Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Greqia persekuton te denuarit shqiptare

    “Greqia persekuton te denuarit shqiptare”

    Koha Jone
    E Marte, 12 Shkurt 2008

    Keshilli i Evropes kritikon Greqine per kushtet jo te mira ne burgjet vendase, por edhe per keqtrajtime te te denuarve dhe te arrestuarve me kombesi shqiptare. “Shuplakat” per gjendjen e burgjeve greke nuk perbejne ndonje risi, teksa dhe vete autoritetet pohojne se situata eshte problematike. Por, ndersa shqetesimi perqendrohet vetem te mbipopullimi, organizata te specializuara per te drejtat e njeriut, ne Greqi dhe jashte, kane nxjerre ne pah, sidomos gjate dhjete viteve te fundit, dobesi qe me se shumti lidhen me trajtimin e te burgosurve. Mungesa ne infrastrukturen materialo-teknike, mbipopullim dhe rrahje te burgosurish. Keto jane konstatimet e nje komisioni te posacem te Keshillit te Evropes, qe shqyrtoi ne vend gjendjen dhe paraqiti konkluzionet e veta ne nje raport te Keshillit qe u publikua ne fundjave.

    Gjendja jo e mire e burgjeve greke, nderlidhet edhe me faktin se gati 50 per qind e te denuarve jane te huaj dhe gjysma e tyre, ose rreth 2700 persona, jane shqiptare. Sic ka vene ne dukje shtypi vendas, pikerisht kjo kategori vuan pergjithesisht kushtet e keqija te jeteses, por edhe keqtrajtimet. Trajtimi i diferencuar fillon qe ne sallen e gjyqit, kur, sic theksonte ne nje studim gazeta e madhe greke, “Elefterotipia”, numri i madh i te denuarve shqiptare lidhet jo vetem me faktin e pranise se madhe te emigranteve shqiptare ne Greqi, por edhe me qendrimin e diferencuar qe drejtesia greke mban ndaj tyre. Keshtu, gazeta “Elefterotipia” thekson se trajtimi i diferencuar ne dem te personave shqiptare deshmohet edhe nga denimet e larta qe caktojne per ta gjykatat greke, krahasuar me denimet per vendasit, apo ekstrakomunitaret e tjere.

    Para publikimit, raporti u ratifikua nga komisioni per “parandalimin e torturave dhe trajtimeve jonjerezore”, i ketij Keshilli. Ne te theksohet “mungesa e masave konkrete ne sherbim te permiresimit te kushteve te mbajtjes se personave qe u privohet liria”. Raporti i referohet per kete trajtimit mjekesor te te burgosurve, qe klasifikohet si i nivelit mesatar dhe shprehet shqetesimi sa per aksesin qe kane te burgosurit ne sherbimin mjekesor, aq edhe per kualitetin e ketij sherbimi. Me tej, vihet ne dukje se autoritetet greke nuk u kane kushtuar vemendjen e duhur denoncimeve qe jane bere per keqtrajtime te te burgosurve.

    Perg. A.Cena

    Qeveria greke pranon kritikat

    Nga ana e vet, qeveria greke i ka pranuar kritikat, teksa ne pergjigjen qe i ka derguar Keshillit te Evropes, thekson se “i ka marre parasysh me seriozitetin me te madh konstatimet dhe rekomandimet e Komisionit Kunder Tortures, dhe beson se masat qe po merr do te sjellin nje rezultat pozitiv ne drejtimin e deshiruar”. Athina nenvizon perkushtimin e vet qe, sic thuhet shprehimisht ne pergjigje, “te garantohet dinjiteti njerezor, personaliteti dhe integriteti fizik i te burgosurve, si dhe permiresimi i kushteve higjienike”.

    Greqi

    2700, nga te burgosurit jane shqiptare

    Itali

    2122, nga te burgosurit jane shqiptare

    Peshkuar nga Peshkupauje.com
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Ma kap iēik ate emrin "ekstrakomunitaret", o zot sa m'pelqe, m'duket vetja extraterrest, alien. Ekstrakomunitaret, barbaret

    i ka marre parasysh me seriozitetin me te madh konstatimet dhe rekomandimet e Komisionit Kunder Tortures, dhe beson se masat qe po merr do te sjellin nje rezultat pozitiv ne drejtimin e deshiruar
    Imagjino se sa keq duhet te jene punet kur kane ngrit nje Komision Kunder Tortures. Mesjete hesapi.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    Kjo tregon edhe njehere se ca shteti shqiptar dudum qe kemi!! Ne vend te ngrije zerin ne mbrojtje te qytetareve te vet jashte vendit, rri si hu dhe shikon. C'te thuash?! Hajde dhe nje zjarr te dyte apo cunami Greqise nga ana ime
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Jo, kjo s'tregon aspak ate qe thu ti. Kjo thjeshte tregon qe shqiptaret ne Greqi keqtrajtohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 13-02-2008 mė 16:27
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    o cuna mire kjo tema shume interesante,e dime gjithe se eshte e vertet,dhe shyqyr qe po meren,tpakten ishalla meren masa ndaj kesaj ceshtje,,,

    po ju ca keni,,, jo po nuk e ngrehim zerin,po po policia greke me buk e ne me gur,,,,, ikni mos shkruani budalliqe se na merzitet,nvend me dhen nje mendim me vend.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga ^AngeL^ Lexo Postimin

    Engjell, mire se erdhe ne kete teme. Ne fakt as vete nuk shprehe mendimin tend ne kete teme. Do ishte mire qe secili te ngrije zerin e vet. Perndryshe c'kuptim ka qe kemi ze?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Engjell, mire se erdhe ne kete teme. Ne fakt as vete nuk shprehe mendimin tend ne kete teme. Do ishte mire qe secili te ngrije zerin e vet. Perndryshe c'kuptim ka qe kemi ze?!
    te ngreh un zerin mes jush qe ngrindeni me njerin tjetrin.... ose disa nga ju veni ne dyshim artikullin qe eshte komplet i sakte, ndaj shqiptarve ne greqi.
    e dime qe keq trajtohen, e te gjitha, te ngehim zerin eshte mire,sepse jane populli i jone,por kjo do te ishte bere me kohe,se aty vdesin shqiptar si qen mbrenda burgjeve dhe ka prinder qe dhe sot nuk e din se cfare ka ndodhur me binjte e tyre,dhe i kerkojne por smarin asnje pergjigjje. keto faja i ka shteti shqiptar per shume gjera,+ dhe te drejtat e njeriut,te kishin qene komb tjeter do ishin mar masa me perpara.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Shume mire ke folur,eshte nje problem serioze per bashkepatriotet tane andej,dhe si i till duhet trajtuar dhe nga ata qe te pakten e ndjejne veten sadopak shqiptar! Ka tema te tjera plote,ku shakatoret pa esence mund te japin kontributin e tyre,si per shembull ajo tema:''ku t'a hedh parfumin'' lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    Shume mire ke folur,eshte nje problem serioze per bashkepatriotet tane andej,dhe si i till duhet trajtuar dhe nga ata qe te pakten e ndjejne veten sadopak shqiptar! Ka tema te tjera plote,ku shakatoret pa esence mund te japin kontributin e tyre,si per shembull ajo tema:''ku t'a hedh parfumin'' lol
    jam shume e sigurt se shumica e tyre jane denuar me shume se sa e meritojne,vec per aresyen e te qenurit shqiptar.. ky eshte problem qe shteti shqiptar dhe te drejtat e njeriut duhet te marin masa.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    keto faja i ka shteti shqiptar per shume gjera.
    Nuk eshte faji i shtetit shqiptar. Po te ishte faji i shtetit shqiptar keto gjera do te ndodhnin dhe ne Angli, Gjermani, Hollande, Austri, Amerike, etj etj. Por ja qe atje nuk ndodhin.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar mė parė nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    te ngreh un zerin mes jush qe ngrindeni me njerin tjetrin.... ose disa nga ju veni ne dyshim artikullin qe eshte komplet i sakte, ndaj shqiptarve ne greqi.
    e dime qe keq trajtohen, e te gjitha, te ngehim zerin eshte mire,sepse jane populli i jone,por kjo do te ishte bere me kohe,se aty vdesin shqiptar si qen mbrenda burgjeve dhe ka prinder qe dhe sot nuk e din se cfare ka ndodhur me binjte e tyre,dhe i kerkojne por smarin asnje pergjigjje. keto faja i ka shteti shqiptar per shume gjera,+ dhe te drejtat e njeriut,te kishin qene komb tjeter do ishin mar masa me perpara.
    Para dy vjetesh u be nje proteste nga te gjitha vendet e botes per te "Drejtat e njeriut" ketu ne Greqi e vetmja parrull qe shikohej nga rruga ku behej ishte "Hiqni duart nga Shqiptaret" kjo i thot te gjitha.Nuk dua te flas sepse jetoj ne Greqi ose punoj ne Greqi.Por di qe neper burgjet Grek kane hyre njerez qe kane vjedhur nje cumcakiz edhe kane dal pas 6 vjetesh.Nuk e di qe ka gjyq ose ligj ne vendet e tjera te denosh nje njeri 6 vjet per nje cumcakiz qe vodhi ?Me thoni ju.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    o yasmin kete po them edhe une se shumica e shqiptarve qe jane mbrenda aty,jane pa drejtesisht,ose per krime shume te vogla.

    dhe o drity ,fajet i ka shteti shqiptar,sepse po te ankohet shteti shqiptar, te drejtat e njeriut qe ka vene europa do mernin masa , dhe kur mediat fillojne e shkruajne, shteti grek do filloj se nuk ben te uli dhunen dhe te mos fusi njerz ne burg per nje cumkakiz,po ti japi gjob per te paguar,ose paralajmerim.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  13. #13
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    dhe o drity ,fajet i ka shteti shqiptar,sepse po te ankohet shteti shqiptar, te drejtat e njeriut qe ka vene europa do mernin masa.
    O enjgjell, nese nuk i them policit qe hajduti me vodhi, une mund te jem palluqe por jo fajtor. Ne kete rast shteti shqiptar eshte i pafuqishem, por jo fajtor. Mos e humbisni fokusin nga fajtoret e vertete.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga YaSmiN Lexo Postimin
    Para dy vjetesh u be nje proteste nga te gjitha vendet e botes per te "Drejtat e njeriut" ketu ne Greqi e vetmja parrull qe shikohej nga rruga ku behej ishte "Hiqni duart nga Shqiptaret" kjo i thot te gjitha.Nuk dua te flas sepse jetoj ne Greqi ose punoj ne Greqi.Por di qe neper burgjet Grek kane hyre njerez qe kane vjedhur nje cumcakiz edhe kane dal pas 6 vjetesh.Nuk e di qe ka gjyq ose ligj ne vendet e tjera te denosh nje njeri 6 vjet per nje cumcakiz qe vodhi ?Me thoni ju.
    Ne thame qe ata jane racista dhe kane bere goxha padrejtesira kunder nesh,po ja t'a banalizojme kaq shume muhabetin!Dale nje cik se dhe ne kemi qene ne greqi,por nuk kemi degjuar ndonje rast ku dikush ka bere nga gjashte vjet burg per cumcakiz!

    E di qe ka shume te pafajshem qe bejne burg e sot e kesaj dite ne greqi,duke ju veshur gjera qe ata nuk i kane bere,po ajo qe the t'i ishte absurde lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    O enjgjell, nese nuk i them policit qe hajduti me vodhi, une mund te jem palluqe por jo fajtor. Ne kete rast shteti shqiptar eshte i pafuqishem, por jo fajtor. Mos e humbisni fokusin nga fajtoret e vertete.
    te kuptoj cfare don te thuash,sepse fajet i ka shteti grek,po kur nuk ke ku te bazohesh tek shteti,dhe kjo nuk eshte nje rast ose dy, por te jene 2700 veta shqiptar ne burg,dhe shteti shqiptar mos ta ngrej zerin,qofte me nje proteste ose shkrimi ne kazeta e tjera,me beso do te ishte me mire ,sepse interesohen edhe mediat e tjera. duke ndejtur i heshtur nuk eshte gje. une nuk them se shteti shteti shqiptar ka mundesi per ti nxjer,ose per ti regulluar kushtet,por sa do pak te kerkoj publikisht kushte me te denja per ta nuk eshte keq.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  16. #16
    Me se fundi rame dakort ne nje pike, qe faje ka dhe shteti shqiptar qe nuk proteston ne instancat nderkombetare per kete problem. Jo se njerit ketu kjo gje iu duk shaka pa esence, por qe i shkreti se kuptoi qe s'ishte shaka por e vertete e hidhur.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  17. #17
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Problemi i keqtrajtimit ne burgjet e Greqise eshte i njohur nga mbare Europa. Shume raporte e studime jane publikuar dhe opinioni e organizmat perkatese jane te te vetedijshem mbi gjendjen. Puna eshte se Greqia refuzon te ndryshoje gjendjen. Dhe kesaj as Europa as Shqiperia nuk ka ēi ben.
    Problemi eshte me i thelle se dy gisht uje ku jane mesuar te notojne disa. Apo jo zhapik i ures?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  18. #18
    Beni qejf ne kete teme, vetem nje amanet te fundit: "Hapini rrugen Budallait". Sic bera e bej perhere edhe une

    P.S. Engell, Endless, paskemi pasur keqkuptime pra. Hajde gezuar 14 Shkurtin.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    I kerkohet llogari shtetit shqiptar qe nuk mbron te drejtat e qytetareve te vete burgjeve te Greqise, kur shqiptaret jane nder kontigjentet me te medhenj te krimineleve pas hekurave te burgut jo vetem ne Greqi, Itali por edhe ne Angli e Gjermani?! Dhe sa per dijeni, per ju pseudo-patriotet me lart, shteti shqiptar dhe shteti grek nenshkruan nje mareveshje per ekstradimin e te denuarve ne burgje nga burgjet greke ne burgjet shqiptare. Problemi i vetem ishte se shumica e te burgosurve shqiptare ne burgjet greke refuzuan ekstradimin ne burgjet shqiptare.

    Apo ju duket vetja patriote duke i kerkuar llogari shtetit shqiptar dhe atehere kur nuk arrini te shihni qe problemi eshte me i madh se burgjet e Greqise apo Italise, problemi eshte qe brezat e rinj te shqiptareve po zgjedhin shkollen e krimit te organizuar ne rruget e Evropes ne vend qe te zgjedhin bankat e shkolles?!

    Kuptohet, niveli i larte i kriminalitetit me gjurmet e gishtave shqiptare qe ka pllakosur Evropen nuk eshte shqetesim per ne. Shqetesim per ne jane gjendja e shqiptareve ne burgjet e Greqise!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2008 mė 13:03

  20. #20
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Megjithate eshte shenje e mire qe qeveria greke e ka marre seriozisht kritiken. Ja se ē'shkruan ne letren e pergjigjes.

    Nga ana e vet, qeveria greke i ka pranuar kritikat, teksa ne pergjigjen qe i ka derguar Keshillit te Evropes, thekson se “i ka marre parasysh me seriozitetin me te madh konstatimet dhe rekomandimet e Komisionit Kunder Tortures,
    Pra eshte gje e mire qe qeveria greke zotohet te mos torturoj me shtetasit e huaj.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •