Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Rizah Bllaca

  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Rizah Bllaca



    Rizah Bllaca 1919- 1984

    Poezia populIore ėshtė vlerė e trashėguar e krijimtarisė poetike tė njė populli, e cila ėshtė ruajtur e zhvilluar duke u bartur ndėr breza njerėzor. Shumė lIoje tė kėngėve, qė lidhen me ritet e ndryshme familjare e shoqėrore, janė ruajtur nė sajė tė kujdesit tė pėrgjithshėm, sepse interpretues dhe bartės tė tyre kanė qenė shurnica njerėz tė rėndomtė, qė iu kanė bash}cuar interpretimeve tė pėrbashkėta kolektiye tė kėngėve rituale. Mirėpo, pėr krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, nė radhė tė parė tė atyre tė kėngėve epike dhe epiko-llrike, tė cilat herėt kanė filluar tė interpretohen me pėrcjelIje tė veēantė tė veglave muzikore duke u kėnduar individualisht, roI tė veēantė kanė pasur kėngėtarėt e talentuar me prirje tė veēantė poetike dhe muzikore. Ata gjatė zhvillirnit historik tė kėngėve epike, janė bėrė edhe modelues tė formave melodike dhe poetike dhe ruajtės tė kujdesshėm tė traditės sė kėndimit. Disa nga kėta kėngėtarė janė shquar pėr aftėsitė krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janė vetėm bartės tė thjeshtė tė trashėgirnisė poetike dhe muzikore, por edhe krijues tė talentuar. Krijuesit e kėtillė tė kėngėve populI ore epike janė quajtur mė sė shpeshti rapsodė ose edhe poetė populIorė. Ata kanė treguar edhe aftėsi tė veēanta tė mbamendjes dhe tė kujtesės, sepse kanė qenė nė gjendje t'i riprodhojhė drejtpėrdrejt me mijėra vargje.

    Nė traditėn e poezisė epike popullore tė ruajtur deri nė kohėn tonė zėnė vend shumė kėngėtarė, lahutarė, por edhe tė tjerė qė kanė kėnduar me ēifteli ose sharki, tė cilėt kanė ditur pėrmendsh mė shumė se dhjetė mijė vargje. Falė meritave tė tyre ėshtė ruajtur deri sot kėnga populI ore shqiptare epike e ciklit tė kreshnikėve, balada e moēme shqiptare me elemente tė shumta mitike dhe kėnga historike qė nga periudha mesjetare.

    Midis kėngėtarėve tė shumtė tė traditės shqiptare, qė shquhen pėr aftėsitė krijuese dhe interpretuese,tė cilėt i pėrkasin tipit tė rapsodit tė rnirėfilltė, vend tė merituar zė Rizah Bllaca, nga fshati Bllacė i komunės sė Suharekės. Kėngėt qė i ka kėnduar ky rapsod paraqesin njė pasuri tė veēantė pėr traditėn poetike populIore, prandaj Instituti Albanologjik i Prishtinės ka vendosur qė t'i botojė ato nė dy vėlIime, duke filluar kėshtu punė tė veēantė nė publikimin e folklorit tė trevave tė caktuara, pėr tė paraqitur nė mėnyrė mė tė plotė edhe aftėsitė krijuese tė rapsodėve mė tė dalluar qė zėnė vend meritor nė kultivirnin e traditės poetike popullore. Nė kėtė mėnyrė do tė paraqitet para lexuesit tė zakonshėm, e nė mėnyrė tė veēantė para studiuesit tė sotėm dhe tė brezave qė do tė vijnė, pasuria e kėngėve, e variantevč dhe e motėrzimeve tė tyre tė shumta nė treva tė ndryshme tė viseve shqiptare.

    Kemi shumė arsye qė kėtė seri tė botimeve tė veēanta tė folklorit poetik e muzikor tė kultivuar vetėm nga njė kėngėtar, ta fillojmė pikėrisht me Rizah Selim BlIacėn, i cili ishte ndėr rapsodėt mė tė shquar tė Kosovės, qė i ka kultivuar me kujdes disa lloje tė kėngės popullore. Rizah S.Bllaca ishte interpretues i shkathėt i kėngės epike legjendare tė ciklit tė kreshnikėve qė kishte krijuar mėnyrėn origjinale tė interpretimit tė kėtyre kėngėve, me formula origjinale, me figuracion tė veēantė, me pėrshkrime tė holIėsishme ambientale, me portretizimin shumė origjinal tė personazheve, me pėrcaktimin e pėrmasave tė kuptueshme hiperbolike tė situatave dhe me ruajtjen e elementeve tė veēanta tė gjuhės dhe pėrgjithėsisht tė traditės etnike shqiptare. Bashkė me kėngėn kreshnike ai kishte kultivuar me shumė sukses edhe parodinė e kėsaj kėnge, qė nė ndonjė rast arrinte derinė kufijtė mė tė lartė artistik tė paraqitjes tragjikornike tė situatave humoristike, duke ruajtur tė paprekur strukturėn e tėrėsishme epike tė kėngės.

    Rizah Bllaca ėshtė kultivues i veēantė i baladės popullore, qoftė ajo me strukturė epike-dramatike, qoftė edhe me mbizotėrimin e strukturave tė veēanta lirike. Nė interpretimin origjinal nė rikrijimin e papėrsėritshėm poetik tė motiveve tė njohura tė baladave shqiptare, ai di t'i shquajė momentet e veēanta lirike pėr ta emocionuar deri nė fund shpirtin e dėgjuesit dhe pėr t'i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, tė cilat e karakterizojnė baladėn e mirėfilltė. Nė kėngėt e kėnduara nga ky rapsod del mė i plotė tipi i baladės edhe nė ato raste kur kėnga, me njė pjesė tė strukturės sė saj, nuk ėshtė krijuar pėr tė qenė e tipit baladik. Nė kėto raste nė botėn e kėngės depėrton me invencion tė fuqishėm artistik vetė kėngėtari i kapluar nga dhembja dhe mallėngjimipėr fatin tragjik tė personazheve tė kėngės. Nė paraqitjet liriko- dramatike tė disa kėngėve tė interpretuara nga ky rapsod ndjenja e dashurisė, flijimi pėr tė, i shndėrron krijimet me motive dashurie nė balada tė mirėfillta.

    Rizah Bllaca e kultivoi me shumė kujdes kėngėn historike, duke shquar nė tė rolin patriotik. Ndryshe nga shumė kėngėtarė tė tjerė nė variantet e kėngėve historike tė kėnduara prej tij, ai diti t'i ruajė pėrmasat realiste tė ngjarjeve historike brenda paraqitjeve fort tė bukura poetike tė veprimeve burrėrore dhe portretizimeve tė figurave tė shquara atdhetare. Nė kėngėn e tij shquhet ēdoherė virtyti njerėzor, qėndresa, trimėria, besa e burrėria e heronjve. Edhe pėrmasat hiperbolike nė situ ata tė caktuara ai i pėrdor nė funksionin e mirėfilltė poetik, e jo pėr tėkrijuar figura tipike legjendare, pa depėrtuar thellė nė shpirtin e shqetėsuar njerėzor. Edhe nė kėngėn historike tė kėnduar nga ai para heroit, trimit, atdhetarit, ėshtė njeriu dhe bota e pasur shpirtėrore, virtytet qė e stolisin karakterin e atij qė e ka merituar tė jetė hero i kėngės.

    Me afsh tė veēantė Rizah Bllaca i ka kėnduar edhe kėngėt lirike tė dashurisė, si ato tė traditės sė veēantė fshatare, ashtu edhe ato me pėrhapje mė tė gjerė, madje edhe tė kėngės qytetare. Nė repertorin e tij tė kėngėve lirike kanė zėnė vend edhe disa krijime karakteristike pėr simbolikėn patriotike, por edhe kėngėt e krijuara nga bejtexhinjtė e ndryshėm, ku ka mbizotėruar fryma orientale. Rapsodi shpesh ka kėnduar edhe disa kėngė lirike me karakteristikė tė dollive, tė cilat i ka pėrdorur si njė pėrfundim epilogjik nė mbyllje tė gazmendeve e ahengjeve tė organizuara pėr dasma e gėzime familjare.

    Duke analizuar tėrėsinė e kėngėve tė kėnduara nga Rizah Bllaca mund tė sjellim njė konstatim tė drejtė se ai ishte rapsodi mė i madh i kohės sė tij. Kėnga e tij, pėrkushtimi i tij jetėsor pėr kėngėn populI ore shqiptare, meritojnė njė studim tė plot monografIk, sepse ai ėshtė shembull i veēantė qė e kultivoi me shumė sukses gjatė tėrė jetės sė vet kėngėn me tė gjitha llojet e saj kryesore.

    Shkenca folkloristike shqiptare ėshtė interesuar kaherė pėr kėngėn e Rizah BlIacės. Dy ekspedita tė organizaura nga Instituti Albanologjik i Prishtinės dhe nga Instituti i Kulturės PopulI ore i Tiranės kanė punuar me tė dhe kėto materiale ruhen me kujdes nė arkivat shkencorė tė tyre. Nė sajė tė kujdesit tė veēantė tė adhuruesit tė tij, Adem Borovcit, tė lindur mė 1940 nė fshatin Feriēevė tė Kamenicės, ish punėtor i Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės. ėshtė ruajtur e incizuar, relativisht nė mėnyrė cilėsore, pjesa mė e madhe e repertorit tė kėngėve tė Rizah Bllacės. Kėngėt e incizuara nga Ademi, janė deshifruar me kujdes nga rnr. Jahir Ahmeti dhe bashkė me ato qė janė ruajtur nė Arkivin e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, e tė botuara nė vėllimet e rregullta tė makroprojektit tė kėtij institucioni, botohen tani sė bashku nė kėto dy vėllime. Jemi tė vetėdijshėm se te adhuruesit e shumtė tė Rizah Bllacės mund gjenden edhe kėngėc e rjera tė kėnduara nga ai. Eshtė e udhės qė tė gjithė ata qė kanė kėngė tė incizuara t'ia dorėzojnė kopjen Arkivit tė Institutit me qėllim qė rė ruhen si tėrėsi pėr nevoja tė studimeve folklorike, si edhe pėr ribotimin eventual tė kėtyre dy vėllimeve me pėrmirėsime dhe plorėsime. Mbledhja nė tėrėsi e fondit tė kėngėve tė Rizah Bllacės, ashtu si edhe e fondeve tė rapsodėve tė tjerė mė tė dalluar, do tė krijonte mundėsi mė tė sigurta pėr t'i studiuar vlerat e poezisė sonė populloredhe rolin e veēantė tė rapsodėve tanė pėr ruajtjen dhe pėr kultivimin e kėtyre vlerave.

    Gjatė punės pėr pėrgatitjen mė tė plotė tė kėngėve tė Rizah BlIacės,ashtu siē e donte puna, ne kontaktuam me njė numėr bashkė-kohėsish dhe me pasardhėsit e tij tė drejtpėrdrejtė, prandaj do tė paraqesim edhe tėdhėnat kryesore pėr jet~n dhe veprimtarinė e rapsodit popullor, me shpresė se pas botimittė kėtyre dy vėllimeve me kėngė tė tij, vetė vepra do tė nxisė kėrshėrinė .e studiuesvepėr t'u marrė nė mėnyrė mė tė plotė me rolin e kėtij kultivuesi tė rrallė tė artit poetik popullor. . , Rizah Selim Pirku - Bllaca ka lindur nė fshatin Bllacė tė Komunės sė Suharekės mė 6 nėntor 1918. Rrjedh nga njė familje ekonomikisht e varfėr, par me njerėz tė shkathėt e bujarė. l ati i tij, Se1imi, merrej me bujqėsi, por punonte si mjeshtėr edhe veg1a druri, ku shquhej edhe aftėsia e tij pėr zbukurime tė veēanta nė drugdhendje tė ndryshme artistike. Kėto aftėsi i pat trashėguar edhe i biri, Rizahu, par ai e kultivoi me shije e kėnaqėsi tė veēantė kėngėn popullore dhe nuk pati shumė kohė pėr artin e drugdhendjes.

    Njė pjesė tė fėmijėrisė Rizahu e kaloi nė fshatin Drenoc - tė Malishevės, ku sipas gjasėsh, i mėsoi kėngėt e para nga kėngėtarėt e njohur tė kėsaj ane: Bajram Sadiku dhe Ali Paci. Bajram Sadiku, i ati i rapsodit po ashtu tė njohur e tė popullarizuar, Salih Krasniqi (Bajrami), bashkėkohės dhe bashkėkėngėtar me Rizahun, ndikoi nė mėnyrė tė veēantė nė forrnimin e kėngėtarit nė moshė fare tė re.

    Do tė themi kalimthi se edhe Bllaca, ashtu si edhe mbarė treya e Suharekės, kishte njė traditė tė fortė nė kultivimin e kėngėve popullore.Bashkėkohėsit dhe bashkėfshatarėt e afėrt tė Rizahut, Bajram Islami (i lindur mė 1917), Brahim Rama - Bllaca (mė 1923), Shaip Dervishi (1924) dhe Nuhi Pirku (1932), me tė ci1ėt biseduam nė Bllacė, nė qershor tė vitit 1997, duke fo1ur pėr traditėn e kėngės, e pėrmendėn, gati si formė gojėdhėne, kėngėtarin Nez Tafa, i cili duke kėnduar pėr vete nė shtėpi ėshtė dėgjuar deri nė Hurdha tė Nisharit, nja 6 km largo Pėr Nez Tafėn ata na thanė se shkonte e kėndonte nė Gjakovė e nė rrethinė dhe nuk kthehej me muaj tė tėrė nė shtėpi. Po e pėrcjellim kėtė tė dhėnė, qė mund tė shėrbejė edhe si sqarim pėr disa kėngė nga repertori i Rizah Bllacės, qė janė pjesė tė traditės qytetare tė Gjakovės, e cila mund tė ketė ardhur nė kėto anė tė paktėn njė brez para Rizahut.

    Pra, Rizah Bllaca ka filluar tė kėndojė qė nga mosha' 10-vjeēare, sė pari nė Drenoc bashkė me Salihun e mė vonė edhe nė Bllacė. Nė fshatin e lindjes qė nga mosha 12-vjeēare kėndonte vetė ose sė bashku me vėllezėrit, Rifatin e Muratin, nė odėn e Ramė Bllacės. Ramė Bllaca, siē mėsuam nga ata qė e kanė njohur, ishte adhurues i kėngės e madje edhe vetė ekzekutonte me sharki. Kėtu Rizahu u frymėzua edhe me ide patriotike e mėsoi qė ta dojė Shqipėrinė, tė cilėn nė kėngė ēdoherė e madhėroi me emra tė veēantė tė trajtave toske e gege tė gjuhės shqipe. Edhe mė vonė, gjatė gjithė jetės, ai mbeti mik i pandarė i familjes sė Ramė Bllacės, tė cilit ia kushtoi edhe njė kėngė me tė dhėna tė sakta dokumentare, me tė cilėn e pėrjetėsojė aktin heroik tė flijimit tė atdhetarit pėr ta mbrojtur vendin dhe popullin e tij.

    Rizah Bllaca ėshtė kėngėtar i dalluar qė e kultivoi kėngėn populI are nė BlIacė, nė fshatra tė Suharekės, nė mbarė Kosovėn dhe nė viset shqiptare nė Maqedoni. Kėndoi me sharki. Nė fillim bashkė me tė kėndonin edhe vėlIezėrit e tij, Murati dhe Rifati. Ka kėnduar edhe me Salih Bajramin-Krasniqin dhe siē pohojnė ata qė e kanė dėgjuar midis tyre kishte pėrputhje tė plotė tė zėrit, saqė, si thonė ata, nuk dallohej fare . se janė duke kėnduar dy veta.

    Rizahu shquhej si kėngėtar solo, par shpesh ka kėnduar edhe me Rrahman e Osman Tafollin, me Selman Balajn, me Bajrush Dodėn, Adil Cenėn, me Mehmet Rukiqin, ndėrsa me Beqir Prelezin, instrum- entist shumė i njohur pėr ēifteli, kanė luajtur melodi instrumentale. Nė vitet e fundit Rizah Bllaca ka kėnduar edhe me llmi Petreshticėn. Ka kėnduar nė dasma tė mėdha e tė vogla, ka kėnduar nė ndeja e gazmende. . ' . Ka qenė njeri modest, shumė gazmor. Nė kėto raste ka pirė me shije dhe me masė si merakli i veēantė i rakisė sė rrushit, sa pėr t'u bėrė me ' humor mė tė rnirė. Gjatė pushimeve tė kėndimit ka treguar mahi.tė . shumta dhe ka qenė shumė spirituoz. Kjo pjesė e pasurisė folklorike, qė e ka kultivuar me shumė kujdes, ka mbetur pa u mbledhur. Anekdotat pėr tė jetojnė ende dhe mund e duhet tė mblidhen.

    Rizah BlIaca ishte kėngėtar dhe njeri i vendosur nė rrugėn e tij pėr ta luajtur rolin e kultivuesit tė idealeve patriotike dhe; virtyteve tė larta njerėzore. Nuk kishte pranuar qė nė asnjė rast t'i ndryshojė kėngėt sipas censurave e qejfeve tė pushtetarėve. Pra, kėngėt i rikrijonte dhe i interpretonte nė bazė tė traditės sė kultivuar gjatė shekujve duke theksuar nė mėnyrė tė veēantė pėrbėrėsit e ndjenjave atdhetare tė kėngės. Pėr kėtė arsye, Rizah Bllaca gjatė jetės sė tij pati shpres edhe pengesa tė ndryshme e madje edhe qe ndaluar disa herė nga policia. Tė pėrrnendim kalimthi njė anekdotė qė flet shumė qartė pėr tiparet e karakterit tė kėngėtarit. E kishin ndalur dhe dėrgujlr nė stacion tė rnilicisė, tregojnė bashkėfshatarėt e tij, dhe ia kishin kėrkuar revolen. Rizahu pati thėnė: Po e kam. Ata e kishin pyetur: A ke leje? Ai qe pėrgjegjur: Po edhe lejen e kam, po m'u ka vjetrue pak, se qysh se ma ka pasė dhėnė Bajram Curri (Begu) nuk e kam ndėrrue ma.

    Rizah BlIaca pra, ishte i madh dhe i virtytshėm edhe nė situata tė vėshtira, sepse trimėria dhe sinqeriteti ishin bėrė pjesė tė pandashme tė jetės sė tij.

    Pėr t'i pėrballuar mė lehtė vėshtirėsitė jetėsore, Rizah Bllaca u shpėmgul nga vendlindja dhe u vendos nė Ferizaj, ku u punėsua rojtar nate nė Kombinatin e Drurit. Mirėpo, edhe pas kėsaj kohe ai kėndoi, por edhe nuk u nda kurrė nga vendlindja. Ishte i rregullt ēdo herė, si nė dasma, ashtu edhe nė raste ngushėllirni (nė tė pame). Nė Bllacė ishte edhe nja dy ditė para vdekjes. Duke u kthyer, pohojnė ata qė ishin me tė, nė rrugė pėrballė fshatit duke shkuar kah Duhla, kėrkoi qė tė ndalet vetura dhe doli nga ajo duke u mbėshtetur nė shkop e tha: Hė, mori Bllacė, kama e Rizahut nuk ka me shkelė ma ktu! Dhe vėrtet dy ditė mė vonė, mė 28 maj 1988 vdiq nė Shtimje. Rizah Bllaca u varros me nderime nė Ferizaj. Kronikėt kanė shėnuar edhe njė moment interesant, krejt tė rastit, jo tė organizuar: derisa kryhej ceremoniali i varrimit nė njė shtėpi diku afėr varrezave jehonte njėra nga kėngėt e tij tė hareshme.

    Pėr Rizah Bllacėn dhe pėr kėngėn e tij kanė folur dhe kanė shkruar shumė njerėz, dashamirė tė kėngės dhe studiues tė artit popullor. Nga adhuruesit e tij tė shkolluar, midis tė tjerave ėshtė qu~tur edhe Romeri shqiptar. Ndėrkaq, adhuruesit e tij nga radhėt e popullit thonė: Rizah Bllacė nuk ban ma nana. Ai asht kangatari ma i madh i Kosovės dhe i krejt shiptarisė.Vlerėsimet kaq tė larta pėr artin e interpretimit poetik e muzikor tė kėngės vėrtet janė tė qėlluara, sepse duhet tė jesh talent i rrallė poetik nė rangun homerik, qė t'i dish e t'i kėndosh mė shumė se njėzet mijė vargje pa ditur shkrim dhe lexim. E Rizahu dinte dhe kėndonte kaq shumė vargje, duke qenė nė gjendje qė t'i rikrijonte shpesh aty pėr aty sipas disponimit tė niomentit dhe atmosferės qė krijohej nga radhėt e dėgjuesve. Pėr kėngėn e Rizah Bllacės dhe pjesėmarrjen e tij nė manifestime, siē ėshtė Rivista e Folklorit Burimor tė Gllogovcit, kanė dhėnė vlerėsime edhe etnomuzikologėt Bahtir Sheholli e dr.Rexhep Munishi, pastaj prof. Anton ēetta. Me shkrime tė veēanta pėr tė, nė shtypin e ditės dhe atė revial, janė paraqitur edhe dr. Rrustem Berisha, dr. Enver Mehmeti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. Shyqri Galica, Rexhep Rifati etj. Nė tė gjitha kėto raste, kėnga e tij veēohet si vlerė kulminante estetike e artit popullor dhe si interpretim muzikor dhe rikrijim i rrallė poetik. Nė ndonjė rast, poezia e rikrijuar nga ai mund tė matet si vlerė estetike madje edhe me kėngėt e Lahutės sė Malėsisė sė Gjergj Fishtės. Duke interpretuar nė mėnyrė tė lirė lėndėn e kėsaj vepre madhore tė poetit tė madh kombėtar, rapsodi ynė vetėm se e ka pasuruar e plotėsuar nė aspekte tė veēanta poetike e muzikore. Ky pėrfundim mund tė nxirret po tė analizohet nė aspektin krahasimtar vajtimi i motrės sė A vdisė nė Lahutėn e Malėsisė tė Gjergj Fishtės dhe nė kėngėn Oso Kuka tė kėnduar nga Rizah Bllaca.

    Do tė theksojmė kalimthi se brenda vlerave tė shumta tė kėngėve me motive patriotike, Rizah Bllaca e kėndonte me ndjeshmėri tė veēantė edhe vjershėn e Vaso Pashė Shkodranit 0 moj Shqypni, tė cilėn e kishte mėsuar pėrrnenąsh pas tri-katėr leximeve qė ia kishte bėrė e bija e tij, Sanija, mėsuese.

    Nuk e shohim tė udhės qė kėsaj radhe tė veēojmė dhe tė analizojmė kėngėt e kėnduara nga Rizah Bllaca, as theksin e veēantė patriotik qė e shquante atė, jo vetėm nė kėngėt historike, por, madje, edhe te kėngėt e ciklit tė kreshnikėve, siē ėshtė rasti me Gjergj Elez Alinė. Kjo punėdo tė na ēonte larg dhe do t'i kalonte caqet e parapara pėr njė parathėnie modeste tė veprės. Pėr kėtė arsye, kėtu do tė ndalemi mė shumė pėr ta sqaruar njė pjesė tė punės sonė dhe pėr t'i arsyetuar disa veprime qė zakonisht janė tė domosdoshme pėr pėrpilimin e vėllimeve tė kėtilla tė poezisė popullore.

    Sė pari, do tė theksojmė se pjesa dėrrmuese e kėngėve tė Rizah Bllacės janė mbledhur me anė tė incizimit magnetofonik. Janė vetėm nja dy tri raste qė bashkėpunėtorėt e jashtėm tė Institutit Albanologjik pėr fazėn e parė tė punės sė rifilluar tė kėtij institucioni mė 1967, i kanė dėrguar vetėm tekstet. Pra, materiali i incizuar ėshtė deshifruar me kujdes duke ruajtur nė tėrėsi njėsitė fonematike. Gjatė redaktimit tė tekstit ėshtė ruajtur me besnikėri gjuha e kėngėtarit dhe mospėrputhjet eventuale tė formave gjuhėsore tė fjalėve janė pasojė e vetė interpretuesit tė kėngėve, i cili gjatė tė njėjtės kėngė sipas rastit dhe frymėzimit tė tij poetik i ndėrronte kėto forma me qėllim qė ta bėjė kėngėn mė tė theksuar, qoftė nė aspektin fonetik, qoftė edhe duke i shqiptarizuar barbarizmat. Nė ndonjė rast, me qėllim tė caktuar pėr ta theksuar aspektin atdhetar ose pėr ta veēuar fuqinė shprehėse tė fjalės, kėngėtari ka pėrdorur me qėllim edhe forma tė dialektit tė Jugut, sidomos kur ėshtė fjala pėr emėrtimin e atdheut tė pėrbashkėt. Pra, nė kėngėt e Rizah Bllacės, edhe brenda vetėm njė kėnge, bashkėjetojnė trajtat: Shqipėri, Shypni, Shkipėri, Shkypėri, Shqipni etj. Nė kėngėt lirike nuk janė tė rralla edhe trajtat e veēanta tė fjalės: dashuri, tė cilėn kėngėtari e pėrdorte me kėnaqėsi tė veēantė pėr ta shquar edhe nė kėtė mėnyrė ndjenjėn sublime njerėzore dhe ndjeshmėrinė me tė cilėn kėndonte ai. Njė veēori tjetėr gjuhėsore e kėngėve tė kėnduara nga . Rizah Bllaca ėshtė edhe gėrshetimi i formave arkaike dialektore me fjalė mė tė reja tė gjuhės sė folur dhe asaj tė shkruar. Aspektet e veēanta gjuhėsore dėshmojnė se ai ishte kėngėtar qė mėsoi igjatė gjithė jetės, duke e ngritur ni velin e njohurive tė veta si nė aspekte tė diturisė historike, ashtu edhe nė nivelin e pėrgjithshėm kulturor.

    Nė kėto vėllime tė kėngėve tė Rizah Bllacės, gjatė redaktifllit tė teksteve nė asnjė rast nuk janė bėrė ndryshime gjuhėsore tė asnjė trajte. Janė ruajtur nė tėrėsi edhe trajtat thirrore (eksklamative), sidomos nė fillim tė vargjeve, kurse janė larguar ato qė shpesh e kanė pėrcjellė fundin e vargjeve, sepse si tė tilla kishin mė tepėr efekte muzikore ses a poetike dhe e ngarkonin vargun pėr ndonjė zanore mė tepėr, duke krijuar kėshtu monotoni pėr lexuesin.

    Lėnda e tėrėsishme e kėnduar nga rapsodi Rizah Bllaca ėshtė sistemuar nė kėto dy vėllime me kritere tė caktuara qė kanė dalė nga vetė pėrmbajtja e kėngėve. Nė vėllimin e parė janė pėrfshirė kėngėt kreshnike dhe baladat si dy lloje mė tė vjetra tė poezisė popullore. Pėr ta dėshmuar evolucionin nė mėnyrėn e tė kėnduarit si dhe aftėsitė rikrijuese nė dy periudha kohore tė rapsodit, nė dy raste, si te kėngėt kreshnike ashtu edhe te baladat, krahas kėngės sė caktuar kemi paraqitur edhe motėrzirnin e saj. Radhitja e njėsive brenda vėllimit ėshtė bėrė duke u bazuar nė temat e caktuara tė kėngėve dhe nė aspektet e tjera tė strukturės poetike e muzikore tė tyre.

    Nė vėllimin e dytė janė pėrfshirė kėngėt historike dhe ato lirike. Kėngėt historike, kėtu gjatė radhitjes dhe redaktimit tė teksteve janė trajtuar si vlera tė rnirėfillta poetike, prandaj nuk janė pėrcjellė qėllimisht me shėnime historike. Kjo punė do t'i shkonte mė tepėr ndonjė botimi kritik ose antologjik. Kėsaj radhe kėngėt e kėtij vėllimi kanė qėllim theme1or t'i prezentojnė vlerat poetike. Mu pėr kėtė gjatė radhitjes sė tyre janė zbatuar vetėm aspektet e pėrafėrta kronologjike qė paraqesin periudhat e caktuara historike e jo edhe kronologjia e rnirėfilltė e ngjarjeve, tė cilave u kushtohet kėnga. Nga repertori i kėngėve deri tash tė mbledhura tė Rizah Bllacės nė kėtė vėllim nukjanė pėrfshirė vetėm nja dy tri kėngė trimėrie, qė ai nuk i kėndonte me aq dėshirė pėr shkak se trajtonin temėn e hakmarrjes dhe tė hasmėrive ,pothuajse pėr arsye banale, prandaj edhe na u dukėn gati si tė mangėta edhe nė aspektin pėnnbajtėsor.

    Rizah Bllaca fare rrallė kishte kėnduar kėngė qė u kushtoheshin ngjarjeve tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, prandaj edhe kėsaj radhe - cikli i kėngėve historike mbyllet pa kėngėt e kėsaj kohe.

    Kėngėt lirike nė vėllimin e dytė janė paraqitur si tėrėsi pa bėrė klasifikime tė veēanta, sepse rapsodi kėto i kėndonte herė pas here si njė intermexo ndėnnjet kėngėve epike. Nė lirikėn e kėnduar nga ai mbizotėron tema e dashurisė, qoftė si art i kėngės tradicionale tė mjediseve fshatare me figuracion shumė tė pasur poetik dhe me shfrim tė drejtpėrdrejtė tė ndjenjave tė papėnnbajtura lirike, qoftė si kėngė e mirėfilltė e krijuar nė mjedise qytetare, qė kishte shtrirje mė tė gjerė nė traditėn poetike dhe muzikore tė popullit shqiptar.

    Nė kėngėt lirike tė dashurisė dhe, pėrgjithėsisht nė motivin e dashurisė nė balada, Rizah Bllaca e ka shkrirė njė pjesė tė talentit tė tij poetik. Shumė nga kėto kėngė shquhen pėr figuracionin poetik tė veēuar si krijim me invencion individual dhe pėr efektet e veēanta muzikore, tė cilat e karakterizojnė veēanėsinė krijuese dhe interpretuese tė kėtij artisti tė madh popullor.

    Midis kėngėve lirike janė pėrfshirė edhe disa krijime poetike qė simbolizojnė ndjenjat e dashurisė ndaj atdheut, mallin e dhembjen pėr fatin e individit, si edhe disa krijime origjinale tė kėngėtarit tonė si kėngė dollish e falėnderimesh, me tė cilat artisti i madh e pėrfundonte ahengun nė dasma e gėzime tė tjera farniljare, ku kėndonte. Nga poezia lirike nė kėtė vėllim nuk janė pėrfshirė disa krijime me frymė orientale, te cilat shquhen si aspekte muzikore, por kanė mangėsi tė dukshme qoftė si pėrmbajtje, qoftė si strukturė e rnirėfilltė poetike.

    Duke pėrfunduar kėto fjalė modeste pėr kėngėt e Rizah Bllacės do ta theksojmė, nė shenjė falėnderirni, edhe njė herė rolin e veēantė tė z. Adem Borovci, i cili me kujdes tė veēantė i incizoi nė magnetofonin e tij kėngėt pėr njė periudhė relativisht tė gjatė duke bėrė mjaft mund dhe shpenzime. Do t'i falėnderojmė gjithashtu, fshatarėt e Bllacės qė, duke ndihmuar materialisht botirnin e kėtyre dy vėllimeve, ia lajnė njė pjesė tė borxhit rapsodit tė tyre tė adhuruar, i cili jetoi e kėndoi gjithkund pa e hequr nga mendja dhe zernra Bllacėn e tij tė dashur.

    Dhe, nė fund njė porosi pėr tė gjithė ata qė do ta kenė nė dorė kėtė botim dhe qė do tė shohin se kėtu mungon ndonjė kėngė e Rizah Bllacės, tė cilėn ata mund ta kenė tė incizuar: i ftojmė qė kėto incizime t'i sjellin nė Arkivin e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, nė mėnyrė qė tė kompletohet repertori i rapsodit tonė. Kjo lėndė do t'u hyjė nė punė studiuesve tė tashėm dhe tė ardhshėm tė poezisė sonė popullore. Nė njė kohė mė tė rnirė, shpresojmė, vepra e plotė do tė stpdiohet nė mėnyrė mė tė thelluar dhe kėngėt nga repertori i tij do tė botohen nė dy vėllime tė plotėsuara dhe tė pėrmirėsuara. Kėtė punė nė tė ardhmen ia kerni borxh rapsodit tonė tė madh, Rizah Bllacės, kėnga e tė cilit ėshtė pasuri e pėrgjithshme kombėtare.

    Prishtinė, mė 18 korrik 1997 Dr. Sadri Fetiu

    RAPSODET.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    329
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ai i cili vetem njeher ka ndegjuar rapsodin riza bllaca kurr nuk do ta harroj.mjafton vetem kendimin e vargjeve nga lahuta e malcis per ta dit sa ishte i madh riza bllaca.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,212
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga gjilan55 Lexo Postimin
    ai i cili vetem njeher ka ndegjuar rapsodin riza bllaca kurr nuk do ta harroj.mjafton vetem kendimin e vargjeve nga lahuta e malcis per ta dit sa ishte i madh riza bllaca.
    Mė vjen mirė qė kam pasur rastin nė vitet 80-a, ta dėgjoj rapsodin e mirėnjohur Riza Bllaca nė njė dasmė nė fshatin Rogovė tė Hasit. Ai vėrtet ishte plakur, por mbahej mirė. Pėrveē kėngės, ai ishte shumė i kėndshėm edhe me humorin e tij.
    Rapsodėt si Rizahu lindin rrallė, por edhe ngelin tė pavdekshėm.

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 10:46
  2. Familja Ndreu
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 23:53
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 06:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •