MOORE: "PRIORITET I KOSOVES - VENDOSJA E SHTETIT LIGJOR DHE EKONOMIA E
TREGUT"


PATRICK MOORE, analist i radios Evropa e Lire


Radio Evropa Lire

Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, ka
deklaruar se ne Kosove nuk mund te kete multietnicitet pa integrime
dhe as integrime pa multietnicitet?




Patrick Moore

Mendoj se ajo qė ka dashur tė theksojė Michel Steiner nė kėtė deklaratė
ėshtė nevoja pėr reciprocitet, nevoja qė serbėt tė pranojnė faktin se
tashmė janė njė pakicė, nė njė entitet politik me shumicėn e popullsisė
shqiptare prej rreth 90 %, qė ka njė parlament, njė qeveri dhe njė
president tė zgjedhur. Serbėt duhet ta pranojnė kėtė fakt dhe tė bazojnė
veten e tyre krysisht nė kėtė kontekst por brenda kufijve tė Kosovės, jo tė
vrapojnė tek Ēoviēi nė Beograd dhe jo tė lejojnė njerėzit nė Beograd qė tė
ndėrhyjnė nė ēėshtjet e koalicionit “Kthimi”. Koalicioni “Kthimi” duhet tė
bashkėpunojė me shqiptarėt dhe me kryadministratorin Steiner, por jo me
Beogradin. Mendoj se kjo ėshtė pika qė ka dashur tė theksoj - serbėt
duhet tė pranojnė se po punojnė nė njė realitet tė ri, tė njė entiteti tė ri
politik nė Kosovė. Ana tjetėr e monedhės qėndron nė faktin se shqiptarėt
duhet tė pranojnė nė mėnyrė tė ngjashme se Kosova nuk eshte shoqeri
etnikisht e pastėr. Aty ka serbė qė banojnė prej shekujsh dhe pavarėsisht
nga politikat e Milosheviēit, kjo nuk do tė thotė se ēdo serb civil, apo grua
e moshuar duhet tė fajėsohet pėr kėtė. Serbėt kanė njė vend nė Kosovė
dhe kjo ėshtė e drejta e tyre. Ata duhet tė kenė lirinė e lėvizjes brenda
Kosovės. Serbėt nga ana tjetėr duhet tė heqin barrikadat nė Mitrovicė dhe
si shenjė pranimi tė realitetit tė ri tė Kosovės, tė integrojnė veten e tyre
me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė shqiptare. Shoqėria shqiptare nga ana tjetėr
duhet t’i pranojė serbėt si pjesė pėrbėrėse e Kosovės, si njė pjesė e
shoqėrisė.





Radio Evropa e Lire

Zoti Shtajner gjithashtu ka nenvizuar masat qe i ka cilesuar si
“strategji dalese”, e qe ne fakt sipas tij, jane “strategji hyrese” e
Kosoves ne proceset integruese evropiane?




Patrick Moore

Sigurisht. Ajo pėr tė cilėn flet kryeadministratori ėshtė njė dalje nga
periudha e pas krizės, nga ambienti jo i qėndrueshėm, jo i qartė
post-komunist dhe njė ecje me hapa tė sigurte drejt procesit tė integrimit
europian. Aitha se suksesi mė i dukshėm i Kosovės qė nga pėrfundimi i
luftės mė 1999, ėshtė se tani ka njė qeveri dhe njė parlament tė vetin
dhe institucionet e tjera do krijohen sė shpejti. Kjo ėshtė njė arritje. Dy
qėllimet qė duhet tė arrihen nė tė ardhmen janė: sė pari vendosja e
shtetit ligjor dhe sė dyti krijimi i njė ekonomie solide tė tregut tė lirė, qė
do ofrojė vende pune pėr shumicėn e popullsisė qė eshte kryesisht e re.
Kėto dy procese do t’i prekin njėlloj si shqiptarėt ashtu dhe serbėt dhe
janė qė tė dyja tė nderlidhura. Nuk mund tė ketė investime, nuk mund tė
ketė siguri ekonomike, nuk mund tė ketė vende pune tė qėndrueshme
nėse nuk ka njė shtet ligjor, nėse nuk redukohet krimi, nėse njerėzit nuk
dinė ēfarė sigurie kanė pėr investimet dhe pėr pronėn e tyre private. Si
thashė mė parė kjo ėshtė diēka qė tė dyja komunitetet duhet ta pranojnė
se ėshtė nė interesin e pėrbashkėt, qė ėshtė realiteti i Kosovės pėr tė
dyja palėt dhe duhet tė punojnė nė kėtė drejtim. Nė rast se i hedhim njė
vėshtrim historisė, diktatorėt apo demagogėt kanė lindur pėrmes
situatave tė pasigurisė ekonomike dhe papunėsisė sė lartė. Kėtė gjė e
dimė nė rastin e Hitlerit, nė rastin e Milosheviēit, qė erdhi nė pushtet dhe
filloi katėr luftėrat e fundit vetėm pas dhjetė vjetėsh rėnie tė ekonomisė
jugosllave. Kur njerėzit kanė punė, kur kanė siguri ekonomike, atėhere
janė mė pak tė predisponuar tė dėgjojnė apo mbėshtetin Arkanėt,
Milosheviēėt, apo tė tjerėt, qė luajnė me friken e njerėzve, veēanėrisht tė
tė rinjve qė nuk kanė punė.



Radio Evropa e Lire

Cfare duhet te bejne shqiptaret dhe serbet per te jetesuar reformat
substanciale?




Patrick Moore

Kjo do tė thotė se komunitetet dhe lideret pėrgjegjės duhet tė caktojnė
prioritetet e tyre, atė qė ėshtė mė e rėndėsishme. Mendoj se
kryeadministratori Steiner kishte tė drejtė kur tha se prioritete me peshe
tani janė ligjet, rendi dhe funksionimi i ekonomisė, hapja e vendeve tė
punės sidomos pėr tė rinjtė, tė cilėt ndryshe do mund tė rekrutohen nga
grupe terroriste ose grupe paramilitare. Kjo do tė thotė se njerėzit duhet
tė ndryshojnė orientimet e tyre, duke mos menduar vetėm me terma
politikė apo kombėtarė, por tė edhe pėr gjėra tė tjera. Nuk do tė thotė se
duhet ta duan njėri tjetrin, por pėr interesin e qartė dhe serioz vetiak,
njerėzit duhet tė kuptojnė se ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė fabrikat
tė punojnė dhe ata tė kenė punė. Ky ėshtė lloji i prioriteteve qė njerėzit
duhet tė caktojnė pėr veten e tyre. Duhet tė them se aty ku zbatohet ky
lloj mendimi pėr tė mirėn e interesit vetiak, shumė gjėra tė tjera do ta
ndjekin. Dhe Milosheviēėt, Arkanėt e tė ardhmes po ekstremistėt nė anėn
e shqiptarėve, nuk do tė kenė mė mbėshtetje dhe mundėsi tė rekrutojnė
djem tė rinj.

_________________________________________________

Kontribut i Tear Drops.