Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Antiberishizmi sot është bërë licencë e çmendurisë dhe e marrëzisë në politikën !!!

    Antiberishizmi sot është bërë licencë e çmendurisë dhe e marrëzisë në politikën

    dhe shoqërinë civile në Shqipëri.



    Deri më sot kishin dëgjuar në politikë për G-8, ose e shumta G-17. Por G-99 nuk kishte bërë askush në botë deri në sot, para se Erion Veliaj të bënte lëvizjen G-99.Erion Veliaj duket se krenohet që është i pari në botë që i ka shkuar mendja për këtë gjë. Por e vërteta është se idenë e Erionit sigurisht që e kanë pasur dhe shumë të tjerë në botë, por nuk e kanë zbatuar se kanë ditur diçka më tepër se Erioni, kanë ditur se G-99 është shkalla e fundit e sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të çrregullimeve të sistemit nervor, nga G-0 në G-99. Për këtë gjë mjaft të shikosh website të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (http://www.who.int/classifications/a...g90.htm+).Nëse cilitdo njeriu në botë që ka disa njohuri nga mjekësia i përmend fjalën G-99, atij do t’ i shkojë mendja menjëherë tek shkalla më e lartë e sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore. Dhe nëse pastaj do të dëgjojë se G-99 është edhe një lëvizje politike qytetare në Shqipëri, vetëm do të qeshë me ironi, siç qeshnin diplomatët perëndimorë me ato që shkruante ambasadori i Zullulandit, Denizullu-Serpe, në satirën e Faik Konicës “Një ambasadë e zulluve në Paris”, të parën dhe të vetmen e të ashtuquajturave katër përralla nga Zullulandi, që Konica planifikoi të shkruante për të satirizuar gafat e elitës së Shqipërisë së viteve njëzet. Duket se personazhi i Denizullu-Serpe gjallon edhe sot në shoqërinë shqiptare tek njerëz që e mbajnë veten si pjesë e elitës së saj, siç është Erion Veliaj. Sipas sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore G-1 është meningjiti. Kjo i shkon mirë Erion Veliajt si G-1 në Lëvizjen G-99, se Erion Veliaj erdhi në Shqipëri si “virus meningjiti” intelektual i kultivuar në laboratorë të dyshimta ndërkombëtare të inxhinieringut shoqëror. G-12 është: çrregullimi i neuroneve motorrike. G-20 është sëmundja e Parkinsonit. G-30 është sëmundja neurodegjenerative e Alzheimerit. G-31 është degjenerimi i sistemit nervor nga përdorimi i alkoolit. G-40 është epilepsia. G-47 janë çrregullimet e gjumit, ku G-47.4 është Narcolepsia. G-60 janë neuropatitë dhe idiopatitë e trashëguara. G-62 janë polineuropatitë e shkaktuara nga alkooli. Një njeri si Erion Veliaj që është marrë me projekte humanitare ndërkombëtare, deri edhe si këshilltar i qeverisë së Ruandës, supozohet që t’ i dijë këto gjëra. Kështu që të lind e drejta të thuash që ose Erion Veliaj nuk ka qenë serioz në angazhimet e veta humanitare në botë, ose sëmundjet psikike janë një vlerë në lëvizjen e re politike të Veliajt. Radhitja e pjesëmarrësve të në listën e G-99 të Erion Veliajt, mund të krijojë asosacione të çuditshme me nga korrespondimi i personave të caktuar me shkallën përkatëse të klasifikimit të sëmundjeve psikike. Kështu personat në listën e G-99 të Erion Veliajt, sipas radhës që janë në listë, mund të quhen edhe G-1, G21, G-81, G98, G-99, duke bërë asosacion me një shkallë të klasifikimit të çrregullimeve të sistemit nervor. Kështu, nëse Andrea Stefani do të jetë i nëntëdhjeti në listë, ai mund të quhet G-90. Por në sistemin e klasifikimit të sëmundjeve psikike, G-90 është: neuropati idiopatike periferike. Nuk dua të them se Andrea Stefani i shfaq simptomat e kësaj sëmundjeje psikike, por të them të drejtën sa herë ta shikoj duke folur mendja ime automatikisht do të bëjë asosacionin mes numrit të Andrea Stefanit në listën e G-99 dhe shkallës korresponduese në sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të çrregullimeve të sistemit nervor. Nëse Mustafa Nano bie fjala do të jetë i nëntëdhjetë e shtati në G-99 të Erion Veliajt, atëherë ai mund të quhet G-97. Por në sistemin e klasifikimit të sëmundjeve psikike G-97 është: çrregullime të sistemit nervor të paklasifikuara diku tjetër. Edhe për Mustafa Nanon nuk dua të bëj aluzione, por asosacioni është një proces psikik i njohur dhe psikika ime nuk mund t’ u shmanget proceseve që na tregon shkenca e psikologjisë. Nëse Skënder Minxhozi, bie fjala, do të jetë i nëntëdhjetëetreti në G-99 të Erion Veliajt, atëherë Minxhozi mund të quhet G-93. Por në sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve psikike, G-93 është: çrregullime truri të papërcaktuara. Edhe për Minxhozin nuk dua të aludoj, por… asosacioni. Aq më tepër kur Skënder Minxhozi është formuar intelektualisht në një mjedis intelektual të çuditshëm, se babai i tij Ymer Minxhozi, në kohën e komunizmit ka qenë autor i librave lavdërues për Tibetin dhe Kamboxhian. Me t’ u shpallur zyrtarisht lista e emrave të G-99 të Erion Veliajt, unë do të botoj për çdo “G” të Erion Veliajt nga G-1 tek G-99, korresponduesin e stij në sistemin ndërkombëtar G-1-99 të klasifikimit të sëmundjeve të sistemit nervor. Besoj se do të dalë një gjë shumë interesante. Pastaj do të monitoroj sjelljen e “G”-ve të Erion Veliajt për të parë nëse ai ia ka qëlluar mirë që të krijojë një simetri mes “G”-ve të tij dhe “G”-ve të sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore. Pastaj do të sugjeroj ndryshimet që duhen bërë në renditjen e emrave në G-99 të Erion Veliajt, në mënyrë që të përshtatet me sistemin ndërkombëtar të sëmundjeve nervore. Derisa Erion Veliaj u bë i pari njeri në botë që krijoi një lëvizje qytetare dhe politike, të emërtuar sipas shkallës më të lartë të sistemit ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore, atëherë ai nuk duhet të habitet që lëvizja e tij trajtohet në terma klinike. Fakti që Erion Veliaj me G-99 do të mbështesë Edi Ramën, është shumë domethënës. G-99 e Erion Veliajt e meriton Edi Ramën dhe Edi Rama e meriton G-99. Edi Rama mund të quhet Zotëria Multi-G, se ai shfaq simptoma të jo pak çrregullimeve nervore të paraqitura në sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore. G-99 e Erion Veliajt dhe vetë karriera politike e Edi Ramës janë simptomë e e së keqes së shoqërisë shqiptare sot. Shoqëria shqiptare sot është si një trup sistemi nervor i së cilës, duke ëprfshirë trurin, pra elita e kësaj shoqërie, është përfshirë nga çrregullime të rënda, të cilat i simbolizojnë Rama dhe Veliaj. Ndërsa ekzistenca e Berishës në politikë, një problem më vete ky, është bërë praktikisht alibia që çmenduria të fitojë legjitimitet në elitën politike dhe të shoqërisë civile. Antiberishizmi sot është bërë licencë e çmendurisë dhe e marrëzisë në politikën dhe shoqërinë civile në Shqipëri. Nuk dihet nëse Erion Veliaj, kur të fillojë të veprojë lëvizja e tij, do të ndjekë shembullin e Edi Ramës, duke shkuar nëpër spitale. Por nëse do ta bëjë këtë gjë, atëherë të jetë i sigurt se do të pritet me shumë interes nga të sëmurët nervorë, të cilët tashmë nga halli njohin diçka nga mjekësia, dhe i dinë “G”-të e tyre, në sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore. Këta do ta shohin G-99 si lëvizjen politike të tyre dhe do t’ ia japin votën me siguri. Në rast se do të ketë takime të tilla, do të ishte interesant ballafaqimi i “G”-ve të ndryshme të G-99 politike, si Erion Veliaj, Andrea Stefani, Mustafa Nano, Skënder Minxhozi etj., me pacientët të cilët u korrespondon “G”-ja përkatëse në klasifikimin ndërkombëtar të sëmundjeve nervore. Erion Veliajt i del më mirë që të analizohen veprimet e tij në terma klinike, se kështu shfajësohet për disa nga gjërat që ka thënë kur foli për lëvizjen e tij G-99 para pak kohësh në “Top Story” të Sokol Ballës, në Top Channel. Atje Erion Veliaj tha se një nga gjërat që synon të arrijë lëviyja e tij është që në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri të votojnë emigrantët në vendet ku janë. Por kjo do të thotë që t’ i krijosh mundësi Greqisë që të nxjerrë me votat e emigrantëve shqiptarë në Greqi një grup të madh deputetësh vorio-epirotë në parlamentin shqiptar. Kjo do të thotë gjithashtu që t’ i lesh në dorë Greqisë të manipulojë listat e zgjedhësve shqiptarë në Greqi, duke bërë të votojnë dhe ata që kanë qenë një herë në Greqi dhe kanë ikur kushedi se ku etj. Me këtë që tha Erion Veliaj, ai duhet të zgjedhë një nga dy përcaktimet për veten: Ose agjent i paguar i shërbimit sekret grek EYP, ose “G”-në përkatëse në sistemin ndërkombëtar të klasifikimit të sëmundjeve nervore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 23-02-2008 më 16:17

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    epo nano iku
    i fusim shqelmin ene ktij
    dhe kthejm faqe njiher e mir se na can....
    rroft shqiperia pa mbeturinat komuniste

Tema të Ngjashme

  1. Debat i te rinjve te FSH mbi politiken shqiptare!
    Nga INFINITY© në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 12:16
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 12:51
  3. Rama: Një projekt që të rilidhë qytetarin me politikën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-04-2005, 08:18
  4. Vinja: Krimi i organizuar është i lidhur me politikën
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 06:10
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •