Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Disa vargje për Kosovën e pavarur !

    "17 SHKURT" Kosova Republike


    Ç'kan kto male qe buçasin ?
    Ç'kan kto njerëz qe therasin ?
    Ç'ka Kosova qe ushton ?
    Çka Prishtina që këndon ?

    Çka Shqipëria që vallzon ?
    Çfar feste është kjo vall ?
    A mos kjo eshte fest e rall ?
    Panvarsia n'Kosov u shpall !

    ëngjejt sot jan çu nga varret
    tuj thith ajrin e lirisë
    sot janë gëzu fushat dhe malet
    për kët dite te panvarsise

    Trim Shqipëtar Baca Adem !
    Çohu bre burre ,e thirre zanin !
    Thirr Deçanin e Drenicën !
    Prizrenin e Mitrovicen !

    Thirr Suhareken e Gjakovën !
    Pejën e Fush Kosovën !
    Shqipërin dhe Camërin
    thuaji se sot ke një gëzim


    Vllëzer dhe motra festoni kët dit
    Se me shumë mall , sot e kemi prit !
    ofshamat tona , dhe shekujt kan lodhë
    Për me pa t'panvarun ty Kosovë


    Të fala Kosovë , të çojm prej mërgimit
    Të gjithë Shqipëtarët sot për ty gëzojm
    Me mijra flamuj sot po çajn qiejt
    Tani vec për bashkim do ënderrojm!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 17-02-2008 më 16:35
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e **tesa**
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Postime
    8
    urime pavarsia ,metevretet pase shkruar ca rrjeshta te bukur
    "E,pa dyshim se pas vështërsis vjen lehtësimi.Vërtet, pas vështërsis vjen lehtësimi"El-Inshira5-6

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kjo poezi po qarkullon prej sot neper internet!

    Gezuar Pavarsia e Kosoves


    Thone "Bac, u kry",ja
    erdhi Pavarsia,
    dhe rruga vazhdon ku e le.
    Te perkulet gjithe Shqiperia,
    O Feniks per komb ,per Atdhe.


    Bac Adem te them Ty Gezuar,
    qe u flijove per lirine.
    O,Engjull mbrojtes i bekuar;
    Kosoves i solle pavarsine.


    Ne themel te Kosoves je shtri,
    Lapidari Yt eshte shpetimi.
    Pavarsine na le trashigimi,
    Trashigimi gjakun tek Lulzimi.


    Naten qe do te festojme,
    me mall ne ne mergim.
    Juve do t'ju kujtojme,
    Deshmore te Vendit Tim.


    Kosova Loke,shume urime;
    Gezuar me goten plot.
    Gezuar o locka ime,
    Me fund do pijme ne lot.






    Ne festim ne bashke jemi,
    te bashkuar do jemi gjithmone.
    Me vete te marrim kudo t'vemi,
    Kosove Martirja jone.


    Goten n'dore ,shikimin n'qiell;
    Kosove do festojme ne te Dy.
    Lart engjujt shkelqejne si Diell,
    Me fund....me fund ...."Bac , u kry"


    Teper e mire..
    Sui generis

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Urime Kosove. Urime popull shqiptar . LAVDI atyre qe derdhen gjak per kete dite te bekuar. Qofte ky fillim i mbare i bashkimit te te gjitha trojeve shqiptare .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    Shekujsh shume gjak u derdh
    prej dhimbjesh dhe malet u tunden
    por dite e bekuar lumturisht erdhi
    Gezo , Gezo Kosove Martire
    Pavarsine me nure , Pavarsine e bukur !

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vezuvi dhe Pompeu

    Kosova në 5000 vite
    Ja që nuk mësoi të lutet
    Për lirinë, por ta fitojë
    Me njatë gishtin që nuk tutet.

    O, moj nënë, qysh keni bërë
    atëherë për lirinë?
    Diplomatë a kishit, nënë?
    -Kishin Isa Boletinë.

    Po vajza, a kishit nene
    te dilnin per "MISS" boten?
    Kishim, bir, por loznin gishtin
    per "Miss" kishin zgjedhur Shoten

    Oj Kosova e kosovareve
    ke shperthyer si vullkan
    si shpertheu dikur Vezuvi
    mbi Pompeun Sllobodan

    Mblidhe mendjen, sllobodan
    Mblidhe mendjen kete here
    Oso Kuke eshte krejt Drenicaa
    qe me ty hidhet ne ere.

    Riza Lahi

    Urime per Statusin e Kosoves,urime Popullit Kosovar ..

    Me ne fund u plotesua endrra e poeteve te tij,shkrimtareve,heronjve qe dhane gjakun per Pavaresine,te tjere qe luftuan dhe gezojne kete dite te mrekullueshme,drejtuesve te saj,endrra e popullit...
    Ja me ne fund Liria....Ta gezoni dhe Lumturi te perjetshme.
    Gezuar Popullit Shqiptar dhe Shqiptareve ne mbare boten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 16-02-2008 më 20:21
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Zoti e bekoft popullin SHQIPETAR dhe na japt rrugen e mbare per te ardhmen, qe te perparojm!

    URIME, Urime pavarsin o njerz!!!!

    \/
    l

  8. #8
    Kendo Tirane, kendo Prishtine


    Nuk eshte enderr, jemi zgjuar,
    As perralle, por e vertete,
    Pavarsia e shumepritur,
    Merr sot fryme, nis sot jete...

    Oshetijne malet, bucet kenga,
    Ne ket´ shkurt te shumepritur,
    Qofte bekuar kjo dite hyjnore,
    Per liri ishim te uritur...

    Nuk eshte enderr, jemi zgjuar
    Dhe pse kurre s´kemi fjetur,
    Per liri e drejtesi,
    Brez pas brezi , qeme te etur...

    Kendo Tirane, kendo Prishtine,
    S´ka me ndarje ne kete jete,
    Dimri ne pranvere u kthye,
    Cdo shqiptar u be me flete...


    P.Alma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Palma : 16-02-2008 më 20:50

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kosove

    O moter Kosove, kjo eshte dita jote
    thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

    Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
    vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

    Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
    me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

    Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
    shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

    Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
    qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

    Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
    shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

    Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
    perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

    Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
    dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

    Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
    lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

    Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
    nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.


    Gezuar pamvaresine Kosove!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Syku : 16-02-2008 më 21:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qe Sot!

    Je timja, Kosove
    Qe Sot, vec timja je
    Shqiperine e ndjej me te plote
    Me frymemarres te ndjej, Atdhe!

    Jam tendi, Kosove
    Qe sot me tendi jam
    Shenjteruar kjo dite qofte
    17 Shkurti i madh, Shqiptar!
    * * *

  11. #11
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    E Diel 17 shkurt 2008

    I Uroj Gjith Kosovareve Gezuar Diten e Pavarsish .Qe me shekuj e kemi Pritur.

    Kosova e Lire

    Ne ket Dite te Bukur
    Ne Ket dite
    Te lumturis
    Dhe une me gjith
    shqiptaret
    Festojm Diten
    E Pavarsis.

    Nje Liri te Mohuar
    Nje liri qe
    Me shekuj
    e kemi Prit
    per kete Liri
    Kete Dite
    E kemi Prit.

    Kto jan Fjal
    nga Zemra
    Kto jan fjal
    Nga Dashuria
    Sepse Pavarsin
    E pret
    gjith Shqiptaria

    .

    Rroft Kosova E Lire Roft Shqiperia Ky Eshte Gjaku Arbrit kjo Eshte Shqiptaria!
    FieRaK

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Syku Lexo Postimin
    Kosove

    O moter Kosove, kjo eshte dita jote
    thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

    Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
    vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

    Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
    me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

    Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
    shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

    Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
    qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

    Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
    shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

    Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
    perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

    Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
    dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

    Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
    lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

    Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
    nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.


    Gezuar pamvaresine Kosove!

    Gezuar Pavarsine o Kosove!!


    Faleminderit Syku per te tilla vargje!


    Suksese te gjithe krijuesve, qe kane shkruar ne kete teme!!

  13. #13
    Shkruar nga nga Deep_blue

    Bac, u kry!
    Rendi i pare
    i dyti
    Ka me u kry edhe i treti
    Veç le të kryhet
    Bac
    E krejt kemi me ardh te ti
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 17-02-2008 më 22:12

  14. #14
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Qe Sot!

    Je timja, Kosove
    Qe Sot, vec timja je
    Shqiperine e ndjej me te plote
    Me frymemarres te ndjej, Atdhe!

    Jam tendi, Kosove
    Qe sot me tendi jam
    Shenjteruar kjo dite qofte
    17 Shkurti i madh, Shqiptar!
    * * *



    Gezuar Kosove.... keshtu u gezofsh nga mot. Krenohu Kosove Krenohu.
    Zgjerohu Europe, (ndryshoje Harten, shtona edhe nje here ), shtoje dhe nje shtet ne harten tende te zorshme, e me te madhe sot.
    Gezuar!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  15. #15
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ilir Shaqiri - Moj Evrop

    Moj Evrop evrop e vjeter
    si sma gjete nje rrug tjeter
    Ni rrug tjeter pak kthes 100 vjet mi qite nharres

    Moj evrop e bija tallkanit
    Ta vum zjarrin mes te ballaknit
    ta vum zjarrin qe mpervlon
    e nuk pres ma nuk pres si kujton

    Nuk jav pres hilet si tthash
    se mka ra ma thika nasht
    e dredhit po dalin nfush
    arat vorre mi kan mush

    100 vjet poj pres ngushllim
    po i laj durt me gjakun tim
    kthema mua krenarin dhe doren see
    mos tndaj kufi, mos tndaj kufi

    (refreni)
    Kthema token, te jap qjellin
    kthema borxhin kthema borxhin
    lshoma djellin
    dua tjem zot
    ntime toke
    dje dhesot, sot e neser jam evrop,
    jam evrop, jam evrop

    Her ne lindje her ne azi her me be her me dredhi
    trup e kok mi banin cop
    qe tmos isha ma evrop

    Moj evrop e bija tallkanit
    Ta vum zjarrin mes te ballaknit
    ta vum zjarrin qe mpervlon
    e nuk pres ma nuk pres si kujton

    Nuk jav pres hilet si tthash
    se mka ra ma thika nasht
    e dredhit po dalin nfush
    arat vorre mi kan mush

    100 vjet poj pres ngushllim
    po i laj durt me gjakun tim
    kthema mua krenarin dhe doren see
    mos tndaj kufi, mos tndaj kufi

    (refreni)(2x)
    Kthema token, te jap qjellin
    kthema borxhin kthema borxhin
    lshoma djellin
    dua tjem zot
    ntime toke
    dje dhesot, sot e neser jam evrop,
    jam evrop, jam evrop


    Rrofte Kosova e Pamvarur!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  16. #16
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Rrofsh qe e ke sjelle ne kete teme...

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Kjo poezi po qarkullon prej sot neper internet!

    Gezuar Pavarsia e Kosoves


    Thone "Bac, u kry",ja
    erdhi Pavarsia,
    dhe rruga vazhdon ku e le.
    Te perkulet gjithe Shqiperia,
    O Feniks per komb ,per Atdhe.


    Bac Adem te them Ty Gezuar,
    qe u flijove per lirine.
    O,Engjull mbrojtes i bekuar;
    Kosoves i solle pavarsine.


    Ne themel te Kosoves je shtri,
    Lapidari Yt eshte shpetimi.
    Pavarsine na le trashigimi,
    Trashigimi gjakun tek Lulzimi.


    Naten qe do te festojme,
    me mall ne ne mergim.
    Juve do t'ju kujtojme,
    Deshmore te Vendit Tim.


    Kosova Loke,shume urime;
    Gezuar me goten plot.
    Gezuar o locka ime,
    Me fund do pijme ne lot.






    Ne festim ne bashke jemi,
    te bashkuar do jemi gjithmone.
    Me vete te marrim kudo t'vemi,
    Kosove Martirja jone.


    Goten n'dore ,shikimin n'qiell;
    Kosove do festojme ne te Dy.
    Lart engjujt shkelqejne si Diell,
    Me fund....me fund ...."Bac , u kry"


    Teper e mire..
    Kushtrim rrofsh qe e ke sjelle ketu ,

    Eshte me zemer per Kosoven...une e kam shkruar tek tema e Davius se pari dhe eshte nje perkushtim malli dhe dashurie per Deshmoret e Kombit, per Kosoven dhe gjithe shqiptaret ne bote ..Une do ta recitoj tek mbremja madheshtore ne Chicago.. ...kur festojme nje qellim jemi se bashku edhe kur nuk jemi fizikisht prane njeritjetrit....kur te coj goten me fund dijeni se e coj per te gjithe Ju bashkeshqiptaret e mij ne bote..Bashke jemi me te forte...dhe bashke jemi shume shume me te mire...Urime Pavaresia te gjitheve...Gezuar...

    Me fund*..." Bac, u kry..."

    me nderime,
    Xhabir Alili,Chicago,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 17-02-2008 më 10:42
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #17
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    "RROFT DITA E PAMVARSIS"

    Erdhi dita e shumpritun,
    Qi me GJAK e kem ujitun,
    Erdhi dita e LIRIS'
    Erdhi dita e PAMVARSIS'

    Erdhi dita e BAC ADEMIT
    Qi shkjaut' t'zi i shtini Tmerrin,
    Erdhi dita e Ibrahim Rugoves,
    Qe luftoi per liri t'Kosoves.

    UÇK-se i erdhi Ora
    Per me l'shu armet nga dora,
    E me majt ne dor flamur,
    Flamurin e PAMVARSIS.

    Oj KOSOV oj nana jon,
    Sa bukur sot m'kenke veshun,
    Ke vesh petkat e Liris,
    RROFT DITA E PAMVARSIS.


    Krijuar nga: B. Lleshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 17-02-2008 më 11:02
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  18. #18
    Urime nga zemra Kosovareve te shumevuajtur!

    Tani ju ka mbetur, edhe gjysma e punes, te perballeni me sfidat qe fsheh vete liria ne
    shtjellat e saj. Dhe ato nuk jane te pakta, kur mikrobi i lirise deperton ne
    gjakun e bashkekombesve tuaj...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe nje Poezi e re per Kosoven krijuar nga nje vajze nga Shqiperia.


    Autore: Lediana ose Zemrushja..

    Monday, February 18, 2008


    Gezuar Pavaresine Kosove!


    Tokë e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
    Tokë që trima dhe bujarë t’kan shërbyer me dashuri,
    Tokë e vyer, tok’e çmuar, shumë pagove për lirinë,
    Dete gjaku papërtharë, ende ti I mban mbi shpinë.
    Gjak i kuq, gjak martiri, gjak qe leu çdo shtëpi
    Gjak që edhe trëndafilave, ua venite ngjyrën ti
    Gjak që trimat-ë sëbashku, kanë dhuruar për Lirinë
    Liriëmbla, liridashura, çdo shqiptari I erdhe ti..


    Die të kan prit si nuse, teksa hyn në shpi të re
    Vallja, kënga nuk asht ndal, derisa hëna prapa u fsheh
    Zemrat trime, zemra’ dashurat, fort gëzuan për këtë ditë
    Zemrat që ishin të plasura, ngjizjen prapë ua dhe ti
    Liridashur, liriëmbël, oh sa shumë të kanë prit
    Pjalmin tënd die shijuan, pjalm lirie u dhe ti


    Oshëtiu I gjith vëndi, botës çark I shkoi ai(zëri)
    Lajmin dha në çdo shtëpizë, se e lirë do ishe ti
    Edhe nifmat edhe zanat, seç u zgjuan përsëri
    Me gëzim, me këng e valle, të kanë prit në këtë dit’
    Tok me shqipet anembanë, festuan deri n’agim
    Pas të parës vese ikën, për të ardhur përsëri..


    Tok e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
    Sa lezet të ka kurora, kjo kurorë e LIRISE
    Tok që rrite bijë trima, me gji zane I ke rrit
    Tok që kurrë s’të braktisën, se e ëmbël ishe ti
    Tok bujare sot shpagove, dhimbjen e gjith rrobërisë
    Të gëzuar, lumturuar, të pafsha tani gjithnji...



    Posted by Lediana Paja at 9:00 PM 0 comments

    Friday, January 18, 2008




    ...



    Bukur Lediana (Zemrushja) !

    Urime dhe ju krijuesve te tjere!

    Gezuar Kosoven tashma Shtet i Pamvarur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-02-2008 më 02:20

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga RSHP Lexo Postimin
    Urime nga zemra Kosovareve te shumevuajtur!

    Tani ju ka mbetur, edhe gjysma e punes, te perballeni me sfidat qe fsheh vete liria ne
    shtjellat e saj. Dhe ato nuk jane te pakta, kur mikrobi i lirise deperton ne
    gjakun e bashkekombesve tuaj...
    Është një shpresë se mjegulla është tërhequr nga Kosova, prandaj presim që të mos ketë kushte për ujqit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Coli-i-vogël në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •