Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    Pse Berisha e shikon me frike Ismail Kadarene

    Thursday, 21 February 2008 Bota Sot

    Nga Kastriot Myftaraj -

    Nė qėndrimin e Sali Berishės ndaj Ismail Kadaresė pas vitit 1990, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė konstatosh frikėn e Berishės nga Ismail Kadare.Qėndrimi i kujdesshėm i Berishės ndaj Kadaresė shkon shumė pėrtej atij takti qė kanė treguar ndaj Kadaresė tė gjithė politikanėt dhe qeveritarėt shqiptarė, tė pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Nė rastin e Berishės, mė tepėr se me kujdes kemi tė bėjmė me frikė. Pse Berisha ka frikė nga Kadare? Frika e Berishės nga Kadare reflekton frikėn e Berishės nga e kaluara e vet, dhe nga njerėzit qė mund t’ ia zbulojnė kėtė tė kaluar. Berisha e di mirė se Kadare i njeh tė gjitha skutat e errėta tė karrierės sė tij. Berisha e di mirė se Kadare ka pasur akses nė arkivat sekrete tė ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe nė dosjen e Berishės. Dikush mund tė thotė se pėrse duhet tė interesohej Kadare pėr njė mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipėria nė tetor 1990, dy muaj para se Berisha tė bėhej lider politik. Por gjėrat janė mė tė komplikuara. Ismail Kadare ka qenė sė bashku me Sali Berishėn nė takimin e intelektualėve qė bėri Ramiz Alia nė gusht 1990, para se tė zbatohej skenari katovician i ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanė qenė dhe nė njė mbledhje tjetėr intelektualėsh, shumė mė konfidenciale dhe nė njė rreth shumė mė tė ngushtė, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do tė bėhej shumė shpejt dhe ata qė ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht qė nė kėtė mbledhje tė dytė Kadare e kuptoi se Berisha do tė ishte njė nga liderėt kryesorė tė opozitės sė re. Kėshtu qė Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumė interes qė tė dinte tė fshehtat e njerėzve tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare nė dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundėsi ta siguronte kėtė informacion. Kadare kishte miqėsi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit tė brendshėm tė asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer nė kėtė detyrė pas ngjarjeve tė korrikut 1990, duke zėvendėsuar Simon Stefanin, qė qėndroi disa muaj nė postin e ministrit tė brendshėm. Bujar Hudhri ishte njė nga ata letrarėt e rinj nga rrethi i familjeve tė bllokut tė udhėheqjes komuniste, qė kishin njė joshje tė madhe ndaj figurės mitike tė Kadaresė. Kadare ua ushqente kėtė joshje pėr interesat e tij. Me anė tė nipit tė ministrit Kadare u bė mik edhe me vetė ministrin e brendshėm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė ishte njė figurė e frikshme, qė kishte drejtuar spastrimet e pėrgjakshme tė «grupit» tė Mehmet Shehut dhe atij tė Kadri Hazbiut. Nė vitin 1990, pas rėnies sė Ēausheskut, edhe pushtetarėt komunistė tė Tiranės filluan tė bėjnė secili llogaritė e veta, pėr tė shpėtuar veten. Nuk bėnte pėrjashtim as «Lala», siē e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtėsinė e njeriut tė thjeshtė, se duhej tė merrte disa masa pėr tė mbrojtur veten, sa kishte nė dorė tė bėnte diēka. Dhe kjo diēka nė mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete tė arkivave. Nė gusht 1990 shumė gjėra kishin ndryshuar dhe nė nivelet e larta nuk ekzistonte mė frika e mėparshme nga diktatori. Kėshtu qė Ismail Kadare i pėrcolli njė mesazh ministrit tė brendshėm me anė tė cilit i thoshte se koha qė po vinte kėrkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo qė propozonte Kadare ishte qė Hekuran Isai t’ i jepte kopje tė disa dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, qė mė pas do tė fitonin vlerė tė madhe dhe qė do tė shėrbenin si garanci pėr ta. Njė nga kėto ishte sigurisht dosja e Sali Berishės. Kadare do t’ i mbante kėto dosje nė njė vend tė sigurt nė Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetėm nė rast se do tė ishte e nevojshme pėr ato tė dy, pra do t’ i pėrdornin pėr shantazh. Kjo ishte pikėrisht zgjidhja e problemit tė «Lalė Hekrit». Ai ishte dakord me tė dy duart dhe bėri ashtu siē i tha Kadare. Mė pas Kadare do ta shpėrblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhėnė Shtėpisė botuese «Onufri» tė Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit tė librave tė tij nė Shqipėri, gjė qė e ka dhe sot. A doni njė provė tė «Katovicės»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, nė periudhėn paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit tė brendshėm tė diktaturės komuniste! Dikush mund tė thotė se pėrse Kadare nuk i nxori kėto tė dhėna kur Berisha e futi nė burg Lalė Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai qė nuk ia kėrkoi kėtė gjė Kadaresė me anė tė Bujar Hudhrit, se Lalė Hekri u tremb se mos tėrhiqte mbi kokėn e tij zemėrimin e qėndrave ndėrkombėtare qė do tė shikonin t’ u komprometohej pėrfundimisht pluralizmi nė Shqipėri, si i dalė nga Plani i Katovicės. Kėtė gjė nuk e donin as perėndimorėt se pastaj duhej tė ndryshonin krejt skemat e tyre nė Shqipėri. Prandaj Lalė Hekri, me urtėsinė e tij fshatareske, e gjeti mė me vend tė heshtte dhe tė bėnte disa vite burg, se tė tėrhiqte, mbi krye zemėrimin e zotave tė «Olimpit» ndėrkombėtar. Tė njėjtėn llogari duket bėri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi nė burg. Sigurisht qė kėtė lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di kėtė gjė. Por Berisha di dhe atė tjetrėn se Kadare ka njė gen bizarr gjirokastrit qė mund ta ēojė nė veprime tė paparashikueshme, qė janė mė tepėr marrėzi se trimėri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresė, kujdeset qė mos ta cėnojė Kadarenė deri nė atė pikė sa ai tė bėjė veprime realisht tė dėmshme ndaj Berishės. Berisha ka frikė se mos Kadare vihet nė rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siē bėri Cvajg pėr Fushe, shkruan njė libėr pėr tė (Berishėn), ku tė paraqiten dhe tė dhėna nga dosja e Berishės si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Berisha e di mirė se Kadare ka njė joshje tė madhe pėr ta shkruar kėtė libėr, pasi ky do tė bėhej njė bestseller nė botė, duke konsideruar famėn, nė shpėrpjesėtim me pėrmasat e Shqipėrisė qė mori Berisha nė botė, me ngjarjet e vitit 1997 nė vendin tonė. Prandaj Berisha kujdeset qė ta mbajė Ismail Kadarenė «nėn kontroll», duke i ngjitur atij pas njerėz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenė dhe mik i ngushtė me botuesin e sotėm tė Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytėzuar miqėsinė me Bujar Hudhrin, tė krijuar qė nė shkollėn e mesme, pėr t’ u bėrė mik me Hekuran Isain, tė cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministėr. Misioni qė Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranė Ismail Kadaresė, ėshtė arsyeja kryesore qė Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime tė mėdha me pushtetin, si ministėr informal qė pėrcakton tenderėt e rrugėve dhe tenderė tė KESH (nė kohėn e Andi Belit), nė njė kohė qė abuzimet nė pėrmasa tė mėdha, pėr hir tė sė vėrtetės, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhėnė nė media pėr PD shumė mė tepėr se Fahri Balliu. Marrėdhėniet e Berishės me Kadarenė dukej se do tė precipitonin pas emėrimit tė Besnik Mustafajt si minsitėr i jashtėm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrėdhėniet e tij me Berishėn tentojnė drejt atij qė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė quhej ekuilibri i frikės dhe qė vinte nga shkatėrrimi i sigurt i ndėrsjelltė i dy blloqeve tė pajisura me armė bėrthamore. Kadare mund ta shkatėrrojė Berishėn, por edhe Berisha mund ta dėmtojė Kadarenė, ndonėse nuk mund ta shkatėrrojė atė, se Kadare ėshtė vetėm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me tė ardhur nė pushtet nė vitin 1992 urdhėroi qė tė gjendej nė arkiva ēdo gjė kompromentuese qė ishte pėr Kadarenė. Dhe nė arkiva kishin mbetur jo pak gjėra kompromentuese pėr Kadarenė. Njė nga arsyet qė Kadare i urren shumė Ramiz Alinė dhe Nexhmije Hoxhėn ėshtė se nuk pranuan kėrkesėn qė u bėri kur e lejuan tė ikė nga Shqipėria nė tetor 1990, me gjithė familjen, kundėr rregullave tė regjimit. Atėherė Kadare u kėrkoi qė nė arkiva tė pastrohej ēdo gjė kompromentuese pėr tė. Ramizi dhe Nexhmija i dhanė fjalėn pėr kėtė, por mė pas Kadare e kuptoi se e kishin gėnjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bėri dosjen e tij «Kadare» pėr tė kundėrbalancuar dosjen «Berisha» qė ka ka Kadare. Kėshtu qė Berisha dhe Kadare qėndrojnė sot pėrballė njėri tjetrit si dy pėrbindėsha, produkt i «Katovicės». Tashmė, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit tė jashtėm, Kadare ėshtė distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrėdhėniet e Kadaresė me Berishėn kanė kaluar nga periudha e luftės sė ftohtė, nė kohėn kur Mustafaj ishte ministėr, nė atė tė paqes sė ftohtė, me dorėheqjen e Mustafajt.

    ------------------------------------
    z.Mustafaj ka shume te drejte.. kush e ka lexuar romanin" Pesha e Kryqit"???

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na e sillni ketu po mundet kete romanin ..lul mazreku.. e ta lexojme..

    rendesi ka qe kadare.. ka gisht ose dore ne krijimin e nje fryme dashamirese ne france per kosoven.. e kjo dha frytet..
    franca..njohu kosoven shtet..

    kjo eshte nje fitore e madhe historike per kombin shqiptar..

    e meqe ne kete fitore ka gisht apo dore dhe kadare.. athere.. lavdi kadarese..

    pik..

    te fala bejini besnik cifligut..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Kadare te “Prilli i Thyer” nxjerr kishėn katolike si nxitėse tė hakmarrjes

    Wednesday, 12 March 2008

    Nga Kastriot MYFTARAJ - Nė librin e Kadare duket qartė tendenca pėr denigrimin e katolikėve, qė shprehet jo vetėm tek paraqitja e Kullės sė Oroshit, i zoti i sė cilės ėshtė katolik, si shtėpia e Drakulės, por edhe tek fakti se nė kėtė Horror katolikėt janė gjithandej, qė nga Qehajai i gjakut, Mark Ukaējerra, pa pėrjashtuar as priftėrinjtė.Ismail Kadare nuk mjaftohet me atė qė gjakmarrja qendrore nė libėr ėshtė mes dy katolikėve: «Gjorgu i Berishajve shtiu mbi Zef Kryeqyqen!» (Ismail Kadare: «Gjakftohtėsia», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1980, f. 185) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtėpia botuese «Onufri», Tiranė 2003, f. 13. Tė dy palėt janė katolikė. Emri «Gjorg» ėshtė version i emrit «Gjergj», i ardhur nga trajta «Georg». Emri «Georg» nė Shqipėri duhet tė ketė hyrė pas kryqatave, kur nė vendin tonė filluan tė vijnė klerikė tė huaj katolikė. Ismail Kadare e projekton tė keqen e mjedisit dhe njerėzve edhe tek kishat katolike: «-Dianė, shiko njė kishė. Ajo u afrua te xhami dhe sytė e saj kapėn kryqin mbi kėmbanoren e gurtė tė kishės. Kisha ishte mbi njė lartėsi shkėmbore dhe, ngaqė rruga kalonte tepėr poshtė nė krahasim me tė, apo ndoshta pėr shkak tė grisė sė qiellit, kryqi i zi dukej sikur lėvizte kėrcėnueshėm midis reve. Kisha ishte akoma larg, por, kur u afruan dhe pak, ata dalluan kambanėn, pėrndritja e zbehtė, verdhacuke e bronzit tė sė cilės shpėrndahej si njė nėnqeshje nėn atė kėrcėnim tė zi kryqor». (Ismail Kadare: «Gjakftohtėsia», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1980, f. 234-235) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtėpia botuese «Onufri», Tiranė 2003, f. 64-65. Nė librin e Kadaresė, priftėrinjtė katolikė paraqiten si njerėz qė nuk janė shumė tė interesuar pėr pajtimin e gjaqeve, por pėr nxitjen e gjakmarrjes. Kadare e pėrshkruan kėshtu njė tentativė pėr pajtim mes fisit tė Berishajve dhe Kryeqyqeve: «Kėrkesa pėr pajtimin e gjakut, aq e rrallė nė malėsi, bėri bujė nė katund, madje edhe nė flamur. U morėn tė gjitha masat qė gjithēka tė bėhej sipas rregullave tė pėrpikta tė kanunit. Ndėrmjetėsit e pajtimit, bashkė me ca shokė e dashamirės tė Berishajve, qė nė kėtė rast quheshin 'tė zotėt e gjakut', i shkuan gjakėsit, pra Kryeqyqėve, pėr tė ngrėnė bukėn e gjakut tė pajtuar. Sipas zakonit ata hėngrėn drekė sė bashku me vrasėsin dhe caktuan ēmimin e gjakut qė duhej tė paguanin Kryeqyqėt. Pas kėsaj mbetej vetėm qė i ati i Gjorgut, pra i zoti i gjakut, me sqepar e daltė, tė skaliste njė kryq te dera e vrasėsit, tė pinin njė pikė pikė gjak tė shoqishoqit dhe tė quheshin tė pajtuar pėrjetė. Mirėpo ai ēast nuk erdhi kurrė, sepse njė xhaxha plak u bė shkak qė tė prishej gjithēka. Dhe kjo ndodhi kur pas drekės, ndėrsa, njerėzit, sipas zakonit, hynin nė ēdo dhomė tė kullės dhe pėrplasnin kėmbėt pėr tė treguar se hija e gjakut do tė dėbohej nga ēdo kėnd i shtėpisė, xhaxhai plak i Gjorgut thirri befas: jo. Ishte njė plak i qetė, qė s’ ishte ndier kurrė nė fisin e tyre dhe prej tij mė pak se prej kujtdo pritej njė gjė e tillė. Tė gjithė ngrinė nė vend dhe sytė, dhe qafat, dhe kėmbėt qė qenė ngritur pėr t’ u pėrplasur me forcė nė dysheme u ulėn shurdhtazi si nė pambuk. Jo, tha prapė xhaxhai plak. Atėherė prifti qė ndodhej atje, si ndėrmjetėsi kryesor i pajtimit, bėri njė shenjė me dorė. 'Atėherė gjaku vazhdon' tha ai». (Ismail Kadare: «Gjakftohtėsia», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1980, f. 217-218. Kėtu prifti katolik del praktikisht si nxitės i gjakmarrjes, derisa nuk bėn asnjė pėrpjekje pėr tė folur veēmas me plakun qė kundėrshtoi pajtimin dhe pėr ta bindur atė. Ndėrsa tek botimet e «Prilli i thyer» pas vitit 1990, si libėr mė vete, me emėrtimin «roman», Kadare tek ky paragraf ka bėrė vetėm ndryshimin qė priftit i ka vėnė njė emėr. Fjalia e botimit tė vitit 1980 «Ndėrmjetėsit e pajtimit, bashkė me ca shokė e dashamirės tė Berishajve, qė nė kėtė rast quheshin 'tė zotėt e gjakut', i shkuan gjakėsit, pra Kryeqyqėve, pėr tė ngrėnė bukėn e gjakut tė pajtuar.» ėshtė bėrė nė botimin e vitit 2003: «Ndėrmjetėsit e pajtimit, tė prirė nga frati Nik Prela, bashkė me ca shokė e dashamirės tė Berishajve, qė nė kėtė rast quheshin 'tė zotėt e gjakut', i shkuan gjakėsit, pra Kryeqyqėve, pėr tė ngrėnė bukėn e gjakut tė pajtuar». («Prilli i thyer», Shtėpia botuese «Onufri», Tiranė 2003, f. 46). Pra, Kadare edhe nė vititn 2003 e nxjerr Kishėn Katolike praktikisht si nxitėse tė gjakmarrjes. Madje Kadare, nė libėr i paraqet priftėrinjtė katolikė si kėshilltarėt e Kullės sė Oroshit pėr tė mbrojtur industrinė e gjakmarrjes: «Mark Ukaējerra bėri edhe njė hap drejt bibliotekės dhe dora e tij, me njė lėvizje gjysmė pėrkėdhelėse, gjysmė tė egėr preku rradhėn e librave dhe tė revistave bashkėkohore. Ai dinte shkrim e kėndim, megjithatė jo aq sa tė ishte nė gjendje tė lexonte se ēfarė shkruhej nė to pėr Orokun. Njė nga priftėrinjtė e kuvendit tė murgeshave, qė ishte jo larg qė kėndej, vinte njė herė nė muaj, pėr tė sistemuar sipas pėrmbajtjes librat dhe revistat e mbėrritura nė kullė. Ai i ndante ato nė tė mira dhe tė kėqija, me njė fjalė nė ato qė shkruanin mirė pėr Orokun dhe Kanunin dhe nė ato qė shkruanin keq pėr tė. Sasia e tė mirave nė krahasim me tė kėqijat ndryshonte vazhdimisht. Zakonisht tė mirat ishin mė tepėr, por edhe tė kėqijat s’ ishin pak. Kishte stinė qė tė kėqijat shtoheshin me vrull, saqė ishte rrezik qė tė barazoheshin me tė mirat». (Ismail Kadare: «Gjakftohtėsia», Shtėpia botuese «Naim Frashėri», Tiranė 1980, f. 288) Gjithashtu edhe tek: «Prilli i thyer», Shtėpia botuese «Onufri», Tiranė 2003, f. 123. «Prilli i thyer», si tė gjithė librat e Kadaresė pėr Shqipėrinė e Veriut vuan nga artificialiteti. Ai q ėka lexuar librat e tjerė tė Kadaresė e kupton se autori ėshtė jashtė botės sė vet jetėsore. Nuk ėshtė e rastit qė tek «Prilli i thyer» apo «Dosja H» Kadare i pėrshkruan ngjarjet qė vendosen nė Shqipėrinė e Veriut, nga pikėpamja e njė udhėtari qė vjen nga jashtė kėsaj bote, njė shkrimtari qė vjen nga kryeqyteti nė rastin e parė dhe dy udhėtarėve perėndimorė nė tė dytin. Derisa «Kronikė nė gur» dhe «Breznia e Hankonatėve» mund t’ i shkruajė vetėm njė njeri qė ka lindur dhe ėshtė rritur nė Gjirokastėr, librat me temė nga Shqipėria e Veriut, «Ura me tri harqe», «Kush e solli Doruntinėn», «Prilli i thyer», «Dosja H», «Lulet e ftohta tė marsit», mund t’ i shkruante, nė njė mėnyrė ose tjetėr, edhe njė shkrimtar i huaj qė ka lexuar pėr Shqipėrinė. «Prilli i thyer» i pėrket asaj serie librash tė Kadare qė ai i shkroi nėn efektin «Ivo Andriē». Ivo Andriē, qė fitoi Ēmimin Nobel pėr letėrsi, nė vitin 1961, ushtroi njė ndikim tė madh mbi Ismail Kadare. Ivo Andriē e fitoi Ēmimin Nobel pėr shkak tė paraqitjes shumė tė ndjerė dhe mjeshtėrore qė i bėn nė librat e vet dhe posaēėrisht nė «Ura mbi Drinė» realitetit ekzotik tė Bosnjės me legjendat, doket, konflikteve qė vijnė nga pėrplasja e tyre etj., tė gjitha kėto gjėra shumė ekzotike pėr perėndimorėt. Ismail Kadare, gjithashtu e ėndrronte suksesin nė Perėndim dhe Ēmimin Nobėl. Kėto ėndėrra iu shtuan edhe mė tepėr kur Enver Hoxha, nė njė takim me shkrimtarėt, nė vitin 1961, pėr t’ iu kompensuar mungesėn qė iu solli atyre prishja me Bashkimin Sovjetik, dhe vendet e tjera tė kampit socialist, ku ata kishin mundėsi tė botonin librat e tyre, i joshi me perspektivėn e botimit tė veprave tė tyre nė Perėndim, kuptohet kryesisht nga shtėpitė botuese tė kontrolluara nga lėvizjet komuniste pro Pekinit dhe Tiranės. Kadare, pasi Andriē mori Ēmimin Nobel, e kuptoi me intuitė se ēfarė pėlqente Perėndimi nga letėrsia ballkanike. Perėndimi nga letėrsia ballkanase pėlqente atė qė pėrshkruante ekzotikėn ballkanase dhe mė tepėr se tė tashmen donte tė shkuarėn osmane, kur historia pėrzihej me legjendat. Ismail Kadare e kuptoi se sensi ekzotik i tė huajve, posaēėrisht perėndimorėve, kur ishte fjala pėr Shqipėrinė, pėrmbushej nga realiteti i Shqipėrisė sė Veriut me Kanunin, legjendat, shoqėrinė fisnore tė ruajtur si nė lashtėsi, eposin, veshjet ekzotike, mentalitetin e trashėguar tė vendasve ku perėndimorėt gjenin vetveten siē kishin qenė nė kohėt e vjetra. Kėshtu Kadare shkrojti «Kronikė nė gur», qė ngjan shumė me romanin e Andriē pėr pėrshkrimin qė i bėn ngjarjeve ekzotike tė njė qyteti, sipas pėrjetimit tė ngjarjeve nga njė banor i tij. Mė pas nga Kadare vijoi me «Ura me tri harqe», «Kush e solli Doruntinėn», «Prilli i thyer», «Breznia e Hankonatėve», «Viti i mbrapshtė», «Pashallėqet e mėdha», «Pallati i ėndrrave», «Dosja H», «Lulet e ftohta tė marsit», ku nė tė gjitha kėto Kadare imiton Ivo Andriēin. Dhe pėrgjithėsisht ngjarjet zhvillohen nė Shqipėrinė e Veriut. Gjėrat ekzotike nga bota e Shqipėrisė sė Veriut dalin shumė dhe nė romanet e tjera tė Kadare si «Gjenerali i ushtrisė sė vdekur», «Dimri i madh», «Koncert nė fund tė dimrit» etj. Por Andriē pati sukses se ai nė librat e vet dhe posaēėrisht nė kryeveprėn e vet «Ura mbi Drinė» pėrshkruan realitetin e pėrjetuar prej tij nė fėmijėrinė dhe rininė e vet. Ivo Andriē lindi nė Bosnje dhe u rrit nė qytetin Vishegrad, ku zhvillohen ngjarjet e romanit «Ura mbi Drinė» dhe ku autori jetoi qė nga mosha dy vjeē. Bota e romaneve tė Andriē, «Ura mbi Drinė», «Kronikė bosnjake», «Elefanti i Vezirit», «Zonja nga Sarajeva», «Ditėt e konsullit» ėshtė bota bosnjake ku Andriē lindi dhe u rrit. Ismail Kadare ngrihet nė nivelin e Andriē tek «Kronikė nė gur» apo «Breznia e Hankonatėve» ku Kadare pėrshkruan botėn e qytetit ku lindi dhe u rrit, Gjirokastrės. Edhe lexuesi qė lexon librat e Kadaresė pėr Gjirokastrėn dhe ato pėr Shqipėrinė e veriut, e ndjen se tek tė dytat ka diēka qė nuk shkon. Kjo ka ardhur prej faktit se Kadare nuk bėri pėrpjekje pėr ta njohur mirė Shqipėrinė e Veriut, edhe pse kishte vendosur tė shkruante shumė pėr tė. Dy herė qė Kadare shkoi jashtė Tiranės nė kohėn e regjimit komunist, pėr njė kohė relativisht tė gjatė, ai zgjodhi tė shkonte nė Shqipėrinė e Jugut, nė Berat nė 1967 dhe nė Lushnje nė 1975. Nė Shqipėrinė e Veriut ai nuk kishte kaluar veēse pak ditė, dhe sigurisht qė e njihte atė mė pak se udhėtarė tė huaj si Edith Durham, apo baroni Franz Nopēa. Nė tė vėrtetė, Kadare, nė kohėn qė shkruante librat e tij pėr Shqipėrinė e Veriut, duke pėrfshirė dhe «Prilli i thyer» njihte shumė mė mirė Rusinė, ku kishte jetuar dy vjet (1958-1960), se Shqipėrinė e Veriut. Kjo ėshtė njė gjė shumė e ēuditshme dhe qesharake. Shkrimtarėt e mėdhenj na kanė dhėnė kryevepra pėr njė botė ku ata nuk kanė lindur dhe janė rritur, por ama kanė jetuar gjatė atje, siē bėri Heminguej qė na dha kryeveprėn «Pėr kė bien kėmbanat» pėr Spanjėn, ku jetoi gjatė.

  4. #44
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    rendesi ka qe kadare.. ka gisht ose dore ne krijimin e nje fryme dashamirese ne france per kosoven.. e kjo dha frytet..
    franca..njohu kosoven shtet..
    Brari....Pak informacion per ty ne nje shkrim interesant ku ne te cilin Kadareja flet per Rugoven.

    ISMAIL KADARE: "UNĖ RESPEKTOJ Z. RUGOVA POR EDHE AI TANI ĖSHTĖ I RRETHUAR NGA EKSTREMISTĖT"

    Kritika e Kritikės

    Ēdo kritikė ėshtė njėkohėsisht edhe politikė e cila nė njė masė e prek kėtė ose atė interes shoqėror apo individual. Pėr kritikat qė bashkėsia nderkombėtare i dergon nė drejtim tė kosovarėve ne nuk hamendemi, kjo pėr ne ėshtė njė formulė e njohur, por kritikat kronike tė z.Ismail Kadare vertet na shtojn ēudinė.

    Sidomos ne kosovaret kemi njė respekt shumė tė madhė pėr shkrimtarin e madhė tė letrave shqipe z.Kadare. Ne njerėzit qė mėsojm alfabetin shqip, me ėndje i lexojmė kryeveprat e shkrimtarit tonė tė madhė, fjalėt e tij ne i absorbojmė me njė interesim tė veqantė, intervistat e tij ne, sidomos ne kosovaret i pranojmė me njė kėnaqėsi spirituale, por ama autori i “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur” gjithėherė adreson nė drejtim tė shqiptarėve e kosovarėve kritika nga mė tė ndryshmet duke mos kursyer as edhe njė fjalė nga fjalori i njė shkrimtari tė madhė.

    Kupolen pėr tė paraqitur opinionin tim e mbushin sidomos intervistat e fundit, dhe ja shkrimtari i respektuar, ky njėri qė nė ēdo fjalim tė tij e pėrqesh politiken enveriste, ky njeri qė doli nga Shqipėria nė kohen kur nė Shqipėri erdhi demokracia e shumė pritur. Sot shkrimtari ynė i famshėm duke mos e parė realitetin se ēka nė tė vertetė ėshtė zier nė Kosovė pesė vite pas luftės kritika e tij vetem sa vjen e shtohet. Ja se ēka thot shkrimtari ynė i madhė :

    "Mendoj se ėshtė goditur mė rėndė fitorja mė e madhe qė ka arritur populli shqiptar, afrimi me perėndimin, krijimi i aleancave me botėn perėndimore, pėr fat tė keq kjo ėshtė shkelur me kėmbė kėto dy tre ditė, domethėnė Shqipėria dhe Kosova bashkė me shqiptarėt ka rrezik tė kthehen prapė nė izolim si mė parė dhe kjo ka qenė ėndrra e Serbisė dhe ėndrra e Enver Hoxhės. Pra me kėtė qė u bė nė mėnyrė tė verbėr u godit liria e Kosovės, e ardhmja e saj, u goditėn aleatėt tanė nė mėnyrė tė pabesė",tha Ismail Kadare

    Shkrimtari Kadare duke e parė Kosovėn nga Franca mendon se duke pas njė liri tė lėvizjes nga njė qoshe e Kosovės nė tejtren qoshe kemi arritur fitore, pa ditė se kush dhe ēfarė jemi, shkrimtari mendon se ėshtė goditur afrimi me perėndimin dhe se ky far afrimi me perėndimin paska qenė, mandej se paska pas aleanca me botėn perendimore, dhe shkrimtari mendon se me njė protestė, qė vertet nuk arsytohet por kuptohet, Kosova apo Shqipėria prapė ngelin nė njė izolim, si thotė shkrimtari. Mė pas nė njė intervistė tjetėr tė fundit pėr njė media italiane thotė :

    “Unė respektoj z.Rugova por edhe ai tani ėshtė i rrethuar nga ekstremistet”

    Nese edhe zotri Rugova qenka sipas Kadares i rrethuar nga ekstremistet atėherė kush duhet tė jetė me dhe rreth z.Rugova, kush duhet ta zgjedhė atė pėr kryetar. Jo, shkrimtari nuk duhet tė gabojė e tė kritikoj, nuk do tė kemi kritikė tė mire nė qoftė se i pranojmė tė drejten qė tė gabojė. Nė qoftė se diku duhet, atėherė pikėrisht nė fushen e kritikės ėshtė e nevojshme tė bėhen shumė kėrkime, ėshtė e pa mundur tė merret vendim pėr kritika pėr njė vlersim kaq tė madhė si ėshtė vlersimi i shkrimtarit tone tė famshėm, tė kritikosh pa kryer hetime ėshtė kritikė me vlerė qė asnjė komision nuk e pranon as komisioni pėr ēmimin “Nobel”.

    Ky ėshtė vlersim i imi, pavarėsisht ēfarė ėshtė ai, nese e kam gabim e pranoj ēdo kėshillė. Konflikti nė mes tė kritikės dhe praktikės ėshtė ndoshta diqka tjetėr por z.Kadare kritikat ndaj shqiptarėve thuaj se i janė bėrė praktikė, ama tė kritikosh duke zgjedhur ose duke menduar nė ndonjė arbitėr tė pa gabueshėm shumė lehtė arbitri shėndrrohet nė dogmatizėm dhe nė absolutizėm politik. Kritika e kritikės nuk ėshtė vetėm rezistencė e asaj qė ekziston kunder kritikės por para sė gjithash shprehje e verifikimit tė domosdoshėm tė kritikės nė praktikė, asnjė kritikė nuk mund t’i shmanget kėtij verifikimi nė praktikė njėsoj sikurse as praktika qė nuk mund t’i shmanget kritikės. Pėr dikė kjo qė thash mund tė duket vetėm ligjeratė por nuk ėshtė ligjeratė por njė e vertetė e akceptueshme. Nėse bashkėsia nderkombėtare dikton siq po ndodhė, dhe nese kritikat e saja nuk kanė tė ndalur nė adresė tė shqiptarėve siq po ndodhė sė paku ne shqiptaret, inteligjenca jonė duhet tė kuptoj realitetin e jo tė bėhemi mė papė se papa me kritika.

    Pa dhėnė tė tjera shpjegime se ēka vėrtetė ėshtė realitet, opinionin tim do ta pėrmbyllja me njė fjalė tė njė njėriu qė z.Kadare mund ta njoh mė mirė se sa unė nga se pėrkon me kohėn kur shkrimtari nė Shqipėrinė e diktatorit Enver pėrbiu shumė “vuajtje”, e din shkrimtari mė mirė se ēdo kush se ēfarė ka vuajtur. I famshmi Edvard Kardel thotė :

    “Njėriu jeton nė bashkėsi tė panumėrta dhe tė shumėllojshme tė interesit dhe nė kėto bashkėsi formohet edhe vetėdija e tij e pergjegjėsisė shoqėrore”.

    (Autori ėshtė student pranė Universitetit tė Sarajevės)
    "Carpe Diem"

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    "ismaili Kurre Nuk Ma Dha Doren"

    SHPĖTONI SHKRIMTARIN KAPLLAN
    Nga Irhan Jubica
    Mar 10, 2008, 10:16


    Nga burgu i Burrelit me 6 thasė dorėshkrime

    “Sot u zhburgua … Kapllani, komunisti Kapllan Resul Bejkoviē… E pashė nga dritarja, teksa nxorri nga jashtė telave tė rrethimit tė burgut nja gjashtė thasė tė mėdhenj, nė tė cilėt ka shkrimet…”

    Nga Burreli, Fatos Lubonja i ka shkruar kėto fjalė mė 7 dhjetor 1990, ditėn kur Kapllan Resuli u lirua pas 20 vjetėsh burgim. Njė ditė mė parė, nė “Bota e Re” tė Prishtinės ishte kėrkuar lirimi i shkrimtarit. Vėshtirė tė besohet si rastėsi qė edhe intervista e parė e Resulit pas lirimit nga burgu u botua po nė Kosovė, ku ishin shkruar nė vijimėsi artikuj nė mbėshtetje tė tij e ku iu premtua edhe botimi i librave, ndėrkohė qė nė Shqipėri nuk heshtej mė pėr tė si mė parė, por kishin nisur sulmet. Ata qė e kujtojnė Shqipėrinė e fillimit tė viteve ’90 e dinė se diktatura brenda telave me gjemba ra, por jo pėr tė gjithė. Megjithatė, vetėm pak kohė i mjafton Kapllan Resulit qė t’u pėrgjigjet individualisht sulmeve qė i ishin bėrė, bllokadės sė emrit, si dhe atyre qė ai i quan atentate ndaj personit tė tij. Ai kthehet nė skenė kryesisht me ribotime tė sukseseve “Bujana” e “Tradhtia”, krahas polemikave tė ngeshme me “njė nga shkaqet e arrestimit” tė tij, Ismail Kadarenė, pa i hapur deri vonė thasėt e burgut. Madje njė pjesė e konsiderueshme e bibliografisė sė tij pėrbėhet nga libra polemizues, kujtimesh apo kritikash tė shkruara pas lirimit nga burgu. Tė sakta, por tė ashpra e me referenca tė shumta, polemikat do t’i kenė marrė Resulit kohėn, por ndoshta edhe frymėn e letėrsisė sė mirėfilltė, pasiqė veprat origjinale letrare tė shkruara gjatė kėsaj periudhe tė lirisė, nuk i kanė tejkaluar botimet e tij tė viteve ’60. E vėrteta ėshtė se duke mos operuar me mjete tė jashtėzakonshme stilistike, vepra letrare e Kapllan Resulit nuk pėrbėn ndonjė habi artistike, por nuk mund tė lihet mėnjanė forca e ideve qė mbėshtillen me tekst, sidomos ideja e lirisė dhe e dashurisė njerėzore, qė janė nė fakt, ide themelore tė njerėzimit. Disa kundėrshtarė tė betuar tė Resulit, pasardhės tė atyre qė ia zverdhėn jetėn birucave, kanė shkuar larg duke thėnė se “Tradhtia” nuk ngjan nė stil, gjuhė e realizim artistik me veprat e tjera tė po asaj periudhe, ndėrsa me tė tashmet nuk kanė qasje fare. Mirėpo me gjasė qėllimisht harrohet se Kapllan Resuli e ndonjė tjetėr u hoqėn pėrdhunshėm nga gara pėr 20-30 vjet rresht, duke i shtyrė nė kufijtė e ekzistencės, periudhė prej sė cilės nė planin artistik nuk priten mrekulli, dhe rikthimi i tyre nė garėn letrare shqiptare u prit me po aq urrejtje sa ē’ishte shoqėruar edhe ikja. Pėr tė mos folur pėr breza lexuesish tė cilėt ishin shpėlarė mjaftueshėm nga trutė sa tė mos shfaqnin interes pėr llojin e letėrsisė sė shkruar e tė kyēur para 40 vjetėsh. Nė kėtė prizėm, thasėt e burgut tė Kapllan Resulit kuptueshėm mund tė mos kenė tjetėr pėrveē ditareve, kujtimeve, studimeve e polemikave, pėr tė cilat burgu ėshtė mė imponues.


    STUDIME E POLEMIKA NĖ DĖM TĖ LETĖRSISĖ?


    “E fejuara e detarit”, “Fanola”, “Ushtima e Korabit”, “Tramuntana” e sidomos “Tradhtia”, por ndoshta edhe “Gjarpni” pėrshkohen prej frymės humaniste, janė shkruar me realizėm e ndonėse ndonjėra mund tė vuajė prej asaj ideologjie qė ka bėrė tė vdesin veprat e plota tė sa e sa shkrimtarėve shqiptarė - kėta tituj pra, pėrbėjnė atė ēka nuk dihet pėr Kapllan Resulin. Kur bie fjala te Kapllan Resuli, mendimi i pėrgjithshėm i njohėsve tė tij ėshtė se kėta vepra pėrbėjnė pjesėn mė tė mirė tė krijimtarisė sė tij, por nuk kanė munguar edhe thirrjet pėr tė ngritur nė majė tė krejt letėrsisė shqipe vepra si “Tradhtia”. Mirėpo Resuli nuk ėshtė mjaftuar tė njihet thjesht si shkrimtar, status tė cilin, pavarsisht burgut, edhe ai vetė duhet tė jetė i bindur se e ka gėzuar deri nė fillim tė viteve ’90. Nė ndryshim nga disa kolegė bashkėvuajtės si Trebeshina etj. tė cilėt mund tė thuhet se bashkohen nė mjaft nga qėndrimet e tyre ndaj Kadaresė, Resuli i ka shtuar vetes, sipas atyre qė e kanė linēuar, jo pak gjynahe tė tjera, qė kryesisht kanė tė bėjnė me botimet e tij tė natyrės studimore. Sa i takon kėsaj interviste, ndonėse pa kurrfarė rėndėsie politike a shtetėrore, deklarimi si internacionalist pėr tė mos u shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės, i pyetur si njeriu qė mė 1961 hodhi parrullėn “Kosova Republikė” e qė do tė dėnohej nė Tiranė edhe pėr “Programin dhe Statutin e Frontit Nacional-Ēlirimtar pėr ēlirimin e Kosovės“, e bėn Resulin o tė pasinqertė ndaj kėsaj pjese tė vyer tė sė kaluarės sė tij si shkrimtar, o tė lidhur me nostalgjinė e njė Republikė tė shtatė tė Kosovės brenda shumėkėmbėshit Jugosllavi, gjithsesi jashtė kohe. Edhe pse pa lėvruar doemos ndonjė teori tė vetėn antishqiptare, pėrqafimi dhe amplifikimi qė ai u ka bėrė tezave tė disa studiuesve tė huaj qė bartin dyshime pėr prejardhjen e shqiptarėve, si dhe qėndrimet e tij ndaj disa ngjarjeve historike, kanė rezultuar fatale pėr Kapllan Resulin. E vėrteta ėshtė se brenda kėtyre librave ka mjaft fjalė tė rėnda qė tė vėrteta ose jo, ngaqė nuk u pėlqejnė, disa shqiptarė ia kanė dalė t’i paraqesin si shprehje tė antishqiptarizmit, mosseriozitetit shkencor e sharlatanizmit tė Kapllan Resulit. Sharlatanizėm tė cilit i janė pėrgjigjur me vandalizėm, duke fyer personalisht Resulin, por duke mos u marrė, si rėndom, me argumentet qė ai shkruan. Me jo mė shumė se njė pėrjashtim, punimet e tij shkencore nuk janė marrė asnjėherė nė konsideratė nė Shqipėri, e dihet se nė kėtė aspekt, qėndrimi i “atyre nė Shqipėri” ishte pėrcaktues pėr qėndrimet e tė tjerėve. Gjėrat qė s’duhet tė ishin tė lidhura u lidhėn aq sa sot, jo vetėm nuk i njihet mė kėtij autori asnjė meritė letrare, jo vetėm qė nuk ėshtė pėrfshirė nė thuajse asnjė pėrmbledhje tė ēfarėdo niveli tė hartuesve seriozė e amatorė, shqiptarė, gjermanė e kanadezė tė antologjive letrare, jo vetėm qė i mohohet autorėsia e “Tradhtisė”, por urrjetja ndaj tij shkon deri nė lėvdatėn pėr atė qė e burgosi “Mirė ia ka bėrė Enver Hoxha Kapllan Resulit”. Vijon edhe mė e rėndė kjo deklaratė antinjerėzore e bėrė nė njė gazetė tė Tiranės nga njė diplomat shqiptar nė prag tė vitit 2000, duke kėrkuar edhe ndėrhyrjen e shėrbimit sekret pėr t’ia ndaluar ardhjen nė Shqipėri. Kėsisoj ndoshta nuk ėshtė e gabuar tė thuhet se bashkė me “Fytyrėn e vėrtetė tė Ismail Kadaresė”, tė cilėn ai aq fort ėshtė kujdesur ta shpėrndajė edhe nė frėngjisht e sėrbo-kroatisht, kėto lloj studimesh ia kanė rrėnuar imazhin e shkrimtarit dhe tė veprės sė tij letrare. Paradoksi shqiptar qėndron nė faktin se tė njėjtit profesorė, shkrimtarė, gazetarė e tė tjerė ė qė pėrkthejnė, studiojnė, botojnė e lavdėrojnė librat e njė personazhi antishqiptar tė ēertifikuar si Ivo Andriq qė nuk ka shkruar shqip, nuk lejojnė as tė pėrmendet krijimtaria e njė autori si Kapllan Resuli qė i pėrket me detyrim letėrsisė shqipe, mė sė paku sepse ka shkruar shqip. Kėtu nuk kėrkohet tė hidhet poshtė vepra letrare e nobelistit, por tė mos pėrdoret njė standard tjetėr kur trajtohen shkrimtarė tė tjerė. Njė profesor i letėrsisė nė Tiranė, poet i kalibrit qė “verės nuk shkruan poezi / por vė mullarė tė freskėt” kėrkon shkuljen nga letėrsia shqipe tė krijimtarisė sė shkrimtarėve qė kanė sharė shqiptarėt nė veprat e tyre letrare, qoftė edhe nėse kėto sharje i kanė vėnė nė gojėn e njė pushtuesi turk si Mekami. Sipas kėsaj logjike, Kapllan Resullin e pret ferri.


    “ISMAILI KURRĖ NUK MA DHA DORĖN…”


    “Kemi dalė edhe nė fotografi bashkė, nė faqen e parė tė gazetės “Drita”, dhe Ismaili kurrė nuk ma dha dorėn…”

    Kush ka lexuar qindrat e faqeve tė shkruara nga Kapllan Resuli kundėr Ismail Kadaresė vėshtirė tė mendojė se ky koment i tij pėr tė vetmen foto, tė botuar tė dielėn e largėt tė 24 prillit 1966, sidoqė nė njė kontekst tjetėr, shpreh keqardhje. Megjithatė, e ngrirė nė atė ēast pushimi nga simpoziumi pėr prozėn, buzėqeshja nė fytyrat e katėr shkrimtarėve, ngjan mė e natyrshme se pozimi pėr faqen e parė tė gazetės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Resuli vinte nga njė vit i suksesshėm: romani ku prifti vritej duke mbrojtur nė kishė njė partizan kosovar ndėrsa hoxha i bashkohej gjithashtu lėvizjes antifashiste nė Jugosllavi, kishte bėrė xhiron e njė Shqipėrie qė ishte gati tė fuste nė burg edhe vetė Zotin, se kosovarėt ishin se ishin burgjeve. Mė vonė Kadare do ta quante “stalinist” e “dogmatik” librin e vlerėsuar nga kritika si “shprehės i tragjizmit tė shqiptarėve”, por ndoshta duhet kujtuar ēka ka shkruar ai pėr Fishtėn, pėr tė kuptuar kahjen e vėrtetė tė vlerėsimit pėr “Tradhtinė”. Rrallėherė shkrimtarėt janė aq tė sinqertė sa tė pranojnė se do tė kishin dashur ta shkruanin ata veprėn e sukseshme tė njė kolegu. Kadare nuk ėshtė shprehur ndonjėherė se do tė kishte dashur ta shkruante ai “Don Kishotin” a “Procesin”, ndaj duket e kuptueshme, qė sipas Resulit, ai as e ka uruar pėr suksesin e romanit, madje, ėshtė ndjerė xheloz. Veē dualizmave, shkrimtarėt janė njerėz me po aq kontradikta tė vogla e meskinitete sa dhe njė shtrėngim dore, prandaj nuk ka pse tė jetė kaq e rėndėsishme as kjo e as kritika pėr “Dasmėn”, nėse vėrtet janė shkaqet e njė konflikti tė vėrtetė mes kėtyre shkrimtarėve, qė nė fakt, ka pasur vetėm njė viktimė.





    “Nuk jam ndjerė mirė me asnjėrėn familje”


    Kapllan Resuli dhe Ismail Kadare ne foton nga viti 1966
    KAPLLAN RESULI: SIKUR EDHE NJĖ HERĖ TA SHKRUAJA “TRADHTINĖ”




    JAVA: Sot nė vitin 2008, a do tė kishit dashur qė tė gjitha ato emocione negative tė mos i kishit hedhur ndėr libra kundėr Ismail Kadaresė? Ēfarė do t’ju bėnte tė ndryshonit mendim ndaj tij?



    RESULI: Jo vetėm kundėr Kadaresė, por edhe kundėr Enver Hoxhės, Titos e Stalinit! Mendoj se do tė kisha qenė njeriu ma i lumtun nė botė, sė paku shumė ma i lumtun se ē’jam, sikur tė mos i kisha njohė fare, sikur tė mos ua kisha pėrmendė as emnin. E si unė, edhe tė gjithė tė tjerėt. E kam thanė dhe po e theksoj: Nuk jam marrė unė me politikė, por asht marrė politika me mue. Plaka ka dhanė 10 pare pėr me u futė nė valle. Mbas kėsaj ka dhanė 100 grosh pėr me dalė nga vallja, por nuk e kanė lejue. Si plaka, edhe unė! Megjithė kėtė, tue luftue stalinizmin, titizmin dhe enverizmin, e nė kėtė kuadėr edhe Ismail Kadarenė, mendoj se kam luejtė nji rol pozitiv nė historinė e atdheut tim, tė Ballkanit, Evropės e tė botės. E pėr shkak se i kam luftue (dhe po i luftoj!) si askush tjetėr, mendoj se kam edhe merita tė veēanta, si askush tjetėr. Tjetėr gja qė meritat e mija, anmiqtė e zhvillimit progresiv tė botės, forcat e errta tė shoqnisė, nė krye me stalinistat, titistat dhe enveristat e deklaruem dhe me ata tash tė konvertuem nė “antistalinista”, “antititista” dhe “antienverista”, mue m’i kanė mohue dhe m’i mohojnė. Unė as nuk pres gja tjetėr prej tyne. Lufta vazhdon. Kėto dit do tė nis pėr shtyp librin tim tė ri “ATJE – NĖ KOSOVĖ!”, me tė cilin demaskoj nji Kadare sėrb, Petar Milatoviqin, qė besoj se e njihni si redaktor tė gazetės elektronike ISTINA, e cita botohet nė Vijenė.



    JAVA: Ju kanė akuzuar disa herė pėr deklarata e tuaja kombmohuese, por edhe pėr qėndrimet kundėr shqiptarėve. Pėr ē’arsye e keni bėrė gjithė kėtė? Nė kėtė moshė qė keni mbėrritė sot, a do tė kishit ndryshuar diēka nė jetėn tuaj?



    RESULI: Kombėsinė time kurrė nuk e kam mohue, se as nuk kam pse ta mohoj. Pse forcat e errta tė shoqnisė shqiptare mė mveshin nji kombėsi tjetėr, qė mandej tė mė akuzojnė mue se mohokam kombėsinė, unė nuk kam faj. Kurrė kundėr shqiptarve nuk kam pasė dhe nuk kam asgja. Pėrkundrazi, unė i kam mbrojtė dhe prap i mbroj shqiptarėt, si askush tjetėr: ashtu siē nuk mbrohen as ata vetė. Forcat e errta tė shoqnisė shqiptare konfondojnė qėllimisht veten e tyne me shqiptarėt. Unė nuk e mohoj se shqiptarė janė edhe Enver Hoxha me mafien e tij ma kriminale, por ata as nuk kanė pėrfaqsue dhe as nuk pėrfaqsojnė popullin shqiptar. Nė qoftė se unė jam kundra tyne, kjo nuk do tė thotė se jam edhe kundra popullit shqiptar. Unė jam edhe kundra Titos dhe mafies sė tij ma kriminale, por jo edhe kundra asnjenit nga popujt e ish-Jugosllavisė. Unė jam edhe kundra fundamentalizmit ortodoks sėrb, por jo edhe kundra ortodoksve sėrbė! Qė ta kuptoni Kapllanin, duhet t’i kuptoni para sė gjithash kėto gjana.

    Nė jetėn time unė kam ndryshue dhe, sa tė jem gjallė, do tė ndryshoj nė mėnyrė permanente, se ky asht ligj i jetės, dialektika e jetės, qė nuk pyet per ne dhe dėshirat tona. Para sė gjithash do tė ndryshojsha moshėn. Jo vetėm qė tė martohesha edhe nji here, por qė edhe nji here ta shkruejsha poemėn “BUJANA” dhe romanin “TRADHTIJA”.



    JAVA: Kur thoni se do te kishit dashtė ta shkruanit sėrish “Tradhtinė” ēfarė do tė ndryshonit nė tė?



    RESULI: Nuk kam thanė KUR dhe as qė kisha me dashtė ME E RISHKRUE romanin TRADHTIJA e poemėn BUJANA. Kėto vepra i kam shkrue pėr atė kohė dhe mbesin si dokumenta tė asaj kohe. Kam thanė dhe them se kisha me dashtė MENJIHERĖ me shkrue nji roman tė ri si TRADHTIJA e nji poemė tė re si BUJANA, pėr ngjarjet e reja nė eks-Jugosllavinė, pėr tradhinat e reja e pėr Golgotėn e re, qė na e banė po ata kriminela qė na e kanė ba edhe tradhtinė e vjetėr e Golgotėn e vjetėr, por - ndėrsa tė vjetrėn na e banė tue na rrahė gjoksin pėr komunizėm (dhe tue na akuzuar neve pėr antikomunizėm!), tė renė po na e bajnė tue na rrahė gjoksin pėr antikomunizėm (dhe tue na akuzue neve pėr komunizėm!). Kjo asht tragjedija e kohės sonė, qė erdhi si rezultat tė shkathtėsisė prej pehlivani tė kriminelave titista e enverista dhe tė paaftėsisė sė kundėrshtarėve tė tyne pėr ta marrė pushtetin nė duert e veta, pėr me u kėrkue llogari kriminelave para gjyqit tė popullit pėr tė gjitha krimet, qė kanė ba mbi kokat tona.



    JAVA: Cila Akademi ju ka anėtaresuar, nė ē'vit, nė ē'rrethana e me ē'motivim shkencor? Edhe nė kėtė pikė ėshtė hedhur shumė baltė mbi ju…



    RESULI: Akademija e Shkencave dhe e Arteve tė Intelektualve Shqiptarė, nė kye me shqiptarin nga Kosova, akademikun, prof. dr. Skender Rizaj. Bile, mė ka shpallė edhe ANTAR NDERI, mė ka emnue edhe nė postin e sekretarit tė Seksionit tė Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe dhe, si i tillė, simbas Statutit, jam edhe nėnkryetar i Asaj Akademije. Nė revinė YLBERI unė e kam botue qysh me kohė njoftimin me shkrim personal tė z. Skender Rizaj, gja qė mund ta shihni edhe nė revistėn SHKENCAT DHE ARTET SHQIPTARE Nr. 1-4, Stamboll 1992, organ zyrtar ky i Asaj Akademije. Ata qė mė mohojnė si akademik, profesor dhe doktor, i dinė kėto gjana shumė mirė. Prej tipusave qė mė mohojnė emnin, kombėsin, luftėn dhe veprat, nuk kemi ēka tė presim tjetėr. Pėr motivacionet e shpalljes ANTAR NDERI, antar i Asaj Akademije, sekretar etj. mendoj qė asht ma kompetent se unė z. Rizaj, prandej drejtojuni atij.



    JAVA: Jeni shprehur mėse njė herė pėr autorėsinė e parullės “Kosova Republikė!”, pėr tė cilėn thoni se keni vuajtur edhe pasoja gjatė regjimit diktatorial nė Shqipėri. E keni bėrė kėtė ngase jeni ndjerė shqiptar, apo i shtyrė nga ndjenjat e internacionalizmit?



    RESULI: Kam qenė dhe mbetem internacionalist. Ashtu siē kanė luftue shqiptarėt nė frontin jugosllav, kam luftue edhe unė nė frontin shqiptar. Dhe vazhdoj tė luftoj, krahas luftės qė po vazhdoj me e ba edhe nė frontin jugosllav (sėrbo-cėrnagoras e makedon!), bile edhe nė frontin zviceran.



    JAVA: Tani qė realiteti po e ēon Kosoven mė pėrtej se aspirata e parulles se viteve ‘60 “Kosova Republike”, si ndjeheni?



    RESULI: Kam pritė dhe pres prej shqiptarėve tė Kosovės, para sė gjithash prej qytetarve konstruktivė, si dhe prej shqiptarėve tė Shqipnisė, tė pushojnė persekutimin dhe satanizimin tim dhe tė mė njohin luftėn e meritat, atė qė mė takon, qė ėshtė e imja. Mosnjohja e luftės dhe tė meritave tė mija (sidomos satanizimi dhe persekutimi!), tregon se ata manipulohen nga forcat e errta tė shoqnisė, nga enveristat, qė mbrenda nate na u konvertuen nė “antienverista” e “demokratė”dhe uzurpuen fitoren tonė mbi enverizmin e titizmin. Me tipusa tė tillė unė nuk kam si tė solidarizohem e si tė bashkėpunoj. Ata janė stigmatizue edhe nga komuniteti ndėrkombėtar, nga personalitete dhe nga institucionet e shqueme, siē asht konkretisht Association Franēaise d’Etude sur les Balkans, qė, tue mė shpallė edhe pėr Mandelė tė Shqipnisė, pėr grand homme, qui a sacrifié sa vie pour la recherche (njeri i madh, qė ka sakrifikue jetėn e vet pėr zbulime shkencore), i stigmatizon shqiptarėt pėr trajtimin ēnjerėzor e krimina qė po mė bajnė.



    JAVA: A jeni pro pavaresise se Kosoves? Cili eshte mendimi juaj per gjendjen e shqiptareve ne Malin e Zi, sa i takon respektimit te te drejtave. Po ne Maqedoni?



    RESULI: Pavarsija e Kosovės asht nji problem politik. Ju thashė se unė kurrė nuk jam marrė me politikė dhe as nuk merrem. Dallojeni shkencėn nga politika. Me kėte, me shkencė, jam marrė dhe merrem. Bile, mė thonė se aktualisht jam afirmue si albanologu ma i shquem. Universiteti i Njujorkut, tue mė njohė si albanolog dhe tue m’i botue anglisht (pas komentimit publik!) tezat e mija albanologjike, mė ka shpallė edhe famous Albanian dissident and historian. Mund ta shihni kėtė gja nė sajtin e atij Universiteti, po dhe nė sajtet e tjera, qė e kanė ritransmetue. Sa pėr dijeni: para Atij Universiteti, mue mė ka njohė pėr albanolog edhe Universiteti i Tiranės. Personalisht doc. Anastas Dode, zbulimet e mija albanologjike i ka futė nė leksionet e tija qysh nė vitin 1969. Por jo edhe universitetet e Beogradit, Shkupit dhe tė Podgoricės, qė vazhdojnė me mė luftue sot e kėsaj dite, se qeverinat e atjeshme vazhdojnė me mė mbajtė nė listat e zeza, gja qė shqiptarėt e dinė shum mir dhe po e pranojnė edhe pėrmes shtypit, tue mė akuzue njikohsisht edhe pėr agjent tė UDB-ės, qė nuk e do as UDB-a! Tė tillė janė ata qė mė satanizojnė: nuk e kontrollojnė veten se ēka shkruejnė kundra meje. Po nuk mė satanizojnė tė gjithė shqiptarėt. Ka edhe shqiptarė qė mė mbrojnė, bile edhe mė pėrkrahin. Ka edhe shqiptarė qė, nė mes tė Tiranės, pėrmes shtypit, i kanė pranue tezat e mija albanologjike.

    Pėr sa i pėrket shqiptarėve nė Cėrna Gorė (Mali i Zi) mund t’jua dokumentoj se ata, aktualisht, gėzojnė tė drejta ma shumė se vetė cėrnagorasit, me pėrjashtim tė fundamentalistėve ortodoks, qė – patjetėr – janė tė favorizuem. E po kėshtu edhe nė Makedoni! Klikat nė pushtet gjitmonė kanė bashkėpunue dhe, nė saje tė kėtij bashkėpunimi, edhe i kanė favorizue, sidomos fundrrinėn, llumhanen e popullit shqiptar. Ata janė nxjerrė edhe nėpėr sallat e gjyqeve, si dėshmitarė kundra nesh, tė arrestuemve politikė. Sot ata po bajnė ligjin nė Cėrna Gorė e nė Makedoni, tue bashkėpunue haptas me enveristat e Shqipnisė.



    JAVA: Cili ėshtė pengu juaj ne jete?



    RESULI: Qė nuk u kufizova vetėm nė luftė kundra Titos dhe mafijes jugosllave, por iu pėrgjegja provokimit dhe u angazhova edhe nė luftė kundra Enver Hoxhės dhe mafijes shqiptare, ēka mė asht imponue me tradhtinė qė mė bani klika Enver Hoxha-Ramiz Alija dhe po e mbėshtet sot e kėsaj dite populli shqiptar: Kurdoherė nderim pėr pėrjashtimet! Secili duhet tė pastrojė plehnat nė shtėpinė e tij, e jo tė fusė hundėt edhe nė shtėpinė e fqinjit, se mund t’i ndodhė si mue, ta akuzojnė pėr agjent dhe ta satanizojnė si dashakeqės.



    JAVA: Rrethanat ju kane bėrė qė tė ndėrtoni deri mė tani tre familje. Me cilen prej ketyre jeni ndjerė mė mirė, apo keni ndjerė mė shume keqardhje per shperbėrjen?



    RESULI: Me asnjenėn nuk jam ndi mir, aq ma pak ma mir. Tė tri martesat e mija kanė dėshtue, para sė gjithash pse asnjena nga kėto gra nuk ka qenė e denjė pėr mue, mandej edhe pse nė tė tri kėto martesa kanė futė hundėt ata tė UDB-ės jugosllave dhe tė SIGURIMI-t shqiptar.

    Keqardhjen ma tė madhe e kam ndi dhe e ndjej pėr shpėrbamjen e familjes sė dytė, pėr shkak tė fėmijve, qė m’u persekutuen e masakruen shpirtnisht dhe fizikisht, nė mėnyrė ma kriminale, ma monstruoze, ma pa precedan nė historinė e njerėzimit. Kanė ra nė duert e Musolinit dhe tė Hitlerit Antonio Gramshi dhe Gjergj Dimitrov, por as ata vetė nuk janė trajtue siē mė ka trajtue mue Enver Hoxha, se jo ma edhe familjet e tyne, fėmijtė e tyne. Krimet e Enver Hoxhės janė krimet ma monstruoze qė njeh historija e njerėzimit. Ambasadori i Sali Berishės, akademiku, prof. dr. Skėnder Shkupi, jo vetėm me gojė, por edhe me shkrim, pėrmes gazetės sė Tiranės ALBANIA, nė emėn tė “antienverizmit” tė tij, ulurin: “Mirė ia ka bėrė Enver Hoxha Kapllan Resulit. Kapllani ėshtė ndėr ata tė arrestuar qė e ka merituar burgun dhe masakrimet!” E kur ambasadorėt e “demokratit” Sali Berisha mendojnė e shkruejnė kėshtu, ē’mund tė presim nga enveristėt e deklaruem tė Fatos Nanos ?!



    JAVA: Mosha e bėn njeriun mė te mire apo mė te lig?



    RESULI: Varet prej njeriut. Mosha asht si dhe burgu, qė disa i forcon dhe i ban ma tė mirė, kurse disa i then dhe i ban ma tė kqinj.

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kadare: Kosova e pavarur do na ndryshojė tė gjithėve

    Intervistė e shkrimtarit Ismail Kadare dhėne Vehbi Bajramit, botues i gazetės shqiptaro – amerikane “Illyria” nė New York

    Pyetje: Zoti Kadare, “ora e pagėzimit” erdhi. Kosova shpalli pavarėsinė. Si e vlerėsoni kėtė akt tė Parlamentit tė Kosovės?
    Pėrgjigje: Lajmi ėshtė i madh e i jashtėzakonshėm. Aq i madh sa na kapėrcen tė gjithėve. Ēkado qė tė themi ne do tė ngjajė e zbehtė nė krahasim me tė. Kjo vjen ngaqė gjuha zakonisht nuk ėshtė e pėrgatitur pėr dukuri qė ndodhin njė herė nė disa shekuj. Madje mė rrallė.
    Vitet e fundit, sidomos pas rėnies sė komunizmit, shumė shtete tė rinj kanė lindur nė Europė e rrotull saj. Por asnjė prej tyre nuk ka krijuar njė atmosferė tė veēantė si shteti shqiptar i Kosovės. Njė atmosferė si prej tė kremteje, njė farė ankthi, por i kėndshėm, njė kureshtje qė kapėrcen interesin politik, shkurt, njė pėrmasė planetare, qė tė kujton disi mbarimin e vitit dhe fillimin e vitit tė ri.
    Nė shumicėn e emisioneve tė lajmeve lindja e shtetit tė ri zė vendin e parė. Parmbrėmė presidenti i Francės, si t’i pėrshtatej kėsaj atmosfere, kėshtu e shpalli, pėrpara njė grupi vocrrakėsh francezė, vendosmėrinė e Francės pėr tė njohur menjėherė shtetin e ri. Sytė e kthjelltė tė fėmijėve, ndiqnin me habi presidentin e vendit qė po u shpjegonte pėrpara hartės: “Nesėr ju do tė nisni tė mėsoheni me njė ndryshim nė hartėn e Europės. Njė shtet i ri po lind: Kosova”.
    Shteti i dytė shqiptar nė Ballkan do ta ndryshojė rrėnjėsisht dhe pėr mirė gjithė kombin shqiptar. Ndryshimi do tė jetė trupėrisht dhe psikikisht. Bota shqiptare, me njė cen tė rėndė nė themelet do tė punojė, mė nė fund, normalisht. Si njė qenie qė merr frymė jo me njė, por me dy mushkėritė.
    Njė popull nė liri ka tjetėr ndėrgjegje e tjetėr fytyrė, se sa nė robėri. Bota shqiptare ka qenė e tillė, jo e natyrshme: gjysėm e lirė, gjysėm jo. Ajo do tė bėhet kėndej e tutje jo vetėm mė e fuqishme, por mė e qytetėruar, e ēliruar nga shumė helme qė sjell gjendja jo normale e gjėrave. Si e tillė ajo do tė jetė mė tolerante, mė harmonioze, jo vetėm pėr veten, por pėr krejt gadishullin.
    Pyetje: Cilat janė sfidat e ardhshme te Kosovės? Si duhet tė veprojnė shqiptarėt nė njė Kosovė tė pavarur?
    Pėrgjigje: Sfidat janė tė mėdha pa dyshim. Por mendoj se sfida tė tilla , pėrpara se tė jenė shqetėsuese, janė tė gėzueshme. Sfidat, nė kėtė rast, lidhen me njė zbėrthim tė madh energjish. Ēdo popull ka tė tilla rezerva, tė cilat, ngjarjet si kjo i zbėrthejnė gjerėsisht.
    Jeta nė pavarėsi nuk ėshtė aspak shesh me lule. Problemet janė tė shumta, tė ngutshme. Por cili vend ėshtė zhvilluar pa to? Nė fund tė fundit « zhvillim » do tė thotė zgjidhje e pafund problemesh. Tė trembesh nga problemet do tė thotė tė trembesh nga jeta.
    Liri do tė thotė, veē tė tjerash, jetė me njė ritėm tė lartė.
    Njė sfidė tė parė, jo tė parėndėsishme, shqiptarėt e kanė fituar ndėrkaq. Eshtė problemi mė delikat, ai i pakicės serbe. Pėrpara kamerave tė gjithė Europės, ka njė shpalosje tė mendėsisė tė tė dy palėve: shqiptare dhe serbe. Njerėz tė thjeshtė tė ndalur rastėsisht nė rrugė, tė pamėsuar nga askush, u pėrgjigjen gazetarėve. Nė mėnyrė tė qartė dėshmohen dy vizione tė botės, pėr tė mos pėrdorur fjalėt e mėdha “dy qytetėrime”. Nė mėnyrė tė admirueshme mendimi shqiptar ėshtė tolerant, i fismė, njerėzor: serbėt le tė rrijnė nė Kosovė, askush nuk do t’i ngacmojė.
    Kamerat televizive europiane ndalen mbi vėllanė e Adem Jasharit. Vėshtirė tė gjendet njė familje tjetėr, nė historinė e Europės, veē te hebrenjtė, qė tė ketė aq shumė tė masakruar: gra, vajza, fėmijė, sidomos fėmijė. Pėrpara kamerave ėshtė njė nga familjarėt e mbetur gjallė. Hijerėndė, me mustaqet e verdha proverbiale, jashtėzakonisht tė gjata, ngjan si portreti i hakmarrėsit shqiptar tė pėrjetshėm, ashtu siē pėrfytyrohet nga mediat. Fjalėt e tij janė tė papritura, sfiduese: le tė rrijnė serbėt nė Kosovė, le tė vijnė edhe nė shtėpinė time, me pėrjashtim tė atyre qė kryen masakra.
    Tek pala tjetėr, pėr fat tė keq, asnjė reflektim. Asnjė vullnet pėr tė kuptuar ē’ka ndodhur. Pėrkundrazi, mania pėr t’u hequr si viktima!
    Pyetje: Historia e shqiptarėve tė Kosovės pėr shekuj ka qenė jo e favorshme pėr ta. Ē’mėsime duhet tė nxjerrin ata nga kjo histori e kaluar?
    Pėrgjigje: Historia e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė historia e dy robėrive qė, pėr fat tė keq, nuk e kanė ditėn midis.
    Robėritė e gjata lėnė pas tyre gjurmė qė nuk shlyhen lehtė. Ato u ngjajnė mbetjeve radioaktive. Njė nga qėllimet e robėrisė sė gjatė ėshtė pikėrisht ndėrhyrja e thellė nė genet e njė kombi. Ajo pėrpiqet tė shkatėrrojė imunitetin e tij e pas kėsaj tė zvetėnojė natyrėn e tij, atė ndėrthurje faktoresh qė pėrbėjnė identitetin. Kulmi i suksesit tė njė robėrie tė gjatė ėshtė kur ajo plazmohet mbi identitetin e kombit, pėr ta gjymtuar atė, e pėr tė krijuar kėshtu njė surrogat tė tij, atė qė quhet “identitet i robėrisė”.
    Kėshtu ka ndodhur me sundimin osman. Rilindja kombėtare shqiptare nė shekullin e XiX, nė kohėn e duhur ngriti njė stuhi kundėrshtuese ndaj kėsaj vdekjeje tė ngadaltė. Pa kėtė Rilindje, nuk do tė kishte pavarėsi tė Shqipėrisė.
    Jugosllavia u pėrpoq tė bėnte tė njejtėn gjė me shqiptarėt e Kosovės. Por, meqenėse kohėn e kishte mė tė shkurtėr dhe, veē kėsaj, pėrbri Kosovės ishte Shqipėria historike, nė ndihmė tė metodave tė ngadalta osmane, Jugosllavia pėrdori dhunėn e shpejtuar, terrorin, masakrat dhe shpėrnguljet.
    E gjithė kjo pėrvojė e hidhur nuk duhet tė harrohet. Synimi i shqiptarėve tė Kosovės, ashtu si i gjithė shqiptarėve drejt Bashkimit Europian, kushtėzon ndarjen e shpejtė me mbeturinat e njė bote qė s’ka asnjė lidhje me tė.
    Pyetje: Si i mendoni marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės tani qė kjo e fundit shpalli pavarėsinė?
    Pėrgjigje: Shteti mė i ri i Europės ka disa veēanti. Lindja e tij ka qenė pas njė buje tė madhe, pas njė lufte tė armatosur tė shqiptarėve, pas njė bombardimi ndėshkues tė aleatėve, pas njė trazimi botėror, i cili pothuajse e ndau planetin nė dy qėndrime tė kundėrta. Shteti i ri shqiptar pati njė veēanti tjetėr, ai nuk ishte jetim si Shqipėria historike e vitit 1912, por kishte nė shpinė tė tij pikėrisht kėtė Shqipėri tė vjetėr.
    Shqipėria, ajo qė ėshtė bėrė zakon tė quhet “shteti amė”, ėshtė dhe do tė mbetet vendi mė i afėrt i Kosovės – shtet, vendi qė, sido qė tė vijnė punėt, nuk do ta lejė kurrė nė baltė tjetrin.
    Shqiptarėt, nė tė dy anėt e kufirit, nė altar tė idealit europian hoqėn dorė nga bashkimi shtetėror mes tyre, por kjo s’do tė thotė kurrsesi se ata (mė saktė, njera gjysmė e tyre) do tė heqė dorė nga tė qenit shqiptar, sepse kėshtu mund t’i pėlqejė dikujt. Kombi shqiptar ka qenė dhe mbetet njė. Njė komb nė dy shtete, njė dukuri qė bota e njeh.
    Ky komb, ashtu si mė parė, gjithēka e ka tė njejtė: gjuhėn, doket, ngrehėn shpirtėrore, kujtimet historike e tė gjitha shenjat e tjera identifikuese. Pėrpjekjet qė bėhen aty-kėtu , duke nisur nga ndarja e gjuhės, pėr tė pėrfunduar nė ndarje tė gjithēkaje, nė njė identitet tė ri, nuk mund tė jenė veē me qėllime tė mbrapshta. Eshtė pak a shumė ideja e “Shqipėrise sė madhe” nė kah tė kundėrt. “Shqipėria e madhe” si spikamė, transferohet nė kuptimin e saj mohues, te kombi shqiptar. Me fjalė tė tjera, ashtu siē ėshtė quajtur “Shqipėria e madhe” e dėmshme dhe besdisėse, ashtu bėhet tani me tėrėsinė e kombit shqiptar. Ky komb, ashtu siē ėshtė, natyral dhe i plotė, quhet i dėmshėm dhe i besdisės. Pėr ta bėrė tė pranueshėm, duhet ta ndajmė mė dysh. Kėshtu fillojmė nga gjuha, e mė tutje ėshtė gjithmonė mė lehtė.
    Njė grup rimohuesish nė Prishtinė dhe nė Tiranė kanė kohė qė u bijen borive tė tilla.
    Mendoj se marrėdhėniet e Shqipėrisė me Kosovėn, sidomos tani qė tė dyja kanė pėrpara fjalėt “shtet”, duhet tė jenė model i marrėdhėnieve tė shkėlqyera. Mbi kėtė harmoni duhet tė vigjėlojnė tė gjithė.
    Pyetje: Keni paralajmėruar prej kohėsh se dy shtete shqiptare do ta qetėsojnė rajonin. Tani qė ky ėshtė fakt i kryer, si e shihni Ballkanin me dy shtete shqiptare?
    Pėrgjigje: Dy shtetet shqiptarė nė Ballkan, kjo ka filluar tė acarojė nervat e atyre qė mezi e presin rastin pėr t’iu sulur Shqipėrisė. Nė njė gazetė ruse, njė farė ideologu jepte kushtrimin, duke u pėrpjekur tė tmerrojė botėn se sė shpejti shqiptarėt, si grykėsa qė janė, mund tė kėrkojnė pesė Shqipėri. (Me sa duket, e sipas tij, njė nė Maqedoni, njė nė Mal tė Zi e njė nė Greqi, - Ēamźria, ndoshta. )
    Gjithmonė sipas kėtij ideologu, kėto “pesė Shqipėri”, qė drejtohen nga Al Qaeda dhe islamistėt, do tė pėrpiqen sė shpejti t’i bėjnė gropėn Europės. Gjithmonė sipas rusit, aleatja kryesore e “pesė Shqipėrive” , SHBA, e pėrkrah kėtė “tufė Shqipėrish”, gjithmonė me tė njejtin qėllim, prishjen e Europės.
    Qė t’i kthehemi seriozisht ēėshtjes, mendoj se dy shtete shqiptare do tė rritin ndjeshėm faktorizimin shqiptar nė Ballkan. Bashkė me kėtė pėrgjegjėsia shqiptare pėr punėt nė gadishull do tė rritet gjithashtu.
    Pėrveē kėsaj, mendoj se kjo “dyshe shtetėrore” do tė ketė ndikim pozitiv tė brendshėm nė seriozitetin dhe moralin e shoqėrisė, e sidomos tė politikės shqiptare. Ajo do tė zgjerojė vizionin pėr botėn, kurse patriotizmin natyral tradicional, atė pėr tė cilin ka aq shumė diskutime ēoroditėse sot, do ta shoqėrojė me njė pėrmasė tė re, atė qė cilėsohet “patriotizėm institucional”, brenda modelit tė sotėm europian.
    Pyetje: Beogradi e Rusia janė pozicionuar fort nė mos njohjen e kėsaj pavarėsie. A do tė zbutet ky qėndrim nė tė ardhmen?
    Pėrgjigje: Qėndrimi i Serbisė pritej. Me Kostunicat e tipat si ai, tė cilėt nuk ndahen dot nga martirologjia folklorike e betejes sė Kosovės, e « djepit » dhe e fabulave tė tjera, nuk shkohet larg. Eshtė nė interes tė tė gjithėve qė dy shtetet shqiptare tė kenė marrėdhėnie normale si me Serbinė, si me Rusinė, por marrėdhėniet, siē e tregon vetė fjala, nuk mund tė jenė veē tė dyanshme.
    Qėndrimi i Rusisė ka qenė tejet zhgėnjyes. Asnjė shteti nuk mund t’i lejohet njė mllef e njė revan i tillė kundėr pavarėsisė sė njė populli, siē ndodhi me qėndrimin rus kundėr Kosovės. E dehur nga hapėsira, Rusia vazhdon tė bėjė gabimet e vjetra kur ajo vetė fabrikonte urrejtje, qė ktheheshin pastaj kundėr saj. Kėshtu i ka ndodhur me popujt e Baltikut, me disa nga popujt e Kaukazit, e me tė tjerėt qė dihen. Pėrpara dalldisė kundėr lirisė sė shqiptarėve tė Kosovės, qė, me sa duket, sipas saj, nuk e meritojnė lirinė ngaqė nuk janė sllavė, Rusia do tė bėnte mirė qė, nė vend tė dėgjonte demagogė tė tillė, si ai i pesė Shqipėrive, tė dėgjonte mesazhin qė i la shkrimtari qė pėrfaqėsonte ndėrgjegjen e saj, Leon Tolstoi, nė librin e tij tė fundit
    « Haxhi Murati ». Nė kėtė vepėr, tė vetmen qė iu ēensurua plotėsisht ose pėrgjysėm nė tė tre regjimet, carist, komunist dhe postkomunist, (dhe kjo ėshtė e kuptimplotė) , ai e paralajmėroi Rusinė kundėr dalldive tė tilla. Si ēdo shkrimtar i madh, duke e bėrė kėtė paralajmėrim, lidhur me njė popull tė Kaukazit, ai e ka bėrė njėkohėsisht pėr tė gjithė popujt. Ai e ka bėrė atė edhe pėr Kosovėn.
    Pyetje: Pavarėsia e Kosovės nuk do tė arrihej pa ndihmėn e Amerikės. Nė ēfarė mėnyre duhet ta tregojnė mirėnjohjen e tyre shqiptarėt ndaj kėtij shteti tė madh?
    Pėrgjigje: Kjo qė thoni ju ėshtė jashtė ēdo dyshimi. Mirėnjohja shqiptare pėr SHBA-nė dhe aleatėt e tjerė europianė ėshtė njė detyrim moral, pėr tė cilin gjithė shqiptarėt janė plotėsisht tė ndėrgjegjshėm.
    Dihet se kjo miqėsi dhe simpati e shprehur pa asnjė rezervė e nė stilin shqiptar prej shqiptarėve, ka shkaktuar njė farė nėnqeshje ironike nė rrethe tė caktuara europiane, pźr tė mos pźrmendur rrethet qė jo vetźm bezdisen prej saj, por do tė bėjnė ēmos tė intrigojnė kundėr saj.
    Mendoj se askush nė Shqipėri dhe nė Kosovė nuk duhet ta marrė seriozisht kėtė ironi e bezdisje. Populli shqiptar ka arsyet e veta, tė njohura botėrisht pėr kėtė mirėnjohje. Nė fillim tė shekullit XX me diplomacinė e vet, nė mbarim tė shekullit me armėt e veta, nė fillim tė shekullit XXI me vendosmėrinė e vet tė admirueshme, SHBA-tė e ndihmuan si askush kėtė komb tė qėndrojė nė kėmbė. Ē’arsye tjetėr mund tė kėrkojė njė popull pėr tė qenė mirėnjohės?
    Zonjushet ironizuese ėshtė mirė tė shqetėsohen pėr valėn e antiamerikanizmit , qė mendjelehtėsisht ėshtė bėrė e modės sot nė shumė vende. Shumė shpejt ėshtė harruar se antiamerikanizmi ka qenė shtylla kryesore ku mbėshtetej stalinizmi rus, kinez dhe botėror.
    Pyetje: Diaspora shqiptare e Amerikės ka bėrė shumė pėr pavarėsinė e Kosovės. Ju keni pasur dhe keni kontakte tė vazhdueshme me kėtė diasporė. Cili ėshtė pozicioni qė duhet tė marrė tani ajo pėr Kosovėn?
    Pėrgjigje: Eshtė njė nga tė vėrtetat e pranuara nga tė gjithė, se diaspora shqiptare, kjo « Shqipėri e tretė », siē mund tė thoshim ne, - pėr rusin do tė ishte e gjashta - , ka qenė e pranishme nė tė gjitha ēastet, tė mėdha e tė pėrditshme tė Shqipėrisė.
    Vizioni i saj, ai vizion qė largėsia zakonisht e bėn mė tė kthjellėt e tė paanshėm, nė rastin e ēėshtjeve madhore kombėtare, si ēėshtja e Kosovės, ka qenė jashtėzakonisht pozitiv dhe i domosdoshėm. Nė kushtet e dy shteteve shqiptare, ky « vizion diasporial » , nėse mund tė pėrdoret njė shprehje e tillė, si asnjė herė tjetėr bėhet i domosdoshėm. Ai bėhet i tillė sidomos pėr njė nga ēėshtjet themelore tė sė ardhmes: harmonisė midis dy shteteve shqiptare, tė vjetrit dhe tė riut.

    "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten!

    Nė kėtė intervistė shkrimtari Ismail Kadare flet pėr situatėn nė tė cilėn po kalojnė shqiptarėt, pėr problemet qė po kalon Shqipėria nė luftėn kundėr korrupsionit dhe thellimit tė reformave, pėr pavarėsinė e Kosovės dhe grindjet ndėrshqiptare.

    Sapo jeni kthyer nga Shqipėria, ku keni qenė, veē tė tjerash, nė Panairin shqiptar tė Librit. Nė Panair u prezantuan dy vėllimet e para tė Veprės suaj komplete. A mund tė na thoni pėrshtypjen tuaj pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėrshtypjen pėr kėtė festė tė librit?

    Mendoj se shumė shqiptarė pėrjetojnė shpesh njė gjendje kundėrthėnėse kur vijnė nė vend. Unė nuk bėj pėrjashtim. Shqipėria tė gėzon, por edhe tė pezmaton. Njė ditė tė ngre nervat, e tjetrėn tė prek me diēka. Njė ditė thua, sa mirė qė erdha, e tjetrėn, ē’m’u desh qė erdha. E pastaj prapė sa mirė, e kėshtu me radhė. S’kemi ē’bėjmė, ky ėshtė vendi ynė e, tani pėr tani, kėshtu do jetė. Shpresojmė megjithatė se diēka ndryshon pėr mirė. Por, me sa duket, nė sfond tė padurimit tonė tė drejtė, pėr njė pėrmirėsim rrėnjėsor tė gjėrave, e mira nuk bije nė sy. Shkurt, kjo e mirė qė kryhet kaq ngadalė, pushon sė qėni e tillė, ndaj nuk duhet tė ngushėllohemi me tė. Pėr Panairin e Librit m’u duk se interesimi pėr librin nuk ka rėnė, siē thuhet me kėmbėngulje. Por e pranoj se mund tė jem subjektiv. Nė disa orė qė kam qenė atje, kam nėnshkruar njė sasi tė madhe librash, disa qindra.

    Janė tė pashmangshme pyetjet pėr politikėn, pėr gjendjen e saj. A ka ndryshim nė mentalitetin e politikės shqiptare?

    Nė zonėn e opinionit publik e tė vetė publikut ka njė interesim tė madh, njė ambicje dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanėt dhe politikėn. Njerėzit janė tė pakėnaqur prej saj. Kėrkojnė shumė mė tepėr. Ka njė ndjesi tė brendshme, tė natyrshme, tė shėndetshme, pėr thellimin e demokracisė. Njė lloj paralajmėrimi se, ē’ėshtė lejuar prej politikės, nuk do tė lejohet mė. Njė pjesė e madhe e opinionit publik, njė pjesė e njerėzve tė thjeshtė, e intelektualėve, e analistėve, me njė kėmbėngulje tė admirueshme janė vėnė nė mbrojtje tė vlerave demokratike. Ata kanė shpallur se nuk do tė bėjnė kompromis pėr kėto vlera, se do t’i mbrojnė ato me ēdo kusht, dhe kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur. Ka njė kėrkesė pėr moralitet nė tė gjitha fushat e jetės. Shpresa e njė pjese tė politikės , pjesės mė tė ndotur tė saj, dhe bashkė me tė, shpresa e pjesės mė tė ndotur tė shoqėrisė, se Shqipėria do tė mėsohet me mungesėn e moralit dhe do ta shpallė atė si flamur tė ri tė saj, duhet tė bjerė. Shqipėria duhet tė vejė nė gjunjė ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund tė ekzistojė. Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatalitet. Kėrkesat e larta tė shoqėrisė ndaj shtetit, qė duhet t’i shėrbejė asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janė shenja qė ky popull kėrkon shumė mė tepėr dinjitet. Dhe kur njė popull e kėrkon dinjitetin, ai do ta gjejė se s’bėn.

    Shqiptarėt e diasporės kanė interes tė veēantė pėr politikėn e jashtme dhe diplomacinė shqiptare. Ju keni folur shpesh pėr tė dhe kemi prapė dėshirė tė dėgjojmė mendimin tuaj…
    Unė kam folur dhe kam acaruar jo pak njerėz. Por ky nuk ėshtė njė argument se duhet tė hiqem mėnjanė e tė mos them atė qė mendoj. Ju e dini se kam qenė kritik pėr diplomacinė, diplomatėt, dhe sidomos pėr ministrat e jashtėm tė vendit. Ky nuk ka qenė asnjėherė njė farė trilli, apo nga pozitat e njeriut qė flet kaluar, por thjesht se, ashtu si juve, kam qenė pranė kėtij problemi. Diplomacia shqiptare ka qenė pėrgjithėsisht e dobėt, qoftė e djathta apo e majta. Ambasadat tona, nė njė pjesė tė madhe janė gjysėm tė shkreta. Telefoni ngrihet rrallė nė to, sikur Shqipėria tė ketė rėnė nė gjumė. Disa kryeqytete kryesore tė botės, si p.sh. Parisi, njė vit mbeti pa ambasador. Kjo ka qenė njė turp pėr Shqipėrinė. Dhe kjo ndodhte nė kohėn mė tė ethshme tė diplomacisė europiane e botėrore pėr Ballkanin dhe Kosovėn. Pėrdora fjalėn “turp”, si mė tė lehtėn nė kėtė rast. Por mund tė jetė diēka mė e errėt. Njė pjesė e ministrave tė jashtėm kanė qenė tė paaftė, vanitozė e disa herė, me vese tė palejueshme, sidomos pėr kėto poste. Tė gjitha kėto kanė rėnduar mbi shpinėn e Shqipėrisė. Shpresojmė se pėrpjekjet e ministrit tė Jashtėm tė tanishėm, pėr tė pėrmirėsuar gjendjen do tė gjejnė mirėkuptim.

    Tė gjithė i kemi sytė dhe veshėt tek ēėshtja e Kosovės. Ē’shikoni ju nė horizont?

    Kosova ėshtė e lirė nė thelb. Ėshtė fjala pėr gjetjen e kostumit tė saj politik, shtetėror, institucional, i cili nuk duhet tė bjerė ndesh me lirinė, por t’i pėrshtatet asaj. Kjo ėshtė e detyrueshme dhe kėtė nuk ka asnjė forcė ta pengojė. Liria e Kosovės mbrohet nga vullneti i popullit tė Kosovės. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetėrimi i sotėm botėror, nga pjesa mė e pėrparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perėndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerėzimit. Duhet shkelur me kėmbė mbi tė gjitha kėto, pėr tė shkelur mbi Kosovėn. Ka forca qė nuk e duan lirinė e Kosovės. Qė do tė pėrpiqen ta pengojnė. Kjo nuk ėshtė e re. Ēdo liri ka njė kundėrforcė, qė rreket ta pengojė. Por vendet qė duan njė gjė tė tillė, kanė vetė ato probleme me lirinė. Dhe nė vend tė lehtėsohen, duke hapur rrugė pėr lirinė e Kosovės, me veprimet e mbrapshta qė bėjnė, rėndojnė nė radhė tė parė vetveten.

    A ka diēka qė Kosova duhet ta kishte bėrė mė mirė?

    Natyrisht, gjithmonė, pėr gjithēka ka diēka qė mund tė bėhet mė mirė. Por unė nuk i jap tė drejtė vetes tė gjykoj pėr kėtė. Ndoshta do tė thoshja veē pėr diēka, qė profesioni im si shkrimtar, ma ka bėrė mė tė kuptueshme: ēėshtja e krimeve. Ne, shqiptarėt, qoftė nė Kosovė, qoftė nė Shqipėri, e kudo nė botė, mė shumė mund tė kishim bėrė pėr t’i njohur njerėzimit krimet e kryera nė Kosovė. E kuptoj fare mirė se mund tė ketė patur njė kėrkesė pėr kėtė, njė frenim, me gjasė pėr tė mos nxitur urrejtje e konflikt. Ky ėshtė njė komoditet tė menduari, por unė kam bindjen se nė thelb dhe me njė afat tė gjatė kjo nuk shėrben pėr asgjė. Pėrkundrazi, bota duhet tė ēlirohet nga krimi, duke e dėnuar atė. Serbia pėrfitoi nga kjo, pėr t’u shpallur vetė viktimė, ose sė paku, tė bėjė njė simetri krimi. Me propagandėn e saj tė palodhur, ajo arriti tė trullosė njė pjesė tė opinionit, kurse pala jonė ka qenė e fjetur. Nė propagandėn serbe, ndihmėsit e saj kryesorė, le tė kemi guximin ta themi, kanė qenė shpesh rimohuesit (renegatėt) shqiptarė.

    Lidhur me probleme tė tilla, shpesh kombėtare, ėshtė vėnė re se energjia shqiptare harxhohet mė shumė me grindje tė brendshme. Si e mendoni kėtė problem?

    Pėr fat tė keq, ėshtė sėmundje e vjetėr e kombit tonė. Pa kėtė sėmundje Shqipėria, Kosova, gjithė shqiptarėt do tė ishin tjetėr gjė. Pėr fat tė keq, kjo murtajė vazhdon. Shqiptarėt vazhdojnė t’i nxjerrin sytė njeri-tjetrit. Natyrisht nė ēdo popull ka grindje , madje kacafytje tė brendshme, por rrallė ka tjetėr shembull, ku edhe nė rastet ku ėshtė e qartė se grindja duhet tė fashitet pėr hir tė interesave tė epėrme, ajo vazhdon, si tek ne. Mė lejoni tė jap njė shembull tė thjeshtė nga pėrvoja ime. Statusi im i shkrimtarit mė ka dhėnė mundėsinė qė qysh prej 30 vitesh tė ndėrhyj nė shtypin botėror me dhjetėra, pėr tė mos thėnė me qindra herė, pėr ēėshtjen e Kosovės. Qė janė pėrpjekur, natyrisht, tė mė pengojnė pėr kėtė rrethet antishqiptare, kryesisht serbe, ėshtė e kuptueshme. Por qė shqiptarė kėmbėngulės, nga Shqipėria, Kosova e ndonjėherė nga diaspora, tė kenė bėrė kėtė, ka qenė pėr mua e pakuptueshme. Fatkeqėsisht ka qenė kėshtu, e fatkeqėsisht vazhdon tė jetė kėshtu. Meqenėse ju, ashtu si shumė shqiptarė tė New York-ut, keni qenė nė njė konferencė qė kam dhėnė njė vit e ca mė parė nė Universitetin e Columbia-s, po ju kujtoj episodin, ku keni qenė i pranishėm, qė na habiti tė gjithėve. Tre shqiptarė, u ngritėn kinse pėr tė bėrė pyetje, e nė tė vėrtetė, u kuptua se donin tė krijonin njė farė ēoroditje. Bėnin sikur s’kuptonin anglisht, pastaj shqip, pastaj, ngaqė u trembėn, si rrugėzgjidhje gjetėn tė hiqeshin si budallenj. Pėrshtypja tek publiku amerikan, i cili e mori vesh se ishin shqiptarė, ishte tejet e keqe. Nė mbarim tė takimit, disa shqiptarė m’u afruan pėr tė mė thėnė se tre kinse budallenjtė s’ishin aspak ashtu, por ishin, sipas tyre, njerėz tė dyshimtė. Ca i quanin spiunė tė Sigurimit shqiptar , tė tjerėt, tė atij serb. Ngaqė ka shumė abuzime me akuza tė tilla, nuk i quajta serioze, me fjalė tė tjera besova nė versionin e budallallėkut. Nuk do ta pėrmendja kurrė kėtė rast, nė qoftė se kohė mė pas, njė miku im tė mos mė dėrgonte njė adresė interneti, ku gjendej shkrimi i njerit prej tre shqiptarėve, qė u pėrpoqėn tė prishnin konferencėn. Nė atė shkrim ai shpjegonte ngjarjen, natyrisht me njė mburrje pėr veten, qė e vuri „nė pozitė tė vėshtirė“, sipas tij, shkrimtarin e vendit tė vet. Ky njeri ėshtė njė farė Nik Leshai, qė kishte shpallur me krenari se kishte dhjetė vite qė bėnte kėtė punė, domethėnė shkruante kundėr Kadaresė. Qė shkruan kundėr Kadaresė, natyrisht qė hyn nė tė drejtat e tij, por qė tė marrė rrugėn pėr Columbia University, me qėllim qė tė sabotojė njė konferencė tė I.Kadaresė, kjo ėshtė tjetėr gjė. Ju e dini se konferenca e shkrimtarit shqiptar ishte shpallur disa muaj pėrpara dhe ajo bėnte pjesė nė njė program special tė Institutit Harrimman, sipas tė cilit njė herė nė vit, njė personalitet botėror, filozof, shkrimtar ose njeri i politikės mban njė konferencė-debat pėrpara studentėve dhe profesorėve tė Universitetit Columbia. Nė vitet e mėparėshme kishin folur, ndėr tė tjerė Dalai Lama, Presidenti Gorbaēov e kryeministri i Serbisė. E dini gjithashtu se Instituti Harrimman ėshtė tepėr i rėndėsishėm, sidomos pėr rolin e veēantė qė ka luajtur pėr rrėzimin e komunizmit. Takimet vjetore tė tij e ruajnė kėtė rėndėsi. Siē e dini, nė konferencėn dhe bisedėn qė mbajta, ishin tė pranishėm veē personaliteteve tė kulturės, njerėz tė politikės , si Richard Hollbrook etj. Njė vit mė parė, nė tė njejtėn sallė kishte folur kryeministri i Serbisė. Tani do tė dėgjohej njė zė nga Shqipėria. Ju e dini se pėrpara takimit u hapėn fjalė se do tė ketė provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatė, nga ajo anė qė nuk pritej, nga ana shqiptare. Njė pyetje del, nė kėtė rast, pėr shqiptarin Nik Leshai: kur njė vit mė parė ai dėgjoi se Koshtunica i Serbisė do tė mbante konferencėn , ku dihej qė do tė fliste kundėr Kosovės e shqiptarėve, i shkoi ndėr mend tė merrte rrugėn e tė nisej pėr nė Columbia University, nė mėnyrė qė , me ndėrhyrjen e tij tė sqaronte diēka pėr publikun amerikan? Natyrisht qė shqiptarit Nik Leshai as qė i shkoi ndėr mend pėr njė gjė tė tillė, pėrderi sa nuk pati asnjė zell tė shkonte. Kjo shpjegohet se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenė kundėr Koshtunicės sė Serbisė, por kundėr Kadaresė sė Shqipėrisė. Serbėt nuk patėn nevojė tė bėnin provokime nė Columbia University sepse, nė vend tė tyre, i bėri tjetėr kush. U zgjata pėr njė ngjarje, ku kanė qenė tė pranishėm shumė shqiptarė tė New York-ut, rrjedhimisht lexues tė gazetės suaj, pėr tė kuptuar se si funksionon sot njė nga dukuritė, qė rilindasit tanė i ka dėshpėruar aq shumė, e qė, aq fort e dėshpėron ende kombin shqiptar: zelli i njė pjese tė shqiptarėve, pėr tė punuar kundėr vendit, kulturės e popullit tė vet.

    Meqė prekni ēėshtjen shqiptare, ē’mund tė thoni pėr gjendjen globale tė shqiptarėve nė Ballkan?

    Bota shqiptare nė gadishull ėshtė sot mė e pranishme se kurrė. Ėshtė i pranishėm , nė radhė tė parė, njeriu i lirė shqiptar e, bashkė me tė kultura e tij, historia, arti dhe gjuha e tij. Kjo prani shqiptare, qė sa vete plotėsohet, nuk e ndėrlikon, por e pasuron dhe e shėndosh gadishullin ballkanik. Kjo nuk ėshtė Shqipėria e Madhe, e kthyer prej disave nė njė fantazmė frikėsuese. Kjo ėshtė thjesht Shqipėria. Shqipėria e njėmendtė, natyrale, ajo qė prej kohėsh duhej tė ishte e qė ende pengohet tė jetė. Asnjė liri nuk bezdis lirinė e tė tjerėve. Ėshtė mungesa e lirisė qė sjell tragjeditė nė botė. Ėshtė thėnė edhe mė parė se ėshtė fat i madh qė prirja e shqiptarėve sot, rrugėtimi natyral shqiptar pėrkon me atė tė qytetėrimit europian e tė aleancės atlantike.

    Do tė donit tė jepni njė mesazh pėr shqiptarėt?

    Nuk parapėlqej dhėnien e mesazheve, por, meqė ma kėrkuat, do doja t’u thoshja qė mė shumė ta duan vetveten. Nuk ėshtė kėshillė pėr egocentrizėm kombėtar. Pėrkundrazi. Fatkeqėsitė e botės fillojnė nga mosdashja e vetėvetes. Shikoni pėr shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, pėr tė pėrfunduar te mohimi i tė gjithėve. Dashja e kombit tėnd ėshtė rruga mė normale nėpėrmjet sė cilės kalon natyrshėm luajaliteti pėr kombet e tjerė, pėr kontinentin tonė europian dhe pėr gjithė familjen e popujve.

    Paris, 26 nėntor 2007

    Marre nga "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  8. #48
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ismail Kadare nė Shkodėr: "Gjeneralin" e kam nisur pikėrisht kėtu"

    Gjatė njė vizite private nė Shkodėr, shkrimtarit shqiptar iu shkėputėn disa mendime pėr qytetin e Migjenit, pėr gjuhėn dhe autorėt e veriut tė ndaluar gjatė regjimit





    "Shkodrėn e kam vizituar shpeshherė dhe kam qėndruar gjatė kėtu gjatė gjithė jetės sime. Kėtu kam nisur edhe shkrimin e "Gjeneralit tė Ushtrisė tė Vdekur". Pėr herė tė parė Ismail Kadaresė, nė njė mjedis pothuaj tė mbyllur pėr mediat, iu shkėputėn disa mendime qė kanė lidhje me "dashnoren e shekujve", qytetin e veriut, Shkodrėn. Kujtimet pėr romanin qė e bėri tė njohur fillimisht nė Ballkan dhe mė pas nė Perėndim kur ishte jo mė shumė se 25-vjeēar, i ka rimarrė gjatė takimit qė pati dje nė Shkodėr, nė mjediset e bar-restorant "Tradita", banesa pothuaj katėrqindvjeēare e njė autori me zė nė traditėn e letėrsisė shqipe, Filip Shiroka. Nė kėtė takim kanė qenė tė pranishėm vetėm pak intelektualė dhe disa studentė e nxėnės shkollash, si auditor pėrballė tė cilit ėshtė vendosur Kadare i shoqėruar dhe nga bashkėshortja Helena.


    Nė njė bashkėbisedim me ton familjar nė mes tij dhe disa prej personave tė pranishėm ėshtė diskutuar pėr disa prej ēėshtjeve tė rėndėsishsme tė aktualitetit letrar shqiptar, ēėshtje tė gjuhės shqipe dhe tė lidhjeve qė autori ka pasur dhe ka ruajtur nė vite me qytetin verior, diku nė mėnyrė tė hapur e diku tjetėr nė formė mė diskrete.

    Qysh herėt dhe menjėherė pasi ishte kthyer nė Shqipėri nga studimet nė Bashkimin Sovjetik dhe punonte nė gazetė, vinte shpesh nė veri, nė Shkodėr sidomos. Nė fakt nė kėtė kohė, nė mesin e viteve shtatėdhjetė kur shkrimtari bėn edhe gazetarin, ai realizon disa reportazhe nga udhėtimet nėpėr Shqipėri. "Shkodra ėshtė njė nga qytetet e preferuara. Edhe romanin tim "Gjenerali" e kam nisur pikėrisht kėtu" ka thėnė Kadareja dhe mė pas duke shtuar qė "qyteti juaj ka disa thesare me tė cilat ju duhet tė mburreni ka disa pika qė janė vėrtet tė kėndshme. Nė atė kohė unė kisha mik piktorin e mirėnjohur Angjelin Dodmasejn, dhe njė tjetėr piktor si Jakup Kerajn, tė cilėt e adhuronin qytetin." Poetėt Llazar Siliqi apo Lasgush Poradeci, edhe kėta miq tė shkrimtarit, Kadare i ka pėrmendur si disa nga dhjetėra fijet qė e kanė mbajtur tė lidhur gjithnjė me Shkodrėn.



    Diskutimi pėr gjuhėn, pėr dialektet dhe shkodranishten ka qenė njė stacion tjetėr i bisedės qė meritonte si vend auditorin e universitetit tė Shkodrės. Nė lidhje me gjuhėn shqipe dhe pėrballjen e dy dialekteve tė saj Kadare ėshtė shprehur: "Ėshtė njė pėrballje normale. Natyrisht qė ėshtė vendosur disi me forcė ndikimi i disa trajtave tė toskėrishtes, por nuk janė lėnė mėnjanė edhe ato tė gegėrishtes si diftongu ue apo paskajorja nė ndonjė forma tė tipit domethėnė. A u veprua drejt? Sot kemi njė liri. Nė fund tė fundit nė letėrsi, kryesore ėshtė demokratizimi i vlerave. Edhe nė sistemin e egėr tė dikaturės ėshtė lėnė njė farė tolerance ndaj shkrimtarėve veriorė. Njihej nė tė gjithė jugun Migjeni, diēka mė pak Mjeda por dolėn krejtėsisht nga qarkullimi Fishta, Koliqi, Bernardin Palaj etj."

    Pyetjes nė lidhje me pikėpamjet qė ai ka shprehur pėr qytetin nė veprėn "Ardhja e Migjenit nė letėrsisnė shqipe" shkrimtari i mirėnjohur i ėshtė pėgjigjur se "ka qėnė njė mėnyrė e kamufluar pėr tė shprehur njė mendim. Nė ribotimin e veprės ėshtė versioni i plotė". Dhe nuk kishte si tė mos komentonte poetin e Shkodrės, Millosh Gjergj Nikolla, tė cilit i ka kushtuar njė vepėr mė vete sepse ėshtė njė nga poetėt e tij mė tė dashur. "Megjithatė duhej vlerėsuar pėr ato qė vlen. Kėshtu Migjeni kishte eklipsuar bashkėkohėsit e tij, kurse gjatė periudhės sė realizmit socialist, kritika e kohės u mundua qė ta nxirte me pikėpamje komuniste duke interpretuar, fjala vjen, mbas simbolit "Dielli alegorik" Bashkimin Sovjetik qė Migjeni as e kishte ndėr mend. Ndėrkohė qė puna shkoi deri atje sa ai u quajt me prejardhje malazeze pasi njė nga paraardhėsit e tij ishte malazez. Po unė mendoj se asnjė e keqe nuk vinte nga kjo. Ē'tė keqe do tė kishte nėse ky paraardhės u ndal kėtu dhe deshi tė kishte si atdhe tė vetin Shqipėrinė." Por lexuesi, siē e thekson Kadare, ka pėr tė pasur versionin e plotė tė qėndrimit tė tij ndaj poetit tė papėrsėritshėm, nė njė nga veprat e botimit testament qė shtėpia botuese "Onufri po i bėn gjithė krijimtarisė sė tij tė cilės shkrimtari i ka bėrė ndėrhyrjet e fundit, pėrfundimtare. Bėhet fjalė pėr njė kolanė prej 20 vėllimesh, ku do tė pėrfshihen tė gjithė veprat e famshme edhe ato tė papublikuara.


    "Gazeta Shekulli"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Janulla Rapi pėr djalin e saj
    Nga janulla nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 09:55
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •