Pershendetje!
Ne biseda te ndryshme e kam degjuar nje fjale apo fjali qe mua s'me duket se eshte e drejte. Behet fjale per kete fjali "Apo jo".
Ndoshta duket e pakuptimte ne fillim, por besoj se mbas disa shembujve qe sqarohet me shume.
Per shembull, nese them "Sot nuk bie shi, apo jo?" e shoh se ketu qendron nje problem i madh gramatikor. Ne pjesen e pare vepra mohohet - dmth renia e shiut, kurse ne pjesen e dyte te fjalise pyetet per renien e shiut ne menyre mohuese.
Ne anglishte psh. thuhet "Today is not raining, is it?" ose e kunderta "Today is raining, isn't it?" - kurse, ne gjuhen shqipe nje gje e tille nuk ekziston. Une askund nuk kam pare te thuhet "Sot nuk bie shi, apo po?"
Kjo disi me bren dhe ende se kam gjetur pergjigjen
Ka mundesi dikush te me ndihmoje?
Pershendetje!
StarCraft
Krijoni Kontakt