Alija Izetbegoviq
Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 nė Bosanski Shamac. Nė Sarajevė u shkollua dhe jeton qė nga viti 1928. Studimet i filloi nė agronomi ndėrsa mė 1954 kaloi nė fakultetin juridik. Diplomoi mė 1956 ndėrsa me 1962 dha provimin e avokaturės. Ai ishte pėr njė kohė tė gjatė kundėrshtar i flakėt i komunizmit dhe pėr aktivitetet e tij pan-islamike dy herė u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisė. Herėn e parė mė 1946 si anėtar i organizatės "Muslimanėt e Rinj", me tre vjet burgim dhe mė pas nė proēesin e njohur tė montuar gjyqėsor mė 1983 u dėnua me 14 vjet burgim, qė mė vonė u shkurtua nė 12 e nė fund nė 9 vjet. Asokohe u dėnua si autor i Deklaratės Islame tė shkruar mė 1970. Nga burgu doli mė 1988 mbas pesė vjetė e tetė muaj.
Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativėn pėr themelimin e njė partie muslimane nė Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndėrsa nė kuvėndin themelues tė kėsaj partie tė mbajtur nė Sarajevė mė 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po nė atė vit nė zgjedhjet shumėpartiake kjo parti fitoi mbi komunistėt . Ai u bė president i Bosnjės. Gjatė holokaustit qė pėrjetuan muslimanėt gjat viteve '90-'95 Izetbegovici qėndroi nė mesin e tyre pa lėshuar zyrėn dhe apartamentin e tij.
Pas presinoeve ndėrkombėtare dhe vuajtjeve tė mėdha qė populli i tij po i pėrjetonte, nė nėntorė tė vitit 1995, u detyrua tė nėnshkruaj marrėveshjen e Dejtonit pėr paqe qė de fakto ndau Bosnjėn. Nė shtatorė 1996 ai u rizgjodh president i presidencės treanėtarėshe tė Bosnjes.
Mė 1999, ai shpalli vendimin e tij pėr dorėheqje nga posti i presidentit tė Bosnjės. Shėndeti nė njėrėn anė, mosha e shtyrė dhe mė e rėndėsishmja ashtu si ai u shpreh pėrcaktimi i komunitetit ndėrkombėtarė tė dobėsoj esencėn islame tė Bosnjės: "Komuniteti ndėrkombėtarė po i shtynė gjėrat pėrpara nė Bosnjė...por ėshtė duke e bėrė kėtė nė kurriz tė popullit musliman. Unė e ndiej kėtė si njė padrejtėsi","Kėto janė gjėra qė unė nuk mund tė jetoj me to".
Alija Izetbegoviq ėshtė gjithashtu edhe mendimtarė dhe shkrimtarė i rrespektuar. Ai ėshtė i mirėnjohur pėr librin e tij " Islami ndėrmjet lindjes e perėndimit" qė i cilėsuar si mė i miri i viteve tė 80-tė, nė vitin 1997 u laborua me ēmimin Faisal, ēmim ky qė i dedikohet autorėve islam mė tė suksesshėm tė vitit. Kjo hyrje nė gjendjen njerėzore analizon mohimin e perėndimit islamin dhe kontributin e dhėnė nga muslimanėt nė komparacion tė civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku tė dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua mė 1984 kur Izetbegovici ishte ende nė burg. Libri Evropian mė i shitur, u vlerėsua nga autori britanik Asad Yawar si" libri mė i shkėlqyer qė u publikua nė Evropė nė 1980-tat "
Pėrveē librit tė lartėpėrmėndur ėshtė autor edhe i librave " Deklarata Islame", "Mėndimet nė Burgė" si dhe pėrmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegovic shumė i respektuar nga bota perėndimore pėr krenarinė dhe mosfshehjen e identitetit tė tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do tė mbetet si njė personalitet i madh dhe me ndikim nė botėn e parė si politikan i aftė e nė te dytėn ndoshta personaliteti islam mė i shquar i ketij fundmileniumi.
Pak ka dhe do te ketė njerėz si Izetbegoviqi me njė dualitet kaq te thellė dhe tė shprehur si nė shkrimet e tija poashtu edhe nė jetėn e tij politike e private, si njė musliman i devotshėm po edhe si njė politikan i spikatur qė e njef mirė kulturėn dhe diplomacinė perėndimore. Muslimanėt po edhe tė tjerėt duhet tė vetėdijėsohen qė sa mė shpejt dhe nė mėnyrė tė merituar t'i vlerėsojnė personalitetet e mėdha ashtu si u takon, e ndėr ta njė kaq tė padiskutueshėm siē ėshtė padyshim edhe Alija Izetbegoviq.
Krijoni Kontakt