Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Dhimbja e Qafės!

    Si te shmangesh rishfaqjen e dhimbjes se qafes

    Mjekėt tėrheqin vėmendjen tė tregoheni tė kujdesshėm nė drejtim tė stilit tė jetės dhe rekomandimeve tė mjekėve, nė mėnyrė qė tė mund tė shmangni rishfaqjen e sėmundjes. Por si mund tė ndalohet rikthimi i sėmundjes dhe ēfarė kėshillash mund t’u jepen kėtyre personave gjatė kėsaj periudhe tė vitit? Ja ēfarė thotė nė njė intervistė pėr gazetėn, mjekja reumatologe Aida Nica:
    Doktoreshė, pse gjatė stinės sė vjeshtės riaktivizohen rastet e spondiloatrozave?
    Stina e vjeshtė pėrkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e nivelit tė lagėshtirės nė ajėr. Kjo e fundit sė bashku me ndryshimin e presionit tė ajrit, ndikojnė nė ndryshimin e kripėrave nė kocka dhe pėr pasojė dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Megjithatė pėrveē efektit tė klimės, nė rishfaqjen e dhimbjeve ndikojnė dhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė, tė tillė janė: ngritja e peshave tė rėnda, mungesa e aktivitetit fizik, korrentet e ajrit etj.
    Si rishfaqet sėmundja?
    Fillimisht sėmundja nis me kėrcitjen e kockave, qė pason me dhimbjen qė ėshtė dhe tipar dallues i sėmundjes. Pėrveē kėsaj mund tė ndodhė tė shfaqen probleme me ekuilibrin, gjė qė zgjat pak sekonda dhe mė pas zhduket. Nė tė njėjtėn kohė mund tė shfaqet temperaturė lokale nė vendin ku shfaqet dhimbja.
    Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqin?
    Kjo ėshtė njė sėmundje degjenerative kronike dhe qėllimi ynė ėshtė shmangia sa tė jetė e mundur e pėrkeqėsimit tė saj. Megjithatė ndėr ndėrlikimet qė mund tė shfaqen janė invaliditeti dhe pamundėsia e pacientit pėr tė lėvizur dhe kryer njė jetė normale.
    Ēfarė rekomandohet pėr tė parandaluar rishfaqjen nė kėtė periudhė tė vitit?
    Sė pari, rekomandohet eliminimi i faktorėve qė ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjes. Kėshtu, sė pari, rekomandohet kujdes gjatė sforcimeve fizike dhe ngritjeve tė peshave. Duhet treguar kujdes pėr mbajtjen nėn kontroll tė peshės trupore, qė tė evitohet mbipesha, e cila ėshtė njė faktor qė ndikon nė shfaqjen dhe acarimin e sėmundjes. Po ashtu rekomandohen trajtime me kalcium dhe vitaminė D pėr gati 3 muaj. Nė tė njėjtėn kohė rekomandohet fizioterapi, e cila bėhet dy herė nė vit, me seanca nga 7-10 ditė. Fizioterapia ėshtė mjaft efikase nė trajtimin e kėsaj sėmundjeje, veēse nuk mund tė pėrdoret nga personat qė pėrveē spondiloatrozės kanė probleme kardiake.
    Mund tė shkojnė nė llixha kėta persona?
    Po. Llixhat janė mjaft tė rekomandueshme, sidomos gjatė muajit tetor, qė ėshtė dhe periudha mė e pėrshtatshme pėr tė shkuar.
    Nė momentin qė shfaqen dhimbjet, ēfarė mund tė pėrdoret pėr t’u qetėsuar?
    Sė pari, mund tė pėrdoren qetėsues si: paracetamol, kodein etj., antiinflamator josteroidė dhe qetėsues pėr muskujt. Ndėrkohė rekomandohet vendosja e akullit dy herė nė ditė, pėr nga 10 minuta nė vendin ku shfaqet dhimbja.

    keshilla

    • kujdes nė ngritjen e peshave tė rėnda

    • kujdes me korrentet e ajrit

    • pėrdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore, kur ju shfaqen dhimbjet

    • eliminoni mbipeshėn

    • mbanin nėn kontroll peshėn trupore

    • bėni fizioterapi

    • shkoni nė llixha

    • shkoni rregullisht te mjeku specialist

    Vera e kuqe, “aleate” pėr tė luftuar kancerin nė prostat

    Vera e kuqe arrin tė ulė rrezikun pėr shfaqjen e kancerit tė prostatės. Duket se efekti mbrojtės i pijes ėshtė mė efikas kundėr formave mė tė avancuara tė sėmundjes. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga “Cancer Research Center” nė SHBA. Gjatė studimit janė intervistuar 1623 pacientė, tė cilėve u ishte diagnostifikuar kanceri nė prostat. Studiuesit kanė vėrejtur se te burrat qė pinin 4 gota vera nė javė, rreziku ulej me 50 pėr qind, rezultat qė nuk ishte vėnė re pėr pijet tjera alkoolike, pėrfshi dhe verėn e bardhė. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se substanca qė i atribuohej efekti mbrojtės “resveratroli”, ndodhet vetėm nė rrushin e kuq. Substanca gjendet dhe nė formėn e pėrbėrėsve dietik qė rekomandohen pėr mbrojtjen nga sėmundjet kardiovaskulare. Substanca ka efekt antioksidant, anti-radikaleve tė lira, vepron nė procesin e shkatėrrimit tė qelizave qė mund tė ēojė nė shfaqjen e tumorit dhe ndihmon trupin tė eliminojė qelizat tumorale. Kjo mund tė ndikojė nė uljen e hormoneve mashkullore, si testosteroni qė ndikon nė shfaqjen e kancerit tė prostatės.
    Studiuesit nėnvizojnė faktin se avantazhet e verės mund tė bėhen vetėm nga konsumi i moderuar i kėsaj pijeje, ndėrkohė qė konsumi i tepruar mund tė ēonte nė shfaqjen e efekteve negative, si p.sh., pėrshpejtimin e kancerit. Rezultatet e studimit do tė pėrsėriten nė njė numėr mė tė madh personash dhe me mosha tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė arrihet nė pėrfundime mė tė sakta.

    Don Imeraj
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Diana mos e studion Mjeksin ?

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Agon_xh Lexo Postimin
    Diana mos e studion Mjeksin ?
    Lol...

    Jo jo kam tjeter profesion,por me pelqen te di shume gjera rreth saj!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trashėgimia, faktori numėr njė nė shfaqjen e artrozės


    Me kalimin e moshės shtohet rreziku pėr t’u prekur nga artroza. Megjithatė shenjat e para tė artrozės mund tė shfaqen edhe qė nė moshėn 20-vjeēare. Por veē peshės sė viteve, tė tjerė faktorė ndėrhyjnė nė shfaqjen e dhimbjeve, qė sjellin njė shqetėsim funksional: trashėgimia, keqformimi i artikulacioneve dhe traumatizmat e llojeve tė ndryshme. Artroza nuk ėshtė vetėm ēėshtje moshe. Kjo sėmundje ėshtė brerja me kalimin e viteve e kėrcit qė ėshtė nė zonėn ku bashkohen kockat midis tyre. Nga artroza njerėzit vuajnė nė pėrgjithėsi pas moshės 50-vjeēare, edhe pse simptomat mund tė shfaqen vite me parė. Por jo vetėm mosha tregon gjithēka rreth kėsaj sėmundje. Nė moshėn 70-vjeēare, sipas statistikave mė pesimiste, vetėm 40 % e njerėzve kanė artroze nė gju. Pra, elemente tė tjerė ndėrhyjnė nė formimin e artrozės dhe nė kėta, veē trashėgimisė, janė dhe faktorėt mekanikė.
    Faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė shfaqjen e artrozės:
    - Mbingarkesa profesionale dhe sportive
    Shembujt janė tė panumėrt. Artroza e gjunjėve ėshtė mė e pėrhapura tek sportistėt e peshave tė rėnda. Tek balerinėt vėrehen artrozat e kėllqeve, ndėrsa tek ata qė luajnė tenis apo vrapuesit, vihet re artroza e gjunjėve dhe e kėllqeve, e cila ėshtė dy herė mė e shpeshtė.
    - Keqformimet artikulare
    Nė moshėn kur duhet te shfaqet artroza, ajo favorizohet tek personat qė kanė pasur keqformime tė kockave pas lindjes, siē janė pėr shembull njerėzit shkurtabiq, etj. tė cilėt vuajnė nga artrozat.
    - Mikro-traumat
    Mikro-traumat e pėrsėritura janė gjithashtu shkaktare tė artrozave. Kjo ndodh shpesh tek punėtorėt qė pėrdorin pistoletat qė shpojnė asfaltin e rrugėve, tė cilėt pėrgjithėsisht vuajnė nga artroza e bėrrylave. Tek futbollistėt vėrehen re artrozat e kėmbėve, ndėrsa tek hedhėsit e ēekiēit, artroza e bėrrylit. Por artroza mund tė shfaqet dhe si pasojė e njė traumatizmi tė rėndėsishėm, si kur ndodh njė thyerje e kockės sė artikulimit. Njė faktor tjetėr ėshtė dhe « hiperlaksiteti ligamentar », ku ka njė pėrkulje tė fortė artikulare, siē e shohim tek disa akrobate qė vėnė kėmbėt pas qafės, etj.
    - Sporti dhe artroza
    Pėr tė mos u prekur nga artroza mjekėt kėshillojnė njė jetė aktive, pak vrap e shėtitje. Nė kėtė mėnyrė trupi do tė jetė nė lėvizje. Por ka njerėz qė edhe pse nuk janė marrė asnjėherė me sport nuk kanė shenja tė shfaqjes sė artrozės.
    - Menopauza
    Artroza prek si burrin, ashtu dhe gruan. Megjithatė rastet mė tė shumta vihen re tek gratė, veēanėrisht artrozat e duarve dhe deri diku dhe tė gjunjėve. Shumė femra fillojnė tė vuajnė nga artroza nė kohėn e menopauzės. Menopauza korrespondon me njė ndalim tė prodhimit nga organizmi tė estrogjeneve nga vezoret. Qelizat e kėrcit lidhės kanė disa receptorė tė estrogjeneve dhe veprimi i tyre varet nga sasia e estrogjeneve tė prodhuara. Gjatė menopauzės, gratė humbin lėndė kockore nė mėnyrė tė ndjeshme dhe kjo ėshtė e lidhur pikėrisht me mungesėn e estrogjeneve.

    Te dhena

    - Trashėgimia
    - Mosha
    - Mbingarkesa profesionale dhe sportive
    - Keqformimet artikulare
    - Mikro-traumat
    - Mungesa e aktivitetit sportiv
    - Menopauza
    - Obeziteti

    .............

    Simptomat me tė cilat shfaqet artriti reumatik

    Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyēeve) ose ndryshe artriti reumatik ėshtė njė sėmundje, qė shpesh nis nė nyjet e vogla, nė duar dhe kėmbė. Kyēet ėnjten, tė dhembin dhe nė rastin e malcimit tė madh ato bėhen tė nxehta. Malcimi ēon nė sertėsi nė kyēe, sidomos kur njeriu ēohet nė mėngjes apo ka ndenjur nė vend pėr njė kohė tė gjatė. Mė e zakonshmja ėshtė qė kyēet preken po aq shumė nė tė dyja anėt e trupit. Malcimi nis nė indet e kupės sė kyēit. Nėse malcimi vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, mund tė dėmtojė pjesė tė ndryshme nė kyē dhe rreth tij si kėrcet e kyēit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lėvizshmėria nė kyēe keqėsohet dhe kyēi nė disa raste mundet tė keqvendoset. Nė raste tė rralla mundet qė edhe organe tė tjera nė trup tė malcohen, si pėr shembull pleura, cipa e zemrės, enėt e gjakut dhe sytė.

    .............

    Periudhat aktive dhe tė qeta tė sėmundjes

    Ai qė ka artritin reumatik mund tė pėrjetojė periudha tė qeta tė kėsaj sėmundjeje, por ndonjėherė vijnė disa periudha kur sėmundja ėshtė mė aktive. Gjatė kėsaj kohe njeriu ndjehet edhe mė i lodhur. Vėshtirėsitė qėndrojnė shpesh tek veprimet praktike nė shtėpi, nė punė dhe nė kohėn e lirė. Pėr tė zgjidhur disa andralla tė pėrditshme ka mjete tė ndryshme ndihmėse. Tetė kėshilla rekomandojė specialistėt, pėr tė lehtėsuar dhimbjet reumatizmale pėr tė gjithė njerėzit, kjo sėmundje ėshtė shumė e pėrhapur nė vendin tonė, pėr shkak tė klimės dhe kushteve tė jetesės. Faktorėt hormonalė, por edhe tuhatja mund tė ndikojnė nė tė. Malcimi ēon nė mpirje nė kyēe, sidomos kur njeriu ēohet nė mėngjes apo ka qėndruar nė vend pėr njė kohė tė gjatė.

    .............

    Artroza dhe ndikimet e aktivitetit fizik

    Sot ekziston njė diskutim i madh lidhur me raportin e sportit me artrozėn. Disa qė mbrojnė efektin dobiprurės tė sportit e kanė tė vėshtirė tė pranojnė se sporti shpesh mund tė prekė dhe artikulacionet, duke krijuar artrozė. Ndėrsa ata qė nuk e duan sportin vėnė pėrpara thėnien e Ēėrēillit, tė cilėn kur e pyeten se cili ishte sekreti i jetėgjatėsisė sė tij, ai iu pėrgjigj: “ Sepse s’kam bėrė asnjėherė sport!” Por nga ana tjetėr, ka tetėdhjetėvjeēarė qė bėjnė ende maratonėn dhe nuk vuajnė nga artroza, si shkak i pėrdorimit tė shumtė tė artikulacioneve Doktorėt pohojnė se maratona ėshtė e mirė pėr bashkimet e gjymtyrėve, sepse ajo e parandalon artrozėn. Veē kėsaj mjekėt asnjėherė nuk kanė pohuar qė sporti tė jetė i rrezikshėm pėr artrozėn, pra sportistėt duhet tė flenė tė qetė.

    .............

    Trashėgimia, faktori kryesor pėr artrozėn

    Studimi i dy binjakeve “monozygote”, pra identike, tė dalė nga e njėjta vezė, tregon se gjenet janė pėrgjegjėse nė 60-70 % tė artrozės sė duarve. Ky studim flet gjithashtu dhe pėr artrozėn e gjurit. Disa artroza tė kėllqeve kanė njė karakter familjar, ku njerėz tė sė njėjtės familje janė me proteza nė kėllqe. Nė Islande, artroza e kėllqeve ėshtė shumė e pėrhapur dhe kjo ndoshta si pasojė e njė gjeni anormal, ende tė pa identifikuar, dhe nga frekuenca e martesave brenda gjakut. Njihen gjithashtu dhe familje qė kanė artroza qė nė moshėn 20-vjeēare. Por nė kėto familje gjeni pėrgjegjės ėshtė identifikuar. Mjaft tė njohura nė artrozat janė dhe faktorėt mekanikė, tė cilat i brishtėsojnė bashkimet e artikulacioneve. Obeziteti ėshtė njė shkak i artrozės sė gjurit dhe tė kofshėve.

    Tirana observer
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shfaqja e dhimbjeve tė qafės dhe simptomat

    Shkruar nga Elberta Spaho

    Friday, 14 March 2008

    Dhimbja e qafės ndonjėherė ėshtė vėrtetė e padurueshme, ndonjėherė na bėn tė ndjehemi keq kur ndodhemi nė ambiente me njerėz dhe nė tė shumtėn e rasteve nuk tė lejon tė kesh njė ditė normale pasi duket si njė peshė e madhe qė i ka zėnė rrugėn mendimeve. Dhimbja e qafės sot ėshtė shumė e pėrhapur. Pozicionet jo tė pėrshtatshme tė qėndrimit nė kėmbė apo ulur, mbajtja e takave tė larta, artrozat apo tensionet nervore janė tė gjitha motive pėr tė shkaktuar dhimbje nė kėtė pjesė tė trupit.
    Si shfaqet
    Dhimbja e qafės shfaqet nė forma tė ndryshme. Nė qoftė se dėshiron tė zgjedhėsh terapinė mė tė dobishme, duhet tė studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme ėshtė e pranishme vetėm nė njė anė dhe shfaqet sidomos kur pėrpiqemi qė tė ndryshojmė pozicion. Jemi tė detyruar qė ta mbajmė kokėn tė pėrkulur nga njė anė. Tė krijohet pėrshtypja se jemi tėrėsisht tė bllokuar dhe tė ngrirė. Dhimbja ėshtė e shurdhėt, qafa ėshtė e ngrirė, muskujt janė tė tendosur dhe tė krijohet pėrshtypja se keni njė peshė mbi shpatulla. Kjo dhimbje pėrgjithėsisht shkaktohet nga qėndrimi nė njė pozicion tė keq pėr njė kohė tė gjatė ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja ėshtė konstante dhe pėrgjithėsisht ėshtė nė tė dyja anėt e qafės.
    Parandalimi
    Duhet tė jeni tė kujdesshėm dhe kujtoheni gjatė ditės pėr gjėra tė vogla qė kanė lidhje me pozicionet e qafės, mund tė shmangni njė pjesė tė mirė tė dhimbjeve tė shkaktuara pikėrisht nga ky shkak. Kėshillohet tė mbani njė qėndrim korrekt. Shprehja e vjetėr "shpatullat prapa dhe gjoksin jashtė" ėshtė akoma nė fuqi. Duhet treguar kujdes nė zgjedhjen e karriges sė pėrshtatshme. Karrigia e atij qė kalon shumė kohė ulur duhet tė jetė e tipit qė tė rregullojė gjatėsinė. Kėmbėt duhet tė qėndrojnė tė mbėshtetura nė dysheme dhe kurrizi tė jetė i mbėshtetur nė karrige. Duhet tė shmanget ideja pėr tė bėrė njė punė tjetėr nė kohėn qė flisni nė telefon, sepse do tė jeni tė detyruar qė ta mbėshtesni atė me shpatull nė faqe, pozicion i cili ėshtė shumė i disfavorshėm pėr qafėn. Duhet tė ngrihesh nga karrigia ēdo orė dhe tė bėsh disa hapa pėr tė ndryshuar pozicionin e kolonės vertebrale. Ėshtė njė ushtrim i detyrueshėm pėr ata qė kalojnė orė tė tėra nė tavolinė. Pozicioni gjatė periudhės sė gjumit duhet tė jetė ai me kurriz poshtė ose tė kthyer nė anė. Pozicioni me gjoksin poshtė mban nė tension vertebrat e qafės dhe mund tė shkaktojė dhimbje. Kėshillohet tė bėni ushtrime tė vogla tė pėrditshme. Bėhet fjalė pėr lėvizje tė kujdesshme tė qafės nė ēdo moment tė ditės qė tė ndodheni dhe sa mė shpesh qė tė mundeni pėr tė shmangur ngrirjen e muskujve.
    Kur duhet t'i drejtohemi mjekut
    Nė qoftė se pėsoni pėrplasje me makinė apo njė traumė gjatė njė aktiviteti sportiv apo duke u rrėzuar pėr ēdo lloj motivi dhe nė qoftė se dhimbja nė qafė ėshtė e shoqėruar me tė vjella dhimbje koke, ethe, padurim tė dritės dhe mpirje tė krahut apo tė pjesėve tė tjera tė trupit; nė kėto raste ėshtė e kėshillueshme qė t'i drejtoheni mjekut. Vonesat nė ndėrhyrje mund tė shoqėrohen me pasoja.

    Disa kėshilla pėr tė shmangur dhimbjet nė qafė

    - Tregoni kujdes me pozicionet e qafės
    - Mbani njė qėndrim tė pėrshtatshėm
    - Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtė
    - Zgjidhni karrigen e pėrshtatshme
    - Kėmbėt duhet tė qėndrojnė tė mbėshtetura nė dysheme
    - Kurrizi duhet mbėshtetur nė karrige
    - Kujdesuni pėr pozicionin e kolonės vertebrale
    - Bėni ushtrime tė vogla tė pėrditshme

    Shkaktarėt mė tė shpeshtė tė dhimbjeve nė qafė
    Motivet nga tė cilat shkaktohet dhimbje nė qafė mund tė grupohen nė katėr kategori: Kontraktimet muskulore pėr shkak tė stresit, pozicioneve tė kėqija apo tensioneve emocionale. Kjo ėshtė dhe arsyeja mė e shpeshtė e dhimbjeve tė qafės. Dhe pse shkaku mund tė duket i rėndomtė, bllokimi muskulor mund tė ēojė dhe nė njė palėvizshmėri totale tė pėrkohshme.
    Sėmundje si artroza apo herni diskale janė shkaku i dytė i dhimbjeve tė qafės, por qė tė dyja situatat mund tė jenė aktive njėkohėsisht. Kush vuan nga kėto sėmundje mundohet t'i shmangė rrotullimet e kokės dhe lėvizjet e shpatullave pikėrisht pėr dhimbjen qė i shkakton kjo. Nė kėtė mėnyrė muskujt nuk ushtrohen, mpihen dhe ndonjėherė dhe ngrijnė dhe kėshtu dhimbjes sė shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.
    Dhimbje tė shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma, si goditje tė ndryshme. Kėto mund tė jenė dhe goditje tė marra gjatė aktiviteteve sportive, lėvizjeve tė gabuara apo dhe frakturave tė vogla tė cilat nuk vihen re pėr momentin. Pasojat e kėtyre goditjeve mund tė mbarten me vite dhe mund tė shkaktojnė njė dhimbje qafe kronike.
    Shqetėsime tė tjera tė shkaktuara nga inflamacione tė ndryshme. Sėmundje si meningjiti shkaktojnė dhimbje dhe ngrirje tė muskulaturės sė qafės por qė gjithmonė janė tė shoqėruara me simptoma tė tjera mė tė rėnda.

    Ndėrhyrjet e dobishme pėr tė mposhtur dhimbjen e qafės
    Ndėrhyrjet e mėposhtme janė tė dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo njė mpirje e tyre.

    Me hidroterapi
    Kur qafa ka inflamacion, bėni njė kompresė me akull pėr dhjetė minuta. Nė qoftė se nuk keni akull, atėherė merrni ndonjė ushqim tė ngrirė, mbėshtilleni me njė copė dhe pėrdoreni si kompresė. Nė kėtė kohė pėrgatisni dhe njė ēantė uji me ujė tė nxehtė, mbėshtilleni me njė peshqir dhe aplikojeni nė tė njėjtin vend ku vutė akullin, menjėherė pasi ta keni hequr atė dhe mbajeni pėr dhjetė minuta.

    Me anė tė akupunkturės
    Akupunktura ėshtė shumė e dobishme nė rastet kur dhimbja e qafės ėshtė shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato tė shkaktuara nga sėmundja e artrozės.
    Me anė tė masazhit
    Teknikat e masazhit janė tė dobishme nė tė gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanė ngrirė, qoftė pse keni qėndruar nė njė pozicion tė papėrshtatshėm, pėr shkak tė artrozės, pėr njė qėndrim tė gjatė nė tė njėjtin pozicion.

    Me aromaterapi
    Pėr tė shtuar efikasitetin e masazhit, mund tė pėrdoret njė vaj i pėrftuar nė kėtė mėnyrė: Nė 50 ml vaj mandarinash tė ėmbla hidh 20-30 pika livandė ose kamomili. Tė njėjtat vajra, por me masė 2-5 pika mund tė hidhen dhe nė vaskėn e banjės.

    "Tirana Observer"
    "Carpe Diem"

Tema tė Ngjashme

  1. Atje ku dhimbja s'njeh kufij
    Nga krutani79 nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-06-2007, 10:07
  2. Letėrsia fillon tek dhimbja
    Nga toni_nė_PR nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 08:13
  3. Dhimbja dhe Intelekti - A ka ndonje lidhje?
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 04:39
  4. Dhimbja:
    Nga Kryeplaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 17:39
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •