Etika e Krishterė, si shkencė qė studion ithos-in njerėzor, ėshtė e natyrshme qė para sė gjithash ti drejtohet njeriut. Parimet dhe rregullat e saj duhet tė rrjedhin vetėm nga njeriu, jo jashtė tij, pra tė jenė autonome. Por kjo autonomi etike supozon autenticitetin dhe pjekurinė e njeriut. Pa kėto kushte ėshtė e natyrshme qė tė mishėrojė gjendje tė dėmshme ose tė tjetėrsuara. Dhe kėshtu krijohet problemi. Njeriu nė gjendjen e tij empirike paraqitet i papėrcaktuar. Siē vėreu edhe Origjeni, zakonet e njerėzve janė tė pafundme, siē janė edhe shpirtrat e tyre. Ku gjendet pra ky njeri autentik dhe cili ėshtė ithos-i i tij i vėrtetė?

Njeriu, si krijim “sipas shembėlltyrės dhe sipas ngjashmėrisė” sė Perėndisė, ka relacionin e tij ondologjik nė Perėndinė Triadik, qė ėshtė shembulli i ekzistencės dhe i jetės sė tij. Me dashurinė ndaj Perėndisė njeriu ruan bashkimin e brendshėm tė tij dhe komunikimin me tė afėrmin, ndėrsa pa kėtė shpėrbėhet brenda tij dhe shkėputet nga njerėzit e tjerė.

Me rėnien njeriu u tjetėrsua nga Perėndia, humbi pushtetin e tij nė botė dhe iu nėnshtrua prishjes dhe vdekjes. Ėshtė karakteristike se porosia e Perėndisė drejt njeriut lidhet drejtpėrdrejt me pėrdorimin e botės, ndėrsa shkelja e porosisė krijon armiqėsinė midis njeriut dhe botės. Tjetėrsimi i njeriut nga Perėndia tė ēon nė tjetėrsimin e tij nga i afėrmi i tij, nga ambjenti, por edhe nga vetė vetja e tij. Prandaj njeriu i rėnė kujdeset vetėm pėr veten e tij. Mbyllet brenda vetes sė tij edhe e ka tė pamundur tė gjejė plotėsinė e jetės personale.

Meqėnėse gjendja empirike e njeriut nuk e shfaq qėnien e tij tė vėrtetė, por njė ikonė tė tij tė errėsuar, lind pyetja: Si mund tė gjejmė bazėn autentike njerėzore? Pėrgjigjen e kėsaj pyetje na e jep zbulesa e Perėndisė, qė plotėsohet me mishėrimin. Zbulesa e Perėndisė nuk e nxjerr njeriun nga vetja e tij por e rifton nė tė vėrtetėn e natyrės sė tij dhe nė mardhėnien e duhur me botėn. Krishti nuk ėshtė vetėm Perėndi i vėrtetė, por edhe njeri i vėrtetė. Nė personin e Krishtit zbulohet njeriu autentik dhe e vėrteta pėr qėnien dhe ithos-in e njeriut.

Krishti nuk u dha besimtarėve ndonjė mėsim sistematik, por vetė trupin e tij, pra Kishėn, ku merret dhe ripėrtėrihet njeriu dhe gjithė bota. Njeriu i ri shfaq njė ithos tė ri. Ky ithos shfaqet fuqishėm me forma tė reja jete dhe formulohet me porosi tė reja ose me mėsime tė reja etike. Etika e Krishterė paraqet kėtė ithos tė ri tė njeriut, si pjesė e trupit tė Krishtit dhe jo si njė ideal teorik dosido pa lidhje me qėnien e tij. Dhe kėshtu mund tė thuhet se etika e Krishterė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shpjegim i jetės mė Krishtin.

Etika e Krishterė ka njė prespektivė krejt tė re. Kjo prespektivė, qė e dallon etikėn e krishterė nga ēdo prespektivė tjetėr, ėshtė prespektiva e ngjalljes qė solli Krishti nė botė. Prandaj askush nuk mund ta jetojė kėtė etikė nėse nuk futet nė prespektivėn e ngjalljes. Ashtu si nuk mund tė japi mesazhin e ngjalljes, nėse nuk ėshtė i Krishterė dhe nuk merr pjesė nė ngjalljen e Krishtit.

Pra etika e Krishterė duke iu drejtuar zbulesės sė Perėndisė, dhe veēanėrisht personit tė Krishtit, nuk e paranjeh burimin e saj tė parė, njeriun, por kthehet drejt njeriut tė vėrtetė. Nė vendin e njeriut tė tjetėrsuar, qė dominohet nga etika e errėsuar dhe e ngatėrruar, vendos njeriun e pėrsosur, Krishtin, d.m.th. njeriu qė nuk ekziston vetėm si impuls biologjik apo social, por si person “sipas shembėlltyrės dhe sipas ngjashmėrisė” sė Perėndisė, i lirė, bile, edhe nga natyra e tij.

Mardhėnia e drejtpėrdrejt e etikės sė Krishterė me zbulesėn e Perėndisė imponon edhe revizionin e saj mė tė kujdesshėm. Zbulesa e Perėndisė nė botė bėhet edhe me mėnyrė pedagogjike. Zbulesa u plotėsua me ardhjen e Krishtit. Mishėrimi i Perėndisė, qė ngelet gjithmonė mister, pėrjetohet dhe shfaqet nė botė si masė e fuqisė me anė tė sė cilės shpėtohemi.

Bėhet e dukshme se duke e pėrqėndruar shikimin nė zbulesėn e Perėndisė si burim tė etikės sė Krishterė nuk e konsiderojmė si njė bankė tė parimeve etike dhe tė rregullave, por si njė histori tė shfaqjes sė Perėndisė nė botė. Dhe kjo histori pėrshkruhet nė Shkrimin e Shenjtė dhe nė Traditėn e Kishės. Nė Dhjatėn e Vjetėr zbulesa e Perėndisė shfaqet me njė formė tė paplotėsuar si “pedagoge mė Krishtin”, ndėrsa nė Dhjatėn e Re dhe nė Kishė gjen plotėsinė dhe pėrsosmėrinė e saj. Pra Shkrimi i Shenjtė dhe Tradita e Shenjtė si mbartės tė zbulesės sė Perėndisė pėrbėjnė burimet kryesore, nga tė cilat thith dhe me tė cilat ndėrton pėrmbajtjen e saj etika e Krishterė. Dhe meqėnėse kėto burime nuk pėrmbajnė mėsime tė pėrgjithėshme teologjike, por interpretime tė shfaqjes sė Perėndisė nė botė, duhet qė edhe vizioni i tyre tė jetė analog.
Dhjata e Vjetėr shfaq stadin paraprak tė zbulesės sė Perėndisė. Didaskalia etike e Dhjatės sė Vjetėr formulohet nė mardhėnien me Beslidhjen e Perėndisė me popullin e tij tė zgjedhur. Veēanėrisht Dekalogu pėrmban rregullat kryesore, ku jepet pranimi i Beslidhjes sė Perėndisė me popullin e zgjedhur. Por kuptimin e saj mė tė thellė Dhjata e Vjetėr e ka nė Dhjatėn e Re, nė dritėn e tė cilės konsiderohet gjithmonė nga Kisha. Dhjata e Vjetėr i drejtohet njeriut tė rrėnuar, qė jeton nė botėn e rrėnuar. Dhjata e Re shpall bashkimin e botės dhe tė njeriut. Nė Krishtin tė shumtėt bėhen njė, dhe secili bėhet horizont i shfaqjes tė sė shumtėve. Kėshtu ē’i ndodh tė shumtėve konsiderohet nė ēdo person. Krishti nuk predikoi heqjen e Ligjeve tė Dhjatės sė Vjetėr, por kapėrcimin e mardhėnieve ligjore ndėrmjet Perėndisė dhe njeriut. Njeriu nuk mbetet vetėm njė krijesė qė detyrohet ti bindet ligjėsisė sė botės, por bėhet fėmijė e Perėndisė dhe ftohet tė jetojė sipas vullnetit tė tij, duke shfaqur kėshtu afrimitetin qė ka me Perėndinė dhe Atin e tij.

Urdhėresat dhe kėshillat etike tė Dhjatės sė Re nuk e kufizojnė lirinė e besimtarit, por pėrkundrazi ndihmojnė nė shkėputjen e tij nga ēdo nevojė kozmike dhe nė kategorizimin e tij nė lirinė e mbretėrisė sė Perėndisė. Kėshtu urdhėresat dhe kėshillat etike janė tregues esencial tė lirisė. Ato janė porositė e vet Perėndisė dhe tregojnė se deri nė cilėn pikė tė lirisė mund tė arrij njeriu qė beson tek Krishti dhe jeton me Krishtin. “Edhe e di se porosia e tij ėshtė jeta e pėrjetėshme” . Pjesmarrja nė jetėn e pėrjetėshme, qė realizohet me hirin e Perėndisė, pėrbėn thelbin dhe kushtin e vetėm pėr respektimin e porosive tė Perėndisė. “Edhe kjo ėshtė jeta e pėrjetėshme qė tė tė njohim ty tė vetmin tė vėrtetin Perėndi” dhe realisht kjo ėshtė, se vetėm si pjesmarrės i jetės sė pėrjetėshme mundet njeriu ta njohi Perėndinė dhe tė ruaji porositė e tij.
“Mardhėnia e re ondologjike qė krijohet me kategorizimin e besimtarit nė trupin e Krishtit e ndalon ithos-in e ri. Ruajtja e porosive tė Perėndisė nuk themelohet nė frikėn e ndėshkimit apo nė shpresėn e shpėrblimit, por nė realizmin e ri ondologjik. Sigurisht qė brenda nė etikėn e Kishės gjen funksionimin pedagogjik edhe frika e ndėshkimit por edhe shpresa pėr shpėrblim. Por baza e saj nuk ėshtė psikologjike apo sociale por ondologjike. Apostull Pavli duke dashur ti kthejė tė Krishterėt e Korinthit nga kurvėria nuk iu referua ndonjė parimi etik apo teorie etike por empirizmit eukaristik: “Tė marr pra unė pjesėt e Krishtit, e ti bėjė ato pjesė prostitute? Qoftė larg!” (I Korinthianėve 6, 15). Dhe nga kjo bazė nisej edhe kur i referohej temave tė tjera etike apo tė jetės sociale tė besimtarėve.”
Porositė e Krishtit janė njė element i pandarė i Ungjillit. Pra, dhe kėto janė ose pėrbėjnė mesazhin e gėzimit, sepse tregojnė se sa i lirė dhe se sa i fortė ndaj tė keqes mund tė bėhet ai qė beson nė Krishtin.

Jesu Krishti ėshtė jeta e botės. Perėndia ėshtė modeli i jetės, jeta e vėrtetė, burimi i jetės. Kur Moisiu takon nė malin e Sinait Perėndinė dhe i kėrkon t’i thotė emrin, Ai i pėrgjigjet: “Unė jam ai qė jam” . Perėndia pėrputhet me qėnien ekzistuese tė mirfilltė, me “qėnien e gjallė” supreme, bartėsin mė tė lartė tė jetės, burimin e parėlindur dhe parimin mė tė lartė tė jetės sė vėrtetė.
Nė Dhjatėn e Re zbulohet me mė shumė qartėsi Personi i Dytė e Trinisė sė Shenjtė, Biri dhe Fjala e Perėndisė, nė personin e Krishtit, qė deklaron: “Unė jam ngjallja dhe jeta; kush beson nė mua, edhe sikur tė vdesė, do tė jetojė. Dhe ai qė jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė” . Nxėnėsit e Tij, qė jetuan pranė Tij mė shumė se ēdo njeri tjetėr, e quajnė Krishtin “kryetar tė jetės” dhe Apostull Pavli e quan Krishtin “jeta jonė” . Pra, si rrjedhojė, jeta fiton kuptimin e saj tė plotė kur lidhet me burimin e jetės. Por njė gjė e tillė presupozon pranimin nga ana e njeriut pėr tė pėrjetuar kėtė marrėdhėnie dhe tė bėhet pjesmarrės nė dashuri, e cila ėshtė kusht thelbėsor i jetės.
Nė Dhjatėn e Vjetėr Perėndia e bėn tė ditur ekzistencėn e tij nė mėnyrė paksa abstrakte, me fjalėn “ΩΝ”, nė Dhjatėn e Re e bėn shumė mė konkret identitetin e tij nėpėrmjet fjalės sė Ungjillor Joanit “Perėndia ėshtė dashuri” . Dashuri do tė thotė jetė e vėrtetė, jo thjeshtė mbijetesė, dhe Perėndia ėshtė burim i tė dyjave kėtyre tė mirave, i jetės dhe i dashurisė.

Ashtu si besimi, edhe shpresa lidhet me personin e Krishtit. Por zakonisht Krishti nuk karakterizohet si besimi por si shpresa e tė Krishterėve . Dhe kjo ndodh sepse plotėsimi i jetės sė Krishterė nuk gjendet nė tė shkuarėn, por nė tė ardhmen. Shpresa nė Perėndinė kėrkon njė pastrim etik por edhe ushtrim: “Edhe kushdo qė ka kėtė shpresė tek Ai, pastron veten e tij, siē ėshtė Ai i pastėr” . Nuk mund tė shpresojė tek Perėndia ai qė nuk interesohet pėr virtytet. Ai qė nuk kujdeset pėr veten e tij, apo ai qė bėn njė jetė statike. Jeta ka karakter dinamik. Pa besimin dhe shpresėn njeriu e ka tė pamundur tė marri kuptimin e jetės. Pra, sa gjatė jeton dikush, shpreson. Por njė kusht i domosdoshėm pėr tė mbajtur shpresėn ėshtė durimi. Se meqėnėse shpresa i referohet gjėrave qė nuk janė tė pranishme, nuk mund tė mbahet pa durimin. Siē thotė edhe Apostull Pavli: “Po nėse shpresojmė pėr atė gjė qė nuk e shohim, me anė tė durimit e presim” .
Shpresa ėshtė njė veēori dalluese pėr tė Krishterin, i cili mund ēdo lloj tė keqe me shpresėn tek Perėndia. Por kur shpresa nuk mbėshtetet tek Perėndia shpejt apo von ajo do tė shkatėrrohet.
“Me shpresėn tek Krishti njeriu formon njė prespektivė qė nuk kufizohet nga angazhimet e botės dhe nuk trembet nga vdekja. Si Krishti, ashtu edhe besimtari qė merr pjesė nė trupin e Krishtit me Eukaristinė Hyjnore, nuk mundet nga vdekja. Vdekja, qė pėrbėn fazėn e fundit tė jetės, nuk e bllokon prespektivėn e saj, por bėhet kalimi pėr jetėn e vėrtetė: pėr jetėn qė dėshiron njeriu dhe qė Krishti ia ofron njeriut.” Shpresa drejton jetėn e besimtarit dhe kultivon dėshirėn pėr tu ushtruar pėr diēka mė tė mirė, qė ėshtė gjithmonė e mundur, pėr sa kohė njeriu do tė luftojė pėr atė.
“Por jo vetėm njeriu qė beson ka mundėsinė e shpėtimit, por “edhe vetė krijesa do tė ēlirohet nga robėria e prishjes, e tė shkojė nė lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė” (Romakėve 8, 21). Dhe nuk ėshtė as shkatėrrim i botės natyrore por ripėrtėritja dhe shdėrrimi i kėsaj forme. “Qielli i parė dhe dheu i parė do tė shndėrrohen nė qiell tė ri dhe dhé tė ri” (Apokalipsi 21, 1). Atėhere Perėndia do tė banojė tek njerėzit “edhe ata do tė jenė populli i tij, edhe Perėndia vetė do tė jetė bashkė me ata, dhe do tė fshijė ēdo lot nga sytė e tyre, dhe vdekja nuk do tė jetė mė... sepse tė parat shkuan” (Apokalipsi 21, 3-4). Lotėt dhe hidhėrimi dhe vdekja do ta drejtojnė nė pesimizėm atė qė nuk ka shpresė.
Etika e Krishterė do mund tė pranonte teorinė e pėrmirsimit nė kuptimin se rrugėn e botės drejt tė lartave e drejton Kujdesi Hyjnor dhe jo ligjet e verbėra fizke. Bota mund tė pėrmirsohet nė tė vėrtetė vetėm me veprimin e njeriut dhe ndihmėn e Perėndisė.”

Dashuria drejt perėndisė dhe tė afėrmit pėrmbledh Ligjin dhe Profetėt e Dhjatės sė Vjetėr. Kur u pyet Krishti se “cila ėshtė urdhėresa mė e madhe nė Ligjė?”, Ai u pėrgjigj: “Duaje Zotin, Perėndinė tėnd me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendien tėnde. Kjo ėshtė urdhėresa e parė dhe mė e madhe. Dhe e dyta qė ėshtė e barabartė me atė ėshtė: tė duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde. Gjithė Ligji dhe Profetėt varen nga kėto dy urdhėresa.”
Dashuria e Perėndisė pėrmban gjithė botėn dhe kjo nuk ndihet drejtpėrdrejtė nga njeriu. Dashuria e Perėndisė nuk imponohet. Pra dashuria e njeriut ndaj Perėndisė ekziston si mundėsi e lirisė. Njeriu jo vetėm qė mund ta dashurojė Perėndinė por edhe ta urrejė atė. Kush urren Perėndinė e ushqen realitetin me njė dashuri tė sėmurė tė dėmėshme kundrejt tij.
Dashuria nė plotėsinė e saj ėshtė e vėshtirė. Egoizmi ushtron njė ndikim tė fortė tek njeriu. E bėn ti shikoj gjerat duke vendosur nė qėndėr veten e tij. Por, nga ana tjetėr e ai e di qė nuk ėshtė shkak pėr ekzistencėn e tij. E di sė tjetėrkund gjendet shkaku i ekzistencės sė tij. Dhe di akoma qė nuk mund tė jetojė i mbyllur nė veten e tij. Por edhe qė tė kthehet jasht vetes sė tij duhet tė filloj nga vetja e tij. Qė tė dojė tė afėrmin e tij duhet tė dojė veten e tij. Dhe vetėm nėse e do nė mėnyrė tė drejtė veten e tij, do mund tė dojė dhe tė afėrmin e tij nė mėnyrė tė drejtė.
Dashuria dhe liria mbajnė vendin kryesor nė etikėn e krishterė. Dashuria zėvendėson ligjin dhe nuk pėrcaktohet nga ai.vendimet e dashurisė merren rastėsore dhe jo me urdhėra. Vėtė Krishti ngre lart gjithė pėrmbajtje e ligjit dhe tė mėsimeve tė profetėve nė themelimin e urdhrit tė dashurisė drejt Perėndisė dhe tė afėrmit . Dhe sipas Apostull Pavlit, “ai qė do tjetrin, ka pėrmbushur ligjin. Sepse perositė: “mos shkel kurorėn”, “mos vrit”, “mos vidh”, “mos jep dėshimi tė rreme”, “mos lakmo”, dhe ēdo porosi tjetėr, janė pėrmbledhur nė kėtė fjalė: “Tė duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde”...Dashuria pra, ėshtė pėrmbushja e ligjit” . Veē tė tjerash, liria pėrbėn parakushtin pėr shfaqjen e veprės sė ekonomisė hyjnore. Pa njohjen e lirisė njerzore ekonomia hyjnore e humb kuptimin e saj. Por mėnyra me tė cilėn shfaqet dashuria dhe liria nė etikėn rastėsore nė shfaq mungesa bazė dhe gabime.
Dashuria nė Kishė nuk pėrbėn ndonjė kuptim abstrakt etik apo parim, por njohjen ondologjike tė Perėndisė Triadik. Sipas mėsimit tė krishterė, Perėndia ėshtė dashuri . Por dashuria nuk ėshtė Perėndi. Perėndia ėshtė dashuri, si bashkim i njėqėnshėm dhe i pandashėm e tre personave. Dhe dashuria e Perėndisė shfaqet nė botė me krijimin dhe kujdesjen pėr tė. Dashuria e Perėndisė pėr njeriun bėhet veēanėrisht e njohur me shpėtimin nė Krisht dhe me rinovimin e botės.