LENI SERBËT TË HANË PASUL DHE TREGOJUNI GISHTIN E MESËM ! - Shkruan : Marko Cërnkoviç Revista „REPUBLIKA“
Mesjetaria dhe fjalamania serbe
LENI SERBËT TË HANË PASUL DHE TREGOJUNI GISHTIN E MESËM !
Shkruan : Marko Cërnkoviç Revista „REPUBLIKA“
Është fakt politik, se të gjitha aspiratat kombëtare për pavarësi gjithmonë përfundojnë me pavarësi. Deri tash ishin diplomatët ata që nuk deshën ta kuptojnë dhe me këtë tërthorazi shkaktuan jo pak luftëra.
Si t’u përgjigjmi serbëve që na i tregojnë tre gishtërinj? Në çështje të identifikimit të tyre me blut-und-bod, me historinë, nacionalizmin, patetikën dhe me pasulin, janë aq të pafytyrë dhe krekosës, sa një slloven mesatar që nuk dëshiron të fjaloset, u lëshon udhë. Jo. Serbëve u duhet dhënë përgjigje.
Duhet t’u thuhet se shpallja nga ana e tyre e Kosovës si djep serb është mesjetari, kundërshtimi i tyre mbarë botës – fjalamani. Prandaj edhe ju tregojuni gishtin atyre. Vetëm një gisht. Të mesmin.
Në vjeshtë të vitit 2005, kur kryetari i atëhershëm i Sllovenisë Janez Dërnovshek, pat dalë me idenë e pavarësisë së Kosovës, në një kolumne për «Dnevnikun» pata shkruar se kjo ishte «një gjë e mirë për për imazhin ndërkombëtar të Sllovenisë» dhe «se një ditë, falë tij, do të shihet se kishim të drejtë». Por, shikoni! Deklaratën e Dënovshekut në qarqet nacionale e ndërkombëtare e morën si një soloaksion të pa matur mirë… Pas dy vjetësh kur pavarësia kosovare u bë realitet, në Slloveni dëgjojmë, jo vetëm nga ministri jashtëm Rupel, por edhe nga opinioni publik, se Sllovenia nuk duhet nxitojë me njohjen e Kosovës dhe se duhet të kihen parasysh interesat tona kombëtare. Me një fjalë, nuk duhet të pezmatojmë serbët, sespe ata do të na vënë sanksione ekonomike! Shih ti! Ata kundër nesh sanksione?
Se ne sllovenët jemi bythecë qyqarë, këtë kaherë e kemi thënë.
*
Jo vetëm afaristët, por edhe sllovenë të tjerë sikur kanë harruar se si u pavarësuam vetë ne dhe se si Sllovenia, më 1991, si gurëz i vogël në lojërat e të mëdhenjve, priste me ndrojtje njohjen e saj ndërkombëatre. Harruan sllovenët se sa solidarë ishim me shqiptarët e Kosovës në fund të viteve ’80. I mbështetëm në kohën kur serbët ua patën hequr autonominë dhe i simpatizuam në idenë e tyre "Kosova Republikë".
Prandaj, sot e kësaj dite nuk e kuptoj se si është e mundur që sllovenët të shtiren të pabrenga karshi çështjes së Kosovës dhe bëhen kaq të mençur duke përmendur si rreziqe precedente popuj të tjerë separatistë të ngujuar brenda shtetesh të mëdha, të cilët sikurse edhe Kosova – shihni ju-sipas shembullit të Kosovës e jo sipas shembullit slloven! – do të kërkuakan pavarësi. E përsëris: është fakt politik, se të gjitha aspiratat nacionale për pavarësi gjithmonë përfundojnë me pavarësi. Deri tash ishin diplomatët ata që (ende) nuk deshën ta kuptojnë dhe me këtë tërthorazi shkatuan jo pak luftëra.
Kjo kthesë e panatyrshme dhe joparimore – bashkë me thirrjen në interesa ekonomike – sipas mendimit tim është pasojë e animit të tepërt apo të pamend slloven ndaj Serbisë. RSFJ kah fundi i ekzistencës së saj qe bërë shtet sipas qejfit serb, çkafen e patëm luftuar me sukses. Por pas 20 vjetësh, kur secili është në të veten dhe kur sëpatat e luftës janë lëshuar përtokë, hapësira e ish-Jugosllavisë prap sikur është qepur sipas qejfit të Serbisë.
Ekspansioni ekonomik slloven në Serbi, disa ndërmarrjeve të caktuara ndoshta edhe u ka sjellë përfitime dhe disa njerëz ndoshta i ka mbushur me krenari kolonialiste, të cilën më parë nuk e kemi njohur. Por shih ti, një shtet ekonomikisht i brishtë dhe i retarduar, siç është në të vërtetë Serbia, mu me asimilimin e kapitalit slloven paradoksalisht i është imponuar Sllovenisë – dhe vetëm Sllovenisë – si farë fuqie tepër e rëndësishme rajonale, e cila merr të drejtën të caktojë rregulla loje! Në vend se Sllovenia ta ketë Serbinë pashallëk ekonomik dhe për pasojë edhe politik të sajën, tash Serbia i nxjerr telashe Sllovenisë!
Edhepse ekonomikisht më e fortë, Sllovenia është politikisht tepër e brishtë që të dominojë Ballkanin. Pse është politikisht e tejbrishtë kjo nuk erdhi nga zoti pravosllav, por kjo erdhi si rezultat i gabimeve shumëvjeçare, ndoshta edhe permanente të diplomacisë sllovene, e cila nga njëra anë nuk di të pasojë ekonominë, ndërsa në anën tjetër, si djalli nga temjani ik nga parimet burimore dhe principialitetet politike.
Serbëve u duhet ngulë në mendje se të drejtat e tyre historike mbi Kosovën janë të asaj mase si edhe bindjet e izraelitëve se Palestina është e tyre, sepse ashtu shkruaka në Dhjatën e Vjetër. Dhe jo vetëm kjo! Këtë serbëve duhet t’ua thonë sllovenët e jo amerikanët – dhe ndoshta më së pari me mjete ekonomike se sa politike. (23.02.2008)
Krijoni Kontakt