Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,900
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Kanuni i Skėnderbeut

    Kanuni i Skėnderbeut, vepėr monumentale e kulturės sonė

    Dr. Musa Ahmeti


    1. Semantika e fjalės kanun


    Kanuni, sipas Fjalorit tė Gjuhės sė sotme Shqipe[1] ėshtė pėrmbledhje ligjesh e normash tė pashkruara, tė trashėguara brez pas brezi, qė pasqyrojnė gjendjen ekonomike-shoqėrore tė periudhave tė kaluara dhe qė nė kohėn e vet mbronin interesat e klasave tė shtresave tė caktuara shoqėrore; ėshtė tėrėsia e normave tė sė drejtės zakonore. Pėr mė tepėr fjala kanun ėshtė marrė nga gjuha sumeriane (gi, Rohr), dhe ajo akadiane (qanu, Rohr) dhe qė andej ėshtė marr nga greqishtja (kanna, Rohr) dhe kėshtu ėshtė zhvillur mė tutje nė kanon, me kuptimin “rregull, normė”[2].

    Termi kanun sipas historianit Kristo Frashėri, ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga kanon “vizuar”, me kuptimin metaforik “vijė e drejtė” dhe mė tej “normė qė dikton rrugėn e tė vepruarit drejt”. Pra kanuni nė veri, ashtu si venom nė jug, kishin kuptimin e njė norme juridike, tė cilėn bizantėt e quanin “sindagma” (kod) dhe turqisht “kanun-name”.

    Shqiptarėt kanė disa kanune, si pėr shembull, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Malėsisė sė Madhe, Kanuni i Labėrisė, Kanuni i Lekė Dukagjinit[3] dhe me fjalėn kanun ata kuptojnė edhe sot korpusin e sė drejtės sė pashkruar. Mirėpo kėtu, nė 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut do ta shqyrtojmė Kanunin e Skėnderbeut, qė nė njė formė tė shkruar, nga forma e zgjeruar gojore e tij, ėshtė bėrė pėr herė tė parė nga Dom Frano Ilia.[4]

    2. Kanuni i Skėnderbeut dhe i Arbėrit

    Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve tė sė drejtės zakonore skėnderbegiane ishin marr studiues tė ndryshėm si Marin Sirdani[5], Qemal Haxhihasani[6], Zef Valentini[7], Rrok Zojzi[8], Kristo Frashėri[9] etj. Mirėpo punėn e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri mė sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar nė trajtėn e njė kodi monumental, tė cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive tė mėdha e tė shumta, mė 1993, e jo mė 1996 siē shkruan histori ynė Kristo Frashėri[10]. Ndryshe nga etnografėt e tjerė, materialet e sė drejtės zakonore, qė Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetėm nė krahinėn e Kurbinit, por edhe nė krahinat pėr rreth, tė Shqipėrisė Qendrore, i pagėzoi me tė drejtė me emrin: Kanuni i Skėnderbeut.

    Veprova kėshtu, shkruan nė Parathėnie, Dom Ilia[11], pasi vėrtetova mirė se tė gjitha kėto krahina kishin njė “kanun” tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Heroi Kombėtar. Kėto norma tė sė drejtės sė pashkruar, qė janė regjistruar me njė pedantėri tė rrallė nga etnografi ynė i madh i madh kanė qenė nė fuqi jo vetėm nė periudhėn e Motit tė Madh, por edhe mė pas.

    Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shekullin XIX, pėr shembull nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jo vetėm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndėr tė tjera ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi, “njė fare kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut”[12], mirepo e drejta qendron nė faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dėshmise konkrete[13] shtrihej ne Shqiperine Qendrore ndėr krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e pėrbashketa me kanunet e maleve shqiptare. Thirrėt i Skėnderbeut, pse ky (Skėnderbeu) bėri disa ligje kanunore tė veēanta pėr krahinat e veta dhe tė ndikimit tė vet. Prandaj, mund tė quhet edhe Kanuni i Arbėrit[14].

    Ē’ėshtė e vėrteta, edhe tradita popullore e paraqet Skėnderbeun si ligjvėnės, kur thotė se “Skėnderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel pėr faj”. Madje nga normat kanunore tė pleqėruara nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kėshtu, pėr shembull, dy etnografėt tanė tė shquar, Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanė regjistruar nė viset e dikurshme tė Kastriotėve, gjashtė norma kanunore, qė lidhen drejpėrsėdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Pėr shembull, Skėnderbeu, kur pa se po bėheshin shumė gjaqe, la nė kanun “gjaku nuk ngelet pėr faj”. Nė praktikė, sipas kėtij kanuni, nė rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund tė bėhet objekt i gjakmarrjes[15].

    Rėndėsia e normave tė Skėnderbeut, sipas K.Frashėrit[16], mund tė kuptohet nėse kemi parasysh regjimin shoqėror qė sundonte nė malėsitė e trevės sė Kastriotėve nė shek. XV dhe nevoja qė kishte pėr lufta ēlirimtare skėnderbegiane, “ėshtė e vėrteta, norma kanunore apo pleqėrimet e mirėfillta tė Gjergj Kastriotit, siē ka vėrejtur edhe K.Frashėri[17], kanė shėnuar njė hap pėrpara nė krahasim me parimet e lashta tė sė drejtės sė pashkruar, qė sundonin akoma nė shek. XV.


    vazhdon
    ...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,900
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Me zbatimin e tyre, organizimi shoqėror i malėsoreve i shėrbeu mė mirė se me normat e mėparshme, luftės antiosmane. Karakteri i tyre progresiv dhe zulmi i pavdekshėm i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut janė dy arsye tė forta, qė shpjegojnė pėrse emri i tij iu vesh mbarė sė drejtės kanunore qė sundonte nė Shqipėrinė e Mesme.

    3. Struktura e Kanunit tė Skėnderbeut

    Vepra Kanuni i Skėnderbeut, mbledhė dhe kodifikuar nga Dom F. Ilia dhe botuar mė 1993, nga autori, me ndihmėn materiale jo nga Atdheu i tij (?!), por nga Italia,[18] ėshtė vepėr monumentale, qė pėrmban njė material tė pasur, i cili ka njė rėndėsi tė shumėfishtė pėr studime shkencore jo vetėm nė lėmin juridik, por edhe nė disiplinat e tjera tė shkencės. Sepse Kanuni i Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave dhe normale tė rralla tė njė qytetėrimi tė caktuar, por edhe njė vepėr monumentale ku spikasin vlerat e larta etike dhe shoqėrore nė sajė tė tė cilave ai (shqiptari) ka mbijetuar shekujt e robėrisė.

    Pėr mė tepėr, nė Kanunin e Skėnderbeut, pėrmblidhet normativa qė ka tė bėj me: familjen, shtėpinė, detyrimet, qeverimi, ndėshkimet, fajet e damet dhe kishėn. Pra siē shihet edhe nga kjo pėrmbajtje, ky kanun pėrbėhet nga shtatė pjesė, nga shtatė libra do thoshim. Pėrveē kėtyre pjesėve,Kanuni i Skėnderbeut ka edhe Hymjen, qė pėrbėhet prej tre artikujve: Art. I - Shtrimja (1-7), Art. II – Kanuni e autori i tij (8-9), dhe Art. III – E drejta dhe fuqia me ba ligje tė reja kanunore(2049). Ndėrkaq i tėrė Kanuni pėrmban gjithsejt 3534 nene. Secili nen dhe artikull ėshtė interesant, rregullon, normon dhe pėrcakton aspektet mė tė ndryshme tė jetės shoqėrore shqiptare.

    Duke u marrė me shqyrtimin dhe vlerėsimin e Kanunit tė Skėnderbeut ėshtė me rėndėsi tė vlerėsohet edhe njėherė, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,[19] se ai, pra Kanuni i Skėnderbeut, sot ėshtė historik, por “jeton si i mbuluem prej kohės dhe qet kryet dhe vepron nė ēdo rrethanė anarkie. Ai asht rrajė e drejtėsisė, e parimet e tija qė nė thellėsi tė shekujve mbeten themel pėr ēdo legjislacion shqiptar tė gjitha kohve, nė ma tė ndryshmet rrethana. Ai asht fryt i njij mendjehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė”.

    Pėr mė tepėr, duke e vėshtruar nė tėrėsi veprėn, problematikėn qė ajo pėrfshin, gjerėsinė e ēėshtjeve qė normon dhe trajton, mund tė themi se Kanuni i cekun nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje e thjeshtė e zakoneve, traditave, psikologjisė dhe urtėsisė sė malėsorėve, por ajo ėshtė njė vepėr me permasa shumė tė gjėra. Si vepėr monumentale na ofron njė materie shumė mė tė gjėrė e tė pasur tė jetės shqiptare tė viseve ku shtrihej dikur sundimi i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.

    Vepra nė fjalė, pos si material juridik duhet vėshtrohet edhe si vepėr qė prekė edhe sferėn e letėrisė popullore, sepse nėpėr faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, nė tė cilat shohim tė kondensuar urtėsinė e malėsorėve, formėn koncize e lapidare tė shprehjes sė mendimeve qė aq shumė ēmohej dhe ēmohet nga populli shqiptar. Aty kemi njė tė folme, siē thotė nė Parathėnie edhe kodifikuesi,[20] ėshtė e tė gjitha popullsive tė kanunit dhe e shumicės sė shkrimtarėve mė tė rėndėsishėm tė vjetėr e tė rinjė tė kulturės shqiptare. Kjo vepėr, siē e ka vėnė re edhe Zejnullah Rrahmani,[21] mund tė konsiderohet e rėndėsishme pėr shkrimet e letėrisė nė tė ardhmen, sidomos pėr prozėn shqipe. Me njė fjalė, kjo vepėr do tė jetė burim i rėndėsishėm pėr shkrimin letrar shqip.[22]

    Ē`ėshtė e vėrteta, nė veprėn e kodifikuar tė Dom Franos qėllimi kryesor ishte qė nė formėn e njė Kodi Monumenatl tė shėnoheshin e tė ruheshin jo vetėm zakone e norma juridike tė vjetra, qė lidheshin pėr emrin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, por njėkohėsisht tė viheshin nė pah edhe tiparet e cilėsitė themelore tė psikologjisė e tė shpirtit tė shqiptarit, vyrtyti i tij, ēiltėria, bujaria, krenaria, drejtėsia, urtėsia, dashuria, nderi, besa, burrėria, mikpritja, dialogu pleqėrues, toleranca etj. Pėrveē kėsaj ky Kanun ka edhe vlerėn historike, qytetėruese, patriotike, dokesore, shoqėrore dhe etike.

    3. Pėrmbyllje

    Nė pėrmbyllje tė kėtij shkrimi le tė theksojmė nė mėnyrė tė veēantė se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu e ka pas kanunin fort tė mirė “qi pa gjikue nuk ka ba burg as nuk ka ba syrgin”.[23] Nė pėrgjithėsi, edhe pse Gjergj Kastrioti krijoi njė shtet tė pėrqendruar, edhe pse mori tiparet e njė shteti absolut, ai kurrė nuk veproi si, pėr shembul, Stefan Dushani. Pėrkundrazi, ai ndoqi shembullin e Perandorisė Bizantine, e cila edhe pse e qeverisi vendin sipas ligjeve (nomos) tė lėshuara nga pushteti qendror, nuk i preku normat e lashta qė gezonin bashkėsitė krahinore, pra tė drejtėn vetėqeverisėse tė brendshme. Ai ndėrhyri vetėm nė disa raste tė veēanta nė kėtė fushė.[24]

    -----------------------------------------

    Referencat:

    [1] Fjalori i Gjuhės sė sotme Shqipe, A-M, Rilindja, 1981, fq. 780; krhs. poashtu Fjalor i Shqipės sė Sotme, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė-Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrisė, bot. i dytė, Toena, Tiranė 2002, fq. 548.

    [2] Michael SCHMIDT-NEKE, Der Kanun der albanischen Berge, nė: Dardania, Zeitschrift für Geschichte, Kultur,Literatur und Politik, nr. 5/1996, fq. 183-184.

    [3] Zef AHMETI, E drejta penale nė „Kanunin e Lekė Dukagjinit, nė Urtia, nr. 1-2 (16), Zagreb 2003, fq.37-50. Mbi burimet kryesore tė sė drejtės zakonore shqiptare shiko po ashtu: Ismet ELEZI, Mendimi juridik shqiptar, Albin, Tiranė 1999, fq. 89-110. Sipas kėtij autori e drejta zakonore shqiptare pėrmban norma tė rendit patriarkal fisnor (nga Iliria), patriarkal-feudal (tė mesjetės - nė njė masė tė kufizuar, sepse nė mjaft zona malore ku ajo ka vepruar nuk u vendos feudalizmi), si dhe norma tė reja, nė pėrshtatje me zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomiko-shoqėrore nė shek. XIX e nė fillimet e shek. XX. Kjo e drejtė, me tė drejt konstaton autori, nuk ka qenė statike, por ėshtė ndryshuar duke lėnė nė harresė norma tė vjetra dhe duke i pasuruar me norma tė reja, por qė nuk u asimiluan nga ligjet e shteteve pushtuese.

    [4] Dom Frano ILIA (1918-2000), meshtar i devotshėm. Ka qėndruar nė burg 20 vite. Papa Gjon Pali i II-tė, mė 25 dhjetor 1992 e kishte emruar arqipeshk tė Shkodrės. Ėshtė autor i disa veprave si dhe veprės Kanuni i Skėnderbeut, pėr ēka Komisioni i Kualifikimit Shkencor i dha titullin Profesor.

    [5] Marin SIRDANI, Skanderbegu mbas gojėdhanash, Shkodėr 1926, fq.71-73.

    [6] Qemal HAXHIHASANI, Tregime dhe kėngė popullore pėr Skėnderbeun, Tiranė 1957.

    [7] G. VALENTINI, Skanderbeg ed il kanun, nė „Studia Albanica Monacensia“, München, 1969, fq. 11-22.

    [8] Rr. ZOJZI, Apspekte tė kanunin tė Skėnderbeut, Studime historike, Tiranė, nr. 1/67.

    [9] K. FRASHĖRI, Skėnderbeu, ASHSH, Toena Tiranė 2002, 217-228.

    [10] Kristo FRASHĖRI, vep. e cit. fq. 219.

    [11] Dom F. ILIA, vep. e cit. fq. 219.

    [12] Sipas K. Frashėrit, vep. e cit. fq. 222.

    [13] Dom F. ILIA, Kanuni i Skėnderbeut, fq. 10-224.

    [14] Kanuni i Skėnderbeut, neni 2, fq. 15.

    [15] K. Frashėri, vep. e cit. fq. 227. Ėshtė me rėndėsi se pėrveē nė Dibėr kujtimi i kėsaj norme ėshtė ruajtur edhe nė Krujė, khs. Q. Haxhihasani, vep. e cit. fq.34.

    [16] K. Frashėri, vep. e cit. fq.228.

    [17] Po aty, fq. 228.

    [18] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq. 11.

    [19] Kanuni i Skėnderbeut, Parathanje, fq.11.

    [20] Po aty.

    [21] Krhs. Isak AHMETI, Kleri Katolik shqiptar dhe letėrsia, Freizaj-Bergamo 1994, fq. 207.

    [22] Po aty.

    [23] Sipas K. Frashėrit, vep.e cit., fq. 228.

    [24] Po aty, fq. 217.



    (marr nga libri i botuar nga revista Lemba (9/2005) me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, 1405-2005)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 22-04-2007 mė 10:06

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Si u pengua botimi i “Kanunit tė Skenderbeut” nga Akademia e si u botua nga prifti it

    Si u pengua botimi i “Kanunit tė Skenderbeut” nga Akademia e si u botua nga prifti italian?


    Tradita e pasun juridike, doket e zakonet e virtytet e ēmueshme etnike tė Shqipnise Qendrore, nėn emnin “Kanuni i Skanderbegut” gjetėn punėtorin e palodhun, Imzot Frano Illinė, pėr t’u kthye nė visar e vlerė pėr tė gjitha breznitė tona


    Tradita e pasun juridike, doket e zakonet e virtytet e ēmueshme etnike tė Shqipnise Qendrore, nėn emnin “Kanuni i Skanderbegut” gjetėn punėtorin e palodhun, Imzot Frano Illinė, pėr t’u kthye nė visar e vlerė pėr tė gjitha breznitė tona. Imzot Franoja i kushtoi njė jetė tė tėrė mbledhjes, pėrpunimit, kodifikimit e studimit tė kėsaj tradite me zell pėrkushtues e vullnet vetmohues arrijti tė bėjė gati pėr botim “Kanunin e Skanderbegut”. Nė fillim gjeti pėrkrahjen e Rrok Zojzit, i cili e porositi me dashamirėsi tė lejė ēdo punė tjetėr e tė merret me tė, se po na humbė ndėr duer. Por, i ndjeri Monsinjor nuk e dinte se shkrimet, letėrsia nė atė kohė ishin armė e armėt jepeshin me leje. Kėshtu, filloi tė kuptojė ngadalė-ngadalė peripecitė e botimit a ma mirė tė mosbotimit, e hilet e pengesave qė vepra tė kishte autor tjetėr a bashkautor.
    Monsinjori iu drejtue organit ma tė naltė shkencor, Akademisė sė Shkencave. Po japim ma poshtė letrėn:
    Akademisė sė Shkencave tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, Tiranė
    Unė, i nėnshkruemi Frano Rrok Illia pranė repartit 302/2 Zejmen (Lezhė), me heqje lirie, Ju drejtohem pėr sa vijon:
    Ndėr kėto dit lexova nė shtyp se do tė botohet Korpusi i sė drejtės kanunore shqiptare me punime tė botueme e tė pabotueme tė kėsaj lande.
    Si bashkėpunėtor i jashtėm i sektorit tė etnografisė pranė Universitetit tė Tiranės kam mbledhė, pėrpunue e kodifikue simbas kritereve juridike normat kanunore tė Shqipnisė Qendrore: Krujė, Mat, Dibėr etj. me titullin e njoftun “Kanuni i Skanderbegut”. Ky punim mė, vėllim mbi 700 faqe tė daktilografueme format mesatar i kje parashtrue nė sesion shkencor komisionit tė sektorit tė etnografisė me tė ftuem tė jashtėm si Emid Tedeskini etj., tue kenė pranė edhe unė si autor, nėn kryesinė e Rrok Zojzit qė ishte pėrgjegjės i atij sektori. Punimi nė fjalė ishte nė dorėn e Rrok Zojzit.
    Tashti, unė kėrkoj, nė bazė tė ligjeve nė fuqi qė, po u botue punimi im, tė mė njifet autorėsia dhe tė gjitha tė drejtat e autorit, si edhe tė mė jepet mundėsia t’i jap punimit dorėn e fundit, gja qė e shof shumė tė nevojshme dhe tė frytshme.
    Nė pritje tė pėrgjigjės Suej, me nderime
    Frano Illia
    Zejmen, 5.XI.1985
    U pėrpoq mjaft tė merrej vesh, por jo. Atėherė i shkroi Aleks Budės, mbas dy vjetėsh shpresash se do tė merrte dorėshkrimin pėr ripunim. Po e riprodhojmė mė poshtė:
    Shokut Aleks Buda
    Unė, i nėnshkruemi Frano Illia si bashkėpunėtor i jashtėm i Sektorit tė Etnografisė, sot Instituti i Kulturės Popullore kam pasė mbledhė e kodifikue, simbas kritereve juridike “Kanunin e Skanderbegut”, Kanuni i Shqipnisė Qėndrore me volum prej rreth 700 faqesh format mesatar.
    Pa e pasė pėrfundue veprėn, u arrestova mė 1967 dhe dorėshkrimi mė mbet nė Arkiv tė Institutit Tiranė.
    Mbasi u lirova nga burgu me falje 1986, iu drejtova Institutit tė mė dorėzonte dorėshkrimin pėr ta pėrfundue e pėrmirėsue. Dorėshkrimi nuk m’u dha, tue mė thanė: “E kemi blerė”! Nė tė vėrtetė, nuk mė asht dhanė asnjė shpėrblim, si u pranue ma vonė edhe prej nėpunėsve tė Institutit, prandaj nuk asht ble.
    Tashti Ju drejtohem Ju shoku Aleks tė ndėrhyni qė dorėshkrimi tė mė jepėt pėr ta pėrfundue e pėrmirėsue dhe ky asht qellimi i vetėm i kėrkesės sime.
    Kam besim se nuk do tė mė mohohet njė e drejtė e imja si autor. Prandaj mbetem nė pritje tė pėrgjigjės Suej tė favorshme.
    Me shumė nderime
    Frano illia
    Shkodėr, 15.XI.1987
    Por etika akademike qe kjo: Asnjė pėrgjigje, as gojore, as me shkrim; as private, as zyrtare; as pozitive, as negative. Akademia qe tejet e politizueme. Ideja autoritare e djallėzore pėrhapej nga koka e sekretarit tė parė, pėr t’u realizue nga penda sofistike e akademikut, nga penda servile e shkrimtarit tė realizmit socialist e peneli i ngjyrave mashtruese tė piktorit. Ajo ide dhunuese e agresive, qė urdhėnonte persekucion, futi nė punė edhe daltėn e skulptorit, frymėzoi artistin e skenės e tė celuloidit e nxiti lėvizjet himnizuese tė baletit tė ri socialist. Ajo ide egoiste qe politika e artit e realizimi qe arti politik: njė njollė e kuqe nė ndėrgjegjėn kombėtare; njė dinjitet i pėrlyem; njė personalitet i shpėrbėrė. Nėse nuk mund tė shkruhej e vėrteta, s’duhej tė lustrohej gėnjeshtra! Por: “S’ka e s’ka si heroizma/ s’ka e s’ka si idealizma/, por kur dimėr del behari, s’ka si zjarri. (Noli).
    Vėrtetė, diktatura s’jepte, as liri shkrimi, as garanci jete. Por edhe po tė mos shkrueje pėr tė, nuk tė merrej jeta. Levėrtia praktike, gradat shkencore e titujt onorifikė lustruen identitetin e diktaturės, miratuen mjetet e metodat e saj. Kėshtu, ideali shkencor i disa akademikėve gjindej nė mendjen e turbullt e vesėligė tė diktatorit Edhe arti e shkenca ishin monopol i tij. Rrjedhimisht, disa akademikė u zgjodhėn sipas kriterit politik, vepruen sipas vijės politike e u vlerėsuen sipas besnikėrisė politike. Kėtej kemi akademikun a profesor doktorin e kontributit tė veprave tė shokut Enver, e boshtit politik nė shkollė: mėsim, punė prodhuese, edukim fiziko-ushtarak, akademikun e gjuhės sė njėsuar … , e Selam Musait si udhėheqės i Luftės sė Vlorės, e Haxhi Qamilit, akademiku i estetikės marksiste-leniniste, i revolucionit kultural dhe ma i miri: Akademiku pa vepra! Pėr t’u ēuditė, akoma sot e gjithėditėn, shkrimeve tė tyne u vjen era diktaturė. Nostalgji a rehabilitim? Po i japin hapėsinė atij arti, pėr tė argėtue nostalgjikėt qė malli pėr kohėn e shkuar tė ēlodhet nė kujtimet e rizgjuara, qė ndjenjat tė pėrkdhelin lavdinė e shtirur pėr atė art tė retushuem qė nuk ka tė ardhme, qė nuk ka pėrsėritje! Madje diskutojmė, nėse duhen heqė realizimet e artit socialist, nė mes tė kryeqytetit. Homazh i artit tė diktaturės. Homazh i trishtueshėm, zhgėnjyes, absurd.
    Edhe Institutit tė Kulturės Popullore i ka dėrgue dy letra. Me vėshtirėsi ka marrė pėrgjigjėn “e kemi blerė”, pa u tregue nga kush asht ble, sa qe ēmimi, ndonjė dokument blerjeje. Ndėrsa autori nguli kambė se do tė kėrkoj tė drejtat e autorit! I dėrgoi letėr edhe kryeministrit, shokut Adil Ēarēani, tue tregue odisenė e kėrkesės pėr botim. Kryeministri iu pėrgjigj: “Letrėn ia kemi pėrcjellur Ministrisė sė Arsimit e Kulturės pėr kompetencė e pėrgjigje”. Nė tė vėrtetė, filluan fjalėt e sheqerosuna, por realiteti i hidhur. Atėherė i shkroi shokut Ramiz Alia.
    Shokut Ramiz Alia, Sekretar i Parė i K.Q. tė P.P.SH.
    Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R.P.S.SH.
    Unė, i nėnshkruari Frano Illia Ju drejtohem pėr sa vijon: Si bashkėpunėtor i jashtėm i Sektorit tė Etnografisė, sot Instituti i Kulturės Popullore, kam mbledhur, pėrpunuar e kodifikuar mbas kritereve juridike “Kanunin e Skanderbegut”, kanuni i Shqipnisė Qendrore: Dibėr, Mat, Krujė etj. mbi 700 faqe tė daktilografuara format mesatar.
    Nė vjeshtėn e vitit 1967 punimi i naltpermendur iu parashtrua komisionit tė sektorit tė etnografisė me tė ftuar juristė tė jashtėm, si: Emid Tedeskini, Vangjel Meksi. Ky komision, mbasi bėri vėrejtjet e sugjerimet e veta, dha mendimin qė punimi tė botohej. Ndersa ishem duke zbatuar vėrejtjet e sugjerimet, u arrestova dhe punimi i papėrfunduar kje depozituar pėr t’u ruajtur nė Arkiv tė Sektorit. Me dekret tė posaēėm numėr 7029, datė 9.IV.1986 tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R.P.S.SH. m’u fal dėnimi i mbetur.
    Mė 21.V.1986 iu drejtova Institutit tė Kulturės Popullore qė tė ma kthente punimin pėr ta pėrfunduar e pėrmirėsuar. Mė 28.V.1986 Instituti m’u pėrgjigj negativishht, duke thenė: “E kemi blerė”. Mė datėn 2.XII.1986 iu drejtova kryeministrit sh.Adil Ēarēanit, i cili mė 26.XI.1986 m’u pėrgjigj se letrėn time ia kishte pėrcjellė ministrisė sė arsimit e kulturės pėr kompetencė e pėrgjigje.
    Mė 6 mars 1987 mė takuan dy pėrgjegjėsa tė Institutit, njeri ndėr ta Abaz Dojaka me tė cilin njifesha nė Sektor. Ata gojarisht m’u pėrgjigjėn: 1. Tė njifet autorėsia. 2. Punimi nuk tė ėshtė paguar. 3. Punimi ėshtė depozituar nė Arkiv tė Institutit tė Kulturės Popullore pėr t’u ruajtur. 4. Do tė jepet pėr t’i dhėnė shikimin e fundit, kur tė caktohet pėr botim nga Akademia. Mbas insistimit tim qė punimi tė mė dorėzohej tani pėr ta pėrfunduar e pėrsosur, meqė edhe nė moshėn 70 vjeēare, mė thanė: “Do tė mendojmė”.
    Atėherė e sot, megjithėse ia kam kėrkuar edhe ndonjė herė tjetėr, asnjė pėrgjigje, as pozitive, as negative
    Mbasi trokita kot nė tė gjitha dyert e mundshme, nuk mė mbetet tjetėr, veēse t’Ju drejtohem Ju, si autoritetit mė tė lartė, duke kėrkuar punimin tim si kėrkon prindi fėmijėn e vet. Kam besim Sh.Ramiz qė lutjen time, qė mua mė duket krejt e arsyeshme dhe e ligjshme, ta merrni parasysh dhe me kėtė mbes i nėnshkruar, me shumė nderime
    Frano Illia
    Shkoder, 9.VI.1987
    Si perfundim: Prifti italian Dom Mikel Braga, sot famullitar nė Juban, nė fshatin e lindjes sė Monsinjorit, bani njė fushatė ndihme nė Breshia dhe e botoi “Kanunin e Skanderbegut”.

    Shenim: Letrat e masiperme, dhurue nga autori, janė nė arkivėzen time!

    Nga Kolec Ēefac Ēef
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 15-02-2008 mė 13:53

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar TOKE GEGA pėr postimin:

    2043 (13-11-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,809
    Faleminderit
    12
    108 falenderime nė 84 postime
    ku munem me e gjet online ket botim?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,508
    Faleminderit
    344
    429 falenderime nė 361 postime

    Pėr: Kanuni i Skėnderbeut

    Kreu VI
    MIKU.
    Art.V.659

    Dega e gjethit

    T'erdh mik te shtépia,te kerkoj percjelles,s'qelloi burr te shtepia,grue e shtepise s'ate e gjené nji rrem gjethi dhe e ven ne gryke te pushkes se mikut,ta vrau kush,te pritet mik (1).

    1)Rasa te ralla te kohve te hershme deri ne ato te vona.Tregohet se ne Kurbi rrem gjethi epte shtepia e Malqit ne Skuraj (Ndue Mark Nikoll Malqi),por ma vone erdh tue rrallue deri sa e keputi per arsye se disa miq filluen ta vené vete rrembin ne pushke tue thane se e ka prej shtepise Malqit.
    ....



    Tregtia.
    Art V
    Masat.
    1636.Masat jane:Vllimi,sasia,pesha,shtrimja,thellsia,koha.
    Masa vllimi:Qindza,okatarja,babunja,kiletarja.
    Masa sasie:Qasja,babune,koshiq,shniku,barra (150 kg).
    Hute:Ka me hu =nji deri dy barre,Qesja=500 grosh.
    Masa peshe:Derhemi=2,5 gram,Oka=400 derhem=1500 gram,Barra=100 oke.=150 gr
    ...
    Masa shtrimje:Gjanas=Shplaka,perēiku,pashi,kamba,kuti=k amba deri ne gju ose krahi deri ne brryl.Metra,decimetra,kilometra.

    Per token:Shpuré=pushim qeshe,pende dhe,dite are,dynym.

    Masa thellsie:Kerēiku,Gjuni,brezi,boje njeri.

    Masa kohe,ēas,minut,ore,dite,muej,vjete.


    Kanuni i Skenderbeut. Mbledhe e kodifikue nga Dom Frano Illia.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2016
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Kanuni i Skėnderbeut

    Pershendetje

    Ju lutem m tregoni se ku mund ta gjej per ti bler K.e Skenderbeut dhe K. e Dibres m nevojiten per teme te masterit.
    Ne librarit e Prishtines & Bibloteken kombtare te Kosoves nuk jan 😞

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2016
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Kanuni i Skėnderbeut

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Kreu VI
    MIKU.
    Art.V.659

    Dega e gjethit

    T'erdh mik te shtépia,te kerkoj percjelles,s'qelloi burr te shtepia,grue e shtepise s'ate e gjené nji rrem gjethi dhe e ven ne gryke te pushkes se mikut,ta vrau kush,te pritet mik (1).

    1)Rasa te ralla te kohve te hershme deri ne ato te vona.Tregohet se ne Kurbi rrem gjethi epte shtepia e Malqit ne Skuraj (Ndue Mark Nikoll Malqi),por ma vone erdh tue rrallue deri sa e keputi per arsye se disa miq filluen ta vené vete rrembin ne pushke tue thane se e ka prej shtepise Malqit.
    ....



    Tregtia.
    Art V
    Masat.
    1636.Masat jane:Vllimi,sasia,pesha,shtrimja,thellsia,koha.
    Masa vllimiindza,okatarja,babunja,kiletarja.
    Masa sasieasja,babune,koshiq,shniku,barra (150 kg).
    Hutea me hu =nji deri dy barre,Qesja=500 grosh.
    Masa pesheerhemi=2,5 gram,Oka=400 derhem=1500 gram,Barra=100 oke.=150 gr
    ...
    Masa shtrimjejanas=Shplaka,perēiku,pashi,kamba,kuti=kamba deri ne gju ose krahi deri ne brryl.Metra,decimetra,kilometra.

    Per token:Shpuré=pushim qeshe,pende dhe,dite are,dynym.

    Masa thellsieerēiku,Gjuni,brezi,boje njeri.

    Masa kohe,ēas,minut,ore,dite,muej,vjete.


    Kanuni i Skenderbeut. Mbledhe e kodifikue nga Dom Frano Illia.
    Te lutem shum mund ta postosh se cfar thot per familjen perkatsisht per te drejtat dhe detyrat e antarve te familjes ???

Tema tė Ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 15-05-2012, 22:03
  2. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-10-2010, 08:32
  3. A eshte i vleshem Kanuni i Lek Dukagjinit apo jo?
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 21:42
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 21:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •