Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    "Ruajtja" dhe "Mbrojtja" e Mjedisit ne Shqiperi

    Mjedisi dhe mbrojtja e tij eshte gjeja e fundit qe permendet ne Shqiperi dhe bile njerezve u duket si nje perralle qe e tregojne ca ambientaliste te fandaksur. Kete teme dua ta hap qe forumistet e te gjthe shqiptaret te denoncojne e te protestojne me fjale e pamje kunder shkaterrimit, masakrimit, dhe ndotjes se mjedisit ne Shqiperi.
    Ti themi mjaft shkaterrimit!

    Me poshte po jap fotot qe sapo bera tek stadiumi Selman Stermasi, Tirane, ku turma vandale femijesh kishin thyer e copetuar peme te tera mimoze vetem per te mbledhur ca lule te verdha qe do te thahen pas disa dites. Ne foto shihet qarte barbaria me te cilen pemet jane thyer dhe indiferenca ne kulm e qytetareve dhe autoriteteve per te marre ne mbrojtje pemet te cilat per fat te keq (ndryshe nga njerezit) nuk kane kembe te marrin arratine nga dora vandale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Eshte per te ardhur keq qe jemi vendi me i ndotur i Europes. Dikush mund ta mbroje kete gje me punimet e shumta qe po behen, por kjo nuk eshte mbrojte. Dhe punimet qe po kryhen ne te gjithe Shqiperine jane jashte standarteve persa i perket mbrojtjes se ambientit. Asnje nga firmat qe fiton tenderat per ndertimin e rrugeve, rehabilitimin e institucioneve te ndryshme shteterore, asnje nga firmat qe ndertojne pallate te reja nuk ndjek as kushtet me minimale te mbrojtjes se mjedisit. Per kete fajesoj direkt ministrin e ambientit Lufter Xhuveli, pasi ai nuk po mer asnje mase persa i perket mbrojtjes se ambientit. Ne mbledhjet e qeverise ai duhet te ngre zerin qe qeveria te kerkoje nga firmat ndertuese qe fitojne tendera te ndryshem qe te respektojne ne menyre rigoroze kushtet per mbrojtjen e ambientit.

    Gjithashtu eshte per te ardhur keq dhe per kulturen teper te ulet te qytetareve Shqiptareve Shqiptare. Jane keta qytetare qe ankohen per ambientin e ndotur dhe jane po keta qytetare qe mbeturinat i hedhin ne rruge e jo ne vendin e caktuar. Pra, qytetaret Shqiptare duhet te jene ata nismetare te mbrojtjes se ambientit e pastaj te kerkojne me force nga qeveria, qofte dhe me ane te protestave, te mare masa te menjehereshme per mbrojtjen e ambientit.

    Nje fakt tjeter teper shqetesues eshte dhe shkaterrimi i pyjeve gje qe ndikon direkt ne ndotjen e ambientit. Siē dihet, gjelberimi eshte si te themi mushkeri e natyres, e kur kjo mushkeri coptohet nga dita ne dite dhe natyra e humbet bukurine e saj dhe frymemarrja e saj behet teper e veshtire.

    Duke besuar ne nje sensibilizim te qytetareve Shqiptare per te mbrojtur ambientin, shpresoj qe dhe qeveria te mare masa te menjehershme ne mbrojtjen e ambientit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe nje foto tjeter qe e bera ne Shengjin, ne shtator te 2007. Duket qarte se ketu qytetaret thjesht hedhin plehra ku te mundin dhe pastaj ankohen se nuk po u shkojne turiste.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pjesemarrja ne kete teme tregon dhe interesin qe shqiptaret kane per mjedisin...

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja dhe nje foto tjeter qe e bera ne Shengjin, ne shtator te 2007. Duket qarte se ketu qytetaret thjesht hedhin plehra ku te mundin dhe pastaj ankohen se nuk po u shkojne turiste.
    Kte kam thene dhe une kur u hap puna e TECit ne Vlore. Ku jane gjithe keta ambientaliste kur plazhet po mbushen gjithmone e me shume nga plerat. Deti sidomos ne Durres cfare nuk ka brenda, te ze ndonje kolere te lahesh aty.

    Qeveria pastaj mburret me numrin e turistave qe jane ne fakt shqiptare qe kthehen per te vizituar te afermit e tyre.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Eshte per te ardhur keq qe jemi vendi me i ndotur i Europes. Dikush mund ta mbroje kete gje me punimet e shumta qe po behen, por kjo nuk eshte mbrojte. Dhe punimet qe po kryhen ne te gjithe Shqiperine jane jashte standarteve persa i perket mbrojtjes se ambientit. Asnje nga firmat qe fiton tenderat per ndertimin e rrugeve, rehabilitimin e institucioneve te ndryshme shteterore, asnje nga firmat qe ndertojne pallate te reja nuk ndjek as kushtet me minimale te mbrojtjes se mjedisit.
    Nuk mund te jepen si arsye ndertimet e shumta. Ashtu sic e ke thene dhe ti ndertimet po te rregullohen me ligj te rrepte, nuk kane asnje efekt per ambientin, sidomos ndertimi apo rregullimi i ndertesave.

    Ketu ne Amerike kur ndertohet nje pallat dhe te trotuari perpara pallatit nuk ka asnje pike pluhur se e veshin gjithe pallati nga fillimi ne fund me veshje plastike qe nuk le asnje pluhur jashte. Ose ndertojne ne fillim nje gardh te larte kur behet fjale per ndertesa te ulta, dhe nuk merret vesh se ca behet brenda deri sa mbron ndertimi.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk mund te jepen si arsye ndertimet e shumta. Ashtu sic e ke thene dhe ti ndertimet po te rregullohen me ligj te rrepte, nuk kane asnje efekt per ambientin, sidomos ndertimi apo rregullimi i ndertesave.

    Ketu ne Amerike kur ndertohet nje pallat dhe te trotuari perpara pallatit nuk ka asnje pike pluhur se e veshin gjithe pallati nga fillimi ne fund me veshje plastike qe nuk le asnje pluhur jashte. Ose ndertojne ne fillim nje gardh te larte kur behet fjale per ndertesa te ulta, dhe nuk merret vesh se ca behet brenda deri sa mbron ndertimi.
    Edhe ketu te ne gjoja ndertohet nje gardh me llamarina por kur dalin makinat nga kantieri derdhin me dhjetera kile dhe e plehra kur ecin rruges. Prandaj rruget jane plot me dhe e mbeturina, dhe dihet qe rruget te ne jane pastruar vetem kur erdhi Bushi.

  8. #8
    ketej firma qe bden nertimin rregullon edhe cdo gje perreth, me trotuare, rruge e kanale qe mund te ket hapur. Plus lan dhe rrugen e pastron cdo gje kur mbaron mbaron pune. nese nuk i ben i vijne gjobat qe tu iki mendja kokes. Ose dhe me keq u heqin licencen fare.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Sa Te Kemi Edushken Koketare,do Kemi Ndotje Te Mjedisi Me Shume Se Kabuli!!!

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ketu nuk po flasim vetem per ndotjen ne Tirane, dhe t'ia veme pergjegjsine nje personi. Ndotja nuk ka kahe dhe ngjyra politike...
    Ndotja na prek te gjitheve, ajo nuk ben dallime partiake. Ne SHBA, EPA ( agjencia e mbrojtjes se mjedisit) eshte mbi ligjin e politiken. Nese ajo vendos gjoba ose mbylljen e bizneseve shkaterrues per mjedisin, nuk ka kush ta anulloje vendimin e saj. Por te ne ministria e mjedisit mjaftohet me venien e gjobes per nje ujk, ose bashkia me venie gjobe te 1-2 firmave dhe me kaq mbyllet kapitulli. Dhe ndotja ecen dhe na hyn thelle ne mushkeri e gjene.

  11. #11
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    Sa Te Kemi Edushken Koketare,do Kemi Ndotje Te Mjedisi Me Shume Se Kabuli!!!
    Sa te kemi koken tone mbi supe e ti hedhim pleherat nga kati i peste do jemi me te ndotur se Kinshasa ne Somali!!!!!!!
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pjesemarrja ne kete teme tregon dhe interesin qe shqiptaret kane per mjedisin...:
    Une jam nje patriot i flaket dhe ja tek ku po marr pjese

    E shikon haha

    O shoku nuk zgjidhet kjo pune neper forume,po te shikosh perqindja me e lart ketu ne forum jane shqiptar qe jetojne jasht shtetit,gje qe tregon qe ne shqiperi ka shume njerez qe nuk e kane as idene me minimale se ca do te thote PC! KU dua te dale;qe shqiptaret(ne) nuk jane integruar akoma ne te ashtuquajturin komunitet(flas nje perqindje goxha lart e popullsis),dhe nuk kane as kulturen me minimale per te mbajtur paster ambjentin qe u rrethon shtepin,jo me te kene kujdes dhe per pyjet dhe lulet! Normalisht personalisht e denoj kete akt,por ca te besh duhet gjetur nje menyre qe edhe shqiptaret te sensibilizohen ndaj ketyre barbarizmave qe po i behet vendit tone dhe pyjeve tona,por ce do se vajtem kaq vite demokraci dhe akoma shqiperia(dhe Tirana),vazhdone te jete nje kaos total!

    Se si do vej kjo puna jone ec e merre vesh
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga TOKE GEGA Lexo Postimin
    Sa Te Kemi Edushken Koketare,do Kemi Ndotje Te Mjedisi Me Shume Se Kabuli!!!
    Ne cdo teme ket muhabet ka. Ky eshte tamam nje prototip ai atyre qe dalin ne mitingje per partine dhe nuk cajne koken se si po jetojne vete.

  14. #14
    E kejqa eshte se shume veta mendojne se mireqenia arrihet duke shtruar banjon me pllaka te reja duke marre mobilje te bukura etj etj. Nuk e kuptojne qe vlera e shtepise varet kryesisht nga lagja ku jeton. Nje shtepi e mrekullueshme ne mes te plerave nuk ka asnje vlere. Cilesia e jeteses nga kjo varet. Nuk ka rendesi ne ulesh ne divan $100 apo $1000.

  15. #15
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    E kejqa eshte se shume veta mendojne se mireqenia arrihet duke shtruar banjon me pllaka te reja duke marre mobilje te bukura etj etj. Nuk e kuptojne qe vlera e shtepise varet kryesisht nga lagja ku jeton. Nje shtepi e mrekullueshme ne mes te plerave nuk ka asnje vlere. Cilesia e jeteses nga kjo varet. Nuk ka rendesi ne ulesh ne divan $100 apo $1000.
    Kete debat pata sot me nje vajze tiranase e shqetesonte shqetesimi im mbi ndotjen e mjedisit, dhe me thoshte-"perderisa shtepine e pastron dhe e ke paster, c'te duhet se ca ka jashte?"...mentalitet tipik shqiptar i koheve te fundit!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ne cdo teme ket muhabet ka. Ky eshte tamam nje prototip ai atyre qe dalin ne mitingje per partine dhe nuk cajne koken se si po jetojne vete.
    Verioret thone rrofsh ..... !

    Ne jugoret me rrofsh ..... !

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kete debat pata sot me nje vajze tiranase e shqetesonte shqetesimi im mbi ndotjen e mjedisit, dhe me thoshte-"perderisa shtepine e pastron dhe e ke paster, c'te duhet se ca ka jashte?"...mentalitet tipik shqiptar i koheve te fundit!
    Mos ishte gje bjonde ajo vajza?
    Kjo nuk perfaqson aspak mentalitetin e shqiptareve dhe e ke gabim.
    Shiko gjej ndonje vajze me te mencur qe te nderosh mendim.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  18. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Mos ishte gje bjonde ajo vajza?
    Kjo nuk perfaqson aspak mentalitetin e shqiptareve dhe e ke gabim.
    Shiko gjej ndonje vajze me te mencur qe te nderosh mendim.
    jo ishte me floke te zeza

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Famia Shqipetare

    FAMIA SHQIPETARE

    Mafia e ndėrtimit e ka kokėn nė bashkinė e Tiranės


    Pėr tė pėrfituar sa mė shumė sipėrfaqe nga oborret nė pėrdorim tė qytetarėve, mafia e ndėrtimit, nė bashkėpunim me bashkinė e Tiranės, kanė ndėrsyer fadromat e shkatėrrimit, tė cilat kanė shėndruar nė njė grumbull betoni e dheu muret rrethues tė dhjetra banesave nė bllokun “Vasil Shanto”. E gjithė lagja duket sikur ėshtė bombarduar nga qielli dhe nga toka, duke krijuar njė pejsazh mjaft trishtues, ndėrkohė qė edhe vetė jeta e njerzėve ėshtė vėnė nė rrezik serioz.
    Do tė mjaftonte vetėm njė shėmbull pėr tė kuptuar se sa e lidhur ėshtė mafia e ndėrtimit me bashkinė e Tiranės e ndoshta edhe me vetė kreun e kėsaj bashkie, Edvin Ramėn. Pa dashur qė ta mbingarkojmė kreun e bashkisė, do t’u referohemi qytetarėve tė bllokut “Vasil Shanto” nė kryeqytet, tė cilėt gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit kanė pėrjetuar ngjarjen mė skandaloze me trojet e tyre. Bėhet fjalė pėr banorėt e pjesės lindore tė kėtij blloku, tė cilėt banojnė nė disa shtėpi njė katėshe, tė ndėrtuara me kontributin e vetė banorėve (i ashtuquajturi “kontribut vullnetar”) e qė mė vonė u privatizuan si tė gjitha banesat e tjera nė vendin tonė. Janė afro 100 shtėpi tė ndėrtuara nė bllok, qė zėnė disa hektarė truall.
    Pikėrisht kėtij trualli nė zemėr tė Tiranės me sa duket ja kanė vėnė synė “bosėt” e mafies sė ndėrtimit. Lakmia pėr kėtė truall ėshtė aq e madhe sa dhjetra firma ndėrtimi, ndėrmjet tyre e dhe disa firma fantazmė, janė lėshuar si lukuni mbi banorėt e kėtij blloku me oferta nga mė tė ēuditshmet. Por ata kanė hasur nė njė pengesė serioze: Banorėt e kėtyre shtėpive kanė ndėrtuar qysh nė fillim nga njė mur rrethues pėr tė siguruar banesat nga pluhuri e nga automjet qė u kalojnė tek pragu i derės. Kėto sipėrfaqe oborresh faktikisht ata i kanė nė pėrdorim, edhe pse ato nuk figurojnė tė regjistruara nė zyrėn vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluejtėshme tė Tiranės. Duke poseduar realisht kėtė sipėrfaqe trualli, banorėt kėrkojnė qė kontratat ndėrmjet palėve tė llogariten duke pėrfshirė edhe sipėrfaqet e oborreve tė tyre. Njė gjė e tillė bie ndesh me lakminė e ndėrtueseve, tė cilėt me sa duket kanė llogaritur qė kėto sipėrfaqe t’i rrėmbejnė pa patur asnjė detyrim ndaj banorėve tė kėtij blloku.
    Pėr ta zgjidhur kėtė “konflikt” nė interes tė tyre, firmat fantazmė kanė joshur bashkinė, pa dyshim duke u premtuar drejtuesėve tė saj pjesėn e vetė tė luanit nga ky allishverish. Dhe krerėt e bashkisė nuk kanė nguruar tė kėrkojnė ndihmėn e fadronave. Para dy vjetėve fadronat, tė mbrojtura edhe nga policia bashkiake, filluan aksionin e prishjes sė mureve rrethues nė kėtė bllok, duke lėnė pas vetėm shkatėrrim. Lagja u kthye nė njė grumbull gėrrmadhash, duke dhėnė pėrshtypjen e njė bobardimi tė egėr nga qielli e nga toka. Kudo shihje mure tė prishura, trarė betoni tė varura, dyer tė shqyera, togje dheu tė pėrzjerė me mbeturina zhavorri e betoni e gropa tė hapura, sikur tė kishin rėnė gjyle topash tė kalibreve tė mėdhenj. Ky peisazh trishtues vazhdoi pėr mė shumė se dy vjet dhe askush nga bashkia nuk u kujtua tė vinte dorė pė tė pastruar ambjentin.
    Por mė nė hall ishin banorėt e lagjes. Shumė dyer oborresh kishin mbetur tė gjysmė tė shkatėrruara e me trarė betonėsh qė dukeshin se do tė binin pėrtokė nga ēasti nė ēast. Familjarėt, pleq e fėmijė zvarriteshin me vėshtirėsi nėn kėta trarė pėr tė hyrė nė banesat e tyre. Nė ēdo kohė vdekjen e kishin mbi krye.
    Tė lodhur nga pritja e gjatė, mjaft familjarė, tė trembur nga ndonjė aksident i mundshėm e duke parė se bashkia nuk po merrte asnjė masė, filluan rindėrtimin e mureve rrethues me ndonjė ēvendosje tė vogėl. Por nuk kaloi shumė gjatė dhe pėrsėri nė dyert e banorėve u dukėn sekserėt e firmave ndėrtuese, tė cilėt nisėn kontaktet me banorėt e lagjes. Dhe pėrsėri ata mbetėn me variantin pėr tė mos ua njohur banorėve oborret e shtėpive. Historia nisi edhe njėherė nga e para: Banorėt kėrkonin qė nė kontrata tė pėrllogariteshin edhe sipėrfaqet e oborreve. Ky qendrim i palėkundur i banorėve ēoi nė aksionin e dytė tė fadronave tė bashkisė. Egėrsia e shkatėrrimit tashmė ishte edhe mė e furishme. Pėrsėri pejsazhi i lagjes u mbush me togje betoni e gurėsh, me mure tė shėmbur e me dyer gjysmė tė rrėzuara.
    Ky peisazh shkatėrrimtar e ogurzi vazhdon tė sundojė nė gjysmėn e lagjes, edhe pse zyrtarisht askush nuk di se pse po ndosh njė shkatėrrim i tillė absurd. Natyrisht qė kėtė gjė e dinė shumė mirė kretrėt e bashkisė tė Tiranės e domosdo nė radhė tė parė edhe vetė zoti Rama, tė cilėt kanė lidhje interesash me mafian e ndėrtimit nė kryeqytetin shqiptar.
    Faktet qė suallėn mė lart nuk kanė nevojė pėr asnjė koment. Ato i kupton dhe i vlerėson cilido qytetar nė Tiranė.

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kete debat pata sot me nje vajze tiranase e shqetesonte shqetesimi im mbi ndotjen e mjedisit, dhe me thoshte-"perderisa shtepine e pastron dhe e ke paster, c'te duhet se ca ka jashte?"...mentalitet tipik shqiptar i koheve te fundit!
    eshte shume e vertet qe kete mentalitet kane. Ata qe ven ca leke i fusin nje te rregulluar shpise dhe u duket se kane arritur majat. Lere obrrin e rruget po dhe neper pallate brenda duket ky problem. Ngjit shkallet qe jane duke rene tullat ne toke dhe vetem kur shef dyer te gdhendura druri qe kushtojn nga 1000 euro ka munci, ne mes te shkalles qe duket sikur i ka rene bomba.

    Nje e rregulluar nga brenda do ja ngrej cmimin shtepise nja 10 mije euro, po nese eshte ne nje lagje te paster e te bukur, i dyfishohet cmimi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •