Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Alija Izetbegoviq

    Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 nė Bosanski Shamac. Nė Sarajevė u shkollua dhe jeton qė nga viti 1928. Studimet i filloi nė agronomi ndėrsa mė 1954 kaloi nė fakultetin juridik. Diplomoi mė 1956 ndėrsa me 1962 dha provimin e avokaturės. Ai ishte pėr njė kohė tė gjatė kundėrshtar i flakėt i komunizmit dhe pėr aktivitetet e tij pan-islamike dy herė u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisė. Herėn e parė mė 1946 si anėtar i organizatės "Muslimanėt e Rinj", me tre vjet burgim dhe mė pas nė proēesin e njohur tė montuar gjyqėsor mė 1983 u dėnua me 14 vjet burgim, qė mė vonė u shkurtua nė 12 e nė fund nė 9 vjet. Asokohe u dėnua si autor i Deklaratės Islame tė shkruar mė 1970. Nga burgu doli mė 1988 mbas pesė vjetė e tetė muaj.

    Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativėn pėr themelimin e njė partie muslimane nė Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndėrsa nė kuvėndin themelues tė kėsaj partie tė mbajtur nė Sarajevė mė 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po nė atė vit nė zgjedhjet shumėpartiake kjo parti fitoi mbi komunistėt . Ai u bė president i Bosnjės. Gjatė holokaustit qė pėrjetuan muslimanėt gjat viteve '90-'95 Izetbegovici qėndroi nė mesin e tyre pa lėshuar zyrėn dhe apartamentin e tij.

    Pas presinoeve ndėrkombėtare dhe vuajtjeve tė mėdha qė populli i tij po i pėrjetonte, nė nėntorė tė vitit 1995, u detyrua tė nėnshkruaj marrėveshjen e Dejtonit pėr paqe qė de fakto ndau Bosnjėn. Nė shtatorė 1996 ai u rizgjodh president i presidencės treanėtarėshe tė Bosnjes.

    Mė 1999, ai shpalli vendimin e tij pėr dorėheqje nga posti i presidentit tė Bosnjės. Shėndeti nė njėrėn anė, mosha e shtyrė dhe mė e rėndėsishmja ashtu si ai u shpreh pėrcaktimi i komunitetit ndėrkombėtarė tė dobėsoj esencėn islame tė Bosnjės: "Komuniteti ndėrkombėtarė po i shtynė gjėrat pėrpara nė Bosnjė...por ėshtė duke e bėrė kėtė nė kurriz tė popullit musliman. Unė e ndiej kėtė si njė padrejtėsi","Kėto janė gjėra qė unė nuk mund tė jetoj me to".

    Alija Izetbegoviq ėshtė gjithashtu edhe mendimtarė dhe shkrimtarė i rrespektuar. Ai ėshtė i mirėnjohur pėr librin e tij " Islami ndėrmjet lindjes e perėndimit" qė i cilėsuar si mė i miri i viteve tė 80-tė, nė vitin 1997 u laborua me ēmimin Faisal, ēmim ky qė i dedikohet autorėve islam mė tė suksesshėm tė vitit. Kjo hyrje nė gjendjen njerėzore analizon mohimin e perėndimit islamin dhe kontributin e dhėnė nga muslimanėt nė komparacion tė civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku tė dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua mė 1984 kur Izetbegovici ishte ende nė burg. Libri Evropian mė i shitur, u vlerėsua nga autori britanik Asad Yawar si" libri mė i shkėlqyer qė u publikua nė Evropė nė 1980-tat "

    Pėrveē librit tė lartėpėrmėndur ėshtė autor edhe i librave " Deklarata Islame", "Mėndimet nė Burgė" si dhe pėrmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegovic shumė i respektuar nga bota perėndimore pėr krenarinė dhe mosfshehjen e identitetit tė tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do tė mbetet si njė personalitet i madh dhe me ndikim nė botėn e parė si politikan i aftė e nė te dytėn ndoshta personaliteti islam mė i shquar i ketij fundmileniumi.

    Pak ka dhe do te ketė njerėz si Izetbegoviqi me njė dualitet kaq te thellė dhe tė shprehur si nė shkrimet e tija poashtu edhe nė jetėn e tij politike e private, si njė musliman i devotshėm po edhe si njė politikan i spikatur qė e njef mirė kulturėn dhe diplomacinė perėndimore. Muslimanėt po edhe tė tjerėt duhet tė vetėdijėsohen qė sa mė shpejt dhe nė mėnyrė tė merituar t'i vlerėsojnė personalitetet e mėdha ashtu si u takon, e ndėr ta njė kaq tė padiskutueshėm siē ėshtė padyshim edhe Alija Izetbegoviq.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #42
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    FATIMJA (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!)


    (Ligjėratė e mbajtur nga Amėr Halid)


    Bijtė e Pejgamberit s.a.v.s. tė gjithė ishin shtatė. Prej tyre, djem ishin Kasimi, Abdullahu, Tahiri (Tajjibi), ndėrsa vajza ishin Zejnebja, Rukija, ummu Kulthumi dhe Fatimja (Allahu qoftė i kėnaqur nga tė gjithė!).

    Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte e bija e Pejgamberit alejhi selam dhe e Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo ishte bashkėshortja e Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe nėna e Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!). Ajo u lind 5 vite para pejgamberllėkut tė Muhammedit alejhi selam, gjegjėsisht kur ai ishte 35 vjeē. Nė tė njėjtin vit ishte bėrė edhe ndėrtimi i Qabes. Ajo u bė muslimane qė nė moshėn 5 vjeēare, faktikisht kur Pejgamberit alejhi selam i filloi Shpallja. Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte besimtarja mė e re nė Islam!

    Fjala "Fatime" rrjedh nga fjala arabe "fitam" qė do tė thotė se personi ėshtė i ruajtuar nga e keqja dhe nga karakteri i keq. Ndėr tė tjerash, ajo kishte disa nofka qė i mori nga as-habėt (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) dhe mė vonė edhe prej dijetarėve. Ėshtė pėr t'u veēuar nofka "Zahra". Kjo ngase ajo kishte dashuri dhe dhembshuri tė madhe ndaj Pejgamberit alejhi selam. Pėr mė tepėr, ajo i ngjante shumė Pejgamberit alejhi selam. Kishte lėkurė tė bardhė me faqe tė kuqe.

    Nofka tjetėr ishte "Batuul". Kjo fjalė ka lidhshmėri me nofkėn e Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ėshtė kėshtu pasi adhurimi i Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte i ngjajshėm me adhurimin e Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Pėrveē kėsaj, ajo kishte modesti mu si Merjemja. Vlen tė ceket qė kėtu hadithi i Pejgamberit alejhi selam nė tė cilin ai ka potencuar se: "Fatimja ėshtė zonja e grave tė Xhennetit pas Merjemes".

    Them qė Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) duhet ta duam, pasi edhe Pejgamberi alejhi selam kishte dashuri tė madhe ndaj saj. Ai (alejhi selam) nė njė rast pat thėnė: "Fatimja ėshtė nga unė! Ai qė e mėrzit atė, mė ka mėrzitur mua". Njėashtu Resulullahu alejhi selam ka thėnė: "Kush mė do mua, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin; nė Ditėn e Gjykimit vjen dhe na bashkangjitet neve pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė, pėrderisa tė tjerėt e japin llogarinė" (Transmeton Taberani). Pejgamberi alejhi selam ka thėnė edhe njė hadith tjetėr pėr ta shprehur dashurinė ndaj bijes sė tij. Nė atė hadith ai, nė fakt, i pėrshkruan njerėzit nė Ditėn e Gjykimit duke thėnė se ata kėrkojnė dikė pėr tė ndėrmjetėsuar tek All-llahu i Lartėsuar. Pejgamberi alejhi selam, konkretisht thoshte: "Nė atė Ditė, tė gjithė pejgamberėt do tė thonė: "Vetvetja, vetvetja" pėrveē meje! Unė do tė them "O Zoti, ummeti im, ummeti im! O Zot unė nuk Tė kėrkoj pėr vete e as pėr bijėn time - Fatimen".

    Secilėn herė kur Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) hynte nė dhomėn e Pejgamberit alejhi selam, ai do tė ngritej dhe do ta puthte nė ballė! Madje edhe kur i Dashuri i All-llahut alejhi selam ishte i sėmurė, nė fakt kur iu pat afruar vdekja, i kėrkonte falje se nuk mundeshte tė ngritej pėr ta puthur nė ballė! Subhanallah! Nė aso momente ndonjė prindi tjetėr madje as nuk i shkon ndėrmend t'i pėrshėndesė fėmijėt e vet, e lėre mė t'i puthė apo t'u kėrkojė ndjesė se nuk ka mundėsi ta bėjė atė gjė. A po vėreni se ēfarė dhembshurie, ēfarė butėsie dhe ēfarė ėmbėlsie ka pasur Pejgamberi alejhi selam?

    Nėse Pejgamberi alejhi selam do tė shkonte nė ndonjė udhėtim dhe kur kthehej nė Medine, punėn e parė qė e bėnte ishte falja e dy rekateve nė xhami dhe pastaj patjetėr do t'ia bėnte njė vizitė Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). E nėse e lėshonte Medinen, puna e fundit qė e bėnte ishte shkuarja tek ajo pėr vizitė. Nga kjo, me tė vėrtetė, mund tė konkludohet se ajo ka qenė shumė e rėndėsishme tek Pejgamberi alejhi selam.
    Nė mes gjithė kėsaj dashurie, Pejgamberi alejhi selam nuk ishte i njėanshėm nė sjelljen ndaj saj. Ai nė njė rast [kur patėn shkuar tek ai pėr tė ndėrmjetėsuar pėr njė njeri, i cili kishte vjedhur diēka (sh.p.)] pat thėnė: "Pasha All-llahun! Nė qoftė se edhe Fatimja - bija e Muhammedit tė kishte vjedhur diēka, vetė Muhammedi do t'ia kishte prerė dorėn!". Shumė prindėr i duan fėmijėt e tyre, kėshtuqė i ndalin shtypjet pėr shkak tė saj (dashurisė) dhe nė kėtė mėnyrė, me vetėiniciativė i shkatėrrojnė fėmijėt e tyre. E Pejgamberi alejhi selam dinte "t'i mbajė me njė thes edhe dashurinė, edhe drejtėsinė"!

    Njė prej arsyeve pse Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ėshtė zonja e grave tė Xhennetit pas Merjemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ėshtė se ajo ėshtė fryt i Pejgamberit alejhi selam, njėherit, pra, edhe i ngjasonte atij shumė. Ajshja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) njė herė ka thėnė: "Me tė vėrtetė asnjėherė nuk kam parė dikėnd t'i ngjasojė mė shumė Pejgamberit alejhi selam nė marrėdhėnie me njerėzit sesa Fatimja!". Ajo gjithashtu thoshte: "Asnjėherė nuk kam parė njeri mė tė ēiltėr dhe mė modest se Fatimja, nė pėrjashtim tė Pejgamberit alejhi selam!".

    Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte mjaft e pjekur. Kur kishte 18 vjeē, Pejgamberi alejhi selam ishte i martuar me 9 gra. Ajo asnjėherė nuk e pėrgojoi asnjėrėn prej tyre e as qė tha ndonjė tė pahijshme pėr ta ose kundrejt tyre.

    Durimi ishte pjesė e pandarė e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Gjatė jetės sė saj kishte kaluar nėpėr shumė sprova. Nėna i kishte vdekur kur kishte vetėm 10 vjet. E shihte shpeshherė babain e vet duke qenė i goditur dhe i lėnduar. I vdiqėn tri motra e mė pastaj edhe tė gjithė vėllezėrit. Bashkėshorti i saj - Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte i varfėr dhe kishte raste qė as bukė nuk kishin pėr tė ngrėnė! Ne kur dėgjojmė pėr vdekjen e Pejgamberit alejhi selam na rrėnqethet trupi, po vallė si ishte gjendja emocionale e Fatimes nė ato momente?

    Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte njėra ndėr ata qė e pėrcollėn Pejgamberin alejhi selam prej fillimit tė Shpalljes e derisa ndėrroi jetė. Pėrveē saj, i tillė ishte edhe ebu Bekri (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Kėta, pra, ishin dėshmitarė tė gjėllimit tė tė gjitha ngjarjeve qė ndodhnin (rreth Islamit dhe Pejgamberit alejhi selam) dhe gjithashtu ishin pjesėtarė tė vuajtjeve qė prej fillimit e deri nė fund. E, si pasojė, ata kanė arritur deri nė atė gradė sa kanė qenė.

    Vlen tė ceket edhe jeta e saj nė Mekė pėrderisa ishte ende e mitur. Qėkur kishte 5 vjet, po edhe mė vonė, ajo kishte shprehi ta shikonte tė atin duke hyrė nė shpella. Hatixhja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) i dėrgonte Resulullahut a.s. ushqim e nganjėherė Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) donte t'i "ndihmojė" nėnės sė vet, pra, ajo ia dėrgonte ushqimin Pejgamberit alejhi selam. Kur Xhibrili a.s. iu kishte shfaqur Pejgamberit alejhi selam nė shpellėn Hira, atė e patėn kapur ethet dhe pat ardhur nė shtėpi me vrap dhe Hatixhes i tha: "Mė mbulo, mė mbulo!". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) nė njė farė mėnyrė e kishte kuptuar se All-llahu e kishte zgjedhur babain e saj si tė dėrguar pėr kėtė popull. Mė pas, kur Pejgamberit alejhi selam i kishte ardhur urdhėri pėr tė thirrur nė fe, ai e kishte mbledhur familjen e tij dhe u kishte thėnė: "O benu Hashim, shpėtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O benu AbdulMutalib, shpėtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O Abbas - o mixha i tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri! Oj Safije - oj halla e tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri! Oj Fatime - oj bija e tė dėrguarit tė All-llahut, shpėtoje veten tėnde nga Zjarri!". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) aso kohe ishte vetėm 5 vjeēare, megjithatė qė atėherė kishte shprehur dėshirė pėr tė qenė muslimane dhe pėr t'i ndihmuar tė atit, e jo vetėm thjesht pėr tė qenė e bija e tij! Ajo e kishte zakon qė ta shoqėrojė Pejgamberin alejhi selam ēdokund qė ai shkonte dhe eventualisht ta ndihmojė nėse ai kishte ndonjė nevojė, apo madje edhe ta mbrojė nga ndonjė lėndim qė i dėrguari i All-llahut mund ta pėsonte. Pėr kėtė shkak, pra, shpeshherė kur e lexojmė jetėpėrshkrimin e Pejgamberit alejhi selam e gjejmė emrin e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) si mbrojtėse dhe si shoqėruese nė raste kur kishte rrezik. Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) Nuk e kishte zakon qė tė lozė me vajzat tjera, por e kishte obliguar veten qė tė qėndrojė pranė tė atit tė vet dhe tė shikojė mos ai kishte nevojė pėr tė apo pėr diēka tjetėr. Ndėrkaq, ne sot jemi dėshmitarė se shumė bija e motra tona synim primar e kanė qė tė bėhen sa mė tėrheqėse pėr djemt tjerė, synojnė pėr tė pasur grimin mė tė mirė, e pėrveē kėsaj, u prishet qejfi shumė nėse nuk e blejnė llojin mė tė ri tė pantallonave etj. Ne, pra, tė gjithė duhet tė ndjejmė se kemi pėrgjegjėsi pėr kėtė fe! Kjo fe nuk ėshtė shpallur vetėm pėr Pejgamberin alejhi selam, as vetėm pėr as-habėt e tij e as veē pėr Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ta!)!

    Kishte shumė raste kur e shihte tė atin duke e lėndur kafirat. Njė prej tyre ishte Ukbe ibėn ebi Muajti, i cili erdhi pėrderisa Pejgamberi alejsi selam ishte nė sexhde duke u falė, e ai ia hodhi zorrėt e njė kafshe tė ngordhur nė shpinėn e tij tė ndershme. Pejgamberi alejhi selam qėndroi nė kėtė gjendje pėrderisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe ia hoqi atė fėlliqėsirė prej trupit tė tij pėrderisa sytė i kishte tė mbushur me lotė. Kur Pejgamberi alejhi selam e pa se po qante i tha: "Mos qaj oj bija se me tė vėrtetė All-llahu do ta bėjė fitimtar babain tėnd!". Fatmija (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) qe dėshmitare kur tė dy prindėrit i kishte tė izoluar dhe nė atė kohė ushqim tjetėr nuk kishin pėrveē gjetheve. Pasi pėrfundoi ky bojkot qė e kishin organizuar kafirat, gjegjėsisht 2-3 muaj mė vonė, vdiq Hatixhja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ėshtė pėr t'u habitur se Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) atėbotė kishte thėnė: "Pasha All-llahun unė vetėm do tė them: Tė All-llahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi! O All-llah, mė shpėrble ngaqė e humba tė ėmėn! O All-llah, nuk e di se a duhet tė jem e mėrzitur pėr vdekjen e nėnės sime apo tė jem e gėzuar duke pasur parasysh se asaj i janė dhėnė lajme tė kėnaqshme pėr nė Xhennet!". Nė fakt, pak ēaste para vdekjes sė Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) erdhi Xhibrili a.s. dhe tha: "O Muhammed, pėrgėzoje Hatixhen me njė vend nė Xhennet dhe tregoji se All-llahu i Lartėsuar po i dėrgon asaj Selam!".

    Pas vdekjes sė Hatixhes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!), vdiq edhe xhaxhai i Pejgamberit alejhi selam, kėshtuqė kafirat e shfrytėzuan rastin qė ta persekutojnė Pejgamberin alejhi selam edhe mė shumė. Njė ditė iu kishin mbledhur 10 veta pėrreth dhe filluan ta godasin atė, derisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe tha: "All-llahu ju shkatėrroftė! A po e persekutoni babain tim pėr shkak se vdiq nėna ime dhe xhaxhai i tij? Pasha All-llahun do t'ju gjuaj me kėta gurė" dhe i gjuajti. Pejgamberi alejhi selam mė pas i tha: "Qetėsohu oj bija ime, ngase me tė vėrtetė All-llahu do ta bėjė fitimtar babain tėnd!".

    Kurdoherė qė ndonjėra nga gratė e Pejgamberit alejhi selam kishte nevojė pėr ndonjė gjė, i thonin Fatimes: "Tregoji Pejgamberit se na duhet kjo gjė!".

    Pejgamberi alejhi selam migroi nė Medine para saj, sepse po ta lejonte atė tė shkojė para tij, kurejshėt do ta hetonin se ata po migrojnė dhe do tė shkaktohej pakėnaqėsi pėr muslimanėt nė pėrgjithėsi, e veēanėrisht pėr Pejgamberin alejhi selam dhe bijen e tij. Kėshtuqė ajo migroi nė Medine pas pejgamberit alejhi selam. Kur u stabilizuan punėt, njerėzit filluan tė vijnė te i dėrguari i All-llahut pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Tė gjithė donin tė miqasoheshin familjarisht me Pejgamberin alejhi selam. Prej tyre ishin: ebu Bekri, pastaj Omer ibėn el-Hatabi, pastaj Abdurrahman ibėn Awfi (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta!), mirėpo Pejgamberi alejhi selam u jepte pėrgjigje negative nė mėnyrė tė sjellshme. Mė tej, ensarėt filluan ta nxisin Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thoshte se nuk kam shumė tė holla (kapital) pėr ta kėrkuar atė, mirėpo ata, sikur ta kishin ditur se Pejgamberi alejhi selam do ta pranonte Aliun, i thoshin: "...por Pejgamberi alejhi selam tė admiron ty!". Mė pas, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe qėndroi para tij duke mos thėnė asgjė. Pejgamberi alejhi selam i tha: "Mos vallė ke ardhur pėr ta kėrkuar dorėn e Fatimes?", e ky ia ktheu: "Po, pikėrisht pėr atė". Pejgamberi alejhi selam i tha: "A ke diēka pėr t'u martuar me tė?", ndėrsa ky ia ktheu: "Jo o i dėrguari i All-llahut". Mė pas, Pejgamberi alejhi selam i tha: "A nuk ke asnjė dirhem prej asaj sasie qė ta pata dhėnė dikur?", ndėrsa Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ia ktheu: "Po, por nuk janė mė shumė se 250 dirhem". Mė nė fund Pejgamberi alejhi selam i tha: "Do tė tė lejoj tė martohesh me tė o Ali!". Mė pastaj, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) shkoi dhe ia solli atė shumė tė hollash Pejgamberit alejhi selam, ndėrsa ky i fundit e thirri Bilallin (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe i tha: "O Bilall, shko blej ca parfum pėr Fatimen me kėtė pjesė tė kėtyre tė hollave!". Pjesėn tjetėr tė tė hollave ia dha ummu Selemes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe i tha: "Blej disa rrobe pėr Fatimen me kėto tė holla dhe gjėra tė tjera tė nevojshme tė nusėrisė!". A po e vėreni, pra, si interesohej Pejgamberi alejhi selam pėr bijėn e tij? Sidoqoftė, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) erdhi pas njė dite ose dy tek Pejgamber alejhi selam dhe i tha: "O i dėrguari i All-llahut, unė e pagova mehrin pėr Fatimen, e kur do ta marr atė?" dhe pas kėsaj qė tha, nė njė farė mėnyre u turpėrua... Pejgamberi alejhi selam iu pėrgjigj: "Sot o Ali, nėse do sot martohu me tė!", ndėrsa Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tha: "Po o i dėrguari i All-llahut, qysh sot do tė martohem!". Kėshtuqė, i ftuan njerėzit dhe therrėn njė kafshė. I dėrguari i All-llahut nė kėtė rast u shpreh: "Nėse dikush qė e kėrkon dikė pėr grua (apo pėr burrė) dhe ajo (ai) ėshtė i kėnaqur prej fesė dhe karakterit tė tij (saj), atėherė le tė martohet me tė, pėrndryshe, do tė pėrhapet fitneja nė tokė!". Njėmend, kjo qė po ndodh nė vendet tona ėshtė realizim i vėrejtjes sė Pejgamberi alejhi selam, tė cilėn e tha shekuj mė parė. Sidoqoftė, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e rregulloi pajėn e saj tė nusėrisė dhe u ngjit nė deve tė cilėn e drejtonte Othmani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe pėrreth ishin as-habėt tė cilėt kishin shpata nė dorė dhe i kishin ngritur lart nė shenjė kremtimi. Mandej, Aliu dhe Fatmija (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dytė!) hynėn nė shtėpnė e tyre tė thjeshtė e cila ishte larg qendrės sė Medines, ngase aq kishte pasur mundėsi Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Mirėpo, pak para se tė hynin, Pejgamberi alejhi selam i tha Aliut: "Mos iu afro para se tė hyj unė!". "Sidoqoftė" - thoshte Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prejk tij!) - "unė u ula nė njė anė tė dhomės dhe ajo u ul nė anėn tjetėr. Mė pastaj, erdhi Pejgamberi alejhi selam, e vendosi dorėn time mbi dorėn e Fatimes dhe filloi tė bėjė njė dua nė tė cilėn thoshte: "O All-llah, Fatimja ėshtė pjesė imja! O All-llah, Fatmija ėshtė e dashur pėr zemrėn time! O All-llah, Aliu ėshtė vėllai im dhe ai ėshtė shumė i dashur pėr mua! O All-llah, jepu kėtyre nga begatitė Tua dhe bashkoji me tė mirė! Mė pastaj, mė tha mua: "O Ali, vendose dorėn tėnde nė ballin e Fatimes dhe thuaj: O All-llah, unė tė thėrras pėr tė mirėn e saj dhe pėr tė mirėn qė ėshtė krijuar pėr ne dhe kėrkoj qė tė mė mbrosh prej sė keqes sė saj dhe prej sė keqes qė ėshtė krijuar pėr ne! Mė pastaj, m'u drejtua mua dhe mė tha: "O Ali, All-llahu ju dhashtė nga begatitė e Tij!" dhe u ngrit pėr tė dalė, por para se tė dalė u kthye kah ne dhe na tha: "Do tė kishte qenė e udhės qė ju tė dy t'i kishit falė 2 rekate namaz!" dhe e mbylli derėn. Kėshtu qe fillimi i martesės sė tyre.

    Ēėshtje problematike ishte se shtėpia e Fatimes dhe Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) ishte larg prej shtėpisė sė Pejgamberit alejhi selam. Pejgamberi alejhi selam shumicėn e shtėpive i kishte dhuratė nga Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!), pėrkatėsisht, thuajse secilėn herė qė Pejgamberi alejhi selam martohej me ndonjė prej grave tė tij, Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ia jepte njė pjesė tokė si dhuratė. Ndėrkaq, nė martesėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) Pejgamberit alejhi selam i erdhi shumė turp qė t'i kėrkonte edhe pak tokė, kėshtuqė u vendos qė ajo tė jetojė larg prej qendrės sė Medines. Kur Harith ibėn Nu'mani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dėgjoi kėtė (se Fatimja po jetonte larg Pejgamberit alejhi selam), tha: "O i dėrguari i All-llahut, a nuk po tė mungon Fatimja?", Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Po, por shumė u turpėrova qė tė kėrkoj edhe njė pjesė tokė tjetėr nga ti, ngase na ke dhėnė shumė". Me tė dėgjuar kėtė Harithi, tha: "Pasha All-llahun, toka qė ta kam dhėnė ėshtė mė e dashur pėr mua sesa toka qė e kam tani, kėshtuqė merre edhe kėtė pjesė tokė pėr Fatimen!". Pejgamberi alejhi selam i tha: "All-llahu ta ka dhėnė njė pallat nė Xhennet nė kėmbim tė kėsaj!".

    Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte i varfėr dhe ata qė tė dy ishin tė lodhur nga punėt e tyre shtėpiake. Njė ditė tė dy filluan t'i diskutojnė ankesat e tyre dhe mė nė fund Aliu i tha Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dytė!) tė shkojė e tė kėrkojė ndonjė rob ngase kishin kuptuar se Pejgamberi alejhi selam kishte disa robėr. Kėshtuqė, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe i kėrkoi njė rob, kurse Pejgamberi alejhi selam i dha pėrgjigje negative duke i thėnė se ata robėr ishin tė destinuar pėr ata muslimanė qė ishin mė tė varfėr se ata, kėshtuqė Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) u kthye nė shtėpi dorėthatė. Pak mė vonė, vėrejtėn se Pejgamberi alejhi selam ishte drejtuar pėr tek shtėpia e tyre. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) u zgjua pėr t'ia hapur derėn Pejgamberit alejhi selam pėrderisa Fatimja ishte e shtrirė nė krevatin e saj ngase kishte sėmundje nga punėt. Me tė hyrė Pejgamberi alejhi selam, ajo tentoi tė ngrihej, mirėpo Pejgamberi alejhi selam i tha: "Rri ashtu si je!". Ai erdhi dhe u ul mes tyre dhe u tha: "A t'ju udhėzoj pėr diēka qė do tė jetė mė e dobishme pėr ju sesa qė t'ju kisha dhėnė njė rob?; para se tė shkoni pėr tė fjetur, thoni 33 herė subhanAllah, 33 herė elhamdulilah dhe 34 herė All-llahu Ekber dhe kjo do t'ju mjaftojė!". Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thoshte: "Pasha All-llahun, pasi i thonim ato, u forcuam dhe nuk kishim mė nevojė pėr robėr!".

    Njėherė kur Pejgamberi alejhi selam e pa fytyrėn e Fatimes (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tė zverdhur prej urisė, tha: "O All-llah! O Largues i urisė, mos e lė Fatimes tė uritur!". Njėherė tjetėr kur Pjgamberi alejhi selam kishte shkuar pėr vizitė, e kishte gjetur Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) vetėm dhe e kishte pyetur pėr Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) e ajo i kishte thėnė se ai ishte pėrlarė me tė dhe kishte dalė nga shtėpia. Mė pas, e kishte gjetur atė nė xhami duke fjetur dhe ishte mbuluar me pluhur. Nė atė rast Pejgamberi alejhi selam e kishte zgjuar dhe e pastronte nga pluhuri duke i thėnė: "Zgjohu o baba i pluhurit!" dhe nuk kishte pyetur pėr shkakun e zėnkės, por i kishte thėnė: "O Ali, eja tė shkojmė bashkė nė shtėpinė tėnde!". Megjithatė, edhe krahas zėnkave tė tyre (tė cilat nuk ishin tė shumta), e pėrkundėr varfėrisė sė madhe, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė se ka pasur raste kur shkonte pėr vizitė tek ta dhe e qeshura e tyre dėgjohej prej jashtė!

    Nė njė kohė flitej qė Xhuvejrije bint ebu Xhehl tė martohet me Aliun (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Me tė kuptuar Pejgamberi alejhi selam, ishte ngjitur nė minber dhe kishte thėnė: "Nuk e bėj tė lejuarėn tė ndaluar, e as tė ndaluarėn tė lejuar, porse nuk ėshtė mirė qė e bija e armikut tė All-llahut tė jetė me njė shtėpi me bijen e tė dėrguarit tė All-llahut!". Mė pas, Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i kishte thėnė Fatimes: "Oj Fatime, ndoshta je lėnduar nga kjo. A mund tė ma falėsh?", ndėrsa ajo ia ktheu: "Po o Ali, ta kam falė!" dhe problemi ishte zgjidhur.

    Kur kishte lindur fėmija i parė - Hasani (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!), Pejgamberi alejhi selam i kishte pyetur pėr emrin, ndėrsa ata i thanė se e kanė emėruar Harb (luftė), e Pejgamberi alejhi selam i kishte thėnė: "A do tė kishte qenė mė mirė ta emėronit Hasan?" dhe ashtu e emėruan. Pastaj edhe me Husejnin kishin dashur ta emėrojnė Harb, mirėpo Pejgamberi alejhi selam i kishte thėnė ta emėrojnė Husejn dhe ashtu kishte mbetur.
    Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) kishte pasur jetė tė vėshtirė, e veēanėrisht periudha e fundit e jetės sė saj kishte qenė edhe mė e vėshtirė. Ajo kishte hyrė nė shtėpinė e Pejgamberit alejhi selam para se ai tė ndėrronte jetė dhe ishte ulur pranė tij, kurse Pejgamberi alejhi selam nuk kishte pasur mundėsi tė ngrihej e ta puthė, siē e kishte zakon. Me t'u ulur, Pejgamberi alejhi selam ia tha: "Afroje veshin tėnd mė afėr oj Fatime!" dhe i pėshpėriti diēka nė vesh, kurse ajo filloi tė qajė. Mė pas, Pejgamberi alejhi selam i tha pėrsėri ta afrojė veshin dhe i pėshpėriti edhe diēka, por tash Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) filloi tė qeshė. Pas vdekjes sė Pejgamberit alejhi selam, Ajshja e kishte pyetur Fatimen (All-llahu qoftė i kėnaqur nga tė dyjat) pėr fjalėt qė Pejgamberi alejhi selam ia kishte thėnė e ajo iu pėrgjigj: "Herėn e parė mė tha: "Oj Fatime, unė do tė vdes sonte!", kėshtuqė unė fillova tė qaj, e ai kur mė pa nė atė gjendje, mė tha: "A nuk je e kėnaqur se ti do tė jesh e para prej familjes sime qė do tė mė bashkangjitesh dhe se ti do tė jesh zonja e grave tė Xhennetit?" dhe pastaj unė qesha". Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) nė momentet e fundit tė jetės sė Muhammedit alejhi selam ishte e shqetėsuar pėr dhimbjet e babait tė vet, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam i thoshte: "Nuk do tė ketė mė dhimbje pėr babain tėnd pas kėsaj dite!". Kur vdiq Pejgamberi alejhi selam, ajo ishte shumė e shqetėsuar dhe nga mėrzia ishte lodhur. Enes ibėn Maliku (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ishte njė prej atyre qė trupin e Pejgamberit alejhi selam e lėshuan nė varr. Ai tregon duke thėnė: "Pasi e varrosėm tė dėrguarin e All-llahut, po kthehesha pėr nė shtėpi dhe e takova Fatimen, e cila qėndronte para meje dhe mė tha: "Si munde ta mbulosh fytyrėn e tė dėrguarit tė All-llahut me dhé?", pastaj qau dhe shkoi.

    Pėrfundimisht, Fatimja (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!) vdiq 6 muaj pas Pejgamberit alejhi selam, ashtu siē i kishte premtuar ai. Ajo ia la dy emanete Aliut (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!). Emaneti i parė ishte qė ai tė martohet me Umamen (All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj!), ngase ajo ishte mė shumė e dhėnė ndaj Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre!) dhe emaneti i dytė ishte qė ai ta mbulojė mirė ngase nuk kishte dėshirė qė njerėzit tjerė tė shohin ndonjė pjesė nga trupi i saj dhe ta varroste atė nė atė ditė qė do tė vdiste ngase nuk kishte dėshirė qė njerėzit t'i kushtojnė shumė vėmendje vdekjes sė saj. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ashtu veproi, do tė thotė e varrosi po atė natė qė vdiq dhe ajo kishte 29 vite atėbotė. U varros nė ditėn e martė mė 20 Ramazan tė vitit 11 hixhrij. Aliu (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) u prek shumė nga vdekja e saj dhe qau shumė. Ai thoshte: "Asnjėherė mė parė nuk kam qenė mė i lodhur e mė i rraskapitur sesa ky gjashtėmuajsh, qė nga vdekja e Pejgamberit alejhi selam dhe nga vdekja e Fatimes!".
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #43
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mehmet Akif Ersoj

    Ndėr shqiptarėt qė kanė bėrė emėr nė fushėn e letrave nė Perandorinė Osmane, ėshtė edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinė nga Shushica e Pejės, nga njė familje intelektuali, myderizi.

    Personalitet Shqiptaro Turk

    U muar qė herėt me poezi, ndonėse studimet i ndoqi pėr veterinari, duke u diplomuar nė vitin 1836, nė sajė tė njė pune kėmbėngulėse, duke kaluar edhe situata tė vėshtirėsive materiale, mbasi i ati e la qė herėt.


    "Qė nė shkollėn e mesme kishte mėsuar mirė arabishten, e cila ishte gjuha e Kur'anit dhe persishten, gjuha e letėrsisė osmane. Mė vonė nė Paris pėrvetėsoi edhe frėngjishten. Theksojmė se Mehmet Aqifi zotėronte bukur edhe shqipen, qė e kishte gjuhė amtare...".


    "Pas vitit 1912 pėr afro 4 vjet shėrbeu si veterinar nė Rumeli e sidomos nė Shqipėri, (dy vjet nė Kosovė)' ku kishte shkuar edhe nė Pejė pėr t'u ēmallur me tė afėrmit".


    Bėri emėr si poet. Nė vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur'an - a Hitap". Njė vit mė pas filloi tė botojė nė revistėn "Resimli Gazete". Nė vitin 1908 filloi botimi i revistės "Sirati-i-Mustakim", duke qenė kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumė nga poezitė e tij, disa prej tė cilave me pseudonimin "Sa'di".


    Njė vend tė dukshėm zė nė krijimtarinė e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila ėshtė botuar nė vitin 1919 e deri nė vitin 1924. Po ashtu edhe vepra nė pesė vėllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviē Ahmet", "Sa'di Pasa Imami", etj.


    Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike qė sundonin nė atė kohė. Ka shkruar vjersha elegjike edhe pėr Luftėn Ballkanike 1912-1913, pėr Luftėn e parė Botėrore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetėm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjėrata nėpėr xhami mė Kastamonu e vilajete tė tjera".


    Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit tė Turqisė, duke konkuruar me rreth 700 poetė qė paraqiten krijimet e tyre nė konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi tė disa shokėve tė tij, pėrfshirė edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e tė tjerė. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar nė gazeta e kartolina, nė tabela, etj, duke u afirmuar nė tė gjitha anėt.


    Mehmet Akifi ishte njė personalitet i shquar i poezisė dhe i arsimit dhe i kulturės nė Turqi, duke qenė edhe ministėr pėr njė kohė. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin perėndimor, tė ashtuquajtur "qytetėrim". M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistėt ose pan-turkistėt...partinė Itthat-Terakki, qė kishte ardhur nė fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar nė Tiranė, sot mban me respekt emrin e tij.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #44
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    EBU HUREIRA


    Nga jeta e njė transmetuesi tė dashur

    Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. "Abdu-Shems"(Shėrbėtor i Diellit), u pėrgjigj Ebu Hureira. Atėherė profeti i kėrkoi qė ai ta ndryshonte emrin nė "Abdur-Rrahman" (Shėrbėtor i tė Gjithmėshirėshmit). Megjithatė ai vazhdoi tė njihej mes njerėzve me emrin "Ebu Hurejra" (Babai-Njeriu i Maces) pėr shkak tė dashurisė qė ai tregonte pėr njė mace, tė cilėn e pėrkėdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo...

    " 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel lem...."(Mbėshtetur nė autoritetin e Ebu Hureiras, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i dėrguari i Allahut, paqja qoftė mbi tė, tha...) Vargu i parė i njė kėnge, i njė poezie qė buzėt e miliona muslimanėve e recitojnė plot respekt, qė veshėt e miliona besimtarėve e dėgjojnė e sytė e miliona tė devotshmėve e lexojnė plot pėrkushtim prej mėse njėmijė e katėrqind vjetėsh! Sa e sa prej nesh janė tashmė tė familjarizuar me kėtė refren qė na ka bėrė tė njohur emrin e Ebu Hureiras (r.a.), tė cilin e shohim, gjithashtu, tė pėrmendur nė tė gjitha veprat e hadithit, historisė profetike e jurisprudencės islame. Ebu Hureira (r.a.) ishte njė njeri i talentuar, qė Zoti i kishte dhėnė aftėsinė e jashtėzakonėshme tė tė ruajturit nė kujtesė dhe tė tė riprodhuarit edhe vite mė vonė, pa ndryshuar as edhe njė fjalė e me pėrpikmėrinė mė tė madhe, tė ēdo bisede a ligjėrate tė dėgjuar. Duke dashur tė shfrytėzojnė kėtė aftėsi tė tij, pati njerėz qė u pėrpoqėn, duke pėrdorur emrin e tij, t'i atribuojnė profetit tėdashur, Muhammedit (s.a.v.s.) njė numėr hadithesh e fjalėsh tė pathėna kurrė prej tij, por pėrpjekjet mbinjerėzore e deri vetėsakrifikimi i shumė dijetarėve e eruditėve tė kohės bėri qė hadithet e profetit tė dashur (s.a.v.s.), tė transmetuara nga Ebu Hureira (r.a.), tė ruhen tė pastra e tė pacėnuara. Ebu Hureira (r.a.) u bė musliman nė prani tė Tufejl Ibn Amrit, kryetarit tė fisit qė i pėrkiste. Pasi deklaroi besnikėri ndaj Islamit, ai e shoqėroi Tufejlin pėr nė Mekė, ku pati nderin tė takohet me profetin (s.a.v.s.). Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. "Abdu-Shems"(Shėrbėtor i Diellit), u pėrgjigj Ebu Hureira. Atėherė profeti i kėrkoi qė ai ta ndryshonte emrin nė "Abdur-Rrahman" (Shėrbėtor i tė Gjithmėshirėshmit). Megjithatė ai vazhdoi tė njihej mes njerėzve me emrin "Ebu Hurejra" (Babai-Njeriu i Maces) pėr shkak tė dashurisė qė ai tregonte pėr njė mace, tė cilėn e pėrkėdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo. Ebu Hureira jetonte me tė ėmėn, e cila ishte ende politeiste. Ai lutej pėr tė dhe pėrpiqej qė ajo tė pranonte Islamin, por ajo refuzonte. Njė ditė, ndėrsa ai mundohej t'i shpjegonte asaj dicka mbi Islami, ajo u mėrzit e tha disa fjalė fyese pėr profetin (s.a.v.s.). Kjo e mėrziti shumė Ebu Hureiran. Ai u nis tek profeti (s.a.v.s.) dhe, me sytė tė mbushur me lotė, i kėrkoi qė t'i lutej Allahut qė nėna e tij tė pranonte Islamin.

    Profeti ia plotėsoi dėshirėn Ebu Hureiras dhe iu lut Allahut pėr nėnėn e tij.
    Kur Ebu Hureira u kthye nė shtėpi, ai nuk diti si ta shprehte gėzimin e tij kur mori vesh se nėna e tij ishte penduar pėr mėkatet dhe kishte deklaruar tashmė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrvec Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij. Pa ditur si ta shprehė lumturinė, ai doli me vrap nga shtėpia dhe rendi pėr tek profeti i dashur (s.a.v.s.), i mbushur me gėzim, dhe e informoi atė se Allahu i ishte pėrgjigjur lutjeve tė tij. Mė pas i tha: "O i dėrguar i Allahut, lutju Allahut qė tė na bėjė mua dhe nėnėn time tė dashur pėr ēdo besimtar e besimtare!" Dhe profeti (s.a.v.s.) iu drejtua Allahut me lutjen: "O Zot, bėje kėtė shėrbėrtor tėndin dhe nėnėn e tij besimtare tė dashur pėr ēdo besimtar e besimtare!"

    Me talentin dhe aftėsitė e tij tė jashtėzakonėshme, Ebu Hureira (r.a.) iu vu punės pėr t'i shėrbyer me pėrkushtim fesė sė tij. Duke pare shumė nga shokėt e tij ishin tė zėnė me tregėti e shumė miq tė hershėm tė tij, tė pajisur me dituri, u vranė nė luftėra, duke e humbur jetėn e tyre qysh nė agim tė rinisė sė tyre, ai kuptoi se feja kishte nevojė pėr njerėz qė t'i ruanin e transmetonin burimet e saj. Ndaj edhe ai vendosi qė ta shfrytėzojė kujtesėn e tij tė jashtėzakonėshme duke qėndruar pranė profetit (s.a.v.s.) e duke regjistruar thėniet e mėsimet e tij mbi fenė. Pėr katėr vjet me rradhė,
    gjatė qėndrimit nė Medinė, duke shfrytėzuar faktin se kishte shumė kohė tė lirė (ai nuk merrej as me tregėti, si mekasit, as me bujqėsi, si ensarėt) Ebu Hureira (r.a.) nuk iu nda profetit (s.a.v.s.), duke u munduar qė tė dėgjonte e tė pėrfitonte sa mė shumė prej tij. Ai e donte shumė profetin (s.a.v.s.) dhe nuk lodhej e nuk mėrzitej kurrė duke e dėgjuar atė. Shpesh ai do ta falenderonte Allahun pėr kėtė fat tė madh qė pati me fjalėt: "Lėvduar qoftė Allahu qė e udhėzoi Ebu Hureiran pėr tek Islami! Lėvduar qoftė Allahu qė i mėsoi Ebu Hureiras Kuranin! Lėvduar qoftė Allahu, qė e nderoi Ebu Hureiran me shoqėrinė e Muhammedit (s.a.v.s.)!"Pėr shkak tė dashurisė sė tij pėr dijen dhe shfrytėzimit tė pjesės mė tė madhe tė kohės pėr tė qėndruar pranė profetit (s.a.v.s.), Ebu Hureiras (r.a.) iu desh qė tė kapėrcente vėshtirėsi tė mėdha ekonomike. Ai tregon: "Njė ditė uria m'u bė aq e tmerrėshme, saqė m'u desh tė vendos njė gur mbi stomak. Mė pas u ula anės udhės. Kur pashė Ebu Bekrin po kalonte aty pari, i kėrkova qė tė mė sqaronte pėr njė varg nga Libri i Allahut. Nė fakt, e pyeta vetėm e vetėm qė tė mė ftonte pėr tė ngrėnė dicka..."Krahas pėrkushtimit pėr tė ruajtur fjalėn e Zotit dhe mėsimet profetit (s.a.v.s.), Ebu Hurejra (r.a.) nuk harronte t'i drejtohej shpesh Allahut me lutje e adhurim. Herė ai, herė e shoqja dhe herė e bija e tij luteshin me radhė netėve dhe kjo bėnte qė nata nė shtėpinė e tij tė mos kalonte thuajse asnjė cast pa lutje e adhurim ndaj Zotit tė Lartėsuar. Gjithashtu, kur kėrkohej prezenca e tij nė luftė pėr tė mbrojtur me shpatė fenė e Allahut, ai nuk ngurronte kurrė dhe asnjėherė nuk ndodhi qė tė mos merrte pjesė nė ndonjė betejė krahas profetit (s.a.v.s.).Pas vdekjes sė profetit tė shenjtė (s.a.v.s.), Ebu Hureira (r.a.) vazhdoi punėn e tij nė tė transmetuarit e fjalės sė profetit (s.a.v.s.) dhe nė tė bėrit tė njohur tė njė numri tė madh hadithesh. Megjithėsetė njohur me aftėsitė e tij memorizuese, shokėt e tij shprehnin shpesh habi e admirim pėr gjithcka qė ai kishte arritur tė mėsonte nė njė kohė aq tė shkurtėr. Gjatė kalifatit tė Omerit (r.a.), Omeri e emėroi Ebu Hureiran (r.a.) guvernator tė Bahreinit. Aty ai u pasurua nė njė kohė tėshpejtė. Omeri (r.a.), si njė njeri i ndjeshėm e i kujdesshėm, qė kėrkonte qė guvernatorėt e emėruar prej tij tė mos jetonin thjeshtė dhe tė mos siguronin pasuri tė madhe qoftė edhe nė rrugė tė ligjėshme, kur u informua pėr pasurinė e Ebu Hureiras (r.a.), e thirri atė nė Medinė dhe i kėrkoi sqarime. Ebu Hureira (r.a.) sqaroi se e kishte grumbulluar pasurinė e tij duke u kujdesur pėr kuajtė, si dhe perms dhuratave. Omeri i kėrkoi qė ai ta dorėzonte pasurinė e tij nė thesarin e shtetit. Ebu Hureira (r.a.) bėri si u urdhėrua dhe ngriti duartė nga qielli e u lut: "O Zot, fale emrin e besimtarėve (Omerin)!" Mė vonė Omeri e thirri pėrsėri Ebu Hureiran (r.a.) dhe ia ofroi edhe njė herė postin e guvernatorit tė Bahreinit, por Ebu Hureira (r.a.) nuk pranoi. I pyetur nga Omeri (r.a.) pėr arsyet e refuzimit, ai u pėrgjigj: "Sepse nuk dua qė nderi im tė merret nėpėr kėmbė, qė tė mė merret pasuria e tė mė goditet kurrizi" Mė pas shtoi: "Kam frikė se mos flas pa dije e gjykoj pa urtėsi".

    Ebu Hureira (r.a.) jetoi njė jetė tė nderėshme, duke ia pėrkushtuar veten Islamit, duke qenė i sjellshėm e i mirė ndaj sė ėmės dhe duke inkurajuar edhe tė tjerėt qė tė jenė tė sjellshėm ndaj prindėrve. Njė ditė, kur panė se shėndeti i Ebu Hureiras ishte keqėsuar dukshėm, miqtė e tij nisėn tė luten pėr shėrimin e tij. Mirėpo Ebu Hureira (r.a.) hodhi vėshtrimin nga qielli e tha: "O Zot! Unė dua tė tė takoj Tydhe tė lutem qė edhe Ti tė duash tė mė takosh mua!" Ai, mė pas, ndėrroi jetė nė vitin 59 H., nė moshėn shtatėdhjetė e tėtė vjecare. Ai vdiq pasi e plotėsoi detyrėn dhe dėshirėn e tij pėr tė ruajtur e transmetuar mėsimet e profetit tė dashur (s.a.v.s.), duke u lėnė muslimanėve njė pasuri tė pacmueshme, bashkė me detyrimin moral pėr ta ruajtur e trashėguar edhe mė tej atė pasuri. Ai mbetet njė shembull i jashtėzakonshėm i dashurisė pėr diturinė e vetėmohimit pėr tė. E ndėrsa ne i lutemi Zotit tė Lartėsuar qė ta shpėrblejė Ebu Hureiran (r.a.) dhe t'i dhurojė atij edhe nė jetėn e amėshuar miqėsinė dhe shoqėrinė e profetit (s.a.v.s.), ashtu sikurse ia kishtė dhuruar nė kėtė botė, nė sytė, nė buzėt e nė veshėt tanė vazhdon tė ndjehet ai refren qė tashmė ka mbushur jetėn tonė e ėshtė bėrė kėnga, poezia jonė e dashur prej shekujsh:

    " 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem...."
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #45
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Arkitekt Sinani

    Arkitekt Sinani dhe vendi ku lindi ne Shqiperi. Cfare trashegojne banoret e fshatit nga mjeshtri me i madh i Orientit per ndertim. Si u largua nga vendi dhe si ngriti shkallet e karrieres, deri ne kreun e Arkitektures Osmane


    Qe ne shekullin e 6-te para Krishtit, buzes jugore te lumit Vjosa kalonte rruga Vlore-Selenice-Kulles-Lopes-Tepelene. Ishte e shtruar me kalldrem dhe gjate saj ishin ngritur pika ne fshatra, qe kryenin funksionin e qendrave tregtare, hotelerise, postare dhe kuvendare. Nje e tille ishte ngritur ne fshatin Sinanaj, krahina e Lopesit, rrethi i Tepelenes ne zonen e Laberise. Ne periudhen e Perandorise Romake, rruga u zgjerua dhe u persos me shtrimin me kalldrem. Ajo siguronte, krahas rruges Egnatia, lidhjet e Romes me Prevezen, ishujt e Detit Egje dhe Kostadinopojen. Fluksi i madh i levizjes se mallrave, legjioneve ushtarake, prifterinjve, qe perhapnin fene e krishtere dhe posten, beri qe qendra e ngritur ne Sinanaj (ne fushe) te modernizohet dhe persoset, duke luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimin ekonomiko-shoqeror te krahines se Lopesit. Ajo vazhdoi ta luaje kete rol nen perandorine romake, Bizantine e Osmane deri ne vitin 1912, nen emertimet Mansio, Mutacio dhe Han. Qe nga shekulli i 6-te para Krishtit, ishte prone e nje familje lopesiote e fshatit Gjergaj (sot Sinanaj). Emri i krijuesit te fshatit me emrin e lashte "Gjergj". Pronari i kesaj qendre ne shekujt 9-12, njihet me pseudonimin perkedhelas Milaj, thirrur nga sllavo-bullgaret "Zoteri i nderuar" (Vassa Milost). Pas vitit 1381, pronari mban dy mbiemra, Mucaj dhe Milaj. Mucaj eshte mbiemer i rregjistruar, konvertuar ne fene islame dhe mban pseudonimin Milaj. Edhe sot e kesaj dite, fisi mban mbiemrin Mucaj, por njihet nga banoret lopesiote dhe te fshatit Sinanaj, edhe me mbiemrin Milaj. Ne kete fis, lindi dhe kaloi femijerine e tij deri ne moshen 12-15 vjecare Arqitekt Sinani.

    Si gjithe banoret e krahines, edhe pjesetaret e ketij fisi, nen perandorine Osmane (shekulli 2-te para Krishtit dhe deri ne shekullin e 4-te pas Krishtit) u konvertua ne fene e krishtere romane, qe me vone u quajt katolike. Ne kete periudhe, krahina pati nje zhvillim te mire ekonomiko-kulturor. U ndertua rruga e lartpermendur, u ndertuan rruget e brendshme te fshatrave Dorze, Matohasanaj e Sinanaj me kalldremin, shume ura, kroje dhe dy kisha: e Shen Kollit ne qender ne krye te Lagjes Gjergaj (sot Dashaj) dhe Gjone ne fshatin Dhemblan, si edhe kalaja ne fshatin Matohasanaj. Keto dhe ndertimet e Ploces (Amanties), Mavroves (Olimpias) etj, qene impresionet e para, te cilat mori femija i vogel nepermjet tregimeve e perjetimeve, pa e ditur se nje dite do te behej kryearkitekti i perandorise me te madhe te kohes, te asaj osmane. Keto ndertime ne krahine dhe ne gjithe perandorine e stermadhe Romake, dalloheshin per arkitekturen ndertimore, madhesine volumore dhe vecanerisht per akustiken e mahnitshme. Kjo ishte nje trashegimi e lashte greko-romake qe shtrihej ne ndertimin e teatrove, stadiumeve te lojrave, kishave, faltoreve dhe manastireve. Gje, e cila kondicionohej me formen ndertimore dhe perzgjedhjen e materialit ndertimor.

    Ku lindi Sinani

    Sinani lindi rreth viteve 1489-1490 ne fshatin Gjergaj (sot Sinanaj), krahina e Lopesit, rrethi i Tepelenes. Deri ne moshen 18 vjec, ju nenshtrua ligjeve te "Devshirmese". Paskesaj, rekrutohet jenicer ne formacionet xheniere te ushtrise osmane. Fale trashegimise familjare ne fushe ndertimore, kultures dhe eksperiences qe fitoi deri ne moshen 48 vjecare, ai u be i famshem ne fushen e ndertimeve ushtarake. Per 30 vjet, ai merr pjese aktive ne ekspeditat osmane. Lufton dhe nderton objekte ushtarake ne betejat e zhvilluara ne Egjipt, Irak, Rodos, Krime, Beograd, prane Vjenes, Moldavi etj. Shquhet jo vetem si ndertues i thjeshte por edhe projektues, organizues e zbatues punimesh ne ndertimin e rrugeve, urave, kalave e shume objekteve fortifikuese, qe ndikonin ne fitoret e betejave, qe zhvillonte ushtria osmane. Ai projektoi dhe organizoi punimet dhe ndertoi per 13 dite, uren mbi lumin Prut ne Rumani. Per shpejtesine e ndertimit, rezistencen e ures mbi te cilen kaluan reparte te shumta dhe mjete te renda luftarake, qe ndikuan ne fitoret e ushtrise, qe drejtoheshin nga Sulltan Sulejmani, Sinani thirret nga Sulltani dhe emerohet ne shtabin qendror, te cilat drejtonte formacionet xhenjere dhe ndertimet fortifikuese ushtarake. Nen drejtimin e Sulltan Sulejmanit, osmanet ishin nga viti 1520 deri me 1566. Nen drejtimin e arkitekt Sinanit u ndertuan rreth 400 vepra mbrojtese te rendesishme. Per talentin dhe punen kolosale, Sinani, emerohet kryearkitekt i Perandorise Osmane dhe punon ne Oborrin e Sulltanit. Ishte per here te pare, qe krijohej ky funksion prandaj dhe eshte quajtur kryearkitekt i pare i Perandorise Osmane. Me punen e tij, ai i dha tonin edhe vuri themelet e arkitektures osmane. I ndryshoi faqen Stambollit dhe gjithe perandorise me ndertimet e famshme zeologjike te kultit Islam: rrugeve, urave, ujesjellesve e shume ndertimeve infrastrukturore ne tere perandorine.

    Endrren e perandorit Justinian per furnizimin me uje te Kostadinopojes (Stambollit te sotem) e beri realitet Arkitekt Sinani pas 900 vjetesh. Ai projektoi dhe ndertoi ujesjellesin e pare per furnizimin me uje te Stambollit me 40 cezma (Kerceshme). Nder veprat qe i kane rezistuar kohes dhe qe njihen te projektuara e te ndertuara prej tij, jane 400 vepra mbrojtese, ushtarake, 84 xhami te medha, 58 xhami te vogla (Mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 strehe vorfnore, 5 rrjete ujesjellsash, 8 ura, 20 hane, 48 hamame etj. Nder veprat madhore ndertimore te paperseritshme jane: Xhamia "SULEIMANIE" ndertuar ne Stamboll brenda 7 viteve, kushtuar Sulltan Sulejmanit, xhamia "Shezade Mehmetit", po ne Stamboll dhe xhamia "SELIMIJE" ndertuar ne Edrene, kushtuar Sulltan Selimit. Keto shquhen si te paperseritshme per arkitekturen ndertimore dhe akustiken e mahnitshme.

    Arkitekt Sinani vdiq ne moshen 97 vjecare dhe e zevendesuan ne kete detyre te larte dy nga nxenesit e tij me origjine shqiptare: Arkitekt Mehmet Sedefqari nga Elbasani dhe me pastaj arkitekt Kasemi nga Tomorrica e Gramshit.

    Per Arkitekt Sinanin dhe kontributin e tij ne fushen e ndertimeve dhe te arkitektues jane shkruar mbi 100 libra. Ne to pershkruhen veprat madhore, qe ai projektoi e ndertoi. Ne keto libra, ai cilesohet themeluesi i arkitektures moderne Osmane, Mikelanxheloja i Orientit. Ai cilesohet si i paarritshem dhe i paperseritshem ne zgjidhjen voluminoze ndertimore te xhamive me nje akustike te mahnitshme.

    Qe ne te gjalle te tij, qendra tregtare, prone e trasheguar prej tij ne krahinen e Lopesit u emertua "Hani i Sinanit". Per nder te tij dhe fshati mori emrin "Sinanaj". Me emrin dhe vepren e arkitekt Sinanit krenohen banoret Lopesiote dhe gjithe kombi shqiptar.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ajshja r.a.

    Vajza e Ebu Bekrit r.a. dhe njėherit bashkėshortja mė e dashur e pejgamberit s.a.v.s. u lind nė vitin e katėrt tė Shpalljes. Emri i saj Ajshe, ndėrsa mbiemri Umu Abdullah (nėna e Abdullahut), mirėpo nė pėrgjithėsi e thirrnin "e sinqerta". Derisa nuk kishte fėmijė, nuk kishte as mbiemėr. Nė atė kohė tė kesh mbiemėr ishte nder i madh dhe njerėzit gjithmonė e donin njė gjė tė tillė. Njė ditė Ajshja r.a. e pyeti tė dėrguarin e All-llahut, paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė: "O i dėrgur i All-llahut, gratė tjera kanė mbiemėr, ndėrsa unė nuk kam, andaj tė lutem ma propozo njė!" Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Pėrse nuk e merr mbiemrin e Umu Abdullahut?" Abdullahu ishte i biri i motrės sė Ajshes.

    Qysh nga fėmijėria, Ajshja r.a. ishte jashtėzakonisht intelegjente. Qė kur ishte ende vajzė, ajo ishte e kėndshme, gazmore dhe kishte memorje fantastike. Madje, edhe kur u bė e moshuar, i mbante nė mend disa momente tė fėmijėrisė sė saj tė hershme. Kur ndodhi shpėrngulja e pejgamberit s.a.v.s. prej Mekes nė Medine, ajo i kishte jo mė shumė se 9 vite, por historia tregon se shumė gjėra janė transmetuar pikėrisht prej saj. Asnjė prej shokėve tė pejgamberit s.a.v.s. nuk kishte tė mbledhur mė shumė hadithe se ajo.

    Pejgamberi s.a.v.s. dhe Ebu Bekri r.a. kishin deklaruar se mes veti janė vėllezėr dhe ky deklarim kishte vlerė tė madhe. Martesa e pejgamberit s.a.v.s me bijėn e tij kėtė lidhje e bėri edhe mė tė fortė.
    Pas vdekjes sė Hatixhes r.a., gruaja e Othmanit r.a. e pyeti pejgamberin s.a.v.s. nėse ka dėshirė tė martohet pėrsėri pėr ta larguar pikėllimin. Pejgamberi s.a.v.s. i tha asaj: "Me kė tė martohem, me ndonjė tė vejė, apo me tė virgjėr?" Ajo iu pėrgjigj: "Prej tė dy kategorive ka. Ajshja, bija e Ebu Bekrit ėshtė e virgjėr dhe Sauda, bija e Zamės ėshtė e vejė." Mė vonė, pejgamberi s.a.v.s. u martua me tė dyjat. Para se Ajshja r.a. tė martohej me tė dėrguarin e All-llahut, paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė, ajo ishte e fejuar me njė pabesimtar. Familja e tė fejuarit tė Ajshes, e prishėn kėtė fejesė nga shkaku se mendonin se pasi tė martohet me Ajshen, djali i tyre do tė bėhej musliman. Nė atė kohė Ajshja ishte vetėm 6 vjeēare.

    Pas vendosjes nė Medine, pejgamberi s.a.v.s. e dėrgoi Zejd ibn Harithin dhe shėrbėtorin e tij Ebu Rafen pėr ta pėrcjellur Ajshen r.a. pėr nė Meke. Shoqėruesve tė Ajshes r.a. pejgamberi s.a.v.s. ua kishte dhėnė 500 dirhem si furnizim pėr atė udhėtim. Ajshen r.a. e sollėn nė Medine pa pasur ndonjė problem gjatė rrugės, mirėpo ndryshimi i klimės ndikoi negativisht tek ajo. Ajo u sėmur dhe i ranė flokėt e saj tė mrekullueshme. Pasi i kaloi ajo sėmundje, ajo shtoi nė peshė. Pastaj Ebu Bekri e pyeti pejgamberin s.a.v.s.: "Pse nuk e merr Ajshen nė shtėpinė tėnde o i dėrguar i All-llahut? Ceremonia martesore tanimė ėshtė bėrė e ditur." Profeti s.a.v.s. ia ktheu: "Nuk kam tė holla pėr t'ia paguar mehrin asaj." Kur e dėgjoi kėtė Ebu Bekri, i mori 500 dirhem tė tij dhe ia dha profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė! Ato tė holla i mori profeti s.a.v.s dhe ia dėrgoi Ajshes r.a., ndėrkaq ajo erdhi te profeti s.a.v.s nė muajin sheval tė vitit tė parė tė hixhretit.

    Nė kohėn kur Ajshja r.a. u lind, shtėpia e Ebu Bekrit veēmė ishte ndriēuar me dritėn e Islamit dhe kjo (dritė) kishte zėnė vend nė zemrėn e saj. Kjo dashuri (pėr Islamin) ishte rritur edhe mė tepėr atėherė kur ajo u martua me profetin, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė! Shumė ngjarje prekėse dhe interesante i kishin ndodhur asaj. Nė vijim do t'i shtjellojmė ca prej tyre:
    Tregimi i parė ishte kur Ajshja r.a. ishte me profetin s.a.v.s. nė njė karavan. Kur arriti nata, e ndalėn karavanin pėr tė pushuar. Ajshja r.a. doli nga ai pėr nevoja tė veta personale dhe e humbi qaforen e saj tė ēmuar. Kur e kuptoi se e kishte humbur, filloi ta kėrkojė. Nė ndėrkohė, karavani e kishte vazhduar rrugėn, mirėpo Ajshja r.a. nuk e dinte se ai nuk ishte nė vendin qė e
    kishte lėnė ajo. U mbėshtoll me rrobet e veta dhe priste pėr tė ardhur dikush pėr ta shpėtuar. Pas pak u takua me Safvan ibn Mautalin, detyra e tė cilit ishte qė tė qėndrojė pas karavanit dhe t'i mbledhė ato qė mbetnin mbrapa. Ai kur Ajshen r.a. i tha qė ngjitet mbi deven e tij. Dikua kah mesdita iu bashkangjitėn karavanit. Ky incident i dha rast disa njerėzve qė tė keqkuptojnė dhe tė hudhin shpifje pėr tė. Ata hipokritė, e filluan njė propagandė tė djallėzuar kundėr Ajshes, gjegjėsisht e akuzuan atė pėr shkelje kurore. Kjo propagandė mori pėrmasa tė hatashme saqė profeti s.a.v.s. u detyrua qė ta dėrgojė Ajshen r.a. tek prindėrit e vet pėr ca kohė. Nė njė rast ai s.a.v.s. tha: "Nėse Ajshja ėshtė e pafajshme, All-llahu i Lartėsuar do ta mbrojė atė." Kjo ēėshtje zgjati disa ditė derisa All-llahu i Lartėsuar e shfajėsoi Ajshen r.a. nga kjo shpifje. Kjo gjendet nė kaptinėn e 24 - tė. Kjo ndodhi kur profeti s.a.v.s. shkoi tek shtėpia e prindėrve tė saj. Profeti s.a.v.s. i tha asaj se All-llahu e kishte shfajėsuar dhe ia lexoi ajetet e kaptinės sė 24 - tė rreth ēėshtjes nė fjalė. Nėna e Ajshes r.a. i tha asaj tė ngritet e ta falėnderojė profetin, paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė. Ajshja, mė pastaj, ia ktheu: "Unė do ta falėnderoj vetėm All-llahun e Lartėsuar, pasiqė Ai mė shfajėsoi."

    Tregimi i dytė ėshtė gjithashtu mjaft i rėndėsishėm. Furnizmi me tė mirat e kėsaj bote nga ana e profetit s.a.v.s. kundrejt grave tė tij ishte i pamjaftueshėm. Ushqimet qė shtėpia e profetit s.a.v.s. i konsumonte pėrfshinin drithra, hurme etj. Gjithė bashkėshortet e profetit s.a.v.s. njėzėri u ankuan tek ai pėr pamjaftueshmėrinė e ushqimeve. Profeti s.a.v.s. nė kėtė rast tregoi pakėnaqėsi. Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. i thanė bijave tė tyre qė ta ndalojnė turrin e tyre kundrejt profetit s.a.v.s. pėr ta shtypur atė nė shtimin e furnizimeve ushqimore, megjithatė bashkėshortet tjera e vazhduan atė kėrkesė. Mė nė fund profeti s.a.v.s. vendosi qė t'i ndėrpresė marrėdhėniet me gratė e veta pėr njė muaj. Ai u largua edhe nga dhoma e tyre. Me kėtė rast u krijua njė pėrzierje e madhe ndėr njerėz dhe ata menduan se profeti s.a.v.s. ishte shkurorėzuar me gratė e tij. Omeri r.a. kėrkoi qė tė flasė me profetin s.a.v.s. dhe pėr kėtė herė nuk iu plotėsua dėshira. Kėrkoi edhe pėr tė dytėn herė, e edhe kėtė nuk arriti tė takohet me tė. Pėr tė tretėn herė, mė nė fund, profeti s.a.v.s. ia plotėsoi dėshirėn atij dhe e pranoi tė bisedojė me tė pėr kėtė ēėshtje. Kur hyri Omeri r.a. nė dhomėn e tij, e pa tė shtrirė nė njė shtrojė tė pagdhendur dhe tė papėrshtatshme pėr tė qėndruar nė tė, prej sė cilės (shtrojė) profetit s.a.v.s. i kishin mbetur shenja nė trupin e tij fisnik. Enėt ngrėnėse ishin nė tokė tė shpėrndara prej njėra-tjetrės. Kur Omeri r.a. e pa kėtė skenė, u pikėllua shumė dhe e pyeti: "O i dėrguar i All-llahut, a je shkurorėzuar me gratė e tua?" Profeti s.a.v.s. iu pėrgjigj: "Jo!" Omeri r.a. mė pastaj e transmetoi kėtė lajm deri tek besimtarėt. Ai muaj kishte 29 ditė dhe ai s.a.v.s. u kthye prej dhomės sė tij nė tė cilin qėndroi i izoluar. Kur u kthye tek gratė e tij, Ajshja r.a. ishte e para e cila u vizitua ng ai.

    Tregimi i tretė ishte kur profeti s.a.v.s. i tha Ajshes r.a.: "Mund tė mė pėrgjigjesh nė njė pyetje qė do ta parashtroj, mirėpo pasi tė konsulltohesh me prindėrit e tu." Ajshja r.a. i tha: "Cila ėshtė ajo pyetje?" Profeti s.a.v.s. filloi t'i lexojė ajetet: "O ti pejgamber, thuaju grave tua: Nė qoftė se e lakmoni jetėn e kėsaj bote dhe stolitė e saj, atėherė ejani, unė po ju jap furnizimin (pėr lėshim) dhe po ju lėshoj ashtu si ėshtė e rrugės. E nėse e doni All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn tjetėr, atėherė tė jeni tė sigurta se All-llahu ka pėrgatiur shpėrblim tė madh pėr ato prej jush qė bėjnė punė tė mira." (33: 28-29). Kur e dėgjoi kėtė Ajshja r.a., tha: "O i dėrguar i All-llahut, pse mė duhet t'i pyes prindėrit?! Unė e preferoj All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe botėn e ardhme mė shumė komoditetet e rėndomta." Profeti s.a.v.s. u nda i kėnaqur prej pėrgjigjes sė Ajshes r.a. dhe i tha qė kėtė pyetje do t'ua parashtrojė edhe bashkėshorteve tjera. E bėri kėtė dhe secilės qė ia thonte kėtė pyetje, ia tregonte edhe atė qė Ajshja r.a. e kishte thėnė.

    Profeti s.a.v.s. ndjente dashuri tė madhe pėr Ajshen r.a. saqė kjo mund tė vėrtetohet me fjalėt: "O All-llah, nga gjėrat qė i kam nė kontroll, gjithmonė mbaj drejtėsi mes tyre (e kishte pėr qėllim tė thojė se ai mbante drejtėsi mes grave tė tij, pa e dalluar ndonjėrėn mbi tjetrėn), por mė fal pėr atė qė ėshtė jashtė kontrollit tim (e kishte pėr qėllim tė prononcojė se Ajshen e dashuronte mė shumė)!"
    Njė herė tjetėr, Amr ibn el - Asi i tha: "O i dėrguar i All-llahut, kė e do mė sė shumti (prej bashkėshortėve)?" Profeti s.a.v.s. iu pėrgjigj: "Ajshen!" Amr ibn el - Asi pėrsėri e pyeti duke i thėnė: "Ndėrkaq, kė e do mė sė shumti prej meshkujve?" Profeti s.a.v.s. iu pėrgjigj: "Ebu Bekrin!" Njėashtu, edhe Ajshja r.a. ndjente po aq dashuri pėr profetin, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė." Ndodhte qė Ajshja r.a. zgjohej gjatė natės dhe nėse nuk e gjente profetin s.a.v.s. pranė saj, turbullohej. Njė natė, ajo nuk e gjeti profetin s.a.v.s. nė shtrat kur i doli gjumi nė mesin e natės. Filloi ta kėrkojė andej e kėndej dhe mendoi se mos vallė kishte shkuar te njėra nga gratė tjera, mirėpo, e gjeti atė duke u falur. U turpėrua nga ky akt dhe tha: "Prindėrit e mi t'u bėfshin kurban! Unė po mendoja pėr diēka tjetėr, e ti paske qenė i zėnė nė njė punė tjetėr."

    Dashuria e saj pėr profetin s.a.v.s. mund tė matet edhe duke u bazuar nė faktin qė petku nė tė cilin profeti s.a.v.s. kishte vdekur, mė pastaj u ruajt nga Ajshja r.a. nė njė vend tė sigurtė.
    Ajshja r.a. ishte tetėmbėdhjetė vjeēare kur profeti s.a.v.s. ndėrroi jetė. Ai qėndroi 13 ditė i sėmurė. Gjatė kėsaj periudhe, ai qėndroi 8 ditė me Ajshen r.a., ndėrsa me gratė tjera qėndroi 5 ditė. Ai poashtu vdiq nė dhomėn e Ajshes, All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj! Pas vdekjes sė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, ajo jetoi edhe 48 vite si e vejė.

    Dy vite mė vonė, Ebu Bekri - prijėsi i parė i muslimanėve - iu bashkėngjit profetit s.a.v.s. nė Parajsė, kėshtuqė, Ajshja krahas asaj qė ishte e vejė, tani mbet edhe jetime. Ebu Bekri r.a. u varros afėr profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė! Nė atė kohė, ajo i kishte vetėm 20 vjet. Pas tij, prijės u zgjedh Omeri r.a. dhe mė kėtė rast ai miratoi nga njė shumė prej 10.000 dirhem pėr bashkėshortet e profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, kurse pėr Ajshen r.a. i miratoi 12.000 dirhem. Nė sqarim tė kėsaj ai tha se me vetė faktin qė Ajshja ishte mė e dashura pėr profetin, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, ajo edhe meriton mė shumė.
    Nė kohėn kur Omeri r.a. ishte pėr tė vdekur, e dėrgoi birin e tij tek Ajshja r.a. me kėrkesė qė t'i japė leje atij (Omerit r.a.) pėr t'u varrosur pranė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė! Ajshja i tha: "E pata zgjedhur atė vend pėr vete, por do ta bėj atė pėr Omerin."
    Edhepse Ajshja r.a. i kishte dhėnė leje Omerit r.a. qė tė varrosej pranė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, prapė se prapė, Omeri r.a. nė testamentin e tij i kishte thėnė birit tė tij: "Dėrgoje kufomėn time tek dera e Ajshes, nėse pranon qė tė varrosem aty - mirė, pėrndryshe dėrgomė aty ku janė varrezat e muslimanėve!"

    Ajshja r.a. e lejoi qė tė varrosej nė atė vend ku ishin marrė vesh me Omerin r.a. para se ai tė vdiste, kėshtuqė u varros dhe tani profeti, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. u varrosėn nė tė njėjtėn dhomė (vend). Ky akt e argumenton shpirtgjerėsinė dhe natyrėn e saj tė mirė.
    Ajshja r.a. ishte e dobėt gjatė kohės kur ishte mė e re, mirėpo mė vonė shtoi nė peshė. Kishte njė ēehre tė ēelur dhe ishte femėr shumė e bukur. Veshja e saj e preferuar ishte kėmisha e kuqe dhe fustani (mbėshtjellėsja) e zezė. Ajo ishte e kėnaqur edhepse nė jetėn e saj e ka pasur vetėm atė fustan tė cilin e ka larė dhe e ka mbajtur... Ajo ishte njė ndjekėse e vėrtetė e Sheriatit. I kėshillonte fėmijėt pėr tė bėrė punė tė mira dhe i kėshillonte pėr tė qenė modestė e tė druajtur. Ajo gjithashtu i qėndronte rreptė edhe mbulesės.

    Njė ditė Is-haku, i cili ishte i verbėr, erdhi pėr ta vizituar, kurse ajo e mbėshtolli veten me njė mbėshtjellėse. Kur e kuptoi kėtė Is-haku i tha: "Pėrse mbėshtjellesh nga unė kur unė nuk mund tė tė shoh?" Ajshja r.a. pa hezitim iu pėrgjigj: "Unė tė shoh, nėse ti nuk mund tė mė shohėsh." Ajo asnjėherė nuk qe lakmitare dhe gjithmonė i bėnte ballė jetės sė vėshtirė qė e kishte. Transmetohet se njė herė ka thėnė: "Pas vdekjes sė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, asnjėherė nuk u ngopa, e kurdoherė qė e bėja kėtė, mė rridhnin lotėt." Kur u pyet pėr shkakun, ajo tha: "Bėja kėshtu sepse e dija qė profeti s.a.v.s. deri nė vdekjen e tij nuk kishte ushqim tė mjaftueshėm pėr tė ngrėnė."
    Dashuria e saj ndaj profetit s.a.v.s. mund tė parafytyrohet nė shtjellim tė njė ngjarjeje tjetėr.

    Njėherė ajo u grind me Abdullah ibn Zubejrin dhe u betua se asnjėherė mė nuk do t'i flasė atij. Abdullahu u pendua dhe i kėrkoi falje. Familjarėt nga nėna e profetit s.a.v.s. iu lutėn asaj qė ta pranojė faljen e Abdullahut. Nė kėtė rast ajo qau dhe tha: "Ju jeni familjarėt e profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, andaj i nėnshtrohem kėsaj kėshille." Kjo nėnkupton shkelje tė betimit tė saj, kėshtuqė, i liroi 40 robėr si kefaret (shpagim nė rast tė shkeljes sė betimit).
    Njėherė Ajshja r.a. po agjėronte dhe kishte vetėm njė copė buke pėr tė bėrė iftar. Njė lypės erdhi tek ajo dhe i kėrkoi diēka pėr t'i dhėnė. Ajo ia dha atė copė buke tė vetme, ndėrsa ajo pastaj bėri iftar me ujė.Ajshja r.a. falte shumė. Ajo nuk kishte aspak armiqėsi madje as edhe ndaj armiqve tė vet. Vėllau i saj Muhamed ibn Ebu Bekri ishte vrarė nga Muavija - djali i Hatixhės, por ajo ia fali atij.

    Ajshja r.a. tregonte vėmendje pėrkatėse pėr ēdo person. Njėherė erdhi njė lypės dhe ajo i tha tė shkojė. Njė ditė tjetėr erdhi njė udhėtar i veshur mirė dhe i tha se ishte i uritur. Ajo i ofroi ushqim dhe ujė. Njerėzve nuk u pėlqeu ky ndryshim sjelljesh. Ajo mė pastaj nė sqarim tė kėtij qėndrimi tha: "Profeti s.a.v.s. pat thėnė se njerėzit duhet trajtuar nė bazė tė rangut dhe meritave tė tyre."
    Ajshja r.a. ishte zemėrgjerė dhe e mėshirshme. Njėherė Ebu Zubejri ia dėrgoi asaj 100.000 dirhem si dhuratė. Atė ditė ajo po agjėronte. Paratė qė i mori nga Ebu Zubejri menjėherė ua shpėrndau tė varfėrve. Nė mbrėmje, nė kohėn e iftarit, shėrbėtorja e saj i tha: "Oj nėnė e besimtarėve! Pse nuk i ruajte tė paktėn disa tė holla pėr tė blerė pak ushqim pėr iftarin tėnd?" Ajshja r.a. iu pėrgjigj: "Pėrse nuk ma kujtove nė atė kohė? {d.m.th atėbotė nuk ka menduar pėr vete, por e ka parė tė arsyeshme qė ato tė holla menjėherė t'ua shpėrndajė tė varfėrve (sh.p.)}.
    Nė luftėn e Hendekut ishin tė rrethuar nga tė gjitha anėt prej pabesimtarėve. Rreziku prej sabotimit nga ana e ēifutėve tė Medines ishte gjithashtu i pashmangshėm, por ajo e vėshtronte terenin e hendekut edhe atė pa pasur pikė frike. Pėrveē kėsaj, edhe nė luftėn e Uhudit ajo i pajiste ushtarėt me ujė dhe i mjekonte tė plagosurit.

    Ajshja r.a. posedonte shumė virtyte tė mira. Si rezultat i kėtyre virtyteve, ajo konsiderohej si njeriu mė i mirė prej shoqėruesve tė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė! Ajo dallohej pėr dituri, intelegjencė dhe miqėsi tė ngushtė me profetin s.a.v.s. edhe atė mė shumė se ēdokush tjetėr, pėrveē babait tė saj (Ebu Bekrit). Historia njeh shumė ngjarje qė e argumentojnė superioritetin e saj ndaj tė tjerėve.

    Njė ditė tė pranishmėve u tha: "Unė kam 10 cilėsi, tė cilat mė japin pėrparėsi ndaj grave tjera tė profetit, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė:
    1) Unė jam femra e vetme qė jam martuar pėr profetin s.a.v.s. si e virgjėr.
    2) Unė jam e vetmja, qė tė dy prindėrit i kam pasur prej migruesve pėr shkak tė Islamit.
    3) Unė isha ajo qė All-llahu i Lartėsuar, drejtpėrsėdrejti, mė justifikoi dhe e dėshmoi pafajėsinė time kur unė isha e akuzuar pėr diēka tė pabėrė nga unė.
    4) Unė u zgjodha prej Xhibrilit a.s. qė tė personifikohesha nga ai dhe ai (Xhibrili a.s.) nė atė formė, shkoi te profeti s.a.v.s. dhe i propozoi qė tė martohet me mua.
    5) Unė, shpesh qėndroja para profetit s.a.v.s kur ai falte namaz.
    6) Unė isha nė prani tė profetit s.a.v.s. kur atij i vinte Shpallja.
    7) Unė, pėr dallim nga tė tjerat, lahesha sė bashku me profetin, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė!
    8) Unė isha e fundit qė do tė vizitohesha nga profeti s.a.v.s. para se ai tė ndėrronte jetė.
    9) Unė isha ajo qė e mbajta trupin e profetit s.a.v.s. nė gjoksin tim, kur shpirti i tij tanimė i kishte dalur prej trupit.
    10) Unė u nderova qė kufoma e profetit s.a.v.s. tė jetė e varrosur nė dhomėn time.

    Ka shumė hadithe tė profetit s.a.v.s. dhe libra tė shumta qė vėrtetojnė se s'ka pasur asnjė grua tė profetit s.a.v.s me aq shumė virtyte sa Ajshja, All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj! Profeti s.a.v.s. pat thėnė: "Ajshja r.a. ėshtė superiore ndaj grave tjera sikurqė tharidi (njė lloj gjelle qė bėhet nė Arabi) ėshtė superior ndaj ushqimeve tjera."

    Njė njeri prej gjeneratės pas profetit s.a.v.s. ka thėnė: "I kam parė shumė shokė tė profetit s.a.v.s. qė e pyetnin Ajshen r.a. pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė fesė."
    Imam Zuhri thoshte: "Dituria e Ajshes r.a. ėshtė mė e mirė sesa gjithė dituria e akumuluar e tėrė grave tė profetit s.a.v.s. dhe e tėrė muslimanėve tjerė." Njė herė Ebu Musa Ehrari pat thėnė: "Ne, qė ishim nė prani tė profetit s.a.v.s. vetėm njė herė, asnjėherė nuk hezitonim ta pyesnim Ajshen r.a. pėr ēėshtje fetare dhe ajo me pėrpikmėri na jepte pėrgjigje dhe na udhėzonte."
    Urve ibn Zubejri thoshte: "Ajo ishte superiore nė logjikėn fetare, nė medicinė dhe nė poezi. Ajo kishte memorje tė mrekullueshme.

    Ebu Selma ibn Abdurrahman ibn Auf thoshte: "S'kam parė dijetar mė tė mirė tė Sunnetit tė profetit s.a.v.s. sesa Ajshja, All-llahu qoftė i kėnaqur prej saj! Ajo dintė t'i interpretojė ajetet kur'anore nė mėnyrė shumė perfide."

    Njė citat i 'Ata ibn Rebah thotė: "Ajshja ishte teologe e mrekullueshme dhe mendimtare e shquar."
    Njė herė Muavija r.a. kishte pyetur: "Kush ėshtė teologu mė i madh i kohės sonė?" Tė pranishmit i thanė: "Ti je ai o i nderuar!" Muavija r.a. pastaj i tha: "A mund tė betoheni pėr kėtė qė po e thoni?" Njėri prej tyre tha: "Jo, (nuk mund tė betohemi) pasi nuk ėshtė askush mė i mirė sesa Ajshja."
    Padyshim qė Ajshja r.a. ishte bashkėshortja mė e dashur te profeti s.a.v.s. dhe e ajo u mundua qė tė pėrfitojė sa mė shumė dituri dhe udhėzim prej tij. Kishte edhe tė tjera (gra tė profetit s.a.v.s.) qė kishin afėrsi tė ngjajshme me profetin, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi tė, por asnjė prej tyre nuk mundte t'i interpretojė gjėrat mė mirė se ajo. Ajo mundej tė depėrtonte nė thellėsinė e problemeve aty pėr aty, pėrderisa tė tjerėt nuk mundnin ta bėnin kėtė gjė.
    Ajshja r.a. kishte njė logjikė tė thellė. Ėshtė i njohur mendimi qė njerėzit sa mė tė aftė tė jenė nė aspektin mendor, janė mė tė prirur pėr ateizėm e mosbesim dhe si rezultat i racionalizimit tė ēdo problemi, ata bėhen pre e teorive tė ndryshme botėrore. Megjithkėtė, edhepse Ajshja r.a. ishte njė person me intelekt tė rrallė, ishte qė mė sė shumti dituri nė jurisprudencėn islame dhe mė sė shumti ishte qė kultivonte dashuri pėr Islamin. Koncepti i ndotur pėr Islamin qė mbretėronte nė atė kohė nė Arabinė Saudite, ishte i pėrmbushur me
    paragjykime tė fėlliqta. Njerėzit e thjeshtė mbanin hajmali pėr t'u mbrojtur prej belave dhe pėr t'i zgjidhur problemet. Gratė e asaj kohe me zell i praktikonin kėto punė. Ajshja r.a. i urrente paragjykimet, duke u bazuar nė atė se vetėm All-llahu i Lartėsur ka tė drejtė ta dėnojė apo ta shpėrblejė dikė. Ajo luftonte papėrkulshėm kundrejt kėtyre ligėsive shoqėrore. Njė herė ajo e pa njė brisk rroje pranė shtratit tė njė fėmije. U hidhėrua shumė dhe e ndaloi atė duke thėnė: "Profeti s.a.v.s. ishte kundėr tė gjitha hajmalive!"
    Kjo ngjarje i jep hov pėr ecje pėrpara orientimit pėrparues tė Islamit. Vetėm injorantėt bėhen pre e kėtyre paragjykimeve, pasi kėto paragjykime muslimanin e ēojnė madje deri nė mosbesim. Muslimani i vėrtetė beson se ēdo e mirė apo e keqe vjen mund tė ndodhė vetėm me lejen e All-llahut tė Lartėsuar. Gratė duhet tė jenė mė tė kujdesshmet dhe nuk duhet t'u dorėzohen kėtyrė ligėsive.
    Ajshja r.a. ka transmetuar mė tepėr se 2.250 hadithe. Jeta e saj zgjati 63 vite. Gjatė jetės sė saj nuk ėshtė shėnuar dikund qė ajo ka bėrė ndonjė lajkė. I urrente lajkat dhe lajkatarėt. Nė kohėn kur ishte e sėmurė nga sėmundja e fundit (prej sė cilės edhe ndėrroi jetė), Abdullah ibn Abasi kėrkoi nga leje nga jo qė ta vizitojė, mirėpo ajo refuzoi, sepse e dinte qė ai do ta lavdėrojė atė. Me insistim tė nipave tė saj, ajo e lejoi Andullahun pėr ta vizituar. Me tė hyrė Abdullahu nė shtėpi tė saj, ia filloi tė thojė lavdata, e ajo i tha: "O ibn Abas, mė lėr tė qetė dhe mos u mundo tė bėsh kėsi punė! Betohem nė All-llahun se mė shumė kisha dashur qė tė kisha qenė gur."
    Madhėshtia e Ajshes r.a. mund tė njihet nga fakti se ēdoherė kur dikush e vizitonte gjatė sėmundjeve fatale tė saj, ajo thoshte: "Falėnderimet i takojnė vetėm All-llahut, mirė po ndjehem."
    Ajshja r.a. ndėrroi jetė gjatė udhėheqjes sė Muavijės, All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij, nė muajin Ramazan. Atė natė fenerė tė panumėrueshėm ishin tė ndezur nė qytetin e Medines dhe kishte tepėr gra nėpėr rrugė. Njė i huaj e pyeti Ubejd ibn Kumejrin: "Kush ėshtė lėnduar me vdekjen e Ajshes?" Ai iu pėrgjigj: "Gjithė ata qė e konsiderojnė atė nėnė! E ajo ishte nėnė e gjithė besimtarėve." Nė testamentin qė e kishte lėnė, kishte thėnė se dėshironte tė varrosej nė atė natė qė kishte vdekur, kėshtuqė atė natė, menjėherė pasi vdiq, u varros. Ebu Hurejra ishte ai qė ia fali namazin e xhenazes, ndėrsa Abdullah ibn Muhammed ibn Abdurrahmani dhe Abdullah ibn Abdurrahmani e lėshuan trupin e saj nė varr. All-llahu qoftė i kėnaqur prej Ajshes r.a. dhe na bashkoftė neve me tė nė Xhennetul Firdews!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 02-08-2008 mė 03:51
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    IBN HALDUNI [1332 - 1395]



    Ibn Halduni pėrgjithėsishtė pranohet si themeluesi dhe babai i Socioligjisė dhe i shkencave tė Historisė. Ai mė sė miri njihet pėr veprėn e tij tė famshme "Mukaddimah" apo nė pėrėndim "Prologomena". Abd el Rahman Ibn Muhamed i njohur si Ibn Halldun lindi mė 1332 nė Tunizi nė njė familje me pozitė tė lartė tė migruar nga Sevila e Spanjės muslimane. Paraardhėsit e tij ishin Arab Jemenitė tė cilėt u vendosėn nė Spanjė qė vitet e para tė qeverisjes Muslimane nė shekullin tetė.

    Gjatė viteve tė tija tė para - edukuese, Ibn Halduni fitoi eksperiencė nga pjesėmarrja aktive e familjes sė tij nė jetėn intelektuale dhe nė njė farė mase edhe politike tė qytetit. Nė shtėpinė e tij ishin tė shpeshta vizitat nga liderėt intelektual dhe politik tė shteteve Islame tė pėrėndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e tė cilėve gjetėn strehim aty. Ibn Halduni u edukua nė Tunizi dhe Fiz ku dhe studjoi Kur'anin, traditėn e Profetit Muhammedit a.s. dhe lėmitė e tjera tė shkencave Islame sikur teologjinė dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studjoi letersinė Arabe, filozofinė, matematikėn dhe astronominė. Ende nė moshėn adoleshente ai hyri nė shėrbim tė udhėheqėsit Egjiptian Sulltan Berkuk.

    Ibn Halduni kaloi njė jetė aktive nė politikė para se tė filloj tė shkruaj kryeveprėn e tij tė famshme pėr histori. Ai punoi pėr udhėheqėsit nė Tunizi dhe Fiz (tani Marok), Granadė (Nė Spanjėn muslimane si dhe nė Biaja (nė Afrikėn e Jugut). Nė vitin 1375, Ibn Hallduni kaloi nė Granadė (Spanjėn Muslimane) i lodhur dhe i zemėruar vetėm pėr tė ikur nga trazirat nė Afrikėn e Jugut. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij, udhėheqėsi i Granadės e pėrzuari atė. Mė pas ai u kthye nė Algjeri pėr ti kaluar katėr vite nė njė fshat tė vogėl me emrin Kalat ibn Salama. Po nė kėtė vend ai shkroi "Mukadimah", vėllimin e parė tė historisė botėrore qė i siguroi atij vend tė amshuar ndėr historianėt, sociologėt dhe filozofėt. Ende kariera e tij ishte e pa sigurtė pėr shkak tė trazirave nė Afrikėn e Jugut. Pėrfundimisht u shpėrngul nė Egjipt ku edhe i kaloi njėzetė e pesė vitet e tija tė fundit. Kėty ai jetoi i qetė me famė dhe respekt i caktuar nė postin kryegjykatės i shkollės Malikite. Ai gjithashtu njė kohė ligjeroi nė Univerzitetin El-Azhar.

    Ibn Halduni u detyrua tė lėvizi nga njė vend nė njė tjetėr, nganjėherė me vullnetin e tij por mė shpeshė i detyruar nga udhėheqėsit despotik. Ai nga kjo pėrfitoi si dhe mėsoi shumė si rezultat i takimeve tė shumta me udhėheqės, ambasador, politikan dhe dijetarė nga Afrika e Jugut, Spanja Muslimane Egjipti dhe vėndet tjera tė botės Islame.

    Ajo qė mė sė shumti ndikoi nė famėn e Ibn Haldunit ėshtė libri i tij "Mukaddimah", kryevepėr nė letėrsi, filozofi, histori dhe sociologji. Tema qėndrore e kėsaj vepre gjigante ėshtė njohja e fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale tė cilat ndikojnė nė pėrparimin e civilizimit human si dhe rrjedhjėn e historisė. Ai analizoi dinamikėn e marrėdhėnieve grupore dhe spjegoi se si ndjenjat e grupi (el-Asabijah), shkaktojnė ngritje tė qytetėrimi tė ri dhe fuqie tė re politike. Ai identifikoi lėvizjen pothuajse ritmike (tė pėrsėritur) nė ngritjėn dhe ramjen e qytetėrimit human dhe analizoi shkaqet qė ndikojnė nė kėtė.

    Mėndimet revolucionare tė Ibd Haldunit tėrheqėn vėmendjet e dijetarėve muslimanė si dhe atyre perėndimorė. Nė studimet e tija nė histori, ai sihte pioner nė ndarjen e raporteve historike nė dy kritere themelore; tė arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katėr pikat bazė nė studimin dhe analizimin e raporteve historike; 1. dule i lidhur ngjarjet njėra me tjetrėn pėrmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji nė mes tė kaluarės dhe tė tashmės, 3. duke marrė nė konsiderim efektet e rrethanave dhe 4. duke marrė nė konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe tė trashėguara.

    Ibn Halduni ėshtė nismėtarė i studimit kritik tė historisė. Ai ofroi njė studim analitik tė qytetėrimit human, fillimin e tij, faktorėt ndikues tė zhvillimit dhe shkaqet e rėnies. Kėshtu, ai themeloi njė shkencė tė re; shkencėn e zhvillimit tė shoqėrisė apo sociologjinė, si e quajm neve sot. Ibn Halduni shkruan: "Unė kam shkruar pėr histori njė libėr nė tė cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit tė shteteve dhe qytetėrimeve, dhe pėr rradhitjėn e materialit nė libėr kam ndjekur njė metodė jo familjare dhe e kam shkruajt nė mėnyrė tė ēuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur kėtė metodė tė veēantė analize, ai themeloi njėkohsishtė dy shkenca tė reja: historinė dhe sociologjinė.

    Ibn Halduni argumenton se historia ėshtė lėndė e ligjeve univerzale. dhe citon kriterin pėr tė vėrtetėn historike: "Rregulli pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga jo e vėrteta nė histori bazohet nė mundėsinė apo pamundėsinė e sajė; do tė thotė, neve duhet tė analizojmė shoqėrinė njerėzore dhe tė dalluar karakteristikat esenciale dhe qenėsore nga ato tė rastėsishme tė cilat nuk merrėn nė konsiderim, duke njohur mė mirė ato qė s'ka mundėsi t'i pėrkasin asaj (shoqėrisė). Nėse ne veprojmė kėshtu atėherė kėmi metodėn pėr tė dalluar tė vėrtetėn historike nga gabimet si mjet demonstruese qė nuk lėn dyshime. Kjo ėshtė pikė mbėshtetje e sigurtė me tė cilėn historianėt mund tė vertetojnė atė qė duan."

    Pėr shkakė tė theksit qė Ibn Halduni ia vėnė arsyes dhe nevojėn e saj pėr tė gjykuar historinė dhe ndodhitė nė shoqėri disa dijetarė pohojnė qė ai (Ibn Halduni) ka tentuar qė tė hidhė poshtė njohuritė religjioze dhe t'i zėvėndėsojė me arsyen dhe filozofinė logjike. Kėto pohime janė tė pa baza. Ėshtė e njohur se disa shkolla mėsojnė gjėra tė paarsyeshme nė natyrė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr Islamin i cili gjithė inkurajon vėzhgimin dhe mėndimin, dhe ua kujton pabesimtarėve mospėrdorimin e logjikės dhe tė mėnduarit. Njė shembull i kėsaj ėshtė ajeti 164 i surės sė dytė tė Kur'anit: "Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente." si dhe ajeti 170 po nė tė njejtėn sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!" Ata thonė: "Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!" Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i pasonin)?"

    Ibn Halduni thotė se religjioni luan rol tė rėndėsishėm nė bashkimin e Arabėve dhe sjelljen e progresi dhe zhvillimi tė shoqėrive tė tyre. Ai theksoi se padrejtėsia, despotizmi dhe tirania janė shenjė e qartė e ramjės sė shtetit. Filozofia Metafizike, thotė ai, ka vetėm njė pėrparėsi e qė ėshtė kthjellja e mendjes. Ai pohon se njohuritė e botės metafizike nė veēanti nė ēeshtjet fetare mund tė nxjerret vetėm nga shpallja.

    Ai ishte pioner nė nėndėn e edukimit. Presioni dhe pėrdorimi i forcės, thotė Ibn Halduni, janė armik tė mėsimit dhe ēojnė nė pėrtaci dhe hipokrizi. Fakti qė Ibn Halduni jetoi nė fazėn fillestare tė rėnjes sė qytetėrimit musliman, e detyroi qė shumicėne e njohurive t'i pėrmbledhi nga e kaluara. Ai vrullshėm kundėrshton praktikėn jo tė shėndoshė qė krijon mpikje dhe ngecje nė krijimtari tek dijetarėt musliman.

    Ibn Halduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet nėnshtruar analizės objektive dhe shkencore. Historianėt kanė bėrė gabime gjatė studimit tė tyre tė ndodhive historike pėr shkak tė; 1. mosnjohjes sė natyrės sė qytetėrimit dhe popullit, 2. anshmėrisė dhe paragjykimeve dhe 3. tė pranuarit verbėrishtė tė raporteve tė dhėna nga tė tjerėt.

    Progresi dhe zhvillimi i vėrtetė vjen me njohjėn korrekte tė historisė dhe njohuria e saktė mund tė arritet vetėm duke ndjekur tri pikat qė vijojnė:1. Historiani kurrė nuk duhet tė ketė paragjykime kundrejt askujt dhe asnjė ideje. 2. Duhet tė shqyrtojė dhe konfirmojė ēdo informacion tė ofruar. Pra, duhet mėsuar gjithēka rreth historianėve nga tė cilėt merret informacioni, besueshmėrinė dhe moralin e tyre para se tė pranohet informacioni si i saktė. 3. Nuk duhet kufizuar historinė vetėm tek mėsimi i politikės dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve pėr udhėheqėsit dhe qeveritė. Pėr studimin e historisė duhet pėrfshirė tė gjitha kushtet; shoqėrore, religjioze si dhe ekonomike.

    "Mukaddimah" qė gjatė jetės sė Ibn Haldunit u njoh si vepėr e rėndėsishme. Nė volumet e tjera pėr histori "Kitab el-Ibar trajtohet historia e Arabėve, udhėheqėsit bashkohorė muslimanė dhe evropjanė, historia e vjetėr Arabe, Jahudite, Greke, Romake, Persiane, historia Islame, historia e Eghyptit si dhe historia e Afrikės sė Jugut. Vėllimi i fundit gjerėsishtė trajton ngjarjet gjatė jetės sė tij dhe njihet me emrin el-Tefsir. Sa i pėrketė librave tė tjerė edhe ata u shkruajtėn nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re nė artin e shkrimit, tė shkruajturit e autobiografisė. Gjithashtu shkruajti edhe njė libėr nė matematikė i cili nuk ėshtė ruajtur.

    Influenca e Ibn Haldunit nė lėndėt e historisė, filozofisė sė historisė, sociologjisė, shkencave politike dhe edukimit ka mbitur deri nė ditėt e sotme. Ai gjthashtu njihet si pioneri i artit tė shrimit tė autobiografisė, renovues nė lėndėn e edukatės dhe psikologjisė sė edukatės si dhe nė stilistikėn e shkrimit arab. Librat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Postime
    34

    Post Biografi nga Albani,Arnauti,Shuajbi

    SHEJH NASIRUDIJN ALBANI

    Hadithologu mė i Shquar i Kėtij Shekulli



    Nasirudin Nuh Nexhati, apo siē njihet nga tė gjithė si Albani (pėr shkak tė origjinės sė tij shqiptare), ka lindur nė Shkodėr, nė vitin 1914, nė njė familje tė varfėr, por fetare. Babai i tij, Haxhi Nuhu, pasi studioi disa vite me radhė nė Stamboll, u kthye nė vendlindjen e tij, pėr t'iu pėrkushtuar arsimimit tė popullit dhe pajisjes sė tij me njohuritė mė tė nevojshme fetare. Me ardhjen nė pushtet tė Ahmed Zogut, u duk mjaft afėr se Shqipėria po shėndėrrohej dalėngadalė nė njė shtet sekularist (laik), i cili mund tė pengonte deri diku zhvillimin normal tė jetės fetare islame, andaj shumė familje u shpėrngulėn nga Shqipėria pėr t'u vendosur nė vende tė ndryshme tė botės. Njėra prej kėtyre familjeve ishte dhe familja e Haxhi Nuhut, i cili zgjodhi Damaskun pėr t'u vendosur pėrfundimisht. Nė kėtė qytet Nasirudini i vogėl kaloi fėmijėrinė e tij dhe kreu shkollėn fillore. Babai i tij, i pakėnaqur nga programi mėsimor i shkollave tė qytetit tė Damaskut, e largoi atė nga shkolla dhe nė tė njėjtėn kohė pėrpiloi njė program tė caktuar pėr tė mėsuar vetė djalin e tij. Nasirudini ishte njė djalė i zellshėm dhe ishte i dhėnė shumė pas leximit. Ai lexonte gati ēdo gjė qė i binte nė dorė, por interesimi i tij pėr shkencėn e hadithit u zgjua nė moshėn 20 vjeēare si pasojė e njė artikulli tė botuar nė revistėn "Menar", i cili bėntė njė analizė tė librit tė Imam Gazaliut "Ringjallja e diturive fetare" duke vėnė nė dukje anėt pozitive dhe negative tė librit. I tėrhequr nga analiza e librit nė fjalė, ai vendosi qė ta merrte me qira, pasi nuk kishte para tė mjaftueshme pėr ta blerė.Ky pra ishte hapi i parė qė hodhi Albani nė detin e pafund tė shkencės sė hadithit, nė tė cilėn ai u bė mė vonė njė nga figurat mė tė njohura botėrore.Albani filloi tė kalonte nė njė prej bibliotekave tė Damaskut njė pjesė mjaft tė madhe tė kohės sė tij. Ai studionte atje 8 - 12 orė nė ditė dhe nuk ndiente lodhje nga ky lexim i gjatė, i cili e bėnte tė ishte mė kėmbėngulės dhe mė kėrkues nga vetvetja. E gjithė kjo bėri qė emri i Nasirudin Albanit tė bėhej i njohur nė rrethin e dijetarėve tė hadithit.Pėr shkak tė aktivitetit tė tij tė pandėrprerė dhe pėrpjekjeve tė tij tė palodhura nė shėrbim tė Sunetit, ai u bė pre e shpifjeve tė shumė ziliqarėve, andaj edhe futet nė burg ku qėndron gjashtė muaj. Pasi del nga burgu, ai iu pėrgjigj ftesės sė Universitetit Islamik tė Medines pėr tė mbajtur leksione rreth shkencės sė hadithit. Nė kėtė detyrė ai qėndroi tre vite, mirėpo shpifjet e ziliqarėve nuk munguan as atje, andaj pėr shkak tė shkarkimit nga detyra, ai detyrohet tė kthehet pėrsėri nė Damask. Qėndrimi i tij nė kėtė qytet nuk zgjati shumė, pasi u detyrua qė tė largohej pėr nė Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, pėr t'u kthyer e pėr t'u vendosur pėrfundimisht nė Aman, kryeqytetin e Jordanisė ku edhe ndėrroi jetė mė 2.10.1999. All-llahu [subhanehu ve teala] e shpėrbleftė me Xhennet.

    Dr. Leone

    Dr.Leone
    15.03.2005, 15:40:00
    ABDULKADĖR ARNAUTI

    Kollos i Kulturės dhe Dijeve Islame


    Bir’ i trojeve shqiptare nė Kosovė, u bė objekt i shpėrnguljeve tė imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrė udhėt e kurbetit, Kadriu i vogėl i vazhdoi udhėt e largėta i prirė nga i ati dhe pjesėtarė tė tjerė tė familjeve, duke u stabilizuar nė Siri.Mbasi pėrfundon me sukses tė gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadėr Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bėrė njė nga dijetarėt mė tė njohur tė fushės sė Hadithit pėr Sirinė.Ai ligjėron nė disa medrese e institucione tė tjera tė larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie nė Damask tė Sirisė. Ligjėron edhe nė medrese tė tjera lėndėn e hadithit, duke kryer njėkohėsisht edhe rolin e ligjėruesit nė njė xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesėn sa nė njė fushė e nė njė tjetėr, sa si ligjėrues nė medrese e sa nė xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtėpisė botuese nė Damask, nė mbi 90 komplete veprash, si:

    1.Zadul mesit-9 vėllime.
    2.Rreudatul taibin-12 vėllime.
    3.Zadul mead-6 vėllime.
    4.El Kafi-3 vėllime.
    5.El Furkan bėjnė evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
    6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

    Dhe vepra tė tjera.
    Ky personalitet i shquar, me ndjenja tė pastra atdhetare, megjithėse nė kushte tė vėshtira shėndetėsore (paralizė e pjesshme), mban kontakte tė vazhdueshme me studentė shqiptarė, nga tė gjitha viset, duke u dhėnė shumė prej kėtyre edhe mėsime individuale apo nė grupe, nėn drejtimin e kualifikuar tė tij. Nė porositė dhe kėshillat qė jep Abdulkadri, e vė theksin nė lidhjen e fjalės me veprėn, nė harmoninė e padiskutueshme tė tyre, deri nė shkrirje natyrore. Ai porositė pareshtur qė shqiptarėt tė ruajnė moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.

    Dr. Leone

    Dr.Leone
    15.03.2005, 15:41:00
    SHUAJB ARNAUTI

    Hulumtues i Njohur i Librave Tė Kulturės Islame


    Shuajb Arnauti lindi ne Damask te Sirise ne vitin 1928 nga nje familje e paster shqiptare. Rrenjet e tij kthehen ne Shkodren e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shperngulet nga Shkodres dhe vendoset ne Siri. I ati u shperngul nga shkodra ne vitin 1926. Pikenisje e diturise se Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu qe te studionte gjuhen arabe. Ai iu perkushtua gjuhes arabe per rreth 10 vjet, duke mesuar nga profesore te ndryshem neper xhamite e Damaskut. Mesoi librat baze te gjuhes arabe si: “Sherh ibn Akilin” (Shpjegimet e ibni Akilit) , “el-Mufasal” (ndarjet) , te el- Zehmasherise, “Shudhur el-Dheheb” (Ari I paster) dhe “Esrar el-Belaga” (Fshehtesia gramatikore) si dhe librin e Abdul el-Kahir el-Xharxhani me titull “Delail el-Eaxhaz” etj. Ne vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua ne nje shkolle te mesme ne Damask ne cilesine e mesimdhenesit te gjuhes arabe dhe i kultures islame.Ne vitin 1958 fillon te punoje ne bibloteken islame ne Damask e cila ishte me e njohura ne Siri. Ne biblioteke punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj te ndryshem si: “Sherh el-Suneh” (Shpjegimet e veprave te Muhamedit a.s.) te Baguit rreth 16 vellime, “Zad el-Mesir fi ilmu tefsir” (Rruga e shkences se komentimit te Kur’anit) i ibni Xheuzise prej 9 vellime, “Reudatul Talibin” (Kopshti i te kerkuarve) te imam En Neveui.llime. .Ne Siri ne vitin 1982 filloi nje fushate kunder islamit dhe muslimaneve. Librat e tij qe kane pare driten e botimit nga viti 1958 deri 1978 jane :

    - El-Bergevi , Sherh el-Suneh (Shpjegimet terminologjike Islame) ne 12 vellime.

    - El-nevevi , Reudatul Talibin (Kopshti I te kerkuarve) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 12 vellime.

    - Ibn Mendhur , Medhheb el-Egani , ne 12 vellime.

    - Ibn Meflah , el-Mebda fi sherh el-Mukana (Fillimi ne shpjegimet e deshiruara), ne 10 vellime.

    - Ibn el-Xheuzi , Zade el-Mesir fi ilmul Tefsir (Rruga e gjate ne komentimin e Kur’anit) , ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 9 vellime.

    - El-Rehijbani , Matalib evli Neha Sherh Gajetul Munteha (Kerkimet e para ne shpjegimet e koheve te fundit) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 6 vellime.

    - Ibn Kadame el-Makdasi , el-Kafi fi fikh el-Imam el-Mebxhel Ahmed ibn Hanbel (legjislacionet e mjaftuara te Hanbelit), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 3 vellime.

    - Ibn Davjan , Menar el-Sebil fi sherh ed-delil (frytet e dobishme ne shpjegimet e argumenteve), ne 2 vellime.

    - El-Merzrvi , Mesned ebi Bekr ( Lartemadheria e ebi Bekrit), ne 2 vellime.

    Librat qe ka korrektuar nga viti 1982 deri me sot ne shoqaten e shkrimtareve ne Amman te Jordanise jane:

    - Ibn Haban , el-Ihsan fi tekrib Sahih ibn Haban ne 18 vellime.

    - El-Tahavi , Sherh Mushekel el-Athar (Shpjegimet e ndryshme arkeologjike), ne15 vellime.

    - Muhamed ibn Ibrahim el-Vezir , El-Avasim vel-Kavasim (Ndalesat dhe thyerjet e se vertetes), ne 9 vellime.

    - Ibn Kajjim el-Xheuzije , Zade el-Mead fi hedji hajril ibad (Takimet e pritura ne adhurimet e sinqerta), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 5 vellime.

    - El-Dhehebi , Tarih el-islam (Historia islame), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf ne 4 vellime.

    - El-Dhehebi , Tabekat el-Kura (Shtresat e fshatrave), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf , ne 2 vellime.

    - Ibn ebi el-Iz , Sherh el-Akide el-Tahavije (Shpjegimet apologetike te Tahavijes), ne 2 vellime.

    - Ebi Daud , El-Murasil (Kembimi I letrave), ne 2 vellime.

    - El-Nevevi , Rijad el-Salihin (Kopshti I te mirave), ne 2 vellime.

    - Ahmed bin Hanbel , Mesned el-Imam Ahmed bin Hanbel (Perforcimi I Imam Ahmedit bin Hanbelit), deri me sot ky liber arrin ne 20 vellime. Shuajbi nuk e ka harruar kurre atdheun. pas viteve 1990 ai vizitoi Shqiperine. Mos te harrojme se ai e flet gjuhen shqipe shume bukur.

    Kur Shuajbi permend Shqiperine thote: " Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar



  9. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)



    Lindi nė Stamboll mė 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej njė familje besimtare, intelektuale.

    Nga: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Mehmed Akif Ersoj, me prejardhje shqiptare nga katundi Shushicė nė rrethin e Pejės, ėshtė njė figurė e shquar nė Turqi, njė personalitet i dalluar nė shumė lėmi: ishte besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog, deputet e njihet nė Turqi, si autor i Himnit Shtetėror dhe pėr kėtė admirohet si njė shenjėtor…

    Lindi nė Stamboll mė 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej njė familje besimtare, intelektuale.

    Ėshtė djali i myderriz Tahir Efendiut, njė myderriz i njohur nė Medresesė e njohur "Fatih" tė Stambollit, i cili ka lindur me 1826 nė katundin Shushicė, nė rrethin e Pejės, ndėrsa ka ndrrue jetė nė Stamboll nė vitin 1888.

    Mehmed Akif Ersoj, nė kujtimet e tij, pėr myderriz Tahir Efendiun, pra, pėr babain e tij, ndėr tė tjera, shkruen:

    "Ai qe edhe babai, edhe hoxha (mėsuesi) im. Ēka di, kam mėsuar prej tij..."

    Mėsimet fillestare i kreu nė shkollėn "Emir Buhari", vazhdoj "Iptidaijen," "Ruzhdien" e "Idadijen". Nė vitin 1893 diplomoi nė Fakultetin e Veterinarisė, ku ishte shpallur shpallur studenti mė i mirė.

    Krahas mėsimeve, studimeve, Mehmed Akifi nė Medresėnė "Tabhane" tė Stambollit mėsonte gjuhėn arabe dhe pėrgatitej pėr Hafiz, mėsimin e Kur'anit tė madhnueshėm pėrmendėsh. Nė vitin 1894, meqė e mėsoj pėrmendėsh Kur'anin e Shenjtė, e mori titullin: Hafiz i Kur'anit, pranė dijetarit, Hafiz Isa Efendiut…

    Nė vitin 1894 filloj punėn si inspektor i veterinarisė, ku iu dha rasti me shetitė, me vizitue, shumė qytete e zona tė ndryshme tė shtetit, si Rumeli, Anadoll deri n'Arabi…

    Nė vitin 1918 u emėrue kryesekretar i Kėshillit tė Lartė Islam (Daru'l Hikmeti'l Islamiyye).

    Nė qershor tė vitit 1920 u zgjodh deputet i Burdurit dhe u pranue nga Kuvendi (Mexhlisi).

    Nė vitin1921, me kėrkesėn e ushtarakėve, Ministria e Kulturės u dha gazetave tė dates 7 nėntor njė njoftim, ku bėhej e ditur se

    :" Shpallet konkurs pėr Marshin e Pavarėsisė dhe se pėr fituesin e tekstit dhe melodisė do tė jepej nga njė shpėrblim prej 500 lirash".

    Nė qendrėn e konkursit u paraqitėn mbi shtatėqind tekste, por , me gjithė kėtė, komisioni vlerėsues nuk e pranoi asnjė poezi, sepse asnjė prej tyre nuk plotėsonte kriteret e kėrkuara, qė tė zgjonte ndikimet e dėshiruara…

    Atėherė, Hamidullah Suphiu, qė ishte Ministėr i Kulturės, me gjithė komisionin vlerėsues, iu drejtuan Mehmed Akifit, qė tė shkruen poezinė. Por, Mehmed Akif Ersoj, iu pėrgjigjė:

    "Nuk shkruej poezi pėr para…"

    Kur, ministri me bashkėpuntorėt, i premtuen se "nuk do t'i jepnin shpėrblimin edhe nėse do tė fitonte…! Me kėtė kusht, Mehmet Akifi e shkroi tekstin…

    Marshi i Pavarėsiė (Istiklal Marshi), shkrue nga Mehmed Akifi, u lexue nė Kuvendin e Madh tė Kombit (Parlamenti Turk) mė 1 Mars 1921, kurse me 21 Mars 1921 u pranue zyrtarisht…

    Kur zyra e llogarisė e Kuvendit tė Madh e ftoi tė merrte shpėrblimin, Mehmed Akifi i mori pesėqind lirat, por menjėherė iu shpėrndau fukarave e jetimėve pėrmes Institucionit Bamirės "Daru'l Mesai"…

    Nė shtator tė vitit 1922, Mehmed Akifi u zgjodh anėtar i Akademisė sė Studimeve Islame…

    Prej vitit 1925 deri mė 1936, Mehmed Akifi ka jetuar e punuar nė Kairo, ku shėrbeu si professor i turqishtes nė Universitetin e Egjiptit…

    Ditėn e diel, nė mbrėmje, nė ora 19:45, mė 27 Dhjetor 1936 ndrroi jetė nė Stamboll, nė moshėn 63 vjeēare.. Ditėn e hėnė, me 28 Dhjetor 1936, pas namazit tė drekės, nė Xhaminė Bajazit u falė namazi i xhenazės, nė praninė e mijėrave admiruesve, kryesisht studentė universitarė, tė cilėt, nė shenjė nderimi, e bartėn me duartė e tyre deri nė Varrezat e Dėshmorėve nė Edirnekapi…

    Mehmed Akif Ersoj, pėrveē gjithė kėtyre shėrbimeve qė bėri nė Turqi, me pėrkushtim, me devotshmėri, ėshtė marrė edhe me krijimtari. Krijimtaria e tij ėshtė thesar, ėshtė pasuri dhe mund tė ndahet nė dy kategori:

    1 Veprat e shkruara nė vargje ose veprat poetike.
    2. Veprat e shkruara nė prozė ose veprat prozaike.


    Veprat e shkruara nė vargje janė tė pėrmbledhura me njė emėrtim tė pėrgjithshėm :Safahat ose Fletėt. Kjo ėshtė njė pėrbledhje librash poetikė nė shtatė shtatė libra me emėrtime tė veēanta:

    1. Safahat : Pėrmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928.
    2. Nė Katedrėn e Sulejmanijės: 1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928.
    3. Zėri i sė Vėrteės: 10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928.
    4. Nė Katedrėn e Fatihut: 1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924.
    5. Kujtimet: 10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928.
    6. Asimi: 1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928.
    7. Hijet: 41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933.


    Nė kėto vepra, thėnė me pak fjalė, trajtohen ēėshtje njerėzor, shoqėrore dhe shprehet mahnitja, admirimi, ndaj forcės qetėsuese, ngushėllese tė besimit dhe ndaj tė fshehtave tė botės hyjnore...

    Mehmed Akifi, ndonėse i lindur nė Stamboll, Turqi, se ėshtė shqiptarė e ka pohuar me krenari...Me krenari, nė shkrimet e tij e pėrmend Shqipninė, Kosovėn, Prizrenin, Pejėn, Gjakovėn...

    Nė poezinė me titull:

    A s'e njeh? Kosova!
    ndėr tė tjera, shkruen:


    "Po si mund ta njihje?
    Po, edhe pse s'e njeh, ke tė drejtė,
    S'ka lėnė gur mbi gur egėrsia e tėrbuar!
    Mijėra jetė priten sikur tė pritėshin dru nė pyll!
    Ē'hije e zezė ka rėnė mbi atė Kosovė tė blertė!
    Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova
    Janė kthyer nė qiell tė ditės sė fundit
    Nga klithmat e zisė...
    Pse e ndatė Shqipėrinė...
    Dhe e shkatėrruat tėrė vendin?


    Ndėrsa, nė njė poezi tjetėr, tė cilėn e fillon me kėtė ajet nga Kur'ani i madhnueshėm:
    "E mos u pėrēani mes vete, e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė..." ndėr tė tjera, shkruen:

    A ende tė pėrfytemi?

    "Kur individėt tė thonė "unė e "ti", bashkimi prishet
    Dhe atėherė pėr kombet kijameti fillon!
    Zbrit nė tė shkuarėn dhe shėtiti
    Tė gjitha kohėt e shkatėrrimeve
    Do tė shohėsh se ligji i Allahut nuk ndryshon...!

    Pėrveē shtatė veprave me poezi, tė cilat kanė mbi 10.000 vargje, Mehmed Akifi ka botue edhe
    gjashtė vepra nė prozė, titujt e tė cilave janė:

    1. Tefsiret ose Komentet e Kur'anit
    2. Vazėt apo predikimet
    3. Artikujt
    4. Pėrkthimet
    5 Veprat ose shkrimet tjera
    6. Letrat


    Mehmed Akif Ersoj, ky dijetar, poet, prozator, ky shkrimtar qė krenohet qė ėshtė shqiptar e besimtar, ky deputet, politikan, pedagog, akademik, autor i Himnit Shtetėr, pėr tė cin admirohet si njė shenjėtor, ēfarė ishte si njeri? Kėtė e pėrshkruan miku i tij...
    Eshref Edib Beu, pronar i revistės "Sebihur-reshad", qė e ka njohur mirė, ndėr tė tjera, thotė:

    "Mehmed Akif Ersoj ishte burrė edhe i idesė, edhe i shoqėrisė. Ishte i vendosur, besnik, modest, serioz, i guximshėm, trim, i turpshėm, i qėndrueshėm.."
    .Thėnė shkurt, me njė fjali:
    "Bindjet e tij i kishte ngritur mbi kėtė formulė:
    Fe = Moral = Atdhedashuri =.Dituri..."
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Adresa website-s te figurave te njohura shqiptare
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2002, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •