Selmani: Pranojmė ēdo lloj bashkėpunimi nė interes tė shqiptarėve
Shtuar: 16.01.2009 09:47
Anila LIMANI
Imer Selmani
Nė njė bisedė pėr Lajm kryetari i subjektit politik mė tė ri nė Maqedoni, Imer Selmani flet pėr synimet e Demokracisė sė Re, bashkėpunimin me subjektet e tjera politike, dhe ēėshtje tė tjera qė i tangojnė shqiptarėt. Ai dyshon se ofensiva ndaj ish ushtarėve tė UĒK-sė mund tė jetė bėrė me njė koordinim mes Shkupit dhe Beogradit zyrtar.
LAJM: Nė anketėn e fundit tė IRI-t , partia juaj edhe pse shumė e re gėzon njė besueshmėri prej tre pėr qindtėve, duke ia kaluar edhe PDSH-sė, qė konsiderohet si partia mė e madhe e opozitės. Nga vjen ky sukses i menjėhershėm?
Selmani: E para ėshtė puna jonė profesionale qė tė bėjmė njė fushatė tė mirėfilltė politike dhe e dyta duke inkuadruar nė strukturat partiake gjithė shtresat sociale politike, shtresat intelektuale dhe gjithė shtresat e tjera qė kanė njė vullnet tė mirėfilltė pėr gjendjen kėtu. Partia jonė bėn promovimi i njė ideje qė para sė gjithash ka ndėrtimin e dialogut dhe mirėbesimit brenda shqiptarėve, por edhe dialogut dhe besimit mes shtresave tė tjera. Pikėsynimi ynė ėshtė qė tė hymė nė zgjedhjet lokale dhe tė dalim me njė numėr tė konsiderueshėm tė votave qė do tė jetė njė refleks dhe njė ndryshim nė opozitėn shqiptare. Ne jemi tė vetėdijshėm se njė parti politike pėr gjashtė muaj nuk mund tė arrij kulmin e sukseseve, por me njė punė tė pėrpiktė shumė profesionale dhe tė pėrkushtuar drejtpėrdrejtė me qytetarėt shqiptarė, pavarėsisht se ku jetojnė ato, do tia arrijmė qėllimit.
LAJM: A do tė dilni me kandidat tuajin nė zgjedhjet presidenciale?
Selmani: Organet e partisė akoma nuk kanė vendosur, do tė kemi edhe disa mbledhje intensive ku do tė ndėrtojmė qėndrim, nėse do tė kemi kandidat pėr president shteti. Ambienti i pėrgjithshėm ėshtė mjaft pozitiv dhe fitorja e Obamės ndikon edhe tek ne.
LAJM: A jeni tė gatshėm qė tė bashkėpunoni me subjektet e tjera politike?
Selmani: Ēėshtjet e pa zgjidhura tė shqiptarėve janė synimi ynė dhe nė kėtė fushė pranojmė ēdo lloj bashkėpunimi. Nė lidhje me kėto ēėshtje do tė iniciojmė edhe
bashkėpunimin mes partive politike. Ne kemi filluar njė dialog tė mirėfilltė me partitė e tjera politike shqiptare, me disa kemi pas takime tė shpeshta, por kemi pas takime edhe me fokus grupe tė qytetarėve shqiptarė qė prezantojnė njė numėr tė madh njerėzish. Ato para sė gjithash vijnė nga shoqatat joqeveritare, besoj se shumė shpejt me njė memorandum tė hapur do tė realizojmė synimin tonė tė njė bashkimi ose unifikimi tė qėndrimeve, sa i takon disa ēėshtjeve mbipartiake.
LAJM: Arrestimet dhe bastisjet e familjeve tė ish ushtarėve tė UĒK-sė qė ndodhėn nė Maqedoni dhe mė pas nė Luginėn e Preshevės a mund tė jenė bėrė me njė koordinim mes Shkupit dhe Beogradit?
Selmani: Nuk desha tė besoj se ka njė koordinim zyrtar mes Maqedonisė dhe Serbisė, por njė fjalė e urtė popullore thotė se peri i ngjan gėzofit dhe nė kėtė rast njė bastisje serike qė ngjau nė Maqedoni dhe pastaj edhe nė Luginėn e Preshevės i ngjan njė situate ku mbas 7-8 viteve krijohet njė ambient, ti themi shtetėror kundėr familjeve tė anėtarėve tė ish UĒK-sė. Aksioni nuk ėshtė nė frymėn e Marrėveshjes sė Ohrit, nuk ėshtė nė frymėn e amnistisė, nuk ėshtė nė frymėn e tolerancės qė duhet krijuar. Normal se tė gjithė jemi tė barabartė para ligjeve, qoftė ish -ushtarėt, qoftė qytetarėt e rėndomtė, mirėpo targetimi ose fokusi i akuzave dhe bastisjeve vetėm kundėr familjeve tė ish-ushtarėve ėshtė shumė indikativ. Ne disa herė me radhė i kemi dėnuar kėto dhe do tė vazhdojmė qė ti dėnojmė, veēanėrisht nė momentet kur kemi pasur gjykime tė njėpasnjėshme, ku procedurat ligjore nuk janė tė pėrpikta deri nė fund dhe ka pas njė ambient ku shumica e shqiptarėve kanė besuar se ligji pėr amnisti nuk ėshtė respektuar.
LAJM: Ku qėndron zanafilla e bastisjeve masovike qė ndodhėn pak kohė mė parė?
Selmani: Njė fakt qė i inkurajoi institucionet shtetėrore qė tė marrin masa tė tilla ishte momenti i marrjes sė imunitetit tė dy deputetėve qė vijnė nga ish UĒK-ja. Ky ishte alarmi i parė kur atyre iu tėrhoq imuniteti dhe maxhoranca shqiptare edhe pse i kishte deputetė tė saj nuk votoi kundėr tėrheqjes sė imunitetit, por nė heshtje e pėrkrahėn njė akt tė tillė. Besoj se aty ishte zanafilla dhe inkurajimi i shumė institucioneve apo individėve tė tjerė qė tė fillojnė me bastisjet masovike.
Lajm
Krijoni Kontakt