Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Si të regjistroheni në Forumin Shqiptar!

    Përmbajtja e temës!
    1. Çfarë është llogaria ime, pseudonimi dhe fjalëkalimi?
    2. Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?
    3. Çfarë kushtesh duhet të plotësoj për krijimin/regjistrimin e saj?
    4. Lexoni rregulloren e Forumit Shqiptar!
    5. Si mund të regjistrohem/krijoj një llogari në Forumin Shqiptar?
    6. Si të plotësoni forumularin e regjistrimit?
    7. Gabimet e mëposhtme u shfaqën gjatë regjistrimit tuaj!
    8. Aktivizoni anëtarësinë tek Forumi Shqiptar!
    9. Lidhja nuk është funskionale, si të veproj?
    10. Nuk më ka ardhur asnjë mesazh në postën elektronike.
    11. Si të veproj, sepse llogaria ime nuk është aktivizuar ende?


    Lexoni më poshtë për të qënë sa më të qartë mbi llogarinë në Forumin Shqiptar!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ClaY_MorE për postimin:

    me ndihmoni (05-02-2016)

  3. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Çfarë është llogaria ime?

    Llogaria përbëhet nga një emër/pseudonim i cili mbrohet me fjalëkalim personal. Mund të futeni me llogarinë tuaj nga të gjithë ato kompjutera që janë të lidhur me internet.


    Çfarë është pseudonimi/emri?

    Emri i regjistrimit është emri ose pseudonimi që JU keni zgjedhur të identifikoheni apo shkruani në forum. Emrin tuaj nuk mund ta përdorë një vizitor i dytë, pasi ta keni regjistruar atë. Një emër mund të regjistrohet vetëm një herë, në këtë mënyrë JU do të jeni përgjegjës për postimet që shkruani në forum.

    Sugjerojmë të zgjidhni një emër të shkurtër, pse jo në shqip i cili mund t'ju përfaqësojë JU denjësisht në forum!


    Çfarë është fjalëkalimi?

    Fjalëkalimi është një fjalë sekrete. Detyra e tij është të mbrojë llogarinë tuaj nga njerëzit e tjerë, pra vetëm ju dhe vetëm ata persona që janë në dijeni të fjalëkalimit tuaj mund të futen me llogarinë tuaj. Fjalëkalimi mund të përmbajë gërma dhe numra. Shembull: Albasoul2008 ose asd321.

    Gjithashtu, duhet të kini parasysh që fjalekalimi është i ndjeshëm përsa i përket gërmave nëse ato janë mëdha apo të vogla: Fjalëkalimi Shqiptar nuk është i njëjtë me shqiptar apo SHQIPTAR. Ka të bëje shumë fakti se cilat gërma janë të mëdha dhe cilat janë të vogla.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ClaY_MorE për postimin:

    me ndihmoni (05-02-2016)

  5. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?

    Regjistrimi nuk është i detyrueshëm dhe ju si vizitor keni të drejtë të lexoni pa asnjë problem Forumin Shqiptar!
    Regjistrohuni dhe komunikoni me shqiptarë anëmbanë botës, duke mos përjashtuar shërbimet që do ju mundësohen si anëtar/e i/e regjistruar:

    1. Të postosh tema të reja.
    2. Të përdorësh sistemin e kërkimit.
    3. Tu përgjigjesh temave që janë hapur nga anëtarët e tjerë.
    4. Të shkëmbesh mesazhe private me anëtarët e forumit.
    5. Të krijoni një listë miqsh në forum me anëtarë që më parë nuk i njihnit.
    6. Shumë shërbime të tjera që do të shtohen në të ardhmen.


    Kushtet që duhet të plotësoni për krijimin/regjistrimin e saj?

    Të regjistrohesh në forum është tepër e thjeshtë dhe pa shpenzime. Është i detyrueshëm aktivizimi i llogarisë nëpërmjet postës elektronike, ndaj edhe kushti i vetëm është se ju duhet një adrese e saktë elektronike. Adresa mund të përdoret vetëm njëherë, pra ju nuk mund të regjistroni 2 llogari të ndryshme më të njëjtën adresë elektronike. Zgjidhni një pseudonim/emër që nuk gjendet në forum dhe një fjalëkalimin tuaj personal.

    Vini re: Regjistrimi nuk do të përfundoj me sukses nëse ju nuk keni vendosur një adresë elektronike të vlefshme.

  6. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Rregullorja e Forumit Shqiptar!

    Para se të regjistroheni ju rekomandojmë të lexoni rregulloren e Forumit Shqiptar.

    Shtypni këtu: Rregullorja e Forumit Shqiptar!

    Si edhe misionin e këtij forumi: Misioni i Forumit Shqiptar!

  7. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si mund të regjistrohem?

    Shtypni Regjistrohu që ndodhet në krye të forumit, në krahun e majtë.

    Forumi do ju ridrejtojë në një faqe tjetër ku do njiheni me rregulloren e tij. Kërkojmë nga JU si vizitor që para se të bëni fakt të kryer pranimin dhe respektimin e rregullores së tij, të lexoni një përmbledhje të rregullores së forumit. Lexoni rregulloren dhe do të krijoni një ide sa më të qartë mbi mënyrën sesi funksionon Forumi Shqiptar!

    Pasi të keni lexuar rregulloren dhe pranoni ta respektoni atë, duhet të vendosni shenjën 'v' tek kutia 'I lexova dhe pranoj të respektoj rregullat e Forumit Shqiptar' dhe shtypni butonin Regjistrohu për të vazhduar regjistrimin.


    Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhet e mëposhtme!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të plotësoni forumularin e regjistrimit?

    Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të përfunduar me sukses regjistrimin.

    1 - Zgjedhja e emrit
    Zgjidhni emrin me të cilin JU dëshironi të njiheni në forum. Sugjerojmë të zgjidhni një emër të shkurtër, pse jo në shqip i cili mund t'ju përfaqësojë JU denjësisht në forum!

    2 - Zgjedhja e fjalëkalimit
    Shkruani fjalëkalimin që keni menduar të përdorni. Fjalëkalimi duhet të përmbajë +6 (6 ose më shumë) karaktere dhe të jetë i njëjtë tek të dyja kutitë.

    1 - Vendosja e adresës së postës elektronike (e-mail)
    Shkruani adresën tuaj të postës elektronike (e-mail). Mos harroni që adresa duhet të jetë e vlefshme dhe ashtu si fjalëkalimi edhe adresa duhet të jetë e njëjtë tek të dyja kutitë.

    4 - Të verifikoni imazhin
    Në këtë kuti JU duhet të verifikoni imazhin i cili shfaqet në krahun e djathtë, shkruani karakteret ashtu siç shfaqen tek imazhi.


    Sqarim: Kërkohet të shkruani nga dy herë si fjalëkalimin edhe adresën e postës elektronike për të shmangur ndonjë problem që mund të krijohet nga ngatërrimi i karaktereve.


    Për më tepër shikoni imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    5 - Emri i referuesit/es
    Në qoftë se dëshironi që anëtarit/es që ju ka rekomanduar të regjistroheni në këtë forum ti shtohen kreditet, shkruani emrin e tij/saj tek kutia bosh. Nëse nuk jeni rekomanduar nga ndonjë anëtar/e i forumit, thjesht lëreni kutinë bosh.

    6 - Zgjedhja e orës lokale
    Forumi ju lejon të zgjidhni përdorimin e orës lokale në forum, në këtë mënyrë edhe postimet do të renditen dhe shfaqen sipas orës lokale. Zgjidhni një nga zonat në të cilën jetoni/punoni.

    7 - Korrigjuesi i orës lokale
    Ju mund të aktivizoni ose jo korrigjuesin e orës lokale, zgjidhni një nga tre mundësitë:

    • Zbulo automatikisht orën lokale.
    • Gjithmonë përdorni orën lokale.
    • Mos përdorni orën lokale.

    8 - Lejo stafin e forumit t'iu dërgojë mesazh elektronik (e-mail)
    Keni të drejtë të zgjidhni të "shqetësoheni" ose jo nga stafi i forumit. Ky opsion do të lejojë administratorët të kontaktojnë me ju për të rejat më të fundit që ndodhin në forum, etj. Rekomandohet të jetë e aktivizuar!

    9 - Lejo anëtarët t'iu dërgojnë mesazh elektronik (e-mail)
    Ky opsion lejon anëtarët e forumit të dërgojnë ose jo mesazhe tek adresa juaj e postës elektronike. Zgjedhja është në dorën tuaj!

    10 - Anëtarësohu në Forumin Shqiptar!
    Formulari u plotësua me sukses, ju duhet vetëm të shtypni butonin Përfundo regjistrimin dhe mirë se erdhët në Forumin Shqiptar!


    Numri 11, shërben për të pastruar kutitë e formularit dhe ri-vendosur përsëri të dhënat!


    Shikoni imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ndodh që gjatë regjistrimit të krijohen probleme apo parregullsi në plotësimin e formularit. Më poshtë keni të renditura të gjitha problemet/parregullsitë që mund të shfaqen gjatë regjistrimit tuaj në forum. Lexoni pyetjen si edhe përgjigjen sesi duhet të veproni.


    Gabimet e mëposhtme u shfaqën gjatë regjistrimit tuaj!


    Keni lënë disa prej zonave të kërkuara bosh.
    Kontrolloni edhe njëherë nëse keni harruar ndonjë fushë të formularëve pa mbushur.

    Kompletoni zonat e kërkuara "emri".
    Keni harruar të shkruani një emër. Shkruani një emër për të vazhduar regjistrimin.

    Ky emër është në përdorim nga dikush tjetër ose nuk përputhet më kërkesat e vendosura nga administratori. Nëse ju jeni ClaY_MorE dhe keni harruar fjalëkalimin, klikoni këtu.
    Emri me të cilin JU kërkoni të regjistroheni është i zënë nga dikush tjetër. Zgjidhni një emër tjetër.

    Kompletoni zonat e kërkuara "adresa e postës elektronike (e-mail)".
    JU nuk keni shkruajtur një adresë, duhet të shkruani patjetër adresën e postës elektronike (e-mail).

    Adresat që ju keni shkruar nuk janë të njëjta.
    Sigurohuni që 2 adresat që JU keni shkruar janë të njëjta.

    Emri i referuesit/es është i gabuar.
    Nuk ekziston një anëtar/e i/e tillë, ndaj edhe emri i referuesit/es është i gabuar. Ri-shkruani edhe njëherë emrin ose lëreni kutinë bosh, zgjedhja është në dorën tuaj.

    Teksti që keni vendosur nuk korrespondon me imazhin e shfaqur.
    Imazhi në të djathtë nuk korrespondon me tekstin që JU keni shkruar. Nëse nuk jeni në gjendje të kuptoni imazhin, shtypni tek Ndrysho imazhin për të kërkuar një imazh tjetër sa më të qartë.


    Pasi të korrigjoni gabimet shtypni përsëri tek butoni Përfundo regjistrimin, të përfundoni regjistrimin tuaj.

  11. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Aktivizoni anëtarësinë tek Forumi Shqiptar!

    Bashkë me mesazhin e mirëseardhjes në forum ju është dërguar edhe kodi i konfirmimit të regjistrimit. Ju duhet të kompletoni regjistrimin tuaj në forum duke shtypur lidhjen që ju është dërguar tek adresa e postës elektronike (e-mail), mjafton të shtypni tek lidhja e udhëzuar në mesazh për të konfirmuar vlefshmërinë e regjistrimit numri 1.


    Lidhja nuk është funskionale, si të veproj?

    Nëse lidhja nuk është funksionale ju duhet të shkoni tek kjo faqe: Aktivizoni llogarinë tuaj numri 2 dhe të vendosni emrin tuaj të anëtarësimit si edhe kodin e aktivizimit numri 3.


    Pasi të keni kompletuar regjistrimin në njërën nga mënyrat e treguara më sipër, Ju duhet të prisni derisa administratorët të aktivizojnë llogarinë tuaj. Ju do të lajmëroheni me një mesazh tek adresa që keni vendosur gjatë regjistrimit, për aktivizimin e llogarisë suaj nga ana e administratorëve.

    Vini re: Nëse konfirmimi i vlefshmërisë së regjistrimit nuk bëhet brenda 1 jave, llogaria e pa konfirmuar fshihet automatikisht nga forumi.


    Shikoni imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk më ka ardhur asnjë mesazh në postën elektronike.

    Nëse në adresën tuaj të postës elektronike nuk ka ardhur asnjë mesazh nga Forumi Shqiptar, kërkoni kodin e konfirmimit nga sistemi i forumit duke shtypur këtu: Kodi i konfirmimit me email.

    Vini re: Para se të kërkoni një kod të ri konfirmimi, shkoni tek adresa juaj e postës elektronike dhe kontrolloni dosjet e saj (përfshirë këtu edhe dosjet ku renditen mesazhet e cilësuara si reklama/spam nga filtrat e serverit, dosjet: Junk, Posta indesiderata, etj.).

  13. #11
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të veproj, sepse llogaria ime nuk është aktivizuar ende?

    Nëse llogaria juaj nuk aktivizohet nga ana e administratorëve, kontaktoni me to duke dërguar një mesazh në postën e tyre elektronike: webmaster@forumishqiptar.com ose duke përdorur formularin Kontaktoni me ne në fund të forumit, jepni të dhënat e llogarisë suaj dhe të jini të durueshëm në kthimin e një përgjigje nga ana e administratorëve.

  14. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Mirë se vini në Forumin Shqiptar, ju urojmë diskutime të këndshme me anëtarët e forumit.

    Sinqerisht, Stafi i Forumit!

  15. #13
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Shum qart, kjo vlen per te gjith. Te falenderoj Clay More!
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  16. #14
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Nuk desha te hap tem te re po dua te shfrytzoj rastin te pyes se si te hap tema me sondazh apo si te hedh ne votim dicka me shpjego me foto te lutem?

  17. #15
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nëse ke ndonjë pyetje drejtohu tek:

    Pyetje - përgjigje
    Këtu do të gjeni përgjigjet e pyetjeve dhe shqetësimeve që ne kemi hasur me shpesh nga vizitorët. Nëse jeni kureshtarë ose keni një pyetje lexoni këtë forum para se të na bëni pyetjen, pasi mund të gjeni nje përgjigje. (Ky forum shërben vetëm për të lexuar përgjigjet e pyetjeve tuaja)

    Ku do të marrësh shpjegimet e duhura.

    Gjithsesi lexo këtë temë: Si të krijojmë një sondazh?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  18. #16

    Për: Si të regjistroheni në Forumin Shqiptar!


  19. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Si të regjistroheni në Forumin Shqiptar!


Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •