėrmend mė erdhi njė kėngė e vjetėr tė cilėn e pėrshtata nė ēast.
    Dil pasha se jam pėr udhė, dil pasha
    Belul ti e Belul unė, dil pasha...
    Sa nisa dy vargjet e para numri i krahut tjetėr u bė i gjallė:
    -Ēmė deshe qė me natė o djall!
    -Lėre , lėre kam parė njė endėrr tė mirė, mjaltė do tė thosha.
    -Si mjaltė, s’po tė kuptoj.
    -Po ja si tė them m’u bė nė endėrr sikur ti Belul Jahuja, unė Belul Zylali e adashi tjetėr Belul Bakalli bėmė njė antollogji me rrėfenjėza, me thashetheme...
    -Mė tė lumtė dyfeku o trim i Xha Jahos, (me kėtė rast pėrdori mbiemrin qė zakonisht e pėrdorte kur i pėlqente ndonjė gjė) po kam thėnė unė qė ato rrėza vetėm mendje nxjerrin e ndonjė **** kėrriēi apo gomari njėherė nė dy shekuj.
    -Gomar, gomar, por ama nxjerrin gomar me gjithė samar, qė mbetet nė histori pėr gomarllėqet e tij qė njerėzia pėr dekada me radhė i marrin pėr receta...
    -Lėre, lėre,- ju ktheva sėrish bisedės unė Belul Zylali duke qeshur, -po tė mblidhemi, tė mblidhemi e tė bėjmė njė lajmėrim nė gazetė qė tė marrė vesh njerėzia, bile do thosha qė tė mblidhemi sot nga ora katėr ja kėtu nė folezėn time. Ti lajmėro dhe Belulė Bakallnė qė tė caktojmė detyrat e tė ndajmė portofolet qė sot.
    -Mirė, mirė qoftė e bėrė dhe mirupafshim- m’u pėrgjegj me dashamirėsi Jahua, duke mbyllur dhe telefonin, por qė mbyllja e atij sendi tė zi ktej e tutje, hapte njė rrugė mes dafinash, e majėmalesh deri diku tė pa arritėshme e tė lakmueshme pėr tė tjerėt.

    * * *

    -Unė them- e nisa bisedėn i pari unė si inisiator e si mikpritės, pasi e kisha tjerrė nė vetvete disa herė, - qė antologjia jonė tė jetė fener ndriēues kėtej dhe andej oqeanit, qė tė shkojė deri nė Amerikė, Australi, Kanada, ishujt Faroe, (kėtė tė fundit kot ja futa se as qė e di se nga bie) ta lexojnė lėkurėbardhė e lėkurėzezė e tė njohin shpirtin e madhėshtinė e Belulėve apo sėshtė kėshtu more shokė, se bėhemi ne veteranėt tre apo nė mos gabojė katėr Belulė, po kemi dhe nja shtatė apo tetė nėnbelulė qė janė bijtė tanė tė dhimsur, dhe nja pesėmbėdhjetė apo gjashtėmbėdhjetė mikrobelulė qė janė nipėrit e mbesat tona qė e qajnė me lotė penėn e qė ecin ballėlartė nė gjurmėt tona.
    E folura ime qėlloi tė ishte mbresėlėnėse dhe deshėn s’deshėn adashėt mė duartrokitėn paq. Hamideja qė nga guzhina kur dėgjoi duartrokitjet filloi ti binte me gjėmim tepsisė qė pėrdornim nė raste tė veēanta pėr petulla, byrekė e bakllava.
    Nėn ritmin e saj por tė mekur pasi ishte nė rėnie, Belo Jahuja tepėr i prekur u fut pa trokitur nė portat e hapura tė bisedės fillimisht prej meje:
    -E more Belula mė bėtė tė emocionohem dhe mua plaknė qė zvarrė po i hedh kėmbėt nė kėtė moshė. Se jam mė i vjetėr se ju apo jo, por jo mė trim e punėtor? Megjithatė pėr mbarė na vaftė gjithė ky mundim, mua gjetkė mė shpie virania mjallo, gjithė jetėn kam qėnė i tillė, i drejt, i rregullt ndaj me kėtė rast dua tė pėrgjigjem pėr pamjen e jashtme tė Belulėve. E kam fjalėn qė tė vishemi e tė ngjishemi bukur qė fotografitė qė do tė bėjmė pėr librin tė jenė tė klasit tė parė. Nuk them qė tė blejmė rroba tė Armanit apo tė llojit Versaēe, por tė vishemi pėr tė qėnė. Vėshtrimi tė jetė nga qielli pėr belulėt e mėdhenj dhe tė gjithė tė jenė tė paisur me syze xhami tė errta. Syrretet tė kenė a mė mirė tė themi tė kemi njė pamje mafjozi, tėrheqse pėr tė tjerėt, qė ato media qė merren me shtypjen e kartolinanave nesėr t’i marrin pėr tė tilla. Kur them syze them nga ato tė diellit e jo syze polumbarėsh apo minatorėsh. Me pėrjashtim tė Belulėve tė mėdhenj asnjė nėnbelul apo nėnbelule... nuk do tė ketė tė drejt tė mbajė kollare dhe nėse lipset qė tė mbahen mustaqe kėtė tė drejtė do ta kemi vetėm ne. Kėtė ta ngulitni mirė.
    Njė e trokitur nė derė na stepi tė gjithėve duke kryqėzuar shikimet me njėri tjetrin.
    -Kush tė jetė,- fola unė i pari me zėrin e dridhur.
    -Na kanė zbuluar-pasoi tepėr i shqetėsuar Jahuja, duke u futur poshtė tavolinės sė bashku me filxhanin e kafesė.
    -Po shkoj ta hap portėn, po ti dil nga vrima o i vrarė,- ju drejtua Bakalli, Jahusė, -
    -se nuk janė gjermanė e do tė ēojnė nė Mathauzen, - dhe si mė i vogli prej nesh dhe si mė i urdhėruari u ēua, ndėrsa Jahuja me mėdyshje po ngrihej pėr tė zėnė karriken e lėnė.
    -Qėnka Lulja!, - shprehu habinė Bakalli dhe i zgjati dorėn tė porsardhurės.
    E porsaardhura e skuqur nga tė ftohtit apo dhe nga ai lloj turpi qė nė raste tė tilla e ka ēdo kush, pasi pėrshėndeti deri tek dera u afrua duke na zgjatur dorėn dhe ne dy belulėve tė tjerė.
    -Ulu dhe ti Lule nė kėtė kuvend burrash meqė je dhe ti me dell poeti dhe meqė biem njė ēikė kushėrinj tė largėt dhe komshi jemi gjithashtu, tė konsiderojmė dhe ty si rrėzė beluliane, pastaj dhe emrin aty, aty e ke tė njėjtė me ne, ēbėri Lule e ēbėri Belule- dhe i shpjegova shkurtimisht pėrse ishim mbledhur.
    -Faleminderit qė mė pranuat dhe mua nė gjirin tuaj, por unė erdha pėr tjetėr punė, mė duhet njė lugė salcė-m’u pėrgjigj Lulja, duke vazhduar mė pas,-Hamideja s’qėnka kėtu!?
    -Nė guzhinė pėrgatitė mezetė, por para se tė ftojmė edhe ty nė kėtė valle,-vazhdova unė, -duam disa tė dhėna biografike nga ty.
    -Gati jam!
    -Sa trima ke kaluar nėpėr duar ti Lule!
    -Ēėshtė kjo pyetje provokuese kushėri,- m’u kthye Lulja, duke u ngritur nė kėmbė.
    -Ē’thashė unė...- sa trima ee trimaa de, trimaaa se tė bėsh njė libėr do tė thotė se ke bėrė njė trimėri.
    -Unė pandeha se mė the sa burra se ju burrat quheni dhe trima apo jo, dhe m’u duk si fyerje qė i bėhet personit tim!
    -Lėre, moj lanete, se ē’na pandehe ti, jemi koka tė mėdhaja na, desha tė thosha qė sa libra me tregime, poezi ke kaluar nėpėr duar, medemek ke shkruar.
    -Dy kam, tė tretin nė shėnjestėr- m’u pėrgjigj dhe e folura e saj kėsaj here mė ngjante mė tepėr me mjaullinėn e njė koteleje tė zbutur. Krenare pėr ēuarjen nė vend tė dinjitetit tė saj pasi lėshoi njė ofshamė kėnaqėsie Lulja u ul sėrish.
    -E meriton dhe ti njė vend nė Kolonėn e Artė tė Belulėve.
    Belul Bakalli qė gjatė gjithė kohės qė ne folėm bluante e bluante qetėsisht nė mullirin e mėndjes ligjėrimin e tij qė do tė ishte dhe vulėvėnės, pasi rrufiti deri nė fund llurbėn e kafesė sė zezė e bėrė pėr merak nga Hamideja, filloi me zė tė lart siē ia ka qejfi dhe vetė:
    -U tha me pompozitet qė bėhemi kaq e kaq belulė, kaq nėnėbelulė, e kaq e kaq mikrobelulė. Tani qė mos na shajė bota them tė futim nėpėr tė dhe ca popull tjetėr jobelulė, kllasė punėtore, sa tė na duhen qė mos t’i ngjajmė Belulit tė Qamil Buxhelit. U futim nga njė tregim apo vjershė tė thatė e vate kjo antollogji. Brenda antollogjisė them tė ketė tregime dhe poezi tė ēdo lloji pėrveē tė atyre qė vijnė erė seks. Larg seksit mė dėgjoni mua. Muderne le tė jenė, nga ato qė thonė shumė e nga ato qė s’thonė asgjė. Mė mirė tė jenė nga ato qė nuk thonė asgjė se bota i marrin pėr surrealiste, abstraksioniste... Humor satirė jo qė jo dhe jo, se tregon se nuk jemi seriozė. Sbėnė tė qeshim vend e pa vend. Serioziteti vlen njė barrė flori. Vetėm ne kokėmėdhenjtė do tė kemi nga pesė e mė shumė tregime, pėr tė tjerėt pas nesh tė filloi rrufeshėm zbritja, tre, dy, duke pėrfunduar tek njėshi e gjysma.
    - E thėnė dhe e bėrė!- ndėrhyra unė, Lulja dhe Belul Jahuja njėherėsh duke zgjatur duart mbi tavolinė pėr tė lidhur besėn e kupolės beluliane, ndėrkohė qė Hamideja po sillte mezetė e rakinė pėr ta “ēelnikosur” e rrėnjosur sa mė tepėr kėtė beslidhje belulėsh nė kapėrxyell tė vitit tė gjashtė tė shekullit 21.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Pershendetje !
    Ky shkrim,e me sakte "tregim humoristik " te cilin e kam lexuar me pare dhe tek Fieri.com. vertete me ka ngjallur mbrese te vecante !
    Bujari vertete ka 1-stil per tu admiruar ne boten e tij te shpirtit krijues !
    Eshte ndryshe nga ne poetet e vargjeve , ai vargjet i ka derdhur ne satire e humore te cilat per kedo jane ushqim e shpirt i dyte !

    Urimet e mia te metejshme ne boten tende te satires !
    Nga Bruna!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •