Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 396
  1. #101
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Konstatim gjithshqiptare!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe nuk me pelqeu ne 17 shkurt, ajo qe ia zbehu shkelqimin pavarësisë, ishte pikërisht flamuri shtetëror i Kosovës, një flamur që nuk përfaqëson as shqiptarët, as serbët, as historinë e Kosovës, por përfaqëson misionin evropian në Kosovë. Nuk ka se si të ndihesh mirë përballë një flamuri evropian që i falet një shteti si Kosova. Një akt i tillë e kthen Kosovën në një eksperiment protektorati evropian, një një koloni evropiane në zemër të Evropës në kohë moderne.

    Gjithcka në 17 shkurt ishte planifikuar me përpikmëri të lavdërueshme, përvecse kur kryeministri dhe presidenti i Kosovës shpalosën në sallën e kuvendit flamurin evropian të Kosovës, atë flamur që do të kthehet në flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës. Cfare kontrasti i dy burrave të shtetit të Kosovës që festojnë me një flamur evropian teksa ata qindra mijëra qyetarët e Kosovës festojnë me flamurin kuq e zi. Cfare turpi historik qe nga nje ane te flasesh per "zerin e eterve tane" e nga ana tjeter te shpalosesh nje flamur te cilin ata eterit e kombit nuk do ta njihnin! Cfare turpi te jesh president i Kosoves e te shpalosesh nje flamur evropian kur presidenti i pare i Kosoves insistonte ne cdo takim brenda dhe jashte Kosoves per "flamurin dardan" dhe "Republiken e Dardanise". Shpirti i Dr. Rugoves nuk ka se si te jete ndier mire ne ate dite teksa shikon se si pasardhesit e tij nuk arrijne te kuptojne se jo cdo gje eshte e negociueshme, jo cdo flamur i apelon vetedijes së këtij populli, nuk mund të kesh të qartë vizionin e së ardhmes pa bërë lidhjen shpirtërore me të shkuarën, me të parët tanë.

    Në 28 nëntor 1912 në Vlorë, edhe kur 2/3 e Shqipërisë ishin pushtuar nga ushtri të huaja, edhe kur luftanijet italiane mbanin në kontroll bregdetin shqiptar, Ismail Bej Vlora nuk ngriti në Vlorë flamurin e fuqisë së kohës, ngriti në Vlorë flamurin e të parëve të tij, flamurin e Kastriotëve! Ai akt i kushtoi jetën disa vite më vonë plakut nga Vlora, por ai vizioni i tij i dhuroi një kombi të tërë shpresë dhe jetë.

    Albo
    Albo,
    Cdo fjale eshte me vend dhe mund te them vetem se na ke freskuar mendimin tone te pergjithshem..thuajse njeqind perqind te shqipetarve mendojne keshtu qe do me thene na ke hedhur pak kripe ne plage,neve dhe vetvetes dhe mire ke bere. Por megjitheate besoj se edhe Kushtetuten edhe Flamurin e Hymnin mund ti nderroje nje Shtet sovran dhe kjo do te ndodhi patjeter se s'do rri kosova me nje flamur -gass station(kjo origjinale e imja).......Eshte e vertete qe eshte dashur te bejne me shume rezistence per ate qe na jep kuptim te jemi te pavarur por, per ne si me te patakatit ne rajon eshte edhe "pjekuri e detyruar" ne fakt.Te pranosh edhe ate qe nuk e do perderisa te kalosh lumin dhe pastaj...

    Perfundimisht Kosova njihet nga USA dhe Bota si Shtet I Pavarur dhe Sovran, kete te gjithe e theksojne qe do me thene nuk eshte protektorat.Protektorat ishte prej vitit 1999 deri me 17 Shkurt 2008, periudhen qe do te kaloje Shteti i Kosoves tash eshte perforcim qe te rri ne kembet e veta, vetem ndihme e botes ne krye me Ameriken(jeta ju shtoft, cohem ne kembe kur e permend)
    Ne te parit duhet te perdorim terminologjine e vertete...Shteti i Kosoves eshte i Pavarur dhe Sovran, qe neser mund te nderroje thuajse cdo gje mbrendashtetrore dhe besoj se keto ndryshime do te jene ne te miren gjithekombetare, dhe te kethehet pamja sic eshte ngjenja Kuq e Zi.
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #102
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga nice nice Lexo Postimin
    Me pelqen pasi eshte flamur i shtetit tone dhe me kete do prezentohemi ne gjith boten
    ou po me cfare flamuri je prezantu ti deri dje?Sa shpejt e hudhe posht ate te tonin dmth te shqiperis!

  3. #103
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ou po me cfare flamuri je prezantu ti deri dje?Sa shpejt e hudhe posht ate te tonin dmth te shqiperis!
    Deri dje e ka pas trobojnicën e shkijeve, sot e ka trobojnicën e Kosovës.

    Por, i Madhi Gjergj Fishta e ka mallkue trobonicën, në Lahutë të Malcis, në kangën e pestë, vargjet e fundit:

    ---Dielli n' cila kur u çue,
    N' Vraninë s'parit u zhvillue
    Trobojnica kjoftë mallkue!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Flamuri na pelqen se eshte shenje e mevetesise nga shkiet (e jo nga nderkombetaret-se paku njehere pernjehere).
    Qe pavaresia permban koxha do kungja,edhe kete e dime.

    Vetem ne shikim te pare na vret syne pse flamuri shtetror s`permban asnje ngjyre kombetare.
    Nuk eshte problem ky!
    Ne e kemi flamurin kombetar-flamurin me te cilin jemi identifikue dhe do te identifikohemi gjithmone si shqiptare,pa dallim krahine ku jetojme.

    Keta te huajte qe na e hoqen te drejten ta kemi nje flamur te Kosoves me simbolet kombetare,na e kane ba nje sherbim!
    Po ta kishte Kosova nje flamur shtetror qe do te permbante ngjyrat Kuq –Zi dhe shqiponjen tone,qe patjeter do te ishte ndryshe nga flamuri yne kombetar(!), ne , pas disa decenjesh do ta arrinim ngadale,por sigurt, tkurrjen e kombit!
    Cka do te ndodhte?
    Shum thjesht: gjeneratat shqiptare te Dardanise,qe do te vinin pas decenjesh , do te identifikoheshin me flamurin e ri!Dhe flamuri yne kombetar atyre do t`u dukej flamur i nje vendi fqinj!
    Prandaj ,jane te teperta dhe te pakuptimta animet kah flamujte tjere pos atij kombetar.
    Flamuri kombetar na mbetet, ky eshte thelbi.

  5. #105
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Te pakten nuk do thuhet me "Kosovo-albanians" por thjesht "kosovare"!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #106
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Te pakten nuk do thuhet me "Kosovo-albanians" por thjesht "kosovare"!
    As njëra as tjetra.

    Vetëm Dardania albanians.

    Po ta kishte Kosova nje flamur shtetror qe do te permbante ngjyrat Kuq –Zi dhe shqiponjen tone,qe patjeter do te ishte ndryshe nga flamuri yne kombetar(!), ne , pas disa decenjesh do ta arrinim ngadale,por sigurt, tkurrjen e kombit!
    Nuk është e thënë të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar madje as për një nuancë. Mund të jetë plotësisht i ngjashëm. Raste konkrete ke: Rumania dhe Çadi kanë të njëjtin flamur, Holanda dhe Luksemburgu kanë të njëjtin flamur etj

    Tkurrja e kombit pra po realizojka për disa decenie, meqë ne e paskemi flamurin të ndryshëm nga flamuri kombëtar ashtu siç the edhe vetë.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin

    Nuk është e thënë të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar madje as për një nuancë. Mund të jetë plotësisht i ngjashëm. Raste konkrete ke: Rumania dhe Çadi kanë të njëjtin flamur, Holanda dhe Luksemburgu kanë të njëjtin flamur etj

    Tkurrja e kombit pra po realizojka për disa decenie, meqë ne e paskemi flamurin të ndryshëm nga flamuri kombëtar ashtu siç the edhe vetë.
    Jo.Se ne e kemi nje flamur kombetar.Per mort , tubime e gezime.
    Flamuri kombetar do te valvitet ne ato raste , e jo flamuri shtetror.
    Je shendosh dhe e sheh vete.

  8. #108
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kandil, kur t'knohet "himni i kosovës" a qohesh n'kam a jo?

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Kandil, kur t'knohet "himni i kosovës" a qohesh n'kam a jo?
    Tash me zune ngusht!
    Ky hymn qe do te bahet s`eshte i shqiptareve,te jemi te sigurt per kete pune.
    Ai,qe do t`i thone hymn,ka me qene per m.ut... se me rrshiti...ka me qene per
    multi.
    Sqarimin e ketij realiteti e dime te gjithe: Perzine anmikun vete,i prene teshat si te bien ty ma se miri.
    Po kjo qe u arrit,para segjithash fale gjakut te bijeve dhe bijave tona ma te mira,eshte
    njehere vetem nje hap,po hap shuuuuum i madh!
    Kjo u arrit perfundimisht se shqiptari me ne fund pat fat tì kete perkrah shtetet me te forta ne bote!

    Hapi tjeter,nese duan shqiptaret, eshte bashkimi.Tash kjo tingellon shume joreale,
    por pas 10-15 viteve mund te jete krejt normale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kandili 1 : 24-02-2008 më 16:28

  10. #110
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Flamuri në muze...

    Hysen Durmishi

    Shumë gjak ka derdhur populli ynë
    ndër shekuj në mbrojtje të flamurit të
    kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe.
    Sfondi i kuq i flamurit paraqet gjakun
    që mbuloi çdo pëllëmbë të tokës sonë
    në luftërat e shumta për liri e çlirim. Ky
    flamur do të duhej të ishte i paprekshëm
    për të gjithë shqiptarët sepse
    shumë e shumë djem e vajza e dhanë
    jetën për të. Dëshmorët e popullit tonë
    u mbuluan me këtë flamur. U kënduan
    shumë këngë e u thurën poezi për
    këtë flamur. Patriotët dhe veprimtarët
    shqiptarë betoheshin vetëm mbi një
    gjë: mbi flamurin tonë kombëtar.
    Hashim Thaçi me liderët tjerë të institucioneve
    së bashku me deputetët e
    parlamentit të Kosovës e bënë shpalljen
    e Planit të Ahtisaarit. Shpallja e
    Ahtisaarit nuk e njeh këtë flamur dhe
    njëkohësisht na e mohon të kaluarën,
    në përpjekje për të na e ndryshuar
    identitetin tonë kombëtar. Njerëzit të
    painformuar dhe të manipuluar festuan
    me flamurin kombëtar pa e
    ditur se kjo është hera e fundit që do
    të mund ta bëjnë këtë gjë. Deri sa
    jashtë parlamentit qytetarët ishin të
    mbështjellur me flamurin kombëtar,
    brenda sallës së parlamentit deputetët
    kuisling të Kosovës miratuan
    dhe shpalosën një flamur tjetër të
    Kosovës. Një flamur skandaloz që
    në vete mban dy ngjyra nga flamuri i
    Serbisë, të kaltrën dhe të bardhën,
    por nuk e ka asnjë ngjyrë të flamurit
    tonë kombëtar.Tani Kosova po bëhet
    me një flamur tjetër sepse po duan
    që edhe ne të mos jemi më shqiptarë,
    por të jemi diçka tjetër. Cili flamur
    do të valojë në Kosovë pas
    kësaj shpallje? Në 1/3 e tërritorit të
    Kosovës do të valoj flamuri i Serbisë
    me ngjyrat kuq, kaltër e bardh, kurse
    në pjesën tjetër, pra në 2/3 e territorit
    të Kosovës do të jenë 2/3 e flamurit
    të Serbisë, pra ngjyrat kaltër e
    bardh, por kurrsesi flamuri kombëtar
    shqiptar. Nëse për Hashim Thaçin
    dhe politikanët e tjerë të sistemit kjo
    është pavarësia, atëherë për hair iu
    qoftë turpi. Kjo farë pavarësie e
    juaja pa flamur, pa ushtri, me
    Serbinë brenda Kosovës dhe me një
    tjetër mision sundues, kurse në
    anën tjetër duke ua pamundësuar
    edhe gjeneratave që do të vijnë për
    t'i bashkuar trojet tona të ndara
    padrejtësisht, nuk u duhet qytetarëve
    të Kosovës.
    Për ta kuptuar këtë më së miri u
    kujdesën në Prizren. Këshilli organizativ
    i festimit me në krye kryetarin e
    KK të Prizrenit, Ramadan Muja, e
    shpalosën një flamur kombëtar të
    gjatë 3 kilometra që defiloi nëpër
    qytet, dhe në momentin kur arriti te
    muzeu i Lidhjes së Prizrenit, u palos
    dhe iu dorëzua kryetarit Ramadan
    Muja. Kryetari e mori flamurin të
    palosur dhe e vendosi në muze. Kjo
    tregon se flamuri kombëtar në të
    ardhmen mund të shihet vetëm në
    muze të ndryshëm të Kosovës dhe
    në shtëpitë private të shqipëtarëve.
    Kur të na marrë malli për flamur do
    të duhet që të shkojmë në ndonjë
    muze, apo nëse është e mundur do
    të na duhet që të shkojmë ta vizitojmë
    Shqipërinë.
    Kjo është e turpshme për ju,
    udhëheqës të këtyre institucioneve
    kuislinge. Mos u thirrni në dëshmorët,
    sepse do t'iu mallkoj gjaku i
    tyre. Mos u thirrni në të kaluarën,
    sepse ju e keni harruar atë. Të kaluarën
    e përmendni vetëm kur flisni
    para popullit për ta manipuluar atë,
    por jo edhe në dokumentet të cilat i
    hartoni. Askund në deklaratën e
    pavarësisë nuk e përmendni gjakun
    e dëhmorëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare
    të Kosovës. Askund nuk i
    përmendni luftrat tona të vazhdueshme
    për liri e çlirim gjatë gjithë
    shekullit njëzet. Unë e kam të qartë
    arsyen, sepse për ju historia fillon
    tash dhe me ju. Ju dëshironi që të
    krijoni një komb të ri me flamur të ri,
    me simbole të reja dhe shumë shpejt
    ndoshta edhe me gjuhë të re.
    Kur më 1912 u ngrit flamuri në
    Vlorë, aty ishin edhe përfaqësuesit
    nga Kosova. Tani kur në Prishtinë u
    bë kjo shpallje në Kosovë, nuk ishte
    asnjë zyrtar politik e institucional
    nga Shqipëria. Në Kosovë (në veri
    dhe nëpër enklava) atë ditë erdhën
    deputetë e ministra nga Serbia. Kjo
    më së miri tregon se për çfarë
    pavarësie bëhet fjalë.
    Jam i sigurt se populli kurrë nuk do
    të pranojë ndërrimin e identitetit për
    të cilën po përpiqeni ju. Populli do të
    reagoj edhe atë fuqishëm kundër të
    gjitha këtyre të këqijave posa të
    kuptohet se në fakt nuk u shpall
    pavarësia e Kosovës por u shpall
    Pakoja e Ahtisaarit dhe u ftua
    EULEX-i që të bëjë zbatimin e kësaj
    pakoje. Kjo shpallje vetëm sa e forcon
    Serbinë brenda Kosovës, prandaj
    zhgënjimi i qytetarëve do të jetë
    i afërt dhe ngritja e popullit për të
    kërkuar dhe realizuar vetëvendosjen
    do të jetë e pashmangshme.
    Ndërkohë juve politikanë të mjerë
    do t'ju mallkojë gjaku i dëshmorëve
    dhe këtë turp kurrë nuk do të ua
    falin brezat e ardhshëm.

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2008
    Postime
    12

    Ja Pse Flamuri I Kosovës Do Të Jetë I Përkohshëm!

    Vendimmarrja për disa probleme nuk është e lehtë dhe do maturi, aq më shumë kur një gjë e tillë prek identitetin dhe ndjenjat e një kombi. Çdo shtet ka simbolet e tij - flamurin, stemën dhe himnin. Ato nuk janë vetëm simbole me të cilat shteti identifikohet në arenën ndërkombëtare por edhe simbole që shkaktojnë tek njerëzit emocione dhe e lidhin individin me vendin dhe me kombin e tij. Ato janë simbole që rrjedhin nga e kaluara e një populli dhe që janë zgjedhur nga vet ai për tu identifikuar me to.

    Në opinionin shqiptar qarkullon ideja se ka dy lloj flamujsh - flamur kombëtar dhe flamur shtetëror. Ky botëkuptim është përhapur për shkak të specifikave historike të kombit shqiptar, ndarjes së tij në shtete të ndryshme, dhe mospranimit të shqiptarëve për t'u identifikuar me flamurin e shtetit ku jetojnë, por me atë të kombit që i përkasin. Historia tregon se shtetet moderne janë krijuar mbi bazën e kombeve dhe se flamujt e këtyre shteteve janë simbolet e kombeve përkatëse. Edhe termi ‘nationality’ në anglisht nënkupton shtetësinë dhe jo etninë, ndryshe nga shqipja ku nacionaliteti nënkupton etninë. Gjithashtu, është krijuar ideja e gabuar se dy shtete nuk mund t’a kenë flamurin me të njejtën pamje. E vërteta flet ndryshe dhe pretendimet se e drejta ndërkombëtare nuk e lejon këtë bien poshtë: Çadi dhe Rumania kanë të njejtin flamur ashtu si edhe Indonezia dhe Monako.

    Plani i Ahtisarit parashikon një varg kushtesh për pamjen e flamurit të Kosovës. Sipas tij ai nuk duhet të ketë simbole të shteteve tjera dhe duhet të pasqyrojë multietnicitetin e Kosovës. Këto simbole që plotësojnë kushtet e Ahtisarit duhet të jenë vetëm simbole të përkohshme të Kosovës dhe si të tilla duhet të figurojë edhe në kushtetutë. Në të, flamuri dhe stema e Kosovës duhet të përcaktohen si flamuri i përkohshëm dhe stema e përkohshme e Kosovës. Simbolet e përhershme të shtetit të Kosovës do të përcaktoheshin në një fazë të dytë kur Kosova do të ishte shtet plotësisht sovran dhe populli i saj përmes një referendumi gjithëpopullor do të vendoste për simbolet e shtetit të tij. Republika Federale e Gjermanisë gjatë gjithë ekzistencës së saj, dokumentin e saj themelor juridik nuk e quajti kurrë kushtetutë, por ligj themelor, për shkak se ky dokument nuk ishte produkt i vullnetit të lirë të gjermanëve dhe Gjermanisë së ndarë.

    Plani i Ahtisarit nuk është as Bibla e as Kurani dhe prandaj nuk është i pandryshueshëm. Pjesë të tij dihet që tani se nuk do zbatohen (p.sh. mbajtja e zgjedhjeve 9 muaj pas shpalljes së pavarësisë). Për më tepër, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, ky plan nuk është pranuar as nga KS i OKB-së dhe është hedhur poshtë edhe nga Sërbia. Një plan i tillë, ashtu si edhe Marrëveshja e Rambujesë, e nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës por e refuzuar nga pala tjetër, nuk është përjetësisht i detyrueshëm. Vet koha dhe ndryshimi i rrethanave bën anulimin e ligjeve apo klauzolave të ndryshme. Ka edhe raste tjera, kur klauzola apo marrëveshje të nënshkruara janë lënë qëllimisht të pazbatuara. Kështu, megjithëse Marrëveshja e Kumanovës parashikonte kthimin e një pjese të forcave policoro-ushtarake sërbe në Kosovë kjo nuk u zbatua ndonjëherë. Në një rast tjetër, kapitulacionet (detyrime dhe kushte poshtëruese për një shtet sovran, të vëna nga fuqitë e mëdha) të imponuara dhe të nënshkruara nga Turqia u hodhën poshtë njëanshëm nga Turqia, me ardhjen e Ataturkut në fuqi.

    Mbi 90% e popullit të Kosovës janë shqiptarë dhe historia u ka mësuar atyre se janë pjesë e ndarë padrejtësisht dhe pa vullnetin e tyre nga pjesa tjetër e kombit. Flamuri që ata kanë përdorur që prej se ata janë identifikuar me një simbol të tillë është i njejtë me atë të të gjithë shqiptarëve të tjerë. Me këtë flamur ata kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, kanë mbajtur kuvendet, kanë festuar festat e tyre, lindjet dhe martesat, me të kanë zhvilluar të gjitha luftërat për liri dhe me të i kanë mbështjellë heronjtë e tyre të rënë në fushën e betejës. Ky flamur është larë me gjak dhe është rrënjosur thellë në ndërgjegjen e të gjithë shqiptarëve. Pos gjuhës dhe historisë së përbashkët, flamuri ka qenë dhe është simboli madhor që i ka bashkuar shqiptarët kudo që ata ndodhen. Një flamur tjetër, sado që duhet respektuar, do të jetë shumë i ftohtë për shqiptarët në Maqedoni, në luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, pa përjashtuar të njejtën ftohtësi edhe për vet shqiptarët e Kosovës.

    Është interesant shembulli i flamujve të Rumanisë dhe Moldavisë - shtete fqinje të kombit rumun. Kjo e fundit ishte më parë republikë sovjetike dhe ka një pakicë etnike homogjene dhe numerike ruse. Megjithatë, flamuri i Moldavisë është në fakt flamuri i Rumanisë, me të vetmin ndryshim se ka një simbol të vendosur në mesin e këtij flamuri. Një zgjidhje e tillë, e ngjajshme, do të mund të zbatohej edhe për simbolet e Kosovës dhe Shqipërisë, pa patur frikë se do na akuzojnë për "Shqipërinë e Madhe". Nëse Kosova do të duhej që patjetër të kishte një flamur të ndryshëm nga ai i Shqipërisë zgjidhja më e mirë do të ishte që flamuri i Kosovës të kishte pamjen e stemës së Shqipërisë (flamuri shqiptar me përkrenaren e Skënderbeut mbi shqiponjë) dhe stema e Kosovës të kishte pamjen e flamurit të Shqipërisë. Kjo patjetër që do të shoqërohej me lirinë e përdorimit dhe respektimin e flamujve të pakicave kombëtare në zonat ku ato jetojnë, krahas simboleve shtetërore të Kosovës. Një gjë e tillë e vendosur me referendum, në një kohë të përshtatshme, do i vinte vulën kësaj çështjeje. Edhe flamujt e Gjermanisë Perendimore dhe Gjermanisë Lindore kanë patur si dallim vetëm një simbol në mes të flamurit, ndërsa flamujt e dy vendeve fqinje, Holandës dhe Luksemburgut, dallohen mes tyre vetëm për nga intensiteti i ngjyrës së kaltër në pjesën e poshtme të flamurit.

    Historia ka treguar se tjetërsimi dhe përçudnimi i simboleve jashtë vullnetit të popullit është jetëshkurtër. Kjo gjë ndodhi me vendosjen e yllit komunist në flamujt e vendeve të Evropës Lindore apo me heqjen nga flamuri kroat të simbolit të tyre kuq e bardhë, me pamjen e fushës së shahut, me pretekstin se ishte simbol ustash. Vite më vonë Kroacia ktheu simbolin e saj kombëtar ndërsa vendet lindore hoqën simbolet komuniste.

    Krijimi i simboleve artificiale kurrë nuk do të mund të fshijë kujtesën historike dhe flamurin e vërtetë të Kosovës. Simbolet e imponuara do të jetojnë aq sa do të jetojnë faktorët që i’a imponojnë këto simbole shumicës absolute të popullit të Kosovës dhe me përfundimin e imponimit do të marrin fund edhe simbolet në fjalë. Mbi 90% e banorëve të Kosovës janë pjesë e një kombi të lashtë dhe nuk kanë nevojë të krijojnë apo të trillojnë flamuj artificial, siç mund të ketë patur nevojë ta bëjë ndonjë shtet tjetër.

  12. #112
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Urime ....

    Pakoja e Ahtisarit eshte i mbushur me turpe per shqiptaret,eshte thellesisht antidemokratik dhe jashte cdo realiteti historik,keshtu qe sapo te vije koha duhet hedhur poshte,kurse flamuri shteteror i kosoves u duhet cuar europianeve te bejne ca pale breke,te mbulojne ato plakat e perdala qe i kane pjelle....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 02-03-2008 më 10:50
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #113
    Flamuri do te nderrohet vetem nese bashkohemi
    me Shqiperin...




    _____
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2008
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga Fitim Shala Lexo Postimin
    Flamuri do te nderrohet vetem nese bashkohemi
    me Shqiperin...




    _____
    ... edhe une e pranoj bashkimin si zgjidhjen me te mire ... por ideja e tekstit me siper eshte se sapo Kosova te lirohet nga imponimi i te huajve ajo do ta nderroje flamurin aktual te Republikes se Kosoves edhe pa u bashkuar me Shqiperine ... zgjidhja me e mire per kete eshte sqaruar qarte ne tekst!

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Cdo individ Shqiptar apo i huaj qe shikon pak me larg se hunda e tij , e kupton shum mire persene e flamurit , persene e kushtetutes dhe persene e disa gjerave te tjera.
    Postimi nr 1 i sqaron me sa miri keto gjera dhe kam qene gjithmon i ketij mendimi por shumica e individve per nga kultura shkollimi dhe paragjikimi i shpejtuar i nuk shohin dot me larg se kaq.
    Dakort me hapsin e temes .
    larguar forever

  16. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    ... edhe une e pranoj bashkimin si zgjidhjen me te mire ... por ideja e tekstit me siper eshte se sapo Kosova te lirohet nga imponimi i te huajve ajo do ta nderroje flamurin aktual te Republikes se Kosoves edhe pa u bashkuar me Shqiperine ... zgjidhja me e mire per kete eshte sqaruar qarte ne tekst!
    Me pak fjalë ti je duke thënë:

    - Kosova nuk është e pavarur, Kosova është e varur nga të huajt. Pra ajo që quajmë "pavarësi" nuk është gjë tjetër vecse shkëmbi i duarve nga ana e padronëve. Dje ishin serbët në kontroll, sot janë evropianët. Me këtë llogjikë, i bie që ata burrat e shtetit të Kosovës nuk janë gjë tjetër vecse kukulla që thonë, bëjnë e veprojnë ashtu sic i mësojnë të huajt në Prishtinë. Me këtë llogjikë, i bie që ti si qytetar i Kosovës je i pavarur vetëm në letër, në realitet nuk ke kontroll mbi jetën dhe fatin tënd.

    - Problemi i dytë me mendimin "po flamujt i ndërojmë përsëri nesër" është se e minimizon momentin historik të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt. Ai moment ka hyrë tashmë në historinë e shtetit të Kosovës si një moment i plotë që do të përkujtohet në vitet në vazhdim. Çdo ndërim flamujsh pa teklif pa kurrfarë konteksti historik vetëm sa përforcon idenë se jemi një popull oportunist që di të përfitojë nga rrethanat e momentit por nuk është i sinqertë në raportet e veta me partnerët evropianë.

    - Problemi i tretë është për mua edhe problemi më i madh, pasi kur unë shoh Sejdiun dhe Thacin të ngrejnë një flamur evropian në dorë, unë shoh dy lidera me vetëdije të papjekur kombëtare dhe pa një vizion largpamës për të ardhmen. Dhe mbi të gjitha, dy lidera që nuk dinë të vlerësojnë siç duhet vizionin e presidentit Rugova, i cili mbante "flamurin dardan" në zyrën e tij në presidencë. Rugova nuk ishte një politikan në Kosovë, Rugova ishte një institucion dhe koha ka treguar që ishte një institucion i pazëvendësueshëm.

    Kosova pa Rugovën është Kosova me flamurin shtetëror evropian. Rugova asnjëherë nuk do të kish negociuar flamurin shtetëror të Kosovës apo emrin e republikës së Kosovës. Për çdo popull që aspiron të jetë i lirë, këto të dyja janë të panegociueshme.

    Albo

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me pak fjalë ti je duke thënë:

    ...kur unë shoh Sejdiun dhe Thacin të ngrejnë një flamur evropian në dorë, unë shoh dy lidera me vetëdije të papjekur kombëtare dhe pa një vizion largpamës për të ardhmen.
    Une mendoj se flamuri i shtetit kosovar nuk asht flamur "evropian" por i Republikes se Kosoves, unik dhe jo kopje i ndonji flamuri tjeter.

    Mbi te gjitha une mendoj se ka nji largpamesi ne zgjedhjen e ketij flamuri:

    1) Se parit:
    NE QENDER TE FLAMURIT ASHT HARTA E KOSOVES, E PANDASHME, ME KUFINJ TE QARTE.
    Kjo asht shum e randesishme kur diskutohet per darje apo shkeputje, harten e kufijte jane ne flamur, ashtu si edhe vendi i gjithsejcilit (yjet prej te madhit tek ma i vogli).

    2) Se dytit:
    Nji flamur etnik puro shqiptar do te kishte kene perjashtues per serbet e pakicat e tjera, e ata do te kishin mbajte te vetin, pra asht zgjedhe nji simbol bashkimit, e kerkush nuk mundet me u ankue..



    Kosova pa Rugovën është Kosova me flamurin shtetëror evropian. Rugova asnjëherë nuk do të kish negociuar flamurin shtetëror të Kosovës apo emrin e republikës së Kosovës. Për çdo popull që aspiron të jetë i lirë, këto të dyja janë të panegociueshme. Albo
    Mendoj se asht pak teprim me fole me siguri absolute ne emer te tjeterkujt.
    Rugova asht njofte per tolerant e negociator, e ti nuk mundesh i mveshe atij emocionet e tua.

  18. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Nji flamur etnik puro shqiptar do te kishte kene perjashtues per serbet e pakicat e tjera, e ata do te kishin mbajte te vetin, pra asht zgjedhe nji simbol bashkimit, e kerkush nuk mundet me u ankue..
    Kjo e ka emrin ti kërkosh dikujt të falur meqë je shqiptar dhe ai tjetri u ofendua që ti je shqiptar dhe ke një trashëgimi shqiptare. Unë nuk i kërkoj njeri të falur nëse ai ofendohet që unë jam shqiptar. Nëse ofendohet, le të ofendohet. Unë nuk do të përpiqem të hiqem ai që nuk jam vetëm për të kënaqur të tjerët.

    Rugova asht njofte per tolerant e negociator, e ti nuk mundesh i mveshe atij emocionet e tua.

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    - Problemi i tretë është për mua edhe problemi më i madh, pasi kur unë shoh Sejdiun dhe Thacin të ngrejnë një flamur evropian në dorë, unë shoh dy lidera me vetëdije të papjekur kombëtare dhe pa një vizion largpamës për të ardhmen. Dhe mbi të gjitha, dy lidera që nuk dinë të vlerësojnë siç duhet vizionin e presidentit Rugova, i cili mbante "flamurin dardan" në zyrën e tij në presidencë. Rugova nuk ishte një politikan në Kosovë, Rugova ishte një institucion dhe koha ka treguar që ishte një institucion i pazëvendësueshëm.

    Kosova pa Rugovën është Kosova me flamurin shtetëror evropian. Rugova asnjëherë nuk do të kish negociuar flamurin shtetëror të Kosovës apo emrin e republikës së Kosovës. Për çdo popull që aspiron të jetë i lirë, këto të dyja janë të panegociueshme.

    Albo
    Po çka je kah flet ore njeri po me rugoven do te mbeteshim edhe nji shekull nen serbin more po ket e din te gjith edhe femijet po ket e din edhe ti por nuk po ta doike ty hiq ti pranosh sukseset e sakrificen e ÇLIRIMTARVE
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #120
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Adem Demaçi: “Kosovës i duhej flamuri kuq e zi, ky nuk na përket”

    Shkruar nga Lutfi Dervishi
    Saturday, 01 March 2008


    Zoti Demaçi, ju keni bërë 28 vjet burg në burgjet e ish-Jugosllavisë me moton "Shqipëria është nëna jonë, Jugosllavia është njerkë". Tani që Jugosllavia nuk ekziston më dhe Kosova është e pavarur, si ndiheni?
    Po shikoni, domethënë më janë shpaguar ato vjet që kam kaluar, meqë Jugosllavia u shpartallua, sepse ishte një burg i popujve dhe ishte një tmerr, gjithashtu edhe Serbia dalëngadalë po kthehet në shtratin e vet deri diku të natyrshëm, kështu që kjo që e përjetojmë sot, këtë shpallje të pavarësisë, sepse unë them shpallje sepse nuk jam i bindur që ende kemi pavarësinë, sepse me rezolutën 1244 edhe pse e interpretojnë disa juristë anglezë si mundësi që mund të quhet edhe pavarësi, unë besoj se do të kemi probleme me këtë rezolutë, do të kemi probleme me këtë implementim të ri të Evropës në problemet e Kosovës, do të kemi probleme me projektin e Ahtisarit, do të kemi probleme...
    ... të mos i futemi kaq shpejt problemeve, sepse Kosova tashmë është një shtet që ka shpallur pavarësinë, që e kanë njohur SHBA dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Janë mbi 40 vende që e kanë njohur zyrtarisht. Pritet që shumë shpejt të bëhen 100. Megjithatë 17 shkurti që nuk është shumë larg, ka vetëm dy-tri javë që ka ndodhur, ajo ka qenë ditë feste. Në momentin e shpalljes së pavarësisë ju keni qenë në llozhën e sallës së Kuvendit të Kosovës. Çfarë keni menduar në momentin kur ju dëgjuat nga goja e kryeministrit që "Kosova është e pavarur"?
    Shikoni, unë jam bërë rryp për t'u entuziazmuar sikur njerëzit e rinj dhe kam parasysh të gjithë ata shokët e mi që kanë ra nëpër vijat e ndryshme të frontit dhe nëpër qelitë e ndryshme të burgjeve, kështu që nuk kam pasur mundësi të gëzohem ashtu si gëzohet njeriu...
    Çfarë keni përjetuar në atë moment?
    ...E kam ndjerë se po ndodh diçka e re. Po hapet një proces.
    Ju keni dëgjuar atë ditë në Kuvend deklaratën e Pavarësisë. Mund te jepni një gjykim tuajin për tekstin e saj?
    Po shikoni, ajo deklaratë e Pavarësisë është në rrethana të caktuara, nga rrethana të caktuara dhe nuk jam i kënaqur krejt me atë deklaratë të Pavarësisë, sepse nuk është ajo hyrje si do të duhej të ishte, sepse Kosova është 90 për qind shqiptare, 10 për qind kemi pakicat dhe, edhe deklarata edhe të gjitha veprimet përcjellëse që bëhen rreth Kosovës bashkë me flamurin etj., bëhen sikur ne aty të mos ishim 90 për qind, por sikur edhe ne të ishim 40 për qind, dhe jemi tashmë bashkësi e etniteteve të barabarta që ka Kosova. Ne asnjë shenjë kombëtare, ne asnjë kombëtar, me fjalë të tjera na është bërë një padrejtësi, e cila nuk na gëzon neve që jemi përpjekur, kemi dhanë 4 mijë jetë tonat për Kosovën, mirëpo ky ishte kapaciteti i popullit tonë dhe këto ishin rrethanat ndërkombëtare që ne na sollën në këtë situatë ku jemi sot, që është gjithsesi më mirë se kur ekzistonte Jugosllavia ose kur ishim nën sundimin e drejtpërdrejtë të Serbisë.
    Nëse do të kishit qenë Ju "shkruesi" i deklaratës së Pavarësisë, si do të ishte konceptuar ajo?
    Unë do të shkruaja se kjo pavarësi u fitua me sakrifica të mëdha, me flijime të mëdha, me luftë të pandërprerë 100-vjeçare. Nuk ishte kjo vetëm kryengritja e fundit e udhëhequr nga ushtria Çlirimtare e Kosovës, por fillon që nga 1912, në tetor të 1912-s, kur hordhitë ushtarake të Serbisë të komanduara nga Krajl Pjetri e pushtuan Kosovën, domethënë që nga ato kohë, mund të shënohen edhe ata që u flijuan, duhet të shënoheshin situatat që e sollën situatën deri këtu ku jemi dhe ne kemi hyrë,... kjo shpallje ishte sikur të ishte piku nga qielli, domethënë duan të shlyejnë krejt të kaluarën tonë dhe të harrojmë se çfarë kemi qenë e ku kemi qenë, e ku kemi qenë e tek kemi qenë dhe ja fillojmë nga hiçi, ja fillojmë si një popull i cili do të duhet të harrojë vetveten dhe unë kam frikë nga kjo kur detyrohen dhe duan të na detyrojmë që të harrojmë ne të kaluarën tonë, sepse ai që harron të kaluarën e vet nuk mund të kthehet as në shtëpinë e vet. Kështu që kjo është një gabim që e bëjnë pikërisht nga ato shtete që ne nuk e kemi pritur dhe nuk e presim, nga shtete demokratike për t'ia bërë qefin Serbisë, për t'ia bërë qefin Rusisë, për t'ia bërë qefin njëra-tjetrës, domethënë edhe njëherë përsëritet historia dhe në llogari të Kosovës bëhen edhe njëherë pazarllëqe të ndryshme të cilat nuk kanë të bëjnë me demokracinë e vërtetë.
    Por deklarata thekson dhe më tepër sheh drejt të ardhmes së Kosovës, se si duhet të jetë e ardhmja e Kosovës dhe pak më pak se cila ka qenë historia e Kosovës e largët apo e afërt. Pajtoheni ju me këtë qasje që do të duhet më shumë të shohim drejt së ardhmes?
    Nuk pajtohem me këtë qasje. Unë pajtohem që kjo e sotme e ka një të kaluar të vetën dhe është derdhur shumë gjak, shumë gjak, tepër gjak. Kemi paguar lirinë tonë 10-fish më tepër se gjithë të tjerët rrethe e rrotull nesh që të mund të harrojmë që ta fillojmë nga e sotmja e të shohim të ardhmen. Kjo është një hile që na e bën neve Evropa, mirëpo meqë nuk qemë në gjendje që ta çlironim vetveten dhe u detyruam të pranonim edhe përkrahjen e tyre atëherë duhet të pranonim edhe këtë formulim që ata na e kanë bërë me shpresë të madhe që do të vijë koha që do t'i kthehemi edhe të kaluarës dhe të numërojmë të gjithë ata që në themelet e kësaj lirie që do ta krijojmë ne, janë jetët e tyre të shumtë dhe të panumërta.
    Ditën e shpalljes së Pavarësisë në Kosovë, më 17 shkurt në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera, mbi fotografinë e komandantit të UÇK-së Adem Jashari, dikush shkroi një grafit "Bac u kry!". Të ka pëlqyer?
    Shiko, kjo ishte një fjalë e një entuziasti, një fjalë e cila donte të thoshte që i kishim sikur një farë borxhi ndaj Adem Jasharit, sepse ishte i fundit nga heronjtë tanë të mëdhenj i cili flijoi krejt familjen e vet dhe bëri që të ndizej flaka e kryengritjes e cila kishte filluar, por ende nuk e kishte marrë flakën e duhur. Prandaj edhe i kemi borxh familjes së Adem Jasharit, i kemi borxh Adem Jasharit dhe mendoj se ajo fjalë për t'ia bërë qefin atij dhe të gjithë atyre që e duan me zemër e me shpirt Adem Jasharin, për atë moment ishte në rregull.
    Në Kuvend po atë ditë ju keni parë, ndoshta për herë të parë edhe flamurin e shtetit të Kosovës. A ju ngjalli ndopak emocion?
    Jo. Flamuri është një dëshpërim i madh për të gjithë kosovarët sepse ai flamur nuk të prek aspak...
    Pse flisni në emër të gjithë kosovarëve?
    Flas sepse unë edhe jam përfaqësues i gjithë kosovarëve. Nuk jam në instancat e pushtetit, nuk jam në asnjë parti dhe e di se si merr frymë gjithë Kosova, prandaj kam të drejtë të flas në emër të gjithë kosovarëve. Askush nuk më tha: Baca Adem qenka i mirë ky flamur, por të gjithë më thanë: O po ku e gjetën more, po si na e bënë more, po si na e imponun more këtë punë?! Po çfarë flamuri do të jetë ky more? Kështu që Evropa ka bërë edhe një gabim me ketë flamur. Ka hyrë në gjynah edhe njëherë me këtë popull. Mirëpo, kjo do të jetë mirë sepse unë mendoj se ky flamur do të bëjë që shqiptarët të mos e harrojnë flamurin kombëtar kurrë dhe tash nëpër shtëpitë tona çdokush do ta ketë flamurin kombëtar që deri më tash nuk e kanë bërë shqiptarët sepse ishte flamuri të cilin e shihnim në çdo festim, tash e tutje do ta kemi në shtëpitë tona dhe fëmijët tanë qysh në fillim do të mësohen me flamurin tonë dhe ne do ta duam edhe më shumë flamurin tonë.
    Flamurin kombëtar?
    Po.
    Po ç'të keqe ka flamuri i shtetit? Sfondi blu që simbolizon paqen, harta e Kosovës në të, gjashtë yjet që simbolizojnë gjashtë etnitë. Në një farë mënyre të kujton pak të themi edhe flamurin e Bashkimit Evropian ku yjet...
    Ky është një flamur tipik burokratik, i cili nuk thotë asgjë. Më së pari nuk jemi gjashtë etni aty, por jemi një popull shumice, 90% dhe janë nja pesë a gjashtë etni të tjera.
    Edhe Bashkimi Evropian kështu është, ka Gjermaninë 80 milionë, ka Slloveninë 2 milionë...
    Ashtu është, ata janë 80 milionë, kurse ne, ne kur të shkojmë në Evropë, atje do të shkojmë si një territor, si një Kosovë, si një shtet pa ngjyrën tonë, pa identitetin tonë dhe ne e kemi identitetin tonë se jemi 90 për qind. Kosova është Dardani dhe ne të kaluarën tonë them prapë nuk duhet ta harrojmë edhe për hir të Evropës. Evropa ka nevojë për identitete të vërteta, nuk ka Evropa për identitete të rreme të shpikura nëpër kancelari të ndryshme për hatër të tij apo të atij që të përfitohet një moment dhe pastaj të na mbetet neve peng, të mundohemi pastaj të arsyetojmë.
    Meqë jemi te identitetet, ka një përpjekje për të krijuar një identitet të ri, identitetin kosovar. Pajtoheni me këtë përpjekje që po bëhet për t'i dhënë identitet të ri Kosovës?
    Kjo është përpjekja e atyre të cilët mendojnë se populli shqiptar rrezikon të tjerët, që s'kanë të drejtë fare dhe mendoj që ta defaktorizojnë popullin shqiptar duke e përçarë dhe copëtuar dhe mendojnë, presin këto janë iluzione të paplotësueshme, kurrë shqiptarët, jo vetëm që nuk e kanë harruar dhe nuk e harrojnë, por edhe më pak do ta harrojnë vetveten se janë shqiptarë dhe kjo përpjekje e burokratëve evropianë për t'i bërë hatrin Serbisë e Greqisë e disa të tjerëve nuk do të pranohet nga shqiptarët dhe mund t'i themi ne si shtetas të Kosovës se jemi kosovarë sikurse thotë dikush se jemi kolonjarë, apo jam llapjan, dukagjinas a diçka tjetër, por që të marrë kuptimin e një kombi ashtu sikundër dëshiron Evropa, Evropa mashtrohet. Do të ketë pra probleme Evropa sepse ne do të përpiqemi gjithnjë ta përmirësojmë këtë dhe do ta përmirësojmë.
    Zoti Demaçi, të kthehemi 7 muaj më parë, në korrik të vitit 2007. Ju keni thënë: "Nëse Kosova do ta shpallë pavarësinë vet, atëherë Serbia do të ndërhyjë me pretekstin se është territor i shtetit të saj dhe do të përpiqet me ushtri ta vendosë atë që ajo quan të drejtën legjitime të Serbisë. Dhe në këtë mënyrë ose do ta pushtonte ose do ta copëtonte". Sot, shtatë muaj më pas, jeni i kënaqur që kjo, të themi profeci e juaj, nuk është realizuar?
    Po ende puna e copëtimit nuk ka marrë fund. Ende kam frikë se pjesa veriore do të okupohet edhe formalisht sepse faktikisht është e okupuar nga Serbia, sepse nga ajo pjesë ju ndoshta e dini, ndoshta nuk e dini, nga ajo pjesë me të përfunduar lufta dhe me të rënë në duar të serbëve nga ajo pjesë janë pastruar 16 mijë shqiptarë, nga pjesa veriore, sepse edhe në pjesën veriore ne kemi qenë shumicë. Pasi u përzunë ato 16 mijë të cilët erdhën në Mitrovicën e jugut dhe u shpërndanë edhe nëpër pjesët e tjera të Kosovës, askush nuk e bëri dert këtë punë, askush nuk e përmend këtë punë, askush nuk thotë se duhet të kthehen ata 16 mijë, por flasin për të kthyerit e Serbisë që janë shpërndarë nëpër Serbi andej këtej, domethënë ata nga jashtë të kthehen, kurse këta nga brenda Kosovës nuk mund të kthehen në trojet e veta, në shtëpitë e veta, por flenë nëpër bodrume, nëpër tavane, nëpër miq e nëpër dashamirë duke pritur ditën që të kthehen. Domethënë kam frikë se Evropa dalëngadalë do të mundohet të na mësojë ne që të harrojmë veriun dhe si një shpërblim, që historia nuk njeh të shpërblehen agresorët, të shpërblehen gjakatarët, të shpërblehen ata që kanë ushtruar gjenocid mbi një popull tjetër, Serbia prandaj është e lazdruar Serbia sepse e sheh veten se Evropa edhe pse e kalli Slloveninë, e kalli Kroacinë, i bëri kërdi që s'mbahet mend mbas Luftës së Dytë Botërore 250 mijë boshnjakë u vranë e u prenë e u dogjën, 15 mijë shqiptarë e shqiptare u dogjën e u vranë e u masakruan në Kosovë dhe prapë ata trajtohen si partnerë, kurse Kosova trajtohet si objekt të cilin duhet ta rregullojnë në bashkëpunim me serbët dhe si shpërblim atyre u jepet Mitrovica e veriut u jepen edhe enklavat të cilat nuk kanë ekzistuar kurrë njiherë të pastra në Kosovë, i bëjnë pastra dhe na i lënë minat ne nëpër të cilat duhet të kalojmë, na i lënë plagët kanceroze të cilat ne, unë kam frikë, kjo ishalla s'bëhet, kam frikë se do të kemi probleme të gjata dhe nuk do të mund të merremi ne me zgjidhjen e problemeve të shumta tona që i kemi dhe që na presin, por do të merremi me këto tollovi të cilat do të na i organizojë Serbia duke instrumentalizuar këta enklava.

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •