"Pavaresia e Kosoves eshte Absurdistan"
Shkrimtari austriak Peter Handke e pershkruan shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves, si nje situate tragjike, qe u shkaktua permes bombardimeve perendimore ne te gjithe rajonin.
Shkrimtari me bindje te majta politike, parashtron mendimin e tij, ne revisten austriake "News".
Sipas tij, "Shume grupime shqiptare kercenojne se do te perdrin serish dhunen, nese nuk ju njihet e drejta e krijimit te shtetit te pavarur" dhe sipas tij, qe nen kete presion te njohesh pavaresine e nje vendi, eshte me teper se absurde.
Pro-Nikolic
Handke nder te tjera thote se "nese do te ishte serb, atehere ai do te kishte votuar per kandidatin humbes Nikoliç".
"Une nuk e njoh kete njeri (Nikoliç), por partia e tij Radikale paraqitet ne opinionin perendimor, ne menyre krejtesisht te gabuar. Behet fjale (sipas Hendkes) per atdhetare dhe qe nuk mund ta besojne se politika duhet te behet duke ju nenshtruar presioneve te perendimit".
Gjate fushates se fundit zgjedhore, sipas tij, u paraqit Nikoliç si nje antiperendimor, si nje ultranacionalist prorus, qe enderron per Serbie e madhe dhe qe ishte pjese e politikes se Sllobodan Millosheviqit.
P.S. Kurre nuk e kisha besuar, se ende ne Austri gjallerojne figura te tilla, qe mbrojne spastrimet etnike dhe qe justifikojne kriminalitetin serb ne te gjithe hapesiren e ish-Jugosllavise!
Krijoni Kontakt