Kriminaliteti tek te rinjte,shkaqet e tij dhe mundesite per ta luftuar kete dukuri
Prej javesh kjo teme mbizoteron diskutimin ne Gjermani,e jo vetem.Perse te rinjte behen kriminele?Mos valle shkaqet duhen kerkuar tek prinderit,tek televizioni,tek shoket apo tek kombesia? T“i izolosh ata,apo t“idenosh rende?Kriminaliteti tek te rinjte,shfaqet e tij dhe mundesite per ta luftuar kete dukurirej javesh kjo teme mbizoteron diskutimin ne Gjermani.Pas sulmit te nje greku 17 vjecar dhe nje turku 20 vjecar ndaj nje pensionisti ne nje metro te Mynuhit opinionit po i terhiqet vemendja,se te rinjte kohet e fundit jane bere mjaft kriminele dhe se dhuna e perdorur prej tyre perben rezik te madh per jeten e qytetareve.
60% e gjermaneve jane per denime me te ashpra
Anketimet aktuale tregojne,se rreth 60% e popullsise ne Gjermani beson,qe kriminaliteti i te rinjve eshte nje problem i madh shoqeror dhe preferojne denime me te ashpra per autoret.Por kjo pak ka te beje me realitetin,thote Klaus Boers ,kriminolog ne Universitetin e Mynsterit.Ai eshte nje der autoret e studimit “Kriminaliteti ne qytetin modern“,ne te cilin nxirren ne pah mjaft paragjykime lidhur me kriminalitetin e te rinjve“.Ne pergjithesi ka renie te kriminalitetit tek te rinjte,si ne ate te rregjistruar ashtu dhe ne realitet,kjo do te thote nivelin e panjohur prej policise.“Kj tendence nuk eshte e re : Studimi afatgjate,qe eshte realizuar ne Mynster qysh prej tete vjetesh,tregon,se kriminaliteti i te rinjve qysh nga fundi i viteve 90- te shenon renie,mandje edhe sa u perket krimeve te renda ndaj prones apo plackitjeve.I vetmi perjashtim ka te beje me demtimet fizike.Pe kete ka nje shpjegim,thote Boers:
“Ka rritje te kriminatetit vetem ne drejtim te dhunes fizike,kjo rezulton ne statistikat e policise,por edhe ne kete drejtimne realitet ka nje renie.Ky dallim ka te beje me ate,qe behen me shume deponime per ushtrim te dhunes fizike.Flitet me shume per dhunen,dhe behet me shume pune parandaluese.Kjo do te thote,se ndricohet me shume pjesa e padukshme e ketij kriminaliteti.Por ky eshte vetem nje efekt kontrolli,qe s’ka te beje me realitetin.“kjo perputhet edhe me me pervojen qe ka Andreas Reish.Ai eshte punonjes social dhe qysh prej dhjete vjetesh ai eshte ne levizje i ngarkuar nga zyra sociale e Kelnit per te rinjte.Ai nuk konfirmon rritjen e dhunes tek te rinjte,por nje tjeter tendence : perdorimi i dhunes pranohet me shume dhe ka rritje te intensitetit te ushtrimit te dhunes:“Ne perpara jemi perleshur dhe jemi rrahuar me njeri- tjetrin ne oborrin e shkolles,apo edhe diku tjeter.Por rregullat kane qene te qarta:nese njeri rezohej mbyllej dueli dhe tjetri pranohej si fitues.Ndersa sot kam pershtypjen,se njeri duhet te pergjaket per tú pranuar tjetri si fitues .Pra brutaliteti eshte shtuar“.
Ekspertet diferecojne edhe nje detaj tjeter nga diskutimi i zjarrte : Femijet e emigranteve ne pergjithesi nuk jane me kriminele se vendasit.Kete e provojne edhe statistikat.Nder njerezit nen moshen 21 vjec,qe policia i ka te rregjistruar si te dhunshem,rreth 20 % kane pasaporte te huaj,gati 80 % e tyre jane gjermane.Edhe nese ketu mund te llogariten edhe ata,qe ndonese kane pasaporte gjermane jane me prejardhje te huaj,kuota arrin ne 33%,fare pak mbi kuoten e 27 % ne nivel popullsie.
Jo kombesia por statusi social eshte problematik.
Nje faktor shume me problematik se prejardhja eshte statusi social,thote kriminologu Klaus Boers:“Une besoj,se nuk ka specifike kulturore.Me pare thuhej te huajt e perdorin pa nje pa dy thiken,gje qe ka te beje me kulturen e demonstrimit te forces se mashkullore.Por kjo nuk qendron.Ajo qe konstatojme,eshte se ne thelb femijet e sotem te emigranteneve ne Gjermani kane ne ate nivel,qe ka qene me pare shtresa e ulet gjermane.Ky eshte nje problem i deficiteve sociale dhe i diskriminimit ne arsimim,pra nuk ka te beje me specifiken e prejardhjes etnike,por eshte me shume sfondi social ai qe luan rol.“Nje rol qendror ka ne kete mes familja:familjet e deshtuara apo te mbingarkuara jane shpesh here burim i dhunes tek te rinjte.Nese nuk kujdeset askush per femijet,nese atyre nuk u kushtohet vemendje dhe nuk u jepet nje oerinetim,ata deziluzionohen.Femijet nuk e dine me se si te veprojne me pakenaqesine e tyre,kur konfrontohen edhe me dhunen ne shtepi.“Shkalles se larte te deziluzionimit i shtohet edhe ne te qenit i papermbajtur e mungesa e perspektives krijojne nje perzierje te rrezikshme,qe con drejt gatishmerise per dhune.Keta jane te rinj,prej te cileve njerezit kane frike.Keto raste paraqiten ne mendia si nje tendence e shoqerise.“Por as tek kjo kategori nuk ndihmon vendosja e rregullave te forta te ndeshkimit.Kuota e atyre qe i rikthehen dhunes eshte mjaft e larte dhe prej kesaj shoqeria nuk fiton shume,thote profesor Boers :’’Denimi nuk ka permisuar asnje te ri.Edukimi nuk behet neper burgje.Edukimi duhet te behet ne falije dhe ne shkolle.Ndaj me masat ndeshkuese brenda mundesive duhet te jemi sa me te rezervuar.Prej kohesh dihet,qe burgu apo arresti nuk permiresojne asgje.Edukimi,aresyeja mund te vije vetem prej vet te rinjve,e ky eshte nje proces edukimi.Risocializmi duhet te vije nga brenda.’’Te rinjte kriminele dhe atyre qe ushtrojne dhune normalisht nuk u jane percuar vlera te qarta dhe ata nuk kane mesuar qe te respektojne rregullat ne jeten e tyre te perditshme.Si punonjes social Reish perpiqet t’u tregojne ketyre te rinjve nje rruge alternative,prej dhunes dhe vetmise,ne menyre qe ata te kthehen shoqeri.Ndonjehere ka rrethana,ne te cilat ndihmon edhe ndeshkimi,por me e rendesishme se nje denim i ashper,qe mund te shqiptohet shpejt,menjehere pasi i riu ka kryer aktin penal.Ne rast te kundert ai nuk mund ta kete me te qarte raportin mes aktit dhe denimit,mendon Reish: “Nje nder te rinjte,qe une kam ne kujdestari,perpara nje viti ka shkaterruar 25 makina ne nje pakim si dhe disa autobuse te sherbimit urban te qytetit.Kete veprim ai e ka kryer me tre te rinj te tjere.Argumenti ishte: ne kishim kenaqesi ta benim kete,sepse ishim deshperuar.Madje ata as qe e pranonin,se me kete kishin demtuar dike tjeter.Me pare jepej denimi me ore te dytuara pune sociale,apo me arrest per te rinj.Nderkohe gjyqtaret jane bere me kreative.
P.sh.ne rastin e demtimit te autobuseve te sherbimit urban te qytetit gjyqtari bashke me mua vendosem qe te rinjte tí pastronim vet per tre muaj stacionet e autobusit te linjes,qe ata kishin demtuar.Ky ishte nje denim ne vendin e ngjarjes dhe kishte nje raport te qarte me aktin penal.Te rinjte menjehere e kuptuan,se c’kishin bere.“nje shprehje e urte thot:“te duhet nje fshat i tere per te edukuar nje femije:,ndaj duhet qe te gjithe te bashkepunojne dhe te jene ne nje linjeo vetem policia dhe zyra e te rinjve,por edhe familjet,shkollat dhe njerezit ne ambjentin social.
Krijoni Kontakt