Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 396
  1. #121
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    Do Te Ishte Me Bukur Flamuri Kuq E Zi Me Te Njejtat Simbole Qe I Kane Vene Por Me Ngjyra Kuq E Zi

  2. #122
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Nuk e di çfare simbolizion ngjyra e verdhe dhe ngjyra blu per Kosovaret ?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kjo e ka emrin ti kërkosh dikujt të falur meqë je shqiptar dhe ai tjetri u ofendua që ti je shqiptar dhe ke një trashëgimi shqiptare. Unë nuk i kërkoj njeri të falur nëse ai ofendohet që unë jam shqiptar. Nëse ofendohet, le të ofendohet.
    Kjo qe thu ti e ka emrin fjale boshe.
    Ajo qe ka randesi asht se Kosova ka ne flamur nji harte qe ka kufij te pandashem, edhe qe bota e pranon at flamur me ate shtet te stampuem ne te.

    Shqiptaret e serbet aturqit ne Kosove, kane flamujt etnike, por ketu po flasim per flamurin e nji shteti te ri qe u konceptue perfshires e multietnik, me qellim qe mos me pase probleme ne njohjen nderkombtare.

    Simbas "logjikes" tande dritshkurte, ma mire pa Kosove te pavarun sesa me nji simbol qe nuk te pelqen ty.

    E njajta gja po ndodh edhe me maqedonine, e cila po e pershtat emnin e shtetit per me shmange konfliktin me Greqine.


    Unë nuk do të përpiqem të hiqem ai që nuk jam vetëm për të kënaqur të tjerët.
    Ne fakt pikerisht ket po ban... me apo pa vetdije... e din ti

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga nice nice Lexo Postimin
    Me pelqen pasi eshte flamur i shtetit tone dhe me kete do prezentohemi ne gjith boten
    Te pelqen se ta inponuan ate flamur me at ngjyre te shpifur Blu e te verdhe .
    Bota te njeh me kuq e zi .

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ajo qe ka randesi asht se Kosova ka ne flamur nji harte qe ka kufij te pandashem, edhe qe bota e pranon at flamur me ate shtet te stampuem ne te.
    Është njësoj si puna e atij babait që thotë për të birin: "Punë e madhe se nuk më ngjet fare djali, e rëndësishme është që ai më thërret babë!"

    Shqiptaret e serbet aturqit ne Kosove, kane flamujt etnike, por ketu po flasim per flamurin e nji shteti te ri qe u konceptue perfshires e multietnik, me qellim qe mos me pase probleme ne njohjen nderkombtare.
    Shteti nuk "konceptohet", shtetit demokratik reflekton realitetin demografik e shoqëror. Kosova është multietnike jo se e konceptuan ndërkombëtarët, por se në Kosovë banojnë edhe serbë, edhe romë, edhe turq, edhe goranë që janë minoritete. Dhe atë deklaratën e pavarësisë nuk e "konceptuan" dhe shpallën të huajt, por tre krerët e institucioneve demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Nëse është ashtu sic thua ti, atëherë pavarësia e Kosovës nuk është gjë tjetër vecse një koloni evropiane e kohëve moderne.

    Simbas "logjikes" tande dritshkurte, ma mire pa Kosove te pavarun sesa me nji simbol qe nuk te pelqen ty.
    I pe ata qindra mijëra shqiptarë që festonin nëpër rrugët e Kosovës dhe botës në 17 shkurt? Hidhi një sy dhe shiko se me cilin flamur festonin e shiko se mos gjesh flamurin boshnjak mes tyre. Fatkeqësia e Kosovës nuk ishte mosshpallja e pavarësisë, pasi Kosova ishte defakto e pavarur nga Serbia. Fatkeqësia më e madhe e Kosovës është se është e pavarur vetëm në letër. Edhe pse nuk ka kaluar as një muaj nga shpallja e pavarësisë, dhe zërat për ndryshimin e simboleve shtetërore dhe ndryshime në draftin kushtetues kanë filluar.

    E njajta gja po ndodh edhe me maqedonine, e cila po e pershtat emnin e shtetit per me shmange konfliktin me Greqine.
    Krahason FYROM e 100 minoriteteve me Kosovën ku 88% e popullsisë është shqiptare? Është njësoj si të thuash: do ti heqim bustet e Gjergj Kastriotit nga sheshet e Tiranës, Prishtinës e Shkupit se na i vret sytë kryeministrit turk Erdogan. Kështu shmangim konfliktin me Turqinë.

    Atë gabim e bëri vetëm Fatos Nano, mos e bëj edhe ti i dashur Labeat.

    Albo

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Po çka je kah flet ore njeri po me rugoven do te mbeteshim edhe nji shekull nen serbin more po ket e din te gjith edhe femijet po ket e din edhe ti por nuk po ta doike ty hiq ti pranosh sukseset e sakrificen e ÇLIRIMTARVE
    Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo
    Ket Flamur te Shtetit te ri te Kosoves e ka dizajnue po ashtu nji Çlirimtar veq jo Çlirimtar ne thonjza siq i ke ti merak tu thuash por nji Çlirimtar i vertet
    Dhe ti po harron se Voten populli ja dha Çlirimtarve te prir nga Çlirimtari Hashim Thaçi
    dhe normal qe ate lecken e rugoves ia dham flaken para syve te ati dhe shume mire kemi veprue dhe do te vepronin sa te eshte nevoja
    tani kemi Flamurin e Kosoves i dizajnuar nga Nji Çlirimtar
    Kemi Nji Kryeminister po ashtu Çlirimtar Kemi nji Parti qe e ka pushtetin po ashtu qe shumica ishin Çlirimtar Kemi nji Shtet qe e Çliruan Çlirimtaret
    kemi Shtetin qe e Shpallen po ashtu Çlirimtaret e keshtu me radh
    e ti mos i urrej aq shume Çlirimtaret se te ben dem ne shendetin e juaj se sa i perket anes tjeter urrej sa te duash thuaj çfar te dush je shume shume i vockel te thuash diqka per Çlirimtaret
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti nuk "konceptohet", shtetit demokratik reflekton realitetin demografik e shoqëror.
    Edhe institucioni ma i thjeshte e jo ma shteti i ka fillimet ne KONCEPT.
    Simbas Konceptimit edhe implementohet (vehet ne praktike). Nuk asht e vertete se shtetet gjithmone reflektojne realitetin "shoqeror". P,sh, shteti serb nuk reflektonte realitetin ne Kosove.

    Prandaj edhe shteti i Kosoves asht konceptue mbi bazen e koncepteve perendimore, europiane, qe jane demokratike me respektim te plote te drejtave te qytetareve e minoriteteve.


    Kosova është multietnike jo se e konceptuan ndërkombëtarët, por se në Kosovë banojnë edhe serbë, edhe romë, edhe turq, edhe goranë që janë minoritete. Dhe atë deklaratën e pavarësisë nuk e "konceptuan" dhe shpallën të huajt, por tre krerët e institucioneve demokratike të Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Nëse është ashtu sic thua ti, atëherë pavarësia e Kosovës nuk është gjë tjetër vecse një koloni evropiane e kohëve moderne.
    Kosova asht multietnike si realitet, por shteti e kushtetuta jane multietnike si rezultat i vullnetit politik dhe koncepteve moderne perendimore qe u prezantuen prej USa-Be. Kujto planin Ahtisari qe asht baza e funksionimit te shtetit kosovar.

    Deklarata per pamvarsine jane shpalle edhe ne 1991, por nuk kane pase jete reale, ndersa ne kete rast po mbasi asht ne perputhje e mbeshtetje me vullnetin e shteteve perendimore USA-BE, te cilet ne bashkpunim me klasen politike kosovare kane hartue kushtetuten, financojne buxhetin, dhe mbrojne integritetin territorial te Kosoves.

    Ma mire influence e Europes perendimore qe jane shtetet ma perparimtare te botes, sesa pjese e lindjes e Serbosllaveve.

    Apo jo ?



    Krahason FYROM e 100 minoriteteve me Kosovën ku 88% e popullsisë është shqiptare?
    Une nuk e krahasove si problem, por si fakt qe edhe shtetet e njoftuna botenisht negociojne per simbolet e shtetit, e nuk asht ndonji "hata" e madhe qe u zgjodh nji flamur qe nuk te pelqen ty personalisht, kur problemi madhor asht PAVARSIJA.

    Asht shteti qe i krijon simbolet e veta jo e kunderta.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Albo;Ata "clirimtaret" si puna tende, ju vrau syte flamuri dardan i Rugovës pasi "kemi flamurin tonë kuq e zi" dhe e përdhosët duke i vënë edhe flakën pak hapa larg nga presidenca e Kosovës.

    Sot kur ai "clirimtari" Thaci eshte kryeminister i Kosoves, shteti i Kosovës ka për flamur shtetëror atë flamurin boshnjak që Evropianët i dhanë borxh Bosnjës me 100 enklava.

    Lum Kosova për clirimtarë si ju!

    Albo
    ...........
    pershendes Albo,pikerishte per komentin ketu ne realitet,ke ndegjuar ni fjale popullore qe thuhet, asgje nuk mbetet per ate dynja....kurse bota eshte qe cillet rreth (boshtit)!
    Edhe se ne ditet e sotme disa nga njerez te atille,donse i vret dhe realiteti,looool!
    meqse disa here i kam ren kesaj teme si ne (heshtje),ndonse dhe heshtja fliska mbi faktet ndonjihere apo jo? kisha nderin,dhe me ni konsiderat te madhe ndaj shenjes se tij per ni Flamur Dardan-ku dhe akoma po flitet rrethe tij,te tregon vete fakti sot qe ai ka qen njeri i menqur dhe i vetdijshem,sepse ai e ka vrare mendjen per t'ardhmen, per te cilen dhe u pa sot kjart,se me qfare Flamuri po perfaqsohet pra Shteti i ri i Kosoves?!
    dhe se qfare domethanje ka ky Flamur ne krahasim me Flamurin e vet shpallur po nga Dr.Rugova.Ndaj kete Flamur te shenjt Dardan, me kujtohet fare mire ajo dite festimi te "Nentorit dyt" 2005- tes
    e kur ju vu flaka ni flamurit i cili synonte trashegimin e popullit te vjeter Dardan.( ky ka qen ni akt krimi)
    dhe se ku jen ata trima sot qe heshtin?e nuk flasin,si dikur qe flisnin dhe shanin pa pushuar per flamurin e shpallur DARDAN nga Ibrahim Rugova.
    Por si thon kur mos ta duash nanen e don njerken,ndaj marrja rrin por i zoti se len, dhe kjo eshte sot,nje gje kuptohej qart e mire,se nuk do lejohet ni Flamur ne dy shtete shqiptare..kurse i pavdekshmi Ibrahim Rugova ai ka qen gjeni dhe ka vrare mendjen para se tja nxen rrota bishtin,keshtu qe e ka pare te arsyshme per t'e shpallur Flamurin Dardan,se sa ky qe eshte sot ku asni shenje karakterit shqiptar se ka qofte dhe ne nje pike me te voglen,kurse Flamuri Dardan-ne gjitha shenjat ka pas medomethenje per ata/o qe kan dit te analizoin,por dhe e kan ditur shum mire po aty ka ekzistuar injoranca ndaj Ibrahim Rugoves veqse per humbur vleften e tij,apo anasjelltas, Krahinen e Rugoves Kreshnike e cila kurr s'ka qen e ndare prej luftrave,por ka qen dhe ka liftuar ne qdo pik dhe ne qdo caqe te kufijve gjithe kosoves dhe me gjere bile,
    pra ky ka qen qellimi, i njorancave antishqiptare ndaj tij dhe ndaj vendit tij te Lashte Rugovasve....sikur dhe rastin e fotos qe e hoqen nga Kuvendi dhe prap sikur gjein shkaqe te arsytohen'a? kjo dokumenton dhe shum tjera gjana per te cilat nuk harrohen kurre,se ka kush ti qet ne drit se ai nuk ka shkua far humbur por i ka len djemt te cilet jen pjell e tij,ku heret avon prap ka per tu krenuar Kosova me ta.
    Sepse bota eshte kjo ne te cilen po jetom ne shekullin 21- dhe se jemi duke hecur perpara dhe kjo tregon se nuk ka te kthyer mbrapa....ku ka per ti kujtuar gjanat fare mir,tek ata/o njerez qe din dhe shofin large...Prandaj keta sot qe muren pushtetin me dhun,me vet pamjen e tyre te shkurter e ban deshmin ne syt e gjithe popullit shqiptar an e mban botes shqiptare sot. Se ata jen dhe ishin dikur si e deshen sa here te vrar Dr.Rugoven.Lavdi past. Si dhe njerzit e tij te zgjedhur qe ia zhduken nje nga nje po ne vitet e gjate luftes-dhe pasluftes,pra ne vitet 1998-99-tes...Dhe duke mos e len rehat ne punen e tij presedenciale qe krynte me dinjitet te paster shqiptar,po ne sherbim te popullit te Kosoves,vetem e vetem per t'ia sjellur lirin dhe diellin mbi kok ni dit. Por njerzit e pa vlefshem,antishqiptar u munduan ne gjitha menyrat per t'ia humbur meriten e gjitha atyre viteve qe nuk kurseu as jeten, e cila e plaku e lodhi para kohe,po nga njerez te pandergjegjshem,te cilet e ngrenen per se gjalli ne shpirt,dhe se mos harroni se ai mir e ka dit mikun dhe armikun,por ai nuk eshte dhan kurr,(ai shumqka ka mbajtur ne mbrendin e shpirtit vet),vetem e vetem per tu shmangur konflikteve vllavrasese,por e kot ishte se ata e benin ata qka e synonin ate dit dhe sot,por sa ju shkon kjo? ka per t'qen e shkurt besoi.
    Dhe mos harroni se IKON E PAVARSISE ISHTE DHE DOT MBETE PO IBRAHIM RUGOVA NE HISTORIN SHQIPTARE sepse ishte AI qe e ka SHPALLUR KOSOVEN REPUBLIK ne ditet me te veshtira,po NE VITET e 90-ta edhe se nuk ka qen e pranume nderkombtarishte athere? s'ka qen sepse dikur as qe e kan njohur kosoven,nga shtete te medhaja,kete mire e dim qe te gjithe se kosova u njohe nga inteligjenca e tij e larte,kurse rolin ai ka luajtur pikerishte per ket dite per te cilen ia fali dhe jeten me ne fund.Dr.Ibrahim Rugova.
    LAVDI QOFT PERGJITHMON..........

    Me nderime
    Bija nga Rugova&Hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    shpalljen e parë të pavarësisë së Kosovës 1990, po edhe atë flamurin dardan, nuk i njohu askush, sese u bën jo në kohë të duhur - sepse duheshin të bëheshin VETËM PAS NJË LUFTE ÇLIRIMTARE e jo duke kërkuar dialog me servin...

    2. Ajo shpallje e parë e pavarësisë së Kosovës ishte Kosova Reçublikë e shtatë ish-jugosllave
    nga krahinë në republikë, dmth. ishte pa një revolucion popullor, ku edhe pësuan keq të gjithë ish-delegatët e KK të Kosovës, pas Kushtetutës së Kaçanikut dhe dihet si ndodhi...


    3. Poashtu edhe ai flamuri dardan, ishte veç një imazh iluzionar, që pa asnjë luftë të ndërrohet emri - Dardania dhe Flamuri dardan - çfarë u bë politikë komike.

    KREJT ATO DUHEJ TË BËHESHIN PAS NJË LUFTE ÇLIRIMTARE SE ASKUSH KURRË NUK KA FITUAR LIRI E PAVARËSI PA LUFTË veç kush don ta paraqes fytyren e vet të shëmtuar dhe të shkeli mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve!


    Kjo shpallje e shtetit sovran të Kosovës, ndodhi në baza substanciale të luftës çlirimtare dhe pas 3-4 luftrave tjera, ku çështja e Kosovës rrodhi çështje botërore dhe ashtu siç e filloi Kosova E Para revolucionin me 1981, poashtu e përfundoi shkatrrimin total jugosllav!

    Gjithçka tjetër mendim është një vrimë në ujë!

    II. Çështja e flamurit, ky flamur i shtetit të Kosovës është i përkohshëm dhe ASNJË KUSHTETUTË nuk realizohet pa lirinë e përdorimit të FLAMURIT KOMBTAR SHQIPTAR ME SHQIPEN DYKRENARE veç kush të mashtron dhe sot ekzistojnë DY SHTETE SHQIPTARE NË BALLKAN -

    REPUBLIKA - ALBANIA e
    REPUBLIKA - KOSOVA kështu zyrtarisht të njohura ndërkombëtarisht, kurse të gjithë shqiptarët në Ballkan kanë një emër SHQIPTAR!

    Kjo ndërkombëtarisht si njohje: albanian e kosovar, përbëjnë etnikumin SHQIPTAR!

    Derisa valon flamuri i servisë në enkllavat serve në Kosovë, kush mendon se do të mungoi FLAMURI SHQIPTAR ME SHQIPEN DYKRENARE MBI KOSOVË!???

    KUSH MUND TË MË NDALOJË TA FESTOJ DITËN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR?!

    ASKUSH!

  11. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2008
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me pak fjalë ti je duke thënë:

    - Kosova nuk është e pavarur, Kosova është e varur nga të huajt. Pra ajo që quajmë "pavarësi" nuk është gjë tjetër vecse shkëmbi i duarve nga ana e padronëve. Dje ishin serbët në kontroll, sot janë evropianët. Me këtë llogjikë, i bie që ata burrat e shtetit të Kosovës nuk janë gjë tjetër vecse kukulla që thonë, bëjnë e veprojnë ashtu sic i mësojnë të huajt në Prishtinë. Me këtë llogjikë, i bie që ti si qytetar i Kosovës je i pavarur vetëm në letër, në realitet nuk ke kontroll mbi jetën dhe fatin tënd.

    - Problemi i dytë me mendimin "po flamujt i ndërojmë përsëri nesër" është se e minimizon momentin historik të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt. Ai moment ka hyrë tashmë në historinë e shtetit të Kosovës si një moment i plotë që do të përkujtohet në vitet në vazhdim. Çdo ndërim flamujsh pa teklif pa kurrfarë konteksti historik vetëm sa përforcon idenë se jemi një popull oportunist që di të përfitojë nga rrethanat e momentit por nuk është i sinqertë në raportet e veta me partnerët evropianë.

    - Problemi i tretë është për mua edhe problemi më i madh, pasi kur unë shoh Sejdiun dhe Thacin të ngrejnë një flamur evropian në dorë, unë shoh dy lidera me vetëdije të papjekur kombëtare dhe pa një vizion largpamës për të ardhmen. Dhe mbi të gjitha, dy lidera që nuk dinë të vlerësojnë siç duhet vizionin e presidentit Rugova, i cili mbante "flamurin dardan" në zyrën e tij në presidencë. Rugova nuk ishte një politikan në Kosovë, Rugova ishte një institucion dhe koha ka treguar që ishte një institucion i pazëvendësueshëm.

    Kosova pa Rugovën është Kosova me flamurin shtetëror evropian. Rugova asnjëherë nuk do të kish negociuar flamurin shtetëror të Kosovës apo emrin e republikës së Kosovës. Për çdo popull që aspiron të jetë i lirë, këto të dyja janë të panegociueshme.

    Albo

    Mire Albo do te te keshilloj dicka, me qellim te mire:

    1. Para se te komentosh postimin tim te dyte ne kete teme, do te te rekomandoja te lexosh me vemendje postimin tim te pare, me siper, me titull "Ja pse flamuri aktual i Kosoves do te jete i perkoheshem". Aty besoj se sqarohen te gjitha.

    2. Fjalia se (citoj) "ajo që quajmë "pavarësi" nuk është gjë tjetër vecse shkëmbi i duarve nga ana e padronëve. Dje ishin serbët në kontroll, sot janë evropianët." - eshte konstatim i yti dhe jo i imi. Ti thjesht ke bere keqinterpretimin e fjaleve te mia te postimit tim te dyte (besoj pa lexuar postimin tim te pare).
    Prania e BE-se, ose qofte edhe OKB-se ne Kosove, megjithese kufizon sovranitetin, duhet pare si nje zgjidhje e perkohshme e domosdoshme per Kosoven dhe asesi nuk mund te krahasohet me pushtimin shkombetarizues serb. Me sa kujtoj vet Z. Rugova e kerkonte kete ne konferencat e tij te perjavshme per shtyp.

    3. I qendroj mendimit se ky flamur aktual duhet pranuar, por duhet pranuar si nje zgjidhje e perkohshme per shkak te rrethanave. Askush nuk mund ta mohoj se ky flamur nuk eshte rezultat i zgjedhjes se lire te popullit te Kosoves. Ai eshte rezultat i zgjedhjes brenda disa kushteve te imponuara nga te huajt, prandaj edhe do te te perdoret derisa te ekzistojne rrethanat e imponimit.

    4. Ne postimin tim te pare kam argumentuar se pse duhet te kthehet flamuri normal dhe i perhershem i Republikes se Kosoves, ashtu sic e ka bere edhe Kroacia me kthimin e simbolit te saj kuq e bardhe me pamjen e fushes se shahut, qe u hoq pa vullnetin e tyre, ashtu si edhe vendet ish-komuniste hoqen yllin nga flamujt e tyre.
    Pra, nuk behet fjale per nderrim te perditshem te flamurit por per nje nderrim te nje flamuri te imponuar (ashtu sic kane bere edhe shtetet tjera qe permenda me siper) kur kete t'a lejojne rrethanat.

    5. Sa per flamurin e Rugoves, ai flamur ka elemente te simboleve te dardanise, por nuk eshte flamuri i dardanise.
    Problemi me te qendron ne menyren se si u soll ai, pra permes imponimit te zgjedhjes se nje personi te vetem, ne kete rast ish-Presidentit Rugova. Kjo menyre veprimi eshte jonormale ne nje vend ku sundon demokracia. Ka nje procedure te posacme te zgjedhjes se flamurit qe respektohet ne vendet demokratike ku nuk ka vend diktati, dhe kjo zgjedhje ne fund te fundit behet ose permes votimit ne Kuvend (duke marre me pare edhe vullnetin e opozites pasi behet fjale per simbole shteterore) ose me referendum. Ne rastin e flamurit te Rugoves nuk u be as e para e as e dyta.

    Megjithate, te rekomandoj te lexosh pikepamjet qe kam shprehur ne postimin tim te pare lidhur me pamjen e flamurit te perhershem te Republikes se Kosoves.

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Me rëndësi që shteti u bë pastaj sa u përket simboleve mos u merakoseni dhe aqë shumë!

    Me një referendum në mos sot pas një dekade i vëmë të rejat. me referendum mundesh edhe emrin me ja nderrue shtetit!
    hajt urime e mos harxhoni shumë llafe!

  13. #133
    Albo trimi i pertej Oceanit....

    Si gjithnje baltoses ndaj vlerave!
    Mire ia ben sepse te shiten, te ect pazari te keqen lali


    Lord
    Gjak MalSori

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hajla mos vajto mori bij e rugoves po mbaje ne shtepin tande ate lecken e rugoves

    -------------------------


    Nesër pritet të shpallet konkursi për himin shtetëror

    Nesër pritet të shpallet konkursi për himin shtetëror të Kosovës. Kryesia e Kuvendit do të shpallë konkursin për himnin me kërkesë të presidenti Sejdiu dhe të kryeministrit Thaçi. Por, ekspertët muzikorë thonë ende nuk dihet nëse himni do të përmbajë edhe tekst apo do të jetë vetëm një melodi.
    Së shpejti Kosova do ta ketë edhe himin e vet shtetëror. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të përshpejtojë procedurat për shpalljen e konkursit për himnin e Kosovës. Kryesia do ta përmbyllë nesër këtë çështje. Kryeparlamentari Jakup Krasnqi nuk shpjegoi se çfarë kritere do të përfshihen në konkurs, por tha se së shpejti ai do të jetë publik.
    “Mendoj se nesër do të përmbyllet çështja e kritereve dhe së shpejti do t’i keni të gjitha në mjetet e informimit. Kriteret janë dhe profesionistët do t’i përfillin ato kritere që i përcakton edhe konkursi”, tha Krasniqi.
    Por, ende nuk dihet nëse himni i Kosovës do të përmbajë edhe tekst, apo do të jetë vetëm një melodi. Nëse do të përmbajë edhe tekstin, atëherë zgjedhja e himnit do të duhej të bëhej në dy faza shpjegon kompozitori Baki Jashari.
    “Për dallim nga simbolet shtetëror është një vijë melodike ku ka edhe tekst. Sipas logjikës fillimisht do të duhej të shpallej konkursi për tekstin e pastaj për muzikën, pasi që muzika nuk mund të shkruhet pa tekst. Por ne kemi dëgjuar fjalë se himni mund të jetë edhe pa tekst”, tha Jashari.
    Baki Jashari vlerëson se përbërja shumetnike në Kosovë nuk do të paraqiste probleme në përcaktimin e himnit shtetëror, në qoftë se ai do të zyrtarizohej vetëm si një melodi. Në të kundërtën kjo çështje do të ishte më komplekese.
    “Sa i përket anas muzikore nuk do të kishim probleme. Meqenëse muzika është një gjuhë universale dhe mendoj se aty më së paku do të kishte barriera lidhur me gjithë ato kërkesa që dalin edhe nga plani i Ahtisarit. Mirëpo kur të kemi të bëjmë me tekstin atëherë natyrisht ky është një problem, të cilin ne të gjithë e dimë se është problematike se si të përcaktohet përmbajtja, gjuha e shumë elemente të tjera”, theksoi ai.
    Kompozitori Jashari sugjeron se në qoftë se himni nuk do të përmbajë tekst, atëherë duhet ai duhet të komponohet me një melodi të re, e cila do të ishte e pranueshme nga të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë.
    Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është marrë vendim edhe për disa rekomandime dhe raporte të qeverisë, të cilat do të procedohen për shqyrtim në seancën e rregullt të Kuvendit që do të mbahet ditën e premte. Kuvendi mund të mblidhet edhe më herët gjatë javës, në qoftë se qeveria do t’i procedojë në Kuvend për miratim edhe 8 projektligje që dalin nga propozimi i Ahtisarit.
    10 mars 2008 - 15:48:12
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #135
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Paj sipas gjëra që kan ndodhur me flamur e kushtetutë, nuk ka shpresa të mëdha as për hymnin e Kosoves.

    Ndoshta një këngë me gjasht strofa , nga secila gjuhë nga një strof.

    Kjo do të fitoj, po që se vien në konkurs.

    Në të njëjten kohë do të jet turpi më i madh i Kosoves.

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    [QUOTE=Llapi;1849743]Hajla mos vajto mori bij e rugoves po mbaje ne shtepin tande ate lecken e rugoves
    ___________________________________

    ..........Ani ani te pleqnofte djali ty o trim, spo di cila ma leck qetash, ajo e Rugoves apo e thaqit tat?,loool!

    po hajt banjani qefin veti dhe noj dite,se qajo lecka e Rugovs prap ka per t'hypur ne fuqi kysmet,ps..mbaje ne mend qka po te them o Llapi,se nuk ka vdekur Rugova jo,mos harroni se ka kush me zavendsua.

    Edhe juve jau pam namin,boll mire u ba per zote,e shihni qfare Flamuri me keni propozua ju se,hajt tash pse spo vajtoni po keni palua veshte dhe sikur mburreni me ket Flamur te ri,pa kurrfare vlere kombtare, bile ai i Rugovs ka pas shqiponjen ne mes,dhe gjitha shenjat kan pas vlera te historis vjeter Dardane...
    keshtuqe dhe hymnin keni me bitis,si flamurin hahahaha,
    Ps..po ju si e quat posht tan ate mundim te jaujin bile,qe aqe shum luftuat sipas jush,ncncncncn a veq po shkoni kah po fryn era,si ai qe ka than,ku rafsha mos u vrafsha,keshtuqe flamurin pa kurrfare simbol te kombit apo te historive shqiptare,megjithate e di qe dhe hymni ska per t'pasur ndonje vlere te Historis kombtare jo,besoi se keni per t'ja kombinuar ndoi tekst me tallava,loooooool!

    ncncncn eee vakt o vakt,athua i kujt na eshte ky shtet more?!

    Hajla Rugovase
    ____________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 14-03-2008 më 17:07
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga hajla Lexo Postimin

    po hajt banjani qefin veti dhe noj dite,se qajo lecka e Rugovs prap ka per t'hypur ne fuqi kysmet,ps..mbaje ne mend qka po te them o Llapi,se nuk ka vdekur Rugova jo,mos harroni se ka kush me zavendsua.
    e shkuar e harruar thoin kah ne edhe puna e rugoves dhe e leckes se ti nese kthehet ndonjiher ne ket jet serbija edhe lecka e rugoves do te kthehet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #138
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Eh, paradoxet tona!

    Më e mira do të ishte që rogavatë ishte atdhetarë e guximtarë si Thaqi(që nuk pati asnjëren) dhe që Thaqi ta pranonte një flamur të stilit rugova, pra me domethënie shqiptare.

    Flamuri i rugoves ishte një mbulesë për shumë të këqia.
    Flamuri i Thaqit është një kompromis dhe mbules e vërtet e asaj që është marrveshJE, e që nuk është një marveshje e drejt , dhe e mira ishte që të mos ndodhte .

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    e shkuar e harruar thoin kah ne edhe puna e rugoves dhe e leckes se ti nese kthehet ndonjiher ne ket jet serbija edhe lecka e rugoves do te kthehet
    "Te lutem mos i ngatrro gjerat zoteri,se Flamuri Dardan nuk ka t'bej me serbijen,qoft dhe nje shenje me e vogel,(mbrenda atij flamuri),Prandaj mos harro se ai eshte "Flamur Dardan"dhe se ai ka per t'qen ne krye me Ibrahim Rugoven.mos sot neser....Po me Emrin e ri Dardania...(mbaje mend kete)
    dhe,shtrohet pyetja? se,si u dashka sipas juve,qe mos ti perkasim te kaluares? a po te fshihen te gjitha tani ne Kosoven e re...!hm,
    megjithate,(besoi se nje grusht i vogel hamdesh jeni rrethe kesaj dukurie)jo reale,
    ps..meqse keni per tu penduar ni dite,(edhe per aktet rrethe djegjes tij),ku besoi se ka per t'marrur vendim rrethe atij akti kriminal,heret a von.

    Hajla R.Dardane
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 18-03-2008 më 23:39
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  20. #140
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Bëhet publik flamuri dhe stema shtetërore e Republikës së Kosovës
    Keto i imponoi momenti,pra rrethanat momentale.Kjo ka qene optimale ne kete moment, se nuk mund da besoj se Thaçi, Sejdiu, a po kushdo ne Kosove e ka akceptuar ate falmure me vetdeshire. Shpresojme qe nje dite do te kete nje shtet dhe nje flamur ne gjithe trojet. Ne e dime se me te cilin dhe per cilin flamur kan luftuar shqiptaret me shekuj. Poashtu edhe UÇK.
    Kesaj,BAC, U KRY! dua ti shtoj, ....PJESA E PARE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 19-03-2008 më 04:09
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •