Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Bravo...Zemrushja*..pese me Ylle

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ja dhe nje Poezi e re per Kosoven krijuar nga nje vajze nga Shqiperia.


    Autore: Lediana ose Zemrushja..

    Monday, February 18, 2008


    Gezuar Pavaresine Kosove!


    Tokë e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
    Tokë që trima dhe bujarë t’kan shërbyer me dashuri,
    Tokë e vyer, tok’e çmuar, shumë pagove për lirinë,
    Dete gjaku papërtharë, ende ti I mban mbi shpinë.
    Gjak i kuq, gjak martiri, gjak qe leu çdo shtëpi
    Gjak që edhe trëndafilave, ua venite ngjyrën ti
    Gjak që trimat-ë sëbashku, kanë dhuruar për Lirinë
    Liriëmbla, liridashura, çdo shqiptari I erdhe ti..


    Die të kan prit si nuse, teksa hyn në shpi të re
    Vallja, kënga nuk asht ndal, derisa hëna prapa u fsheh
    Zemrat trime, zemra’ dashurat, fort gëzuan për këtë ditë
    Zemrat që ishin të plasura, ngjizjen prapë ua dhe ti
    Liridashur, liriëmbël, oh sa shumë të kanë prit
    Pjalmin tënd die shijuan, pjalm lirie u dhe ti


    Oshëtiu I gjith vëndi, botës çark I shkoi ai(zëri)
    Lajmin dha në çdo shtëpizë, se e lirë do ishe ti
    Edhe nifmat edhe zanat, seç u zgjuan përsëri
    Me gëzim, me këng e valle, të kanë prit në këtë dit’
    Tok me shqipet anembanë, festuan deri n’agim
    Pas të parës vese ikën, për të ardhur përsëri..


    Tok e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
    Sa lezet të ka kurora, kjo kurorë e LIRISE
    Tok që rrite bijë trima, me gji zane I ke rrit
    Tok që kurrë s’të braktisën, se e ëmbël ishe ti
    Tok bujare sot shpagove, dhimbjen e gjith rrobërisë
    Të gëzuar, lumturuar, të pafsha tani gjithnji...



    Posted by Lediana Paja at 9:00 PM 0 comments

    Friday, January 18, 2008




    ...



    Bukur Lediana (Zemrushja) !

    Urime dhe ju krijuesve te tjere!

    Gezuar Kosoven tashma Shtet i Pamvarur!

    Brari , rrofsh qe e ke sjelle ketu shume vargje zemre ka derdh Lediana ne kete poezi i lumt....
    Ta gezoni Pavarsine e Kosoves...Brari, Zemrushja dhe te gjithe te tjeret, eshte nje e arritur e gjithe kombit .Ne ardhmerine tone gezofshim edhe bashkimin e te gjithe Shqiperise.

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #22
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Kenge Kushtuar Pavarsi Se Kosoves!
    VaGaBondi Ft Hysni Zela

    Kosova e Pavarur

    Sa e kem PRit
    Kete Dite
    Moj nan Sa e kem Prit
    Per Kosoven
    Republik
    Sa e kem Prit

    Sot po hedh Valle
    Shqiptari
    Sa e kem PRit
    Krah per Krah Me Art'hisarin
    Sa e kem PRit
    Erdhi kjo dite
    Erdhi kjo Dite

    Viti 2008
    Ne Kosove
    Per vizite
    o Sa te kemi Prit
    Me Te pa Ty Republike

    Shume te paska hije
    Ky Petku i lirise
    O Perla e Ballkanit
    Tashme zonja shpis

    U Desh Rrug
    E gjat
    me Mbrrit
    Ktu ku jena
    Me gjet
    Keto qe kena
    Per shqipen me
    Dy Krena

    Endrr Cdo Shqiptari
    Eshte Endrra e Rugoves
    Nuk ka Komptomis
    Pavarsi e Plot e Kosoves

    Kosova Eshte e jona
    Eshte E jona
    RRin Matane Ures
    Mos u fut ne
    Ne Anet Tona

    Ne Nuk Jemi shtet I Ri
    Po me vite qeka Ballkani
    Deshmitar Kto male
    Sulltan Mbas Sulltani

    Ju Zbritet nga
    karpatet se ju perzu
    Rusia
    Ne Vendali nder Shekuj
    Ju na Perzut nga Shpia
    QE fillun na Pret
    QE nga Plaku Der Tek Femija

    Plag qe nuk sherohen
    Kalojn Vite me Mijra
    Per ju do te ishim
    Bomb me e mire
    PER Ameriken
    Me Bomba te kordinume
    Ju a ndjeu suma Friken

    Dhe ktej nga Ana Tjeter
    Ja Pat Zemren Shqiptarit
    Ja lumsha U.C.K
    Ja Dha Plumbin mu tek Balli

    Shume Barbar te Deshperuar
    Ben gjera deshperume
    Na kishin Fut ne kthetra
    Dhe zdonin me na leshue
    Ate qe Enderroj ata
    ishte gje e shukme
    - Harrume
    Teorin e Gabume
    Jugosllavia e Skadume

    Ne do vazhdojme Perpara
    Vec Per hir te Brezit Te Ri
    Ajo qeme Ndolli mua te mos i ndoll dhe ti
    Do ti tregoj ku jena
    gjithashtu dhe nga erdhen

    Oh Sa Rruge e Dhimbshe
    Kujtimet me Fusin Tmerrin
    Nuk i harrojm ne jo
    Vuajtjet Mundimet
    Vrasjet Perdhunimet
    Grabitjet Kercenimet

    Varret masive
    Vrasjet e mijra Femive
    Para Syve te Botes
    Dhe Bota Shume Naive

    Nuk i harrojm ne jo
    Lotet Sakrifica
    Masaker Makaber
    shenjestra sot
    Drenica
    Egzekutim Barbar
    Nga i fundit tek i Pari
    Pjestart E gjith Familjes
    Me To Adem Jashari

    Me To Adem Jashari
    Figure e RRadhe Shqiptari
    Dha shembullin i Pari
    "ME ZJARR LUFTOHET ZJARRI"
    E Mrojti me jeten e Vete
    Ate QE ne na lan te Paret
    Kosov Te PA Varur Kosov
    Per Kosovaret

    Historija eshte e Zeze
    Po ne Do Tolerojm
    Dhune Vet po Erdhi
    Sepse ne Spo kerkojme

    Ajo qe Duam tani
    Eshte Paqe Harmoni
    RRugova Nga Parajsa
    Po Gezon si une dhe ti

    Po te ishte ketu
    Me Ne
    A do ta kishte Shallin
    E Di une Pse e mbante
    E di ku e kishte Hallin
    Me siguro do ta
    Hiqte
    Tash Qe Erdhi kjo Dite
    O Nene Sa kemi PRit Kosova Republik

    Sa e kem PRit
    Kete Dite
    Moj nan Sa e kem Prit
    Per Kosoven
    Republik
    Sa e kem Prit
    FieRaK

  3. #23
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga engjulli_peje^ Lexo Postimin
    Kenge Kushtuar Pavarsi Se Kosoves!
    VaGaBondi Ft Hysni Zela

    Kosova e Pavarur

    Sa e kem PRit
    Kete Dite
    Moj nan Sa e kem Prit
    Per Kosoven
    Republik
    Sa e kem Prit

    Sot po hedh Valle
    Shqiptari
    Sa e kem PRit
    Krah per Krah Me Art'hisarin
    Sa e kem PRit
    Erdhi kjo dite
    Erdhi kjo Dite

    Viti 2008
    Ne Kosove
    Per vizite
    o Sa te kemi Prit
    Me Te pa Ty Republike

    Shume te paska hije
    Ky Petku i lirise
    O Perla e Ballkanit
    Tashme zonja shpis

    U Desh Rrug
    E gjat
    me Mbrrit
    Ktu ku jena
    Me gjet
    Keto qe kena
    Per shqipen me
    Dy Krena

    Endrr Cdo Shqiptari
    Eshte Endrra e Rugoves
    Nuk ka Komptomis
    Pavarsi e Plot e Kosoves

    Kosova Eshte e jona
    Eshte E jona
    RRin Matane Ures
    Mos u fut ne
    Ne Anet Tona

    Ne Nuk Jemi shtet I Ri
    Po me vite qeka Ballkani
    Deshmitar Kto male
    Sulltan Mbas Sulltani

    Ju Zbritet nga
    karpatet se ju perzu
    Rusia
    Ne Vendali nder Shekuj
    Ju na Perzut nga Shpia
    QE fillun na Pret
    QE nga Plaku Der Tek Femija

    Plag qe nuk sherohen
    Kalojn Vite me Mijra
    Per ju do te ishim
    Bomb me e mire
    PER Ameriken
    Me Bomba te kordinume
    Ju a ndjeu suma Friken

    Dhe ktej nga Ana Tjeter
    Ja Pat Zemren Shqiptarit
    Ja lumsha U.C.K
    Ja Dha Plumbin mu tek Balli

    Shume Barbar te Deshperuar
    Ben gjera deshperume
    Na kishin Fut ne kthetra
    Dhe zdonin me na leshue
    Ate qe Enderroj ata
    ishte gje e shukme
    - Harrume
    Teorin e Gabume
    Jugosllavia e Skadume

    Ne do vazhdojme Perpara
    Vec Per hir te Brezit Te Ri
    Ajo qeme Ndolli mua te mos i ndoll dhe ti
    Do ti tregoj ku jena
    gjithashtu dhe nga erdhen

    Oh Sa Rruge e Dhimbshe
    Kujtimet me Fusin Tmerrin
    Nuk i harrojm ne jo
    Vuajtjet Mundimet
    Vrasjet Perdhunimet
    Grabitjet Kercenimet

    Varret masive
    Vrasjet e mijra Femive
    Para Syve te Botes
    Dhe Bota Shume Naive

    Nuk i harrojm ne jo
    Lotet Sakrifica
    Masaker Makaber
    shenjestra sot
    Drenica
    Egzekutim Barbar
    Nga i fundit tek i Pari
    Pjestart E gjith Familjes
    Me To Adem Jashari

    Me To Adem Jashari
    Figure e RRadhe Shqiptari
    Dha shembullin i Pari
    "ME ZJARR LUFTOHET ZJARRI"
    E Mrojti me jeten e Vete
    Ate QE ne na lan te Paret
    Kosov Te PA Varur Kosov
    Per Kosovaret

    Historija eshte e Zeze
    Po ne Do Tolerojm
    Dhune Vet po Erdhi
    Sepse ne Spo kerkojme

    Ajo qe Duam tani
    Eshte Paqe Harmoni
    RRugova Nga Parajsa
    Po Gezon si une dhe ti

    Po te ishte ketu
    Me Ne
    A do ta kishte Shallin
    E Di une Pse e mbante
    E di ku e kishte Hallin
    Me siguro do ta
    Hiqte
    Tash Qe Erdhi kjo Dite
    O Nene Sa kemi PRit Kosova Republik

    Sa e kem PRit
    Kete Dite
    Moj nan Sa e kem Prit
    Per Kosoven
    Republik
    Sa e kem Prit


    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #24
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Grupi Sela A.k.a BosZMAN
    Urime Pavarsia

    Hajde Shqipe Cohu ne Kemb
    Je shqiptar e mos te vij Rend
    Krejt Bota eshte me Ne
    Jo shkjaju smun na theve

    Rahovec , Prizren
    PRishtin, Vushtri
    Krejt ne Ne Kemb
    O Vlla Sot ska Merzi

    Po vijm Na
    Le ti Hijet Flaka
    Dite shume e Gezushme
    Rrihni Shuplaka

    Prej ne Decan
    Shkup , Kumuran
    LLap e Gollap
    Ferizaj e gjilan
    Kline , Suharek
    Istog, Malishev
    Medvensh.Bujanovc
    Deri ne Preshev

    Prij junik
    Gjakove More vlla
    Per hajer Kosove
    Cohu gllogov
    Dragash , Malsi
    Jemi krejt Shqiptar
    Per Tjer Spo ma ni

    Cohu PRekaz
    Ku je Mitrovice
    Ku je Skenderaj
    Coju Kamenice

    Sot ka Dasem
    Krejt Shqiptaria
    Gezuar o Popull
    Urime Pavarsia

    Hajde Shqipe Cohu ne Kemb
    Je shqiptar e mos te vij Rend
    Krejt Bota eshte me Ne
    Jo shkjaju smun na theve

    Urime o shqipe
    Coju Kaqanik
    Jemi te PA thyeshem
    Per Cdo Armik
    Po bjne Tupani
    Deri ne Recak
    Kjo Dite e Sotit
    U Pagu me Gjak

    Prishtina e Bilisht
    Deri tek kumanova
    Cohu Podujev
    Edhe Krejt Tetova
    Gezohet Vlla e Moter
    Gezohet Bab e Nane
    Te Fala per Shqipen
    Edhe ne Tirane

    U.C.K ne Zemer e Shkrume
    Lufta e Tyre ne Jet e Pa harrume
    Hej moj Nan Celi Syte Sot
    PEr hir Te Djalit
    Mos Qaj ti me Lot

    Loke Mbaje Veten Sepse
    Je shqiptare
    Shume Djem Rrite Behu Krenare
    Mbaje mire mend
    Kush Ka Qen i pare
    Bashke me Shoke
    Adem Jashari
    FieRaK

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te nderuar BASHKEFORUMAS:
    Festova 5 dite ne Prishtine, Gjakove, Prizren, Ferizaj, Prekaz, Peje, Skenderaj dhe ne familjet e Jashareve, Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit dhe ne vizite korteziale tek familja eDr. Rugoves. Takova djemt lidere te Kosoves dhe ne HOTEL GRAND kishte ardhur Grupi Artistik nga Çamerija qe organizoj me 17 janar Tubimin madheshtor ne Athine. Ata m'u luten t'u baj disa vargje qe i kenduan me stilin polifonik para te gjithe gazetareve te huaj qe ishin mb7oo vete. Para te gjithe kamerrav televizive europiane. Duke ju falenderuar te gjitheve per vargjet e thurura ne kete teme, une po hedh vargjet e asaj kange qe u shkruan nga une, 30 minuta pasi zotrinjte Sejdiu, Thaqi dhe Krasniqe me 109 deputet te Parlamentit firmuan dhe nenshkruan Aktin e Bekuem te Shpalles se Pavarsise, ndersa grupi i famshme polifonik Çam i kendoj plot shpirt!!!!!!!!!!!!!1
    Ja ato vargje

    DITËN E SHPALLJES SË PAVARËSISË:


    Erdhën djemt nga Çamërija
    Që t’ju sjellin amanet:
    Këtu lindi shqiptarija
    Në çdo kullë e në çdo djep!

    Le të jemi mish e thua
    Se në shekuj na kanë ndarë.
    Zemrat erdhën sot me mua
    Të urojnë çdo kosovar.

    Erdhëm tek Bjeshk e Rugovës
    Të festojmë PAVARËSINË
    Dhe t’i puth ballin Kosovës
    Ta gëzojmë bashkë PAVARSINË:

  6. #26
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    PËR DITËLINDJEN TËNDE ATDHE

    1.
    Atdhe, unë Ty, më s’të ëndërroj,
    Ti tash u bëre realietet,
    As për ty ditët më s’i numëroj,
    Mjaft i numëruam me qindra vjet.

    Të kam menduar gjithnjë të prekshëm
    Jo imagjinatë as iluzion,
    Sa shtrija dorën me ikje tmerrshëm,
    Në zi të mbështillte një veladon.

    Tash që të shoh e t’prek me dorë,
    Shumë këngë për Ty do t’i këndoj,
    Me tuat simbole do t’thur kurorë,
    Varret dëshmorëve do t’ua mbuloj.

    2.
    Një për Azemin e Shotë Galicen,
    Për Ahmet Delin që të ndejti n’besë,
    Një për Isan, një për Drenicën,
    Një për Prekazin, një për Qëndresë.

    Një për Jasharët dhe për trimëri,
    Për xha Shabanin dhe Hamzën trim,
    Për sakrificën ... gjakun liri,
    Një hymn kombëtar ... Atdheut tim.

    Për Kaçanikun e Idriz Seferin,
    Hasan Prishtinën të vrarë në pritë,
    Një për Reçakun një për Qirezin,
    Për Likoshanin dhe mizoritë.

    Një për Jusufin dhe Kadri Zekën,
    Dhe për Bardhoshin një këngë e kam,
    Një për Ademin dhe Sali Çekun,
    Një për Zahirin që n’Altar ranë.

    Një për Agimin... thyrejn e kufirit,
    Një për Kosharen mbushur dëshmorë,
    Një për betejat dhe për trimëritë,
    Për t’gjithë martirët nga një kurorë.

    Një për Tropojën, një për Tetovën,
    Për bukën, pritjen ... për vëllezërinë,
    Dhe një të veçantë për Shqipërinë,
    Për Nanën e Madhe... për krenarinë.

    Dëshmorët tu këta janë Kosovë,
    Janë detyrimi dhe amaneti,
    Janë bij e bija, për neve sprovë,
    Janë gurëthemel, janë bazamenti

    3.
    Atdhe!...

    Nëse n’gjirin tënd vdekja s’më gjenë,
    Qoftë ditë me diell a me acar...
    Malli për ty në varr s’do m’len,
    Dhe vdekja ime do t’jetë e marrë!


    17 shkurt 2008
    _____________________________
    "UBI BENE, IBI PATRIA »

  7. #27
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    NATEN E PAVARËSISË

    Jam dehur… si anije midis deti
    Rimbeau, sikur ti kam lundruar
    Në dorë gotën, gëzuar i thosha veti
    O, sa kam pi, sa kam kënduar !

    Kah donte anija merrte drejtimin
    Herë lëvizte, herë në vend qëndronte
    Unë ngritja gotat pa parë mbarimin
    Sa mirë … askush nuk m’i numëronte !?

    Pas shumë sjelljeve majtas-djathtas
    Herë para, herë mbrapa, anija shkonte
    Një nga një gotat i ngritja shkathtas
    Sipas muzikës… vallë kush këndonte !?

    Veç kur erdhi Ora të përkulem u deshtë
    Për festën e madhe, për hir të Atdheut
    Si ëndërr intime mbaroi kjo festë
    Para Bacë Ademit dhe Skënderbeut.

    17.02.2008
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    PËR DITËLINDJEN TËNDE ATDHE

    1.
    Atdhe, unë Ty, më s’të ëndërroj,
    Ti tash u bëre realietet,
    As për ty ditët më s’i numëroj,
    Mjaft i numëruam me qindra vjet.

    Të kam menduar gjithnjë të prekshëm
    Jo imagjinatë as iluzion,
    Sa shtrija dorën me ikje tmerrshëm,
    Në zi të mbështillte një veladon.

    Tash që të shoh e t’prek me dorë,
    Shumë këngë për Ty do t’i këndoj,
    Me tuat simbole do t’thur kurorë,
    Varret dëshmorëve do t’ua mbuloj.

    2.
    Një për Azemin e Shotë Galicen,
    Për Ahmet Delin që të ndejti n’besë,
    Një për Isan, një për Drenicën,
    Një për Prekazin, një për Qëndresë.

    Një për Jasharët dhe për trimëri,
    Për xha Shabanin dhe Hamzën trim,
    Për sakrificën ... gjakun liri,
    Një hymn kombëtar ... Atdheut tim.

    Për Kaçanikun e Idriz Seferin,
    Hasan Prishtinën të vrarë në pritë,
    Një për Reçakun një për Qirezin,
    Për Likoshanin dhe mizoritë.

    Një për Jusufin dhe Kadri Zekën,
    Dhe për Bardhoshin një këngë e kam,
    Një për Ademin dhe Sali Çekun,
    Një për Zahirin që n’Altar ranë.

    Një për Agimin... thyrejn e kufirit,
    Një për Kosharen mbushur dëshmorë,
    Një për betejat dhe për trimëritë,
    Për t’gjithë martirët nga një kurorë.

    Një për Tropojën, një për Tetovën,
    Për bukën, pritjen ... për vëllezërinë,
    Dhe një të veçantë për Shqipërinë,
    Për Nanën e Madhe... për krenarinë.

    Dëshmorët tu këta janë Kosovë,
    Janë detyrimi dhe amaneti,
    Janë bij e bija, për neve sprovë,
    Janë gurëthemel, janë bazamenti

    3.
    Atdhe!...

    Nëse n’gjirin tënd vdekja s’më gjenë,
    Qoftë ditë me diell a me acar...
    Malli për ty në varr s’do m’len,
    Dhe vdekja ime do t’jetë e marrë!


    17 shkurt 2008
    _____________________________
    "UBI BENE, IBI PATRIA »

    Fantastike , me pelqeu jasht mase .

    urime per poezin .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #29
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga ALBA Lexo Postimin
    Fantastike , me pelqeu jasht mase .

    urime per poezin .

    Alba
    Faleminderit dhe respekt për ty ALBA



    Në shenjë respekti dhe falënderimi për emigrantët
    shqiptarë që me dinjitet dhe guxim dolën në Sheshin
    Omonia në zemrën e Athinës për pa festuar Pavarësinëe
    Kosovës dhe zëshën ftuan autoritete greke ta njohin Shtetin e Kosovës.


    KOSOVA…KOSOVA

    Ditën kur lindi Pavarësia
    Festë e madhe në çdo anë
    Dolën çamët n’Omonia
    Bashkë me labët kënduan këngë.

    Dolën dhe tjerë nga Veriu
    Dhe nga Mesi i Shqipërisë
    Hodhën valle, bijt e shqipes
    Mu në zemër të Greqisë

    I kënduan Kosovës trime
    Nën flamurin kuq e zi
    Me dinjitet e pa shfrenime
    Hej!... n’Athinë ngritën dolli.

    Eni vëllezër mos keni frikë
    Ta festojmë këtë ngjarje sot
    Do të këndojmë kështu çdo vit
    Se Kosova më nuk derdh lot.


    http://fr.youtube.com/watch?v=CRCGGHaA4Ho

  10. #30
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    Faleminderit dhe respekt për ty ALBA



    Në shenjë respekti dhe falënderimi për emigrantët
    shqiptarë që me dinjitet dhe guxim dolën në Sheshin
    Omonia në zemrën e Athinës për pa festuar Pavarësinëe
    Kosovës dhe zëshën ftuan autoritete greke ta njohin Shtetin e Kosovës.


    KOSOVA…KOSOVA

    Ditën kur lindi Pavarësia
    Festë e madhe në çdo anë
    Dolën çamët n’Omonia
    Bashkë me labët kënduan këngë.

    Dolën dhe tjerë nga Veriu
    Dhe nga Mesi i Shqipërisë
    Hodhën valle, bijt e shqipes
    Mu në zemër të Greqisë

    I kënduan Kosovës trime
    Nën flamurin kuq e zi
    Me dinjitet e pa shfrenime
    Hej!... n’Athinë ngritën dolli.

    Eni vëllezër mos keni frikë
    Ta festojmë këtë ngjarje sot
    Do të këndojmë kështu çdo vit
    Se Kosova më nuk derdh lot.


    http://fr.youtube.com/watch?v=CRCGGHaA4Ho
    Kjo eshte nje nga shkrimet qe kam kaq vite qelexoj gje te tilla por ne emer te PAvarsis Me eshte rengjeth mishi kur e kam lexuar. Bravo kush e ka krijuar.

    Dhe nje e Castit nga une .

    Moj Kosov

    Motra jone e Madhe Kosove
    Dhe nena Shqiperi
    Fest TE madhe po Festoj
    Po Festoj per Pavarsi

    Erdhi Lirija E shqiptarti
    Me Flamurin Kuq E zi
    Ishte Merit e
    Art'htisarit
    Qe na PRuri PAvarsi

    Po Feston e gjith Shqiperia
    Duke nis nga Konispoli
    Dhe se fundi iliriad
    Gjith shqiptar
    TE bashkur Sepse jemi
    i njejti Gjak

    Rroft Kosova Rroft Shiperia . ilrii ,cameri
    , iliraden pa harura sepse dot ne jemi 1
    FieRaK

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Kosova Dashnoria E Vargut Tem Poetik

    Të nderuar poetë BASHKEFORUMAS!!!!

    Kisha premtuar që do të hapja një temë për KOSOVEN.
    Ja po e mbaj fjalen! Keto jane 4 vargjet e para qe do kendohen nga Nexhmije Pagarushe ( Ka kryer nje operacion ne grykë dhe i asht kthye zani!!!!!!!), nga miku im Sabri Fejzollahu, Frederik Ndoci dhe nje kor prej 1.000 femijesh. Nuk do ta shkruaj te gjithe poezine sepse mandej ndoshta nuk do tregoni interes (lol)

    Hyri shkurti, doli janari...
    Dardania - Republikë!
    Në çdo zemër kosovari
    po lulzojnë gjith' DASHURITE.

    ....................etj

  12. #32
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Thone: se si do te jete dita shihet ne mengjez, ...dhe kjo perkethehet keshtu ne rastin konkret: nga strofa e pare ,autori dhe interpretuesit shihet se do te jete nje kenge e perjetshme per Kosoven.
    Rrofsh poet Agim Doci per te gjitha vargjet-kenge per Kosoven dhe te gjitha vargjet qe i hedh per te gjithe ne ne Forumin Shqiptar.

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Besa e Shqyptarit nuk mund te rri pa jua ba te dijtun tekstin e kesaj kange. Me bani vrejtje dhe une do t'i realizoj!!!!!!
    Ju qafoj te gjitheve me shume dashuri e malle
    Agimi

    Hyri shkurti, duel’ janari...
    Dardania - Republikë!
    Në çdo zemër kosovari
    po lulzojnë gjith' DASHURITE.

    Erdhën zemrat sot me mua
    Nga Drenica n’ Bjeshk’ t’ Gjakovës
    Do t’i puth dy sytë e tua!
    Do t’i puth ballin Kosovës!

    Erdhën djemt nga Çamëria
    Që të sjellin Amanet:
    Këtu lindi SHQIPTARIA
    Në çdo Kullë e në çdo Djep!

    Ma përkund çikë e Prishtinës
    Mallin, zemrën, shpirtin tem.
    Të këndojmë me za bylbylit
    “Karajfilat në Prizren”!...

    Kanë ardhë djemt e Shkodër Lokes
    Krushq, dasmorë nga Gostivari
    Hot, Guci, trimat e Vlores
    Nga Tetova palcë shqiptari.

    Nga gjithë zogjt në qiell furtunash
    Veç SHQIPONJA fluturon!...
    Dardani – ti sofër burrash
    E gjithë Bota, të uron.

  14. #34
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Besa e Shqyptarit nuk mund te rri pa jua ba te dijtun tekstin e kesaj kange. Me bani vrejtje dhe une do t'i realizoj!!!!!!
    Ju qafoj te gjitheve me shume dashuri e malle
    Agimi

    Hyri shkurti, duel’ janari...
    Dardania - Republikë!
    Në çdo zemër kosovari
    po lulzojnë gjith' DASHURITE.

    Erdhën zemrat sot me mua
    Nga Drenica n’ Bjeshk’ t’ Gjakovës
    Do t’i puth dy sytë e tua!
    Do t’i puth ballin Kosovës!

    Erdhën djemt nga Çamëria
    Që të sjellin Amanet:
    Këtu lindi SHQIPTARIA
    Në çdo Kullë e në çdo Djep!

    Ma përkund çikë e Prishtinës
    Mallin, zemrën, shpirtin tem.
    Të këndojmë me za bylbylit
    “Karajfilat në Prizren”!...

    Kanë ardhë djemt e Shkodër Lokes
    Krushq, dasmorë nga Gostivari
    Hot, Guci, trimat e Vlores
    Nga Tetova palcë shqiptari.

    Nga gjithë zogjt në qiell furtunash
    Veç SHQIPONJA fluturon!...
    Dardani – ti sofër burrash
    E gjithë Bota, të uron.
    Nje perle e rradhes nga poeti Agim Doci.Thjeshte e mrekullueshme.Falemnderit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  15. #35
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar poei z.Agim Doci ja pak vargje atdhedashurie thash vec te shtoj kuvendin dhe pjesmarrjen ne gazmendin tone te perbashket.


    Nga Ilirida vjen Kercova,
    Si shqiponja ne bajrak.
    Bashke me Llap e Dukagjin,
    Feste shqiptaret ne nje konak

    Shkupi plak dhe Kumanova,
    Mirdite, Tropoje, djem t' Laberise.
    Bashke Shqiperia dhe Kosova
    Erdhi Dita e Pavaresise.


    Manastiri i Alfabetit,
    I derdh shkronjat ne Prishtine.
    Nga Ulqini valet e detit,
    Si perla Shqiperise i rrine.

    Nga mergimi neper bote,
    n'sofer tende shume festuam.
    Peng te morrem bashke me lot,
    Ne te lam por s'te harruam.


    Nene Shqiperi Ti kurre nuk vdes,
    Rrethu je me mburoje te gjalle.
    Per rreth teje kem lidh bese,
    Djem e vajza na ke ne balle.


    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-02-2008 më 18:49
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Te lumte per tere ato kenge per kosoven dhe deshmoret e kombit.te faleminderit kjo eshte fjale e vogel per punen tuaj.kam nje kerkes nga ju ta shkruani himnin e Kosoves.vetem keshtu kosova mund te ju kthej nje pjes te borgjit per tere ato kenge qe keni shkru per kosove.mos pritni kerkes zyrtare....................

  17. #37
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Të nderuar poetë BASHKEFORUMAS!!!!

    Kisha premtuar që do të hapja një temë për KOSOVEN.
    Ja po e mbaj fjalen! Keto jane 4 vargjet e para qe do kendohen nga Nexhmije Pagarushe ( Ka kryer nje operacion ne grykë dhe i asht kthye zani!!!!!!!), nga miku im Sabri Fejzollahu, Frederik Ndoci dhe nje kor prej 1.000 femijesh. Nuk do ta shkruaj te gjithe poezine sepse mandej ndoshta nuk do tregoni interes (lol)

    Hyri shkurti, doli janari...
    Dardania - Republikë!
    Në çdo zemër kosovari
    po lulzojnë gjith' DASHURITE.

    ....................etj
    Pergezimete mija Profesor
    Te kam ndjekur sot ne Emisionin FOKUS me Robert Papen
    Momenti me Emocionues ishte AI kur Ti LExove Poezin ,
    FieRaK

  18. #38
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    PA Titull

    Ne Kosove Erdh Liria
    Gezohet Vlla E moter
    Nga Malsia ,Cameria
    Shqiperi,Maqedoni
    Diber E MAl te zi
    Gezon Shqipja
    Per Pavarsi

    Ne Athin
    Djem e Cameris
    E Treguan Veten
    Jemi Ne djem e
    Shqiptaris

    Qe Me kosoven
    Kena Luftu
    DHe ne ket Dite
    Kena Mu u Gezu

    Dhe Prof. Doci
    Kur Erdhi nga Kosova
    Filloj ti dridhej dora
    Kur nga xhepi tije
    nxorri nje poezi.
    Ishte Per kosoven
    Ishte per pavarsi

    Dy pika lot
    Nga syri i pikoj
    Dhe me ze te lart ai
    Theksoj.
    Sot per Kosoven
    Gezuam Pavarsi
    Te erdhi rradha
    Te Gezoj dhe per
    Ty moj Motra Cameri
    FieRaK

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Do kthehem

    Tek ti lule
    ketu po vyshkem
    tek ti, jeta,
    ketu po ndryshkem.
    Ti me pret
    e une jam larg,
    me therret
    se ke te thate
    e une dergjem ne shkretetire.
    Nuk kam krahe
    e s'jam i lire.
    Por duro o Nena ime,
    ndoshta dita do vije shpejt
    qe te kthehem
    plot shkelqime,
    te t'jap drite
    e te t'jap jete.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Identitet...!

    Isha si hije
    Në këtë planet
    .............Pa shtet
    ....... Pa identitet

    Tani ndjehem
    ..............Njeri
    Nën dritën e flakës
    ................Pavarësi
    shkurt 2008


    Shkruar nga
    poeti Albert Ukelli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Coli-i-vogël në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •