Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 133
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Në ditën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës

    Sot është 17 shkurt 2008, një ditë që do të hyjë në historinë shqiptare si dita e shpalljes së pavarësisë në Kosovë nga Kuveni demokratik i Kosovës. Sot është dita që një shtet i ri demokratik do të lindi për tu bërë pjesë e hartës politike të Evropës dhe familjes së madhe të popujve të lirë evropianë.

    E hapa këtë temë në mënyrë që secili prej jush të shprehi në fjalë dëshminë tuaj për historinë shqiptare në këtë ditë historike të shënuar.

    - Si po e perjetoni Diten e Pavarësisë së Kosovës?
    - Çfarë do të thotë për mbarë faktorin shqiptar në botë një Kosovë e pavarur?
    - Cilat janë sfidat e të ardhmes së një Kosove të pavarur?


    Kjo eshte fjala juaj për historinë shqiptare.

    Albo

  2. #2
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Të mësosh apo të lexosh historinë e popullit tënd qenka shumë më ndryshe, se sa ta përjetosh atë dhe të jemi pjesë e saj. Ne të gjithë kemi dhënë kontributin tonë dhe të gjithë përjetojmë lotët e gëzimit, dhe ne që nuk kemi mundësi të jemi atje, tek turmat, tek flamujtë, tek varret e dëshmorëve, ne e shkruajmë këtu historinë me shumë emocione!

    Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë shqiptarët e miqtë tanë. Lavdi dëshmorëve ndër shekuj.
    U R I M E P A V A R S I A!
    • The rest is silence.


  3. #3
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Kjo eshte nje Nga Ditet e shume PRitura ,
    Nje Deshire e pa realizuar e gjysherve te mi,
    Nersa sot emocionet e tyre po i perciedh me sy te perlotur Deri ne shpalljen Zyrtare te Pavasris se Kosoves.

    Kosova e Pavarur

    Nje shtet i Ri dhe i pa varur ne Botes.Shpresojm nje Bashkim te shpejt Ne Shqiperin e Bashkuar Kosove-Shqiperi-Cameri.

    Sfidat e Kosoves Se pavarur

    Vec sfida politike ,
    Mbrojte e trojeve shqipetare ,dhe nje harres e se vjetres .

    RRoft Kosova E lire
    RRoft Shqiperia Bashkuar
    Tashme Kosov - Shqiperi - Cameri Se shpejti do te jemi 1
    FieRaK

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Sot eshte dita me e lumtur e jetes sime. Ndihem sikur kam lindur per se dyti.

    RROFT KOSOVA E PAMVARUR.

    Sfida e se ardhmes eshte: BASHKIMI I KOSOVES ME SHQIPERINE E BASHKIMI I GJITH TROJEVE SHQIPTARE.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa u shpalle ...kam shume emocion..si asnjehere ..URIME*

    Pershendetje Albo...Gezuar Ty dhe te gjithe shqiptareve ne bote...
    Jetojme Diten me ta madhe ne historine tone me te re per ne shqiptaret si komb.
    Sfidat do jene te shumta por, po te permend vetem nje do te me prishi kete trans qe kaloj bashke me gjithe shqiptaret ne bote...
    Per ne si komb ka domethenje shume te madhe, te pazavendsuashme...Kur Shqiperia behej shtet gjaku rridhte ne Kosove, rridhte gjaku ne Malesi dhe shqiptaret qe mbeten jasht shqiperise administrative ishin mburoje e gjalle per ate shtet te vogel tonin...duhej te kalonin mbi trupat te gjysmes se kombit qe te mberrine tek fryti- Shqiperia jone e dashur...Kur Kosova u pergjak ne vitet '90ta...ishte Shqiperia qe ne gjirin e vet mbajti gjithe Kosoven qe ne fakt mbajti gjakun e vet...me takat e pa takat Shqiperia beri te pamunderen dhe as qe ka c'te shtoj se pa Shqiperine ne as qe do te merrnim fryme shqip edhe sikur te mbetnim gjalle..Sot Shqiperia feston me shume se vete Kosova...Shqiptaret nga gjithe krahinat tjera jane drejtuar drejt Kosoves qe bukfalisht kan prishur kufinjte artificial mes shqiptareve , shqiptaret nga te gjithe bota kane zbritur ne Prishtine.... KY ESHTE DEFINICIONI I BASHKIMIT NE PRAKTIKE..Ishim ne ne gjithe boten qe shkarkonim lot dhe barot ne Shqiperi per Kosoven...Ne aq jemi te lidhur me njeritjetrin sa as vete nuk e dijme, ne jemi jeta per njeritjetrin dhe kjo eshte e verteta....
    Do te thote nje hap me afer drejt lirise se pergjithshme kombetare, do te thote nje hap me afer bashkimit, do te thote se ne nuk do te jemi kurre me zezaket e Ballkanit, do te thote se ne nuk do te jemi kurre me te neperkembur dhe te kerrcnuar nga fqinjet, do te thote OH c'do te thote?...do te thote se do te marri fryme me lirshem nje komb i tere, qe ne fakt do te zhvillohemi normalisht dhe do te konkurojme me gjithe popujt e qyteteruar ne bote...
    Per sfidat do te kete plot...por as qe dua as te mendoj sot....
    Amerike jeten ta kemi borxh qe na shpetove kombin, na shpetove Kosoven dhe une personalisht ta kam jeten borxh qe ma shpetove...Sot them me plote goje dhe zemer-Falemnderit Amerike...Te dua me gjithe shpirt....Lavdi miqesise shqiptaro-amerikane perjete te jeteve...

    Jeto e Pavarur Kosove, jeto ne Liri..
    ardhmeria do te jete e lumtur kjo ka rendesi....
    Martire te Kombit Lavdi...
    " Bac, u kry...."

    Me nderime per Albo dhe te gjithe Forumit Shqiptar.. Gezuar*,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 17-02-2008 më 12:37
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Gezuar!!!

    Ne Tetove, ne temperatura shume te uleta te kesaj dite Shkurti, mbi 10,000 qytetare u grumbulluan ne sheshin qendror te qytetit per te pershendetur pavaresine e Kosoves.

    Nje gezim me te madh nuk e kemi ndjere kurre kaq afer. Dita e Pavaresise se Kosoves eshte pritur jo vetem nga ne, por dhe nga baballaret, gjysherit e stergjysherit tane. I kemi varrosur pleqte me zemer te djegur per te pare pavaresine e Kosoves. I kemi varrosur duke iu degjuar amanatetet qe Kosova duhet te pavaresohet, qe Shqiperia duhet bere perseri. I kemi varrosur duke iu dhene fjale se Shqiperia do behet perseri ashtu si e ka dhene Zoti. Dhe ky eshte vetem hapi i pare i nje rruge te gjate qe na pret, sepse na e ka lene detyrim historia.

    Per faktorin shqiptar si brenda trojeve etnike poashtu dhe ne diaspore, nje Kosove e pavarur do te thote nje drejtesi e cuar ne vend. Nje drejtesi e mohuar tash e sa kohe. Nje e drejte e shqiptareve per te vendosur mbi fatin e tyre. Pavaresia e Kosoves nuk eshte vetem akt formal politik, por eshte shume me teper se aq. Eshte nje enderr e kahmotshme shqiptare e realizuar me mund, mendje, pune e me gjak. Gjaku i deshmoreve i derdhur tash e sa vite ka ujitur lulet e lirise, te cilat tash duhet te lulezojne ne Kosoven e pavarur.


    Kosova e pavarur duhet te ece drejt integrimeve euro-atlantike, dhe duhet te punoje ne garantimin e lirive dhe te drejtave te barabarta per te gjithe qytetaret e saj. Rruga drejt integrimeve do jete e lodhshme dhe e gjate, perfshi ketu dhe pengesat e ndryshme politike te cilat mund t'i hase nga fqiu verior Serbia dhe nga aleati numer nje i saj, Rusia, si dhe ca shtete te tjera te cilet behen mik me agresorin. Por kjo s'duhet ta frikesoje Prishtinen, perkundrazi duhet t'i sherbeje si nje stimul per te perforcuar pozitat, per te avansuar te drejtat e lirite e te gjithe qytetareve te saj, pamarre parasysh perkatesine nacionale, fetare, gjinore e politike.

    TA GEZONI TE GJITHE PAVARESINE E KOSOVES.



    Te punojme per te patur nje Kosove te forte dhe te ecim drejt clirimit te trojeve tjera shqiptare dhe bashkimit te tyre ne nje Shqiperi te vetme mbi toke, ashtu si e do Zoti dhe ashtu si e kerkon kushtetuta shqiptare:

    Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
    me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
    me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
    me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror,
    me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
    me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
    Vendosim këtë Kushtetutë:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 17-02-2008 më 12:25
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Une e perjetoj Pavaresine e Kosoves me fjalet qe jane ne kete kenge:


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Kur kam emocione fjalet nuk me dalin .

    Gjithmone me ndodh qe ne momente shume emocionale ,fjalet me ngecin dhe nuk me dalin ose vijne te gjitha tok dhe vrullshem dhe secila fjale kerkon te dale e para.

    Bac u kry!
    Lavdi te gjithe atyre qe sakrifikuan per kete dite historike.
    Te nderuar dhe te respektuar qofshin te gjithe dashamiresite e huaj qe na ndihmuan
    O vellazer shqiptare, ta gezojme pavaresine e Kosoves.

    Bac u kry !

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne kete ngjarje historike per mbare popullin Shqiptar, mendimet e mija vene tek te gjithe ata qe kane sakrifikuar me gjakun e tyre per te sjelle kete dite kaq te madhe per gjithe Kosoven dhe popullin Shqiptar.I perjetshem qofte kujtimi i tyre.

    Pergezime dhe levdata te gjithe Shqiptareve qe kane kontribuar me punen e tyre per te arritur kete dite, po ashtu nje FALEMINDERIT shume te madh per te gjithe popujt e botes, te cilet kane shprehur perkrahjen e tyre per kete pavaresi.


    17 Shkurt 2008 shenon nje kapitull te ri ne hisorine e popullit Shqiptar, nje rruge te re per Kosoven.

    Perfundimisht, gezuar te gjithe Shqiptareve anembane botes. Gezojeni kete dite historike me te gjitha mundesite qe keni.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Postime
    1
    kjo eshte nje ngjarje qe percaktoi dinjitetin e nje populli nder shekuj,qe tregoi se jemi nje fryme tashme qe ka nje aspirate drejt nje demokratizimi te qytetarise se nje kombi atij
    SHQIPTAR!
    une e shikoj si dite qe sjell gezim ne cdo sofer shqiptare
    si permbushje e endrave te shume njerezve qe sarriten ta shikonin kete dite,sepse u sakrifikuan per kete dite
    kjo eshte hapje e nje dritare te nje vleresimi te shqiptareve
    dhe qe dine te tregojne se nje enderr permbushet nje dite
    eshte gezim o populli im ti qe e prite ne kete ane kufiri me lot dhe qe po e percjell perseri me lot pavaresine ne anen tjeter,por tashme me nje grusht dinjiteti
    si komb qe do zere vend ne familjen europiane
    gezuar o populli im shqiptar
    gezuar

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    16

    Gezuar

    Gezuar,Gezuar,Gezuar
    Pavaresine e Kosoves!
    Per Shqiperine Etnike !

  12. #12
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Gezuar! Fillimi i mbare gjysma e punes

    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e boxhi81
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Postime
    8
    Eshte vertet nje dite e madhe per gjithe Shqiptaret kudo qe jane. Gezuare Pavarsin e Kosoves.Jemi te lumture qe po perjetojm keto caste historike , enderren e shume brezave. gezuare te gjithve.

  14. #14
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Jam teper i emocionuar dhe i perlour ne keto momente. Nje nga endrrat e mia dhe te cdo nacionalisti sot, ne kete dite hyjnore, u be realitet! Pas 600 viteve nje pjese e atdheut tone fitoi lirine dhe mevetesine.

    Sot u korrigjua historia, sot fituam gjysme e kombit, sot u beme aq te forte sa nuk kemi qene kurre me pare. Sot u realizua amaneti dhe endrra i gjysherve dhe stergjysherve tane.

    Gezuar te gjithe shqiptareve kudo ndodhen! Falemnderit Amerike!
    Life's too short to remove USB safely.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2008
    Postime
    5
    Beteja e vogel u fitua, tash mbetet beteja e madhe, ta ndertojme Kosoven nje shtet te mirefillte.


    URIME

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Gezuar Diten e Pavaresise

    edhe nje here sot kosova dhe shqiptaret u bene kryefjala e te gjithe mediave boterore

    ndjehemi krenare dhe te lumtur,
    Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 17-02-2008 më 13:54
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    GEZUAR PAVARSIN KOSOVE PER HIR TE DESHMORVE QE DHAN JETEN PER TY
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tipiku : 17-02-2008 më 13:57

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  18. #18
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Si fillim kam vene kte foto ne desktop, pastaj kam gjith diten qe degjoj vetem kenge shqiptare sidomos kengen e Etno Engjujve - ALBANIA
    edhe Jovo.

    http://it.youtube.com/watch?v=gozQ4Q5jYdw

    http://it.youtube.com/watch?v=bhj9VCq9VsM


    Te ballkoni i shtepise time kam ven flamurin shqiptar, edhe sot me shume se kurre e ndjej veten krenar se jam Shqiptar.

    URIME PAVARSINE E KOSOVES TE GJITH SHQIPTAREVE KUDO QE NDODHEN.


    PROUD 2 B ALBANIAN
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882
    GËZUAR LIRINË DHE PAVARSINË KOSOVA.SË SHPEJTI PRESIM DEKLARIMIN E SHQIPËRIS ETNIKE.

  20. #20
    Ta gezoni pavarsine

    Per simbolin e shtetit kush e kishte derdhur talentin ???

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •