Muhamer Pajaziti
Ndryshimi i emrit kushtetues ėshtė sfidė e ardhshme e Maqedonisė prej tė cilės nvaret anėtarėsimi i saj nė NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Para samitit tė ardhshėm tė NATO-s lidershipi dhe Akademia e Shkencave maqedonase medoemos duhet ti nėnshtrohen rishikimit tė historisė dhe identitetit tė tyre. Nė kėtė drejtim edhe pala greke duhet tė zbusė qėndrimin nė procesin e negociatave tė cilat derin mė tani janė zhvilluar nė Washington, Athinė dhe Shkup.
Kontesti nuk ėshtė i lehtė, komplikimet shfaqen pasiqė mungonė baza, njė normė e pėrcaktuar ku palėt negociuese do ti pėrnqėndronin interpretimet e tyre. E Drejta Ndėrkombėtare nuk parasheh donjė dispozitė decidive se si rregullohet ēėshtja e emrit apo emėrimit tė njė shteti, por popujtė kanė te drejten qė tė zgjedhin emrin vete, kuptohet emer i cili buron nga kultura tradita dhe vlerat historike.
Bazuar nė kėtė fakt nuk kanė tė drejtė as grekėt dhe as maqedonasit, sepse nuk kanė donjė lidhje direkte me emrin Maqedoni.
Sidoqoftė deri mė tani disa raunde negociatash mes diplomacisė maqedonase dhe greke janė zhvilliuar dhe do tė zhvillohen nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė kėtė cikėl negociatash ėshtė pėr ēudi dhe bie nė sy njė fakt, se si diplomacia maqedonase nuk pėrfshiu as edhe njė pėrfaqėsues tė komunitetit etnik shqiptar nė kėtė proces. Palė e cila do tė kontribuonte shumė nė zgjidhjen e problemit, sepse sipas fakteve historike nė mėnyrė direkte apo inderekte shqiptarėt janė tė lidhur mė ngushtė me emrin sepse kanė jetuar nė periudhėn e shtetit tė lashtė me emrin Maqedonia, pėrderisa maqedonasit as nuk kanė qenė prezentė nė kėto territore.
Sidoqoftė kjo situatė dėshmon vazhdimsinė e anashkalimit tė shqiptarėve nė proceset vendimarrėse.
Shqiptarėt nė politikėn e jashtme tė Maqedonisė akoma shėrbejnė vetėm si mekanizėm pėr tė votuar marrėveshjet dhe deklaratat e fqinjėsisė sė mirė qė hartojnė maqedonasit me vendet fqinje nė prag tė integrimeve euroatlantike.
Fatkeqėsia ėshtė se edhe kur votojnė janė aq tė papėrgjegjshėm sa qė nuk ndalen tė interpretojnė apo sė paku tė lexojnė ligjin i cili ėshtė nė procedur pėr tu votuar. Kjo u pa sė fundi me Ligjin pėr qėndrim e tė huajve nė Maqedoni ndaj tė cilit reagoi ashpėr Tirana zyrtare.
Sidoqoftė me apo pa shqiptarėt Maqedonia deri nė muajin mars duhet tė tejkaloj mosmarrėveshjet me Greqinė pėr kontestin rreth emrit, pėrndryshe ftesa pėr anėtarėsim nė NATO do tė vonohet edhe pėr njė kohė tė gjatė.
Janė dhėnė disa propozime pėr emrin e Maqedonisė. Ndaj Shkupit bėhen presione qė tė pranojė njė emėr tė pranueshėm, ndėrsa Athina tė pranojė njė formulė tė dyfisht. Bashkia ndėrkombėtare ka propozuar qė nė planin e brendshėm tė pėrdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisė, kurse nė planin ndėrkombėtar tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme pėr tė dyja palėt. Shikuar nė aspektin kronologjik kontesti rreth emrit dhe marrėdhėniet me Greqinė pėr dy dekada me rradhė kanė pasur rėnie dhe ngritje. Republika e Maqedonisė pas pavarėsimit tė saj nė vitin 1991 u ballafaqua akuzat e menjėhershme tė fqiut jugor Greqisė duke mohuar disa fakte historike tė cilat rėnduan marrėdhėniet fqinjėsore mes dy vendeve. Pas shpalljes sė pavarėrisė Greqia kundėrshtoi ashpėr dhe nuk pranoi disa nga vlerat kulturore dhe historike tė Maqedonisė si emrin kushtetues, flamurin dhe simbolet me tė cilat identifikohej ky shtet. Qeveria e Greqisė pėrmes presioneve tė vazhdueshme diplomatike si dhe mė vonė me vėnien e sanksioneve ekonomike nė vitin 1994 detyroi ndryshimin e flamurit, duke e hequr Diellin Virgjinia. Sipas grekėve "Sun of Virginia" paraqet lindjen e shtetit grek dhe i takon Filipit tė II babait tė Aleksandrit tė Madh. Kjo ishte vetėm fillimi kur Maqedonia filloi dalgadal tė zhvishet nga vlerat historike dhe kulturore tė popujve etnik tė Ballkanit. Tensionimi i marrėdhėnieve mes dy vendeve vazhdoi edhe mė tutje derisa nė vitin 1995 dy vendet nėnshkruajnė marrėveshje pėr ēėshtjen e emrit kushtetues tė Republikės sė Maqedonisė. Bazuar nė kėtė marrėveshje Greqia fitoi tė drejtėn e plotė tė pengojė anėtarėsimin e Maqedonisė nė organizatat ndėrkombėtare dhe multilaterale me emrin kushtetues. Qė nga kjo periudhė Maqedonia zyrtarisht nga shumica e shteteve dhe organizatave ndėrkombėtare njihet si FYROM ( Former Yougosllav Republic of Macedonia). Me kėtė emėr deri mė tani ka zhvilluar tė gjitha marrėdhėniet kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Mė 4 Nėntor 2004 emri kushtetues i Maqedonisė u njoh nga SHBA-tė, mė pas emrin e Maqedonisė e njohėn Kina, Rusia, Turqia dhe mbi 100 shtete nė botė.
Kur gjithēka dukej tė kishte marrė epilogun sėrish nė skenė shfaqet Greqia me akuzat dhe kėrcėnimet pėr tė bllokuar integrimin e Maqedonisė nė BE dhe NATO nėse nuk pranon tė ndryshoj emrin e saj.
Muajin e ardhshėm pritet tė filloj raundi i ri i bisedimeve ku edhe pritet me kompromisin e tė dyja palėve pėrfundimishtė tė mbyllet kjo ēėshtje.
/telegrafi/
Krijoni Kontakt