Heshtja tė bėn tė dėgjosh urinė e shpirtit, qė ėshtė ngrėnė pak e nga pak nga ujėrat, nga shirat, nga erėrat. Nga kjo zgavėr e thellė dėgjon tingujt e boshllėkut. Por kur, ku, si…?!
Nė njė ditė qė ne tė gjithė e meritojmė, njė ditė lirie duke vrapurar nė gjirin e natyrės, parajsėn e gjallė qė shpesh e harrojmė. E pėrjetova, e preka, e shijova lumturinė, kishte formė tė ashkėlt, shije tė fortė qė ti mpin dhėmbėt. Aq mė shumė qė e shtrėngoja aq mė shumė ndjeja dhimbje. Edhe lumturia dhemb! Tė ther, tė sėmbon si njė dhėmballė. Mė kot qė murmuritja, ajo vazhdonte tė mė gėrryej si thika koren e djegur tė bukės. Nuk e kisha ndjerė mė parė, nuk e njihja. Ndonėse e panjohur unė ia shtrėngova dorėn dhe nuk e lėshoja, pėrderi sa ajo shpalonte tė panjohurat qė dikur kishin qenė nė mua, unė thithja thellė ajrin e saj tė pastėr, pėrsėri me dhimbje, ngaqė boshllėku mbushej e mua mė zihej fryma, ndjenjė e rėndė, nuk duronte mė. Jo gjithkush e meriton, jo gjithkush bėhet pjesė e saj, por mjafton ta prekėsh njėherė lumturinė, njė vrull shpirtėror, njė afsh, i mbledhur i bėrė kruspull!
Krijoni Kontakt