Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit

    SHQIPERI: NANO PERPIQET TI MBYLLE GOJEN SHTYPIT

    Qeveria Socialiste po perdor policine financiare kunder shtypit qe
    shprehet kunder saj.

    Nga Henri Cili ne Tirane

    Qeveria e majte e Kryeministrit Fatos Nano po shton presionin e saj ndaj
    medias se pavarur, duke i ngacmuar ata rregullisht me anen e kontrolleve
    te shpeshta financiare.

    Qeveria ka derguar muajin e kaluar policine per te kontrolluar llogarite e
    gazetes se pavarur te perditeshme, Koha Jone, dhe stacionit televiziv
    Gjeli Vizion. Te dyja keto media kane zemeruar qeverine duke kritikuar
    kryeministrin dhe bashkeshorten e tij.

    Megjithese brenda ligjeve dhe rregullave ne fuqi, momenti dhe sfondi
    politik i inspektimeve policore kane ngritur shume dyshime se ato po
    perdoren per te kercenuar dhe frikesuar median.

    Kontrolli ndaj gazetes, zyrtarisht per te kontrolluar llogarite e saj, ka
    ndodhur pasi gazeta ka goditur ate qe e ka pershkruar si abuzim te
    pushtetit nga kryeministri. Gazeta ka thene se kontrollet financiare kane
    qene krejtesisht te nxitura nga qellime politike. "Kjo eshte bere me
    urdher te Fatos Nanos per ta na mbyllur gojen," ka deklaruar Koha Jone.

    Artur Cani, drejtor i Gjeli Vizion, ka thene se stacioni i tij ka zemeruar
    autoritetet duke transmetuar disa lajme per jeten e bashkeshortes se
    kryeministrit ne Greqi perpara se ajo te njihej me te. Cani ka insistuar
    se stacioni do te vazhdoje te transmetoje emisione investigative per
    ceshtje te rendesishme.

    Kjo goditje e ashper ka qene edhe me e papritur per faktin se qeveria
    socialiste deri me tanika pasur marredhenie shume te mira me median.

    Por autoritetet duken gjithnje e me te vendosura te hakmerren ndaj asaj qe
    ata e konsiderojne si njoftime kunder qeverise duke urdheruar kontrolle te
    ashpra financiare te gazetave dhe stacioneve televizive.

    Keto veprime nuk jane te ngjashme me ato te kryera nga Partia Demokratike
    e djathte gjate kohes kur ajo ka qene ne pushtet, e cila e ka kercenuar
    median me dhune dhe mbeshtetes te saj kane rrahur dhe kercenuar haptazi
    gazetaret.

    Taktikat e tanishme jane te ndryshme. Kur qeveria nuk eshte e kenaqur me
    nje gazetar, ai ose ajo hiqet nga puna, pavaresisht se ai ose ajo mund te
    punoje ne nje media te pavarur.

    Ne fillim te Tetorit, Arban Hasani, redaktor i stacionit TV kombetar Tele
    Arberia, eshte shkarkuar si denim per menyren me te cilen stacioni ka
    njoftuar rreth punes se qeverise per te perballur permbytjet e ndodhura ne
    muajin Shtator. Disa jave me pas, Enton Abilekaj, i TV Telenorba
    Shqiptare, eshte shkarkuar per te njejtat aresye.

    Ndersa pjesa tjeter e mediave Shqiptare nuk duket e pergatitur per te
    folur per kete censure ne rritje, organizmat e huaja, si ne rastin Human
    Rights Watch, i kane kerkuar Bashkimit Europian te perfshije ceshtjen e
    lirise se shtypit ne bisedimet per asocimin e Shqiperise.

    Elizabeth Andersen, e cila mbulon Europen dhe Azine Qendrore , ne kete
    organizate, ka thene se gjendja eshte serioze. "Presioni financiar dhe
    format e tjera te nderhyrjes nga qeveria jane bere nje gje e zakoneshme,
    duke kercenuar seriozisht lirine e shtypit," ka thene ajo.

    Por qeveria nuk ka treguar asnje shenje terheqjeje ne konfrontimin e saj
    me mediat. Ministria e financave ka thene se ajo do te vazhdoje te kryeje
    kontrolle financiare, ndersa ne nje takim te partise ne qytetin jug-lindor
    te Korces, Nano ka akuzuar median se po paguhet me para te pista nga
    mafia. "Grupe te mediave te krijuara nga bota e krimit po perpiqen te
    percajne Partine Socialiste dhe te pengojne reformat," ka thene ai.

    Qe prej marrjes se postit te kryeministrit per here te trete Korrikun e
    kaluar, Nano ka ndermarre nje qendrim me te ashper ndaj gazetareve, duke
    porositur ministrat e qeverise te mos lejojne stafin e tyre te komunikoje
    me median.

    Per me teper, autoritetet kane vendosur te publikojne njoftimet dhe
    reklamat zyrtare vetem nepermjet shtypit qe i mbeshtet ata. Dhe bizneset
    private jane gjithnje e me te frikesuara per te botuar reklamat e tyre ne
    mediat me qendrim anti qeveritar sepse ato mund te perballen me kontrolle
    financiare.

    Si rezultat i ketij presioni, shumica e mediave te shkruara dhe
    elektronike njoftojne ne menyre te hapur pro qeverise dhe pro partise
    Socialiste. Prec Zogaj, nje deputet i qendrs se djathte ne parlament,
    thote se autoritetet tani zoterojne "pjesen me te madhe" te mediave
    Shqiptare.

    Per momentin nuk pritet qe media vendase te leshoje ndonje alarm ne lidhje
    me ceshtjen e lirise se shtypit. Pronaret e mediave nuk deshirojne te
    rrezikojne te ardhmen e gazetave apo stacioneve TV dhe radios duke sulmuar
    qeverine. Por nese ato vazhdojne te qendrojne te heshtura, ato rrezikojne
    te demtojne rende reputacionin e tyre.

    Henri Cili punon per Qendren e Lirise se Shtypit ne Institutin e Studimeve
    per Demokraci dhe Zhvillim.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    lesi perdor shtypin nano forcen qe i jep pushteti .
    te dy jane brenda rregullave te lojes .le te shohim se ku do dalin.
    per mendimin tim po te kishte ndonje shoqat "goverment rights" do shikonim qe edhe kjo e fundit do te shqetsohej po ja qe ska dhe qeverine ska kush e mbron .
    ti shijaks je gazetar per vete dhe normalisht qe do ta mbrosh,por duhet pare edhe ana tjeter e medaljes . une si njeri i thjesht e shoh ne nje tjeter kendveshtrim.nuk e di se ku i ka ngec lesit (grindavecit ) me nanon ,ose dikush ndoshta e paguan per kete , qe "koha jone", nje gazet qe ka pas nje rrol te madh ne shkatrrimin e shtetit ne 97, cdo dite qe kalon behet me e palexueshme se te merzit me ato kryetemat qe kane lidhje me nanon.
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Dear Maringlennora.

    Nese Lesi boton fakte te cilat prekin jeten e Nanos, dhe vertetohen si te verteta, komentet jane te teperta dhe kjo do te nxjerri Lesin fitues.Per sa i perket shkaterrimit te pushtetit ne 97 sipas jush nga Kohajone, do te thoja se Kohajone atehere me kryeredaktor Ben Blushin, arriti numrin rrekord te shitjeve te saj me 33.000 kopje per cdo dite, qe mbetet nje rrekord i pathyeshem derim me sot per gazetarine shqiptare.Kjo gazete i cila ne ato dite u be i vetmi ze i pavarur antiBerisha,shkaterroi jo shtetin por Berishen.
    Une po e pres me shume interes mbarimin e duelit Nano me disa media te pavarura shqiptare.
    Le te shikojme fundin.

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Qeveria: Televizionet t'i ēlirojnė ambientet e Piramidės Teatrit Kombėtar
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 19:01
  3. Raporti i IREX-it pėr gjendjen e shtypit nė Shqipėri
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 04:23
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  5. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •