Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Mustafaj: Vepra e Kadaresė pas "90, mediokre!

    Ish ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj shprehet pėr herė tė parė se miqėsia e tij me Berishėn u prish

    Pas dorėheqjes keni deklaruar se keni marrėdhėnie korrekte institucionale me kryeministrin dhe kryetarin e partisė demokratike z. Berisha. Ju keni qenė miq. Mė mirė njė mik se njė ēiflig thotė njė fjalė e urtė. Kaq i lartė qenka ēmimi i pushtetit sa ja vlen tė sakrifikohen miqėsitė e vjetra?

    Unė mendoj se kjo pyetje duhet t’i bėhet Berishės. Unė tek Berisha pėrpara se tė jetė njė lider i rėndėsishėm politik kam pasur njė mik, por unė dua tė them me njėlloj kėnaqėsie se nga dhjetori i 90, pra tė themi nga java e parė pas krijimit tė Partisė Demokratike, sepse nė krijimin e Partisė Demokratike kemi qenė tė barabartė. Pra pas javės sė parė tė Partisė Demokratike kur ai u identifikua si i parė mes nesh qė po krijonim Partinė Demokratike unė e kam pranuar atė pėr lider dhe e pranoj deri nė kėto momente qė po flasim bashkė, por deri nė momentin qė unė kam dhėnė dorėheqjen i gjithė bashkėpunimi im me tė ka qenė i mbėshtetur nė dy kolona, njė kolonė e respektit dhe luajalitetit ndaj liderit tė cilin e kam edhe tani dhe njė kolonė miqėsie. Miqėsia u prish. Mbeti raporti midis njė personaliteti tė Partisė Demokratike, qė jam vetė, nuk dua tė bėj modestin kėtu sonte, dhe kryetarit tė Partisė Demokratike qė ėshtė zoti Berisha. Pra vazhdon tė funksionojė kjo gjė dhe ky bashkėpunimi ynė sot dhe nė vazhdim dhe qė nga dorėheqja ėshtė i mbėshtetur nė kėtė kolonė....

    Pėr tė bėrė miqėsi duhen dy palė. Pėr ta prishur ndoshta kėrkohen dy palė. Ky ėshtė dhe rasti juaj?

    Nuk do tė hyj nė bisedat e miqėsisė, sepse nuk e kam bėrė dhe nuk do ta bėj kėtė bisedė. E rėndėsishme ėshtė se nė Partinė Demokratike Berisha ka nevojė pėr bashkėpunimin me mua, siē edhe unė e pranoj atė pėr kryetar. Pra nė kėtė kuptim ne kemi njė ekuilibėr normal, qė na bashkon te partia demokratike...

    Por a ka njė komunikim normal?

    Komunikimi ėshtė shumė normal brenda grupit parlamentar, ka qenė shumė normal brenda strukturave tė Partisė Demokratike, por i mungon temperatura qė ka pasur mė pėrpara. Kaq.

    A keni qenė ndonjėherė miq me Kadarenė?

    Nuk kam qenė asnjėherė mik me Ismail Kadarenė, por kam qenė njė admirues i vendosur i njė pjesė thelbėsore tė veprės sė Kadaresė, qė janė disa nga romanet e tij qė mendoj se janė pasuri e pazėvendėsueshme nė bibliotekėn e letėrsisė shqiptare. E kam kuptuar dhe e kam justifikuar gjithė ambiguitetin e sjelljes politike tė Kadaresė nė diktaturė. Madje mua mė janė dukur gjithmonė naive disa teori tė Kadaresė se unė jam nisur kur kam shkruar romanin “Dimri i Madh” apo kur kam shkruar poemėn “Shqiponjat fluturojnė lart” apo kur kam shkruar romanin “Koncert nė fund tė Dimrit”, jam nisur nga qėllimi tė jap njė model, siē thotė vetė Ismail Kadareja, tė jap njė pasqyrė deformuese ose pėrmirėsuese tė diktatorit nė mėnyrė qė ai tė shohė dhe ta pėrmirėsojė regjimin nga brenda. Kadareja ka qenė ai qė kur ka shkruar romanin “Dimri i vetmisė sė madhe” citonte Engelsin dhe e merrte si model pėr veten, Shkrimtari kur arrin tė pėrshkruajė si personazhe figurat e mėdha tė historisė ka arritur pjekurinė e tij maksimale. A ka pasur ndonjė tentativė nga miq tuaj tė pėrbashkėt pėr tė sqaruar apo pėr tė bėrė njė pakt pėr tė mos ngritur shigjetat e kritikės nė publik?

    Unė nuk e kam kėrkuar njė gjė tė tillė, nuk mė ėshtė ofruar njė gjė e tillė sepse unė vazhdoj tė mbetem njė lexues i pa kondicionuar i 5 apo 6 romaneve tė Ismailit. Natyrisht qė unė ndjen njė keqardhje kur shoh veprėn e tij tė shkruar pas viteve 90, e cila nė rastin mė tė mirė ėshtė mesatare dhe pėrgjithėsisht ėshtė mediokre. Proza dhe eseistika e tij e shkruar pas rėnies sė komunizmit ėshtė njė ...

    Edhe “Pasardhėsi”...

    Ėshtė njė ēudi e madhe me Kadarenė qė nė tė gjitha rastet qė njoh ėshtė i vetmi shqiptar qė nuk ka mundur tė pėrshtatet me lirinė. Nuk ka mundur qė lirinė ta kthej nė favor tė imagjinatės sė tij dhe kjo ėshtė njė keqardhje qė kam unė pėr Kadarenė, por Kadareja ėshtė i mjaftueshėm. Njė shkrimtar qė ka shkruar “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur” apo “Kronikė nė Gur” edhe sikur tė mos shkruante mė asnjė libėr do tė ishte shkrimtar i madh.

    Pas viteve 90 ne kemi “Pasardhėsin”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”...

    Janė romane mediokre. Nuk ta merr mendja. Kėrkush... njė lexues i zellshėm i vėmendshėm nėse nuk do ta njihte Kadarenė nė vazhdimėsi nuk mund ta besonte qė Lul Mazrekun e ka shkruajtur ai qė ka shkruar Pallatin e Ėndrrave, apo “Kronikė nė Gur”. Janė gjėra mediokre. Kėta mund t’i shkruaj njė shkrimtar... nuk po pėrmend emra, por janė vepra krejtėsisht mesatare dhe spekulative..

    Ju jeni shprehur se jeni personi qė i keni propozuar zotit Berisha idenė e KOP (Komitetit tė Orientimit tė Politikave). Njė proverb anglez thotė: tė provosh ilaēin qė ke prodhuar vetė. Kjo ishte ideja juaj fillestare qė KOP –i tė zhvendosej nė ekzekutiv?

    Unė nuk e kam shpikur vetė atė. Komiteti i Orientimit tė Politikave me tė njėjtėn emėr ekziston te partia e Sarkozisė, ka qenė edhe te Partia e Shirakut. Ėshtė njė strukturė konsultative qė mbledh nė gjirin e saj njerėz tė menēur dhe tė ditur, njerėz qė kanė ide qė lidhen me tė djathtėn me qendrėn e djathtė qė ėshtė partia e Sarkozisė, ose gjithė partitė popullore europiane nė pėrgjithėsi....Por dallimi qė ekzistonte te Partia e Sarkozisė po themi dhe te KOP-i ynė ishte se kėtu u afruan me rekomandime apo drejtpėrdrejt u afruan njė numėr tė rinjsh shumė tė zot, por qė njėkohėsisht po vinin me idenė e pushtetit dhe ata zbuluan se Berisha kishte njė kompleks ndaj tyre dhe e shfrytėzuan kompleksin e Berishės pėr ta spostuar Partinė Demokratike nė shumė aspekte dhe pėr t’i marrė si tė thuash, pėr ta depolitizuar administratėn politike qė nė Kushtetutė dhe nė ligj qė tė jenė pjesė e politikės, pra nuk po hyj te administrata publike dhe pėrfituan nga ky kompleks i Berishės dhe unė nuk kam qenė dakord, nuk po e them pėr herė tė parė qė nuk mund tė depolitizohet qeveria. Qeveria ėshtė produkt politik pėrderisa del nga zgjedhjet.

    Kur flisni pėr kompleksen e keni fjalėn pėr...

    E kam fjalėn pėr njė kompleks tė Berishės ndaj disa njerėzve me diploma, ėshtė njė kompleks i Berishės ndaj 96-ės, e kam fjalėn pėr disa aspekte qė Berisha mendonte se e bėnin tė pėlqyeshėm. Pėr mua ka bėrė gabim. Pėr mua vazhdon tė bėjė gabim.

    Nuk ka tė bėjė mosha.....

    Berisha ėshtė shumė i ri, nė kėtė aspekt...

    Njė pjesė e mirė e kabinetit tė parė ishin 35 vjeēarė...

    Berisha nuk ka komplekse moshe dhe Berisha ka njė vitalitet qė ėshtė vitalitet i njė tė riu. Nė kėtė pikė ai punon shumė mė tepėr se Lulzim Basha, ose Aldo Bumēi apo kėta kopistėt qė kishim dhe kemi nė qeveri. Si volum pune Berisha nuk pėrballohet dot. Berisha punon mė shumė se gjithė ministrat dhe ky ėshtė avantazh i madh i tij. Berisha nuk ka komplekset e volumit. Berisha ka komplekset e dizanjit.

    Kush ėshtė dėshtimi mė i madh i kėsaj qeverie?

    Lufta ndaj korrupsionit. Ėshtė njė dėshtim qė nuk e kisha besuar se do t’i ndodhte Berishės. Berisha a nuk deshi a nuk mundi, por nuk po arrin ta luftojė korrupsionin.

    Po flitet shumė tė paktėn qė nga zgjedhjet lokale tė vitit tė shkuar, pėr ndarjen posteve mes ekzekutivit dhe Partisė. Nė opinion njė pjesė e drejtuesve tė PD-sė janė shprehur pėr njė ndarje tė detyrave, njė pjesė tjetėr pėr njė pėrfaqėsim tė fortė politik nė qeveri. Cili ėshtė opinioni juaj?

    Tė dyja formulat janė demokratike. Unė kam qenė nė qeveri nė atė kohė kur kryeministri Berisha ėshtė shprehur pėr ndarjen e kėtyre posteve unė kam thėnė se kjo nuk ėshtė aspak demokratike qė Ridvan Bode tė jetė edhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike edhe ministėr i Financave, por problemi ėshtė qė nė qeveri Ridvan Bode, bie fjala, ndjehet apo nuk ndjehet edhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, dmth, reflekton nė analizat dhe vendimet qė merr ai lidhur me financat, me politikėn financiare, me politikėn e taksave, me buxhetin e ku e di unė me tė gjitha, ndjehet apo jo qė ėshtė figura numėr dy e njė partie tė qendrės sė djathtė, pra reflekton njė filozofi tė qendrės sė djathtė apo hiqet si njė njeri teknicien apolitik.

    Pra unė nuk jam as pėr ndarjen e as pėr mbajtjen e tyre nė mėnyrė tė prerė. Pėr mua tė dyja janė formula qė janė demokratike. Ka eksperienca nė tė gjitha format e kėtyre dy varianteve. Nėse do tė ndahen tė ndahet edhe posti i kryetarit tė partisė. Nuk ka asnjė arsye qė sekretari i pėrgjithshėm tė quhet i papajtueshėm me qenien nė qeveri dhe kryetari i partisė tė quhet i pajtueshėm. Ne kemi disa modele edhe te partitė shqiptare nė Ballkan qoftė nė Maqedoni, qoftė nė Kosovė ku kryetari i partisė nuk ka marrė poste nė qeveri. Siē kemi edhe kėtė tjetrin ku kryetari partisė bėhet kryeministėr, rasti i Thaēit, rasti i Berishės, rasti i Fatos Nanos, pra i kemi tė dy formulat kemi rastin Fatos Nano jo kryeministėr, Pandeli Majko apo Ilir Meta kryeministėr. Pra tė gjitha janė formula tė provuara si demokratike.

    Marrė me shkurtime nga emisioni “Pėrballe” nė TVSH

    Shekulli Online
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Per Kadarene ka shume te drejte! Letersia e tij e pas viteve 90 nuk mund te krahasohet me ate te para viteve 90. Per te tjerat mendoj se po ashtu nuk e ka keq

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    mediokre.....,nuk do mund t a thoja...por mbase

    Ėshtė njė ēudi e madhe me Kadarenė qė nė tė gjitha rastet qė njoh ėshtė i vetmi shqiptar qė nuk ka mundur tė pėrshtatet me lirinė.

    i vetem??

    Nuk ka mundur qė lirinė ta kthej nė favor tė imagjinatės sė tij

    po kush ka mundur ndonje te jete me gjithmend prijes i mendimit int.?

    dhe kjo ėshtė njė keqardhje qė kam unė pėr Kadarenė, por Kadareja ėshtė i mjaftueshėm.

    pak me teper, nje cike me teper se..qofte per hir te reputacjonit...


    Njė shkrimtar qė ka shkruar “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur” apo “Kronikė nė Gur” edhe sikur tė mos shkruante mė asnjė libėr do tė ishte shkrimtar i madh.

    kjo eshte me se e vertete, ashtu si dhe juve z.Besnik jeni nje exponent i cquar i letrave e i politikes,urime

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pse cfar prisnit te thote per Kadarene ?Per librat para 90tes ai nuk tha ndonje gje te re ,po perse mbas 90tes paska ndryshuar Kadareja ,ka ndryshuar sepse ishte nder zerat me te fuqishem kunder vendosjes se Mustafait si minister i jashtem pa ditur anglisht..................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Personalisht e vleresoj shume shkrimtarin Ismail Kadare dhe jam e mendimit qe veprat e tij kane qene dhe jane po aq te mrekullueshme!
    Ismail Kadare ngelet per mua shkrimtari i preferuar i letersise shqiptare,ndonese ne 1990 dhe me vone nuk me pelqeu sensi "i atdhetarizmit" qe shfaqi ndaj emigranteve dhe ndaj te kaluares se tij !
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    DI ANA lexo nga Kadareja ''Ra nje mort me u pa'' per atdhetarizmin e tij.sikur dhjete perqind te ishin politikanet tane sa eshte Kadareja atedhetar ,ky vend nuk do te ishte keshtu.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ajzberg...

    E kam lexuar vetem nje gje nuk me ka pelqyer,pasi ikem neper amabasada ne 1990 oshte Ismail Kadareje ai qe i quajti ata qe iken "Jashteqitja e kombit" dhe pas me mbrapa erdhi dhe kerkoj statusin e azilit politik ne France duke thene qe kishte qene i keqtrajtuar prej Enver Hoxhes,ne nje kohe qe nuk ka qene e vertete,pasi dihej qe Kadareja ka qene nje nga keshilltaret e tij dhe shikohej shume ne bllok!

    Ps....persa i perkte librit,nuk kam cte them,pasi me ka pelqyer!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    DI ANA ,ka nje shprehje populli yne ''afer detit afer mbretit'',por po te ishe afer Enverit do te kishe shpaten e Demokleut mbi koke dhe kete gje e pesuan shoket me te ngushte te tij e jo me Kadareja.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Postime
    118
    ...me ka rrasti ne fund te viteve 90-ta te kemi nje tubime te ngushte miqesore me Artistine e madhe te Kombite Reshat Arbanen pasi ai ishte ne vizite ne diaspore pikerishte ne gjermani dhe si mergimtare njerze qe jane te eture per te qene afer Artit Kombetare afer atyre qe i kane dhene shpirt Artit Shqipetare si Reshat Arbana nje nga pyetje e shume miqev ishte edhe se cka menond ai per Kadaren ai na u pate pergjigjura shkurte:
    -Eshte e lehet te tregohet e shkruhate nga parisi se si duhet duket Shqiperia e eshte dic tjeter ta ndertosh Shqiperin nga Tirana nga mbrendesia e saj...


    ... Pasi Diktatura ka ikur mot po te ishte aq atdhetare sa shtirret Kadareja moti do te kthehej ne Shqiperi, une mendoj se Kadare eshte nje shkrimtare i madhe po ne rrafshine politike dhe ate Kombetar mbas 90-shit ai ka bere gabime te turpshme, dhe ka treguar se eshte shume labil...

    ...une pajtohem ne shume pika me gjykimin qe i ka bere Mustafaj...



    tungiii

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ndonese intervista e Mustafajt eshte e fresket, problemi qe preket eshte teper i konsumuar dhe nuk kuptoj pse vazhdohet t'i meshohet ketu ne forum fenomenit Kadare. Ka ne kete forum dhjetra, ne mos qindra shkrime dhe nuk eshte sot as vendi, as koha te hidhen perseri insinuata rreth nje vepre dhe nje jete komplekse ne llojin e saj. Koha ka per te saktesuar gjithshka dhe s'ka per te ndodhur kursesi, qe per shkak te nje qendrimi hierarkik ne nje sistem, te njollosen vlerat e nje talenti, Kadare, apo kushdo tjeter qofte, sikurse s'ka per te ndodhur, qe per hir te talentit te talentohet dhe piedestalohet nje jete kontradiktore ne periudhen dy kohore te sistemeve diametralisht te kundert. Sa per shkallet cilesore te krijimtarise, ato kurre nuk jane si shkallet e zakonshme te ngjitjes ne nje pallat. Perkundrazi. Jane rropatje, mundime, perpjekje, pengime, gervishtje deri ne gjakosje, njelloj si rruga malore me thepisjet dhe zbutjet e saj. Ka pra dhe lodhje, ka ndalim, ka shuarje etjeje ne nje burim, ka mbase dhe rreshqitje, sikurse dhe manovrim per kapercimin e kesaj rreshqitjeje. Nese Kadareja ja ka arritur t'ja dale mbane ngjitjes, gje qe eshte e vertete e pamohueshme, pse merremi me pjeset e tjera te ecjes shpateve te malit? Apo se jemi vete ne rreze te tij?
    -------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E,SH)

  11. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Orhan Pamuk: Dua qė Kadare tė marrė Nobelin.

    Rrėfimi i nobelistit Orhan Pamuk pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pėr letėrsinė dhe ndikimin e librave nė jetėn e njeriut



    "Ismail Kadare ėshtė njė shkrimtar mjaft i mirė dhe i njohur. Dua qė ai tė marrė kėtė ēmim"

    "Kemi luftuar shumė kundėr njėri-tjetrit, por sa luftė, aq tė pėrbashkėta kemi". Nobelisti Orhan Pamuk, nė njė rrėfim pėr emisionin "Shqip" pohon se kultura shqiptare dhe ajo turke janė shumė tė ngjashme. E ndėrsa tregon sesi u prit ēmimi Nobel nga bashkėatdhetarėt e tij, Pamuk jep vlerėsimet mė tė mira pėr Kadarenė, duke uruar qė shkrimtari ynė i madh ta marrė kėtė ēmim.

    Unė duhet tė prezantohem nė fillim. Jam shqiptare, atdheu im ėshtė i ēuditshėm, por nuk i ndahem dot. Shtėpia ime ėshtė 1 orė e gjysmėlarg shtėpisė suaj nė Stamboll. Ēfarė dini ju pėr shtėpinė time?

    Di qėShqipėriaėshtė njė vend shumė i vogėl. Di gjithashtu se edhe kultura juaj ėshtė shumė pranė tonės, domethėnė ka ngjashmėrira, ngjasim. Mund tė them seedhefjalorėt e parė turqisht janė bėrė nga disa shkrimtarė me orgjinė shqiptare. Figura tė rėndėsishme me origjinėshqiptare kanė ndikim tė madh nėkulturėn moderne tėTurqise. Nėse do vazhdoj tė flas ende, do mė ngjajė sikur kulturat e dy vendevenuk mund t'i mendojmė veē e veē, por si vazhdimėsi tė njėra- tjetrės. Nė tė vėrtetė, Shqipėriaėshtė njė vend nėmes tė Evropės. Unė di rreth viteve tė mbylljes nė vetvete tė Shqipėrisė apo dhe pėr ngjarjet e rėnda tė disa viteve mė parė. Madje kam patur shokė, kėtu nė Turqi qė janė ndikuar nga gjendja qė kaloiShqipėria para njė dhjetėvjeēari. Disa prej kėtyre ēfarė pėrmenda unė i kam shkruar edhe nė librat e mi. Intelektualėt turq e kanė ndjekur Shqipėrinė gjatė periudhave tė ndryshme. Tani e diqė Shqipėria ka kaluar nė njė sistem demokratik, ėshtė njė shtet qė po forcohet, pasurohet. Shpresoj dhe dua qė tė vazhdojė me sukses nė kėtė rrugė.

    Po te romani juaj ,"Libri i Zi" ndeshesh meEnver Hoxhėn dhe bektashizmin….

    Po, ėshtė e vėrtetė. Nėtė gjitha fushat e jetės, qofshin kėto sociale, politike apo dhe fetare, fshihet diēka. Ėshtė njė shpirt, herė- herė nė trajtė konsiparacionesh, qė me kalimin e kohėsformėsohet ndryshe, apo merr tjetėr trajtė. Kjo gjė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t'u kuptuar.Si te bektashizmi, teoria e Enverit apo Mao Ce Dunit, qė nė vetvete duken gjėra tė ndryshme, por nėse sheh mirė brenda kupton se kėto kanėdisa pika tė pėrbashkėta, qė ndoshta me kalimin e kohės bėhen edhe publike. Pėr mua ėshtė e rėndėsishmetė arrish tė gėrmosh nėpėr kėto teori. Sipas meje, kėto janė temat pėr tė cilat mund tė shkruash njė libėr apo roman .

    "Libri i zi,' ku ju i trajtoni kėto tema nuk ka ardhurende nė shqip, uroj qė "Skanderbeg books" ta sjellė shumėshpejt. Meqėnėse jemi tek shtepia botuese, e dini qė Skėnderbeu ėshtė heroi ynė kombėtar dhe aika luftuar kundėr turqve?

    Skėnderi ėshtė heroi dhe luftėtari i tė gjithė zonės. Ėshtė e vėrtetė qė kemi luftuar shumė ndaj njėri -tjetrit, por sa luftė, po aq tė pėrbashkėta kemi. Tani ka ardhur koha tė mos luftojmė me njėri- tjetrin, por tė lexojmė libra…

    Unė i pėrkas njė brezi qė ka pritur pėr shumė vite qė shkrimtari i tyre, Ismail Kadare tė merrte Nobelin. Ai ende nuk e ka marrė. Turqit e kanė pritur kėtė dhe si e pėrjetuan kur ndodhi?

    Sa keq ! Ismail Kadare ėshtė njė shkrimtar mjaft i mirė dhe i njohur. Dua qė ai tė marrė kėtė ēmim, dua qė tė jetė i suksesshėm. Nė momentin qė unė mora Nobelin, pati njė reagim politik nga mediat qė nuk kanė tė njėjtin mendim politik me mua, madje atamė hapėn luftė, jo vetėm mua por edhe Suedisė. Por unė nuk dua tė qėndroj shumė nė kėtėēėshtje. Megjithėse dua tė them diēka qė ėshtė e vėrtetė. Ēmimi Nobel qė unė mora nuk u shndėrrua nė njė festė kombėtare nė Turqi.

    Domethėnė ju nuk e shijuat dot kėtė ēmim?

    Jo, unė e shijova. Pėr kėtė jam i kėnaqur.

    Cila ėshtė gjėja qė keni mė shumė zėt ?

    Si njė shtetas turk, kam njė gjė qė mė bezdis dhe qė e shoh si njė problem me tė vėrtetė tė madh.Nė kėto kohė nuk mė ka ndodhur mė, por deri para disa viteshe provoja dhe ishte poshtėrues.Tė marrėsh vizė pėr tė shkruar nė ndonjė vend tė Evropes. Njė shtetas turk nuk mund tė marrė lehtėsisht njė vizė, sepse dyshojnė tek turku. Gjėja qė e urren mė shumė, qė e zemėron shumėturkun ėshtė kėrkimi i njė vize. Mua mė kane ftuar disa herė nė mbledhje tė ndryshme, por mė pas torturohesha pėr vizėn dhe pastaj nuk shkoja fare nė atė mbledhje. Por pas ēmimit Nobel, unė nuk kam me problem pėr ēėshtjen e vizave.

    Dua t'u pyes pėr ngjashmėritė qė kanė njerėzit, nė Shqipėri,Turqi, kudo? A kemi fate tė ngjashme, komplekse, paranoja, dėshtime, lėndime tė njėjta dhe aftėsi pėr t'ia dalė njėsoj?

    Do mė duhet tė jap njė pėrgjigje gjysmė fetare.Unė nuk jam jam njė njeri besimtar , por kjo pyetje ka njė shpjegim pjesėrisht dhe fetar. Ju ose u besoni njerėzve, qė do tė thotė t'i besosh jetės,ose nuk i besoni njerezve dhe mendoni se bota ėshtė e keqe. Por sa mė shumė ta mendoni kėtė gjė, aq mė shumė keq i bėni dhe vetes tuaj. Unė zgjedh drejtėsinė dhe mirėsinė pėrpara dinakėrise. Dmth e vlerėsoj drejtėsinė dhe mirėsinė. Nuk i dua njerėzitqė nuk ka kanė asnjė vlerė njerėzore, edhe pse ata mund tė jenė tė zgjuar. Zgjuarsia nuk ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr mua. E rėndėsishme ėshtė tė bashkosh mirėsine me zgjuarsinė.Kjo ėshtė e vėshtire. Interesante nė letėrsi ėshtė tė kapesh pjesėn djallėzore dhe tamirėkuptosh atė. Nuk duhet patjetėr qė shkrimtari tė bėhet djallėzor duke menduar tė gjitha kėto.Them se njerėzit ngjasojnėdhe nuk ka pse tė mos e kuptojnė njėri tjetrin. Pas letėrsisė sė madhe fshihet njė besim qė e vėrteta njerėzore do tė mirėkuptohet nga njerėzit e tjerė. Kjo ėshtė njė mirėsi. Nėse nuk do tė ishte ky besim, nuk do ia vlente fare tė shkruaje libra.

    Dhe pėrfund njė pyetje qė ka shkaktuar shumė kuriozitet tek shqiptarėt. Pse ėshtė njė shqiptare personazh i librit "Stambolli" si dashuria juaj e parė, vajza qė i shkruat 9 letra, 7 ia futėt nė zarf dhe i nisėt,5 pa marrė kurrė pėrgjigje?

    Ėshtė njė shqiptare, sepse mbase ngaqė kam dėgjuar qė shqiptarėt dashurojnė bukur, dashurojnė fort. Mbase, mund tė jetė kjo…


    Gazeta "Shekulli"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  12. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A ishte i rrezikuar Enver Hoxha nė vitin 1973?

    Bardhyl Trebinja

    Ismail Kadare nė librin e tij "Dialog me Alain Bosquet" shkruan edhe nė lidhje me reagimin ndaj librit "Dimri i Vetmisė sė Madhe": "...Maska ia vrau fytyrėn tiranit sapo e vuri. Reagimi kundėr romanit tim ishte i tmerrshėm. Diktatura e kuptoi menjėherė rrezikun e kėsaj vepre. Gjithė mekanizmat e saj u ngritėn mė kėmbė: policia e fshehtė e para (nė roman unė e nxirrja midis tė tjerash E.Hoxhėn sikur nuk e donte kėtė polici), Komiteti Qendror, komitetet e partisė. Kudo bėheshin mbledhje, protesta, kėrkohej arrestimi i autorit. Ishte e para herė qė kuptova se njė diktaturė mund tė ishte mė e fortė se diktatori". (Dialog me Alain Bosquet, faqe 36-37)

    Ndėrsa nė librin "Nga dhjetori nė dhjetor", Kadare shkruan: "Nė njė letėr qė mė drejton me anėn e "Le monde", nė dhjetor 1990, Nils Andersoni pėrmend ndėrkaq faktin interesant qė mė 1973, kur kritikohej libri im "Dimri i Vetmisė sė Madhe", nė tė vėrtetė kritika drejtohej edhe kundėr R.Alisė. (N.Anderson ka qenė tepėr i afėrt me udhėheqėsit shqiptarė dhe di jo pak intimitete tė tyre.) Qė R.Alia n'atė kohė ishte nė shėnjestėr, kjo ėshtė e vėrtetė, por N.Anderson bėhet i pabesueshėm kur thotė se Enver Hoxha gjithashtu paskėsh qenė nė shėnjestėr! Kjo ėshtė njėlloj sikur tė thuash qė Stalini na paskėsh qenė i rrezikuar nė BS prej konservatorėve ngaqė ishte tepėr liberal! (I.Kadare "Nga dhjetori nė dhjetor", faqe 250)

    Nė analizėn e kėtyre dy shkrimeve, shohim se Kadare hedh dy versione tė ndryshme: nė tė parin, diktatura ishte mė e fortė se diktatori, ndėrsa nė shkrimin tjetėr, diktatori E.Hoxha ishte nė shėnjestėr, gjė qė na duket e pabesueshme, sipas Kadaresė. Dihet se historikisht, diktatorėt e zbutin ose e forcojnė diktaturėn sipas tekave tė tyre, duke qenė se ata vuajnė nga sindroma paranojake. Si ka mundėsi qė njė diktator absolut si E.Hoxha tė jetė mė i dobėt se diktatura, tė cilėn ai vetė e ka thelluar? Personalisht jam dakord me thėnien e Andersonit se, mbas daljes sė librit "Dimri i Madh", E.Hoxha u ndje i rrezikuar.

    ***

    Kush e ngriti furtunėn e madhe ndaj librit "Dimri i Vetmisė sė Madhe" tė Kadaresė? Ėshtė jashtė logjike qė kėtė furtunė ta ketė ngritur vetė diktatori. Mendimi im ėshtė se kėtė furtunė e ka ngritur nomenklatura e lartė, e cila e ngazėllyer nga Festivali i 11-tė i kėngės, nė dhjetor 1972, duke shpresuar se mė nė fund Shqipėria po jepte shenjat e hapjes drejt liberalizmit, ngeli e zhgėnjyer, sepse u godit nga E.Hoxha, kinse ky festival nuk u pėlqye nga populli, ndėrkohė qė populli dhe nomenklatura shihnin me kėnaqėsi programet e huaja televizive. Kadareja ka tė drejtė, kur thotė se R.Alia ishte i kėrcėnuar, meqenėse ai ishte njė nga ideatorėt e festivalit tė 11-tė. ( Referim nga shkrimet e S.Kėlliēit, botuar tė gazeta "Shekulli").

    E.Hoxha organizoi Plenumin e IV-t tė qershorit 1973 dhe goditi njė pjesė tė nomenklaturės, pėr t'i thėnė rrethit tė vet "besnik" se nuk do tė lejonte asnjė liberalizėm. Pėr ēudi, po nė atė kohė del edhe libri i Kadaresė, "Dimri i Vetmisė sė Madhe", ku ai hedh ide tė ēuditshme; godet sigurimin e shtetit (blloku i Raqit), zbut luftėn e klasave (marrėdhėniet e Zanės, nga njė familje komuniste me tė deklasuarin Mark), hedh idenė qė Shqipėria tė bėhet njė vend si Zvicra, etj.) Nomenklatura e dinte fare mirė se kėto ide ai nuk mund t'i hidhte nė roman pa patur miratimin e E.Hoxhės. Gjithashtu, kjo nomenklaturė e lartė e ndjente veten tė ofenduar se nė kėtė libėr heroi kryesor i shkėputjes sė Shqipėrisė nga Moska ishte E. Hoxha, gjė qė nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Gjatė takimit me Hrushovin nė Moskė, nė nėntor 1960, ishte iniciativa e H.Kapos dhe M.Shehut, qė kėto bisedime u ndėrprenė (E.Hoxha "Vepra 19", faqe 381), ndėrkohė qė ishte nė kompetencė tė Sekretarit tė Parė ndėrprerja e bisedimeve. M.Shehu dhe H.Kapo duhet tė kishin dyshim se mos E.Hoxha bėnte ndonjė lojė me Moskėn, duke i shitur (ashtu si shiti K.Xoxen dhe N.Spiron nė vitin 1948). Dyshohet se pėr kėtė arsye, E.Hoxha u kthye gjysmė i arrestuar nga shokėt e vet "besnikė", kinse mund t'i vinte ndonjė e keqe nga ana e hrushovianėve.

    ***

    Sipas mendimit tim, kėtu qėndron thelbi i intrigave qė nomenklatura e lartė, M.Shehu, H.Kapo, K.Hazbiu dhe tarafi i tyre nxitėn gjithė partinė, qė nga organizatat bazė e deri lart, kundėr librit tė Kadaresė (nė fakt kundėr E.Hoxhės), duke e vėnė diktatorin nė pozitė tė vėshtirė (diktatura doli mė e fortė se diktatori). Prandaj, me tė drejtė, Andersoni thotė se jo vetėm R.Alia ishte nė shėnjestėr, por edhe vetė E.Hoxha. E.Hoxha, duke qenė paranojak, e ndjeu veten tė kėrcėnuar (sikurse nė Plenumin e Beratit, tetor 1944, edhe nė Plenumin e shkurtit 1948). Ai e ndjente se ndaj tij po organizohej njė opozitė e fortė, po ashtu sikurse Stalini u ndje i kėrcėnuar nė Kongresin e XVII-tė, viti 1934, kur gjatė votimit pėr anėtarė tė Komitetit Qendror doli i treti (deri nė atė moment kongreset kishin njė demokraci leniniste). Numrin mė tė madh tė votave nė kėtė kongres e mori Kirovi, tė cilin shokėt e kėshilluan tė kandidonte pėr Sekretar tė Pėrgjithshėm tė Partisė, pėr ta qitur jashtė loje Stalinin, gjė qė me siguri do tė kishte ndodhur, po qe se Kirovi do tė kishte pranuar. Stalini mbijetoi dhe prej aty planifikoi spastrimin e madh, duke goditur ushtrinė, sigurimin e shtetit (N.K.V.D.) dhe partinė.

    E.Hoxha, i frikėsuar nga kėto zhvillime, u sėmur dhe pėsoi infarkt (ishemi). Mbasi mbijetoi, ai, duke marrė shembull nga Stalini, goditi nomenklaturėn. Goditja filloi ndaj Ushtrisė, duke eliminuar tė parin besnikun e vet, Beqir Ballukun dhe mė pas P.Dumen, besnikun e M.Shehut, H.Ēakon, besnikun e H.Kapos dhe vazhdoi me gjithė gjeneralėt e tjerė. Mė pas i erdhi radha "sabotimeve nė ekonomi", duke e thelluar vazhdimisht luftėn e klasave. Mbas vdekjes sė dyshimtė tė H.Kapos, u godit M.Shehu, K.Hazbiu dhe gjithė nomenklatura e vjetėr e Sigurimit tė Shtetit. Sigurisht, E.Hoxha duhet tė ketė patur njė mbėshtetje tė fortė nga jashtė pėr tė gjitha kėto veprime, ashtu siē u mbėshtet nga Moska pėr eliminimin e K.Xoxes e N.Spiros dhe pėr shkėputjen nga Jugosllavia.

    Gazeta "Shekulli"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  13. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ismail Kadare

    Asnje regjim totalitar nuk luftoi letersine kaq seriozisht sa e luftoi komunizmi. Letersia me e mire lindi ne regjimin me te keq totalitar. Por paralelisht asnje regjim totalitar nuk e mori kaq seriozisht luften ndaj letersise sa regjimi komunist.

    Panorama, 25 janar 2008
    "Carpe Diem"

  14. #14
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Mustafaj thote:

    Pyetje: Pas viteve 90 ne kemi “Pasardhėsin”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”...

    Pergjigje: Janė romane mediokre.
    Kritiket me te njohur te letersise boterore thone per "Pasardhesin":

    From the Reviews:

    "Nothing "happens" in this fable, which comes to resemble Kurosawa's Rashomon as it approaches its denouement, but we are gripped every step of the way. It also recalls Kafka: in the brisk and hallucinatory narrative tone, and in the pervasive obsession with reading the signs -- does a twitch of the Guide's eyebrow indicate a change in political line? But the excellence of this book lies in the uniqueness of Kadare's vision, and in his ability to reflect pulsating human reality in the grip of an invincibly dehumanising force." - Michael Church, The Independent

    "(A) magnificent addition to his menacing, lyrical, darkly funny oeuvre. (...) (T)he prose never panics. It muses and meanders; the focus does not so much shift as glide from character to character. As a result, the reader feels a progressive tightening around the chest: you want to get out, you almost want to scream." - Murrough O'Brien, Independent on Sunday


    "The book, then, is a sort of existential whodunit, a cross between Dostoyevsky and Georges Simenon at his most bleakly enigmatic." - John Banville, The Nation


    "Kadare's political whodunnit sheds light not just on the 20th century -- on Hoxha, Stalin, Hitler, Bokassa, Amin, Pinochet -- but on every age. The nation portrayed is not just Albania (.....) There is certainly nothing run-of-the-mill about Kadare's biting parable of tyranny." - Julian Evans, New Stateman


    "His most recent book, The Successor, also happens to be one of his best. " - Christian Caryl, The New York Review of Books


    "It is a story uncannily suited to the nightmare universe the Albanian writer Ismail Kadare has created over so many years that it is almost as if his writing had made it happen. Mr. Kadare carries mystery past itself into a morass where the whys and whoms become irrelevant, and time runs sporadically backward as well as forward." - Richard Eder, The New York Times


    "While public conjecture gathers and dissipates and returns in different shapes, Kadare gives us the intimate interior monologues of his characters. (...) This novel finds its truth in the imagined words of a dead man, setting the individual over the many. It valorizes the imagination by arguing that the truth of a man is not always found in what he does or says but in his numinous interior, the place all great literature celebrates." - Lorraine Adams, The New York Times Book Review


    "Using eyewitness reports, among them Bashkim Shehu's, Kadare brilliantly recreates the atmosphere of shadowy fear, rumours and recrimination in Albania during the early Eighties, when Nexhmije Hoxha appeared to be running the troubled Balkan outpost singlehandedly. (...) The Successor provides a mesmerically readable parable about the abuse of state power. (...) Though David Bellos's translation is occasionally marred by cliches ('...), the novel succeeds admirably." - Ian Thomson, The Observer


    "(I)t combines all the readability of a crime novel with the innovatory adventurousness of a work created by a writer who, even in his late sixties, never repeats others, much less himself. (...) My only dissatisfaction is with the translation. I know no Albanian but I cannot help feeling that something is amiss." - Francis King, The Spectator


    "All this is skilfully fitted into the format of a whodunnit. (...) The Agatha Christie business risks becoming wearisome through repetition, but Kadare develops ingenious variations on the theme. (...) This is not a novel of character, but we learn just enough about the cast to keep the narrative going and our sympathies fully engaged. (...) Above all, Kadare creates a haunting sense of the absurd." - Tom Deveson, The Sunday Times


    "As a tale of the totalitarian, in which citizens fear to confess their thoughts even to their spouses, this is resoundingly 20th-century stuff. (...) Amusing chinks of political satire shine through this dysfunctional Hades." - David Isaacson, The Telegraph

    "In fact the novel itself has precisely this quality of an ancient epic, with its startling imagery, its spare and beautiful language and the paradoxical power of Kadare's narrative to offer consolation, even when describing human pride and folly at its most bleakly destructive." - Jane Shilling, The Telegraph


    "Kadare’s engagement with the Shehu story results in a crisp reflection on the nature of state terror; on the emotional background to political crimes; and on how fear eats the soul. (...) Kadare is a great author so it sad that, 15 years after the fall of communism in Albania, his work is still translated into English via French and not directly from Albanian. This results in some awkwardness and offers further evidence of the decline in interest among British publishers in embracing foreign literature. Had Kadare not won the International Booker then this strange, enlightening novel would have been denied us." - Misha Glenny, The Times


    "Kadare's latest novel represents his most straightforward attempt to grapple with the crimes hidden in the fog of Hoxha's regime. The path it takes, though, is hardly unkinked." - Ben Ehrenreich, Voice Literary Supplement

    http://www.complete-review.com/reviews/kadarei/success.htm

    Une specialist nuk jam, por kur lexoj kritiken e Besnikut dhe pastaj te The New York Times, prirem te besoj kete te dyten.

    Mire Besniko, kur te fitosh edhe ti Booker Prize International dhe te sfidosh Markez, Kundera dhe Atwood, hajde bej nje interviste tjeter te Shekulli lol
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Une kam respekt per Mustafajn, si shkrimtar dhe si politikan, por me kete lloj "kritike" besoj se i ul piket vetes. Ne rradhe te pare arti eshte pergjithesisht subjektiv dhe si i tille, askush nuk ka te drejte te absolutizoje si ai duke thene "mediokre e gjithe vepra e pas 90". Dhe per nje liberth te nje gjimnazisti zakonisht zgjidhen epitete te tjera e me pak ofenduese. Une nuk e shoh vecse si nje mungese te theksuar modestie dhe besoj shfaqje cmire, qe me cthone mes artisteve eshte gjithmone e perhapur.

    Per mua, ndonese vleresoj mjaft "Lulet e ftohta te marsit", "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut" e sidomos "Pasardhesi", them se veprat me te mira te IK mbeten "Kronike ne gur" dhe "Pallati i endrrave". Dhe nje gje tjeter qe me ka bere pershtypje dhe qe deri diku e permend Mustafaj, eshte se ne 18 vjet liri, Kadare ka mbetur shume i fiksuar ne kohen e erret te diktatures, duke injoruar thuajse fare post-90. Sidoqofte eshte zgjedhje e shkrimtarit e nuk mund ti detyrojme ne se per cfare duhet te shkruaje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  16. #16
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    DI ANA lexo nga Kadareja ''Ra nje mort me u pa'' per atdhetarizmin e tij.sikur dhjete perqind te ishin politikanet tane sa eshte Kadareja atedhetar ,ky vend nuk do te ishte keshtu.
    Nuk mund te diskutohen ne kete, fryme per Kadarene.
    Nje nga shkrimtaret me te medhej qe perfaqeson Shqiperine ne arenen nderkombetare, prej te cilit shume njerez te njohur e njohin ate(Shqiperine).
    Besnik Mustafaj, ka qene nje shkrimtar mjafte i mire , por jo ne nivelin e Kadarese.
    Per veprat e Kadarese, ai ka qene mjafte i zgjuar dhe si intelektual ka mundur te mbijetoje, sigurisht disa e dine shume mire qe Kadareja u vu ne shinjester nga p.p.sh. mbas dimrit te madh mos gaboj.
    Eshte e pamundur, qe nje shkrimtar si Kadareja te bjere ne mediokritet,te paret kritiket letrare nderkombetare , do te ishin te lumtur te kapnin nje rast te tille per tu bere te famshem.
    Ndersa z. Mustafaj nuk mundi te arrije me teper se nje minister i jashtem, dhe kjo sigurisht e lendon ate,dhe mendimet e tije jane thjeshte ambicie profesionale.
    Keta tipa ambicioze, prekin kollose te tille qe te arrijne te ngrihen pak vete.
    Une nuk di relatat e z.Besnik me Kadarene, por besoj Kadareja i ka njohur aftesite e z,Mustafaj dhe ndoshta e ka prekur , ose ka thene ate qe qe duhet per te.Eshte e pamundur qe nje shkrimtar sa vjen dhe behet me i perfeksionuar ne profesion e tije dhe jo te bier poshte ose te mos shkoje me perpara, mendoj eshte nje absurditet logjik.
    Shqiperia ka nevoje per shkrimtare dhe intelektuale si Ismail Kadare.
    Mendoj per kedo, do ta pranonte sa mire do te ishte per Shqiperine te kishte edhe nja tre a kater te tjere si ai.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga niktironci : 14-02-2008 mė 00:26

  17. #17
    Larguar Maska e lone_star
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Qe veprat e Kadarese pas 90's nuk ngjajne me ato para 90's nuk besoj se ndonjeri nga ne qe kane lexuar Kadarene te kete dyshim. Une kur lexova Lul Mazrekun gjate leximit kam kontrolluar kopertinen nja dy tre here per te pare ne eshte Kadareja autori apo jo.

    Arsyeja eshte se Kadareja ashtu si tere brezi i tij ku hyjne edhe prindet tane lindi, u rrit dhe u formua nen frymen komunisto-popullore-vullnetar-hero i popullit te asaj kohe. Endrrat dhe aspiratat qe ka patur ai brez jane shume te ndryshme nga ato qe ka brezi i sotem. Dhe menyra si e perceptojme ne realitetin sot eshte shume e ndryshme. Mendo qe ne ate kohe shumica e njerezve ishin me prinder analfabete, shkollat po hapeshin kudo, vendi ne krahasim me ate qe kish qene perpara po lulezonte e perparonte. Per me teper shumica e popullates kujtonte se Shqiperia, qendrese prej celiku e proletariatit boteror ishte vendi me i perparuar ne bote.

    Dhe Kadareja sado te hiqet si disident tani (ai ne fakt e mohon ate term vete po mua s'me vjen fjale tjeter ne mendje) ne fakt ka qene pararoja e idealeve te asaj kohe. Ka qene sekretar i pare i fronteve komuniste rinore apo jo?

    Cfare ndodhi pas 89's? I gjithe ai sistem jo vetem qe u rrezua po e pane te gjithe qe kish deshtuar ne menyre te perbindshme; aq sa njerezit po kalonin kufirin edhe nen kercenimin e plumbave.

    Kadareja mund te kete luksin dhe famen e Parisit dhe Londres tani po shpirtin e ka humbur. Sepse nuk eshte me i ri qe te besoje me pasion ne dicka te vlefshme (ose komplet te pavlefshme; s'ka rendesi) si dikur, le te kete bagazh e talent sa te doje, letersia eshte art qe behet me zemer ne fillim pastaj me tru...

    Kadareja per mendimin tim te heqe dore nga letersia artistike se eshte bere medioker dhe te filloje te shkruaje ese per identitetin e ndritur evropian te shqiptareve kundrejt atij te errtit aziatiko-lindor. Jo per gje po per kete i jepet se eshte stervitur me luften e klasave qe ne vegjeli, dikur proletariat-borgjezi, sot lindje-perendim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lone_star : 14-02-2008 mė 04:29
    E ardhmja e burrit tend varet nga ty Sibora, sa me afer meje ti aq me afer dikasterit burri yt....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Kadareja NUK KA KONSIDERUAR KURRE EMIGRANTET "JASHTEQITJE".Ishte nje shpifje, dhe aq (e komunisteve).
    Edhe sepse..... mund te evitonte qe te kerkonte ai vete STATUSIN E EMIGRANTIT NE MENYRE PUBLIKE NE FRANCE........ SA DO TE HIQEMI ME DINJITET NE.....Ai eshte me i pasur se ne, me famoz se ne, me potent se ne, pra ka shume me teper mundesi te sillet me dinjitet e krenari, edhe me pak fodullek po te doni. Ismaili eshte kryevepra jone "vivente".

    Per te kuptuar se kush e donte dhe kush e urrente ate sistem KRIMINEL ne Shqiperi. (vetem ate qe kishin perfituar pa hesap nga ai sistem)....Mjafton te bisedosh me ate qe kane qene komuniste e tani hiqen si te majte....pra ata qe s'kthyhen me pllake.... Nga menyra se si ata flasin tani, kupton kush ishte i tyre, cili ata do te donin te ishte vertet i tyri.....
    Njerezit me raprezentativ te ish-sistemit nuk e durojne dot Ismailin....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 14-02-2008 mė 09:22

  19. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga artur Lexo Postimin
    Kadareja NUK KA KONSIDERUAR KURRE EMIGRANTET JASHTEQITJE.
    Edhe sepse mund te evitonte qe re kerkonte ai vete STATUSIN E EMIGRANTIT NE MENYRE PUBLIKE NE FRANCE.
    Ishte nje shpifje, dhe aq.
    Une perkundazi krenohem me shkrimtarin e madhe Ismail Kadare dhe jam nje nga ato qe e kam ndjekur ne biseda dhe konferenca qe ka dhene ne France per librat.
    Jam zene me shume njerez kur e konsideronin si "shkrimtar oborri" dhe ne fakt e verteta kjo eshte ,duam apo sduam ne.

    Ndersa per fjalen "jashteqitje",informohu pak me mire sepse e ka thene ne 1990 dhe mund ta pranoje dhe ai vete qe e ka thene dhe nuk ma do mendja qe ti krenohesh me shume per Ismailin sesa une!E ka thene ne mitingun e madh qe eshte bere para pallatit te kultures ku eshte kercenuar populli qe do te internonin gjithe familjet e atyre qe kishin ikur,ne prezence te Xhelil Gjonit i cili ishte i pari qe mbajti kete fjalim.Dhe kjo ka dale ne gazetat shqiptare dhe jashte vendit,prandaj mundohu te kerkosh en arkivin e shtetit se do ta gjesh!Eshte aq e vertete sa eshte Shen Valentini sot!
    Kurse per statusin e emigrantit e gezoj ne FRance si "rrefugjat politik",eshte me dy nenshtetesi dhe ate deklarate qe e beri publike per strehim ne France ,jane arsyet e tij pse e ka bere publike....ndoshta eshte ndjere i kercenuar ne vendin e vet!
    Per Ismail Kadarene kam respekt te veēante si shkrimtar i madh i Shqiperise,por nuk jam dakort me shtremberimin e veprave qe shkroj gjate rregjimit komunist,sepse mua me jane rrenjosur ne koke ato qe ka shkruar ne fillim dhe nuk me pelqejne arnat!


    Pershendetje
    "Carpe Diem"

  20. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    deri diku besniku ka te drejte

    mendoj se deri diku besniku ka te drejte.si '' pasardhesi'' po dhe '' jeta loja dhe vdekja e lul mazrrekut '' jane vertete te dobeta.mirepo kadareja ka te tjera vepra qe e bejne vertete te nderuar ne letersine shqiptare..te mos harrojme romanin '' hija '' qe per mua eshte nje kryeveper qe nuk mund ta shkruante nje medioker..ndoshta besniku ka harruar vehten e tij ne letersi qe pa hezitim mund te thuash se eshte ndoshta teper e pandjeshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 14-02-2008 mė 09:42

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Janulla Rapi pėr djalin e saj
    Nga janulla nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 09:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •