Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Bashkia dhe Banka Popullore: “1 Qytetar - 1 Pemë”

    Bashkia e Tiranës, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe shtimit të hapësirave të gjelbra në kryeqytet, prezantoi nismën “1 Qytetar - 1 Pemë”, në bashkëpunim me Bankën Popullore, pjesë e grupit ndërkombëtar Société Générale, e cila aderoi në këtë nismë duke i dhuruar Bashkisë 170 pemë për 170 punonjësit e saj në Tiranë.


    Duke prezantuar këtë nismë, Kryebashkiaku Edi Rama u shpreh se: “Kjo është dallëndyshja e parë e programit “1 Qytetar-1 Pemë” dhe këtë dallëndyshe e sjell “Société Générale”, e cila i dhuron qytetit 170 pemë për 170 punonjësit e saj. Ky është një program i cili synon që t’u japë të gjitha sipërmarrjeve të qytetit tonë, mundësinë për të bërë të njëjtën gjë dhe njëkohësisht përmes sipërmarrjeve të qytetit tonë të rrisë në mënyrë të ndjeshme përmasën e gjelbër të qytetit dhe vetëdijen se sa më i gjelbër të jetë qyteti ynë, aq më e shëndetshme është e ardhmja e fëmijëve tanë”


    Ndërkohë, i njëjti aktivitet në bashkëpunim me bashki të tjera po kryhet edhe në 29 qytete të tjera ku është e pranishme Banka Popullore me degët e saj, nën moton “1 Punonjës-1 Pemë”. Ky kontribut direkt dhe domethënës në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në Tiranë dhe është pjesë e strategjisë së Përgjegjësisë Sociale të Grupit Société Générale.


    23.02.2008

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tashti e ka sirane shoki edver ...

    po doka me société générale ...

    me banka popullora ...

    ni qytetar = ni peme

    edveri dashka me i rrujte te gjithe ...

    salimandra ne njeren ane, edveri ne tjetren ...

    ç'e ka gjet at milet ...

  3. #3
    Ah ce ka gjet ate milet. Do tu mbjelle peme ky. Te dalin kte protestojne te gjithe "Nuk duam peme"

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  5. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •