Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kriminaliteti te të rinjtë dhe kudo!

    Kriminaliteti tek te rinjte,shkaqet e tij dhe mundesite per ta luftuar kete dukuri

    Prej javesh kjo teme mbizoteron diskutimin ne Gjermani,e jo vetem.Perse te rinjte behen kriminele?Mos valle shkaqet duhen kerkuar tek prinderit,tek televizioni,tek shoket apo tek kombesia? T“i izolosh ata,apo t“idenosh rende?Kriminaliteti tek te rinjte,shfaqet e tij dhe mundesite per ta luftuar kete dukurirej javesh kjo teme mbizoteron diskutimin ne Gjermani.Pas sulmit te nje greku 17 vjecar dhe nje turku 20 vjecar ndaj nje pensionisti ne nje metro te Mynuhit opinionit po i terhiqet vemendja,se te rinjte kohet e fundit jane bere mjaft kriminele dhe se dhuna e perdorur prej tyre perben rezik te madh per jeten e qytetareve.

    60% e gjermaneve jane per denime me te ashpra

    Anketimet aktuale tregojne,se rreth 60% e popullsise ne Gjermani beson,qe kriminaliteti i te rinjve eshte nje problem i madh shoqeror dhe preferojne denime me te ashpra per autoret.Por kjo pak ka te beje me realitetin,thote Klaus Boers ,kriminolog ne Universitetin e Mynsterit.Ai eshte nje der autoret e studimit “Kriminaliteti ne qytetin modern“,ne te cilin nxirren ne pah mjaft paragjykime lidhur me kriminalitetin e te rinjve“.Ne pergjithesi ka renie te kriminalitetit tek te rinjte,si ne ate te rregjistruar ashtu dhe ne realitet,kjo do te thote nivelin e panjohur prej policise.“Kj tendence nuk eshte e re : Studimi afatgjate,qe eshte realizuar ne Mynster qysh prej tete vjetesh,tregon,se kriminaliteti i te rinjve qysh nga fundi i viteve 90- te shenon renie,mandje edhe sa u perket krimeve te renda ndaj prones apo plackitjeve.I vetmi perjashtim ka te beje me demtimet fizike.Pe kete ka nje shpjegim,thote Boers:
    “Ka rritje te kriminatetit vetem ne drejtim te dhunes fizike,kjo rezulton ne statistikat e policise,por edhe ne kete drejtimne realitet ka nje renie.Ky dallim ka te beje me ate,qe behen me shume deponime per ushtrim te dhunes fizike.Flitet me shume per dhunen,dhe behet me shume pune parandaluese.Kjo do te thote,se ndricohet me shume pjesa e padukshme e ketij kriminaliteti.Por ky eshte vetem nje efekt kontrolli,qe s’ka te beje me realitetin.“kjo perputhet edhe me me pervojen qe ka Andreas Reish.Ai eshte punonjes social dhe qysh prej dhjete vjetesh ai eshte ne levizje i ngarkuar nga zyra sociale e Kelnit per te rinjte.Ai nuk konfirmon rritjen e dhunes tek te rinjte,por nje tjeter tendence : perdorimi i dhunes pranohet me shume dhe ka rritje te intensitetit te ushtrimit te dhunes:“Ne perpara jemi perleshur dhe jemi rrahuar me njeri- tjetrin ne oborrin e shkolles,apo edhe diku tjeter.Por rregullat kane qene te qarta:nese njeri rezohej mbyllej dueli dhe tjetri pranohej si fitues.Ndersa sot kam pershtypjen,se njeri duhet te pergjaket per tú pranuar tjetri si fitues .Pra brutaliteti eshte shtuar“.
    Ekspertet diferecojne edhe nje detaj tjeter nga diskutimi i zjarrte : Femijet e emigranteve ne pergjithesi nuk jane me kriminele se vendasit.Kete e provojne edhe statistikat.Nder njerezit nen moshen 21 vjec,qe policia i ka te rregjistruar si te dhunshem,rreth 20 % kane pasaporte te huaj,gati 80 % e tyre jane gjermane.Edhe nese ketu mund te llogariten edhe ata,qe ndonese kane pasaporte gjermane jane me prejardhje te huaj,kuota arrin ne 33%,fare pak mbi kuoten e 27 % ne nivel popullsie.
    Jo kombesia por statusi social eshte problematik.
    Nje faktor shume me problematik se prejardhja eshte statusi social,thote kriminologu Klaus Boers:“Une besoj,se nuk ka specifike kulturore.Me pare thuhej te huajt e perdorin pa nje pa dy thiken,gje qe ka te beje me kulturen e demonstrimit te forces se mashkullore.Por kjo nuk qendron.Ajo qe konstatojme,eshte se ne thelb femijet e sotem te emigranteneve ne Gjermani kane ne ate nivel,qe ka qene me pare shtresa e ulet gjermane.Ky eshte nje problem i deficiteve sociale dhe i diskriminimit ne arsimim,pra nuk ka te beje me specifiken e prejardhjes etnike,por eshte me shume sfondi social ai qe luan rol.“Nje rol qendror ka ne kete mes familja:familjet e deshtuara apo te mbingarkuara jane shpesh here burim i dhunes tek te rinjte.Nese nuk kujdeset askush per femijet,nese atyre nuk u kushtohet vemendje dhe nuk u jepet nje oerinetim,ata deziluzionohen.Femijet nuk e dine me se si te veprojne me pakenaqesine e tyre,kur konfrontohen edhe me dhunen ne shtepi.“Shkalles se larte te deziluzionimit i shtohet edhe ne te qenit i papermbajtur e mungesa e perspektives krijojne nje perzierje te rrezikshme,qe con drejt gatishmerise per dhune.Keta jane te rinj,prej te cileve njerezit kane frike.Keto raste paraqiten ne mendia si nje tendence e shoqerise.“Por as tek kjo kategori nuk ndihmon vendosja e rregullave te forta te ndeshkimit.Kuota e atyre qe i rikthehen dhunes eshte mjaft e larte dhe prej kesaj shoqeria nuk fiton shume,thote profesor Boers :’’Denimi nuk ka permisuar asnje te ri.Edukimi nuk behet neper burgje.Edukimi duhet te behet ne falije dhe ne shkolle.Ndaj me masat ndeshkuese brenda mundesive duhet te jemi sa me te rezervuar.Prej kohesh dihet,qe burgu apo arresti nuk permiresojne asgje.Edukimi,aresyeja mund te vije vetem prej vet te rinjve,e ky eshte nje proces edukimi.Risocializmi duhet te vije nga brenda.’’Te rinjte kriminele dhe atyre qe ushtrojne dhune normalisht nuk u jane percuar vlera te qarta dhe ata nuk kane mesuar qe te respektojne rregullat ne jeten e tyre te perditshme.Si punonjes social Reish perpiqet t’u tregojne ketyre te rinjve nje rruge alternative,prej dhunes dhe vetmise,ne menyre qe ata te kthehen shoqeri.Ndonjehere ka rrethana,ne te cilat ndihmon edhe ndeshkimi,por me e rendesishme se nje denim i ashper,qe mund te shqiptohet shpejt,menjehere pasi i riu ka kryer aktin penal.Ne rast te kundert ai nuk mund ta kete me te qarte raportin mes aktit dhe denimit,mendon Reish: “Nje nder te rinjte,qe une kam ne kujdestari,perpara nje viti ka shkaterruar 25 makina ne nje pakim si dhe disa autobuse te sherbimit urban te qytetit.Kete veprim ai e ka kryer me tre te rinj te tjere.Argumenti ishte: ne kishim kenaqesi ta benim kete,sepse ishim deshperuar.Madje ata as qe e pranonin,se me kete kishin demtuar dike tjeter.Me pare jepej denimi me ore te dytuara pune sociale,apo me arrest per te rinj.Nderkohe gjyqtaret jane bere me kreative.
    P.sh.ne rastin e demtimit te autobuseve te sherbimit urban te qytetit gjyqtari bashke me mua vendosem qe te rinjte tí pastronim vet per tre muaj stacionet e autobusit te linjes,qe ata kishin demtuar.Ky ishte nje denim ne vendin e ngjarjes dhe kishte nje raport te qarte me aktin penal.Te rinjte menjehere e kuptuan,se c’kishin bere.“nje shprehje e urte thot:“te duhet nje fshat i tere per te edukuar nje femije:,ndaj duhet qe te gjithe te bashkepunojne dhe te jene ne nje linjeo vetem policia dhe zyra e te rinjve,por edhe familjet,shkollat dhe njerezit ne ambjentin social.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 11-02-2008 më 19:01

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kriminaliteti te të rinjtë dhe kudo!

    Cilat jane shkaqet qe po cojne familjet shqiptare drejt akteve te tilla te veteflijimeve ?

    Perse krimi ne familjet shqiptare vazhdon te rritet dhe ndoshta do vazhdojne te rritet ?

    Familja ka hyre ne nje stad te ri.Nese ne nuk pronojme kete realitet ,atehere gjerat do te jene shume te veshtira ;do frikesohesh,behesh konfuz,do kete prishje te ekuilibrave.Ne jemi familje nukleare,kemi ende ndarjen e puneve ne gjini,ne familje.Burri me kete rast kerkon te gruaja mbijetesen,pasi ka nevoje per te.Keshtu,nese nuk nderhyhet me masa sociale sic e ka zgjidhur gjithe bota,keto raste do vijne ne rritje.Nuk eshte ende ne kontroll,por ka njefare permiresimi,pasi dy vjet me pare nuk flitej per dhunen ne familje dhe per vetevrasjen,nderkohe qe tani po perpiqemi te dime shkaqet dhe pasojat.Gjithashtu emancipimi pret kolonat ku njeriu zhvillohet.Normalisht emancipimi vjen si fillim ne familje,atje ku njeriu ka dhe sigurine me te madhe ,pasi familja eshte mjedisi i pare qe ne marrim sigurine,ndaj po humbe sigurine,nuk mund te jesh i zoti i vetes.Gjate kesaj periudhe ku familja po kalon ne nje stad te ri,simboli i nenes eshte prishur,pasi ka rol tjeter,me te pergjithshem,me pergjigjesi te reja.Por nga ana tjeter ,nenat e reja kerkojne me shume kohe per vetveten,jane me "Egoiste" sesa nenat e brezave te kaluara ,me shume pretendime.Duke qene se familja shqiptare akoma mbijeton ne kushte te veshtira sociale e ekonomike,si brenda ashtu dhe jashte vendit,atehere eshte mese normale te mos kesh siguri per te ardhmen.Bazimi kryesisht ne aftesite e mundesite e vetvetes rezultojne ne emancipim ,por edhe ne shkaterrimin e rrenjeve te thella nocionit te familjes.

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Cilat jane shkaqet qe po cojne familjet shqiptare drejt akteve te tilla te veteflijimeve ?

    Perse krimi ne familjet shqiptare vazhdon te rritet dhe ndoshta do vazhdojne te rritet ?
    Ekzistojne faktore subjektiv dhe emocional qe mund te nxisin krimin.
    Ndjenja e frikes per sigurimin e jetes, prones, te integritetit moral dhe seksual, nga deshira per hakmarrje, per aventure, etj.
    Faktore objektiv qe nxisin krimin.
    Rreziku i vlerave dhe te mirave elementare te njeriut si: jeta, liria, prona, rrezikimi i normave, rregullave morale, etike, shkelja, cenimi i vlerave fetare, kulturore etj.
    Faktore ekonomik jane: humbjet dhe demet e medha materiale.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Mendime mbi Faktoret Shoqerore te Kriminalitetit ne Shqiperi

    Rreziku i kriminalitetit qe vjen nga Ballkani e alarmon Europen gjithmone e me shume.
    Studimet dhe analizat, ne lidhje me kriminalitetin, qofte te origjines ballkanike, qofte te ardhura nga mediet e nga funksionaret perendimore, i referohen, ne pjesen e tyre me te gjere, krimit te organizuar shqiptar. Kjo çeshtje rivjen rregullisht ne diskutimet lidhur me sigurine ne Europe, e perben nje element te dores se pare ne kriminalitetin e ekonomive te Ballkanit.
    Per te pershkruar rrjetet kriminale shqiptare, terma po aq te ndryshme si shkelje, keqberje, kriminalitet, trafiqe, korrupsion, perdoren shpesh bashke ne perendim, element qe na shkeput nga nje percaktim i sakte i dukurise ne Shqiperi. Ne kete menyre, qasja ndaj termit « mafia shqiptare » njehsohet shpesh me strukturen e « mafies klasike ».
    Veprimet kriminale i perkasin kryesisht droges, kontrabandes, emigrimit ilegal, trajtimit te qenieve njerezore dhe nxjerrin ne pah asfiksine e ekonomise shqiptare.
    Pjesa qe ze krimi ne ekonomine e vendit eshte e konsiderueshme, megjithese eshte e pamundur te japim shifra te sakta.


    A eshte kriminaliteti shqiptar shfaqje e periudhes perpara tranzicionit ekonomik e shoqeror ?


    Konstatojme qe shumica e botimeve te shtypit shqiptar, cek sot temen e trafiqeve, dhunen e ushtruar dhe disa vleresime te shkalles se krimit ne Shqiperi, te bera nga institucionet europiane dhe nderkombetare.
    Shtrirja e trafikut te droges edhe ne shkalle nderkombetare ( raporti i fundit i Kombeve te Bashkuara per Shqiperine, qershor 2004), mbjellja e kanabisit nga njera ane dhe perspektiva e nje ligji te ri per konfiskimin e te mirave materiale te trafikanteve, vazhdojne te jene tema te dites te shtypit shqiptar.
    Konteksti i krimit eshte i ndryshem nga nje vend ne tjetrin; kur behet fjale per Shqiperine, dominon kryesisht perdorimi i lendeve narkotike, larja e hesapeve, ekstremet. e xhelozise familjare dhe trafiqet e te gjitha llojeve.
    Nje tjeter aspekt karakteristik ne Shqiperi lidhet me strukturen e organizatave kriminale (ose te pakten e nje pjese prej tyre) qe vendosen midis bandave dhe rrjeteve, sepse veprimtaria e tyre eshte e nje natyre prozaike.
    Ashtu si çdo shoqeri qe ka normat e saj te mevetshme qe perputhen me vlerat dhe interesat e vendit, shoqeria shqiptare ka kaluar permes transformimesh, mbas vitesh te gjata te izolimit.
    Pergjate epokes komuniste, shoqeria shqiptare u mberthye nga nje mbyllje politike, ekonomike e sociale. Prona kolektive, ndergjegja e perbashket, solidariteti, të diktuara nga nje fryme unike partiake, te gjitha keto, te imponuara e te mbrojtura nga diktatura, e mbysnin individin dhe e perzienin me nje turme homogjene. Ne kete kontekst ideologjik, frika, stanjacioni e gjendja e status quo-s, te ruajtura nga regjimi, nuk i linin vend shkeljeve, aq me teper krimit. Nderkaq, te braktisje vendin per te mos u kthyer me, perbente ne ate epoke, jo vetem nje krim politik, por edhe nje « blasfemë » e drejtuar kombit.
    Kriminaliteti mberriti vone ne Shqiperi, mbas renies se regjimit totalitar te 1990-s, me shfaqjen e rrjeteve te prostitucionit ( duke perfshire dhe te miturit) dhe te trafikut te narkotikeve. Karakteri i dhunshem dhe i ndryshem i krimit ne Shqiperi mund te shpjegohet me kete dukuri te vonet.


    Keshtu, u vu re qe kriminaliteti shqiptar u rrit kryesisht mbas fillimit te tranzicionit.

    Botimi i rrefimeve te nje trafikanti (Osservatorio sui Balkani, nentor 2003), qe kishte gisht ne organizimin e emigrimit ilegal, perben nje shembull dritehedhes. Ne kete rast, konstatojme lehtesine me te cilen ky i ri, i cili kishte kryer studimet e larta ne Angli, shoqeronte bashkatdhetaret e tij per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cmimi i udhetimit shkonte deri ne njemije e peseqind dollare per nje destinacion qe ndodhej ne Europe dhe mund te arrinte pese deri ne shtate mije dollare per ne Shtetet e Bashkuara. Nje qender trafiku e rendesishme ndodhej ne aeroportin e Tiranes; nje restorant ne zemer te kryeqytetit sherbente si nje nyje trafiku per pergatitjen e dokumenteve te rreme. Trafikanti tregon se si shoqeronte per ne Shtetet e Bashkuara afersisht tete klandestine ne muaj ; numri i tyre eshte rritur me shume pas renies se sistemit piramidal ne 1997-n.
    Ne lidhje me dukurine e prostitucionit, gjegjesisht ate te grave, mund te themi se ka njohur rritje vitet e fundit ne Angli, ne Itali, ne Zvicer dhe ne Belgjike.
    Per t’i dhene nje shpjegim dukurive kriminale, mund t’i referohemi teorise se “ anomi-se”(humbje te rregullave te sjelljes), se sociologut francez Durkheim. Paqendrueshmeria ne ekonomi, ne familje, sipas tij, mpak forcen shtrenguese te normave sociale, duke i shnderruar ne te vjeteruara normat e jetes se perditshme, si pasoje e zvetenimit te ekonomise, se tregtise, te divorcit.. Kesisoj, kriminaliteti eshte pasoje e mosfunksionimit te shoqerise, te shkaktuar nga shthurrja e normave sociale : keto nuk jane me ne gjendje te pengojne shtrirjen e krimit.
    Rregulli social ne Shqiperi eshte shperbere si rrjedhoje e nje krize te ekonomise. Liberalizimi ekonomik, fale privatizimit, shfaqi nje mendesi individualiste, te skajshme, ne kundershti me « solidaritetin » qe levdoi regjimi i atehershem. Ceshtjet sociale dhe ekonomike shtrohen dhe shqyrtohen sipas nje kendveshtrimi individual (mbijetese, pasurimi, nderi te shkelur ) e si rrjedhoje, lakmite ne lemin ekonomik e social nuk njohin kufi.
    Mund te pohonim qe rastin shqiptar eshte e udhes ta veshtrojme, sipas nje kendi te ndryshem nga ai i analizes se sociologeve perendimore, kryesisht kur eshte fjala per perqasjen e konflikteve te kultures dhe te nen-kultures, sjelleve normative te transmetuara nga nje brez ne tjetrin e te « institucionalizuara ». Ne kete kontekst, vemendja e analisteve perendimore e ne nje kuptim me te gjere, e publikut evropian cek veçanerisht nocionin e gjakmarrjes ne Shqiperi.
    Shembujt i referohen shpesh Kanunit te Leke Dukagjinit e gjithe dispozitave te tij lidhur me gjakmarrjen. Nderkaq, teza e zhvillimit te kriminalitetit si atribut i ketij kodi duhet te shikohet me kujdes e ka nevoje per nje studim diakronik, duke vene perballe periudhat perpara e mbas 1990-s.

    Ne fakt, nese vrasjet qe ndodhin ne Veri te Shqiperise perputhen me mendesine e Kanunit, do te ishte e veshtire te pranohej realiteti i influences se Kanunit ne teresine e krimeve shqiptare .
    Kjo bindje mbeshtetet ne nje konstatim lidhur me rritjen e krimit mbas vitit ‘90. Ndersa sjellja e aktoreve te krimit e te viktimave i shkon per shtat parimeve te Kanunit, mekanizmat e tyre, motivet, forcat qe i shtyjne, jane te tjera.
    Pe te kthjelluar keto motive dhe mekanizma, mund te permendim nocionin e pabarazise mbi « te drejten e te verteten » te Max Weber-it. Perceptimi i se mires dhe se keqes, duke iu referuar aktit kriminal, lidhet me nje tendence egocentrike qe konsiston tek fakti i shpeshte shqiptar, ku çdo gje e perplas ose e merr ndaj vetes. Moskuptimi i vertete i vlerave e i moralit, do te ishte midis te tjerash ne origjinen e krimeve e te larjes se hesapeve.
    Nje numer i gjere krimesh ne Shqiperi ( jo vetem ne Veri), jepen si shprehje te shkeljes se nderit. Duke u kthyer serish tek Kanuni dhe gjegjesisht, tek besa, fjala e dhene, mund te shenojme, qe behet fjale per nje strukture juridike qe sherbente tashme si rregullator i jetes sociale ne shekullin e XV. Ne kete menyre, krimet aktuale nuk duhet t’i bashkangjiten ekskluzivisht gjakmarrjes ( « gjaku i dhene duhet te zevendesohet me gjakun e marre », sipas Kanunit), sepse ato shkaktohen, ne shumicen e tyre, si pasoje e varferise dhe e mbijeteses ekonomike. Ato mund t’i permblidhnim me fjale te tjera ne nje dukuri, ate te « kriminalizimit te ekonomise ».
    Ne krahasim me kontekstin kriminal te vendeve te tjera (si Afganistani, Turqia ose dhe Kolumbia) natyra e krimit shqiptar ka nje lexim te ndryshem. Nese ne Kolumbi mund te themi qe rregulli institucional, ekonomik e social bashkekziston me dhunen e krimin, konteksti shqiptar perjashton nje situate te tille. Ndryshe me rregullin kolumbian, Shqiperia paraqet nje çrregullim dhe nje paqendrueshmeri ekonomike e sociale. Ne Shqiperi, eshte pikerisht konteksti politik e socio-ekonomik qe ushtron influence mbi ekonomine e krimit dhe jo e kunderta.
    Aktoret sociale ne Shqiperi, jane zbehur veçanerisht ne kushtet e nje mungese rregullash shoqerore. Ky fakt rrjedh nga dobesia e institucioneve te drejtesise dhe e sistemit legjislativ, te cilet tkurrin nderhyrjen e ketyre aktoreve ne nderveprimin ekonomik e social. Tensionet politike shkaktojne ne te shumten e rasteve, « cikle te mbyllura e te perseritura » dhe e pengojne formesimin social e ekonomik, i cili behet i gatshem per te krijuar rrjete kriminale. Perveç ketyre faktoreve, hiperpolitizimi behet pjelle e nje dhune frenetike.

    Tipologjia e grupeve kriminale ne Shqiperi

    Do te ishte e udhes te merrnim ne themel te studimit tone, termin rrjet. Marredheniet e protagonisteve te trafiqeve te ndryshme ndertohen rreth lidhjeve te drejtperdrejta e jo te drejtperdrejta, por gjithashtu edhe rredh praktikave te bandave, ne kuptimin e grupeve te pa strukturuara.

    Raportet direkte midis anetareve te rrjetit vendosen mbi bazen e bashkepunimit per krimin. Rrjeti ka tendence te zgjerohet, ne saj te disa lidhjeve jo direkte me individe qe nuk jane te perfshire ne menyre te drejtperdrejte ne veprimet kriminale, gjegjesisht segmente te policise ose te tjere aktore. Keshtu « miqte e miqve » mund te ndertojne lidhje indirekte midis tyre.



    Ne rastin e Shqiperise, mund te flasim per nje teresi grupesh kriminale me lidhje fluide se sa per grupe te strukturuara e te vazhdueshme. Keto rrjete jane me te pranishem ne qytete, e kryesisht ne kryeqytet, fale lidhjeve qe jane vendosur me rrjetet kriminale nderkombetare.

    Shembulli i zbulimit te nje rrjeti nderkombetar te trafikut te droges ne korrik te 2004-s, eshte tregues. Ky rrjet, perfshinte, sipas Ministrise se Rendit te Shqiperise, vende si Turqia, Bullgaria, Maqedonia, Shqiperia dhe Italia. Ky zinxhir i « keputur » ne Shqiperi flet per nje mungese te zoterimit te poleve nga ana e segmentit shqiptar. Sipas shtypit shqiptar, lidhjet ne brendesi te grupit ( nje bashkesi njerezish te afert e te tjere individe me lidhje familjare), zbulohen, duke mos qene si duhet te kamufluara.

    Disa tipare te veçanta te rrjeteve shqiptare, mundet te na ndihmojne per te karakterizuar me mire dukurine kriminale :

    Ne ndryshim me « mafien klasike » (italiane ose ruse), rrjetet kriminale shqiptare nuk jane, sipas mendimit tim, nje model rregullues i shtetit me grupet kriminale ;

    Struktura e rrjeteve eshte horizontale e jo vertikale, gje qe kufizon hierarkine ;

    Territoret e influences nuk jane te ndara ne menyre te prere e kjo lejon nje bashkekzistence te heshtur te grupeve te shumta ne te njejtin territor ;

    Shkaqet e dhunes jane te shumellojshme, duke filluar qe nga krimi ordiner e deri tek larja e hesapeve ne lidhjet e biznesit ;

    Ne shume raste transaksionet behen me para ne dore e jo ne rruge bankare ;

    Grupet kriminale shqiptare jashte vendit, mbledhin mbas vetes individe me origjine nga e njejta zone ne Shqiperi ;

    Rrjetet shqiptare jashte vendit kompensojne me dhune mungesen e institucionalizimit ;

    Ne lidhje me masat e marra ne luften kunder krimit, bashkepunimi i dyanshem (marreveshjet midis Shqiperise dhe Italise) kane qene me te frytshme se bashkepunimet ne nivele multilaterale.
    Megjithate, kriminaliteti shqiptar i ka rrenjet ne krizen ekonomike. Ne rrethanat e reduktimit te ndihmave financiare te Europes kundrejt Ballkanit, e persa kohe qe kuadri legal i migracionit nuk eshte percaktuar ende, rreziku i kriminalitetit mund te rritet.

    Shkrimi i mesiperm eshte i botuar ne Revisten « AGIR », n°19, tetor 2004, Paris

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Të rinjtë kur preokupohen!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 23:22
  3. Të rinjtë braktisin librat...
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 13:56
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •