Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Dicka qe me bren...

    Pershendetje!

    Ne biseda te ndryshme e kam degjuar nje fjale apo fjali qe mua s'me duket se eshte e drejte. Behet fjale per kete fjali "Apo jo".

    Ndoshta duket e pakuptimte ne fillim, por besoj se mbas disa shembujve qe sqarohet me shume.

    Per shembull, nese them "Sot nuk bie shi, apo jo?" e shoh se ketu qendron nje problem i madh gramatikor. Ne pjesen e pare vepra mohohet - dmth renia e shiut, kurse ne pjesen e dyte te fjalise pyetet per renien e shiut ne menyre mohuese.

    Ne anglishte psh. thuhet "Today is not raining, is it?" ose e kunderta "Today is raining, isn't it?" - kurse, ne gjuhen shqipe nje gje e tille nuk ekziston. Une askund nuk kam pare te thuhet "Sot nuk bie shi, apo po?"

    Kjo disi me bren dhe ende se kam gjetur pergjigjen

    Ka mundesi dikush te me ndihmoje?

    Pershendetje!

    StarCraft

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Kete nlloj strukture besoj se e kemi peshqesh nga ata qe jetojne jashte e kthehen me manine e perdorimit te nje gjuhe tjeter.
    Sot, thuhet edhe keshtu : 'Po bie shi, apo jo? Do vish apo jo? Te duhet apo jo?
    Ato strukturat e tjera si ajo qe permend ti, jane shume te pandieshme. Ose nuk i kam degjuar une.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    star, ke te drejtė, sepse kėtu del edhe qėllimi i lidhėzes - apo, qė nuk shpėrblen pėrgjegėsen tjetėr - ose, o... (apo, ose), qė nė fakt dallojnė. a po, a jo (po a jo) ėshtė nė kėtėt rast (a po bie shi, apo jo, do tė vish apo jo..) shpesh ngatėrohet edhe nė gramatikė e sintaksė. Shprehjet: a po bie shi apo jo (kur nisė me rigua...) - a po vjen apo jo (a po vjen, a jo), janė si pohuese e mohuese (po, jo), qė nė gjuhėt tjera ėshtė problematike.

    ti apo ajo ka tė drejtė, shpesh, kjo fjalė - apo, pėrzihet keq, nė vend tė fjalės - ose, o - si fjalė gjoja mė atraktive, e shpesh pavend... ose ti - ose ajo (tash nuk mund tė zėvėndėsohet - apo) o ti, o ajo... nuk bėn - apo ti, apo ajo...

    bukur, star... kėtu ka shumė me folė...

  4. #4
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Starcraft
    Sprehja apo jo nė shqip ėshtė shumė korrekte por ajo nuk pėrdoret nė ato raste qė t'i mer pėr shembull.
    - Nė tė dyja rastet nė anglisht isnt'it apo is it pėrforcon mendimin e shprehur nė fillim dhe pėrgjigja ėshtė e ndryshme nė vartėsi tė pyetjes. Psh : Today is not raining, is it ? – pėrgjigja ėshtė jo ndėrsa pėr fjalinė Today is raining isnt'it ? – pėrgjigja ėshtė po. Nė kėto raste pėrkthimi nė shqip i 'is it' apo 'isnt'it' ėshtė pak i tepėrt por megjithatė mund tė themi 'thuaj po po deshe' dhe 'thuaj jo po deshe' pra mendimi pėrforcohet ai nuk vihet nė dyshim. (Sot ėshte duke rėnė shi thuaj jo po deshe)
    - Nė shprehjen shqipe 'apo jo' mendimi vihet nė dyshim 'po apo jo' , 'po ose jo' ky ėshtė kuptimi i kėsaj shprehje. Pėrdorimi i saj i drejtė ėshtė nė shembujt qė solli dhe Puhiza 'Do vish apo jo ?', 'tė duhet apo jo' Pra personi qė bėn pyetjen nuk e di nėse tjetri do tė vijė apo nuk do tė vijė ose nuk e di nėse njė gjė i duhet apo jo.

    Pėrshėndetje Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nuk eshte e drejte te behet krahasimi me strukturat gramatikore te anglishtes. Secila gjuhe ka vecantite e saj. Ne shqip ne themi "apo jo", dhe pothuajse kurre "apo po". Ne anglisht eshte ndryshe..., secila gjuhe le te mbaje te sajat.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorė
    Postime
    100
    Ageldust
    Nuk po e krahasojmė shqipen me anglishten. Anglishtja kėtu u mor si shembull pėr tė ilustruar njė ide. Fjala ishte nėse shprehja shqipe 'apo jo' ėshtė e drejtė dhe nė ēfarė rastesh ajo pėrdorej.

    Calvero
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Pershendetje!

    Pas nje mungese tani prape po kyqem ne kete teme. Se pari ju falemnderoj te gjitheve per pergjigjet qe i dhate.

    Puhiza,

    Nuk eshte puna tek ne qe po i sjellim ato shprehje nga jashte, por te mangesite e struktures se gjuhes shqipe. Une nuk kam humbur nga opusi i fjaleve ne gjuhen shqipe aspak. Madje, ne shume raste edhe kam shtuar. Kjo sepse une mirrem edhe me perkhtime nga shume gjuhe e jo vetem anglishtja. Ceshtja eshte parimore pra; Si mund ta pohosh nje gje qe e ke mohuar ne fund te fjalise? Si mund te thuash, psh. "Sot, Endriti do te vie ne shkolle, apo jo" - dhe ajo qe kerkoj une"Sot Endriti nuk do te vie ne shkolle...?"

    Aty ku i sheh tri pika mundohu ta mbushes dhe vereje mangesine.

    Calvero,

    Une te kuptoj fare mire se c'thua, por ajo qe e the ishte vetem nje shtjellim mundesish te pasthirrmes mohuese "Apo jo?" e assesi pasthirrme pohuese. Une nuk e kam marre ende pergjigjen.

    Angeldust,

    Anglishtja sic tha edhe Calvero, u perdor vetem si shembull. Une )ose Ne) nuk po mirrem/i me gjuhen angleze.

    Ilirian01,

    Une mendoj se gjuha shqipe ende i ka shume paqartesi. Pasthirrma mohuese - pohuese eshte vetem nje shembull ne nje arsenal te tere. Nuk besoj se gjuha shqipe keto shprehje nuk i ka, por mendoj se keto jane futur ne perdorim nga Kongresi i Drejtshkrimit te 72-tes.

    Ju pershendes!

    StarCraft.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •