Postuar më parë nga
Brari
Ja dhe nje Poezi e re per Kosoven krijuar nga nje vajze nga Shqiperia.
Autore: Lediana ose Zemrushja..
Monday, February 18, 2008
Gezuar Pavaresine Kosove!
Tokë e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
Tokë që trima dhe bujarë t’kan shërbyer me dashuri,
Tokë e vyer, tok’e çmuar, shumë pagove për lirinë,
Dete gjaku papërtharë, ende ti I mban mbi shpinë.
Gjak i kuq, gjak martiri, gjak qe leu çdo shtëpi
Gjak që edhe trëndafilave, ua venite ngjyrën ti
Gjak që trimat-ë sëbashku, kanë dhuruar për Lirinë
Liriëmbla, liridashura, çdo shqiptari I erdhe ti..
Die të kan prit si nuse, teksa hyn në shpi të re
Vallja, kënga nuk asht ndal, derisa hëna prapa u fsheh
Zemrat trime, zemra’ dashurat, fort gëzuan për këtë ditë
Zemrat që ishin të plasura, ngjizjen prapë ua dhe ti
Liridashur, liriëmbël, oh sa shumë të kanë prit
Pjalmin tënd die shijuan, pjalm lirie u dhe ti
Oshëtiu I gjith vëndi, botës çark I shkoi ai(zëri)
Lajmin dha në çdo shtëpizë, se e lirë do ishe ti
Edhe nifmat edhe zanat, seç u zgjuan përsëri
Me gëzim, me këng e valle, të kanë prit në këtë dit’
Tok me shqipet anembanë, festuan deri n’agim
Pas të parës vese ikën, për të ardhur përsëri..
Tok e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
Sa lezet të ka kurora, kjo kurorë e LIRISE
Tok që rrite bijë trima, me gji zane I ke rrit
Tok që kurrë s’të braktisën, se e ëmbël ishe ti
Tok bujare sot shpagove, dhimbjen e gjith rrobërisë
Të gëzuar, lumturuar, të pafsha tani gjithnji...
Posted by Lediana Paja at 9:00 PM 0 comments
Friday, January 18, 2008
...
Bukur Lediana (Zemrushja) !
Urime dhe ju krijuesve te tjere!
Gezuar Kosoven tashma Shtet i Pamvarur!
Krijoni Kontakt