Postuar mė parė nga
fisniku-student
Ebu Hamid
El-Gazali
(1058 - 1128 e.r.)
El-Gazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al- Falasifa, Ihja al-Ulum al-Islamjia ( Ringjallja e shkencave fetare ), Fillimi i Udheheqjes dhe Autobiografia eTij, Shpetimi nga Gabimi. Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje permbledhje per austronomine. Al Gazali njihet me teper per kontributin e tij ne filozofi, fe dhe sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si Algazel. Abu Hamid Ibn Muhamed Ibn Muhamed al- Tusi al-SahfiI al-Gazali lindi ne vitin 1058 e.r. ne Khorman, Iran. Ai mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai morri shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me detyren e profesorit ne universitetin e Nizamijas ne Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me me reputacion ne periudhen e arte te historise muslimane. Megjithate, pas disa vitesh, Al-Gazali dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u kthye ne nje endes asketik. Kjo ishte periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai iu kthye detyres se tij si profesor por perseri e la kete detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem. Al-Gazali vdiq ne Bagdat ne vitin 1128 e.r. Al-Gazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat e fese, filozofise dhe sufizmit. Disa filozofe muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine neoplatonike dhe kjo po conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne dijen dhe eksperiencen e tij mistike, Gazali vendosi te korrigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne sufizem. Ne filozofi, Al-Gazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte si shkenca te sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te treguar hapur te metat e filozofise neoplatonike, mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te tjere muslimane si psh: Farabi, Al- Gazali paraqiti paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives.
Gjithashtu disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte i kufizuar ne hapesire por ishte i pakufizuar per sa i perket kohes. Al-Gazali provoi qe nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte i afte te kijonte nje balance midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre perkatese si e pakufizuara dhe
e kufizuara. Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e sufizmit, te tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese ortodokse (strikte Islame), te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge per te arritur te verteten absolute. Al-Gazali ishte nje shkrimtari madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihja al- Ulum al-Islamjia ( Ringjallja e shkencave fetare ), Fillimi i Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij, Shpetimi nga Gabimi. Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje permbledhje per austronomine. Influenca e Gazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Tomas Akuinas ne menyre qe te rivendosej autoriteti i ortodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti i tij ne favor te fese ishte i fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd (Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij.
Krijoni Kontakt