Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 134
  1. #41
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Citim Postuar m par nga sadedin_k Lexo Postimin
    Ju pershendes dhe ju uroj gjith te mirat per kete teme kaq te mrekullueshme.
    Jam 42 vjeqar dhe vuaj nga mbi pesha .Jam1.75m i gjat dhe kam peshuar 99.5kg.Kam provuar disa dijeta por nuk kam mundur ta ul peshen,ne fakt e kam ulur per 5-6kg por e kam rikthyer mbrenda muajit.Tani qe po te shkruaj pasi i lexova postimet qe i keni bere ju jam duke e aplikuar kete menyre te te ushqyerit. Kam kaluar dieten per largimin e acidit nga organizmi dhe qe nje muaj kam vazhduar me fazen e pare te tranzicionit.Kam rene ne peshe prej 99.5 ne 88kg .Ndihem shum me mire pasi kam pasur tension ,lodhje ,slepa ne sy,ngjyra e gjuhes e bardh ,djegesim pas urinimit jo gjat urinimit,lirim gazrash etj,por ende ekam gjuhen e bardh meqenese kam arritur tja eleminoj per 50%.
    Faleminderit
    Per gjatesine 1.75 pesha ideale eshte 65 kg por edhe 68-70 do ishte nje peshe e mire. ndersa 99.5 do te thote qe ju keni qene 35 kg mbi peshe qe do te thote se veshkat tuaja do te perballojne pra filtrojne shume here me shume se kapaciteti i tyre. Kjo do te thote se organizmi per te mbajtur ne ekuilber 35 kg me shume nga normalja i duhet nje sforcim i madh dhe kur nuk vendos dot ekuilibrin ato papasterti ngelin ne organizem dhe japin problemet qe thoni ju.
    Me behet qefi qe keni rene ne peshe dhe jeni me mire por po bini pak si shpejt 10kg ne muaj, dhe mund te keni probleme me veshken nese jeni mbi 50 vjec .5-6 kg e para jane uji i tepert dhe hikin shum shpejt brenda disa ditesh ndersa kg e tjera jane tesut qe merert nga nje organ qe quhet organo- adiposo ku depozitohet ushqimi i tepert.
    Vazhdoni te ndryshoni por me ngadale dhe mos u ktheni me mbrapa.
    Kur te arrini peshen tuaj ideale qe do jete nga 65-70kg nuk mund te bini me shume edhe sikur te doni eshte e veshtire sepse ai eshte ekuilibri i arritur.
    Shendet por jo me 100kg.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime

    Je dobesuar shume !

    Je dobesuar shume !

    Degjohet shpesh te thuhet kjo fjale kur shohin dike disi pak te dobet, sidomos kur ky individ ka qene me pare i shendoshe. Dhe menjeher pas saj vjen fjala tjeter.
    Mos je gje semure ?
    Dhe thuaj njeri e thuaj tjetri ai fillon te dyshoje se mos me te vertet eshte semure, se mos tani qe ushqehet ndryshe nga te tjeret do ta gjeje ndonje hata dhe do mare veten me qafe. Kjo ndodh edhe brenda shtepise nga familjaret, gje qe e ben te mendoje dhe te dyshoje per shendetin e tij.
    Pastaj ai pergjigjet
    Por jo more jam shum mire, biles jam me mire tani se me pare kur isha si bullafiq.
    Po mor po ja pret tjetri shife pak veten ke ngel dy gish prapanice, pa bark fare, faqet te jane thare ..... e pastaj iken ne rrugen e punen e tij.

    Kush eshte e verteta ne kete rast.

    E verteta eshte se te gjith njerzit biles edhe doktoret quajne te shendosh nje individ qe eshte pak mbi peshe, pra qe ka prapanice,bark, faqe te mbushura dhe pak te kuqe, gushen e varur paksa, dhe shpatullat e mbushura.

    Ky imazh eshte nje imazh i gabuar per tu krahasuar me njeriun e shendosh ky imazh eshte imazhi i nje njeriu qe ka filluar te semuret , nga nje semundje e ngadalte por qe trasformon cdo gje brenda organizmit ne anan negative te kuptimit.

    Edhe te gjitha vlerat e analizave jane percaktuar duke marre per baze kete individ.

    Ndersa nje individ qe ushqehet ne menyre tjeter pra fruta,perime zarzavate, ka vlera te tjera ne gjakun e tij qe zakonisht jane me te ulta se tipi tjeter por kjo nuk do te thote qe ky eshte i semure por tjetri.
    Une per shembull e kam glicemin 60 gjithmon edhe kur agjinoj mund te levize me nje ose dy lart o posht. Normalja sipas tabeles se vlerave duhet te jete 70 e siper.
    Ruazat e bardha i kam te pakta dhe nen vlere por edhe kjo nuk do te thote qe nuk kam imunitet perkundrazi kjo do te thote qe organizmi im eshte aq i paster sa qe i mjaftojne keto pak ruaza te bardha per tu mbrojtur e po te vazhdoj lista eshte e gjate.

    Pra perfundimisht dua tju them qe mos degjoni daullet e ara neper rruge por degjoni brenda trupit tuaj, dhe nese nuk keni asnje shqetsim perkundrazi jeni permirsuar vazhdoni ne rugen tuaj, shum shpejt ata qe i bien ketyre daulleve do kthehen prap tek ju e do ju pyesin .
    Me thuaj pak te keqen vellai, si ja bere ti qe re ne peshe dhe nuk ke me probleme se une kam ca dhimbje ketej e ca andej qe me lane pa gjum gjith naten, e cohem ne mengjes me sy daulle e faqet te fryra si petull.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    13-06-2009
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pershendetje
    Fleminderit per pergjegje dhe keshilla. Ju kerkoj falje se ndoshta po behem i tepert po ja qe me mungon pervoja per kete lloj diete dhe me duhet ndihma juaj.I lodhur me dieta te ndryshme dhe pa sukses rastesisht nje dite nga mesi i muajit prill 2009 ne google shenova ''si te ushqehemi'' dhe hasa ne postimet qe ju i keni bere.Qe prej asaj dite nuk jam ndalur se lexuari deri sa i perfundova dhe menjeher fillova me dieten per ekuilibrimin e acidit ne organizem dhe pas 15 ditesh fazen e pare te tranzicionit. Por me brengos fakti se nuk mund ti gjej te gjitha ushqimet,sepse nuk egzistojn ne tregun ku un jetoj.
    Mund te gjejrej mishrave -mish pule ,qengji, keci, peshku prodhime deti jo.
    Prej perimeve ; domaten ,specin ,trangullin,lakren ,karroten, qepen hudhren, preshin sallaten e gjelbert magdanoz etj.ndersa ato qe behen me avull-spinaqin,bizelen,rrepushin ekuq,kungulleshkat,fasulen,patel gjanin,pataten ,lule lakren,brokoli,celer,rrepen.
    Prej pemeve;mollen ,dardhen,,kumbellen ,bananen,portokallin.limonin,kivin,pjeshken,ananas ,arren,kikirikun,mandarinen,dredhezen,qershin,vish nje.
    Prej qumshtit;qumesht dhie dhe prodhimet.
    Embeltues e perdori mjaltin.
    Orizin e perdor ate superfino.Vezet a duhet pregatitur apo te pa pregatitura .
    Krypen e himalajeve ende nuk e kam siguruar pasi nuk gjendet ne tregun ku un jetoj.
    Buken e perdor ate te miellit integral te thekur dhe buk mistri qe i gatuaj ne shtepi.
    Ujin e kam perdorur ate te qezmes pasi nuk kam gjetur uj natyral te burimit me perberje te ulet te mineraleve ,tani e kam siguruar.
    Pijet;vere dhe birre prodhim vendor.
    Farerat te gjitha perveq atyre 12 llojeve qe quhen si super ushqime.
    Qajra shum lloje.Tani po ju pyes a mund ta vazhdoj dieten me keto ushqime dhe ju lutem qe te ma beni nje meny javore prej ketyre ushqimeve sikurse te ajo dieta per ekulibrimin e acidit nga organizmi sepse qe ne mengjez po kam problem nuk po di me qka me startue zakonisht po perdor qumesht dhie me mjalt.
    Te uroj shendet.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    I lodhur me dieta te ndryshme dhe pa sukses rastesisht nje dite nga mesi i muajit prill 2009 ne google shenova ''si te ushqehemi'' dhe hasa ne postimet qe ju i keni bere.
    Paske qen me fat qe ke klikuar pikerisht ketu, sepse kjo teme eshte kopjuar nga shume forume shqiptare qe gjenden ne internet, dhe e paraqesin si te tyren, por per mua nuk ka asnje rendesi kjo. Cdo njeri dhe forum tregon seriozitetin e tij kur kopjon dhe nuk ve adresen se nga eshte marre.
    Por me brengos fakti se nuk mund ti gjej te gjitha ushqimet,sepse nuk egzistojn ne tregun ku un jetoj.
    Kjo eshte shum e vertet edhe une kam patur kete problem ne fillim. kjo ndodh sepse e gjith jeta e njeriut eshte lidhur me nje strukture tjeter ushqimi qe behet reklam cdo dite. Megjithse ketu ne perendim kane filluar
    te hapen markata vetem me ushqime natyrale.

    Tani po ju pyes a mund ta vazhdoj dieten me keto ushqime dhe ju lutem qe te ma beni nje meny javore prej ketyre ushqimeve sikurse te ajo dieta per ekulibrimin e acidit nga organizmi sepse qe ne mengjez po kam problem nuk po di me qka me startue zakonisht po perdor qumesht dhie me mjalt.
    Qumshti dhe mjalti jane te ndryshem qumshti ka proteina dhe treten ne stomak, kurse mjalti karbohidrat dhe tretet ne goje . Keshte qe kur shkon ne stomak mjalti do prese sa te tretet proteina equmshtit , keshtu qe fillon te fermentoje dhe te krijoj gaz dhe fryrje barku.

    Po ju jap disa koncepte kryesore pastaj vendosni vet.
    1-Nese nje individ kur cohet ne mengjes ka uri dhe i grrijne zorret, ose me keq akoma ka dhimbje ne stomak, duhet te marri proteina Shtazore apo vegetale kjo mvaret ne cfar faze te dietes eshte.
    Kjo do te thote se ky individ ka ende shum acid ne organizem dhe po te haje fruta, biskota qumesht,mjalt,perime zarzavate.... nuk i bejne mire sepse shtojne me shume aciditetin, duke krijuar dhimbje.
    Duke marre proteina ben qe ai acid qe ka ne stomak te veproje mbi tretjen e proteinave, prandaj tek dieta e acidit ne trup ne megjes thuhet qe te marre mish pule ose mish proshut sepse supozohet qe ka shum acid ne organizem.
    Me e mira eshte qe keto proteina te jene vegetale. kerkoi ne google dhe gjej ato qe ka ne dyqanet tuaja.

    Nese individi nuk ka uri ne mengjes,kercitje zorresh,apo dhimbje stomaku, mund ta shtyje per me vone mengjesin zakonisht ketyre ju vjen per te ngrene nga ora 8-9. Dhe meqense organizmi ne kete ore eshte ende ne fazen e pastrimit perfundimtar do ishte mire te hante nje frut qe edhe pastron edhe ushqen si psh pjeshka,pjepri,dardha, por jo te gjithe ne mengjes mund ti hane keto prandaj per te tjeret do rekomandoja proteina si psh avogado,fara luledielli te qeruara, fara pishe,ullinj, ndersa per ata qe nuk e kane lene ende mishin, mund te hane nje kofshe pule, ose 100 gr proshut .

    Ne dreke gjithmon 20 min perpara nje pjat sallat, dhe me pas proteina shtazore ose vegetale sipas deshires dhe perparimit me dieten.

    Proteinat nuk shoqerohen me buke.

    Ki parasysh qe
    1- karbohidratet treten ne goje.
    2-Proteinat ne stomak.
    3.Cellulosa ne intestino.

    Prandaj gjeja me e mire eshte qe ti marresh vec e vec ne orare te ndryshme.

    Frutat gjithmon ose 1 ore para ose 2 ore pas ushqimit.
    Ndersa ai qe arrin ne fazen e fundit ska problem orari dhe ushqimi se ha me shum vetem fruta.

    Ne darke eshte mir te hash ushqim alkalin, dhe pa alkol.
    Per ushqimet alkaline konsulto tabelen ne postimet e merparshme.
    Nese ne darke merrni ushqim qe jep acid duhet ta shoqeroni me kripra minerale.

    E di qe asaj teme i mungojne recetat e gatimit por per momentin nuk kam kohe, mbase ndonje dit mund ti shkruaj edhe ato.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    15-02-2008
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Dardajan, jam 54 vje dhe 10 vitet e fundit u shendosha shume rreth 83 kg. Kam bere shume dieta me rezultat te perkohshem. Pasi lexova postimet tuaja kam rene ne peshe rreth 13 kg dhe jam tani 70 kg me nje gjatesi 1.68 cm. Gjate nje viti thjesht kam ulur ushqimin yndyrnat, sheqerin dhe ha me shume fruta e perime. Por futem pak ne siklet kur me thone se mos je semure qe je dobesuar kaq shume? U frikesova dhe bera te gjitha analizat e gjakut te cilat me dolen me mire se nje e re. Ndjehem shume mire dhe ajo qe me kenaq pa mase eshte se ha me pak dhe nuk kam uri. Me pare haja shume dhe kisha nje uri te papare, fenomen qe ju i keni sqaruar ne postimet tuaja. Nuk i kam zbatuar me perpikmeri fazat qe ju rekomandoni por jam bindur ne radhe te pare ne tru duke ulur ndjeshem brumrat. Ju falemderoj shume pasi fale jush ndjehem shume e lehte dhe harrova tju them se shkoj e vi ne pune ne kembe, pra kam shtuar edhe levizjet pasi jam punonjese administrate dhe nuk leviz shume gjate dites. Ju falenderoj dhe nje here qe per here ta pare jam dobesuar gjate nje viti gradualisht dhe me sa duket do ta mbaj kete peshe pasi do jave e kontrolloj ate. Vjollca

  6. #46
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Citim Postuar m par nga v.bimo Lexo Postimin
    Dardajan, jam 54 vje dhe 10 vitet e fundit u shendosha shume rreth 83 kg. Kam bere shume dieta me rezultat te perkohshem. Pasi lexova postimet tuaja kam rene ne peshe rreth 13 kg dhe jam tani 70 kg me nje gjatesi 1.68 cm. Gjate nje viti thjesht kam ulur ushqimin yndyrnat, sheqerin dhe ha me shume fruta e perime. Por futem pak ne siklet kur me thone se mos je semure qe je dobesuar kaq shume? U frikesova dhe bera te gjitha analizat e gjakut te cilat me dolen me mire se nje e re. Ndjehem shume mire dhe ajo qe me kenaq pa mase eshte se ha me pak dhe nuk kam uri. Me pare haja shume dhe kisha nje uri te papare, fenomen qe ju i keni sqaruar ne postimet tuaja. Nuk i kam zbatuar me perpikmeri fazat qe ju rekomandoni por jam bindur ne radhe te pare ne tru duke ulur ndjeshem brumrat. Ju falemderoj shume pasi fale jush ndjehem shume e lehte dhe harrova tju them se shkoj e vi ne pune ne kembe, pra kam shtuar edhe levizjet pasi jam punonjese administrate dhe nuk leviz shume gjate dites. Ju falenderoj dhe nje here qe per here ta pare jam dobesuar gjate nje viti gradualisht dhe me sa duket do ta mbaj kete peshe pasi do jave e kontrolloj ate. Vjollca

    Me behet shum qefi kur lexoj se postimet e mia ne kete teme kane ndihmuar dike qe mund te jete mijra KM larg nga mua . E di qe ka dhe shum te tjere qe po i zbatojne keto keshilla dhe kane rezultate shum te mira.
    Ky ka qene dhe do jete qellimi i kesaj teme , sepse ne kete bote ku informazioni leviz me nje shpejtesi te madhe dhe me nje sasi akoma me te madhe njeriu nuk di me se kush eshte e verteta ne gjith kete informazion.
    Dhe une mund te them qe kam lexuar e studiuar shum prej tyre gati te gjitha derisa arrita te kem nje ide te qarte per kete problem duke sheruar veten te afermit dhe tani edhe njerez qe nuk i njoh e qe jane shum larg nga mua.
    Por futem pak ne siklet kur me thone se mos je semure qe je dobesuar kaq shume?
    Po e perseris prap qe njerzit jane mesuar te shohin njeri tjetrin me bark te goja me qafen e trash, dhe kofshet qe grisin pantallonat nga ferkimi, duke ju then me pas. Sa i shendetshem qe eshte filani ?
    Por ne te vertet ajo eshte nje semundje qe duket dhe tregon vete , por injoranca ne kete fushe i ben njerzit qe te flasin dhe ti clasifikojne njerzit e shendoshe si te shendetshem dhe te dobtit si te semure.

    Ju jeni e gjate 1,68 dhe pesha juaj ideale per nje funksionim normal te organizmit do ishte 60kg por edhe nese je 2kg posht ose lart skagje.
    Mos degjoni shum llafet e njerzve shum e bejne edhe nga xhelozia sidomos grate, dhe sidomos ato qe jane te shendosha dhe nuk dobesohen dot.
    Ju uroj shendet, dhe flm.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    13-06-2009
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pershendetje

    Falemindreit per te gjitha.Pas tre muaj me kete menyr te te ushqyerit dhe me konsultimet qe bera me ju e kam kuptuar ne esenc kete lloj diete d.m. th fazen e pare te tranzicionit,mirpo gjat kesaj periudhe gabimin qe kam bere ishte se ne kriza urie kam perdor ushqim jo adekuat si p.sh peme ,perime qe me benin te ndihem edhe me keq.
    Nuk kam ndonje pytje personale por kam nevoj per ndihem per nje qun te lagjes te cilit analizat e fundit tregojn qe ka pagjaksi.Quni esht rreth moshes 14 vjeqare dhe pagjaksia i paraqitet nje her ne vit.Gjuhen e ka ne gjendje te mjerushme e gjitha e qame.
    Mjeku ja ka dhene kete terapi:hekur ,vitaminat B dhe C vitamin.
    Pasi babai i qunit brengosej e pash te arsyshme qe te kerkoj ndihme nga ju.
    Me shpres se do ta ndihmoni qunin.
    Gjith te mirat.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Nuk kam ndonje pytje personale por kam nevoj per ndihem per nje qun te lagjes te cilit analizat e fundit tregojn qe ka pagjaksi.Quni esht rreth moshes 14 vjeqare dhe pagjaksia i paraqitet nje her ne vit.
    Ky informacion eshte shum pak per te gjykuar, prandaj me kontakto ne privat per me shum informacion qe nuk mund ta japesh ketu, edhe pse mund te jete jasht teme.


    Gjuhen e ka ne gjendje te mjerushme e gjitha e qame.
    Gjuha e are sidomos anash tregon probleme melcie.



    Mjeku ja ka dhene kete terapi:hekur ,vitaminat B dhe C vitamin.
    Per anemite e gjakut mund te kete shum shkaqe, njeri psh me lehti dhe i thjeshti mund te jete se djali eshte i ri dhe ne rritje e siper keshtu qe prceset e lindjes dhe rritjes se qelizave te reja te trupit kerkojne me shum minerale qe mbase ai nuk i merr me ushqim ose i merr por nuk i asimilon dot per probleme intestinale.
    Ai mund te kete problem ne stomak dhe nuk prodhon dot nje protein qe trsposton hekurin nga intestino ne qeliza.
    Ai mund te kete edhe ndonje problem gjaku etj...etj...
    Keshtu qe edhe une po ju jap keshillen time ne vija te pergjithshme duke patur parasysh ato qe thash me lart, qe nuk eshte e thene qe ti kete femija eshte vetem nje supozim.

    Hekuri ne forme te paster si mineral qe jepet ne farmaci nuk eshte i asimilueshem plotesisht vetem nje 2-3% e tij asimilohet pjesa tjeter qe ngelet eshte e demshme kur qendron ne organizem prandaj kujdes kur merret hekur.

    Per mendimin tim dhe sipas studimeve te mia duhet dhene pak me shume baker se sa hekur sepse bakri e ben hekurin te asimilohet me mire.
    Keshtu qe mendoj se duhet te marre shum pak hekur dhe shum pak baker, gjithashtu duhet te marre edhe cobalt,dhe nichel, por keto ne formen natyrale.
    Ndersa per vitaminat do ti keshilloja shum vit B12 te shoqeruara edhe me vitamiat e tjera te grupit B zakonisht ato jane te bashkuara te gjitha ne nje kokerr ose leng dhe ketu quhet B-total,plus. . Gjithashtu duhet te marre edhe vitaminen C qe ja kane pershkruar me lart, kete mund ta marre edhe me dosa te medha se nuk i ben gje.

    Per ushqimet qe kane me shum hekur dhe vit B do bej nje postim tjeter.

    Sherime qunit

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Antarsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,204
    Faleminderit
    77
    73 falenderime n 58 postime
    Citim Postuar m par nga sadedin_k Lexo Postimin
    Pershendetje

    Falemindreit per te gjitha.Pas tre muaj me kete menyr te te ushqyerit dhe me konsultimet qe bera me ju e kam kuptuar ne esenc kete lloj diete d.m. th fazen e pare te tranzicionit,mirpo gjat kesaj periudhe gabimin qe kam bere ishte se ne kriza urie kam perdor ushqim jo adekuat si p.sh peme ,perime qe me benin te ndihem edhe me keq.
    Nuk kam ndonje pytje personale por kam nevoj per ndihem per nje qun te lagjes te cilit analizat e fundit tregojn qe ka pagjaksi.Quni esht rreth moshes 14 vjeqare dhe pagjaksia i paraqitet nje her ne vit.Gjuhen e ka ne gjendje te mjerushme e gjitha e qame. Mjeku ja ka dhene kete terapi:hekur ,vitaminat B dhe C vitamin.
    Pasi babai i qunit brengosej e pash te arsyshme qe te kerkoj ndihme nga ju.
    Me shpres se do ta ndihmoni qunin.
    Gjith te mirat.
    pyeta dike qe merret me keto probleme, dhe me tha qe duhet dozuar vitamine B12 dhe acid folik dhe ajo eshte shume e sigurt se behet fjala per anemia BIERMER, gjen me shume ne internet per kete lloj anemie.
    Nuk duhet marre asedhe nje lloj tjeter forme forme vitamine vecse vitamine B12 me gjelpera ne mullaqe, 1 gjelpere cdo dite per dhjete dite e pastaj cdo muaj por pe kohe te gjate , kete nuk di te ta percaktoj.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime

    Agjinimi,ushqimi,organizmi yne.

    Kjo eshte per ata qe agjinojne ne muajin e Ramazanit.

    Agjinimi njifet si praktike kurimi apo pastrimi qe ne kohet e lashta biles ne disa religione si ai mysliman eshte vendosur si ligj i brendshem i besimtareve qe te agjinojne 1 muaj ne vit.
    Por edhe ne religionin katolik ne fillimet e tija ka patur nje praktike te tille por shum me te lehte si psh agjinimi nje dite ne jave , diten e premte gje qe eshte shuar me kalimin e kohes dhe eshte shnderuar ne nje ushqim me te lehte per diten e premte, keshtu qe sot e kesaj dite ne restorantet dhe shtepite Katolike diten e premte gjen vetem peshk dhe asnje lloj mishi tjeter.
    Pra sic shihet, me kalimin e kohes dhe te menyres se jeteses ka ndryshuar edhe menyra agjinimit qe shpesh eshte edhe e demshme per vete organizmin.
    Kjo ndodh nga deshira dhe kushti i besimitareve per te qene antare te denje te atij religjioni dhe injoranca e tyre ushqimore, dhe organizative e organizmit.
    Shpesh shum prej tyre kane dhimbje koke, marje mendsh, dhe te vjella ose diare, kane keputje te pergjithshme dhe dhimbje ne organe te vecanta si veshka melcia dhe stomaku.
    Te gjitha keto vijne sepse nuk respektojne kushtet e agjinimit sipas nevojave te organizmit, dhe ushqimit te gabuar.
    Agjinimi eshte doktori me i mire i organizmit tone, dhe sa me shpesh te behet aq me mire do ti beje organizmit.
    Por kur ai kryhet ne menyre te gabuar demton organizmin tone dhe faji nuk eshte i agjinimit por i injorances tone.

    Dhe tani pas kesaj hyrje te shkurter le te shpjegojme disa rregulla apo ligje te organizmit qe veprojne pa dallim feje tek te gjithe njerzit, dhe menyren e perballimit te agjinimit.

    Per te filluar nje agjinim organizmi duhet te pregatitet disa dite ose jave perpara duke ulur sasine e ushqimeve te ngrena , dhe duke shtuar cilesine e tyre.
    Gjeja me e mire do ishte te behej dieta per equilibrimin e aciditetit ne trup.
    Pastaj te blihen disa ushqime cilesore me permbajtje te considerueshme te kriperave, mineraleve e vitaminave, pra duhet te dihet se kush eshte ushqimi me i mire gjate agjinimit, ne menyre qe ta ndihmojme organizmin e jo ta lodhim e shkaterrojme.

    Mengjesi
    Gjate nates stomaku ka grumbulluar leng gastrik per tretjen e ushqimit dhe pastrimin e stomakut , keshtu qe cdo mengjes ne stomak do keni leng gastrik me perqindje te larte acidi. Kjo gje ben qe kur coheni ne kembe ai leng te grumbullohet ne fund te stomakut, per te kaluar me pas ne intestino, kjo gje ben qe ju te provoni gerryerje ne stomak dhe intestino, duke ju krijuar ndjesine e urise. Prandaj dhe filloni te hani, por cfar ? duhet ngrene. Duhet ngrene vetem proteina me mire vegetale. sepse ne stomak treten vetem proteinat te cilat bllokojne menjeher gerryerjen duke u shperbere e duke na dhene elemetet e saj te domosdoshem.
    Nuk duhet ngrene kurre fruta,uje i zier, sheqerna, biskota, mjalt apo embelsira te tjera, sepse ne nje ambient acid sic eshte ai i stomakut ne mengjes ato fermentohen shum shpejt duke krijuar gazra, qe dalin ne forme gropsime, ose nga jashteqitja.Keto gazra nese nuk dalin dot krijojne fryrje te stomakut dhe vonojne tretjen sepse stomaku nuk e shtyp dot ushqimin kur ka brenda gaz, keshtu qe ne fillim do eliminoje gazin pastaj te beje tretjen dhe copetimin e plote te ushqimit. Mir eshte qe pas ushqimit te proteinave te merret nje dose me OMEGA 3 te cilen mund ta pregatitesh qe ne darke duke marre nje luge gjelle me fara liri dhe ti hedhesh ne nje gote uje pastaj ta lesh gjith naten dhe ujin ta pish ne mengjes, e me von haj edhe farat e zbutura.

    Dreka
    Ne dreke ditet e para te gjithe kane shum veshtiresi, ato jane psikollogjike, dhe fisiologjike.
    Jane psikollogjike sepse nuk do kryesh nje veprim qe e kryen per vite te tera,dhe eshte kthyer ne refleks psikollogjik
    Jane fisiologjike sepse organizmi eshte kushtezuar nga ky orar dhe ka krijuar refleks organik, ose me sakt ne oren e drekes organizmi ka prodhuar lengun gastrik dhe e ka hedhur ne stomak, por meqense ushqimi nuk arrin qe te vere ne pune kete acid ai vepron mbi muret e stomakut, duke na bere qe te ndjejme dhimbje te lehta, ose te forta per ata qe jane me ulcer ose gastrit.
    Dhe meqense ju nuk mund te hani ushqim ne kete orar organizmi do leshoje nje leng tjeter per te ulur aciditetin ne stomak , ky leng eshte bikarbonat dhe e neutralizon acidin menjeher, por nese keni probleme me pankreasin ose melcine ky leng mund te mos beje dot mire efektin e tij. Prandaj gjeja me mire do ishte qe ne ate moment te pinit 1-2 gote uje ditet e para, pastaj ne ditet ne vazhdim ky refleks fillon te zbehet dhe lengu gastrit nuk prodhohet me ne kete ore pa prezencen e ushqimit.

    Darka

    Ne darke te gjithe i futen ushqimeve si ujqer te uritur, dhe me mendimin se na mungojne shum proteina vitamina,minerale etj... fillojne te hane nga te gjitha llojet dhe me shumice, kjo gje sjell nje rendese te madhe te organizmit te stomakut dhe gjith organeve, sepse deri tani organizmi kish krijuar nje refleks tjeter dhe ka prodhuar gjithnje shum pak leng gastrik per tretjen e ushqimit. Dhe ndryshimi i menjehershem i ketij rregulli e gjen te pa pregatitur keshtu qe ditet e para ka veshtiresi ne tretjen e ushqimeve derisa te regulloje sasine e lengut gastrik qe duhet per tretjen e ushqimit te darkes.
    Ne darke nuk eshte mire te merren te gjitha llojet e ushqime ne te njejten kohe sepse bllokojne tretjen e njeri tjetrit dhe si rrjedhim ky proces do zgjasi shum dhe do tju marri shum energji duke ju bere qe te flini apo ti mbyllni syte duke qene ende siper pjates.
    Mir eshte qe te fillohet me disa fruta te bera te embla me permbajtje sheqeri sepse organizmi ka nevoje per energji, dhe vetem pas rreth 1 ore mund te hani ushqimet e tjera.
    Ne darke nuk eshte mire te hash brumra, mishra,dhe yndyrna, sepse prodhojne shum acid i cili i shtohet atij te grumbulluar gjate dites, duke detyruar organizmin qe per hollimin dhe eliminimin e tij te marre kriprat nga vet organizmi si kockat, dhembet, qelizat.
    Kjo situate krijon dhimbje ne forme raumatizme ne kyce, gjunje, dhe nyje te tjera ku ka kartilagine.
    Prandaj eshte mire qe edhe ne darke te merren proteina vegetale dhe gjithmon shum perime dhe zarzavate te bera me avull dhe shum pak vaj.


    Rregulla te tjera

    Duhet te dini se kur ne nuk fusim ushqim ne stomak per me shum se 12 ore rrjesht ne organizmin tone fillon nje proces tjeter, qe quhet AUTOLISI , qe do te thote se meqense ti nuk po me jep ushqim une po marr nga rezervat e dhjamit dhe magazinat e tjera qe ndodhen ne organizm ushqimin qe me nevojitet.
    Ky proces kerkon energji nga trupi yne keshtu qe ne kete moment do ndieni nje keputje te pergjithshme dhe gjeja e mire eshte qe pushoni ne shtrat derisa procesi te ket mbaruar dhe te keni fituar energjite. Nese jeni ne pune gjate ketij procesi do jeni shum me i lodhur dhe do demtoni organizmin tuaj sepse do ta detyroni te sforcohet shume per te bere te dyja punet me pak energji.
    Prandaj keshilla ime per ata qe punojne eshte qe pas kesaj ore te mos punojne me.
    Tek individ te ndryshem ky moment mund te vije me para , apo me pas se 12 ore.

    Dhjamrat fillojne e treten pikerisht pas 12 oresh pa ushqim.
    Sa me keq te hani ne darke aq me keq do flini dhe aq me shum acidra do keni ne mengjes.
    Koka dhemb dhe merren mend sepse ne qarkullimin e gjakut kane hyre dhjamrat e tretura nepermjet autolisit , dhe ilacet apo helmet qe keni marre gjate vitit.
    Diarrea vjen nga perzierja e shum lloj ushqimeve qe merrni ne darke.
    Te vjellat vijne sepse organizmi nuk mund ta trese dot ate ushqim per mungese energjie, dhe lengut gastrik sepse kane ndryshuar reflekset, pra oraret. Keshtu qe sistemi nervor qendror e shikon te arsyeshme ta nxjerre jashte me mir se sa ta mbaje brenda pa e tretur.
    Mos hani me zor nga frika se ju mungojne ushqimet, organizmi yne po te jeni ushqyer mire ka rezerva te mjaftushme per te perballuar nje agjinim 12-18 ore.
    Autolisi eshte doktori yne me i mire, dhe arrin te futet atje ku nuk futet asnje doktor tjeter.

    Pregatitur nga dardajan (Beni)

  11. #51
    gone Maska e INFINITY
    Antarsuar
    08-11-2007
    Postime
    4,077
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    dardajan, ju vete hani produkte mishi apo jeni vegjetarian? Cfare mendimi keni per vegans?

    Flm

  12. #52
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Citim Postuar m par nga INFINITY Lexo Postimin
    dardajan, ju vete hani produkte mishi apo jeni vegjetarian? Cfare mendimi keni per vegans?

    Flm
    Une kam 2 vjet qe nuk ha mish, brum,sheqer dhe nenproduktet e tij, nuk ha asnje lloj prodhimi qe del nga fabrikat ushqimore, edhe kur keto jane prodhime veganesh apo vegetarianesh.
    Por eshte shum e rendesishme te dish pastaj se cfar duhet ngrene dhe si.
    Une nuk jam vegan as vegjetarian, sepse anoj me shume nga frutat dhe mund te quhem 80% Frutarian dhe 20% vegan ne dimer, kurse ne vere perfitoj nga frutat dhe arrij me shum se 90% Frutarian. Pa patur asnje lloj problemi, percundrazi.

    Per veganet kam mendimin se eshte nje faze e mire per te arritur tek frutarianet.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    26-10-2006
    Postime
    1,007
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Tju bej nje pytje dardajan.

    Ti tha qe pas 12 oreve organizmi fillon ushqehet nga rezervat (vjami). Pershembull, per ti shkrir 3 kilogram vjam, sa dit duhet te mos haj njeriu.

    Mund te ju duket pytje budallalleku mirpo me te vertet me intereson.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcn e nj populli

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Antarsuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pershendetje Dardajan, respekt per temen e hapur.
    A me lejohet te te pyes miqesisht ku i bazon njohurite dhe keshillat qe jep ?

    Personalisht dua te shendoshem edhe nja 10 kile dhe qe te mos prish trupin kam menduar ta shoqeroj me palester dhe not (vrapin e bej edhe aktualisht). Thone qe ka nje si lloj diete per kete rast ... tip te hash sa me shume karbohidrate dhe mish pule ???? Pra makarona, buke dhe mish pule ?? Ndoshta edhe ndonje antar tjeter Forumi ka eksperience ne kete pike ..

    Me fal injorancen ne kete pike dhe faleminderit paraprakisht per keshillen.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Citim Postuar m par nga KokeKatrori Lexo Postimin
    Pershendetje Dardajan, respekt per temen e hapur.
    A me lejohet te te pyes miqesisht ku i bazon njohurite dhe keshillat qe jep ?

    Personalisht dua te shendoshem edhe nja 10 kile dhe qe te mos prish trupin kam menduar ta shoqeroj me palester dhe not (vrapin e bej edhe aktualisht). Thone qe ka nje si lloj diete per kete rast ... tip te hash sa me shume karbohidrate dhe mish pule ???? Pra makarona, buke dhe mish pule ?? Ndoshta edhe ndonje antar tjeter Forumi ka eksperience ne kete pike ..

    Me fal injorancen ne kete pike dhe faleminderit paraprakisht per keshillen.

    Citim Postuar m par nga dardajan Lexo Postimin
    Ne kete teme mund te beni pyetje te ndryshme mbi temen Si te ushqehemi , por do tju pergjigjem vetem atyre qe kane lexuar temen dhe nuk e kane kuptuar mire ate sepse jo gjithnje mendimi arrin te shprehet dhe te percillet tek tjetri aq thjesht.
    Ky eshte postimi im i pare ne hapje te kesaj teme dhe mesa kuptoj nga leximi i postimit tuaj ju nuk e keni lexuar temen si te ushqehemi?? qe ndodhet ketu
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80701

    Aty ke te shpjeguar gjithcka mbi pyetjet qe ke bere , mundohu ta lexosh dhe do kuptosh , une nuk mund te harxhoj kohen time per tju pergjigjur cdo individi personalisht, e ti shpjegoj perseri gjerat qe kam shpjeguar njeherre. Aty ke edhe referencat qe kerkon. Nese nuk te mjaftojne mund te besh edhe vete kerkim ne internet per tu bindur apo jo per vertetesine e postimeve.

    Pershendetje

  16. #56
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Antarsuar
    25-08-2003
    Postime
    958
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Goxha info...Dardajan ke be nje pune fantastike.Kjo teme duhet lexu nje here ne jave ne forme terapie,per te kujtu ku jemi e ku shkojme ,me shendetin do thoja.Pershendetje.....
    Wild and crazy can't be lazy

  17. #57
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Kaktusi ...Kam degjuar qe nje nga shkaktaret e autizmit jane edhe vaksinat per shkak se ne trup nepermjet tyre futet shume acid. A eshte e vertete dhe nese po 'duhet bere me ushqimin e tyre?
    Kete mesazh e kam per Dardanin qe ka trajtuar aq mire temen si te ushqehemi.
    Po eshte shum e vertet dhe kohet e fundit eshte vertetuar edhe shkencerisht. Per kete problem ka shum libra qe te japin informacion te bollshem. E vetmja gje qe duhet bere te mos vaksinoemi por te rrisim imunitetin, duke u ushqyer sipas ligjeve natyrore qe komandojne organizmin tone, dhe ambientin qe na rrethon.

    Te ktheva pergjigje ketu sepse kete teme e kam hapur per diskutime mbi temen si te ushqehemi.

  18. #58
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    23-12-2007
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Dardajan urime per punen qe ke bere dhe suksese ne shkolle nuk ti kam lexuar shkrimet e tua me pare dhe per ket arsye pata vene Dariusin ne vendin e pare po tani e shoh qe je ti njeshi,dhe librin qe do botosh do jem i pari qe do e ble .
    Kisha nje pyetje ne lidhje me zorren e trashe ,ne fillim e cek po nuk flet per pastrimin e saj ne vecanti qe cdo kush mund ta beje ne shtepi se ne Shqiperi spara ka klinika te tilla si ne Gjermani,mbase ka sepse un jetoj ne USA dhe nuk e di ,mund te na japesh ndonje andres n.q.se ekziston,gjyshja ime ka probleme me daljen jasht , del njehere ne 3-4 dit dhe del bark si i themi ne ose (diarre) pra jo normal dhe ka kriza kronike ne bark ndonjehere i ngrihet edhe tensioni,cmund te me thuash per ndonje ilac qe tja dergoj un nga ketu apo kure qe ta beje ne Shqiperi ? Sepse i ka bere analizat dhe i kane dhene vetem ilace per tensionin cmund te me rekomandosh ne qofte se mundesh duke pare edhe moshen 67 .

  19. #59
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime n 10 postime
    Kisha nje pyetje ne lidhje me zorren e trashe ,ne fillim e cek po nuk flet per pastrimin e saj ne vecanti qe cdo kush mund ta beje ne shtepi se ne Shqiperi spara ka klinika te tilla si ne Gjermani,mbase ka sepse un jetoj ne USA dhe nuk e di ,mund te na japesh ndonje andres n.q.se ekziston,gjyshja ime ka probleme me daljen jasht , del njehere ne 3-4 dit dhe del bark si i themi ne ose (diarre) pra jo normal dhe ka kriza kronike ne bark ndonjehere i ngrihet edhe tensioni,cmund te me thuash per ndonje ilac qe tja dergoj un nga ketu apo kure qe ta beje ne Shqiperi ? Sepse i ka bere analizat dhe i kane dhene vetem ilace per tensionin cmund te me rekomandosh ne qofte se mundesh duke pare edhe moshen 67 .
    Ne Shqiperi nuk merret askush me zorren e trashe ose me pastrimin e saj te pakten me aq sa di une.
    Sa mir do ishte qe tu bente me nje ilac qe do i coje ti por ja qe nuk eshte aq i thjeshte, problemet intestinale dhe pastrimi jane te nderlikuar sepse duhet zevendesuar flora intestinale qe iken me pastrimin, pastaj per moshen qe ka do kete edhe probleme te tjera, keshte qe nuk mund te jap dot asnje rekomandim se do ndihem fajtor po ti ndodhe gje.
    Une mund tju them qe ushqimi nga momenti qe hyn ne goje deri ne momentin qe del zgjat nga 8 deri 12 ore.
    Sa me shum qendron ne organizem ky ushqim aq me shum dem ben.

    Une di disa metoda per pastrim por ato nuk behen keshtu sikur ben nje gjelper , por duhen klinika apo ambiente me mjetet e duhura.
    Prandaj me vjen keq qe ste ndihmoj dot.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    23-12-2007
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Njera eshte Hidrokolon terapia, qe e ke cituar me lart po ndonje tjeter mund te me thuash dhe cila eshte me e mira mbase do ta dergoj ne nje vend fqinj per ti bere keto.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Diskutime mbi konkursin "Fotografia me e bukur 2008"
    Nga BvizioN n forumin Konkursi Fotografik
    Prgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 03:32
  2. Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 21:21
  3. Diskutime mbi letrsin...
    Nga Brari n forumin Enciklopedia letrare
    Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 11:14
  4. Dy poezi te Nolit dhe diskutime
    Nga Ani n forumin Enciklopedia letrare
    Prgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 00:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •