Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355

    Tumor ne stomak

    A mund te shikohet vetem me sonde tumori ne stomak edhe diagnoza mund te vendoset vetem me kaq? Vetem me sonde mund te vendose mjeku qe tumori eshte malinj apo beninj? Mund te vendosi qe tumori eshte ne stato avanzato vetem duke e pare me sonde edhe pa marre mase tumorale per te analizuar?

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ēfarė ėshtė kanceri i stomakut, si ta kuptoni ?


    Kanceri nė stomak ndodh kur qelizat nė njė pjesė trupi fillojnė tė mos funksionojnė mirė. Ka shumė lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do tė vijė vetėm si pasojė e rritjes jashtė kontrollit tė qelizave jo normale. Lloje tė ndryshme kanceri sillen nė mėnyrė tė ndryshme. Kanceri nė mushkėri, nė gjoks, nė vaginė dhe kanceri nė stomak janė sėmundje shumė tė ndryshme. Sėmundja rritet me ritme tė ndryshme dhe i kundėrpėrgjigjet nė mėnyra tė ndryshme mjekimit. Njerėzit me kancer kanė nevojė pėr njė mjekim qė i nevojitet llojit tė kancerit nė stomak qė ata kanė. Nėse njė person mjekohet pėr njė lloj tjetėr kanceri nė stomak, atėherė sėmundja ekzistuese do tė zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetėn. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesėn e tij e ka pikėrisht aty, nė stomak. Stomaku ėshtė i ndarė nė 5 shtresa tė ndryshme. Kanceri mund tė zhvillohet nė secilin prej kėtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa mė e jashtme, numėrohen 5 shtresa dhe shtresa mė e brendshme quhet mukozė. Acidi i stomakut dhe lėngu tretės janė tė pėrbėra nga shtresa e mukozės. Shtresa tjetėr quhet submukoza dhe ėshtė e rrethuar nga muskulaturė, njė shtresė muskujsh qė lėviz dhe pėrzien stomakun. Dy shtresat e tjera janė subseroza dhe seroza qė janė dhe pjesa mbyllėse ose mbėshtjellėse e stomakut. Shtresa mė e jashtme e stomakut ėshtė seroza. Pjesa mė e madhe e kancerit nė stomak fillon bė mukozė. Kanceri mund tė zhvillohet edhe mė thellė pėr shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa mė i thellė tė bėhet dėmtimi aq mė e vėshtirė ėshtė tė kurohet kjo sėmundje. Kanceri nė stomak mund tė zhvillohet me ngadalė nė shumė vjet. Ai nuk shfaqet nė mėnyrė tė papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumė ndryshime qė ndodhin nė pjesėn e brendshme tė tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumė simptoma ndaj dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė tė pakuptuara.
    Ēfarė ėshtė qeliza e kancerit
    Ka qindra lloje qelizash po kėshtu edhe qindra lloje kanceri pak nga tė cilat mund tė kurohen nė tė njėjtėn mėnyrė. Jeta e ēdo qelize ėshtė planifikuar tė veprojė nėpėrmjet instruksioneve tė kodifikuara, tė quajtura gjene tė cilat mbahen nė bėrthamėn e tij. Kėto u tregojnė atyre si tė veprojnė, kur tė ndahen, kur tė riprodhojnė dhe kur tė vdesin. Kur udhėzimet lidhur me shumėfishimin apo vdekjen e qelizave janė tė gabuara qeliza mund tė filloje tė ndahet nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe nuk vdes nė kohen e duhur. Nė kėtė mėnyrė kanceri nuk ndjek udhėzimet e duhura qė bėjnė ndarjen e drejtė tė qelizave. Sa herė qė qelizat ndahen udhėzimi “i keq” riprodhohet dhe nė kėtė mėnyrė vazhdon shumėfishimi i pakontrolluar i qelizave. Kėto qeliza shumėfishohen shumė shpejt, mblidhen nė tė njėjtin vend dhe formojnė atė qė nė quajmė tumor. Kanceri dėmton shėndetin nė rrugė dhe forma tė ndryshme. Tumori i kancerit mund tė pėrzihet me organet pranė tij ose me tuba qė mbajnė kimikate tė ndryshme qė shkaktojnė dhimbje apo simptoma tė tjera. Pėr shembull njė tumor nė tru mund prekė pjesė trurit duke shkaktuar bllokim tė trurit, verbim, kriza ose probleme tė tjera.

    Kėshilla

    1- Pėrdorni sa mė shumė fruta dhe perime. Njė dietė e pasur me futa dhe perime tė freskėta, sidomos ato tė pasura mė shumė vitaminė C, kanė rezultuar se kanė njė ndikim tė madh nė mbrojtjen kundrejt kancerit nė stomak.
    2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Kėta pėrbėrės nitrogjen njihen se janė shumė tė dėmshėm dhe japin mė shumė mundėsi zhvillimit tė kancerit tė stomakut. Gjenden mė sė shumti nė mish, sallam, salēiēe.
    3- Limitoni duhanin, ushqimet qė pėrmbajnė djegės si dhe qė janė shumė tė kripėsuara. Nė vendet qė tymoset shumė dhe qė preferojnė ushqimet mė shumė kripė ėshtė vėrtetuar se kanė njė nivel mė tė lartė tė prekurve nga kjo sėmundje.
    4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund tė shkaktojė ndryshime nė qelizat dhe mund tė ēojė drejt kancerit.
    5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive tė mėdha tė mishit tė kuq, sidomos nėse ėshtė i skuqur, rrit mundėsinė pėr zhvillimin e kancerit tė stomakut.
    6- Vizitohuni tek mjeku nėse keni simptoma tė ulcerės, si dhimbja e stomakut, djegia apo tė vjelat.

    Simptomat e para tė sėmundjes
    Pėrzierje tė stomakut, tė vjella si dhe djegie tė stomakut, e cila nė disa raste mund tė kalojė nė tė gjithė kraharorin tuaj, duket tė jenė edhe simptomat e para tė sėmundjes. Mė pas ajo karakterizohet nga dobėsi dhe lodhje. Humbje tė oreksit ose fryrje tė stomakut. Dhimbje e barkut qė mund tė zgjasė nga pak minuta nė disa orė dhe zakonisht dhimbjet mund tė largohen vetėm pasi keni marrė njė dobėsim tė acidit. Nė disa raste dhimbje tė cilat zgjasin me javė tė tėra dhe largohen, qė mund tė kalojnė mė pas nė dhimbje qė ka njė periudhė tė caktuar dhe bėhet mė e fortė. Humbja e oreksit dhe rėnie nė peshė. Kėto simptoma, pėrfshirė dhe atė qė shoqėrohet mė rrjedhje gjaku, mund tė shkaktohen nga ulcera nė stomak dhe njė virus i thjeshtė mund tė shkaktojė shumė tė tjerė. Ka teste tė veēanta, tė cilat mund tė ndihmojnė nė evidentimin qė nė fazat e para tė sėmundjes.

    Cilat janė shkaqet e sėmundjes
    Kanceri i stomakut ėshtė tjetėr sėmundje, tė cilin mjekėt e lidhin me trupin e njeriut, qė ėshtė i pėrbėrė nga lloje tė ndryshme qelizash qė veprojnė nė mėnyra tė ndryshme. Njė qelizė nė veshkė, megjithėse pėrmban tė njėjtin informacion gjenetik tė njė qelize tė trurit, luan njė rol krejtėsisht tė ndryshėm. Kanceri nė stomak ėshtė mė shumė i pėrhapur tek meshkujt, sidomos pas moshės 60-vjeēare. Shkaqet:
    1-Anemi e dėmshme, qė ndikon pjesėn e brendshme tė stomakut dhe si rezultat njė person ka mungesė tė vitaminės B12.
    2- Njė ērregullim nė stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
    3- Infeksioni helikobakter, njė infeksion i cili prek stomakun
    4- Njė gjendje heridetare, nė tė cilėn njerėzit kanė polipe (si tumor) nė stomakun e tyre.

    Si duhet mjekuar kanceri nė stomak
    Ashtu si pėr ēdo lloj sėmundje, kurimi pėr kėtė sėmundje bėhet nė mėnyrė individuale, pasi varet nga lloji i sėmundjes, zhvillimi, pėrhapja e tumorit, faza e sėmundjes si edhe gjendja e pėrgjithshme e shėndetit tė pacientit. Fatkeqėsisht pėr shkak se stomaku nė fazat fillestaret sėmundjes shkakton shumė pak simptoma, sėmundja vazhdon tė pėrhapet edhe kur rezultatet kanė dalė tė mira. Kurimi i kancerit tė stomakut pėrfshin kirurgjinė, kimioterapinė, terapinė biologjike. Pacienti mund t’i nėnshtrohet njė operacioni tė lehtė, i quajtur Biopsia, pėr tė marrė njė kampion te vogėl tė kancerit pėr analiza. Radioterapia dhe kimioterapia tė kombinuara bashkė nėse sėmundja ka pėrparuar shumė. Kirurgjia, njė operacion pėr tė evituar pėrhapjen e kancerit. Kirurgjia ėshtė kurimi mė i pėrhapur me kancerin e stomak.

    Cilat llojet mė tė pėrhapura tė kancerit
    Janė mė shumė se 9200 njerėz qė vuajnė nga kanceri nė stomak. Tre janė llojet kryesore tė kancerit nė stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen. Limfatik, janė kancere tė indeve tė sistemit imunitarė qė ndonjėherė gjendet nė “muret” e stomakut. Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve tė stomakut”. Ndėrsa lloji i tretė, pra tumori kancerogjen janė tumoret e qelizave tė stomakut. Nėse tė tre kėta lloje kaceresh arrihen tė identifikohen qė nė fillimet e sėmundjes, atėherė mundėsitė qė tė kurohen apo tė evitohet zhvillimi i mėtejshėm i tij ėshtė shumė i madh. Kanceri limfatik njihet edhe si lloji mė i rėndė i kancerit, i cili pėrparon shumė shpejt nė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe mund tė ēojė deri nė humbjen e jetės.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ulēera, si mund tė frenohen dhimbjet

    Personat mė tė prekur nga sėmundja sėmundja e ulēerės nė stomak janė pikėrisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vėrtetė i shfaqjes sė saj. Por meqenėse ulēera nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė e pranishme te personat, qė konsumojnė pije alkoolike, mendohet se mund tė jetė kjo arsyeja pse ajo ėshtė mė e pėrhapur te meshkujt.
    Njerėzve qė vuajnė nga ulēera nė stomak nuk u rekomandohet tė pijnė kafe. Konsumimi i saj do tė ishte e dėmshme pėr shėndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u kėshillohet pėrdorimi i aspirinave. Njerėzit qė konsumojnė alkool dhe qė vuajnė nga kjo sėmundje duhet tė tregojnė njė kujdes tė veēantė. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
    Mjalti
    Njė prej mundėsive tė pakta qė pėrdoret pėr kurimin e ulēerės nė stomak ėshtė mjalti. Vetitė e tij kuruese janė tė dukshme nėse ai pėrdoret tė paktėn 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Ky pėrfundim u bė i ditur pas shpalljes sė rezultateve tė njė studimi tė kryer nė Zelandėn e Re. Nė tė morėn pjesė mė shumė se 2000 pjesėmarrės, nė tė cilin u vėrtetuan efektet pozitive tė tij. Mjalti kishte nė pėrbėrje tė tij elementė, tė cilėt kishin efektė rigjenerues, sidomos te plagėt. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje shpesh mjalti mund tė pėrdoret me lėngun e gjetheve tė murrizit. Ēaji kėtyre gjetheve duke u pėrzier me njė sasi mjalti duhet lėnė pėr 24 orė nė njė enė dhe mė pas pihet nga 1 lugė ēdo mėngjes.
    Lule basani
    Lule basani ėshtė njė nga bimėt mė tė rėndėsishme, qė rekomandohet pėr kurimin e ulēerės nė stomak. Ēaji i pėrftuar nga zierja e kėsaj bime nė njė pėrzierje me vajin e ullirit, lihet pėr rreth 40 ditė nė njė enė prej qelqi. Kur kjo masė tė marrė njė ngjyrė tė kuqerremtė, atėherė mund tė pėrdoret. Masa e krijuar nė formė kremi mund tė pėrdoret ēdo mėngjes derisa ajo tė japė rezultatin e dėshiruar.
    Hudhra
    Njerėzit qė konsumojnė nė masė hudhrėn janė mė pak tė prekur nga sėmundja e ulēerės nė stomak. Ky ėshtė njė nga zbulimet e kohėve tė fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund tė konsumohet e gatuar, e njomė, por edhe e thatė. Nė rastet kur ajo gatuhet, mundėsisht jo shumė tė butė, por mė e mira do ishte tė skuqet fare pak pėr tė mos i humbur vlerat e saj.
    Njė tjetėr mundėsi qė na sjell mjekėsia popullore ėshtė pėrzierja e majdanozit, grėmit dhe mustaqeve tė misrit.
    Lėngu i pėrftuar nga kėto bimė pihet pėr 5-6 ditė. Pas kėsaj pėrzihet njė lugė piper i zi i bluar, 1 lugė sheqer, pak kinė e shtypur dhe vezė e rrahur. Me kėtė pėrzierje bėhen tableta, tė cilat pihen nga 3 nė ditė. Edhe ky mjekim pėrsėritet pėr 6 ditė radhazi.
    Detaje:
    ALKOOLI
    Personat qė preken mė shpesh nga sėmundja e ulēerės nė stomak janė meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qė konsumojnė nė mėnyrė tė rregullt pijet alkoolike. Ende nuk ėshtė zbuluar se cilat janė shkaqet.
    ASPIRINA
    Njerėzit qė vuajnė nga ulēera nė stomak dhe qė janė pėrdorues tė pijeve alkoolike duhet tė tregojnė kujdes. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
    KAFEJA
    Tė sėmurėve, qė vuajnė nga ulēera nė stomak, u ndalohet rreptėsisht pirja e kafesė. Nuk u kėshillohet tė konsumojnė as produkte qė kanė nė pėrbėrje tė tyre kafenė. Konsumimi i saj ēon nė keqėsim tė shėndetit

    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30
  2. Mjekime popullore
    Nga Mina nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 14:13
  3. Ulēera nė stomak
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •