Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 129
  1. #81
    Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral « i tokave tė Gjonit » duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si « tokat e Gjonit » kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e « tokave tė Gjonit » ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku.

    Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga « dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq » dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.

    Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj.. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.

    Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt). Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj..

    Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t’i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: « duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t’i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit ».

    Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.. Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t’i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me « dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq », madje edhe mė shumė nė rast nevoje.

    Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t’i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, « haraēin mbretit ». Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.

    Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t’u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.

    Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t’i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.

    Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė. Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada - Prizren - Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkodrės tė vinin nė Lezhė pėr tė rrahur rrugėt e zotėrimeve tė tij.

    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės. Ndėrkohė, krahas Gjonit, edhe djemtė e tij kishin filluar tė aktivizoheshin nė veprimtarinė politike dhe ushtarake tė familjes sė tyre. Burimet historike tregojnė se gjatė vitit 1422 njė nga djemtė e tij komandonte trupat e Kastriotėve nė rrethinat e Shkodrės. Kurse nė vitin 1428 pėrmendet njė djalė i Gjon Kastriotit « i bėrė turk e mysliman », qė kishte trupa ushtarake pranė zotėrimeve tė Venedikut po nė rajonin e Shkodrės.

    Interesat ekonomikė dhe politikė tė shtetit tė Kastriotėve e nxitėn Gjon Kastriotin qė t’u kushtonte vėmendje edhe rajoneve tė tjera shqiptare, tė cilat nuk ishin kufitare me zotėrimet e tij. Jo lidhjet familjare qė Kastriotėt kishin me Balshajt, po pikėrisht interesat ekonomikė e shtynin Gjon Kastriotin t’i pėrkrahte vazhdimisht ata, madje duke dėrguar edhe ushtrinė e tij nė ndihmė tė tyre. Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani. Pesha dhe roli i shtetit tė Gjon Kastriotit nė jetėn e vendit erdhi gjithnjė duke u rritur. Fuqizimin mė tė madh ai e arriti nė kohėn kur nė krye tė tij doli djali i vogėl i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

  2. #82
    3. VENEDIKU NĖ SHQIPĖRI (SHEK. XIV-XV)





    Shtrirja e zotėrimeve veneciane nė Shqipėri




    Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė krijuar edhe nė Shqipėri njė zotėrim tė vetin nė kohėn e Kryqėzatės IV dhe shkrirjes sė Dukatit venecian tė Durrėsit, mė 1213, Republika e Shėn Markut ishte mjaftuar tė mbronte interesat e saj tregtarė, duke rėnė pėr kėtė nė ujdi me sundimtarėt e me bashkėsitė e qyteteve. Tregtarė venecianė pėrshkonin me karvane rrugėt qė lidhnin portet e Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit etj., me viset e brendshme duke ēuar e duke tėrhequr mallra prej andej. Prania e konsujve venecianė nė qendra tė tilla, si nė Durrės (1249), nė Spinaricė (1276) apo nė Vlorė (1359), nėnvizonte praninė e shkėmbimeve tregtare midis porteve shqiptare dhe Venedikut. Ashtu si nė shek. XI, edhe nė shek. XIV nė Durrės vazhdonte tė kishte njė koloni tregtare veneciane, tė pėrqendruar nė njė lagje tė veēantė, buzė detit, dhe tė organizuar pėrreth kishės sė hershme tė Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve. Pėrfaqėsuesit e kėsaj kolonie, edhe pse nuk gėzonin statusin e qytetarit (civis), kishin statusin e rezidentit (habitator) qė u siguronte lirinė e jetės, tė pronės, tė aktivitetit ekonomik, krahas detyrimeve pėrkatėse. Nė shek. XIV pėrmenden edhe mjaft fisnikė venecianė nga familje tė shquara, si Kontarenėt, Maurot, Barbadigot etj., qė kishin blerė toka e bagėti nė rrethinat e Vlorės, Durrėsit apo Butrintit, duke ngritur aty fermat (casale) tė bazuara nė shfrytėzimin intensiv tė tokės e tė bagėtisė.

    Nė pėrgjithėsi, deri nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV, angazhimi i Venedikut nė Shqipėri mbeti kryekėput nė lėmin ekonomik dhe synonte mbajtjen hapur tė arterieve kryesore tregtare, tokėsore e detare, dhe mbrojtjen e interesave tė qytetarėve venecianė. Venediku s’mund tė luante veēse njė rol politik tė kufizuar edhe pėr faktin se nga fundi i shek. XII, por veēanėrisht nė shek. XIV, nė Dalmaci e nė Shqipėri ushtronte njė sovranitet formal mbretėria e Hungarisė, rivale e Venedikut. Interesat hungareze nė krejt vijėn bregdetare qė shtrihej nga Kuarnaro (Istrie) e deri nė Durrės u njohėn mė 1358 dhe u konfirmuan edhe nė paqen e Torinos, mė 1381. Por shfaqja e turqve osmanė dhe dalja e tyre eventuale nė bregdet, rrezikonte tė kėpuste rrugėt tregtare tė Venedikut. Njė gjė e tillė e bėri tė pashmangshėm angazhimin e kėtij tė fundit nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė Shqipėri. Pėr t’i mbajtur osmanėt larg nga qytetet-porte tė Adriatikut ose tė Jonit, Republika e Venedikut u pėrpoq tė forconte marrėdhėniet me krerėt feudalė shqiptarė qė kontrollonin rrugėt dhe shtigjet qė ēonin drejt tyre, duke inkurajuar qėndresėn e atyre krerėve kundėr sulmeve osmane. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, sundimtarėt shqiptarė Balshajt, Dukagjinėt, Zahariajt, Topiajt, Muzakajt, Shpatajt, Zenebishėt kishin marrėdhėnie tė rregullta me Republikėn e Shėn Markut. Kjo e fundit i kishte shpallur shumė prej tyre qytetarė venecianė dhe u kishte njohur privilegjet qė lidheshin me kėtė status. Nė mjaft raste venecianėt i furnizonin zotėrit shqiptarė edhe me armė dhe madje me anije luftarake, por kjo vetėm kur bėhej fjalė pėr mbrojtjen e viseve bregdetare nga sulmet e flotės osmane.

    Deri nė ēerekun e fundit tė shek. XIV, Republika e Venedikut ishte mjaftuar me sigurimin e interesave tė saj ekonomiko-tregtarė, pa u angazhuar drejtpėrsėdrejti nė Shqipėri edhe kur pėr njė gjė tė tillė pati ftesa nga grupe e bashkėsi shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1350, bashkėsia qytetare e Durrėsit, ku njė rol tė madh luanin tregtarė e sipėrmarrės tė lidhur ngushtė ekonomikisht me Venedikun, i kėrkoi kėtij tė fundit ta merrte nė dorėzim qytetin. E ndėrgjegjshme se njė hap i tillė ishte i parakohshėm, pasi do ta fuste atė nė konflikte me fuqi tė tjera tė interesuara, si Mbretėrinė e Napolit, mbretėrinė serbe apo atė hungareze, Venediku nuk e pranoi nė atė rast ofertėn. Por situata e re e krijuar pas betejės sė Fushė-Dardanisė (1389), kur ushtrive osmane iu hap rruga drejt viseve bregdetare, e bėnte tė domosdoshme pėr Venedikun shtėnien nė dorė tė qendrave kryesore bregdetare pėr tė shmangur daljen nė det tė osmanėve dhe pėr rrjedhojė, paralizimin e trafikut detar pėrgjatė brigjeve shqiptare. Kjo politikė e re e Venedikut nė Shqipėri favorizohej tashmė edhe nga fakti se mjaft sundimtarė shqiptarė, tė pafuqishėm ndaj sulmeve osmane, tregoheshin tė gatshėm t’ia dorėzonin atij pjesėrisht ose tėrėsisht zotėrimet e tyre kundrejt kushtesh krejt tė favorshme pėr kėtė tė fundit. Nė vitin 1386, pasi mori Korfuzin, Venediku ishte tashmė i pranishėm nė truallin shqiptar duke shtėnė nė dorė, nė marrėveshje me Gjon Zenebishin, sistemin e fortifikuar tė Butrintit e tė Ksamilit, me rėndėsi thelbėsore pėr kontrollimin e Kanalit tė Korfuzit.

    S’ka dyshim qė nė qendėr tė planeve veneciane nė Shqipėri qėndronte qyteti i Durrėsit, avantazhet strategjike dhe ekonomike tė tė cilit venecianėt i njihnin mirė. Qė nė maj tė vitit 1387 princi Karl Topia, i ndodhur nėn presionin e vazhdueshėm tė sulmeve osmane, i propozoi Republikės lėshimin e Durrėsit kundrejt njė shpėrblimi dhe njė lejeje pėr t’u vendosur nė kolonitė veneciane tė Kretės ose tė Negropontit (Eube). Nė atė rast Venediku i qėndroi besnik politikės sė tij tė shmangies sė hyrjes nė konflikt drejtpėrdrejt me osmanėt, ndaj e refuzoi butėsisht ofertėn e Karlit, edhe pse i premtoi ndihmėn e vet ushtarake. Por vetėm njė vit mė vonė situata e Durrėsit ishte bėrė aq e brishtė, saqė Senati i Venedikut mori vendim qė qyteti tė shtihej nė dorė sapo tė shihej se rrezikohej tė binte nė duar tė osmanėve. Projekti parashikonte si dorėzimin vullnetarisht tė qytetit nga ana e Gjergj Topisė (Karli ndėrkohė kishte vdekur), ashtu dhe marrjen e qytetit jashtė vullnetit tė tij, nė bashkėpunim me qytetarė durrsakė, pėrkrahės tė Republikės. Fillimisht, Gjergj Topia u bind qė t’u lėshonte venecianėve kullėn e poshtme tė qytetit, atė pranė portit. Por nė prill tė vitit 1392, i ndodhur sa nėn presionin e osmanėve, aq edhe tė pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė parisė durrsake, pėrfshirė dhe kryepeshkopin Dhimitėr Nesha, tė cilėt kishin rėnė nė ujdi me Venedikun, Gjergj Topia nėnshkroi aktin e dorėzimit tė krejt qytetit Republikės sė Shėn Markut. Mė 1393 vėllezėrit Progon e Tanush Dukagjini i kaluan Venedikut kėshtjellėn e tyre tė Lezhės.

    Nė dhjetor 1395 njė tjetėr sundimtar shqiptar i ndrydhur nga osmanėt, Gjergji II Strazimiri Balsha, i ofroi Venedikut qytetet bashkė me territoret e Shkodrės e tė Drishtit. Marrėveshja u nėnshkrua nė pranverėn e vitit 1396 e nė bazė tė saj Balsha i lėshonte Venedikut, kundrejt shpėrblimit dhe kushteve tė tjera, qytetet e Shkodrės, tė Drishtit, tė Shasit e tė Dejės, bashkė me rrethina. Me kėtė rast Gjergj II Balsha bashkė me trashėgimtarėt e tij pranoheshin nė Kėshillin e Madh dhe nė radhėt e fisnikėrisė veneciane. Mė 1395 Venediku u mori Balshajve qytetet e Ulqinit, Tivarit e tė Buduės. Pėrsa i pėrket Vlorės, sundimtarja e saj Komnenė Balsha, e veja e Balshės II, i kishte propozuar qė mė 1386 Venedikut dhėnien e qytetit, bashkė me kėshtjellat e Kaninės, Himarės dhe tė Pirgut (nė derdhje tė Semanit). Besnik ndaj politikės sė tij tė mosangazhimit aty ku nuk e gjykonte tė domosdoshme, Venediku nuk e pranoi ofertėn as tė Komnenės dhe as tė pasardhėsve tė saj, Merkshės e Ruginės. Zotėrimi i Durrėsit dhe i Butrintit konsiderohej i mjaftueshėm pėr tė kontrolluar krejt krahun jugor tė bregdetit shqiptar. Nga ana tjetėr, duke ditur interesimin e jashtėzakonshėm tė osmanėve pėr kėtė qytet, venecianėt e dinin se shtėnia nė dorė e tij do ta ndėrlikonte Republikėn nė konflikte tė pashmangshme me osmanėt. Ndaj pėr Vlorėn u zbatua njė politikė tjetėr: tė pritej derisa qyteti tė pushtohej nga osmanėt e mandej t’u kėrkohej kėtyre blerja e tij qoftė edhe me njė ēmim mė tė lartė nga sa ofronin zotėrit e ligjshėm tė saj. Por llogaritė e Republikės nė kėtė pikė nuk dolėn, pasi me tė pushtuar Vlorėn e Kaninėn nė qershor tė vitit 1417, osmanėt treguan se jo vetėm nuk kishin ndėrmend t’ia shisnin atė Venedikut, por e kthyen nė bazėn e tyre kryesore detare nga ku kontrollonin lundrimin nė Adriatik dhe nga ku filluan tė pėrgatisnin invazionin e Italisė.

    Disa vjet pas marrjes sė Butrintit (1386), duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotėrve Zenebishi e Shpata, Venediku shtiu nė dorė nė bregdetin e Vagenetisė (Ēamėrisė), edhe skelat e Sajadhės, Pargės, Fanarit, si dhe portin e rėndėsishėm tė Naupaktit (Lepantos) nė gjirin e Korintit. Nė kėtė mėnyrė, Venediku realizonte njė synim qė kishte qenė nė themel tė politikės sė tij qysh nga koha e Kryqėzatės IV (1204): shtėnien nė dorė tė porteve e tė skelave kryesore pėrgjatė vijės bregdetare pėr tė siguruar kontrollin e rrugėve detare drejt Lindjes. Megjithatė, realizimi i kėtij synimi bėhej nė kushtet kur osmanėt po ushtronin trysni gjithnjė e mė tė madhe nė kėtė krah. Venediku nuk ishte nė gjendje t’u bėnte ballė sulmeve osmane kundėr kėshtjellave tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai u mundua tė nxiste, pa rėnė nė sy, qėndresėn e krerėve shqiptarė, qė zotėronin territoret midis bazave osmane nė Maqedoni dhe zotėrimeve veneciane tė bregdetit. Nė fillim tė shek. XV, ndėr klientėt e Venedikut numėroheshin Cėrnojeviqėt (Gjurashėt), Hotėt, Tuzėt, Bitidosėt, Jonimėt e Zaharitė e Gentės, Dushmanėt e Pultit, Gjon Kastrioti e Niketė Topia nė Shqipėrinė Qendrore, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės e Muriqi Shpata i Artės. Nė kėmbim tė ruajtjes sė shtigjeve, qė lidhnin bazat osmane nė Maqedoni me viset bregdetare, Venediku u ofroi krerėve tė mėsipėrm provizione nė tė holla, tituj fisnikėrie, prona dhe strehim nė zotėrimet e veta nė rast tė pamundėsisė pėr tė qėndruar mė nė tokat e veta. U premtoi gjithashtu pėrfshirjen e tyre nė ēdo traktat paqeje, qė eventualisht do tė nėnshkruante me osmanėt, premtim qė nuk e mbajti kurrė.

    Nė fakt, nė vend tė politikės sė konfrontimit me osmanėt, Republika e Venedikut filloi tė zbatojė gjithnjė e mė shumė politikėn e ujdisė me ta, aq mė shumė kur pas disfatės sė Ankarasė, mė 1402, osmanėt nė paqet veneto-osmane tė viteve 1411, 1430 apo 1446, treguan gatishmėri pėr t’u njohur venecianėve zotėrimet nė Shqipėri. Pikėrisht atėherė, Republika e Venedikut dhe qeveritarėt e saj nė Shqipėri jo vetėm u pajtuan me pushtimin e Krujės, Vlorės, Beratit e tė Gjirokastrės nga osmanėt nė vitet 1415-1418, por filluan edhe ta shkurajojnė qėndresėn e krerėve shqiptarė, duke i kėshilluar ata tė mos ndėrmerrnin sulme kundėr kėtyre tė fundit. Nė korrik tė vitit 1433 Republika i porosiste shkoqur qeveritarėt venecianė nė Shqipėri qė tė anullonin marrėveshjet me cilindo princ shqiptar, i cili ngrihej kundėr osmanėve dhe despotit serb Stefan Llazareviē, me tė cilėt Venediku ishte tashmė nė paqe. Ky qėndrim i ri i Venedikut ēoi nė acarimin e marrėdhėnieve me krerėt kryesorė shqiptarė, si Balshajt, Dukagjinėt, Topiajt, Kastriotėt etj.. Madje, puna arriti deri aty saqė qeveritarėt venecianė tė paguanin komandantėt osmanė pėr tė goditur « aleatėt » shqiptarė, qė shpeshherė gėzonin edhe tė drejtėn e qytetarisė veneciane. « Venecianėt e kontrollojnė gjithė Arbėrinė me anė tė turqve » raportonin nė tetor tė vitit 1422 tė dėrguarit e Raguzės. Dhe duke iu referuar politikės pa moral e pa parime tė Republikės sė Shėn Markut nė Shqipėri, shtonin: « Gjithė bota e di se sa zgjatin miqėsia dhe premtimet e venecianėve ». Kėta e treguan kėtė qėndrim edhe nė rastin e nėnshkrimit tė paqeve tė sipėrpėrmendura me osmanėt, ku nė kundėrshtim me sa kishin premtuar vazhdimisht, nuk i pėrfshinė aty krerėt shqiptarė deri atėherė « klientė » tė Venedikut. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt mbetėn vetėm pėrballė hakmarrjes sė osmanėve.




    Qytetet shqiptare nėn administratėn e Venedikut




    Ndikimi i madh qė Venediku ushtronte prej shekujsh nė jetėn ekonomike e kulturore tė qyteteve bregdetare shqiptare, e lehtėsoi kalimin e kėtyre tė fundit nėn sundimin e tij. Nė Durrės, Lezhė, Shkodėr, Ulqin e nė Tivar kishte grupe tė tėra shoqėrore qė ishin tė lidhura ngushtė me Venedikun. Kėta mund tė ishin tregtarė, pronarė anijesh, detarė, artizanė. Por rrethi i marrėdhėnieve me Venedikun pėrfshinte gjithashtu edhe sektorė tė popullsisė joqytetare, fisnikė dhe bujq, sidomos tė rrethinave, qė eksportonin produktet e tyre nė Venedik, ose qė garantonin lėvizjen e tregtarėve venecianė nė brendėsi tė vendit. Republika diti tė tėrhiqte nė orbitėn e vet edhe mjaft fisnikė tė vegjėl rrotull qyteteve, tė cilėve u paguante provizion tė pėrvitshėm nė kėmbim tė sigurimit tė qetėsisė nė rrethinat dhe nė vetė qytetet. Nė shek. XIV elementė tė veēantė tė parisė sė qyteteve bregdetare, por edhe tė aristokracisė sė tokės, kishin fituar qytetarinė veneciane, madje ndonjėri kishte arritur edhe tė pranohej nė Kėshillin e Madh tė Republikės. Pas tyre kishte edhe shumė tė tjerė, kryesisht tregtarė e artizanė, qė gėzonin privilegje tė veēanta dhe qė, siē thuhej, «e mbanin veten pėr venecianė» (pro Veneto expediantur). Nė mjedise tė tilla Venediku gjeti mbėshtetjen e tij shoqėrore para dhe gjatė sundimit tė tij nė Shqipėri. Republika e Venedikut e realizonte qeverisjen nė zotėrimet e saj shqiptare me anėn e nėpunėsve tė dėrguar enkas nga Venediku (rektorėt). Njė flotė e posaēme bėnte roje tė pėrhershme pranė brigjeve shqiptare, e gatshme tė ndėrhynte sa herė qė cenoheshin interesat e Venedikut. Bajl-kapedani i Durrėsit dhe kont-kapedani i Shkodrės, ishin funksionarėt e nivelit mė tė lartė nė Shqipėri. Nėn urdhrat e tyre ishin njė numėr zyrtarėsh tė tjerė, si komandanti i kėshtjellės (castellanus), komandanti i flotės lokale (admirali), komandanti i trupave tė kalorisė (comestabilis), ruajtėsi i thesarit (camerarius), gjykatėsi (magister iuratus), sekretari (cancellarius). Nė Drisht autoriteti mė i lartė venecian ishte podesta, kurse nė Lezhė kėshtjellari. Nė rastet kur vendi i qeveritarit nė njė qytet tė caktuar mbetej i zbrazėt, Venediku dėrgonte aty proveditorėt, funksionarė me njė mandat tė kufizuar. Konsujt venecianė, qė vepronin si pėrfaqėsues tregtarė dhe shpesh si informatorė, vepronin prej kohėsh nė qytetet kryesore dhe qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen e kushteve pėr kalimin e kėtyre qyteteve nėn flamurin e Venedikut, nė mjaft raste morėn poste tė rėndėsishme nė administratėn veneciane. Qendra i ēmonte veēanėrisht njohuritė dhe lidhjet e tyre me vendin dhe me njerėzit.

    Nė kushtet e zhvillimit tė invazionit osman, Venediku ishte tejet i interesuar qė nė zotėrimet e tij shqiptare tė ruhej paqja shoqėrore. Njė gjė e tillė parakuptonte pjesėmarrjen e aristokracisė qytetare nė qeverisje, si dhe njohjen e strukturave dhe tė institucioneve tradicionale bashkiake, gjė qė binte ndesh me interesat e Venedikut. Nė fakt, institucionet bashkiake, siē qe, p.sh., ai i magister iuratus, i kancelarit apo i admiralit nė Durrės, ose u uzurpuan nga shtetas venecianė, ose u dubluan apo u zhvleftėsuan, duke iu nėnshtruar vullnetit tė qeveritarit. Megjithėse nė ēastin e marrjes nė dorėzim tė qyteteve shqiptare, Republika e Venedikut u kishte premtuar bashkėsive vendase se do tė respektonte ligjet dhe doket e vjetra tė vendit, administrata veneciane nuk vonoi tė krijojė pakėnaqėsi e tė bjerė nė konflikt me popullsinė vendase. Nė Durrės, Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar qeveritarėt venecianė shpėrfillnin statutet e vendit dhe udhėhiqeshin nga praktika koloniale. Qytetarėt duhej tė kryenin njė sėrė shėrbimesh e punėsh angari pėr shtetin venecian, tė punonin pėr meremetimin e mureve tė qytetit, shpeshherė duke e paguar me shpenzimet e veta lėndėn e parė tė ndėrtimit dhe duke e transportuar po vetė nė vendin e duhur. Me shėrbime dhe angari tė tilla ngarkohej edhe popullsia e fshatrave pėrreth, nėn juridiksionin e kėshtjellave.

    Qytetarėt detyroheshin gjithashtu tė kryenin shėrbimin e patrullimit tė qytetit dhe tė rojes nė portat e tij, me kohėzgjatje e kushte mjaft mė tė rėnda nga ē’e pėrcaktonin kėto shėrbime statutet e qytetit. Kėto tė fundit pėrcaktonin gjithashtu qė qytetarėt tė kryenin shėrbime tė caktuara ushtarake, por vetėm brenda qytetit, megjithatė qeveritarėt venecianė nuk ngurronin tė nxirrnin trupat vullnetare tė qytetarėve edhe jashtė. Qeveritarėt venecianė abuzonin me statutet deri nė atė masė saqė nė Drisht, p.sh., ua kėrkonin kryerjen e shėrbimit tė rojės edhe klerikėve, gjė qė ishte nė kundėrshtim flagrant me dispozitat statutore tė atij qyteti. I vendosur nė politikėn e tij pėr t’i mbrojtur zotėrimet e veta nė Shqipėri me sa mė pak shpenzime e forca, Venediku u mundua tė pėrfshinte nė sistemin e mbrojtjes sė qytetit edhe krerėt feudalė tė rrethinave, duke i bėrė kėta pėr vete me tė holla e privilegje. Ruajtja e Durrėsit dhe e prapatokės sė tij mbėshtetej sė shumti edhe nė aleancat me krerė nga familjet fisnike Topiaj, Skurraj, Muzakaj etj.. « njerėz me pushtet e fuqi tė madhe ushtarake », tė cilėve Venediku u paguante provizion tė pėrvitshėm, u akordonte liri e privilegje tė veēanta dhe u lejonte hyrje-daljen e lirė nė qytet, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht zotėrit feudalė shiheshin si rrezik pėr qytetet nė fjalė. Nė zonėn e Shkodrės, ku vazhdonte tė mbijetonte njė shtresė e fuqishme proniarėsh, qeveritari venecian arriti tė sigurojė njė mbėshtetje tė rėndėsishme shoqėrore, pėr sa kohė mundi t’i bėjė pėr vete ata. Por, edhe pse u pranua si njė alternativė e pushtimit osman, nė pėrgjithėsi sundimi i Venedikut nė qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u shoqėrua me pakėnaqėsi, konflikte e deri kryengritje tė vendasve, siē qenė ato tė viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419. Nė sfond tė tyre qėndronin arsye tė ndryshme, por ato ekonomike zinin vendin qendror.

    Republika e Venedikut parashikonte qė barra e shpenzimeve pėr mbrojtjen e bregdetit shqiptar nga rreziku osman tė pėrballohej me burimet e vendit, ndaj qė nė fillim ajo nxitoi t’i shtjerė nė dorė kėto burime. Nėn administrimin e drejtpėrdrejtė tė qeveritarėve venecianė kaluan tė ardhurat nga taksat, doganat, tregjet, peshkoret, dajlanet, kriporet, qė shpesh u jepeshin nė sipėrmarrje personave tė veēantė, kryesisht shtetas venecianė, tė cilėt prireshin t’i rrisnin ato duke rėnduar popullsinė vendase. Tė ardhura tė mėdha Venediku nxori nga vendosja e monopolit tė vet mbi produkte tė caktuara shqiptare, siē ishin drithėrat dhe kripa. Lidhur me drithėrat, tregtimi i tyre u orientua kryekėput drejt tregut venecian. Akoma mė i rreptė ishte kontrolli qė Venediku vendosi mbi kripėn. Ai pėrfshinte edhe prodhimin e saj. Republika e ndaloi nė mėnyrė kategorike ndėrtimin e kriporeve dhe prodhimin e kripės nga sipėrmarrės privatė shqiptarė. Tregjet shqiptare, nga Tivari deri nė Pargė e nė Prevezė, duhej tė furnizoheshin me kripėn e prodhuar nė kriporet e Sinjorisė nė Korfuz e nė Durrės, kuptohet me ēmime tė caktuara nga shteti venecian. Edhe ky monopol venecian mbi tregtinė e kripės u bė burim konfliktesh tė ashpra me bashkėsitė shqiptare dhe me mjaft krerė shqiptarė, tė cilėt e konsideronin kripėn njė burim tė rėndėsishėm tė ardhurash: « kripa ėshtė buka ime », do t’i shkruante mė 1401 Gjon Zenebishi senatit tė Venedikut, duke shtuar se midis tij dhe Venedikut do tė mund tė kishte paqe e mirėkuptim vetėm nė rast se ky i fundit hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė ose pėr tė shkatėrruar kriporet e tij tė Sajadhės, nė Ēamėri.

    Gjithsesi, bashkėsitė qytetare e fshatare shqiptare qė hynė nėn sundimin e Venedikut kishin shumė arsye pėr tė qenė tė pakėnaqura nga qeverisja e tij. Kjo pakėnaqėsi pasqyrohet nė ankesat e shumta qė ato bashkėsi i drejtuan pushtetit qendror venecian, ku demaskoheshin arroganca dhe praktikat shfrytėzuese tė qeveritarėve venecianė nė Shqipėri. Shpeshherė pakėnaqėsia ndaj qeverisjes shpėrthente nė formėn e sulmeve e tė raprezaljeve kundėr zyrtarėve e shtetasve venecianė apo deri edhe nė kryengritje tė vėrteta popullore. Kėto fitonin mė shumė mbėshtetje, kur drejtoheshin nga fisnikė po aq tė pakėnaqur vendas. Kėshtu ndodhi nė kryengritjet e viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419 nė trevat veriperėndimore tė udhėhequra nga Balshajt, qė e rrezikuan seriozisht sundimin venecian dhe qė pėrfunduan edhe me humbjen e pėrkohshme tė qyteteve tė Shkodrės, Drishtit, Ulqinit e tė Tivarit.

  3. #83
    K R E U I V









    SHOQĖRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NĖ MESJETĖ









    1. SHOQĖRIA SHQIPTARE






    Fisnikėria




    Lindja dhe zhvillimi i fisnikėrisė shqiptare tė tokės u krye nė kushte specifike nėpėrmjet veprimit tė shumė faktorėve kontradiktorė. Sė pari, nė kushtet kur vendi mbeti pėrgjatė gjithė kohės nėn sundimin e perandorive e tė mbretėrive tė huaja, kuptohet qė procesi i rritjes sė klasės feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes sė njė fizionomie tė plotė nacionale tė saj. Larmia e gjerė e titujve tė fisnikėrisė qė mbanin krerėt shqiptarė tregon shkallėn e ndikimit dhe tė integrimit tė mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetėrore. Nė hierarkinė shqiptare ndeshen sa tituj bizantinė (despot, sebastokrator, sebast, heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perėndimorė (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavė (zhupan, kasnec, vojvodė etj). Nė fakt, mjaft fisnikė shqiptarė ishin tė integruar nė administratat e huaja, qendrore e provinciale, nė atė masė saqė dobėsoheshin lidhjet me mjediset e tyre. Qysh nė fillimet e shek. XI ka dėshmi pėr fisnikė shqiptarė nga familjet Skurra, Arianiti etj., qė ishin pėrfshirė nė fisnikėrinė e Mbretėrisė sė Sicilisė apo tė Perandorisė Bizantine. Por kjo nuk do tė thotė se shumica e aristokracisė shqiptare, ndonėse nėn ndikim e tutelė tė huaj, tė mos orientohej ku mė shpejt e ku mė vonė drejt emancipimit tė vet, siē e provoi nė fund tė fundit edhe krijimi i Principatės sė Arbrit qė nė shek. XII, apo i principatave e formacioneve tė tjera shtetėrore shqiptare nė shek. XIV- XV.

    Karakteristikė e pėrbashkėt ėshtė se vatrat e kėtyre formacioneve ndodheshin thuajse gjithmonė larg qyteteve e kėshtjellave, ku qe pėrqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftė ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet qė ishin nė krye tė principatave tė shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtėt, Jonimėt, Arianitėt, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrėngėt, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti i tyre mbėshtetej nė lidhjet qė kėta krerė kishin me popullsinė e vendit, duke pėrfshirė edhe lidhjet e gjakut, nė madhėsinė e « fisit » e, pėr rrjedhojė, nė numrin dhe nė cilėsinė e forcės sė armatosur qė kėta krerė kishin mbas vetes. Kjo pėrbėnte nė thelb bazėn e autoritetit tė tyre. Sunduesit e radhės, bizantinėt, anzhuinėt apo serbėt, detyroheshin t’i llogaritnin kėta krerė, qė zotėronin njė potencial luftarak tė konsiderueshėm. Ndaj kėrkuan t’i tėrhiqnin ata duke u njohur, nė njė farė mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhėnė tituj e prona dhe duke i pėrfshirė kėshtu nė sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve tė huaja me aristokracinė shqiptare u shoqėrua edhe me joshjen nėpėrmjet dhėnies sė pronave dhe zhvendosjes sė mjaft krerėve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit. Kėshtu, nė shek. XIV, Skurrajt e malėsisė sė Tiranės ishin

    bėrė zotėr tė njė pjese tė madhe tė ultėsirės, qė pėr hir tė tyre u quajt « Skurrje ». Mjaft prej Skurrajve u vendosėn nė Durrės e u bėnė qytetarė tė tij. E njėjta gjė ndodhi me Muzakajt e malėsisė sė Oparit, tė cilėt po atė kohė shtinė nė dorė njė pjesė tė mirė tė ultėsirės midis Beratit, Vlorės e Karavastasė, e cila pėr hir tė tyre filloi tė quhet « Muzakje » (Myzeqeja e sotme). Dhurimin e pronave apo tė feudeve nė zonat fushore, rreth e rrotull qendrave tė mėdha, si nė Shkodėr, Lezhė, Dibėr, Durrės, Vlorė, Vageneti, Janinė, Kolonjė, Devoll etj., krerėt shqiptarė duhet ta shpėrblenin duke u ofruar shėrbimet e tyre, kryesisht shėrbimin ushtarak, strategėve bizantinė apo mėkėmbėsve e kėshtjellarėve anzhuinė. Kėshtu, qoftė nė epokėn bizantine, qoftė edhe nė atė anzhuine, nė kėshtjellat kryesore tė Durrėsit e Vlorės pėrmenden krerė tė ndryshėm nga krahinat fqinje, tė cilėt qėndronin brenda mureve tė kėshtjellave nė fjalė pėr njė periudhė tė caktuar bashkė me suitėn e tyre (familia). Atyre u besohej ruajtja e objekteve tė veēanta, zakonisht e kullave pėrgjatė murit rrethues. Pjesėn tjetėr tė vitit krerėt feudalė e kalonin nė zotėrimet e tyre ku ndodhej banesa e fortifikuar (fortis domus), nė tė cilėn ata strehoheshin bashkė me familjen e me njerėzit e tyre tė armatosur. Sipas shtrirjes sė zotėrimeve tė tyre, feudalėt mund tė kishin disa vendqėndrime tė tilla tė fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtė tė vitit, si, p.sh. Balshajt nė malėsinė e Tivarit apo Muzakajt nė atė tė Skraparit. Qė nga shek. XIII feudalėt shqiptarė fillojnė tė tėrhiqen pas qyteteve tė mėdha, si Durrėsi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin njė pjesė tė kohės « pėr punė ose pėr t’u zbavitur » (pro suis factis vel pro placere).

    Shumė prej tyre blenė aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate tė qyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat nė Durrės, Sumat e Spanėt nė Shkodėr, flasin pėr njė proces urbanizimi tė aristokracisė sė tokės nė shek. XIII-XIV. Nė kohėn e emancipimit tė plotė tė tyre, nė shek. XIV, mjaft krerė shqiptarė e shpėrngulėn selinė e tyre kryesore nė qytetet e kėshtjellat e mėdha. Kėshtu, Topiajt kaluan nga Kruja nė Durrės, Balshajt e vendosėn rezidencėn kryesore nė Shkodėr, Zahariajt nė Dejė, Dukagjinėt nė Lezhė, Gropajt nė Ohėr, Muzakajt nė Berat, Shpatajt nė Artė, e kėshtu me radhė. Vendqėndrimi i tyre nė qytet ngrihej nė pjesėn mbizotėruese tė tij (castrum), aty ku mė parė qėndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Ai formonte njė sistem tė fortifikuar tė mėvetshėm brenda kėshtjellės, shpeshherė e ndarė prej saj me mure. Rezidenca e
    sundimtarit pėrfaqėsohej nga banesa pėr tė dhe pėr familjen, si dhe kazerma pėr gardėn e tij tė armatosur. Nė tė pėrfshiheshin depot e drithit e tė armėve, pusi ose cisterna e ujit, farkėtaria e deri burgu i kėshtjellės, pra gjithēka qė lejonte funksionimin e pavarur tė kėsaj pjese tė qytetit nė rast rrethimi. Zona rezidenciale e kėshtjellės pėrbėnte nė ēdo rast pjesėn mė tė mbrojtur tė saj dhe bastionin e fundit tė qėndresės nė rast sulmi.

    Objekte tė rėndėsishme ushtarake, siē ishin kullat pėrgjatė mureve rrethuese tė qytetit, merreshin nė mbrojtje nga njerėz tė besuar tė feudalit me trupat e tyre. Veēoritė qė karakterizuan zhvillimin e fisnikėrisė shqiptare gjetėn pasqyrim edhe nė mėnyrėn e organizimit e tė funksionimit tė oborrit feudal e, nė njė kuptim mė tė gjerė, tė formacioneve feudale shqiptare. Edhe kėtu, ndikimi i traditės ishte mjaft i fuqishėm. Nėse lihet mėnjanė njė shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku nė periudha tė veēanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perėndimor, nė pėrgjithėsi nė Shqipėri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive nė viset fushore, pranė qendrave tė mėdha administrative. Kjo e drejtė njihte si zot e pronar tė vetėm shtetin, nė personin e perandorit, ndėrsa feudalėt e veēantė s’ishin veēse pėrdorues tė tokės, tė cilėn vetė perandori ua kalonte me dekret tė veēantė, pėr njė kohė tė kufizuar dhe me kushte tė pėrcaktuara, ndėr tė cilat shėrbimi ushtarak nė favor tė perandorit pėrbėnte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit tė pronies, qė pėrbėnte bazėn e feudalizmit bizantin nė shekujt XI-XIV. Kuptohet qė njė sistem i tillė, ndėrsa krijonte njė shtresė fisnikėsh tė lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipimit tė tyre politik, pėr sa kohė ata nuk ishin pronarė me tė drejta tė plota tė tokės sė tyre. Nė rast se proniari ose pasardhėsi i tij nuk u pėrmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, pėrkatėsisht detyrimit ushtarak, ata privoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullė) i jepej njė personi tjetėr. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillė qė nuk nxiste fuqizimin e feudalėve tė veēantė, qoftė nėpėrmjet kufizimit e kushtėzimit tė institucionit tė trashėgimisė.




    E drejta dhe jeta feudale nė Shqipėri




    Ėshtė e vėrtetė se veprimi i sė drejtės bizantine paraqitej i kufizuar nė Shqipėri, qoftė pėr statusin e veēantė qė kjo kishte nė kuadrin e Perandorisė Bizantine, qoftė dhe pėr faktin se kėtu, pėr kushtet e terrenit, kishte peshė deri vonė nė shek. XIV prona e vogėl e lirė e fshatarit. Kjo e fundit i nėnshtrohej mė sė shumti veprimit tė sė drejtės tradicionale dokesore, e cila, nga ana e saj, nuk mungoi tė ndikojė fuqishėm edhe nė marrėdhėniet qė ndėrthurreshin pėrreth familjeve dhe oborreve feudale, aq mė shumė qė kėto e kishin prejardhjen e tyre nga zona ku bashkėsia fshatare dhe prona e vogėl e lirė mbeteshin tipar mbizotėrues i marrėdhėnieve tė pronės dhe i atyre shoqėrore. Njė nga veēoritė thelbėsore tė sė drejtės dhe praktikės dokesore shqiptare ishte ajo qė kishte tė bėnte me institucionin e trashėgimisė. Nė Shqipėri ishte zakoni qė askush nga fėmijėt meshkuj nuk pėrjashtohej nga e drejta e trashėgimisė. Njė gjė e tillė pengonte pėrqendrimin dhe favorizonte copėzimin e vazhdueshėm tė pronave. Ky copėzim pasqyrohej edhe nė lėmin e autoritetit dhe tė pushtetit. Qoftė familja fisnike e zakonshme, qoftė principatat e mėdha apo tė vogla drejtoheshin nė bazė tė parimit tė bashkėqeverisjes (konregjencės). Nė fakt, institucioni i bashkėqeverisjes njihej dhe zbatohej sa nė Bizant, aq edhe te popujt fqinjė tė shqiptarėve. Por tek ata ky institucion realizohej nėpėrmjet kooptimit nė pushtet nga ana e babait sovran, e njėrit prej bijve, zakonisht mė tė madhit, me qėllim trashėgimin e plotė e tė pandarė tė pushtetit. Pėrkundrazi, te shqiptarėt si drejtimi i ekonomisė familjare, ashtu dhe qeverisja e shtetit (principatave) realizohej nėpėrmjet bashkėpjesėmarrjes sė tė gjithė vėllezėrve. Kėshtu, Principatėn e Balshajve nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV e qeverisnin njėherėsh tre vėllezėrit, Strazimiri, Gjergji e Balsha II. Po atė kohė, Despotati shqiptar i Artės (Epirit) qeverisej nga vėllezėrit Gjin e Sguro Bua Shpata. Vėllezėrit Lekė e Pal qenė nė krye tė Dukagjinėve tė Lezhės, nė kohėn kur tre vėllezėrit, Gjin, Stojė e Teodor, drejtonin po ashtu Principatėn e Muzakajve. Asnjė vendim qė kishte tė bėnte me principatėn nuk mund tė merrej nė njė mėnyrė tė njėanshme nga njėri prej vėllezėrve. Deri edhe kancelaria dhe vula zyrtare ishte e pėrbashkėt.

  4. #84
    Nė planin praktik, secili nga vėllezėrit sundimtarė merrej me administrimin dhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimit feudal. Vėllait tė madh, i cili gjithsesi gėzonte privilegjin e moshės, i takonte tė drejtonte zotėrimet tradicionale tė familjes. Lidhjet e veēanta historike, njerėzore e shpirtėrore qė familja sundimtare kishte me to, e bėnin kėtė pjesė tradicionale tė principatės elementin bazė e tė qėndrueshėm tė saj. Kėshtu nė vitet 70 tė shek. XIV, mė i madhi i vėllezėrve Muzaka, Gjini, administronte zotėrimet e hershme tė familjes nė malėsitė e Oparit, ndėrkohė qė tė vėllezėrit qeverisnin vendet mė tė buta e mė tė pasura tė Myzeqesė e tė fushės sė Korēės e tė Kosturit. Por fakti qė nė Opar e nė viset pėrreth Muzakajt kishin fillimet e historisė sė tyre, njerėzit mė besnikė, vatrat dhe varret e hershme tė tyre, e bėnte kėtė krahinė qendrėn shpirtėrore tė principatės.

    Gjithsesi, bashkadministrimi dhe bashkėqeverisja e zotėrimit familjar apo e principatave sillte shpėrqendrimin e copėzimin e pronės e tė pushtetit, pėr rrjedhojė edhe dobėsimin e tyre, aq mė tepėr qė kjo ndarje nuk i shmangte, por pėrkundrazi i nxiste grindjet e rivalitetet. Nuk ėshtė e rastit qė zotėrimet feudale shqiptare njohėn kulmet e zhvillimit kur nė krye tė tyre, pėr njė arsye apo tjetrėn, qėndroi vetėm njė person. Kėshtu ndodhi me Balshajt nė kohėn e sundimit tė Balshės II, me Topijat nė kohėn e princit Karl Topia, apo me Muzakajt nė kohėn e sundimit tė gjatė tė despotit Andrea II (1335-1371).

    Krijimi i zotėrimeve e i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV kurorėzoi njė proces tė gjatė zhvillimi, gjatė tė cilit klasa feudale shqiptare fitoi gjithnjė e mė shumė atribute e pavarėsi ekonomike, politike e sė fundi dhe ato gjyqėsore. Sunduesit bizantinė, serbė etj., e mbajtėn me fanatizėm deri nė fund pushtetin gjyqėsor, si tregues kryesor i sovranitetit. Proceset dhe ēėshtjet gjyqėsore zgjidheshin nga gjykatės tė dėrguar nga qendra dhe qė vepronin nė bazė tė ligjeve tė mishėruara nė pėrmbledhjet zyrtare ligjore, siē qenė kodet bizantine ose « kodi i Stefan Dushanit ». Megjithatė normat dhe praktikat dokesore nė marrėdhėniet e pėrditshme ishin aq shumė tė rrėnjosura, saqė ato shpeshherė mbizotėronin mbi ligjet e shtetit.

    Nė marrėveshjet e nėnshkruara me krerėt shqiptarė dhe nė privilegjet e lėshuara pėr bashkėsitė shqiptare, perandorė tė ndryshėm bizantinė, mbretėr serbė e anzhuinė apo qeveritarė venecianė angazhoheshin tė qeverisnin sipas « normave dhe dokeve tė vjetra ». Kjo pėrbėnte njė element tė rėndėsishėm tė njohjes sė autonomisė gjyqėsore administrative tė bashkėsive e tė njėsive tė caktuara lokale. Me rėnien e perandorive ballkanike, siē qenė ajo bizantine dhe ajo serbe, edhe privilegji i gjykimit u kaloi feudalėve tė veēantė, tė cilėt tashmė mund tė gjykonin e tė vendosnin pėr tė gjitha ēėshtjet civile e penale qė lindnin nė zotėrimet e tyre (rationen et iustitiam in civilibus et criminalibus dare). Marrja nė dorė e gjykimit tė ēėshtjeve gjyqėsore nė juridiksionin e vet, shėnonte hapin e fundit tė kthimit tė fisnikėve shqiptarė nė zotėr tė pavarur. Megjithatė pushteti gjyqėsor i fisnikėve vazhdoi tė kufizohej nga veprimi i sė drejtės dokesore apo asaj kanonike. Kjo e fundit mbizotėronte sidomos nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me martesėn, me tė drejtėn e trashėgimisė etj.. Mjaft ēėshtje tė tjera zgjidheshin nė bazė tė « kodit tė nderit ». Ky i fundit shprehej mė sė pari nė fushėn e betejės. « Kronika e Janinės » e shek. XIV na bėn tė ditur se luftėtarėt e Gjin Bua Shpatės i sulmonin armiqtė me thirrjen kalorėsiake « ruaju » pėr t’u dhėnė atyre mundėsinė qė tė mbroheshin. Kjo ishte normė e sė drejtės dokesore. Sado tė ashpėr qė tregoheshin gjatė luftimit, shqiptarėt fitimtarė nuk hakmerreshin mbi tė mundurit nė mėnyra tė vrazhdėta, siē ndodhte me shumė popuj tė huaj. Robėrit e luftės nuk u nėnshtroheshin ndėshkimeve e gjymtimeve trupore.

    Shumė-shumė, nė shenjė zhburrėrimi atyre u pritej mjekra. Shpesh robėrit e luftės, sidomos kur qenė personalitete me emėr, mbaheshin peng si mjet presioni ndaj kundėrshtarit. Nė mjaft raste, siē e donin praktikat e kohės, ata liroheshin kundrejt pagesės. Nuk mungonin edhe rastet kur njė martesė nė kohėn e duhur kthente paqen midis familjeve rivale, siē ndodhi me Balshajt dhe Topiajt nė vitet 60 tė shek. XIV. Ndėrkohė qė ēmonte trimėrinė e fisnikėrinė, qoftė edhe tė kundėrshtarit, morali shqiptar dėnonte ashpėr paburrėrinė dhe tradhtinė. « Tradhtar » ishte sharja mė e rėndė qė mund t’i drejtohej dikujt. Mė 1436 nė Fano tė Italisė u bė gjyqi i njė shqiptari me emėr Gjergj, i cili nė zemėrim e sipėr kishte tentuar tė vriste njė banor vendas duke e thirrur atė « tradhtar ». Nė statutet e Shkodrės kishte njė dispozitė tė veēantė pėr fyerjen me fjalėn « tradhtar ». Kundravajtėsit gjobiteshin me njė shumė tė jashtėzakonshme prej 500 hyperperėsh, ndėrkohė qė prerja e mjekrės, e konsideruar edhe kjo fyerje e rėndė, dėnohej me 50 hyperperė. Nga po tė njėjtat statute mėsohet se sharja « tradhtar » ishte mėnyra mė e mirė pėr tė grishur dikė nė dyluftim. Tradhtarėt e frikacakėt meritonin ndėshkimet mė tė rėnda. Ky moral nuk bėnte pėrjashtim as pėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, as pėr njerėzit e familjes madje as dhe pėr njerėzit e fesė. Balshajt, Kastriotėt, Dukagjinėt, Muzakajt e tė tjerė fisnikė shqiptarė nuk ngurronin t’i dėnonin me burgim, madje dhe me vdekje, njerėzit e tyre, qė nė njė moment tė caktuar i kishin « tradhtuar ». Tradhtarėve gjithashtu u sekuestrohej pasuria.

    Normat e sė drejtės dokesore vepronin fort edhe nė fushėn e marrėdhėnieve martesore, ndonėse kėtu pretendonte tė mbizotėronte e drejta kishtare (kanonike). Kurorėthyerja paguhej me jetė: njė fisnik nga dera e Dukagjinėve nuk ngurroi tė vrasė tė dashurin e gruas sė tij edhe pse ky ishte klerik i lartė. Nė rast se njė grua e martuar braktiste tė shoqin, detyrėn pėr ta gjetur dhe pėr ta risjellė e kishte sa burri i mashtruar, aq edhe « vėllazėria ». Nė vitin 1198 njė fisnik nga Kolonja, Aleks Kapandriti, pasi kishte vrarė gruan e parė, u martua pėr sė dyti me gruan e njė arkondi nga Durrėsi me emrin Bardh. Por nuk e gėzoi kėtė martesė, sepse vėllai i kurorėthyeses e zuri e pasi i keqtrajtoi qė tė dy, ia dorėzoi pėrsėri tė motrėn burrit tė parė.

    Gjakmarrja dėshmohet qė nė atė kohė, vinte nė luftė familje dhe bashkėsi tė tėra. Prej saj nuk shpėtonin as pėrfaqėsuesit e elitės drejtuese. Kėshtu nė vitin 1416 pas njė vrasjeje, Balshajt kishin hyrė nė gjak me bashkėsinė e Hotėve. Nė emėr tė « nderit » pėrziheshin nė akte dhune e gjaku edhe vetė njerėzit e fesė. « Kronikat e zeza » tė shekujve XII-XV japin raste jo tė pakta, kur klerikė tė thjeshtė e deri peshkopė e kryepeshkopė, bėheshin autorė ose viktimė krimesh pėr fyerje ose pėr ēėshtje nderi.

    Fuqia dhe pushteti i familjeve aristokrate shqiptare matej me madhėsinė e cilėsinė e zotėrimeve tė tyre, me sasinė e njerėzve qė ata mund tė armatosnin, por edhe me lidhjet dhe aleancat e tyre tė jashtme. Kėto tė fundit ishte zakon tė sanksionoheshin, pėrveēse me traktate e marrėveshje tė pėrkohshme, edhe me lidhje familjare tė qėndrueshme. Nė shek. XIV tė gjitha familjet fisnike shqiptare ishin tė grupuara nė aleanca tė caktuara ushtarako- familjare. Kėshtu, nėpėrmjet krushqive Muzakajt qenė lidhur nė aleanca tė qėndrueshme me Arianitėt, Balshajt, Zenebishėt, Gropajt e deri Dukagjinėt e veriut. Po ashtu, pėrreth Balshajve nė veri, apo Shpatajve nė jug, qenė krijuar aleanca politiko-ushtarake, tė cilat mbėshteteshin edhe nė lidhjet familjare. Roli i kėtyre aleancave dilte nė pah nė rast se njėri nga pjesėtarėt pėrfshihej nė ndonjė konflikt ushtarak. Nė atė rast, pjesėtarėt e tjerė i gjendeshin nė krah me forca e mjete. Kėshtu, nė luftėrat e shumta qė pati me despotin serb tė Janinės, Thoma Preljuboviēin, despoti i Artės, Gjin Bua Shpata, u ndihmua vazhdimisht nga dhėndri i tij, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės. Po ashtu, nė betejėn e Kosturit mė 1371 kundėr Mark Krajleviēit, despotit Andrea Muzaka i shkuan nė ndihmė Balshajt, Gropajt e tė tjerė fisnikė, aleatė e familjarė tė tij.

    Lidhja familjare midis familjeve tė mėdha, pėrveē anėve politike e ushtarake, pėrmbante edhe elementin ekonomik, pėr sa kohė qė shoqėrohej edhe me dhėnien e feudeve nė formė paje. Njė gjė e tillė u jepte shkas fisnikėve tė caktuar qė nė momente tė pėrshtatshme tė ngrinin pretendime mbi zotėrimet e familjeve me tė cilat kishin krushqi, sidomos kur kėto binin nė vėshtirėsi dhe nuk ishin nė gjendje t’u dilnin zot pronave tė tyre. Nė kėtė rrugė, Gjon Muzaka pretendonte tė ishte nga fundi i shek. XV, zot i ligjshėm sa i zotėrimeve atėrore, aq edhe i atyre tė Zenebishėve, tė Gropajve, tė Balshajve (Vlorė), Arianit-Komnenėve etj.. Nga ana e tij, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu mėtonte se ishte trashėgimtar i ligjshėm i zotėrimeve tė Topiajve e tė Balshajve dhe si pėr tė theksuar kėtė, i shtoi emblemės sė familjes edhe simbolet e kėtyre dy familjeve, luanin dhe yllin. Por zakonisht, pretendime tė tilla mbi bazė trashėgimie mbi zotėrimet e familjeve tė tjera, realizoheshin nėpėrmjet aneksimit me forcė tė tyre.

    Jo rrallė herė aleancat familjare shtriheshin edhe me familje fisnike e princore tė huaja, gjė qė sillte njė rritje tė veēantė prestigji dhe mbėshtetje tė jashtme. Kėshtu, Gjon Zenebishi e kishte martuar njė vajzė tė tij me Petro Altavilėn, pinjollin e dinastisė sė famshme normane, qė mbretėroi nė Italinė e Jugut nė shek. XI-XII. Po ashtu, Gjin Bue Shpata njė vajzė tė tij ia kishte dhėnė fisnikut nga Firencja, Ezau Buondelmonte Aēajuoli, qė u bė despot i Janinės. Nga ana e tij konti Andre Topia u martua me njė princeshė nga anzhuinėt e Napolit. Kjo lidhje familjare me dinastinė frėnge tė anzhuinėve ndihmonte nė forcimin e pozitave tė jashtme por dhe tė brendshme tė Karl Topisė kundrejt rivalėve tė tij. Jo pa arsye ai shfrytėzonte ēdo rast, siē bėn edhe nė mbishkrimin ktitorial tė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit tė vitit 1381, pėr tė vėnė nė dukje kėto marrėdhėnie tė veēanta « gjaku » (eks haimatos) me anzhuinėt. Nė kėtė kuadėr ai i shtoi stemės sė familjes Topia, qė kishte nė qendėr figurėn e luanit, edhe motivin e zambakut, simboli i anzhuinėve francezė.

    Pėr konsolidimin e pushtetit tė tyre, feudalėt shqiptarė nuk nėnvleftėsonin edhe faktorėt fetarė e kulturorė. Tė shumtė qenė ata qė, sipas koniunkturės politike, ndėrruan edhe besimin. Duke lėnė mėnjanė konvertimin nė masė tė fisnikėve shqiptarė nė fenė islame prej shek. XV, edhe mė pėrpara shumė syresh bėnė kapėrcime nga besimi ortodoks nė atė katolik e anasjelltas, pėr t’iu pėrshtatur rrethanave politike. Pėrmasa tė mėdha mori veēanėrisht nė shek. XIV kalimi nė katolicizėm i mjaft dyerve fisnike, siē qenė Balshajt, Matrėngėt, Skurrajt, Muzakajt, Zahariajt e shumė tė tjerė, qė me kėtė hap kėrkonin para sė gjithash tė siguronin aleancėn e fuqive katolike tė Evropės tė kryesuara nga Papati kundėr rrezikut tė ekspansionit serb nė tokat shqiptare. Nė kėtė kuadėr edhe mjaft pinjollė tė familjeve Skurraj, Topiaj, Kamonaj, Matrėnga, Muzakaj etj., mbushnin radhėt e klerit dhe tė urdhrave fetarė katolikė, siē qenė ai franēeskan e dominikan. Kuptohet se mjaft prej tyre edhe pse veshėn petkun e klerikut, vazhduan tė merrnin pjesė gjallėrisht nė ngjarjet dhe nė intrigat politike, duke mbrojtur interesa tė caktuara. Peshkopėt e Durrėsit, p.sh., luajtėn njė rol tė dorės sė parė nė fatet e qytetit. Sipas rastit, ata pėrgatitėn kalimin e qytetit sa te Bizanti, aq tek anzhuinėt, te
    venecianėt e deri te Topiajt shqiptarė.

  5. #85
    Nė shek. XIII-XIV oborret e fisnikėve shqiptarė morėn pamjen e plotė tė qendrave tė pushtetit, me funksione sa ushtarake, aq dhe civile. Pėrveē krerėve ushtarakė, aristokrati i fuqishėm mbante nė kėshtjellėn e vet njė personel tė tėrė « civil » tė pėrfaqėsuar nga llogaritarė, intendentė, doganierė, gjykatės, ambasadorė, shkrues, kronikanė, arkitektė, piktorė, muzikantė etj.. Person mjaft i afėrt me fisnikun ishte kleriku i familjes, tek i cili ai dhe familja e tij merrte kėshilla e mėsime nė punėt e fesė, si dhe rrėfente « mėkatet » e tij. Por, pėrveē rolit tė kėshilltarit intim, kleriku nė fjalė luante shpesh edhe rolin e mėsuesit dhe tė edukatorit pėr fėmijėt e aristokratit, atė tė njė sekretari e ambasadori tė posaēėm pėr misione delikate, tė shkruesit, tė kronistit etj.. Futja nė ēėshtjet mė intime tė shtetit dhe tė familjes sė fisnikut i bėnte kėta klerikė persona me pushtet tė jashtėzakonshėm, por edhe tė ekspozuar ndaj zemėrimit tė padronėve tė tyre. Karakteri i rezervuar dhe i pėrvuajtur bėnte qė klerikėt nė fjalė ta kryenin besnikėrisht detyrėn e njeriut tė besuar tė fisnikut. Por ndodhte edhe qė pėr njė fjalė apo njė gjest tė pamatur, qė binte ndesh me natyrėn e rezervuar tė detyrės sė tyre, edhe kleriku « i familjes » ta pėsonte keq, siē e pėsoi mė 1408 murgu Theodotir, sekretar e kėshilltar i Teodor Muzakės sė Beratit, tė cilin, s’dihet se pėr ē’mėkat, i zoti i tij e mbylli me pranga nė burgun e kėshtjellės sė Skraparit.

    Aristokratėt shqiptarė ndėrhynin deri te Papa ose Patriku pėr t’i emėruar kėta klerikė tė oborrit peshkopė e kryepeshkopė nė krahina, ku fisnikėt nė fjalė synonin tė shtrinin ndikimin dhe kontrollin e tyre. Nė dokumentet e shek. XIII-XIV bėhet fjalė vazhdimisht pėr prelatė tė tillė, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė dioqezave nėn presionin e pushtetit laik (per potentiam laicalem). Me ndėrhyrjen dhe rekomandimin e krerėve shqiptarė, njė klerik shqiptar, murgu dominikan Domenik Topia, arriti tė bėhet rreth vitit 1340, kėshilltar e kapelan i mbretit tė Napolit, Robertit I Anzhu. Fuqizimi ekonomik e politik i fisnikėve nga shek. XIII, bėri qė tė rritej edhe funksioni i tyre shoqėror. Ata filluan tė merrnin pėrsipėr veprimtari tė tilla me interes tė pėrgjithshėm, si ndėrtime kishash e manastiresh, hapje e meremetime rrugėsh, ndėrtim veprash me karakter mbrojtės, veēanėrisht nė dobi tė qyteteve e manastireve tė mėdha. Oborret e aristokratėve tė tillė tė mėdhenj, si Balshėt, Topiajt, Arianitėt etj., filluan tė konkurrojnė shkronjėtoret (skriptoria) e manastireve pėr sa i pėrket realizimit tė kodikėve e dorėshkrimeve tė ēmuara, me tė cilat merreshin mjeshtėr tė kualifikuar qė pajtoheshin nga qytetet e zhvilluara tė Shqipėrisė ose edhe nga vende tė tjera. Pėr t’u lėnė pasardhėsve kujtimin e tyre dhe tė familjeve tė tyre, fisnikėt shqiptarė morėn zakonin tė porosisnin shkrimin e kronikave e gjenealogjive, apo bėrjen e portreteve tė tyre nė pikturė (afreske e miniaturė) nėpėr fasadat e kishave ose nė faqet e dorėshkrimeve.


    Aristokratėt linin porosi tė varroseshin nė kisha ose nė manastire tė ngritura nga ata vetė apo nga paraardhėsit e tyre. Varret, shpeshherė monumentale, shoqėroheshin gjithnjė nga mbishkrime tė pikturuara ose tė gdhendura, qė thuajse gjithnjė i thurrnin lavd pėrshpirtmėrisė sė tė vdekurit. Kėtė zakon e ruajtėn edhe shumė nga fisnikėt shqiptarė tė emigruar nė Itali pas pushtimit tė vendit nga osmanėt. Nė kėto mbishkrime thuajse asnjėherė nuk harrohet tė shėnohet atdheu i tė vdekurve, si dhe rrethanat qė detyruan largimin e tyre nga Shqipėria.

    Mjaft nga kėto sjellje dhe praktika tė fisnikėve shqiptarė u pėrftuan pas kontaktit me qytetet, sidomos me ato tė bregdetit perėndimor. Kėtu kėta blenė prona, shtėpi, troje dhe lidhėn kontrata me tregtarė vendas pėr import-eksport mallrash. Mjaft prej tyre qėndronin njė pjesė tė vitit nė qytet pėr tė ndjekur vetė veprimtaritė ekonomike. Por shpeshherė qyteti ishte pėr ta edhe njė vend zbavitjeje. Kishte edhe tė tillė qė vizitonin, pėr qėllime pune apo argėtimi, edhe qytetet e Italisė e tė Dalmacisė. Krushqitė dhe miqėsitė, qė thurrnin aristokratėt e tokės me familje tė patriciatit qytetar, i bėnin edhe mė tė ngushta lidhjet me qytetin. Mjaft pinjollė familjesh fisnike u vendosėn pėrfundimisht nė qytet dhe me kalimin e kohės me ta ndodhi dukuria e asimilimit shoqėror e kulturor dhe shkrirja e tyre nė rrethin e aristokracisė qytetare.




    Kleri dhe roli i tij nė jetėn shoqėrore e politike




    Nė institucionet kishtare tė shpėrndara nė tė gjithė vendin vepronin klerikė shqiptarė tė tė gjitha niveleve. Pėr nga prejardhja dhe nga formimi kėta pėrbėnin njė masė tepėr heterogjene. Klerikėt e niveleve tė ulėta, famulltarė, murgj, dhjakė etj., rekrutoheshin nga shtresat e vobekta tė popullsisė. Pėr shumė prej tyre, shėrbimi fetar ishte veē tė tjerash njė mjet jetese. Megjithatė futja nė karrierėn fetare nuk e zgjidhte gjithmonė problemin e ekzistencės. Burimet historike pėrmendin priftėrinj shqiptarė tė katandisur nė gjendjen e lypėsit, qė shpeshherė detyroheshin tė braktisnin vendin e tyre e tė kėrkonin fatin e tyre gjetkė. Nė shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikė tė thjeshtė shqiptarė tė ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj.. Njė pjesė e tyre arrinte tė gjente njėfarė sistemimi nė kishat e manastiret e kėtyre qyteteve. Tė tjerė detyroheshin tė merreshin me veprimtari jashtėkishtare, si tregti, artizanat etj.. Nuk mungojnė tė dhėnat edhe pėr ngatėrrimin e tyre nė akte kriminale.

    Klerikėt e lartė, nė tė kundėrtėn, si rregull vinin nga radhėt e aristokracisė sė tokės dhe tė qytetit. Nga njė familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi Kostandin Kabasilla qė, aty nga mesi i shek. XIII, ishte nė krye tė kishės ortodokse tė Durrėsit e mė tej tė asaj tė Ohrit. Dominik Topia, vėlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bėri njė karrierė tė shquar nė Urdhrin Dominikan. Nė shek. XIV-XV vetėm qyteti i Lezhės pati njė sėrė peshkopėsh nga dyert Suma, Jonima e Kamona. Bujarė tė tjerė nga familjet Dushmani, Zaharia, Skurra drejtuan selitė peshkopale tė Pultit, Sapės, Krujės, Stefaniakės. Mė 1422 Pjetėr Spani nga Drishti emėrohet kryepeshkop i Tivarit, ndėrsa vite mė vonė, drishtiani tjetėr Pal Engjėlli ishte kryepeshkop i Durrėsit.

    Formimi i klerikėve tė rinj bėhej nė shkollat fetare qė funksiononin pranė kishave katedrale ose pranė manastireve tė mėdha nė Durrės, Tivar, Shkodėr, Ohėr, Drisht, Berat, Mesopotam etj.. Kėtu merreshin njohuritė doktrinare e teologjike mė tė domosdoshme pėr t’iu kushtuar profesionit tė priftit ose tė murgut. Pėr shumė klerikė shqiptarė periudha e formimit vazhdonte edhe mė tej, me ndjekjen e shkollave mė tė larta nė vende tė tjera. Pėr klerikėt ortodoksė ishin mjaft tė parapėlqyera manastiret e mėdha tė Thesalisė (Stagoi, Meteorėt) apo ato tė Malit Athos (Lavra, Hilandari). Klerikėt katolikė nga ana e tyre frekuentonin institucione tė njohura nė Dalmaci e nė Itali. Mjaft prej kėtyre klerikėve qė i konsolidonin njohuritė e tyre jashtė, arritėn tė zėnė poste tė rėndėsishme kishtare jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera. Kėshtu, p.sh., rreth vitit 1250, Nikolla nga Durrėsi, u tėrhoq nga papa Inocenti IV nė Dhomėn Apostolike me detyrėn e sekretarit e mė tej u emėrua prej tij peshkop i Krotonės. Njė tjetėr klerik katolik nga Durrėsi, Andrea, u emėrua mė 1379 Provincial i Urdhrit Dominikan; Dominik Topia, nga familja e njohur e bujarėve tė Arbrit, ishte pėr mjaft vjet kapelan personal i mbretit Robert Anzhu tė Napolit e mė 1345 vepronte si mėkėmbės i pėrgjithshėm i Urdhrit Dominikan pėr Dalmacinė e pėr Durrėsin.

    Edhe mė i madh qe numri i klerikėve tė thjeshtė katolikė qė qenė sistemuar nė vende tė tjera, kryesisht nė Itali e Dalmaci. Veēanėrisht i lartė ishte numri i klerikėve shqiptarė nė qytetin e Raguzės. Ata vinin kryesisht nga Drishti, Ulqini, Pulti, Tivari, Baleci e nga Durrėsi. Nė vitin 1374 kuvendi i fretėrve dominikanė nė Raguzė ishte thuajse plotėsisht me murgj shqiptarė. Anasjelltas, edhe nė Shqipėri gjendeshin me shumicė klerikė tė huaj. Duke e quajtur Shqipėrinė njė zonė tepėr delikate tė konfrontimit me ortodoksinė bizantine, Papati dėrgoi kėtu, qė me krijimin e tyre nė shek. XIII, misionarė tė urdhrave dominikanė e franēeskanė, qė u bėnė propagandistė tė vijės sė parė tė ēėshtjes katolike nė Lindje. Pjesėtarėt e kėtyre dy urdhrave u vunė deri nė krye tė peshkopatave e kryepeshkopatave shqiptare, siē qenė kryepeshkopėt e Tivarit, franēeskani Giovanni de Plano Kaprino (1249-1252), dominikani Guljemi i Adės (1324-1344) ose franēeskani tjetėr, Antoni II, kryepeshkop i Durrėsit (1269-1316).

    Duke pėrjashtuar rastet kur emėrimi bėhej drejtpėrsėdrejti nga Selia e Shenjtė, krerėt e dioqezave katolike nė Shqipėri, pėrkatėsisht kryepeshkopėt e Durrėsit e tė Tivarit, zakonisht zgjidheshin nga kėshilli i klerit (capitulum) qė mblidhej nė kishėn katedrale tė qytetit. Tė njėjtėn procedurė ndiqte edhe zgjedhja e arkidhjakut. Nė Durrės arkidhjaku kryente funksionet e kryepeshkopit, kur posti i tij qe i zbrazėt. Nė ēdo rast, pėr kryepeshkopėt e porsazgjedhur ishte i detyrueshėm shugurimi (consacratio) nga Papa i Romės. Ky bėhej gjatė njė ceremonie solemne, gjatė sė cilės tė dėrguarit e Papės, nė prani tė klerit e tė popullit tė qytetit, i dorėzonin kryepeshkopit tė ri tunikėn (pallium). Emėrimi i peshkopėve bėhej nga kryepeshkopėt e dioqezės pėrkatėse. Nė ēdo rast, konfirmimi i Selisė sė Shenjtė ishte edhe kėtu i domosdoshėm. Vetėm njėra ndėr peshkopatat shqiptare, ajo e Arbrit, fitoi aty nga fundi i shek. XII statusin e veēantė tė sufraganes sė drejtpėrdrejtė tė Selisė sė Shenjtė. Peshkopi i saj emėrohej e shkarkohej drejtpėrdrejt nga Papa. Kėtė status e fitoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XV edhe peshkopata e Drishtit, qė kishte konflikte tė ashpra me kryepeshkopatėn e Tivarit.

  6. #86
    Sidoqoftė emėrimi i klerit tė lartė nė Shqipėri mbeti njė ēėshtje ku pėrplaseshin interesa e kompetenca tė ndryshme, gjė qė shkaktoi konflikte tė herėpashershme midis pėrfaqėsuesve tė hierarkisė kishtare nė Shqipėri, si dhe midis kėtyre e Papatit. Nė ēėshtjen e emėrimit tė klerit pėrzihej shpesh edhe pushteti laik, gjė qė e ndėrlikonte akoma mė tepėr problemin. Zakonisht pas konfirmimit formal nga ana e Papės apo e Patriarkut tė Kostandinopojės, kėta u dėrgonin « letra rekomandimi » pushtetarėve lokalė, me tė cilat i lutnin tė ndihmonin prelatėt e rinj nė ushtrimin e funksioneve tė tyre. Por sundimtarėt lokalė shpesh pretendonin tė kishin dorė tė lirė edhe nė ēėshtjet kishtare, pėrsa u pėrket zotėrimeve tė veta. Nė gjysmėn e parė tė shek. XIII, papa Grigori IX ankohej se nė dioqezat katolike tė Shqipėrisė sė Veriut nėn juridiksionin e kryepeshkopatės sė Tivarit, « ofiqet kishtare shpėrndaheshin nga pushtetarė laikė ». Po atė kohė patriarku i kishės ortodokse, Manueli, protestonte ndaj despotėve tė Epirit pėr emėrimet e paligjshme tė peshkopėve tė rinj nė selitė e Durrėsit, Ohrit, Kaninės, Gjirokastrės e tė Janinės. Problemi u bė mė i mprehtė pas shek. XIV, kur pushteti i princėrve dhe i feudalėve shqiptarė u forcua sė tepėrmi. Nė vitet 70 tė atij shekulli, Gjergj Balsha shkarkoi peshkopėt e njė sėrė qendrave nė zotėrimet e tij dhe emėroi aty njerėzit e vet, pa pėrfillur protestat e papės Grigori IX. Nė tė njėjtėn mėnyrė vepronin me klerikėt e tyre edhe fisnikė tė tjerė shqiptarė, si Dukagjinėt, Topiajt e Shpatajt.

    Me gjithė pėrkushtimin fetar, qė pėrgjithėsisht karakterizonte klerin shqiptar, ai nuk mbeti i paprekur nga dukuri qė pėrbėnin njė largim e shkelje nga normat e kishės e nga morali kristian. Nė koncilin e Tivarit, nė vitin 1199, disa nga kėto shkelje, si shitblerja e ofiqeve kishtare (simonia), martesa e klerikėve (konkubinati), pėrvetėsimi i tė dhjetave, u stigmatizuan fort nga pėrfaqėsuesit e papa Inocentit III. Megjithatė « reformimi i sjelljeve dhe i zakoneve tė klerit katolik shqiptar » mbeti njė problem i pazgjidhur pėr Selinė e Shenjtė.

    Situata nuk ndryshonte shumė pėrsa i pėrket klerit ortodoks. Edhe te ky ndodhnin shpesh shkelje flagrante tė moralit kristian dhe tė statusit tė klerikut. Kėshtu, nė vitin 1160 Sinodi i Shenjtė nė Konstandinopojė u mblodh pėr tė gjykuar rastin e njė murgu shqiptar, me emrin Muzaka, qė jetonte i martuar dhe qė qarkullonte gjithnjė i armatosur. Nė vitin 1305 nė kryeqytetin e Perandorisė Bizantine u bė i njohur pėr bėmat e tij njė tjetėr klerik shqiptar, Gjon Trimi, qė fillimisht arriti tė fitonte miqėsinė e perandorit Andronik II Paleologu, por mė vonė organizoi kundėr tij njė kryengritje, ku u implikuan edhe bashkatdhetarė tė tjerė tė tij, me pozitė nė administratėn qendrore bizantine. I tillė qe epistrati Muzaka dhe njė fisnik tjetėr me emrin Matrėnga. Historiani bizantin bashkėkohės, Niqifor Gregora, e pėrshkruan murgun Gjon Trimi si njė tribun popullor, qė i hipur mbi njė karro dhe me shpatė zhveshur thėrriste popullin e Konstandinopojės nė kryengritje.

    Figura e klerikut-luftėtar ėshtė njė figurė tipike e mjedisit shqiptar, qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės. Barleci rrėfen se mbrojtjen e kėshtjellės sė Sfetigradit mė 1448 e drejtonte njė murg nga abacia e Shėn Lleshit nė Mat. Nė fillim tė shek. XIV peshkopi i Krujės, Andrea, qe nė ballė tė organizimit tė qėndresės sė fisnikėrisė shqiptare kundėr pushtimit serb. Pėrveē ushtrimit tė armėve, qė gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishės, klerikėt shqiptarė pėrfshiheshin edhe nė veprimtari tė tjera jofetare, qė me kohė u bėnė atribut i njerėzve tė fesė. Fjala ėshtė nė radhė tė parė pėr pėrfaqėsimin diplomatik tė pushtetit laik, njė fushė kjo ku ēmoheshin shumė cilėsi tė tilla si erudicioni, inteligjenca, pėrmbajtja, gjakftohtėsia, besueshmėria, qė ishin karakteristike pėr njerėzit e fesė. Ndaj ishte e kuptueshme qė, nė shek. XIV, tė gjithė princėrit e sundimtarėt shqiptarė ua besonin misionet delikate diplomatike brenda dhe jashtė vendit peshkopėve tė dioqezave tė tyre. Tė tilla misione kryen pėr Balshajt peshkopėt e Shkodrės, Tivarit e tė Drishtit, pėr Zahariajt peshkopi i Shasit, pėr Dukagjinėt peshkopi i Lezhės, pėr Topiajt peshkopi i Durrėsit, pėr Komnenė Balshėn e Vlorės peshkopi i Arbrit, pėr Shpatajt peshkopi i Janinės etj.. Vetė Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu ua ngarkonte misionet diplomatike nė oborret e Evropės klerikėve tė besuar, sidomos mikut tė afėrt tė tij, kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit. Shėrbimet e klerikėve shqiptarė i vlerėsonin si tė ēmuara edhe mbretėrit serbė, anzhuinė apo qeveritarėt venecianė, qė i mbanin ata vazhdimisht pranė vetes nė cilėsinė e kėshilltarit ose tė emisarit pėr ēėshtjet shqiptare.

    Klerikėt shėrbenin gjithashtu si noterė, shkrues ose pėrkthyes nė qytete e nė oborret e princėrve shqiptarė. Aktivitete tė tilla si ai i mėsuesit (preceptorit), i mjekut, i mjeshtrit piktor e skulptor plotėsojnė rrethin e veprimtarive shoqėrore, jashtėfetare tė klerit shqiptar. Vlen tė pėrmendet roli i madh i klerit jo vetėm si krijues vlerash kulturore, por dhe si ruajtės i tyre. Kishat e manastiret u bėnė vendet ku u shkruan, u kopjuan dhe u ruajtėn nė shekuj jo vetėm tekste fetare filozofike e letrare, por edhe kronika tė gjalla tė historisė sė popullit. Ruajtja dhe transmetimi i tyre kėrkoi shpeshherė sakrificat e vetėmohimin e klerit tė thjeshtė. Nė njė shėnim tė vitit 1356, nė njė kodik tė Beratit, pėrshkruhet vetėmohimi i priftit Theodul, i cili, gjatė rrethimit tė qytetit nga serbėt, transportoi nė krahė nė njė vend tė sigurt bibliotekėn e manastirit tė Shėn Gjergjit pėr ta shpėtuar nga djegia e sigurt. Tė njėjtėn gjė bėri, mė 1399, igumeni i manastirit tė Shėn Kollit nė Perondi, Danaili, i cili nxori bibliotekėn e pasur tė manastirit e ia dorėzoi pėr ta ruajtur fisnikut Teodor Muzaka.




    Ndjenja fetare te shqiptarėt



    Gjithēka flet pėr atė qė feja dhe ndjenjat fetare qenė rrėnjosur dhe qenė pjesė e pandarė e jetės dhe e ekzistencės. Por duke folur pėr ndjenjėn fetare (besimin) tė shqiptarėve nė mesjetė, duhet thėnė se ajo trashėgoi edhe njė dozė tė madhe tė besimeve e riteve tradicionale pagane, gjė qė i jepte asaj edhe tipare specifike. Rite tė tilla shoqėronin ēdo aspekt tė jetės: lindjen, vdekjen, punėn, martesėn, madje ato kishin depėrtuar edhe nė vetė kultin e shenjtorėve tė krishterė. Kėshtu, kulti i Shėn Gjergjit, i Shėn Ilias, i Shėn Martinit, i Shėn Nikollės, i Shėn Vlashit etj., ishin tė mpleksur me plot motive pagane. Tė tillė shenjtorė, mė tepėr se simbole tė krishtera, nderoheshin e festoheshin si luftėtarė kundėr sė keqes, mbrojtės tė njerėzve e tė bagėtive, begatues tė tokės, shėrues tė sėmundjeve, pra, njėlloj siē ishin nderuar perėnditė pagane tė lashtėsisė. Nė jetėn e pėrditshme vazhdonin tė kryheshin praktika pagane, siē ishte ajo e flijimit, e therjes sė njė kafshe, sa herė qė ndėrtohej njė shtėpi, njė urė apo njė kėshtjellė. Akti i flijimit shpeshherė bėhej nga dora e njė prifti. Shqiptarėt i besonin Zotit tė tė krishterėve, por njėherėsh tregonin nderim e frikė edhe ndaj « zotave » tė tjerė, demonėve, shpirtrave tė kėqinj, zanave, vitores (gjarprit mbrojtės tė shtėpisė e tė familjes), hajmalive etj., etj.. Gjithė kjo trashėgimi pagane nė besimin e shqiptarėve shihej me sy tė keq dhe luftohej nga kisha zyrtare.

    Nė fakt kėto i jepnin krishterimit shqiptar tiparet e njė krishterimi popullor, jodoktrinor, dhe si tė tillė e bėnin tė prekshėm nga lėvizjet kontestuese (herezitė), qė trondisnin herė pas here kishėn zyrtare. Njė ndėr kėto herezi, qė njohu pėrhapje tė gjerė nė Shqipėri nga shek. X dhe qė aty-kėtu mbijetoi deri nė shek. XIV, ėshtė ajo e bogomilizmit, e quajtur kėshtu prej priftit bullgar Bogomil, qė njihet si frymėzuesi i saj. Bogomilizmi, si ēdo lėvizje dualiste, e quante botėn tė ndėrtuar mbi bazėn e dy parimeve: tė sė mirės dhe tė sė keqes. E mira pėrmblidhte botėn shpirtėrore, kurse e keqja identifikohej me natyrėn e pasurinė. Nė kėtė tė dytėn pėrkrahėsit e bogomilizmit pėrfshinin edhe institucionet e shtetit dhe tė kishės, simbole tė pushtetit, dhunės e tė pasurisė, krijesa tė Satanait. Kėshtu, idetė bogomile e kapėrcenin kuadrin e njė disidence tė thjeshtė fetare dhe merrnin formėn e lėvizjeve tė vėrteta shoqėrore. Kjo shpjegon masivitetin e jashtėzakonshėm qė njohu bogomilizmi, si dhe ashpėrsinė me tė cilėn perandorėt bizantinė u pėrpoqėn ta mbytnin kėtė lėvizje.

    Nė Shqipėri « herezia » bogomile pati njė pėrhapje mjaft tė gjerė dhe kėtu ishte njė nga vatrat kryesore tė saj. Domethėnės ėshtė fakti se i pari shqiptar, qė na pėrcillet me emėr tipik kombėtar nga burimet mesjetare, ėshtė njė farė Leka, drejtues rreth vitit 1070 i njė lėvizjeje bogomile nė rrethet e Sofjes, ku ai kishte shėrbyer deri atėherė si funksionar bizantin. Shqipėria ishte gjithashtu njė nga vatrat, nga ku herezia bogomile u pėrhap drejt Italisė. Nė shek. XIII pėrkrahėsit e bogomilit (patarinėt) kishin krijuar nė Itali njė kishė tė tyre, nė opozitė me Romėn, e cila nė disa vende tė Italisė sė Veriut quhej « kisha shqiptare » (ecclesia Albanensis), duke treguar kėshtu vendin e origjinės nga ku kjo herezi kishte ardhur nė Itali.

    Problemi i devocionit dhe i ndjenjave fetare te shqiptarėt ėshtė po aq i ndėrlikuar si dhe vetė problemi i fesė dhe i kishės. Ėshtė e vėrtetė se burimet historike nuk mungojnė tė shėnojnė herė-herė mungesėn e pasionit fetar, shfaqje tė sinkretizmit apo raste tė shkeljeve flagrante tė normave e tė moralit tė kishės jo vetėm nga laikėt, por dhe nga vetė klerikėt. Ndėrkaq mė shumė ato dėshmojnė pėr tė kundėrtėn, pėr pėrshpirtshmėrinė e devocionin fetar tė tyre. Nė kėtė kuadėr ėshtė njė tregues vetė numri i madh i kishave dhe i institucioneve tė tjera fetare, tė ndėrtuara prej sundimtarėve vendas dhe shtetasve tė tyre. Pothuaj tė gjitha familjet fisnike shqiptare u dalluan nė ndėrtime tė kėtij lloji. Kėshtu, me emrin e Skurrajve lidhet kisha e Shėn Mėrisė sė Brrarit (1201) ose ajo e Shėn Klementit nė Ohėr (1295). Kjo e fundit u ristrukturua vite mė vonė nga fisniku tjetėr shqiptar, Andrea Gropa. Muzakajt e Beratit ndėrtuan njė sėrė faltoresh, si p.sh., kishėn e Shėn Mėrisė sė Oparit dhe atė tė Shėn Thanasit nė Kostur (1385). Njė ndėrtim i Topiajve ėshtė manastiri i Shėn Gjon Vladimirit afėr Elbasanit (1381). Kisha e Shėn Mėrisė nė ishullin e vogėl tė Maligradit, qė ruhet mjaft mirė edhe sot, nė Liqenin e Prespės, u ndėrtua nė vitin 1369 nga njė sundimtar i vogėl lokal, Qesar Novaku. Si themelues kishash pėrmenden gjithashtu fisnikė nga familjet Dukagjini, Balsha, Zaharia etj.. Tė gjithė kėta, bashkė me dhuratat, u njihnin kishave tė tyre tė drejta e privilegje tė ndryshme. Portretet e ktitorėve (themeluesve) tė kishave tė tilla paraqiteshin nė afresket qė zbukuronin muret e tyre. Dokumente testamentare tė klerikėve e tė laikėve, qofshin kėta fisnikė apo njerėz tė thjeshtė, tregojnė se nė shumė raste kėta ua linin trashėgim pasuritė e tundshme apo tė patundshme, pjesėrisht ose tėrėsisht, institucioneve fetare.

    Braktisja e jetės mondane ėshtė njė tjetėr tregues i ndjenjave fetare tė shqiptarėve nė mesjetė. Pasioni fetar i shtyu shumė njerėz tė thjeshtė tė zgjedhin jetėn e heremitit apo tė murgut, kushtuar tėrėsisht lutjeve dhe pėrsosjes morale nėpėrmjet asketizmit. Nė shek. XIV murgu Nifon nga Lukova u mbyll nė njė manastir nė malin Athos, ku u shqua aq shumė pėr pėrshpirtshmėrinė e tij, saqė u kanonizua e u shpall shenjt nga kisha ortodokse bizantine. Ashtu si Nifoni, nė manastiret e Athosit apo tė Thesalisė kishte edhe shumė murgj tė tjerė shqiptarė. Jetės monastike iu pėrkushtuan edhe pinjollė tė familjeve fisnike, siē ishte rasti i Reposhit, vėllait tė Skėnderbeut, qė u mbyll nė njė manastir tė malit Athos. Njė shprehje kolektive e devocionit fetar qenė edhe pelegrinazhet nė vendet e shenjta. I tillė qe pėr shqiptarėt e Dioklesė (Gentės) manastiri i Shėn Mėrisė i Rotecit, afėr Tivarit, apo ai i Shirgjit, nė derdhjen e Bunės. Manastiri i Shėn Mėrisė sė Krajės nė bregun perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ku ruheshin reliket e princit Gjon Vladimir tė Dioklesė (vdekur mė 1018), ishte njė vend pelegrinazhi pėr popullsinė e rretheve ēdo 22 maj, kur kremtohej festa e Shėn Gjon Vladimirit.

    Shqiptarėt ortodoksė ndėrmerrnin pelegrinazhe nė manastiret e Shėn Gjon Vladimirit (Elbasan), nė atė tė Shėn Naumit (Ohėr), Shėn Kollit (Mesopotam), Shėn Teodorės (Artė) etj.. Klerikė e laikė shqiptarė katolikė e ortodoksė ndėrmerrnin udhėtime tė gjata e tė rrezikshme pėr tė vizituar vende tė shenjta jashtė Shqipėrisė, si nė Monte Gargano, Kampostellė, Assizi, Bari e nė Romė (Itali), ose nė malin Athos, Konstandinopojė apo nė Palestinė, me shpresė se kjo do t’i ndihmonte tė shlyenin mėkatet e tyre. Shtrati popullor e tradicional dhe karakteri jodogmatik i krishterimit shqiptar, bėri qė te shqiptarėt tė mos kultivohej kurrfarė fanatizmi e intolerance fetare. Ai ofronte njė pikė referimi tė pėrbashkėt pėr tė gjitha besimet, besimin katolik, atė ortodoks e mė vonė edhe me besimin mysliman. Prandaj Marin Barleci, qė vetė ishte prift, ka shkruar pėr shqiptarėt se janė « mė shumė luftėtarė sesa fetarė ». Kjo ėshtė arsyeja qė nė festa e nė ceremoni fetare, siē qenė ato pėr Shėn Gjon Vladimirin apo Shėn Gjergjin, merrnin pjesė sa tė krishterėt (katolikė e ortodoksė), aq edhe myslimanėt.

  7. #87
    2. KULTURA MESJETARE NĖ SHQIPĖRI






    Mėnyra e jetesės




    Tė dhėnat pėr mėnyrėn e jetesės nė shek. XII-XV janė mjaft tė kufizuara. Ato vijnė kryesisht nga gėrmimet e pakta arkeologjike tė kėsaj periudhe, nga ato pak monumente tė ruajtura, si dhe nga dokumentacioni i shkruar i kancelarive mesjetare. Vjetėrsia e vendbanimeve dhe vendndodhja e tyre dėshmohet me njė varg qendrash tė banuara, tė njohura qė nė antikitet, tė cilat e vazhdojnė jetėn e tyre edhe nė mesjetė. Edhe regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI flasin pėr njė numėr tė madh fshatrash, vendin ku ndodheshin dhe madhėsinė e pėrafėrt tė secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin nė zonat kodrinore, nė shpatet e maleve a rrėzė tyre dhe pėrgjatė luginave tė lumenjve. Ka zona nė Shqipėri ku mjaft fshatra janė shtrirė me kohė nė dy ose tri nivele banimi, gjithnjė brenda kufijve tė fshatit tė tyre ose tė malit a tė vrrinit qė u pėrkiste, p.sh. Bresti i Epėrm e Bresti i Poshtėm (Dibėr), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shėngjergj-Tiranė), Gojani i Epėrm e Gojani i Poshtėm (Mirditė), Lufaj i Epėrm e Lufaj i Poshtėm (Mat), Preēi i Poshtėm e Preēi i Sipėrm (Elbasan) etj..

    Nė mesjetė kėto fshatra kishin vetėm njė nivel banimi, qė ishte zakonisht atje ku ka pasur njė kishė ose atje ku janė ose kanė qenė varret, ose atje ku ka njė toponim « katund plak » a « katund i vjetėr » etj.. Me moshė nga mesjeta e hershme, nė mos edhe mė pėrpara, duhen konsideruar fshatrat qė mbajnė emrin e njė shenjti, si Shėngjergj, Shėmri, Shėnjak, Shėnkoll etj., ose thjesht njė emėr tė krishterė, si Damian, Dedaj, Gjonomadh, Kolgecaj, Lekas, Lukan, Lleshan, Marinė, Marjan, Markaj, Martanesh, Matogjin, Mėrtin, Mėrtur, Nėnmavriq, Nikas, Petran, Petrelė, Simon, Sotirė etj..

    Pėrveē vendbanimeve tė hapura, nė mesjetė ka pasur edhe vendbanime tė fortifikuara ose kėshtjella. Sipas arkeologėve tė kėsaj periudhe, nė Shqipėri njihen rreth 70 kėshtjella qė nga mesjeta e hershme deri nė pushtimin osman. Ato gjenden kryesisht nėpėr luginat e lumenjve kryesorė, si Drini, Shkumbini, Osumi, Devolli, Vjosa etj., dhe lehtėsonin lidhjet e viseve tė brendshme me vijat e mėdha tė komunikacionit, pra edhe lidhjet ekonomike e shoqėrore tė kohės. Disa prej tyre kanė qenė kėshtjella tė trashėguara nga antikiteti, tė ngritura kryesisht nė vende kodrinore, nė bregdet ose afėr tij, me sipėrfaqe disi tė mėdha, brenda mureve tė tyre tė trasha. Tė tjerat ishin kėshtjella tė lindura rishtas nė afėrsi tė burimeve tė ujit ose buzė lumenjve nė pika zotėruese prej ku mund tė kontrollohej i gjithė territori.

    Mesjeta ishte njė periudhė shumė e turbullt nė Ballkan e nė Evropė, me luftėra dhe me grindje tė shumta midis zotėrve feudalė, qė kėrkonin tė zgjeronin zotėrimet e tyre, me dyndje popujsh tė ardhur nga larg, me lėvizjet e kryqtarėve, qė pėrshkuan territorin e vendit, tė nisur nga disa drejtime, pėr tė shkuar nė vendet e shenjta ose nė Konstandinopojė. Pra jeta ishte e pasigurt dhe njerėzit parapėlqenin tė banonin brenda mureve tė kėshtjellave, megjithėse nė kushte jo fort tė pėrshtatshme. Nė trojet brenda kėshtjellave ka pasur edhe shumė ndėrtesa banimi, me mure tė ndėrtuara me gurė mesatarė, tė mbuluara me tjegulla ose me lėndė druri. Rrėnojat e Shurdhahut (shek. XII-XIV) tregojnė se ato ishin shtėpi me dy ose me mė shumė tė ndara.

    Pėr shkak tė sipėrfaqes sė kufizuar qė ndodhej brenda mureve rrethues tė kėshtjellave, njerėzit banonin tė ngjeshur nė njė hapėsirė tė vogėl. Shtėpitė ishin tė vogla, tė ulėta, tė errėta e me lagėshti, ku duhej shfrytėzuar mirė ēdo pėllėmbė e sipėrfaqes. Rrugėt ishin tė ngushta e dredhuese, qė dukeshin edhe mė tė ngushta, kur katet e sipėrme dilnin mbi rrugė pak pėrtej mureve, pėr tė shtuar sipėrfaqen e banimit, duke penguar ajrosjen e mirė tė rrugėve. E kėshtu jeta rridhte brenda njė horizonti tė ngushtė pėr sa kohė banorėt detyroheshin tė qėndronin nė kėshtjellė, ngaqė nuk ishin tė sigurt jashtė saj. Dendėsia e popullsisė, lagėshtia por edhe vėshtirėsia pėr tė mbajtur pastėrti, krijonin kushte tė dėmshme pėr shėndetin; epidemitė e shpeshta e rėndonin edhe mė tej gjendjen. Pėrmirėsimi erdhi me ndėrtimin e lagjeve tė banuara jashtė mureve tė kėshtjellave.

    Shtėpitė e fisnikėve dalloheshin nga pėrmasat e mėdha, nga cilėsia e materialit tė pėrdorur e nga mjeshtėria e ndėrtimit, si dhe nga pajisjet luksoze tė tyre. Kėshtjellat monumentale dhe kishat e hijshme qė u ngritėn me shpenzimet e fisnikėve shqiptarė dhe qė kanė arritur deri nė ditėt tona, dėshmojnė pėr mundėsitė materiale tė fisnikėve shqiptarė gjatė shekujve tė mesjetės pėr tė pasur kushte jetese sa mė optimale. Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanė qenė materialet kryesore qė hijeshonin pamjen e jashtme e tė brendshme tė banesave tė familjeve fisnike, krahas pėrdorimit tė tullės sė pjekur si dhe tė tjegullės si mbulojė pėr ēatitė. Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshėve (qė ngriheshin larg banesės), madje edhe kopshti bashkė me gropėn e gėlqeres, zakonisht ishin tė qarkuara me njė mur tė pėrbashkėt e tė lartė guri. Kur burimet e ujit tė pijshėm ishin larg vendbanimeve, nė oborrin e banesės hapej njė pus. Paretet e tij visheshin me gurė cilėsorė dhe puset lartėsoheshin nga niveli i tokės me njė grykė guri, qė mbulohej me kapakė druri.

    Nė mjediset e banesės ose nė oborrin e saj ishte edhe furra familjare pėr pjekjen e bukės, tė mishrave etj.. Nė oborrin e banesės kultivoheshin trandafila dhe lule tė tjera. Muret e brendshme tė banesės ishin tė suvatuara. Krahas lyerjes sė shpeshtė tė tyre me gėlqere, qė pėrdorej gjerėsisht edhe si material kryesor dizinfektimi, muret e dhomave tė veēanta ishin tė zbukuruara me afreske dhe ishin tė pajisura me vatra tė mėdha me oxhakė shumė tė gjerė, tė ngjashėm me ato qė shihen nė kuzhinat e manastireve tė vjetra tė vendit tonė. Natėn ato ndriēoheshin me qirinj dylli, tė vendosur nė shandanė argjendi, me dy, tri ose me mė shumė llambadha. Shandanėt ishin tė zbukuruar me gdhendje artistike.

    Banesat fshatare ndėrtoheshin me gurė tė lidhur ose jo me llaē dhe nuk kishin dritare por vetėm frėngji. Nė shtėpitė pėrdhese dyshemeja pėrbėhej nga trualli i ngjeshur mirė; ato nuk kishin ende tavanė dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me rrasa guri ose me fluga pishe, atje ku kishte lėndė tė mjaftueshme drusore. Shumica e fshatrave ishin tė ndėrtuara nė terren tė thyer, kėshtu qė pjesa pėrdhese pėrdorej pėr kafshė dhe nė katin e sipėrm banonte familja. Muret ishin tė pasuvatuara, dritaret tė ngushta si frėngji nga jashtė, por tė gjera nga brenda. Nė mure nuk kishte dollapė me flegra, por kishte kamare si nė antikitet (p.sh. nė Kamenicė). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt nė mes, por disi mė pranė njėrit mur. Banesa e vjetėr e Tiranės, nė format e saj mė fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare.

    Nė banesat e zakonshme tymtarėt ishin tė rrallė, por ata nuk mungonin nė banesat e zotėrve feudalė, madje atje edhe vatrat ishin tė mėdha e me oxhakė shumė tė gjerė. Nė tė dyja anėt e vatrės kishte, pėrveē shkambeve tė thjeshtė, karrige ose frona druri, me forma mjaft tė zhvilluara, me mbėshtetėse pėr shpinėn e pėr parakrahėt. Format e tyre shihen nė disa skena afreskesh dhe si njė fazė e thjeshtuar e tyre mund tė konsiderohen disa nga format mė origjinale tė karrigeve prej druri tė pėrdorura nė rrethet Pukė, Mirditė etj.. deri nė shek. XIX. Nė pėrdorim tė fisnikėve tė kohės pėrmenden edhe frona ose poltrona tė dėrguar nga Venediku. Dhe kėshtu Noli, jo rastėsisht thotė pėr Vojsavė Kastriotin: « rrinte pranė zjarrit mbi njė poltron venecian… » (nė prozėn e shkurtėr « Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė »). Edhe bujari Gjon Muzaka, nė kujtimet e tij, pėrmend « njė poltronė despotale », tė zbukuruar me njė stem gurėsh tė ēmuar tė Andre Muzakės, rreth vitit 1372. Shembuj tė tjerė luksozė tė kėtyre poltronave janė fronat e dhespotėve nė disa nga kishat ortodokse tė vendit, nė tė cilat shumė pajisje janė ruajtur me konservatorizėm tė madh.

    Orendi tė pėrhershme ishin arkat ose sėndyqet e vogla prej druri pėr sendet e imta e tė mėdha dhe pėr rrobat e trupit. Ato punoheshin prej zdrukthtarėve dhe marangozėve vendės, por, pėr bujarinė e lartė, silleshin edhe nga jashtė, sidomos nga Venediku. Arkat e punuara mė mirė ishin arkat e pajės. Nė zonat me pyje shumė, kishte fshatarė vendės qė i punonin vetė orenditė shtėpiake prej druri, duke pėrdorur teknika tradicionale, pa pėrdorur gozhda metalike. Ndėr kėto orendi mund tė pėrmenden fronat e gjatė e tė thjeshtė pa mbėshtetėse, tryezat masive me dhoga tė trasha, govata e magje, shtretėr etj..

    Pėr t’u ēlodhur, malėsori mund tė ulej thjesht mbi njė postiqe pranė zjarrit, kurse banori i fushės, pėr njė pushim tė shkurtėr ulej gjysmė i shtrirė mbi njė rrogoz, shtruar nė njė qoshe tė freskėt brenda shtėpisė ose nė hije nė oborr. Sidoqoftė, pėrsa u pėrket pajisjeve tė fjetjes, nė dokumente, sidomos nė testamente, pėrmenden shtretėrit prej druri, e nė disa raste ata shihen edhe nė skena ikonash. Krerėt e shtretėrve mund tė ishin tė zbukuruar edhe me gdhendje tė thjeshta. Pajisjet e tjera tė fjetjes ishin dyshekėt ose mė mirė shtresat dhe jastėkėt a pėrkresat, qė bėheshin me pėlhurė liri ose leshi, nė formėn e njė kėllėfi qė mbushej me lesh ose kashtė. Pėr fisnikėrinė e lartė dyshekėt, sidomos jastėkėt, duket se ishin tė mbushur me pupla (siē dėshmon Gjon Muzaka).

    Ushqimi e rregullat e tė ngrėnit njihen mė mirė, sepse shumė artikuj ushqimorė shfaqen nė mallrat tregtare tė kohės. Pėr pjesėn mė tė madhe tė vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos nė zonat ku toka punohej mirė, siē ishte rrethi i Tiranės, por edhe pllajat e kultivuara me grurė, thekėr, mel etj.. Drithi, si artikull i rėndėsishėm eksporti, duket se i plotėsonte mirė kėrkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona nė luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kėshtu hahej edhe meli, megjithėse prej tij dilte njė bukė shumė e qullėt. Nė disa dokumente, krahas artikujve tė tjerė pėr eksport, pėrmendet edhe buka. Kėtu ėshtė fjala pėr bukė tė thekur (peksimadhe), artikull shumė i nevojshėm pėr detarėt sa kohė ishin nė lundrim, sepse i qėndronte mė mirė lagėshtirės, dhe ky ishte njė zakon i pėrhapur gjithandej nė brigjet e Mesdheut.

    Drithi bluhej nė mullinj, qė punonin tashmė me forcėn e ujit, megjithatė mokrat prej guri vazhduan tė bėjnė pjesė nė orenditė shtėpiake, duke bluar nė to edhe grurin pėr trahan etj.. Tė tjera orendi pėr tė grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypėsat e ndryshėm prej druri ose prej guri. Gruri i bluar trashė e i zier ėshtė padyshim njė nga gatimet e hershme, qė i paraprin bukės. Me kohė ai mbeti nė pėrdorim jo si ushqim i pėrditshėm, por si ushqim ritual pėr tė kremtet e motmotit e sidomos pėr rastet e pėrkujtimit tė tė vdekurve. Krahas bukės e gatimeve tė tjera me bazė mielli (si qulli, mėmėliga, pėrsheshi, pitet, petullat etj.) nė shekujt e mesjetės vinte pėrdorimi i bulmetit dhe i yndyrnave. Nė dokumentacionin e kohės, krahas djathit pėrmendet nė eksportet edhe qumėshti. Nė gjelltarinė e kohės ėshtė i pranishėm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorė tipikė mesjetarė por qė njiheshin qė nė antikitet. Mullinj vaji kishte tashmė jo vetėm pranė banesave tė zotėrve feudalė, por edhe pranė manastireve qė kishin ullishte.

    Mishi konsumohej mė shumė nė dimėr se nė verė. Nė qytet ai konsumohej veēanėrisht nė tryezat e fisnikėve e tė kėshtjellarėve tė kohės. Baza ishte mishi i pjekur, pėr tė ftuarit mė tė nderuar edhe mish shpendėsh e zogjsh gjahu. Pėrdorej shumė edhe vera. Nė kushtet e kohės mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumė, prandaj para gatimit duhej lėnė nė ujė qė t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos nė qytetet e bregdetit, i freskėt ose i tharė. Nė dokumente tė kohės pėrmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrės por dėshmon edhe ekzistenca e dajlaneve, pėrveē mėnyrave tė tjera tė peshkimit. Pak a shumė kėto ishin ushqimet qė konsumoheshin edhe nė tavernat e qyteteve kryesore, si Durrėsi, Vlora, Shkodra. Llojet mė tė pėrdorura tė perimeve ishin qepėt, preshėt, hudhrat, specat djegės, tė freskėta dhe tė regjura (turshi). Gjithashtu gjerėsisht pėrdoreshin fruta tė freskėta, tė thata dhe shurupe, si kumbullat, mollėt, dardhat, qershitė, fiqtė etj.. Nė gjellėt e ndryshme tė kėsaj kohe pėrdorej shumė edhe uthulla, pėr tė shtuar shijen, gjė qė vazhdon edhe nė shekujt e mėvonshėm.

  8. #88
    Mjalti ishte gjithashtu njė artikull i pėrdorur gjerėsisht.





    Nėse nė tryezat e fisnikėve tė kohės mbizotėronin enėt prej argjendi masiv, nė forma disqesh e pjatancash tė mėdha, si edhe potirėt me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, nė tryezat e shtresave tė mesme qytetare pėrdoreshin gjerėsisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, tė glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtė, format e tė cilave shihen nė gjetjet arkeologjike tė mesjetės sė hershme.

    Nė mėnyrėn e jetesės zinin vend edhe ngrohja e ndriēimi. Lėnda djegėse nė kėta shekuj duket se ishin shkarpat e drutė. Ėshtė pėrdorur edhe qymyri i drurit, i cili njihej qė nė lashtėsi, por nė njė masė shumė mė tė kufizuar. Lėnda djegėse sigurohej qė gjatė verės dhe vendosej nė stiva pranė banesės. Drutė digjeshin nė vatėr dhe pėr tė lehtėsuar djegien mbėshteteshin te njė almise e thjeshtė prej hekuri, qė quhej « kali i druve ». Rreth kėtij zjarri i kalonte familja fshatare orėt e gjata tė mbrėmjeve gjatė dimrit.

    Nė banesat qytetare, sidomos nė kėshtjellat e zotėrve feudalė, kishte vatra e oxhakė tė mėdhenj (ndoshta tė ngjashėm me ato qė shihen nė kuzhinat e manastireve mė tė vjetra tė vendit). Nė banesat e vogla fshatare mjetet e ndriēimit ishin, copat e pishės, tė vendosura mbi njė pishtar tė thjeshtė hekuri, pranė vatrės. Sipas njė tradite qė vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri pėrdornin pėr ndriēim kandilat me vaj. Ndriēimi me kėto kandila me vaj ėshtė ruajtur deri nė shek. XX nė kishat ortodokse tė vendit. Kandilat me vaj, nė format e tyre kryesore, bėheshin krejtėsisht prej argjendi dhe tė mbuluara me gdhendje artistike, qė u jepnin njė shkėlqim tė veēantė mjediseve qė ndriēonin. Kėta kandilė tė kushtueshėm janė pjesė e artit dhe e kulturės bizantine tė kėtyre shekujve dhe janė pėrdorur gjithandej nė viset e Bizantit.

    Pėrdorim tė gjerė kishin edhe qirinjtė prej dylli, me trashėsi tė ndryshme, qė vendoseshin nė shandanė argjendi, me dy, tri ose me mė shumė lambadha, qė vendoseshin mbi tryezat a nė vende tė tjera tė ngritura, pėr tė ndriēuar mė mirė. Tė dhėnat pėr veshjet nė shek. XII-XV janė tė pakta e mjaft fragmentare. Pėr shkak tė ngjarjeve historike tė njohura, vendin e pėrshkuan turma tė mėdha njerėzish nga dyndjet e barbarėve, nga kryqtarėt, nga ushtri tė vendeve fqinje etj.. Nė anėn tjetėr, kėta janė shekujt e njė zhvillimi mjaft tė shpejtė tė zejtarive. Veshjet nuk i prodhonte vetėm zejtaria shtėpiake, por edhe zejtarėt e vendosur nė qytetet e kohės. Ndikoi nė prodhimin e veshjeve me cilėsi tė lartė edhe importimi i vazhdueshėm i cohėrave tė ndryshme. Pėrmirėsimi i disa proceseve teknike, siē ishin avlemendi horizontal, qė dha mundėsinė e punimit tė pėlhurave me katėr lisa, ose pėrhapja e dėrstilave qė punonin me forcėn e ujit ishin arritje qė solli pėrmirėsime tė dukshme.

    Pjesė tė veēanta tė veshjeve popullore tė mėparshme, si linjat e gjata e me mėngė tė gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnė tė mbahen rregullisht. Nė njė dokument tė vitit 1335, pėrmenden pjesėt e veshjes sė njė detari, ndėr tė cilat edhe kėmisha, fustani e fustanella (camisia, fustanum etc.). Gjatė shek. XIII e pastaj edhe nė shekullin pasues, importohej rregullisht njė lloj pėlhure e pambuktė, mjaft e qėndrueshme, e quajtur fustan, me tė cilėn filluan tė bėhen edhe ato funde kėmishe tė gjera pėr burrat qė u quajtėn fustanella. Por familjet princore dhe aristokracia e lartė vazhduan tė ndjekin nė veshje modėn bizantine, duke pėrdorur sako brokartesh tė kushtueshme apo kadife e stofra, tė zbukuruara rėndė me qėndisje me fije ari e me gurė tė ēmuar. Edhe stolitė e tyre, si kurora e diadema, vathė e tėmthore, gjerdanė me medalione tė mėdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurė tė ēmuar. Nė shek. XIV-XV pėrmenden mė shpesh hlamidat e dyfishuara, domethėnė me dy faqe dhe mantelet e veshur pėrbrenda me gėzof.

    Ėshtė interesant fakti se nė fillim tė shek. XV tė tilla hlamida, nė dokumentet veneciane, cilėsohen me fjalėt ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum. Sė fundi, mund tė kujtojmė se nga shek. XV deri nė shek. XVIII, nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė ėshtė mbajtur njė lloj kapele mjaft e lartė dhe me strehė rreth e qark, qė cilėsohet nė Francė si kapelė shqiptare (« chapeau albanois » ose thjesht « albanois », nga F. Rabelais). Krahas rrobaqepėsve e gėzoftarėve, si zeje mė vete, pėrmenden nė qytetet e Shqipėrisė edhe kėpucarėt, ēizmarėt e papuēinjtė.

    Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikėve vazhdoi tė zhvillohet jo vetėm nėn ndikimin e qytetėrimit bizantin, por edhe nėn ndikimin perėndimor, qė hynte te ne kryesisht nėpėrmjet marrėdhėnieve me qytetet mė tė zhvilluara italiane tė kohės. Kėtu nuk duhet harruar se shumė nga familjet bujare tė kohės, si Balshajt, Topiajt, Dukagjinėt, Gropajt, Muzakėt, Zahariajt, Arianitėt, Kastriotėt, Jonimajt etj. ishin tė pėrzier midis tyre me lidhje tė shumėfishta gjaku e krushqie. Madje disa prej tyre kishin tė tilla lidhje edhe me dinastitė e mėdha tė kohės si paleologėt, asienėt, anzhuinėt, si edhe me aristokracinė kroate, serbe e boshnjake, pra e mbanin veten tė barabartė me ta, madje edhe me fisnikėt e Italisė sė Jugut.

    Kėto familje fisnikėsh kishin secilaoborrin e vet, ku vinin rrotull njė varg zotėrinjsh e fisnikėsh, kancelarėsh, qefalinjsh e vojvodėsh tė rangjeve tė ndryshme, si edhe njė mori kalorėsish, kasnecėsh e shėrbėtorėsh, si edhe tė ftuar tė shumtė. Kjo fisnikėri nga kontaktet me fisnikėt e Perėndimit, synonte tė jetonte e tė zbavitej si ata. « Pėr njė kohė shumė tė gjatė, - thotė Shuflai, - fisnikėt dhe zotėrinjtė e hinterlandit, kishin zakon tė shkonin nė Durrės shumė herė nė vit, pėr punėt e veta dhe pėr dėfrim (« pro suis factis, vel pro placere ») ». Nė njė marrėveshje midis anzhuinėve dhe despotit shqiptar Andre Muzaka, nė vitin 1336, u jepej liri anėtarėve tė kėsaj familjeje qė tė vinin nė Durrės sa herė dėshironin dhe ata mbetėn, deri nė shpėrnguljen e tyre nė Itali mė 1476, nė raporte miqėsore me familjet fisnike tė Durrėsit. Kėto lidhje miqėsie, qė favorizonin shtrirjen e modės veneciane nė gjithė mėnyrėn e jetesės, duket se vazhduan edhe nė shek. XVI.

    Nėn ndikimin perėndimor, sidomos tė anzhuinėve, fisnikėt e vendit tonė fillojnė tė pėrdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole tė veēanta. Stema e gdhendur nė gur vendosej, zakonisht, nė hyrjen kryesore tė kėshtjellės. U bė zakon gjithashtu qė familjet fisnike tė hartonin edhe gjenealogjitė e tyre, mė fort pėr tė konsakruar prejardhjen e tyre, por edhe pėr t’u treguar pinjollėve pasardhės ku shtriheshin pronat e zotėrimet e tyre. Njė shembull i mirė pėr kėtė ėshtė Gjon Muzaka, i cili nė vitin 1510 hartoi gjenealogjinė e familjes sė vet, duke na dhėnė kėshtu njė dokument shumė tė vlefshėm pėr kohėn.





    Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten)





    Pėrfshirja e trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve nė Perandorinė Bizantine mė 395 solli si pasojė, ndėr tė tjera, edhe dobėsimin e shkallėshkallshėm tė ndikimit perėndimor (romak). Pėr mė tepėr, duke qenė nė periferi tė Perandorisė Bizantine, edhe pushteti qendror i Bizantit mbi kėto treva erdhi duke u dobėsuar dalėngadalė. Kėto rrethana bėnė tė mundur qė popullsitė vendėse tė kėtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrėdhėniet e drejtpėrdrejta midis tyre. Si rrjedhim, jo vetėm qė u ndėrpre procesi i romanizimit tė mėtejshėm tė atyre popullsive, por u zhvillua edhe njė rrymė konvergjence, e cila ēoi nė riafrimin dhe konsolidimin e tė folmeve tė tyre. Kėshtu, u zhvillua mė tej, ndėr tė tjera, edhe prirja pėr ndryshime me karakter tė pėrgjithshėm dhe dialektor, qė kishte nisur tė shfaqej qysh nė periudhėn e fundit tė lashtėsisė nė tė folmet e stėrgjyshėrve tė shqiptarėve.

    Ėshtė fjala pėr ndryshime tė tilla, qė hapėn rrugėn pėr kalimin e shkallėshkallshėm nga parashqipja a ilirishtja jugore nė njė gjuhė cilėsisht tė re, qė po e quajmė shqipja e lashtė a arbėrishtja. Ky kalim, pas gjithė gjasash, ėshtė kryer gjatė shek. IV-VI tė e. sonė, kur ishin pėrfunduar disa dukuri me karakter tė pėrgjithshėm apo dialektor, qė janė karakteristike pėr gjuhėn shqipe dhe dialektet e saj. Ndėr kėto dukuri me karakter mbarėshqiptar mund tė pėrmenden shfaqja e zanores /y/ dhe e zanores /ė/ tė patheksuar, krijimi i kundėrvėnies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjės sė prapme shquese etj.. Po gjatė asaj periudhe nė dialektin jugor ėshtė shfaqur zanorja /ė-/ e theksuar para njė bashkėtingėlloreje hundore (khs. nanė ~ nėnė, banj ~ bėnj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndėrrimi /-n-/ > /-r-/ nė pozicion ndėrzanor (khs. venė ~ verė, danė ~ darė etj.). Qė tė dyja kėto dukuri janė shfaqur qysh para dyndjeve sllave, d.m.th. para shek. VII e kjo dėshmon se nė kohėn e ardhjes sė sllavėve nė kėto anė ata gjetėn aty njė popullsi, qė fliste njė gjuhė tė ndarė nė dy dialekte kryesore.

  9. #89
    Por pyetjes se qė kur flitej kjo gjuhė nė kėto treva, i janė dhėnė pėrgjigje tė ndryshme. Disa dijetarė kanė shprehur mendimin se stėrgjyshėrit e shqiptarėve janė vendosur nė brigjet lindore tė Adriatikut dhe tė Jonit, duke u shpėrngulur, pa u vėnė re, nga vise mė lindore tė Ballkanit pak para apo pas ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Por shumica e studiuesve nuk janė pajtuar me kėtė mendim dhe kanė parashtruar njė varg argumentesh, qė nė vija tė pėrgjithshme u vunė nė dukje te Gjuha e ilirėve. Mjafton tė pėrmendet kėtu fakti qė nė gjuhėn shqipe kanė mbijetuar edhe huazime nga greqishtja e vjetėr, si mokėn/mokėr, lakėn/lakėr etj.; kėto huazime e kanė burimin nė dialektin dorik, qė flitej nė Greqinė Veriperėndimore si edhe nė kolonitė greke tė Adriatikut. Nė gjuhėn shqipe ka edhe huazime shumė tė hershme nga latinishtja, gjė qė dėshmon pėr pushtimin shumė tė hershėm romak tė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Prania e huazimeve nga greqishtja e vjetėr dhe nga latinishtja e hershme dėshmon qartė se stėrgjyshėrit e shqiptarėve qysh nė lashtėsi kanė qenė fqinjėt e grekėve tė vjetėr dhe nga tė nėnshtruarit mė tė hershėm tė Perandorisė Romake nė Ballkan.

    Rrethanat e reja qė u krijuan pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, sollėn si pasojė edhe ndryshime tė rėndėsishme nė emėrtimin e popullsive tė Ilirisė Jugore si midis tyre, ashtu edhe nga tė huajt. Kėshtu, nisi tė pėrgjithėsohej dalėngadalė midis popullsive autoktone emri Arbėn/Arbėr dhe fjalėt e prejardhura (i) arbėn-esh/arbėr-esh dhe arbėn-sht/arbėr-isht, pėr tė emėrtuar pėrkatėsisht vendbanimin, banorin dhe gjuhėn e tyre tė pėrbashkėt. Mbi kėtė bazė edhe tė huajt nisėn tė pėrdornin emėrtimet Arbania/Albania, arban-ensis/albanen-sis (latinėt), Arvan-on, arvan-it-is (grekėt), Raban < Arban dhe Arė- banas (sllavėt), kurse turqit mė vonė, nėn ndikimin e greqishtes, pėrdorėn trajtat arnaut dhe Arnautlluk.

    Tė gjitha kėto emėrtime e kanė burimin tek emri i popullsisė ilire tė Alban-ėve, a mė saktė tė Arban-ėve, qė nė dokumentet e shkruara dėshmohet pėr herė tė parė nė shek. II tė erės sė re, kur Ptolemeu i Aleksandrisė nė veprėn e tij Geografia, libri III, 12, shkruan: « Nė tokėn e albanėve (Albanoi), Albanopolis ». Popullsia ilire e albanėve a arbanėve banonte nė njė trevė nė lindje tė Durrėsit. Por pas Ptolemeut emri Arban a Alban nė burime tė shkruara del vetėm nė shek. XI, kur pėrmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081), pėr tė emėrtuar treva tė Shqipėrisė sė Mesme (shih Acta et Diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I). Madje, nė kėtė vepėr, (I, faqe III) pohohet: « Nė burimet bizantine tė shek. XI Alvanon/Arvanon shenjon krahinat malore, qė gjenden ndėrmjet Shkodrės, Durrėsit, Ohrit dhe Prizrenit…». Kuptohet vetiu qė njė shtrirje e tillė e kėtij emri gjeografik duhet tė jetė mė e hershme se shek. XI.

    Pra, emri Arban a Alban, i shqiptuar nga banorėt vendės Arbėn(ė) me theksin mbi rrokjen nistore, nė pėrputhje me rregullsitė e theksimit tė emrave shumėrrokėsh nė shqipen e lashtė, ashtu si Durrės < Dyrrhachion, Ishėm < Isamnus etj., duhet tė jetė shtrirė qysh mjaft kohė para shek. XI nė viset nė veri edhe nė jug tė trevės sė banuar nė lashtėsi nga popullsia ilire e Arbanėve a Albanėve. Pėr kėtė dėshmojnė, ndėr tė tjera: 1. K. Jireēeku pohon se trevat e Shqipėrisė sė sotme nė kohė tė mesme sllavėt i kanė quajtur Raban < Arban a Arėban-as dhe gjuhėn pėrkatėse rabėnė-ski. Tė kihet parasysh edhe njė dokument i shek. XIII, ku bėhet fjalė pėr njė ndodhi nė njė fshat afėr Raguzės dhe ku njė dėshmitar pohon: « Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn albanesca. » 2. Nė dialektin jugor emri Arbėn(ė) del nė trajtėn Arbėr(ė) me shndėrrimin e /-n-/-sė ndėrzanore nė /-r-/, ashtu si te Vlonė ~ Vlorė, venė ~ verė etj.. Dhe nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar qė ky ndėrrim fonetik (rotacizmi) nuk i ka prekur huazimet sllave tė shqipes, pra, ėshtė vėrtetuar para depėrtimit tė sllavizmave nė shqipe. 3. Nė dokumentet e gjuhėve fqinje tė shekujve tė parė tė mijėvjeēarit tė dytė tė erės sonė shqiptarėt, pa dallim krahine, pėrmenden me trajta fjalėsh, qė lidhen me emrin e lashtė Arban a Alban (shih kėtu mė sipėr).

    Shtrirja dhe pėrgjithėsimi i hershėm i emrit Arbėn/Arbėr nė trevat e ndryshme, ku flitej arbėnisht/arbėrisht, dėshmon pėr njė vetėdijshmėri tė atyre qė flisnin kėtė gjuhė, se i pėrkisnin njė etnosi tė vetėm. Siē pohon A. Buda, « Kjo ishte njė dukuri qė nuk kishte tė bėnte me pushtime, por me krijimin e njė bashkėsie ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore tė pėrbėrė nga trevat historike tė shqiptarėve. Fakti se me emrin e njėjtė etnik Arbėn shqiptarėt emėrtohen nė mėnyrė tė njėjtė si nga burimet mesjetare tė hershme greko-bizantine (shek.XI e kėndej), nga burimet perėndimore tė sė njėjtės periudhė, si edhe nga ato serbe e bullgare (shek. XII-XIII), pavarėsisht nėse ishte fjala pėr trevat mė jugore apo mė veriore e lindore shqiptare, tregon tashmė pėr konsolidimin e tipareve tė kėsaj bashkėsie etnike nė etapėn e saj mė tė lartė, si « kombėsi », proces i pasqyruar pikėrisht nė kėtė emėrtim tė pėrbashkėt ».

    Faktorėt qė do tė kenė ndikuar nė pėrhapjen dhe pėrgjithėsimin e emrit Arbėn/Arbėr dhe tė fjalėve tė prejardhura (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht nė veri dhe nė jug tė viseve ku banonte fisi ilir i Arbanėve, mbeten tė paqartė. Ndėr kėta faktorė mund tė kenė qenė ndoshta edhe pozicioni gjeografik i atij fisi dhe marrėdhėniet e tij me banorėt e trevave tė tjera, ku popullsia flisnin tė njėjtėn gjuhė. Por fjalėt Arbėn/Arbėr, i arbėnesh/i arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht gjatė shekujve tė fundit kanė dalė jashtė pėrdorimit nė Shqipėri dhe kanė mbetur nė pėrdorim pothuaj vetėm tek arbėreshėt e Italisė dhe nė njė numėr tė kufizuar fshatrash tė krahinave tė Vlorės e tė Kurveleshit. Edhe arbėreshėt e Greqisė gjatė shekullit tė fundit po quhen arvanit-as, sipas greqishtes arvanit-is, qė e ka burimin tek Arban (me shndėrrimin e rregullt /-b-/ > /-v-/ tė greqishtes). Gjithsesi, tek autorėt e vjetėr veriorė tė shek. XVI-XVII, fjalėt Arbėn dhe i arbėnesh/e arbėnesh-e ndeshen rregullisht dhe vetėm gjatė shekujve tė fundit ato kanė ardhur duke u zėvendėsuar gjithandej nė trevat e banuara nga shqiptarėt me fjalėt shqip, shqip-tar, Shqip-ėni/Shqip-ėri.





    Krijimtaria gojore e shqiptarėve nė shekujt e mesjetės





    Deri nė fillim tė periudhės sė pushtimit osman tradita kulturore shqiptare ishte kryesisht e karakterit parashkrimor. Forma mė e rėndėsishme e saj ishte krijimtaria gojore, eposi shqiptar. Nė eposin shqiptar ka edhe zėra tė periudhės osmane, qė shfaqen sidomos nė ligjėrim dhe nė emėrtime, por nė thelbin e vet ai ėshtė njė pėrmendore kulturore shekuj mė e hershme. Nė kėtė krijimtari njihen rapsoditė historike e tregimet legjendare, qė pėrbėjnė epikėn heroike, si dhe proverbat, tė cilat u fiksuan tė shkruara vetėm nė shek. XVII. Vendin kryesor nė epikėn heroike e zėnė rapsoditė kushtuar kreshnikėve si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia etj.. Me gjithė numrin e shumtė tė motiveve e varianteve ekzistuese, kėto rapsodi kanė njė farė pėrbashkėsie qė u jep atyre karakterin e njė cikli unitar epik. Nė qendėr tė kėtij cikli qėndrojnė bėmat e ēetės sė kreshnikėve, si edhe kundėrshtarėt e tyre, « kralė » e « kapedanė » veēanėrisht nga viset bregdetare.

    Lufta e kreshnikėve ėshtė vendosur nė njė kohė e nė njė ambient qė s’njeh ende armėt e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botėkuptimi shoqėror, nga elementėt artistikė qė pėrmbajnė, kėngėt e kreshnikėve tė ēojnė nė njė periudhė mė tė hershme se shekujt e invazionit osman. Sikurse shumica e popujve evropianė, nė kėtė kohė (nė shek. XV) shqiptarėt e kishin kaluar « shekullin e epopesė legjendare », e cila me kohė ishte formuar si gojėdhėnė letrare kombėtare, qė qarkullonte gojė mė gojė e brez pas brezi, duke marrė nga koha nė kohė gjurmė, dėshmi e jehona tė tyre.

    Hershmėri tė thellė historike dėshmojnė veēmas dy tipare tė rėndėsishme tė figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njėra anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė autoktonisė sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit nė raport me Omerin (ose « shtatė Omerat »). Figurė qendrore ėshtė Ajkuna qė ka njė autoritet tė madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave.

    Tipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Janė gjurmuar e janė gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi « tim pėr tim » (oxhak pėr oxhak). Por, nė thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi. Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore), nė eposin shqiptar figurat mitologjike tė botės shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė eposin dhe pėrrallat, nuk ekziston « e bukura e qiellit ». Krahas me « tė bukurėn e dheut » (tė kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i « shtojua zot vallet »), shtojzorreshtat (« shtojua zot rreshtat »), « ato tė lumet », shita.

  10. #90
    Cikli shqiptar i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antike dhe atyre evropianė tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antike se tė atyre mesjetare. Njė varg argumentesh folklorike janė nė tė mirė tė njė pėrcaktimi kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve te shqiptarėt, prej ilirishtes te shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit nė pėrballjen me dyndjet sllave. Eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartėsve tė tij me popullsinė e ardhur nė Ballkan, ai mban vulėn e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar nuk u krijua qysh nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur. Vetė rapsoditė e kėtij cikli bėjnė tė njohur se tė tjera gjėra ndodhnin « kur kem’ pas’ besė me krajli ». Kėto fakte e arsyetime lejojnė tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht nga karakteri i tij shumėshtresor, megjithatė, ekziston njė « kohė e parė ». Ajo pėrkon me shek. VII-VIII, kur ndodhin proceset mė tė rėndėsishme divergjente tė brendshme nė kulturėn etnike, kur vėrtetohen shndėrrimet cilėsore kulturore, si kalimi nga ilirishtja te shqipja. Pikėrisht nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen me dyndjet sllave nė Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv tė tyre.

    Faktet folklorike tė eposit ēojnė nė kultin e dheut tė tė parėve, nė mitin e vendlindjes, nė shenjtėrimin e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė atė kuptim qė gjermanėt e pėrdorin kėtė fjalė kur thonė « land ». Ndonėse tė kufizuara, nė epos ka tė dhėna me karakter etnoveēues, qė gjenden tė trashėguara nė botėn shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė me dallimin « tė vetėt - tė tjerėt », qė ėshtė nga shenjat mė tė hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė. Ndonėse mė shumė mund tė flitet pėr njė nocion landi, vendlindjeje, sesa pėr njė hapėsirė tė pėrcaktuar qartė, prapė vetėdija e njė atdheu qė i bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre « tė vetėt » del aty-kėtu.

    Eposi shqiptar nė mesjetė kishte formėn e vet artistike tė kryer. Prej shekujve tė sundimit osman ai mori me vete njė shtresė tė re ndikimi, qė preku pjesėn mė tė dukshme tė tij: emrat e heronjve dhe, deri diku, dekorin e ngjarjeve. Kjo shtresė, mė nė sipėrfaqe tė eposit, ngjan mė e pranishme sa ėshtė nė tė vėrtetė. Pjesa mė e madhe e emrave tė heronjve mendohet tė mos jenė huazime tė drejtpėrdrejta prej osmanishtes, por kalime kuptimore tė emrave tė mėhershėm, pėrkthime strukturore tė tyre. Emri i Halilit, qė i kthyer nė shqip do tė thotė « i bukur », i pėrgjigjet thelbit tė personazhit, qė trashėgohet prej kohėsh shumė mė tė hershme. Nė emrin e Gjergj Elez Alisė gjymtyra e tij e tretė do tė thotė « i lartė, fisnik », qė gjithashtu vlen pėr tė theksuar njė tipar qė personazhi e kishte para kontakteve me botėn e Perandorisė Osmane.

    Me frymėzimin e tyre poetik, me mjetet e trajtimit artistik, me vargun e tyre tė rrjedhshėm e me gjuhėn e pastėr, rapsoditė e kreshnikėve pėrbėjnė njė thesar tė poezisė sonė popullore. Bashkė me eposin, deri nė kohėn e kontakteve tė para me rrezikun e ri qė po shfaqej nga Orienti, me invazionin osman, shqiptarėt kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, tė cilat vinin si kujtime tronditėse tė epokave tė shkuara. Njėra prej tyre ėshtė ajo qė njihet nė jug

    me emrin e Konstandinit dhe Doruntinės, kurse nė veri me emrin « Kėnga e Halil Garrisė ». Koha e lindjes sė baladės sė ringjalljes pėrkon me ata shekuj, kur dija biblike e quante tė papranueshėm rikthimin nga bota tjetėr, qysh prej ringjalljes sė Krishtit. Balada e Kostandinit dhe Doruntinės shpesh ėshtė trajtuar si kryevepėr qė ngre lart kultin e besės, shenjtėrinė e fjalės sė dhėnė, pėr hir tė sė cilės mallkimi mund tė tė ndjekė nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Mesazhi i besės ėshtė i pranishėm nė frymėn e baladės, por para kėtij mesazhi ėshtė fryma e fuqisė sė njeriut pėr tė riardhur nė kėtė jetė.

    Nė mesjetė e para saj funksiononin edhe gjini e zhanre tė tjera tė folklorit, duke filluar prej atyre mė tė shkurtrave, si proverbat, deri te rrėfimi popullor. Me pushtimin e Shqipėrisė nga dyndjet osmane u krijua mjedisi kulturor pėr shfaqjen e epikės historike. Kėsaj periudhe i pėrket cikli i Skėnderbeut, i cili pėrmban 10-15 kėngė, tė ruajtura kryesisht tek arbėreshėt e Italisė. Kėngė historike tė periudhės sė qėndresės sė arbėrve madje para Skėnderbeut janė ruajtur edhe nė Shqipėri. Nė njė prej kėtyre kėngėve i kėndohet trimėrisė sė Milosh Kopiliqit, i cili vrau sulltanin nė betejėn e ballkanasve tė Fushė- Dardanisė. Ai paraqitet duke udhėtuar me kokėn e vet tė prerė nėn sqetull dhe motivi i kokės sė prerė qė merr e jep mesazhe nga bota tjetėr, ėshtė ballkanizuar nė njė shkallė relativisht tė gjerė.

    Cikli i Skėnderbeut nė poezinė popullore tė arbėreshėve bashkon historicitetin e figurave dhe ngjarjeve reale me legjendarizimin e trashėguar prej epikės heroike. Skėnderbeu nė kėto kėngė bėn tė njėjtat mrekulli si Shėn Gjergji nė letėrsinė biblike dhe vdekja e tij pėrshkruhet me tė njėjtin vajtim tė botės, natyrės, qiellit, tokės dhe njerėzve si kryqėzimi i Krishtit. Me kėtė cikėl ka studiues qė bashkojnė edhe kėngėn e Gjorg Golemit (Gjergj Arianitit), bashkėkohės i Skėnderbeut, mbledhur e botuar pėr herė tė parė nė vitet 30 tė shek. XX. Kėngėt epike dhe legjendat qė i ruajnė arbėreshėt e Italisė, tė larguar nga Shqipėria qysh nė shek. XV, tė cilat me pak ndryshime i gjejmė edhe te fshatarėt e malėsorėt e vendit tonė, dėshmojnė se ato kanė qenė thurrur nga rapsodėt shqiptarė para shek. XV.

    Tradita e arbėreshėve tė Greqisė dhe tė Italisė, e cila pėrputhet me atė tė mėmėdheut, tregon se poezitė epike dhe lirike rituale kėndoheshin, pėrcilleshin me muzikė dhe shoqėroheshin me lėvizje ritmike. Kėto valle bashkė me kostumet e mrekullueshme tė valltarėve, pėrbėnin sė bashku njė shprehje tė lartė artistike qė mishėronte gėzimin e jetės dhe shijen estetike tė shqiptarėve.
    Kultura popullore shqiptare e mesjetės nuk u zhvillua e shkėputur nga kontaktet me popujt fqinjė ballkanas. Ajo ndikoi me njė varg elementesh tė saj, veēanėrisht nė veshje, me muzikėn, vallet dhe me tiparet e saj shpirtėrore, nė kulturėn e popujve fqinjė nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Serbinė Jugore dhe nė Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarėt e pasuruan gjithashtu kulturėn e vet me ndikime tė marra prej fqinjėve tė tyre qė i shkrinė nė tėrėsinė e trashėgimit tė vet kulturor.





    Kultura, letėrsia e shkruar dhe arsimi nė tokat shqiptare






    Rol tė rėndėsishėm nė veprimtarinė kulturore dhe arsimore nė mesjetė luajti kisha e krishterė. Roli i saj si udhėheqėse shpirtėrore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati nė dorė monopolin e kulturės dhe pėrgatitjen e inteligjencies sė kohės. Shumica e njerėzve tė kulturės, veēanėrisht nė shekujt e mesjetės sė herėt, ishin thuajse pa pėrjashtim klerikė, qoftė si prodhues, qoftė edhe si porositės tė prodhimit artistik e kulturor. Nė duart e klerikėve ishin filozofia e letėrsia, arsimi dhe artet. Si qendra tė propagandimit tė doktrinės fetare, tė arsimit dhe tė veprimtarisė kulturore-artistike shėrbyen manastiret ortodokse e katolike, krahas tė cilave vepronin aktivisht edhe « kurjet » peshkopale. Me ashpėrsimin e marrėdhėnieve shoqėrore e politike nė mesjetė, kur u forcua mė tepėr lufta e kishės pėr tė ruajtur ndikimin e vet, krahas urdhrave murgėtarė tė benediktinėve e dominikanėve qė kishin pasur nė dorė arsimin, qysh nga shek. XIII dhe nė Shqipėri filluan tė pėrhapeshin urdhrat murgėtarė tė « lypėsve », minoritėt franēeskanė. Me predikimet e tyre pėr nevojėn e « reformave » tė kishės nė frymėn e « varfėrisė », kėta mundėn tė ndikonin mė lehtė mbi shtresat popullore.

    Duke filluar nga shek. XIII pranė klerikėve nė veprimtarinė kulturore tė zhvilluar nė tokat shqiptare shfaqen edhe pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase, mė shpesh si ktitorė (themelues) ndėrtimesh monumentale kishtare. Fuqizimi ekonomik e politik i jepte asaj mundėsinė tė pajtonte artistė e mjeshtėr dhe tė ndėrmerrte ndėrtime tė kushtueshme. Nė sajė tė pozitės mbizotėruese tė kishės, nė kushtet e sundimit bizantin dhe tė atij tė feudalėve perėndimorė nė tokat shqiptare, gjuhėt greke e latine mbajtėn pėr njė kohė shumė tė gjatė pozitėn si gjuhė kulturore mbisunduese. Gjatė mesjetės u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme numri i veprave tė shkruara qė qarkullonin nė duart e njerėzve tė mėsuar. Pėrmbajtja e shumicės sė tyre ka karakter krejt kishėtar. Ato janė tekste ungjillore, vepra liturgjike, aty-kėtu ndonjė traktat teologjik. Njė pjesė e tyre ka mundur tė ruhet nė Berat.

    Nga shekujt e mesjetės vjen koleksioni i kodikėve qė pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar. Ky koleksion pėrmban mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente. Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit, mitropolisė sė Drinopolit e arkipeshkvisė sė Shkodrės. Kodikėt ruhen nė Arkivin Qendror tė Shtetit Shqiptar. Kodikėt e Shqipėrisė, nga tė cilėt mė i vjetri ėshtė « Kodiku i Purpurt i Beratit », janė njė fond me rėndėsi pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike. Kėta kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė (prej shek. VI deri nė shek. XVIII). Pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre janė greqisht, por, duke ardhur mė pranė kohėrave tė reja, shtohet prania e shqipes.

  11. #91
    « Kodiku i Purpurt i Beratit » ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike dhe renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor. Sipas teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i vonshėm se shek. VI pas erės sonė. Ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Ėshtė shkruar me shkronja tė derdhura prej argjendi. Lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur kėto shkronja ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Kapaku i dorėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime biblike, disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra (jo mė i hershėm se shek. XVIII).

    Pėr herė tė parė pėr « Codex Purpureus Beratinus » bėhet fjalė nė « Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit », qė gjendej nė kėshtjellėn e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr rrezikun qė i vinte rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur ushtritė serbe tė Stefan Uroshit rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t’u mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė Shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit. Deri nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore (kur u fsheh nga atdhetarėt beratas pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve) « Kodiku i Purpurt i Beratit » ishte jo vetėm njė libėr (dorėshkrim) pėr bibliotekėn, por edhe tekst liturgjie. Njė herė nė vit mesha mbahej sipas ungjijve tė kėtij teksti.

    « Kodiku i Purpurt i Beratit » vlerėsohet gjithashtu pėr historinė e shkrimit, pėr vlerat kaligrafike, si pėrmendore e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve. Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptarė ruhen mbi 100 dorėshkrime tė tipit kodik, nė tė cilat janė kopjuar gjatė 12 shekujve me radhė shkrimet e shenjta, « Testamenti i Vjetėr », ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor Ty zot tė lavdėrojmė - Te Deum Laudamus, e cila u kompozua nga Shėn Niketa i Dardanisė (ose Shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Evropėn Perėndimore pas vitit 525 « Beratinus-1 » dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me rėndėsi pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por dhe tė letėrsisė nė pėrgjithėsi. « Kodiku i Purpurt i Beratit » ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin « Memoire du Monde » (Kujtesa e Botės) dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė UNESCO-s.

    Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur « Beratinus-2 » ose « Kodiku i Anthimit » (Codex Aureus Anthimi) - pėr shkak tė shkronjės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shek. IX. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Mateut). Figurat e ungjillorėve kanė korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathė dhe lule). Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē « Beratinus-1 » e « Beratinus-2 », bėjnė pjesė edhe dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė zbuluar « Kodiku i Vlorės », afėrsisht shek. X; « Kodiku i Pėrmetit », i shek. XIV; « Kodiku i Shkodrės », i tė njėjtit shekull. Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shek. XII e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė.

    Duke filluar nga shek. XII shėnohet njė rritje e zgjerim nė pėrdorimin e shkrimit dhe nė zhvillimin e letėrsisė e tė arsimit nė tokat shqiptare, duke ēuar mė pėrpara traditat nė kėtė fushė. Huazimet me prejardhje latine si: « shkruaj », « kėndoj » etj., me evolucionin e tyre fonetik e kuptimor dėshmojnė se populli shqiptar njihte shkrim e kėndim pa ndėrprerje qysh prej njė kohė tė lashtė. Zhvillimi ekonomiko-shoqėror e politik qė karakterizon shek. XII-XIV krijoi kushte pėr pėrdorimin mė tė gjerė tė shkrimit. Konsolidimi i formacioneve shtetėrore vendase shtruan nevojėn e redaktimit tė akteve me karakter juridik e politik. Kėsaj nevoje i shėrbenin tani jo mė rastėsisht njerėz tė ditur si klerikė e murgj tė manastireve, por profesionistė tė specializuar. Kėta formonin kancelaritė pranė oborreve feudale dhe nė qytetet kryesore tė vendit. Rrethi i njerėzve tė kulturės u shtua edhe me banorė tė komunave qytetare. Nė shek. XIV e nė fillim tė shek. XV numri i intelektualėve klerikė shqiptarė me origjinė qytetare ishte mjaft i madh; ata gjenden tė pėrhapur edhe jashtė Shqipėrisė, nė shumė qytete dalmatine ku kryenin funksione kancelarėsh, mėsuesish, famulltarėsh etj..

    Nuk munguan edhe vepra tė shkėputura deri-diku nga pėrmbajtja kishtare. Tė tilla janė, p.sh., kronika e peshkopit Mihail nga Devolli (shek. XI-XII), e cila trajton ngjarje tė luftės sė bizantinėve kundėr mbretėrisė bullgare nė Maqedoni e pjesėrisht nė tokat shqiptare, letėrkėmbimi i peshkopit Teofilakt tė Ohrit, me disa tė dhėna interesante mbi jetėn e banorėve tė peshkopatės sė tij nė fillim tė shek. XII, disa jetėshkrime shenjtorėsh qė zhvilluan veprimtarinė e tyre edhe nė tokat shqiptare, si ato tė Klementit e Naumit hartuar nė shek. XIII etj.. Ndryshe nga kėto vepra tė shkruara greqisht, ėshtė shkruar latinisht kronika e njė prifti nga Dioklea, e cila pėrshkruan ngjarjet qė u zhvilluan nė Shqipėrinė e Epėrme nė kapėrcim tė shek. X-XI. Nė territor tė banuar prej shqiptarėsh nė Epir, janė hartuar nė fund tė shek. XIV e nė fillim tė shek. XV dy kronika greke qė japin tė dhėna me interes pėr historinė e Principatės shqiptare tė Artės. Shėnime historike pėr shek. XIV gjenden edhe nė disa nga dorėshkrimet e Beratit.

    Megjithėse nuk shkėputen nga fryma teologjike, kėto prodhime pėrbėjnė hapat e para tė historiografisė nė vendin tonė, sepse njė pjesė e kėtyre ėshtė hartuar pa dyshim nga autorė vendas dhe i pėrket historisė sė tokave shqiptare. Shkėputjen nga ndikimi kishtar dhe kalimi nė historiografinė laike, kėtė hap nė historinė e kulturės shqiptare, e bėnė humanistėt shqiptarė nė fund tė shek. XV e nė fillim tė shek. XVI, por tanimė nė kushtet e pushtimit osman tė vendit, jashtė Shqipėrisė. Nėn ndikimin mbizotėrues tė kishės lindore dhe tė asaj romane, gjuha kishtare shėrbeu edhe si gjuhė shkrimi pėr administratėn shtetėrore. E tillė ishte, sipas rrethanave politike, greqishtja dhe latinishtja dhe nė njė masė mė tė vogėl, me vendosjen e sundimit serb edhe sllavishtja. Si gjuhė shkrimi kėto u pėrdorėn edhe nga paria sunduese shqiptare, nė veprimtarinė shtetėrore. Disa nga sundimtarėt shqiptarė, si Muzakajt, pėrdorin nė korrespondencėn e tyre greqishten, kurse Balshajt latinishten dhe sllavishten, tė tjerė si Karl Topia dhe Kastriotėt i pėrdorėn tė tria kėto gjuhė. Dėshmi pėr kėtė janė mbishkrimet e rėndėsishme tė vendosura mė 1383 prej Karl Topisė nė manastirin e Shėn Gjonit pranė Elbasanit.

    Kėto gjuhė mėsoheshin nė shkollat qė vepronin gjithmonė nėn mbikėqyrjen e kishės. Nė shkollat pranė manastireve, mėsimi jepej nė fillim nė formė individuale vetėm me lexim e me kėngė kishtare, kurse mė vonė jepej me forma mė tė organizuara duke pėrfshirė njė rreth mė tė gjerė lėndėsh. Nė tė tilla shkolla qė i hasim edhe nė qytetet pranė kurjeve peshkopale, mėsohej kursi tradicional mėsimor qė jepej edhe nė shkollat e vendeve perėndimore. Ai pėrbėhej nga cikli i ulėt qė pėrfshinte lėndėt letrare (gramatikė, retorikė, didaktikė) dhe cikli i lartė me lėndė shkencore (aritmetikė, gjeometri, astronomi e muzikė). Pėr mėsimin e kėtyre lėndėve pajtoheshin me kontratė klerikė tė ditur. Tė tillė mėsues shqiptarė vepruan edhe nė njė varg qytetesh dalmatine ku ishin pajtuar me shėrbim si specialistė tė njohur. Me zhvillimin e qyteteve, shkollat pranė nxėnėsve klerikė filluan t’i frekuentonin aty-kėtu edhe nxėnės nga shtresat e larta tregtare dhe zejtare tė qyteteve.

    Themelimi i shkollave nė trojet shqiptare gjatė mesjetės u bė me nismėn e urdhrave kishtarė, sidomos tė urdhrit dominikan, si dhe tė administratės komunale e princėrore tė qyteteve tė njohura. Njė aktivitet i kėtillė filloi sė pari nė Ulqin rreth vitit 1258, nė Kotorr mė 1266, nė Durrės mė 1278, nė Shkodėr mė 1345 dhe nė Tivar nga gjysma e dytė e shek. XIV. Gjuha shqipe, si gjuhė e shkruar, nė kėtė kohė ende nuk ishte nė gjendje t’i bėnte ballė shkrimit greqisht, latinisht dhe sllavisht, gjuhė kishtare me rėndėsi, tė cilat pėr mė tepėr kishin mbėshtetjen e institucioneve kishtare dhe tė administratės shtetėrore. Ajo shėrbente si gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm si pėr shtresat popullore, ashtu dhe pėr fisnikėrinė e klerin vendas. Kėshtu, nė shek. XIV shqipja pėrdorej nė administratėn e bashkėsisė qytetare tė Ulqinit, ku nė mbledhje tė Kėshillit tė Madh ajo ishte gjuha e shėrbimit.

    Njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė e kulturės shqiptare shfaqet nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, kur dokumentohet pėr herė tė parė se shqipja, pėrdorej si gjuhė shkrimi. Ky hap i rėndėsishėm lidhet me ngritjen e pėrgjithshme ekonomike-shoqėrore tė vendit dhe veēanėrisht tė qyteteve. Me pėrdorimin e gjuhės shqipe si gjuhė shkrimi, viheshin bazat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė saj si gjuhė e kulturės dhe e letėrsisė shqipe.

  12. #92
    Fillimet e letėrsisė shqiptare. Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar






    Libri i parė shqip qė njihet deri mė sot ėshtė « Meshari » i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta qė flasin se fillimet e shkrimit shqip e tė letėrsisė shqiptare duhet tė jenė mė tė hershme se shek. XVI. Vetė trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhės nė veprėn e Gjon Buzukut dėshmon se ajo duhet tė ketė trashėguar njė traditė para saj. Njė dėshmi tjetėr e tėrthortė vjen prej klerikut frėng Gulielmi i Adės (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afėr jetėn e banorėve tė kėtyre trojeve. Nė njė relacion me titull « Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam », dėrguar mbretit tė Francės, Filipi VI Valua, nė vitin 1332, Guljelmi ndėr tė tjera shkruan: « Sado qė arbrit kanė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine ».

    Po ashtu Marin Barleci nė veprėn e tij « Rrethimi i Shkodrės » (De obsi-dione Scodrensi), botuar nė Venedik mė 1505, thotė se ka pasur nė dorė kronika qė flasin pėr rindėrtimin e atij qyteti tė shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th. nė gjuhėn e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton mė 1601 se nė Kalabri arbėreshėt i kanė arbėrisht shėrbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se kėtė traditė ata duhet ta kenė marrė me vete nga Shqipėria, sepse nuk mund ta krijonin vetė aq shpejt nė kushtet e mėrgimit tė tyre tė rėndė. Deri mė sot njihen vetėm tri dokumente tė shqipes sė shkruar nė shek. XV ose diēka mė herėt.

    I pari dokument i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė « Formula e pagėzimit » dhe i takon vitit 1462. Ėshtė njė formulė e shkurtėr fetare e shkruar shqip, brenda njė teksti latinisht, tė hartuar prej kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Nė qarkoren qė u dėrgon vartėsve tė tij tė klerit katolik, ai lejon qė prindėrit shqiptarė, nė rast nevoje, kur nuk mund t’i pagėzonin fėmijėt nė kishė, mund t’i pagėzonin vetė duke pėrdorur kėtė formulė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė birit e tė shpirtit shenjtė). Kjo frazė ėshtė shkruar nė alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).

    Dokumenti i dytė i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė « Fjalorthi » i Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhėtar gjerman, gjatė njė udhėtimi nė viset shqiptare, pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė shqipe, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri 10, dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. I treti dokument i shqipes sė shkruar qė njihet me emrin « Perikopeja e ungjillit tė pashkėve », ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos brenda njė mbishkrimi greqisht tė shek. XIV. Fragmentet shqip s’kanė lidhje me dorėshkrimin greqisht dhe dijetarėt mendojnė se ky dorėshkrim mund tė jetė i fundit tė shek. XV ose i fillimit tė shek. XVI. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabetin grek. Shqipja dokumentohet kėshtu e shkruar qė nė shek. XV nė dy dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo ėshtė njė dėshmi se kultura shqiptare dhe jeta shpirtėrore konfesionale nė Shqipėri zhvillohej nėn ndikimin e kulturės latine-katolike, dhe tė kulturės bizantine-ortodokse.





    Arkitektura nė shek. VI-XV





    Veprat mė tė rėndėsishme tė artit qė njihen nė Shqipėri nga shekujt e mesjetės i pėrkasin arkitekturės. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetės sė pėrditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese tė kohės pėr vepra monumentale. Pėrveē kėsaj monumentet e arkitekturės kanė mundur t’u qėndronin mė mirė dėmtimeve tė kohės sesa veprat e tjera tė artit, qė u shkatėrruan nga luftėrat e shumta. Gjatė periudhės sė mesjetės, pėrgjithėsisht, nė fushėn e arkitekturės u bė njė pėrparim i ndjeshėm nė teknikėn e ndėrtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndėrtime masive nė territorin e Shqipėrisė qė pėrfshihej nė provincat e dy Epirėve dhe Prevalitanės. Mbizotėruan kryesisht ndėrtimet me karakter mbrojtės, qė synonin t’u bėnin ballė sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin, me tri radhė muresh, ndėrtoi kėshtjella dhe riparoi mure qytetesh.

    Periudha e Justinianit I (527-565) ishte mė intensivja nė fushėn e ndėrtimeve, sidomos tė atyre me karakter ushtarak. Pėrveē tyre ai ndėrtoi shumė kisha, ujėsjellėsa etj.. Kėtė veprimtari e bėn tė njohur nė veprėn e tij Mbi ndėrtimet historiani i Justinianit, Prokopi i Qezaresė. Por gjithė kėto ndėrtime pjesėrisht nuk janė ruajtur, ndėrkaq shumica e emrave tė vendeve tė pėrmendura nga Prokopi ėshtė vėshtirė tė identifikohen me emrat e rinj. Fortifikimet mė tė rėndėsishme tė shek. VI janė pa dyshim muret rrethuese tė Durrėsit qė i takojnė periudhės sė sundimit tė perandorit Anastasi I. Ato janė ndėrtuar krejtėsisht me tulla dhe kanė njė gjerėsi prej 3,50 metrash. Ēdo 60-65 metra janė ndėrtuar kulla tė fuqishme pesėkėndėshe, tė cilat kanė patur njė lartėsi prej 18 m dhe ndaheshin nė tri kate me dysheme druri. Kati pėrdhes kishte njė lartėsi tė dyfishtė dhe shėrbente si depo. Kati i parė pėrbėhej nga njė hapėsirė e vetme e pajisur me frėngji pėr katapulta. Kati i dytė mbulohej nga qemere mbi tė cilat ndodhej tarraca e rrethuar nga parapeti me frėngji. Muret e qytetit pėrshkoheshin nga njė numėr i madh portash, prej tė cilave ruhen vetėm dy prej tyre nė murin jugperėndimor. Hyrja kryesore e qytetit, e cila nuk ekziston mė, duket se ndodhej nga verilindja. Sipas pėrshkrimit tė Ana Komnenės, para kėsaj porte qėndronte njė statujė prej bronzi, e cila me sa duket kishte mbetur aty nga koha romake dhe i kushtohej perandorit Adrian.

    Nė shumė drejtime vlerat arkitektonike tė Durrėsit nė fushėn e artit tė fortifikimit i kalojnė kufijtė krahinorė. Para se gjenerali i Justinianit, Belizari, tė ndėrtonte nė Romė njė tip tė ri bedenash, qė siguronin njė mbrojtje anėsore, dhe qė sipas Prokopit bėri pėrshtypje nė atė kohė, ato i gjejmė tė zbatuara nė kėshtjellėn e Durrėsit. Gjatė periudhės sė Justinianit vėrehet njė tendencė pėr ndėrtimin e kėshtjellave mbi lartėsinė e kodrave, pėrdorimi i akropoleve dhe nėnndarje tė tjera, qė s’ishte gjė tjetėr veēse kthimi nė format e vjetra tė periudhės helenistike apo tė fortifikimeve mė tė hershme ilire. Shembuj tė tillė ndeshen nė kėshtjellėn e Zvezdės, Zaradishtės, Ēukės sė Ajtojt etj.. Frėngjitė fillojnė tė bėhen gjithnjė e mė tė ngushta, hyrjet e vjetra murosen ose ngushtohen duke e bėrė mbrojtjen gjithnjė e mė pasive.

    Njė vend tė rėndėsishėm midis monumenteve tė arkitekturės mesjetare zėnė ndėrtesat e kultit tė krishterė. Ndėrsa banesat brenda kėshtjellave ishin tė thjeshta, pėrgjithėsisht njėkthinėshe, ndėrtimet e kultit tė krishterė pėrbėheshin nga godina tė mėdha, tė tipit bazilikal ose me planimetri qendrore, prej tė cilave mbizotėronte tipi i parė. Kėto ndėrtime ndoqėn nė vija tė pėrgjithshme skemat arkitekturale tė shekujve tė fundit tė arkitekturės romake. Mjaft monumente kulti tė kėsaj periudhe janė nxjerrė nė dritė nga gėrmimet arkeologjike nė Ohėr, Amantia, Bylis, Butrint, Elbasan, Lin (Pogradec), Tiranė, Paleokastėr (Gjirokastėr), Tushemisht (Pogradec), Polenė (Korēė), Karbunarė (Vlorė), Pluk (Fier) etj.. Deri tani janė zbuluar gjurmėt e rreth 30 bazilikave, dyshemetė e tė cilave nė pjesėn mė tė madhe kanė qenė shtruar me mozaikė. Vetėm nė qytetin antik tė Bylisit, brenda mureve rrethuese tė ngritura nga Justiniani I, janė zbuluar pesė bazilika tė mėdha.

    Numri i madh i kėtyre monumenteve, cilėsia artistike e realizimit tė tyre si dhe pėrmasat shpesh gjigante tregojnė se nė trevat iliro-shqiptare, arkitektura kishtare, veēanėrisht nė shek. VI, kishte marrė njė zhvillim tė madh. Bazilikat ishin ndėrtime qė kishin njė shtrirje tė theksuar gjatėsore. Ato ndaheshin nė tri hapėsira kryesore (nefe) nėpėrmjet njė sistemi arkadash mbi pilastra apo mbi kolona dhe mbuloheshin me ēati mbi kapriata druri (varianti helenistik) ose me qemere (varianti oriental). Nė anėn lindore ndodhej absida ku vendosej altari, ndėrsa hyrja kryesore ndodhej nga perėndimi dhe paraprihej zakonisht nga njė parasallė (narteksi). Nė bazilikat e mėdha kishte dhe njė oborr tė hapur me kolona (atrium) si dhe ambiente tė tjera ndihmėse (Bazilika e Arapajt-Durrės).

    Mė tė rralla janė ndėrtesat e kultit me planimetri qendrore. Karakteristikė e tyre ėshtė ndėrtimi rreth njė ambienti kryesor, qė ndodhet nė qendėr tė ndėrtesės. Ndryshe nga bazilikat, nė kėto ndėrtime mbizotėron boshti vertikal kundrejt atij gjatėsor. Kėto ndėrtesa qė mbuloheshin nė tė shumtėn e rasteve me kupolė, pėrbėjnė veēoritė themelore tė arkitekturės bizantine nė shekujt nė vazhdim. Nė vendin tonė deri tani janė zbuluar dy ndėrtime tė mirėfillta me planimetri qendrore: kisha e Linit (Pogradec) dhe Baptisteri i Butrintit, tė cilat shquhen dhe pėr vlerat e mėdha artistike tė mozaikėve tė dyshemesė. Gjatė shekujve tė parė tė mesjetės, qė u karakterizuan nga pushtimet avaro-sllave, tė cilat sollėn si pasojė shkatėrrimin e shumė qyteteve dhe kėshtjellave si dhe shndėrrime tė mėdha

    etnike nė Ballkan, vihet re njė rėnie ekonomike dhe pėr pasojė edhe rėnie nė fushėn e ndėrtimeve civile apo tė kultit. Nė ndonjė rast shpenzimet kalojnė nė favor tė fortifikimeve, si nė Butrint ku njė pallat peshkopal mbeti i papėrfunduar, ndėrkohė qė rindėrtohet njė mur mbrojtės nė shek. VII. Gjurmė tė tjera ndėrtimesh mbrojtėse tė mesjetės sė hershme hetohen gjithashtu nė kėshtjellėn e Lezhės dhe tė Pogradecit. Pėr dy shekuj vazhduan tė pėrdoren tė njėjtat monumente kulti nė zonat qė i qėndruan pushtimeve sllave. Riparimet apo rindėrtimet janė realizuar me njė teknikė tė varfėr, qė tregon pėr vėshtirėsitė ekonomike tė kohės. Bazilika e madhe e Butrintit e ndėrtuar nė shek. VI rindėrtohet nė shek. IX. Gjithashtu, nė shek. XI vazhdon tė pėrdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarėve, nė vitin 865, kthehet nė fenė e krishterė.

    Gjatė shek. X vėrehet nė pėrgjithėsi njė rritje e nivelit tė ndėrtimeve. Kriza qė u shkaktua nga inkursionet arabe nė detin e Jonit dhe shfaqja e frankėve nė kufijtė perėndimorė rriti rolin e Temės sė Durrėsit nė fortifikimin e qyteteve bregdetare tė Shqipėrisė. Mure mbrojtėse tė kėsaj periudhe, tė pajisura me kulla trekėndėshe dhe kontraforta, hetohen nė Kaninė dhe Butrint. Nė shek. X u fortifikuan gjithashtu njė radhė qytetesh rreth Shkodrės, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja. Nė fushėn e ndėrtimeve tė kultit vazhdimi i traditės bazilikale hetohet nė kishėn e Shėn Kollit nė Perondi tė Beratit, si dhe nė bazilikėn nėn xhaminė e Fatihut nė Durrės. Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishėn e Shėn Mėrisė nė Labovė tė Kryqit tė Gjirokastrės e tipit kryq i brendashkruar me kupolė. Kjo kishė e ndikuar nga arkitektura kryeqytetase shquhet pėr ngritjen e saj vertikale (lartėsia 17 m), pėr tamburin masiv mbi tė cilin mbėshtetet kupola, si dhe pėr dekoracionin e pasur me tulla.

  13. #93
    Kėto elemente si dhe konceptimi i hapėsirės sė brendshme krijojnė ndjenjėn e madhėshtisė. Arkitektura kishtare bizantine gjatė shekujve X-XV nė Shqipėri dallohet pėr shumėllojshmėrinė e tipave arkitektonikė duke filluar nga kishat njėnefėshe, bazilikat, tipat nė formė kryqi me kupolė si dhe nga tipa tė tjerė ndonjėherė unikalė. Pėrveē kėtyre monumenteve pėr vlerat e tyre tė veēanta arkitektonike shquhen edhe objekte tė tjera tė stilit bizantin, qė u pėrkasin shekujve XIII-XIV, si: kisha e Ristozit nė Mborje tė Korēės, manastiri i Apolonisė, kishat bizantine tė Beratit (Shėn Mėria Vllaherna, Shėn Triadha, Shėn Mėhilli i ndėrtuar nė shkėmb), manastiri i Mesopotamit (Sarandė), ai i Zvernecit, kishat nė fshatin Perondi tė Beratit, nė Kurjan tė Fierit, ajo e Marmirojt nė Orik tė Vlorės, e Labovės nė rrethin e Gjirokastrės etj.. Vlera tė veēanta artistike paraqet kisha e manastirit tė Pojanit, e ndėrtuar nė shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat nė oborrin e saj pėrbėjnė elementė tė huaj qė nuk gjenden nė asnjė ndėrtesė tjetėr tė kėtij stili dhe qė janė dėshmi e stilit romanik tė pėrhapur nė viset Veriore tė Shqipėrisė dhe nė ato Perėndimore tė bregdetit ballkanik.

    Nė Shqipėrinė Qendrore, por mė tepėr nė atė tė Epėrme lulėzoi nė mesjetė edhe arkitektura romaniko-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetėn tė lidhura mė shumė me kishėn perėndimore, ndėrsa nė Durrės dhe krahinat rreth tij vepronin tė dyja kishat, por kishte pėrparėsi kisha lindore. Nė kushte tė tilla pėrveē tipave arkitektonikė tė pastėr kemi dhe ndikime tė ndėrsjellta tė arkitekturės bizantine dhe asaj perėndimore. Ndikimet e arkitekturės perėndimore vėrehen dhe nė ato krahina ku pėr periudha tė shkurtra erdhėn sundimtarė perėndimorė. Shembujt mė tė shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen nė shek. XII-XIII. Kishat e kėtij tipi nė Shqipėrinė e Epėrme dhe Qendrore karakterizohen nga planimetritė kryesisht njėnefėshe me theksim tė boshtit gjatėsor perėndim-lindje me absida rrethore ose drejtkėndėshe, nga pėrdorimi i frantonive nė anėt mė tė ngushta, nga ēatitė mbi kapriata
    druri me rrathė mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e kėmbanave.

    Prej tyre dalloheshin pėr trajtimin e tyre arkitektonik monumental dhe pėr kėrkesat artistike, kisha e Shėn Serxhit dhe e Bakut pranė fshatit Shirgj tė rrethit tė Shkodrės, kisha e Shėn Mėrisė nė Vaun e Dejės, kisha e Rubikut etj., prej tė cilave dy tė parat ndėrtuar nė shek. XIII mbi bazėn e ndėrtimeve mė tė hershme, ndėrsa e fundit nė shek. XII. Pjesa mė e madhe e kėtyre kishave ka qenė zbukuruar me piktura murale. Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin tė pėrhapura prej bregdetit tė Shqipėrisė sė Epėrme deri nė Kosovė, ku kjo arkitekturė pati njė lulėzim tė veēantė nė ndėrtimet e kultit nė shek. XIV, siē ėshtė kisha e manastirit tė Deēanit pranė Pejės.

    Banesat mesjetare i njohim mė tepėr nga tė dhėnat burimore. Ato ndėrtoheshin me gurė, dru apo tė ndėrthurura. Ēatitė mbuloheshim me furde ose me kashtė. Tjegullat pėrdoreshin nė godinat e kultit dhe nė ato tė shtresave tė pasura. Banesat e Shurdhahut (Sarda) tė datuara nė shek. XI, janė pėrgjithėsisht dykthinėshe, si dhe tė tilla me njė ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet tė kenė qenė njėkatėshe. Gjatė shekujve XIII-XIV morėn gjithashtu njė zhvillim tė dukshėm ndėrtimet mbrojtėse, zgjerohen dhe rindėrtohen muret e qyteteve dhe nė disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e jashtme (varoshet). Nė kėtė veprimtari u dalluan despotėt e Epirit dhe mė vonė fisnikėt shqiptarė, si Topiajt, Balshajt, Muzakajt etj.. Kėshtu Topiajve me qendėr nė Krujė dhe Pertelė u atribuohet nga Barleci ndėrtimi i kėshtjellės sė Petrelės, ndėrsa Balshajve kėshtjella e Shkodrės. Rreth mesit tė shek. XIV Karl Topia rindėrton kėshtjellėn e Krujės, ndėrsa nė vitin 1389 Muzakėt ndėrtuan Kullėn e Pirgut nė derdhje tė Semanit.

    Monumentet kryesore tė arkitekturės civile nė Shqipėri janė kėshtjellat. Tipa mė interesantė paraqesin kėshtjellat e Beratit, Shkodrės, Lezhės, Shurdhahut, Krujės, Rodonit, Petrelės, Kaninės etj.. Pėr njė pjesė tė mirė ato janė ndėrtuar mbi themelet e kohės antike tė herėt ose tė vonėt, por janė rindėrtuar gjatė shekujve tė mesjetės. Kėshtjellat kryesore tė vendit nė gjendjen e tyre tė sotme nė themel u pėrkasin shek. XII-XV. Mjaft kėshtjella dhe qytete tė fortifikuara tė vendit tonė ruajnė edhe sot tiparet arkitektonike tė shek. XIII-XIV, kur ato u ndėrtuan apo patėn periudhėn e lulėzimit mė tė madh gjatė mesjetės. Shembulli mė tipik ėshtė kėshtjella e Beratit, muret e sotme tė sė cilės janė rindėrtuar nė fillim tė shek. XIII prej despotit Mihail Engjėll Komneni, monogrami i tė cilit qėndron mbi portėn e parė tė hyrjes. Muret rrethuese qė ndjekin konturin e terrenit kanė njė gjatėsi prej 1 400 m dhe pėrforcohen nga 24 kulla me forma planimetrike dhe pėrmasa tė ndryshme. Nė pjesėn mė tė mbrojtur tė platformės sė kodrės ndodhet kėshtjella e pėrforcuar nga pesė kulla. Vetė kėshtjella pėrmban edhe njė ndarje tjetėr mė tė vogėl, tė pėrforcuar me dy kulla qė shohin nga oborri i kėshtjellės. Kjo ndarje shėrbente si vend i qėndresės sė fundit, por mė tepėr pėr tė veēuar selinė e fortifikuar tė sundimtarit nga garnizoni.

    Kėshtjella ka njė hyrje kryesore nga veriu, e cila mbrohet nga njė barbakan. Pėrveē ndėrtimeve tė mėsipėrme, nė shpatin jugor tė kodrės zbritnin dy mure nga qyteti deri nė lumė, duke pėrfshirė brenda tyre njė sipėrfaqe prej 6 ha nga 16 ha qė zė krejt sistemi i fortifikimit tė Beratit. Brenda mureve tė kėshtjellės ndodhej bėrthama kryesore dhe mė e vjetėr e qytetit. Edhe sot nė kėshtjellė ndodhet njė lagje e tėrė me emrin « Kala », mė e vjetra e qytetit tė Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolėn jashtė mureve tė kėshtjellės, ku u formuan te kėmbėt e saj lagje tė jashtme, « varoshet », tė fortifikuar me mure shumė tė dobėta. Nganjėherė varoshi lidhej me mure me kėshtjellėn, siē ndodhte nė Lezhė, nė Drisht e nė vende tė tjera. Njė nga fortifikimet qė ka marrė trajtėn themelore gjatė shek. XIII-XIV ėshtė kėshtjella e Shkodrės, e cila me gjithė ndėrtimet dhe rindėrtimet qė ka njohur gjatė sundimit osman, ruan strukturėn e saj tė brendshme dhe tė jashtme qė ka pasur nė ata shekuj. Sipėrfaqja e brendshme e kėshtjellės, ndahet nėpėrmjet muresh nė tri oborre qė komunikojnė me porta midis tyre. Oborri i tretė qė zė njė sipėrfaqe mė tė vogėl nga tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė
    tė lartė e tė mbrojtur tė kodrės dhe luante rolin e njė kėshtjelle.

    Gjatė shekujve XIII-XIV vihet re rritja e lartėsisė sė mureve dhe sidomos tė kullave. Kėtė e tregojnė sidomos kullat e kėshtjellės sė Beratit. Deri nė shfaqjen e armės sė artilerisė ato duhet tė ishin sa mė tė larta, pėr tė vėshtirėsuar ngjitjen nė to me shkallė, dhe me mure tė fuqishme pėr t’u rezistuar makinave gurėhedhėse. Kullat ndaheshin nė disa kate me dysheme druri ose me qemere. Zakonisht kati i sipėrm mbulohej me qemer, mbi tė cilin krijohej njė platformė e rrethuar me bedena. Pėrveē kullave tė zakonshme nė kėshtjella ndėrtoheshin dhe kryekulla (donzhone), qė mund tė ishin tė shkėputura nga muret rrethuese dhe tė zinin njė vend qendror nė kėshtjellė, mund tė ishin tė lidhura me muret apo krejt tė veēuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar mė me kujdes e njė kėshtjelle dhe ishte e aftė t’i qėndronte njė rrethimi tė gjatė. Ato i hasim kryesisht gjatė periudhės sė Despotatit tė Epirit, si nė Durrės, Butrint etj..

    Gjatė shek. XIII-XIV u ndėrtuan edhe kėshtjella mė tė vogla. Tė tilla ishin kėshtjellat nė grykat e disa lumenjve qė mbronin skelat tregtare, si kėshtjella e Pirgut nė grykėn e Semanit, e Bregut nė atė tė Shkumbinit, e Rodonit nė grykėn e Ishmit etj.. Nga kėto ruhet ende sot nė gjendje tė mirė kėshtjella e Bregut. Planimetria e saj ėshtė katėrkėndėshe, me nga njė kullė tė rrumbullakėt nė tė katėr skajet. Muret e trasha kanė pėrsipėr bedena dhe, sikurse kullat, janė pajisur me frėngji pėr t’u pėrdorur pėr mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndėrtesa banimi, depo ushqimesh etj.. Njė tjetėr tip kėshtjellash qenė ato qė u ndėrtuan nė formė kullash nė viset malore nga feudalė shqiptarė. Zakonisht tė ndėrtuara nė vende strategjike, nga ana arkitektonike ato ishin tė thjeshta. Gjurmėt e disa prej tyre duken edhe sot nė Guribardhė (Mat), nė Kalanė e Lekės (Va-Spas), nė kullėn e Turanit (Korēė) etj..

    Shek. XV shėnon njė epokė tė re nė zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhėn e pėrdorimit tė armės sė artilerisė dhe tė pėrsosjes sė saj. Nė territorin e Shqipėrisė fillojnė tė gjejnė zbatim parimet moderne tė fortifikimit, siē janė kullat pėr artileri qė u quajtėn « Rondelo », tė ulėta dhe me mure tė fuqishme, tė barabarta me lartėsinė e kullave, hendeqet e fortifikuara etj.. Kjo ndodhte nė njė kohė kur nė disa vende tė Evropės Perėndimore vazhdonin tė ndėrtonin gjithnjė e mė tepėr nė lartėsi pėr tė vendosur sa mė lart artilerinė mbrojtėse. Frymėzimet, mė tepėr teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin. Nė kėtė fushė konkurruan Skėnderbeu, venecianėt dhe turqit, prej tė cilėve kėta tė fundit nuk patėn zhvillime tė shėnueshme tė teorive moderne tė fortifikimit nė territorin e Shqipėrisė. Ndėrmjet shumė fortifikimeve tė realizuara nė kėtė periudhė, pėrmenden fortifikimi nė Kepin e Rodonit, tė cilin Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu e ndėrtoi nė vitin 1463 dhe kulla pėr artileri nė kėshtjellėn e Durrėsit etj..





    Artet figurative. Piktura mesjetare






    Krahas degėve tė tjera tė kulturės, nė mesjetė morėn zhvillim edhe artet figurative. Skulptura si gjini kryesore e arteve figurative, ashtu si nė vendet e tjera tė Europės Juglindore edhe nė tokat shqiptare pati njė zhvillim tė kufizuar, qoftė pėr numrin, qoftė pėr vendin qė zinin prodhimet e saj. Skulptura nuk mori kėtu funksion tė pavarur. Ajo i shėrbeu si element dekorativ arkitekturės, nė formė elementesh zbukuruese tė lidhura me ballina ndėrtesash, me porta e dritare, shtylla e gurė varresh. Edhe atje ku gjenden dekoracione plastike mjaft tė zhvilluara, si nė kishėn e Mesopotamit pranė Sarandės, nė kishėn e manastirin e Deēanit, ato nuk dalin nga karakteri i njė relievi tė vendosur nė muret e jashtme dhe nuk mund tė qėndrojnė mė vete. Po kėshtu kishte funksion ndihmės edhe skalitja e drurit, e argjendit etj..

    Por nė skulpturėn ornamentale dhe nė elementet e saj zbukuruese gjetėn shprehje mė shumė se nė gjinitė e tjera tė artit mesjetar elementet e artit popullor, qė zhvillonin traditat e vjetra tė njohura nga veshjet, nga shkorsat dhe nga qeramikat popullore. Kėto ornamente ishin zbatuar nė mėnyrė mė tė pėrsosur e mė tė ndėrlikuar, nė materiale mė tė kushtueshme, si nė orendi kishtare, potire, kapakė ungjijsh, nė arka druri, nė veshje tė kushtueshme dinjitarėsh, kishtarė e laikė etj.. Kėto janė pajisur me zbukurime tė pasura nė formė lulesh, nganjėherė edhe kafshėsh e shumė mė pak njerėzish. Zhvillim tė madh si gjini e pavarur e artit mesjetar morėn artet figurative e sidomos piktura qė pati njė pėrhapje mė tė gjerė. Por pjesa mė e madhe e krijimtarisė artistike tė mesjetės sė hershme e tė vonė, si ajo e mozaikėve, e miniaturės sė dorėshkrimeve, ikonostasėve, ikonave, afreskeve dhe skulpturave, pėr shkak tė rrethanave tepėr tė vėshtira qė kaloi Shqipėria, tė luftėrave e pushtimeve tė shumta, nuk ka mundur tė arrijė deri nė kohėn tonė.

  14. #94
    Piktura si gjini u nxit nga kisha e krishterė sidomos nėpėrmjet veprave ikonografike. Krijuesit e pikturės mesjetare ishin nė pėrgjithėsi klerikė e murgj, qė kishin punishtet e tyre pranė manastireve ose kishave. Por edhe kur ishin laikė, ata ishin lidhur pas kishės si porositės kryesorė. Nuk njihen emra piktorėsh deri nė shek. XV, sepse ata zakonisht nuk e vinin emrin nė veprat e veta. Nėn udhėheqjen e piktorit mjeshtėr punonin disa ndihmės ose nxėnės, tė cilėt merrnin pjesė nė pikturimin e veprės, duke plotėsuar hollėsitė e dorės sė dytė. Gjini kryesore tė pikturės mesjetare ishin nė shekujt e parė mozaikėt. Mė vonė zhvillohet gjerėsisht piktura monumentale murale (afresket), si dhe piktura nė tablo, ikonat.

    Teknika e mozaikut nė vendin tonė ishte trashėguar qė nė kohėn antike. Shek. IV-VII paraqiten me disa vepra tė rėndėsishme, si Bazilika e Ohrit, Bazilika e Linit (Pogradec), Bazilika e Arapajt (Durrės), Bazilika e Bylisit (Ballsh), mozaiku i Baptiserit tė Butrintit etj.. Piktura e mozaikėve paraqiste tematikėn e zakonshme kishtare e bashkė me tė edhe figura perandorėsh, princash etj., me familjet e tyre si ktitorė tė kishave. Njė vepėr e bukur ėshtė ruajtur nė mozaikun mural tė gjetur nė kishėn e amfiteatrit tė Durrėsit. Duke shkuar pėrtej karakterit thjesht ornamental tė mozaikėve antikė, mozaiku i Durrėsit krijon komplekse skenash me figura njerėzore, me njė ndėrthurje tė bukur gurėsh prej qelqi tė ngjyrosur, tė pėrzier me copėza guri natyror e tulla. Figurat njerėzore janė veshur me petka tė kushtueshme tė ngrira pa respektuar format reale tė trupit, kurse fytyrat e njerėzve ruajnė karakterin individual. Mozaikėt e Durrėsit pėrfaqėsojnė veprat mė tė hershme mesjetare tė njohura nė vendin tonė qė trajtojnė figurėn njerėzore, qofshin kėta shenjtorė abstraktė ose njerėz realė.

    Po nga fusha e mozaikut janė ato tė periudhės sė shek. VI-VII, si mozaikėt e manastirit tė Shėn Nikollės nė Mesopotam tė Delvinės etj.. Janė miniaturat, dorėshkrimet fetare, tė cilat i gjejmė nė kodikėt si ai i shek. VI, tė njohur me emrin « Kodiku i Purpurt i Beratit ». Kėto dorėshkrime janė tė ilustruara me figura tė vizatuara e tė pikturuara si Evangjelistė qė shkruajnė ungjillin, me ornamente tė ndėrthurura me shpendė dhe dekore lulėzore etj.. Ato janė tė realizuara nga piktorė profesionistė tė asaj kohe d.m.th. nga ikonografė dhe shquhen pėr kaligrafi tė pėrkryer me shumė hijeshi dhe me ngjyra tė kultivuara. Miniatura e dorėshkrimeve mesjetare shihet mė e pėrpunuar nga fundi i shek. XI ose nė fillim tė shek. XII me miniaturėn e kodikėve tė Vlorės, ku bie nė sy njė sintetizim i elementeve tė stilit bizantin qė sapo kishte arritur formimin e tij tė plotė me ato tė traditės sė artit antik.

    Po nė kėtė kohė zhvillohen gjini tė tjera nė artet figurative me pikturėn nė teknikėn e afreskut. Nė shpellėn eremite tė Bllashtojės si dhe nė atė tė liqenit tė Prespės, tė cilat ndodhen larg qendrave tė banuara, por nė vende shumė tė bukura, gjenden piktura murale nė teknikėn e afreskut dhe qė kanė interes pėr origjinalitetin ikonografik me paraqitjen e shumė skenave tė pazakonshme pėr Bizantin dhe me njė stil tė lartė e tė pastėr bizantin. Po kėshtu nė kėto shpella janė gjetur ikona me vlerė qė i takojnė po kėtij shekulli, si ajo e Shėn Mėrisė me Krishtin dhe dyert e bukura tė Bllashtojės (Prespė-Korēė), ku skena e ungjillėzimit ėshtė e realizuar vetėm me paraqitjen e figurės sė Gabrielit pėrballė Shėn Mėrisė duke mėnjanuar ēdo gjė pėrreth.

    Njė fragment afresku qė i pėrket shek. XII, nė tė cilin paraqitet martiri Eufemi, tė hasur shumė rrallė nė ikonografinė tonė, ruhet mbi njė shkėmb tė fshatit Kallmet pranė Lezhės. Realizimi i miniaturės sė nivelit tė lartė nė Shqipėri, pėrkon nė kohė edhe me zhvillimin e pikturės monumentale tė shek. XII, si tė Rubikut dhe me atė tė Shėn Marisė sė Cerkės (Leskovik), si dhe me afresket e kishės sė Marmirojt nė Orikum tė Vlorės. Piktura murale u zhvillua nė lidhje tė ngushtė me destinacionin e saj si pjesė pėrbėrėse e monumenteve arkitektonike. Fillimet e saj hetohen qysh nga shek. IX-X, ajo zhvillohet me ritme mė tė shpejta nė shek. XIII-XIV. Zhvillimi ekonomik e politik i vendit krijoi rrethana mė tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė intensiv tė kėtij arti. Duke u larguar nga tiparet universale karakteristike pėr stilin bizantin nė pėrgjithėsi, tani fillojnė tė krijohen veēori dalluese me ngjyrė vendase.

    Ndėr veprat e shumta tė krijuara nga gjysma e dytė e shek. XIII dallohen veēanėrisht afresket e kishės sė Rubikut, ato tė manastirit tė Pojanit, tė kishės sė Shėn Triadhės nė Berat, tė Maligradit nė liqenin e Prespės, tė kishės sė Mborjes etj.. Si punė tė kualifikuara shumica prej tyre qėndrojnė nė nivelin e monumenteve mė me rėndėsi tė vendeve fqinje, duke dėshmuar pėr njė shkallė zhvillimi tė barabartė. Nė afresket e kishės sė Rubikut qė mbajnė datėn 1272 bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė skena e kungimit tė apostujve. Ndėrmjet shenjtorėve tradicionalė, tė paraqitur kėtu, pėr herė tė parė ėshtė pėrfshirė edhe figura e njė shenjti vendas, Shėn Asti. Nė pikturėn e Rubikut, ndonėse nė njė formė ende jo plotėsisht tė pėrcaktuar, kanė gjetur fillimin e tyre disa tipare qė dėshmojnė njė orientim deri-diku drejt traditės antike.

    Kjo prirje, duke u zhvilluar mė tej, u dha monumenteve tipare tė veēanta qė dallohen prej monumenteve bashkėkohėse tė Ballkanit. Kėtė orientim e gjejmė tė dokumentuar sidomos nė afresket e trapezarisė sė manastirit tė Pojanit. Elemente laike dhe mė realiste shfaqen nė pikturėn mesjetare veēanėrisht nė paraqitjet e portreteve tė ktitorėve nė fasadat e faltoreve, siē i ndeshim nė Pojan e nė Maligrad. Nė hajatin e kishės sė Pojanit (Apolonisė) gjejmė portretin familjar tė perandorit Andronik. Ai paraqitet nė qetėsi tė plotė, me fytyrė energjike dhe tė pushtetshme. Rreth kokės sė tij vėrehet njė brerore me ngjyrė tė artė pėr t’i dhėnė figurės sė tij karakter hyjnor. Njė vlerė tė madhe kanė edhe afresket e kishės sė Maligradit, ku nė anėn e jashtme tė portės ėshtė paraqitur Qezar Novaku, fisnik i kėsaj krahine, bashkė me familjen e tij. Si princi, ashtu edhe e shoqja dhe tė bijtė janė veshur me stoli princore; sakoja e Qezarit ėshtė e stolisur me zhgaba dykrenare tė pėrfshira brenda medalioneve.

    Nė shek. XIII-XIV nė vendin tonė u krijuan vepra tė shumta artistike, si ato tė kishės sė manastirit tė Apolonisė (Fier) 1260-1328, ku pranė apsidės ėshtė pikturuar portreti i perandor Mihal Paleologut, tė mbiquajtur Konstandini i Ri, si ēlirimtar i Konstandinopojės nga latinėt. Ai ėshtė paraqitur, sė bashku me familjen e tij, me fytyrė energjike, e i pushtetshėm. Po tė kėsaj periudhe ishin afresket e kishės sė Vaut tė Dejės, ndėrtesė e stilit romanik (tė shkatėrruara nė vitet 60 tė shek. XX). Njė pėrhapje shumė tė gjerė pati edhe piktura e tablove, ikonografia. Shumica e ikonave ruajnė vlera artistike. Midis tyre ka edhe ikona tė trajtuara nė mėnyrė mė tė gjerė nė formė monumentale, por pėrgjithėsisht ato japin skena tė kufizuara nga ana tematike, shpeshherė i janė kushtuar vetėm paraqitjes sė njė shenjti. Ikonat janė pikturuar drejtpėrsėdrejti nė dėrrasė ose nė pėlhura tė ngjitura nė dėrrasė.

    Ikonat e pikturuara nė dru nė shek. XII, tre shekuj para pushtimit osman, qė kanė mundur tė ruhen deri mė sot janė tė pakta. Nė kėto ikona pasqyrohet stili i pastėr bizantin, ku figurat pothuajse janė me qėndrim ballor dhe monumental, me lėvizje tė kursyera dhe me stolisje nė veshje. Ikona mė tė bukura tė kėsaj periudhe janė Shėn Maria me Krishtin e tipit Odigitria, qė do tė thotė se Maria parandien dhe parashikon atė qė do t’i ndodhė birit tė saj, si dhe ikonat Dyert e Bukura qė janė gjetur nė kishėn e Bllashtojės (Prespė-Korēė). Skena e ungjillėzimit te dyert e bukura ėshtė paraqitur tepėr e thjeshtė, Shėn Gabrieli nė njėrėn dorė dhe nė tjetrėn Shėn Maria. Kėtu pėrveē dy figurave pėrballė njėra-tjetrės nuk ėshtė pikturuar gjė tjetėr.

    Lulėzimi dhe zhvillimi i Konstandinopojės nė gjysmėn e dytė tė shek. XIII dhe gjatė shek. XIV pati njė ndikim tė thellė nė ikonografinė nė pėrgjithėsi dhe nė monumentet e kulturės shqiptare. Veprat qė u realizuan nė kėtė periudhė, karakterizohen nga njė kanun i rreptė i stilit bizantin tė shkollės sė Konstandinopojės, si dhe ai i Shkollės sė Ohrit. Arti i Bizantit gjatė kohės sė Komnenėve, por sidomos ai i kohės sė Paleologėve, filloi tė marrė tiparet e njė arti tė konsoliduar tė njė rryme artistike pėrparimtare qė u quajt « Rilindja e artit Bizantin ». Kjo rrymė pėrkon nė Shqipėri me zhvillimin e fuqisė ekonomiko-shoqėrore tė vendit, me fuqizimin e aristokracisė shqiptare, me rritjen e fuqizimin e qyteteve dhe me krijimin e principatave shqiptare. Kjo i dha dorė ndėrtimit tė shumė kishave tė zbukuruara me afreske dhe ikona.

    Njė vepėr me vlera historike dhe artistike e shek. XIV ėshtė Epitafi i Glavinicės (manastiri i Shėn Marisė nė Ballsh), realizuar mė 1373 prej qėndistarit Gjergj Arianitit. Aty ėshtė dhėnė figura e Krishtit tė shtrirė (tė vdekur) qė ėshtė qėndisur e tėra me ar dhe ka pėrmasat 1m dhe 70 cm. Ikonat qė u pėrkasin shekujve XIII-XIV janė mė tė shumta, si ajo e tre Jerarkėve e kishės sė Shėn Vlashit nė Vlorė etj.. Njė prej pėrfaqėsuesve tė kėsaj epoke ėshtė ikona me pėrmasa tė mėdha, ajo e Shėn Mėhillit. Mendohet tė jetė bėrė nė njė nga atelietė e rrethit tė Korēės. Kritikė tė huaj tė artit bizantin e kanė quajtur « Xhokonda shqiptare ». Kjo ikonė evokon traditėn e pasur tė shkollės sė Ohrit. Engjėlli Mihali kompozuar nė plan ballor e monumental ėshtė i veshur me atributet e strategut tė forcės qiellore dhe mban nė njėrėn dorė globin e kristaltė, imazhin e Kozmosit, shėnuar nga monogrami i Krishtit dhe i kryqit ortodoks.

    Pikturimi i kėsaj ikone lidhet dhe ngjason shumė me afresket e kishės sė Shėn Marisė (Ristozi) nė fshatin Mborje tė Korēės, pikturuar mė 1390 nga piktorė anonimė, si dhe me afresket e kishės sė Shėn Marisė nė shpellėn e liqenit tė Prespės pikturuar mė 1369. Mundet qė njė atelje e shquar tė ketė pikturuar shumė ikona dhe afreske nė kėto zona tė Shqipėrisė Juglindore, si dhe nė Maqedoni, Serbi dhe nė Greqinė e veriut. Veprat e kėsaj periudhe, duke pėrfshirė dhe ato tė kishės sė Trapezarisė (Apoloni) si dhe atė tė Shėn Triadhės nė kėshtjellėn e Beratit, dėshmojnė pėr konsolidimin e njė arti nė kėto zona, i cili do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm pėr piktorėt e shek. XVI. Kultura e Bizantit qe burim kryesor pėr artin e krejt botės sė krishterė tė Lindjes. Por krahas ndikimit tė tij, gjendet kudo edhe kultura vendase ku artistėt e ndėrthurėn mirė artin bizantin me atė lokal. Si rezultat qe formimi i shkollave, secila prej tyre kishte traditat e saj specifikike e lokale, ndėrsa tė gjitha ishin tė lidhura ndėrmjet tyre me kėtė tėrėsi bizantine. Nė shek. XV Shqipėria pushtohet nga osmanėt pas betejash tė njėpasnjėshme. Prandaj nga ky shekull nuk ruhet asnjė dokument ikonografik.

    Rėnia e Konstandinopojės dhe dobėsimi i lidhjeve me kėtė qendėr, bėnė qė arti ikonografik, krahas lidhjeve tė vjetra, tė hyjė nė njė fazė tė re, ku filluan tė krijoheshin hapėsira tė mėdha drejt novatorizmit tė ikonografisė kishtare deri nė krijimin e shkollave dhe tė individualiteteve. Krahas rėnies sė pėrgjithshme ekonomike bie influenca e fuqishme e Bizantit dhe, nga ana tjetėr, rritet ndikimi i vendeve perėndimore. Si rrjedhim, arti ikonografik i mesjetės nė vendet e Bizantit, si Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia e Shqipėria, dalėngadalė zhvillohet tani nė formėn e njė arti pasbizantin nė kėto vende. Veprat e artit pasurohen me elemente kombėtare tė shoqėruara me elemente etnografike popullore, si veshjet nė pasqyrimin e tipave krahinorė si dhe nė pasqyrimin e figurave tė ktitorėve (dhuruesve tė kishės) me tipare realiste dhe origjinale. Por megjithatė kjo veprimtari ikonografike vazhdoi tė ishte e lidhur me traditėn e vjetėr bizantine dhe tė Ohrit, si edhe me artin e Rilindjes Evropiane tė asaj kohe, veēanėrisht me atė tė Venedikut dhe tė ishujve tė Mesdheut: Korfuzi, Kreta etj..

  15. #95
    K R E U V






    SHQIPĖRIA PĖRBALLĖ PUSHTIMIT OSMAN (1385 - 1443)






    1. PUSHTIMET E PARA OSMANE NĖ SHQIPĖRI





    Shtrirja e pushtimeve osmane nė Ballkan




    Osmanėt ishin pasardhės tė turqve oguzė. Kėta u shpėrngulėn si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosėn nė Anadoll nė fund tė shek. XI, pas disfatės sė rėndė ushtarake qė turqit selxhukė i shkaktuan Perandorisė Bizantine (1071), sė cilės i morėn pjesėn mė tė madhe tė zotėrimeve qė kishin nė Azinė e Vogėl. Turqit oguzė hynė nė histori kur prijėsi i tyre Ertogrulli mori si shpėrblim prej sulltanit selxhuk njė zotėrim tė vogėl nė brigjet e lumit Sangaria (Sakaria). Ndėrkohė shteti i selxhukėve u shpėrbė nė shumė principata tė vogla pas disfatės ushtarake qė i shkaktuan mongolėt (1243).

    I biri i Ertogrullit, Osmani I (1290-1323), e zgjeroi zotėrimin atėror dhe e ktheu nė njė shtet tė pavarur me emrin Emirati Osman, qė u bė bėrthama e Perandorisė Osmane. Nė vitin 1299 Osmani I mori titullin e sulltanit dhe nėnshtetasit e tij u quajtėn turq-osmanllinj. Ushtria e tij pėrbėhej nga feudalė tė vegjėl spahinj (sipah - kalorės), qė ishin tė detyruar tė merrnin pjesė nė luftė si kalorės sa herė tė thirreshin nga komandantėt eprorė tė tyre.

    Nė vitin 1317 Osmani I ngarkoi tė birin, Orhanin, me detyrėn e komandantit tė ushtrisė. Sulltan Orhani (1323-1362) nė vitin 1326 pushtoi Bursėn dhe e bėri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtė e shtetit tė tij, krijoi aleancė me Perandorinė Bizantine dhe u martua me vajzėn e Perandorit Johani VI Kantakuzen. Burimet historike, rrjedhimisht edhe historianėt e sotėm, kanė disa ndryshime kronologjike pėr vitet e para tė pushtimeve osmane nė Ballkan. Nė vitet 1347, 1349 dhe 1352 trupat e sulltan Orhanit zbarkuan nė Ballkan pėr tė luftuar pėrkrah vjehrrit tė sulltanit kundėr serbėve, bullgarėve dhe kundėrshtarėve tė brendshėm politikė tė Johanit VI. Nė kėto rrethana nė vitin 1352 osmanėt krijuan zotėrimin e parė tė tyre nė Evropė, duke marrė kėshtjellėn Cimpes pranė qytetit tė Galipolit dhe, pas dy vjetėsh (1354), pushtuan edhe kėtė qytet bashkė me rajonin e Dardaneleve e mė gjerė.

    Sulltan Orhani fuqizoi organizimin e brendshėm tė Perandorisė Osmane. Ai preu njė monedhė tė veēantė pėr shtetin e tij dhe rreth vitit 1330 krijoi ushtrinė e pėrhershme elite, korpusin e jeniēerėve (jeniēer - ushtar i ri). Krahas spahinjve dhe jeniēerėve, Perandoria Osmane kishte edhe repartet ushtarake tė akėnxhinjve (akėn - sulm), qė ishin kalorės, tė cilėt zakonisht grumbulloheshin kur ndėrmerreshin fushata pushtuese. I biri i Orhanit, sulltan Murati I (1362-1389), vuri nėn pushtetin e tij rajone tė tėra tė Ballkanit. Nė mes tė viteve 60 ai pushtoi Adrianopojėn, tė cilėn e bėri kryeqytet tė Perandorisė dhe e ripagėzoi me emrin Edrene. Pushtimi i saj ndikoi shumė pėr shtrirjen e pushtimeve osmane nė Traki. Rrugėn e pushtimeve masive osmane nė Ballkan e hapi fitorja e vitit 1371 pranė lumit Marica, ku trupat osmane u shkaktuan njė katastrofė ushtarake sundimtarėve sllavė, vėllezėrve Vollkashin dhe Uglesha Mėrnjavēeviqit, nė krah tė tė cilėve qe edhe Aleksandri i Vlorės. Pas betejės sė Maricės, perandorėt bizantinė dhe shumė sundimtarė tė tjerė tė Ballkanit u bėnė vasalė tė Perandorisė Osmane. Si vasalė ata filluan t’i paguanin tribut tė pėrvitshėm dhe, bashkė me trupat e tyre, merrnin pjesė nė luftime pėrkrah ushtrive osmane sa herė thirreshin prej sulltan Muratit I dhe pasardhėsve tė tij. Aleatė tė sulltanėve osmanė nė Ballkan kanė qenė edhe drejtuesit mė tė lartė tė kishės greke dhe sllave, qė kishin siguruar njė varg privilegjesh prej sulltanėve.

    Zhvendosja e kryeqytetit nga Azia (Bursa) nė Evropė (Adrianopojė - Edrene) dhe krijimi pėr herė tė parė kėtu dhe jo nė Anadoll i bejlerbejllėkut (Ejalet i Rumelisė), dėshmojnė se qė nė kohėn e sulltan Muratit I, Ballkani po merrte mė shumė peshė nė jetėn e Perandorisė Osmane se Anadolli. Nė mes tė shek. XV sulltanėt osmanė arritėn tė grumbullonin mė shumė ushtarė dhe tė ardhura prej sistemit tatimor nga Rumelia (pjesa evropiane e Perandorisė Osmane) sesa nga Anadolli. Gjatė viteve e dhjetėvjeēarėve qė vijuan, nė qendėr tė veprimtarisė politike dhe ushtarake tė sulltan Muratit I dhe tė pasardhėsve tė tij, ishte zgjerimi i kufijve tė Perandorisė Osmane nė drejtim tė Ballkanit dhe tė rajoneve tė tjera tė Evropės.



    Pushtimet e para osmane nė Shqipėri




    Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e viseve shqiptare nisėn nė mesin e viteve 80 tė shek. XIV. Tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelisė, Timurtash Pasha, nė vitin 1385 ushtritė osmane, pasi morėn Sofjen, u futėn nė Shqipėri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, tė Pėrlepit, tė Manastirit dhe tė Kosturit. Nė dokumente perėndimore dhe osmane tė shek. XIV-XV pėr qytetet e Shkupit, tė Manastirit, tė Kosturit, tė Janinės etj., si dhe pėr Fushė-Dardaninė shprehimisht ėshtė shėnuar se ato ishin « nė Shqipėri » apo « nė tokat shqiptare ».

    Nė muajin gusht tė vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikės sė Venedikut se zotėrimet e tij ishin nėn sulmet e pėrditshme tė ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar njė pėshtjellim tė madh te nėnshtetasit e tij. Kur Balsha II ishte i zėnė nė konflikt me mbretin e Bosnjės, Tvėrtkon (1376-1391), pėr ēėshtjen e zotėrimit tė Kotorrit, njė ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, nė shtator tė vitit 1385 u fut me shpejtėsi nė thellėsi tė tokave shqiptare. Balsha II sė bashku me njė grup fisnikėsh tė udhėhequr prej tij, mobilizuan me shpejtėsi njė pjesė tė ushtrisė dhe u dolėn pėrpara osmanėve nė fushėn e Savrės (pranė Lushnjės). Nė betejėn e Savrės, qė u zhvillua mė 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetė Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejės i dha mundėsi ushtrisė osmane qė tė pushtonte Beratin, Krujėn etj., tė cilat i mbajti pėrkohėsisht, derisa ua lėshoi zotėruesve tė mėparshėm. Inkursionet e tyre u shtrinė edhe nė Shqipėrinė e Epėrme deri nė Lezhė, si dhe nė Shqipėrinė e Poshtme. Nė vitin 1386 osmanėt pushtuan Nishin dhe pas njė viti Selanikun, qė e mbajtėn pėrkohėsisht nė duart e tyre, deri mė 1403.

  16. #96
    Pėr disa familje fisnike tė njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e Savrės shėnoi rėnien e tyre nėn vasalitetin osman, i cili nė fillim qe i dobėt dhe herė-herė formal. Pa kaluar shumė kohė nga disfata qė pėsuan nė fushėn e Savrės, Balshajt rifilluan tė ndiqnin njė politikė tė pavarur. Nė vitin 1388, Gjergji II Balsha, krahas forcave ushtarake tė sundimtarėve tė Rashės e tė Bosnjės, mori pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė Beliqė (Bosnjė) dhe forcat e tij luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė thyerjen e ushtrive osmane, tė komanduara nga L’alla Shahini. Kjo fitore nxiti Karl Topinė dhe Muzakajt qė tė shkėpusnin lidhjet e tyre tė vasalitetit ndaj osmanėve.

    Intensifikimi i sulmeve tė ushtrive osmane dhe zgjerimi i vrullshėm i pushtimeve tė tyre nė Ballkan bėnė qė sundimtarėt ballkanas tė linin mėnjanė grindjet e konfliktet ndėrmjet tyre dhe tė mendonin e tė projektonin aksione tė pėrbashkėta ushtarake pėr tė mbrojtur zotėrimet e veta. Nė vitin 1387 u krijua njė koalicion i gjerė ballkanik, ndėrkohė qė mė 1388 sulltani pėrqendroi forca tė shumta nė Plovdiv pėr tė vijuar pushtimet nė Ballkanin Qendror.

    Knjazi serb i Rashės, Llazari Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman. Thirrjes sė tij iu pėrgjigjėn disa prej sundimtarėve shqiptarė, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrės, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesė, Dhimitėr Jonima, zot i trevave pėrgjatė rrugės tregtare Lezhė-Prizren, Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarė tė Shqipėrisė sė Poshtme etj.. Me ta u bashkuan edhe sundimtarė tė tjerė ballkanas, si vojvoda rumun Mirēea, bani kroat Ivan Horvat, mbreti Tvėrtko I i Bosnjės, sundimtari i Kosovės Vuk Mlladenoviqi, qė zakonisht njihet me mbiemrin Brankoviēi (Vuk Brankoviēi) etj.. Zotėrimet familjare i kishte nė pjesėn veriore tė Drenicės dhe tė Fushė-Dardanisė. Pas vdekjes sė Vukės nė tetor 1398, jeta politike nė zotėrimet e tij u decentralizua.

    Trupat shqiptare kishin njė peshė tė rėndėsishme nė forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat osmane, qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje, theksojnė numrin e madh tė ushtrisė sė Gjergjit II Balsha dhe e cilėsojnė atė si njėrin prej tre sundimtarėve kryesorė tė koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar dhe vojvodės Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisė sė mbretit Tvėrtko I tė Bosnjės. Nė qershor tė vitit 1389 ushtritė e koalicionit ballkanik u bashkuan nė Fushė-Dardani (Fushė-Kosovė). Nė ēastin e fillimit tė betejės, V. Brankoviēi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Mė 15 qershor ballkanasit zhvilluan njė betejė tė pėrgjakshme me focat osmane tė komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve tė para tė ushtrive tė koalicionit, fitorja nė kėtė betejė anoi pėrfundimisht nga osmanėt, por me humbje njerėzore tė mėdha nga tė dyja palėt. Gjatė zhvillimit tė betejės luftėtari Milosh Kopili vrau sulltan Muratin I. Pėr hakmarrje osmanėt vranė robėrit e luftės, duke pėrfshirė knjaz Llazarin e Milosh Kopilin.

    Nė kėtė betejė mbeti i vrarė Teodori I Muzaka, si dhe shumė bashkėluftėtarė tė tij dhe shqiptarė tė tjerė. Beteja e Fushė-Dardanisė dhe akti heroik i Milosh Kopilit lanė mbresa tė fuqishme te shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt i pėrjetėsuan ato nė kėngė popullore. Disfata e koalicionit ballkanik nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė vitit 1389 pati rrjedhime tė rėnda pėr popujt e Gadishullit tė Ballkanit. Ajo i dha fund krijimit tė koalicioneve ballkanike
    tė gjera kundėr pushtuesve osmanė dhe sulltanit pasardhės, Bajazitit I (1389-1402), tė njohur me cilėsimin Rrufeja (Jėlldėrėm), i lehtėsoi rrugėn pėr pushtime tė reja nė Ballkan. Pushtuesit osmanė e kthyen nė vasal tė tyre sundimtarin e Kosovės, Vukė Brankoviēin, tė cilin, nė fillim tė vitit 1392, e detyruan t’u dorėzonte Shkupin, e mė pas Zveēanin (kėshtjellė pranė Mitrovicės) etj.. Me marrjen e Shkupit, osmanėt pėrforcuan pushtetin e tyre nė pjesėn lindore tė Shqipėrisė Qendrore (Maqedonia e sotme), veēanėrisht nėpėr rajonet fushore tė lumit Vardar, qė ishin nga mė tė begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumė i favorshėm i Shkupit, ku kryqėzoheshin rrugėt mė tė shkurtra qė lidhnin kryeqytetin e Perandorisė Osmane me tė gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera tė Ballkanit, nxitėn sulltanėt osmanė qė ta bėnin atė bazė ushtarake shumė tė fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencė e bejlerbeut tė Rumelisė.

    Ndėrkaq osmanėt ishin pėrpjekur pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Shqipėrinė Qendrore. Qysh nė vitin 1385 ata u kishin marrė Muzakajve qytetin e rėndėsishėm tė Kosturit, kurse rreth vitit 1394 u morėn Gropajve Ohrin, tė cilin nuk e mbajtėn dot pėr njė kohė tė gjatė. Ky qytet buzė liqenit kishte fortesė tė fuqishme dhe njė pozicion shumė tė favorshėm pėr kontrollin e peshkimit nė liqen e nė dajlanet e shumta tė lumit Drin nė Strugė, ku tregtohej me shumicė peshku i thatė qė pėrgatitej aty. Pėr zotėrimin e rajonit tė liqenit dhe dobėsimin e pranisė sė fisnikėve shqiptarė aty, osmanėt vendosėn administratėn e tyre nė Ohėr dhe rrėnuan tri kėshtjellat e tjera, tė Strugės, tė Pogradecit e tė Starovės, qė ishin nė roje tė liqenit dhe tė rrugėve qė gjendeshin pranė tij. Nė kushtet e mungesės sė njė kishe kombėtare shqiptare, qė do tė ndikonte shumė nė ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarėt, njė pjesė e konsiderueshme e fisnikėrisė dhe e shtresave tė tjera, qė jetonin nė Shkup, Manastir dhe nė qytete tė tjera tė viseve lindore, filluan tė pėrqafonin masivisht islamizmin. Qė nė fund tė viteve 60 tė shek. XV mbi 60% e banorėve tė Shkupit e tė Manastirit ishin myslimanė. Kurse te sllavėt, qė kishin kishėn e tyre kombėtare, nuk u pėrhap procesi i islamizimit. Nė regjistrat kadastralė osmanė tė shek. XV thuajse asnjė spahi nuk ka tė shėnuar cilėsimin se ėshtė serb apo sllav, ndryshe nga shumė tė tjerė qė mbajnė mbiemrin Shqiptari (Arnauti). Konvertimi nė islamizėm i shqiptarėve i shkėputi shumė prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (qė liturgjinė e mbanin nė gjuhėn sllave dhe greke), duke ndėrprerė kėshtu vrullin e procesit shekullor tė sllavizimit e tė greqizimit tė shqiptarėve. Gjithashtu islamizimi u dha mundėsi shqiptarėve qė tė integroheshin nė jetėn e Perandorisė Osmane dhe tė ruanin, deri nė njė farė mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.

    Pasi e konsoliduan pushtetin osman nė viset lindore tė Shqipėrisė Qendrore, trupat osmane nisėn sulmet nė drejtim tė rajoneve perėndimore e bregdetare, si dhe tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe asaj tė Poshtme, sulme qė i vazhduan pa ndėrprerė nga viti 1385 deri nė vitin 1402 pėr t’i rifilluar pas njė dhjetėvjeēari. Pasi morėn Zveēanin, mė 1393 osmanėt arritėn tė pushtonin po pėrkohėsisht Shkodrėn, Ulqinin, Dejėn e Krujėn, tė cilat i mbajtėn deri mė 1395. Po nė fund tė shek. XIV ata morėn pėrkohėsisht Janinėn dhe pushtuan krahinat e Korēės e tė Pėrmetit. Zgjerimi i pushtimeve osmane nė Shqipėri u ndėrpre pėrkohėsisht pas betejės sė Ankarasė, tė zhvilluar mė 20 qershor 1402, ku trupat osmane pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe sulltan Bajaziti I (1389-1402) ra rob nė duart e ushtrive fitimtare mongole tė udhėhequra nga Timurlengu. Pas kėsaj beteje, pėr njė dhjetėvjeēar, jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė ashpra ndėrmjet tre djemve tė Bajazitit I pėr trashėgimin e fronit, konflikte qė pėrfunduan me ardhjen nė pushtet tė Mehmetit I (1413-1421). Sulltani i ri riaktivizoi politikėn pushtuese edhe nė drejtim tė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė. Para se sulltan Mehmeti I tė vinte nė pushtet, nė vitin 1412 ushtritė osmane sulmuan Novobėrdėn dhe e mbajtėn tė rrethuar pėr njė kohė tė gjatė, por nuk e morėn dot, sepse mbrojtėsit e saj luftuan me guxim. Ushtritė e sulltan Mehmetit I, me vdekjen e Niketė Topisė, nė fillim tė vitit 1415 pushtuan Krujėn, gjatė vitit 1417 i morėn Beratin Teodor Muzakės dhe Kaninėn bashkė me Vlorėn Rugina Balshės, kurse nė vjeshtė tė vitit 1418 pushtuan Gjirokastrėn, kryeqendrėn e zotėrimeve tė Zenebishėve.

    Fitorja e trupave osmane nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė vitit 1389 dhe konsolidimi i pushtetit tė tyre nė fund tė shek. XIV nė qytetin e Shkupit, nė rajonet e lumit Vardar si dhe pushtimi i Krujės, i Beratit, i Gjirokastrės etj., lehtėsuan pushtimet e mėtejshme osmane nė Ballkan e nė Shqipėri dhe shtuan panikun nė radhėt e sundimtarėve ballkanas, shumė prej tė cilėve u bėnė vasalė tė sulltanėve. Nė Shkup u vendos selia e bejlerbeut tė Rumelisė, qė ishte komandanti i pėrgjithshėm i ushtrive osmane pėr pjesėn evropiane tė saj. Me njė personalitet tė tillė ushtarak e politik shumė tė fuqishėm tė Perandorisė Osmane duhej tė pėrballeshin vazhdimisht fisnikėt shqiptarė. Krahas tij ata duhej tė pėrballeshin edhe me pinjollėt e shumtė tė familjes sė fuqishme tė Evrenozėve. Qysh kur nisėn pushtimet e para osmane nė Shqipėrinė Lindore, nė fund tė shek. XIV, e deri nė fund tė shek. XV, kur ranė nė duart e tyre edhe kėshtjellat e fundit nė tokat shqiptare, ato tė viseve perėndimore, nė tė gjitha betejat e aksionet e rėndėsishme ushtarake tė ushtrive pushtuese u shquan si komandantė ushtarakė osmanė njė varg pinjollėsh tė familjes Evrenozi qė jetonin nė Shkup. I pari i tyre ishte Evrenoz-Beu (Pasha Jigit beu), i cili kishte pushtuar Thesalinė; emrin e tij e pėrdorėn gjatė shekujve si mbiemėr djemtė, nipėrit e pasardhėsit e tjerė tė tyre.

  17. #97
    2. REGJIMI FEUDAL USHTARAK OSMAN NĖ SHQIPĖRI






    Regjistrimet e para kadastrale osmane nė Shqipėri





    Organizimi i Perandorisė Osmane dhe funksionimi i aparatit tė saj shtetėror mbėshtetej mbi pronėn feudale ushtarake, sistemin e timarit. Kjo lloj prone u vendos nė Ballkan dhe nė Shqipėri gradualisht, qė me pushtimet e para osmane tė shek. XIV. Por mungojnė burimet historike tė shek. XIV pėr tė pasqyruar dinamikėn e shtrirjes nė kohė e hapėsirė tė sistemit tė timarit. Dokumenti mė i hershėm i zbuluar der tani, pėr tė njohur sistemin agrar qė vendosėn pushtuesit osmanė nė Shqipėri dhe nė Ballkan, ėshtė njė regjistėr kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), i emėrtuar « Regjistri i Sanxhakut Shqiptar » (Defter-i Sancak-i Arvanid). Nė tė janė pėrfshirė njė pjesė e viseve tė Shqipėrisė Perendimore, qė shtriheshin nga Ēamėria deri nė lumin Mat. Krahas pasqyrimit tė shpėrndarjes sė timareve nė ēastin e hartimit tė regjistrit, nė tė ka edhe shėnime qė u referohen periudhave mė tė hershme, kohės sė sulltan Bajazitit I (1389-1402) dhe tė sulltan Mehmetit I (1413-1421).

    Tė dhėnat e regjistrit tė vitit 1431-1432 pėr praninė e sistemit tė timarit nė Shqipėri qė nė fund tė shek. XIV janė fare tė pakta dhe kanė tė bėjnė me krahinėn e Korēės e tė Pėrmetit. Kurse pėr kohėn e sulltan Mehmetit I janė mė tė shumta. Ato tregojnė se pas pushtimit prej osmanėve nė vitet 1417 e 1418 tė kėshtjellave tė Gjirokastrės, tė Beratit, tė Kaninės etj., ishte bėrė njė regjistėr kadastral dhe ishte formuar Sanxhaku Shqiptar po me atė shtrirje tė pėrafėrt qė do tė kishte edhe nė regjistrimin e mėvonshėm tė vitit 1431-1432. Nė kohėn e sulltan Mehmetit I pushtuesit osmanė kryen regjistrimin themeltar tė vendbanimeve, tė shtėpive, tė pronave tokėsore, i grupuan ato nėpėr timare tė madhėsive tė ndryshme (sipas funksionit e influencės qė kishin spahinjtė), caktuan llojet e taksave dhe sasinė e detyrimeve qė familjet e regjistruara duhet t’i paguanin shtetit dhe spahiut tė tyre. Ata synonin tė zbatonin sistemin e tyre feudal ushtarak dhe, nė radhė tė parė, tė vendosnin pronėsinė feudale osmane mbi tokėn, e cila ishte mjeti kryesor i prodhimit. Tė gjitha tokat e punueshme, arat, livadhet, kullotat, pyjet, korijet, pavarėsisht nė duart e kujt ndodheshin, konsideroheshin pronė mirie, d.m.th. pronė shtetėrore (araz-i mirye) dhe vetėm njė fond i kufizuar tokash u jepej si pronė private (araz-i mulk) komandantėve tė shquar ushtarakė. Toka vakuf (erz-i vakfe - tokė e shenjtė) formonte njė kategori tė veēantė prone, atė tė institucioneve fetare.

    Nga ana formale juridike pronari i tokave tė shpallura mirie konsiderohej Zoti, por ajo administrohej prej sulltanit, i cili konsiderohej halif (mėkėmbės i profetit Muhamed). Me shpalljen e tokave tė regjistruara si pronė mirie, fshatarėve, qė ishin pronarė tokash, iu kufizua e drejta nė pronat e tyre, kurse fisnikėt shqiptarė u zhveshėn nga zotėrimet e tyre dhe nga favoret qė kishin nė bazė tė sė drejtės feudale. Tani tokat e pushtuara hynė nė fondin e pėrgjithshėm tokėsor tė shtetit osman. Nė vartėsi me madhėsinė e tė ardhurave qė, sipas funksioneve, rėndėsisė e njohjeve, u caktoheshin feudalėve tė rinj osmanė, tokat u pjesėtuan nė feude tė vogla, tė mesme dhe tė mėdha, qė administrata osmane i emėrtonte timare, ziamete e hase. Kėto prona u shpėrndaheshin me kusht ushtarakėve tė quajtur spahinj (d.m.th. kalorės), subashė e sanxhakbejlerė, si dhe funksionarėve civilė. Kėta i mbanin pronat pėr aq kohė sa ishin nė funksionet pėrkatėse dhe pėrmbushnin detyrimet e tyre.

    Nė fillim administrata osmane nė Shqipėri, nė pjesėn mė tė madhe tė saj, pėrbėhej nga tė huaj. Krahas tyre kishte njė numėr tė konsiderueshėm spahinjsh shqiptarė tė islamizuar, tė cilėt pėrgjithėsisht vinin nga radhėt e fėmijėve tė fisnikėve qė sulltani i kishte marrė si pengje. Kishte edhe njė numėr tė kufizuar spahinjsh shqiptarė tė krishterė. Timaret e kėtyre tė fundit pėrgjithėsisht ishin nė zona tė thella, mbi tė cilat administrata osmane e kishte shumė tė vėshtirė tė vepronte. Krahinat e pushtuara osmanėt i ndanin nė njėsi tė ndryshme administrativo-ushtarake. Kėto njėsi nuk ishin krijesa arbitrare, por mbėshteteshin nė lidhjet historike e traditėn vendase tė ndarjeve kishtare e administrative. Sanxhakėt ishin njėsitė mė tė rėndėsishme administrativo- ushtarake tė Perandorisė Osmane.

    Sipas burimeve historike, qė njihen deri tani, nė tokat shqiptare u krijuan, nė periudha tė ndryshme tė shek. XV, disa sanxhakė: pashasanxhaku i Shkupit, sanxhaku i Janinės, Sanxhaku Shqiptar (Sancak-i Arvanid) etj.. Mė i rėndėsishmi prej tyre ishte pashasanxhaku i Shkupit, qė kishte 22 nahije gjithsej dhe njė shtrirje shumė tė gjerė: nga Selaniku nė lindje dhe arrinte nė perėndim deri nė Gostivar e Kėrēovė. Burimet mė tė hershme historike pėr organizimin e tyre, qė kanė arritur tė ruhen deri nė ditėt tona, i pėrkasin Sanxhakut Shqiptar. Sanxhaku Shqiptar pati si kryeqendėr Gjirokastrėn dhe shtrihej nga Ēamėria deri nė lumin Mat. Ai bėnte pjesė nė ejaletin e Rumelisė, ku pėrfshiheshin tė gjithė sanxhakėt e Ballkanit. Sanxhaku Shqiptar ishte i ndarė nė njėsi tė vogla, nė vilajete, ku pėrfshiheshin disa krahina (nahije).

    Nė krye tė sanxhakut qėndronte sanxhakbeu, komandanti i ushtrisė sė sanxhakut qė formohej nga disa qindra spahinj. Nė krye tė vilajetit ishte subashi, komandanti i spahinjve qė i kishin timaret nė vilajetin pėrkatės. Subashėt vareshin nga sanxhakbeu dhe kishin vetėm funksione ushtarake. Nė ēdo vilajet, pranė subashėve ishin kadilerėt, kryetarėt e zyrės sė Sheriatit (Ligji i Shenjtė), tė cilėt kryenin funksione administrative, civile, gjyqėsore dhe fetare. Ata si kryetarė gjyqi, vendosnin jo vetėm nė proceset juridike, por edhe ndėrhynin nė ēėshtjet e shfrytėzimit dhe tė ndarjes sė timareve. Pranė kadilerėve kishte edhe funksionarė tė tjerė tė administratės shtetėrore osmane. Kėta ishin naibėt, zėvendėsit e kadilerėve, dhe imamėt, funksionarėt e kultit osman. Nė ēdo qytet ishte edhe dizdari, komandanti i rojeve tė kėshtjellės. Tė gjithė ata ishin tė pajisur me timare. Popullsia jo myslimane (e krishterė, etj.) cilėsohej raja (e nėnshtruar).




    Regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432)




    Aparati shtetėror qendror e lokal i Perandorisė Osmane kujdesej pėr zbatimin e sistemit tė timarit, mbi bazėn e tė cilit ishte ngritur e funksiononte tėrė ngrehina politike, ushtarake e administrative e Perandorisė Osmane. Tė ardhurat qė vileshin nga tatimet e sistemit tė timarit mbanin nė kėmbė gjithė aparatin shtetėror dhe mbulonin shpenzimet e tij. Gjithashtu ushtria e spahinjve, e zotėruesve tė timareve, ishte pjesa mė e rėndėsishme e forcave ushtarake osmane qė zbatonte sistemin e timarit, qė mbante nė kėmbė Perandorinė Osmane dhe qė, nėpėrmjet luftėrave pushtuese, zgjeronte kufijtė e saj.

    Kujdesin e veēantė, qė kishte aparati shtetėror pėr zbatimin e sistemit tė timarit, e tregojnė mė sė miri procesi i regjistrimeve kadastrale tė herėpashershme dhe shėnimet e shumta anėsore me tė cilat janė pajisur regjistrat pėrkatės. Hartuesit e kadastrave (eminėt) dėrgoheshin nga kryeqyteti pėr tė bėrė regjistrimet. Nė bazė tė dekreteve (berateve), qė sulltani u kishte lėshuar spahinjve, eminėt shkonin fshat mė fshat pėr tė regjistruar shtėpitė, pronat e tatimet qė duhej tė vileshin. Nė pėrfundim tė kėtij procesi eminėt hartonin regjistrat e hollėsishėm (mufasal defteri). Gjithashtu ata bėnin edhe kopje tė pėrmbledhura tė tyre, siē ėshtė edhe regjistri kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), qė ėshtė zbuluar nė arkivat turke. Ai ėshtė i pajisur me shėnime anėsore qė janė bėrė vazhdimisht, deri ne vitin 1455, pėr tė pasqyruar zėvendėsimin e spahinjve tė mėparshėm me tė rinj, ndryshimet qė pėsonin timaret, duke i zmadhuar ose zvogėluar ato, si dhe krijimin e timareve tė reja me fshatra e grupe familjesh qė zbuloheshin si tė paregjistruara e tė fshehura etj.. Prandaj herė pas here ndėrmerreshin regjistrime tė reja, nėpėrmjet tė cilave administrata qendrore e ajo lokale siguronte pasqyra mė tė plota e tė sakta pėr funksionimin e sistemit tė timarit. Nė kėtė kuadėr u ndėrmor edhe regjistrimi i vitit 835 h. (1431-1432), nga i cili ėshtė zbuluar njė kopje e pėrmbledhur e tij. Ai ėshtė regjistri kadastral mė i hershėm pėr Ballkanin i hartuar nga administrata osmane dhe i zbuluar deri mė tani. Kjo kopje ėshtė e ndarė rastėsisht nė dy pjesė, nga tė cilat vetėm njėra ėshtė botuar nė vitin 1954 prej historianit turk Halil Inalēik.

    Nė tė janė shėnuar emrat e ndarjeve administrative e tė qendrave tė banimit, emrat e spahinjve, llojet e tatimeve qė paguheshin e madhėsia e tyre e shėnuar nė akēe (monedhė osmane) etj.. Ashtu si gjatė regjistrimit tė kohės sė sulltan Mehmetit I, edhe me regjistrimin e ri tė vitit 835 h. (1431-1432), Gjirokastra vazhdoi tė ishte kryeqendra e Sanxhakut Shqiptar dhe nė kėtė sanxhak ishin pėrfshirė krahinat nga Ēamėria deri nė lumin Mat. Ai ishte i ndarė nė 11 vilajete, tė cilat mė vonė do tė quhen kaza: vilajeti i Gjirokastrės, i Kėlcyrės, i Kaninės, i Beratit, i Tomoricės, i Skraparit, i Pavėl-Kurtikut, i Ēartallozit, i Krujės, i Pėrmetit dhe i Korēės. Dy vilajetet e fundit janė pėrfshirė nė pjesėn e pabotuar tė regjistrit osman tė vitit 835 h. Si sanxhakbe i Sanxhakut Shqiptar u caktua Ali bej Evrenozi.

  18. #98
    Krahas krahinave qė ishin pėrfshirė nė Sanxhakun Shqiptar, shėnimet anėsore tė regjistrit tė vitit 835 h. (1431-1432) tregojnė se ndėrkohė osmanėt kishin regjistruar edhe rajone tė tjera shqiptare. Sipas tyre, nė njė regjistėr tė veēantė e tė panjohur deri tani ishin shėnuar zotėrimet e Gjon Kastriotit. Nė kėto regjistra nuk u pėrfshinė zotėrimet veneciane nė Shqipėri. Sipas regjistrit tė vitit 835 h. nė Sanxhakun Shqiptar ishin rreth 475 timare, duke pėrfshirė edhe shtesat e bėra gjatė viteve tė mėvonshme. Shumica e timareve, afro 80% e tyre, u ishte dhėnė spahinjve myslimanė tė huaj, midis tė cilėve kishte edhe osmanė. Pjesa tjetėr ishin spahinj shqiptarė myslimanė apo tė krishterė. Kėta, veēanėrisht spahinjtė e krishterė, ishin caktuar nė rajone tė thella, ku administrata osmane e kishte vėshtirė tė vepronte. Nė raste tė tilla eminėt nuk shkelnin fare nėpėr fshatra dhe i regjistronin banorėt e tyre formalisht, sipas regjistrit tė mėparshėm ose deklarimit tė spahinjve. Kėshtu u veprua pėr fshatrat e rajonit tė Kėlcyrės, pėr fshatrat e viseve pėrgjatė rrjedhjes sė lumit Shkumbin etj..




    Rrjedhimet e sistemit tė timarit





    Vendosja e sistemit tė timarit ndryshonte raportet e pronėsisė mbi tokėn, qė ishte ēėshtja themelore pėr jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė vendit dhe qė pėrcaktonte shkallėn e zhvillimit tė marrėdhėnieve feudale. Si trashėgim nga e drejta bizantine, pėr shekuj tė tėrė toka nė tėrėsi konsiderohej se i pėrkiste sovranit (perandorit, mbretit etj.). Nė kėtė mėnyrė ishin motivuar detyrimet qė popullsia kishte ndaj pushtetit shtetėror qendror pėr prodhimet e tokės dhe qė pėrbėnte atė pjesė tė rentės qė merrte shteti bizantin (renta qendrore). Pjesa tjetėr e rentės u pėrkiste individėve tė veēantė, pėrfaqėsuesve tė shtresės sė pasur, qė ishte nė krye tė jetės ushtarake, politike e ekonomike nė provinca. Njė rentė e tillė, e ndarė nė dy pjesė, krijonte marrėdhėnie qė nė njėrėn apo tjetrėn formė kufizonin tė drejtat e pronėsisė private mbi tokėn. Mbi kėtė formė tė rentės qe ngritur e kishte vepruar institucioni feudal bizantin i pronies. Me kalimin e kohės kornizat kufizuese mbi tė drejtat e pronėsisė mbi tokėn erdhėn duke u shkelur gjithnjė e mė shumė, derisa institucioni i pronies nė fakt pushoi sė vepruari dhe pėrgjithėsisht toka kishte kaluar nė pronėsi private tė plotė deri nė shitblerjen e saj.

    Me zbatimin e sistemit tė timarit, pushtuesit osmanė realisht rivendosėn pronien bizantine dhe prekėn shtresat e ndryshme shoqėrore, sidomos fisnikėrinė shqiptare, e cila pėrgjithėsisht u zhvesh nga pronat e veta. Vetėm njė pjesė e pėrfaqėsuesve tė saj u integruan nė radhėt e spahinjve e tė drejtuesve tė shtetit osman. Kėta, si dhe individė nga shtresat e tjera, qofshin edhe tė ulėta, qė futeshin nė radhėt e luftėtarėve osmanė dhe dalloheshin nė luftime, merrnin timare dhe poste tė ndryshme, madje edhe nė viset shqiptare. Si vendas ata duhej tė zbusnin pakėnaqėsinė e shqiptarėve ndaj pushtuesve tė huaj dhe tė ndihmonin nė vendosjen e sistemit tė timarit. Edhe disa familje qė ishin caktuar pėr ruajtjen e mirėmbajtjen e kėshtjellave e tė ngushticave nga kalonin rrugėt, osmanėt i lironin nga njė pjesė e detyrimeve pėr t’i lidhur me pushtetin e tyre.

    Elementė tė tjerė nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare u pėrfshinė nė shtresėn e spahinjve e tė funksionarėve osmanė nėpėrmjet institucionit tė iē-ogllanit (pazhė) dhe tė gulamit (djalė i rritur). Dokumentet dėshmojnė se, qysh kur nisėn sulmet pėr pushtimin e tokave shqiptare, osmanėt i kushtuan vėmendje shtresės sė fisnikėve. Krahas prirjes pėr mėnjanimin e pėrfaqėsuesve tė pabindur tė kėsaj shtrese, aty ku qėndresa ishte e dobėt, nė rajonet ku vendosja e pushtetit osman ishte e vėshtirė, pushtuesit u pėrpoqėn tė pėrdornin elementė

    nga radhėt e fisnikėrisė shqiptare pėr tė neutralizuar pakėnaqėsinė dhe qėndresėn e tyre. Pėr kėtė ata pėrdorėn marrėdhėniet e vasalitetit dhe i detyronin fisnikėt shqiptarė tė dėrgonin bijtė e tyre tė vegjėl si pengje nė oborrin e sulltanit, si iē-ogllanė (pazhė). Kėtu ata konvertoheshin nė fenė islame dhe edukoheshin me frymėn e besnikėrisė ndaj sulltanit. Pas
    njė dekade, kur mendohej se ishin formuar si osmanllinj tė vėrtetė, ata pajiseshin me timare tė mėdha dhe ofiqe tė larta, sipas aftėsive qė tregonin. Nėpėr institucionin e iē-ogllanit kaluan i biri i Gjon Kastriotit, Skėnderbeu, i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu, i biri i Gjon Zenebishit, Hamza Beu etj..

    Elementė tė tjerė nga radhėt e fisnikėve shqiptarė qėndronin pranė bejlerbeve e sanxhakbejlerėve si gulamė (djalė i rritur), jetonin e shėrbenin pranė tyre qė tė pėrgatiteshin pėr karrierėn e feudalit osman. Pas kėsaj, gulamėve tė islamizuar mund t’u jepeshin si timare dhe pronat e baballarėve ose tė afėrmve tė tyre. Institucioni i gulamit u zbatua edhe nė Shqipėri. Iē-ogllanė e gulamė me origjinė shqiptare morėn timare e poste jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė rajone tė tjera tė Perandorisė Osmane. Kėto masa nuk e dobėsuan pakėnaqėsinė dhe qėndrimin e fisnikėve shqiptarė, tė cilėt pėrgjithėsisht pushtimi osman i shkatėrroi si shtresė shoqėrore, duke u marrė pronat dhe tė drejtat ekonomike, politike, gjyqėsore e administrative qė rridhnin nga e drejta feudale.

    Sistemi i timarit preku thellė edhe shtresėn e gjerė tė fshatarėsisė pronare tokash, sė cilės deri diku iu kufizua shitblerja e tokės si e drejtė thelbėsore e pronėsisė reale mbi tė. Nėn sistemin e timarit toka konsiderohej pronė e shtetit dhe fshatari nuk mund ta braktiste atė. Vetėm me lejen e spahiut ai mund t’ia shiste atė njė personi tjetėr me kusht qė blerėsi tė punonte tokėn, tė pėrmbushte tė gjitha detyrimet ndaj shtetit e spahiut dhe t’i paguante kėtij tė fundit njė taksė tė veēantė, atė tė tapisė, qė lidhej me aktin e blerjes. Sistemi i timarit e pėrkeqėsoi gjendjen e fshatarėsisė si pronare tokash, e vendosi atė nėn detyrime tė shumta dhe nėn varėsinė e feudalėve tė huaj osmanė. Duke u shpallur tė gjitha tokat si pronė shtetėrore (mirie), fshatarėt ish-pronarė ndiheshin si tė zhveshur nga pronat e tyre.

    Para pushtimit osman fshatarėt pėrgjithėsisht i paguanin kryezotit tė tyre tė dhjetėn e prodhimeve bujqėsore, njė dukat dhe obrokun (qė ishte 4 grosh = 2/9 e dukatit) pėr ēdo shtėpi. Kurse tani nėn sistemin e timarit u rrit llojshmėria dhe madhėsia e detyrimeve ndaj shtetit dhe timarlinjve (spahinjve). Kėta tė fundit u merrnin pėr vete fshatarėve yshyrin (e dhjeta), si taksė nė natyrė pėr tė gjitha prodhimet bujqėsore e ēdo aktivitet tjetėr ekonomik, ispenxhėn, taksė nė tė holla qė ishte 25 akēe pėr familje fshatare jomyslimane (tė krishterė etj.), 22 akēe pėr familje myslimane (e njohur me emrin resmi-ēift) dhe ishte mė e vogėl pėr beqarėt e moshės madhore, si dhe pėr familjet e drejtuara nga gra qė u kishin vdekur burrat. Gjithashtu spahinjtė merrnin taksėn e tapisė sė tokės, kur ajo shitej apo trashėgohej nga fėmijėt, taksėn e martesės, gjoba tė ndryshme etj.. Kurse shteti merrte xhizjen, taksė qė e paguanin pėr familje popullsitė jomyslimane (rajatė) qė ishte nė masėn e 45 akēeve nė vit, xhelepin, taksė e blegtorisė, tė dhjetėn e gjakut, qė ishte njė tribut vjetor me djem tė vegjėl, tė cilin ishte e detyruar ta jepte ēdo qendėrbanim pėr tė mbushur radhėt e ushtrisė sė jeniēerėve. Ēdo familje, pavarėsisht nga besimi, paguante avarizin e divanit, qė ishte detyrim nė tė holla pėr Kėshillin e Lartė tė shtetit turk. Gjithashtu ato kishin edhe njė varg detyrimesh specifike, si p.sh. mbulimin e shpenzimeve tė ushtrisė kur ajo shkonte nė luftė
    etj..

    Pesha e detyrimeve tė mėsipėrme rėndohej edhe mė shumė prej abuzimeve qė bėheshin gjatė vjeljes sė tyre me dhunė nga aparati i fuqishėm ushtarako-administrativ i Perandorisė Osmane qė, pėr nga ashpėrsia, ishte i pakrahasueshėm me atė tė sundimtarėve vendas tė mėparshėm. Sa kohė qė Perandoria Osmane vazhdonte tė zgjeronte kufijtė e saj, spahinjtė nuk i kushtonin vėmendjen e duhur mbarėvajtjes sė timareve, sepse tė ardhurat qė vilnin prej tyre ishin mė tė vogla nga ato qė siguronin nėpėrmjet grabitjeve gjatė luftėrave pushtuese apo shtypjes sė kryengritjeve e revoltave tė ndryshme. Kur dalloheshin nėpėr luftime, spahinjtė e ushtarėt e tjerė osmanė nė viset e sapopushtuara merrnin timare mė tė mėdha nga ato qė kishin pasur mė parė. Sipas sė drejtės feudale osmane, spahiu e mbante timarin pėr aq kohė sa pėrmbushte detyrimin e pjesėmarrjes nė luftė bashkė me pajisjet personale luftarake sa herė ta thėrrisnin eprorėt e tij. Kur timari i siguronte spahiut deri nė 5 mijė akēe tė ardhura nė vit, duhej tė shkonte nė luftė vetėm dhe, pėr ēdo 5 mijė akēe tė ardhura mė tepėr, ai duhej tė merrte me vete nga njė ushtarak tė armatosur (xhebeli).

    Pozita e spahinjve, si zotėrues timaresh, konsiderohej e pėrkohshme dhe e pasigurtė, prandaj veprimtaria e tyre karakterizohej nga abuzimet, grabitjet e krime tė shumta, po ashtu siē vepronin edhe gjatė fushatave ushtarake. Vetė kronistėt osmanė bashkėkohės me ngjarjet e mėsipėrme dėshmojnė pėr dhunėn e spahinjve, pėr shkretimin e krahinave tė tėra gjatė fushatave ushtarake tė tyre, pėr grabitjen e pasurive tė tundshme e tė patundshme tė banorėve tė viseve qė sulmoheshin, tė gjėsė sė gjallė, si dhe tė fėmijėve e tė tė rriturve, tė cilėt shiteshin si skllevėr.

  19. #99
    3. KRYENGRITJET ANTIOSMANE NĖ SHQIPĖRI (VITET 30 TĖ SHEK. XV)





    Qėndresa antiosmane nė Shqipėri





    Pas pushtimit tė kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare nė fillim tė shek. XV, osmanėt vendosėn edhe nė kėtė rajon tė Shqipėrisė administratėn e tyre pushtuese. Nėpėrmjet regjistrimeve tė herėpashershme tė banorėve e tė tokės dhe tė ndarjes sė saj nė prona tė vogla feudale (timare), pushtuesit vendosėn sistemin feudal ushtarak osman tė timareve, qė ishte i ngjashėm me sistemin e pronies bizantine. Kjo lloj prone ishte nė shpėrbėrje tė plotė nė prag tė pushtimit osman dhe shoqėria shqiptare ndodhej nė fazėn e zhvilluar tė feudalizmit, ku prona tokėsore shitej e blihej lirisht. Nėpėrmjet kėtyre regjistrimeve osmanėt i zhveshėn fisnikėt shqiptarė nga pronat e mėdha tokėsore dhe nga pozitat e tyre drejtuese. Pėrveē kėsaj, sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare, tė shoqėruara me dhunė tė egėr e me shkatėrrime masive, me rrėmbim tė fėmijėve pėr tė mbushur repartet e jeniēerėve si dhe me rrėmbimin e tė rriturve pėr t’i shitur si skllevėr, e dėmtuan rėndė jetėn ekonomike tė vendit dhe shkaktuan njė pakėnaqėsi tė thellė nė tė gjitha shtresat shoqėrore, duke i bashkuar e duke i ngritur kėta nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt, pushtuesit tė huaj osman. Qėndresa dhe lufta e shqiptarėve shpėrtheu kudo nė forma tė ndryshme deri nė kryengritje tė fuqishme. Pėrballė njė pushtuesi shumė tė fuqishėm e tė organizuar mirė, siē ishte Perandoria Osmane, njė pjesė e shqiptarėve braktisnin pėrkohėsisht vendbanimet e veta, duke u strehuar nė vise tė thella e malore, ku mund tė pėrballohej mė lehtė dhuna e pushtuesve. Tė tjerė morėn rrugėn e mėrgimit dhe u vendosėn nė Itali e nė vende tė tjera tė huaja.

    Braktisja e fshatrave nga banorėt u bė njė dukuri e pėrhapur nė rajonet ku zhvilloheshin luftime ose qė gjendeshin pranė rrugėve nga kalonin ushtritė pushtuese. Kjo dukuri ėshtė pasqyruar nė regjistrin kadastral osman tė vitit 835 h. (1431-1432), nė tė cilin janė shėnuar me dhjetėra fshatra e qendėrbanime tė braktisura plotėsisht e toka buke tė bėra djerrina, qė gjendeshin nė rajonet pranė qendrave ushtarako-administrative, si Gjirokastra, Kanina, Berati, Kruja etj.. Qėndresa e shqiptarėve ndaj pushtuesve osmanė shfaqej nė forma tė ndryshme. Shumė familje pėrpiqeshin t’u shmangeshin regjistrimeve kadastrale qė administrata osmane ndėrmerrte herė pas here. Gjatė regjistrimeve ato largoheshin pėrkohėsisht nga vendbanimet e tyre e fshiheshin. Spahinjtė, nga ana e tyre, pėrpiqeshin t’i zbulonin familjet e fshatrat e fshehura dhe tė vilnin prej tyre rentėn. Nė regjistrin kadastral tė vitit 835 h. (1431-1432) gjenden mjaft shėnime pėr zbulimin e familjeve, e deri tė fshatrave tė tėra, qė ishin fshehur e kishin mbetur tė paregjistruara. Kėshtu, p.sh., nė krahinėn e Korēės e tė Pėrmetit vetėm dy spahinj (Sunkurxhe Beu dhe Abdullahu) kishin zbuluar dhe regjistruar pėr herė tė parė 212 familje.

    Qėndresa e shqiptarėve ndaj pushtuesve osmanė shpėrthente edhe nė forma mė tė ashpra. Masa tė tėra fshatarėsh nuk pranonin tė shkonin para komisioneve tė regjistrimit dhe me armė nė dorė i kundėrshtonin ato, duke krijuar situata tė rrezikshme pėr jetėn e personave qė duhej tė shkelnin nėpėr fshatra pėr tė kryer regjistrimin e banorėve e tė tokave. Pėrballė njė qėndrimi tė tillė, nė shumė raste zyrtarėt e kryenin regjistrimin formalisht e nė kundėrshtim me ligjet e tyre, pa shkuar nė fshatrat pėrkatėse. Kėshtu p.sh. gjatė regjistrimit tė lartpėrmendur, pėr njė numėr tė madh fshatrash tė krahinave tė Kėlcyrės, tė Kurveleshit etj.. ai u bė formalisht, sipas tė dhėnave qė ishin shėnuar nė regjistrat e mėparshėm. Kurse shumica e fshatrave, qė gjendeshin nė krahinat ndėrmjet lumenjve Shkumbin dhe Erzen, u regjistruan sipas deklarimit gojor tė spahinjve tė tyre. Me dhjetėra e dhjetėra fshatra tė tjera nėpėr krahina tė ndryshme nuk iu dhanė menjėherė spahinjve, por u shėnuan nėpėr regjistra si mevkuf (tė bllokuar) pėr t’ua shpėrndarė atyre mė vonė. Numri i familjeve tė fshehura arrinte nė qindra.

    Sanxhakbejlerėt dhe funksionarėt e tjerė osmanė pėrdorėn gjerėsisht e vazhdimisht forcat e tyre ushtarake pėr tė zbatuar sistemin e timarit. Ata ndėrmerrnin sulme tė herėpashershme mbi fshatrat e pabindura dhe i shndėrronin ato nė gėrmadha. Dhunės sė tyre shqiptarėt iu pėrgjigjėn me luftė tė armatosur, duke vepruar nė bazė fshati, madje edhe banorėt e disa fshatrave bashkėvepronin kundėr pushtuesve. Nė regjistrin e vitit 835 h. (1431-1432) ka shėnime qė cilėsojnė fshatra apo timare tė formuara me disa fshatra si « ēerdhe qafirėsh », « tė hedhur nė revoltė » etj.. Pėr fshatin Luzat tė Kurveleshit ėshtė vėnė shėnimi se « ėshtė fshat tradhtar, tre-katėr herė dėrguan njerėz, por nuk u kthyen ». Objekt i luftės sė fshatarėsisė u bėnė edhe feudalėt spahinj. Shėnimet e regjistrit tė vitit 835 h. (1431-1432) pėrmendin mjaft raste tė vrasjes sė spahinjve dhe tė zhdukjes sė tyre pa lėnė gjurmė. Nė rrethana tė tilla shumė spahinj osmanė i braktisėn timaret. Rrjedhimisht pushteti osman detyrohej t’i zėvendėsonte spahinjtė me persona tė tjerė. Kėshtu p.sh. nė vilajetin e Pavėl Kurtikut, tė Ēartallozit, tė Tomoricės, tė Kėlcyrės etj., gjatė regjistrimit tė vitit 835 h. (1431-1432), asnjė timar nuk ishte mė nėn zotėrimin e spahinjve me origjinė tė huaj, qė kishin qenė gjatė regjistrimit tė mėparshėm.




    Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430)





    Pushtimi osman i vendit dėmtoi rėndė interesat e tė gjitha shtresave shoqėrore, duke pėrfshirė edhe elitėn drejtuese shqiptare. Njė pjesė e fisnikėve tė Shqipėrisė sė Poshtme, qė i humbėn plotėsisht pronat e tyre, emigruan nga Shqipėria. Tė tjerė nė viset e Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme, si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Dukagjinėt, Zahariajt, Spanėt etj.. u pėrpoqėn tė shmangnin rrėnimin e plotė tė tyre, duke u dhėnė garanci, tribute e pengje osmanėve, si dhe duke forcuar lidhjet me Venedikun dhe vendet e tjera me prirje antiosmane. Sulmet e ushtrive osmane mbi zotėrimet e fisnikėve shqiptarė nxiteshin edhe nga vjehrri i mėvonshėm dhe vasali besnik i sulltan Muratit II, qė ishte sundimtari i Despotatit tė Rashės, Gjergj Brankoviēi, i cili ishte nė luftė me fisnikėt shqiptarė jo vetėm nė rajonin bregdetar tė Shqipėrisė sė Epėrme. Nėn trysninė edhe tė fisnikėve shqiptarė, Gj. Brankoviēi u detyrua nė vitin 1428 tė zhvendoste kryeqytetin nė veri tė Despotatit tė tij, nė Smederevė, nė brigjet e lumit Danub.

    Kur presioni i pandėrprerė osman pėrshkallėzohej aq shumė mbi fisnikėt shqiptarė, sa qė rrezikonte tėrėsisht ekzistencėn e tyre, ata nuk ngurronin tė rrėmbenin armėt. Pakėnaqėsia e shtresave tė gjera shoqėrore ndaj pushtimit osman u kishte krijuar fisnikėve shqiptarė mundėsi tė reja e tė panjohura mė parė pėr krijimin e ushtrive tė mėdha e pa pagesė, tė karakterizuara nga njė shpirt i lartė vetėmohimi, qė nuk njihet nė kushtet e luftėrave tė zakonshme feudale dhe tek ushtritė mercenare. Kryengritja e parė nė shkallė krahinore, qė njihet deri tani, i pėrket kohės sė sulltan Mehmetit I dhe duhet tė jetė zhvilluar gjatė viteve 1419-1421. Burimet historike, qė e pėrmendin atė, nuk japin hollėsi pėr zhvillimin e saj, veēse tregojnė qė banorėt e krahinės sė Vagenetisė (Ēamėrisė) u hodhėn nė kryengritje. Nė fund tė viteve 20 tė shek. XV dy ngjarje tė rėndėsishme ndikuan nė jetėn politike tė fisnikėve shqiptarė: fuqizimi nė drejtimin e pashasanxhakut tė Shkupit i familjes sė Evrenozėve (veēanėrisht dy pėrfaqėsues tė saj Isak Beu dhe, pas vdekjes sė tij, i biri, Isa Beu, arritėn tė fuqizoheshin shumė ekonomikisht duke shfytėzuar zgjerimin e pushtimeve osmane nė Ballkan) dhe sidomos lufta e ushtrive osmane pėr pushtimin e qytetit tė Selanikut, qė nė vitin 1423 kishte kaluar nėn zotėrimin e Venedikut.

    Konfliktin e armatosur ndėrmjet sulltan Muratit II dhe Republikės sė Venedikut pėr qytetin e Selanikut, qė zgjati afro tre vjet (1428-1430), disa prej fisnikėve shqiptarė e panė si njė mundėsi pėr shtrirjen e pushtetit tė tyre mbi viset qė ishin nėn zotėrimet veneciane dhe osmane. Kurse pėr Venedikun dhe sidomos pėr pushtuesit osmanė lufta e mėsipėrme i vinte nė provė fisnikėt shqiptarėt nėse do tė pėrmbushnin apo jo angazhimet ushtarake qė kishin ndaj tyre. Qysh nė gusht tė vitit 1428 njoftohej se Gjon Kastrioti ishte nėn presionin e pandėrprerė tė sulltanit qė tė sulmonte zotėrimet veneciane dhe se njė djalė i tij, qė ishte « bėrė turk e mysliman », i mbante trupat ushtarake pranė rajonit venecian tė Shkodrės. Kurse Stefan Spani, Kojė Zaharia dhe Stefan Maramonti, sipas dokumenteve tė fillimit tė vitit 1430, kishin ndėrmarrė aksione tė pasuksesshme kundėr zotėrimeve tė Venedikut nė rajonin e Shkodrės. Ndėrkohė Gojēin Gjurashi (Cėrnojeviēi) kishte ēliruar zotėrimet e tij nė Gentė, duke dėbuar prej tyre forcat e despotit serb tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, djalė i Vukut.

    Edhe marrėdhėniet e fisnikėve shqiptarė me osmanėt acarohen shumė dhe pozitat e pushtetit osman nė tokat shqiptare qenė dobėsuar, ndonėse mungojnė tė dhėnat burimore pėr aksionet antiosmane tė shqiptarėve. Nėpėrmjet tyre tėrthorazi del se ushtria e Gjon Kastrioti ka rrethuar Krujėn dhe ėshtė pėrpjekur ta pushtojė atė, kėshtjellė qė nuk ėshtė marrė ndonjėherė me forcėn e armėve. Sidoqoftė, pushteti osman nė tokat e Shqipėrisė Perėndimore ishte tronditur thellėsisht. Prandaj, pa pritur nėnshkrimin e traktatit tė paqes mė Venedikun (4 shtator 1430), por sapo pushtuan Selanikun (29 mars 1430), ushtritė osmane tė komanduara nga Isak Evrenozi dhe me pjesėmarrjen e trupave serbe, tė komanduara nga djali i Gjergj Brankoviēit, iu drejtuan shtetit tė Gjon Kastriotit. Sulmi i tyre qe i papėrballueshėm. Gjatė muajve prill-maj 1430 ushtritė osmane shkatėrruan disa kėshtjella tė Gjon Kastriotit dhe arritėn nė Prishtinė. Prej kėtu morėn rrugėn nė drejtim tė Gentės dhe nė fund tė muajit qershor, pasi thyen qėndresėn e Gojēin Gjurashit, zbritėn deri nė rrethinat e Shkodrės, duke plaēkitur vendin, dhe morėn Dejėn.

    Pėrballė njė situate tė tillė Gjoni kėrkoi marrėveshje me Isak Beun. Edhe me ndėrhyrjen e Skėnderbeut dhe tė Stanishtės pranė autoriteteve osmane, u rimėkėmb shpejt shteti i Kastriotėve. Gjatė gjysmės sė parė tė viteve 30 sėrish ai u bė kufitar me zotėrimet veneciane tė Lezhės e tė Shkodrės, siguroi dalje nė det dhe kishte nėn kontrollin e vet rrugėt tregtare qė lidhnin bregdetin me Prishtinėn dhe Shkupin. Gjon Kastrioti vdiq nė fillim tė muajit maj tė vitit 1437 (2 ose 4 maj). Emri i tij do tė pėrmendet edhe nė dy dokumente tė mėvonshme (mars 1438 dhe korrik 1439) nė kuadrin e pėrpjekjeve tė Stanishės e tė Skėnderbeut, si drejtues tė rinj tė shtetit tė Kastriotėve, pėr tė vijuar me Venedikun dhe me Raguzėn po ato marrėdhėnie qė kishte pasur i ati i tyre, Gjon Kastrioti.

  20. #100
    Fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435) dhe zgjerimi i luftės antiosmane





    Regjistrimi kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432) u shoqėrua me dhunė tė ashpėr tė forcave pushtuese. Dokumente tė kohės tregojnė se gjatė verės sė vitit 1432 shqiptarėt masivisht emigruan nė drejtim tė Puljes e tė Venedikut. Pakėnaqėsia e pėrgjithshme nga regjistrimi kadastral i vitit 835 h. (1431-1432), nxitja e revoltės sė tyre nga Selia e Shenjtė dhe oborri hungarez, si dhe lajmi i pasaktė pėr vdekjen e sulltan Muratit II bėnė qė shqiptarėt tė hidheshin nė luftė kundėr pushtuesve osmanė. Nė ballė tė kėsaj vale tė re e tė fuqishme kryengritjesh u vu Gjergj Arianiti. Shqiptarėt, tė udhėhequr prej tij, i dėbuan spahinjtė osmanė prej njė pjese tė konsiderueshme tė zotėrimeve tė Arianitėve. Qysh nė fund tė viteve 20, gjatė luftės veneto-osmane pėr zotėrimin e Selanikut, kufijtė lindorė tė shtetit tė Gj. Arianitit duhet tė jenė shtrirė nė atė kohė deri nė Manastir. Ndėrkohė kryengritje shpėrthyen edhe nė krahina tė tjera tė vendit dhe i paralizuan forcat osmane qė ishin nė tokat shqiptare. Ato ndodheshin pėrballė asgjėsimit tė plotė, prandaj sulltan Murati II vendosi tė merrej vetė me shtypjen e kryengritjeve shqiptare.

    Gjatė dimrit tė vitit 1432-1433 sulltani u vendos nė Serez. Kėtu u grumbulluan ushtritė osmane dhe, duke ndjekur rrugėn Egnatia, do tė marshonin e do tė sulmonin forcat e Gjergj Arianitit pėr ta nėnshtruar atė. Nė Serez sulltani organizoi njė ushtri prej 10 mijė vetash dhe nė krye tė tyre vuri sanxhakbeun e Sanxhakut Shqiptar, Ali bej Evrenozin. Ushtria osmane hyri nė thellėsi tė shtetit tė Gj. Arianitit dhe arriti nė luginėn e Shkumbinit pa u ndeshur me luftėtarėt shqiptarė. Por, kur pėrparuan nė thellėsi tė luginės, forcat e Gj. Arianitit u shfaqėn befasisht dhe menjėherė e sulmuan ushtrinė osmane pranė burimeve tė Bushekut. Shumė ushtarė osmanė u vranė ose ranė robėr nė duart e shqiptarėve, ndėrsa tė tjerėt, bashkė me komandantin e tyre Ali bej Evrenozin, morėn arratinė.

    Kjo ishte fitorja e parė e rėndėsishme e shqiptarėve kundėr ushtrive tė fuqishme osmane. Ajo pati jehonė edhe nė vendet e tjera dhe i dha hov luftės antiosmane nė Shqipėri. Fitorja, siē ka shkruar njė bashkėkohės i saj, kronisti bizantin Halkokondili, i solli « lavdi tė shkėlqyer » Gjergj Arianitit, qė u bė personazhi kryesor i jetės politike shqiptare tė viteve 30. Vala e kryengritjeve antiosmane u pėrhap edhe nė rajonet e Shqipėrisė sė Poshtme, edhe pse pozitat e osmanėve ishin fuqizuar atje me pushtimin prej tyre, nė tetor tė vitit 1430, tė kryeqendrės sė atyre viseve, tė Janinės. Kryengritėsit thirrėn nga emigrimi nė Korfuz dhe e vendosėn nė krye tė tyre Depė Zenebishin, djalin e ish-sundimtarit tė vdekur tė tyre. Pas kthimit tė D. Zenebishit kryengritėsit rrethuan dhe sulmuan kryeqendrėn administrative tė Sanxhakut Shqiptar, Gjirokastrėn. Pėr dėmtimin e mureve tė kėshtjellės dhe ēlirimin e saj, sulmuesit pėrdorėn makina gurėhedhėse. Ndėrkohė kryengritėsit i shtrinė veprimet e tyre edhe nė krahinat fqinjė dhe arritėn tė pushtonin kėshtjellėn e Kėlcyrės.

    Kjo situatė i alarmoi osmanėt. Prandaj, nė kushtet e vėshtira tė dimrit, u organizua njė ushtri e re osmane e komanduar nga Turhan Beu. Nė fillim tė vitit 1433, duke marshuar me shpejtėsi nėpėr dėborė, ushtria e Turhan Beut nė bashkėpunim me garnizonin osman tė Gjirokastrės i sulmuan befasisht rrethuesit e kėshtjellės. Shqiptarėt, tė vėnė ndėrmjet dy zjarreve, nuk e pėrballuan dot goditjen dhe me humbje tė rėnda u tėrhoqėn nga rrethimi i Gjirokastrės. Osmanėt e zunė rob Depė Zenebishin dhe e varėn. Valėt e kryengritjeve antiosmane u pėrhapėn edhe nė rajone tė tjera tė vendit. Nė Shqipėrinė e Epėrme, Nikollė Dukagjini mori nė duart e tij kėshtjellėn e Dejės. Por kėtė kėshtjellė Nikollė Dukagjini e mbajti pėr pak kohė dhe ajo kaloi sėrish nė duart e osmanėve. Nė Shqipėrinė Qendrore kryengritėsit e udhėhequr nga Andre Topia sulmuan kėshtjellėn e Krujės, por nuk e morėn dot. Edhe nė zonėn e Vlorės dokumentet e kohės tregojnė se nė vitin 1434 krerėt e vendit donin qė « turqve t’ua hiqnin nga duart kėshtjellėn e Kaninės ».

    Gjatė viteve 30 tė shek. XV zotėrimet e Gjergj Arianitit mbetėn rajoni kryesor i luftės antiosmane, prandaj sulltan Murati II, gjatė verės sė vitit 1434, u vendos nė Manastir. Kėtu u grumbulluan ushtritė osmane tė Rumelisė dhe nėn komandėn e bejlerbeut tė tyre, Sinan Pashės, nė fillim tė gushtit 1434 sulmuan zotėrimet e Arianitėve. Pasi hynė nė thellėsi tė tyre, trupat osmane u rrethuan dhe u goditėn rreptė nga luftėtarėt shqiptarė. Nė kėtė betejė, shkruante ato ditė Senati i Raguzės, shqiptarėt « dolėn fitues nė fushėn e nderit dhe shumė turq u vranė ». Pas fitores sė shkėlqyer tė shqiptarėve nė gusht tė vitit 1434, u ngarkuan Isak bej Evrenozi dhe sanxhakbejlerėt e rajoneve kufitare qė tė vazhdonin luftėn pėr shkatėrrimin e forcave tė Gj. Arianitit. Nė dhjetor tė vitit 1434 ushtria e Isak Beut iu drejtua zotėrimeve tė Arianitėve. Shqiptarėt i dolėn pėrpara ushtrisė osmane dhe zhvilluan me tė njė betejė tė rreptė, qė pėrfundoi me njė fitore tė shkėlqyer tė tyre. Pėr kėtė betejė Senati i Raguzės do tė shkruante ato ditė: « Isaku vetėm me njė numėr shumė tė vogėl ushtarėsh mundi tė shpėtojė. Nga ushtria e tij shumė turq, nga mė kryesorėt e tė rėndėsishmit, u vranė nė luftė e mbetėn robėr. Qė prej asaj dite turqit mbetėn tė tmerruar, duke mos pasur guxim kundėr arbėrve ».

    Luftimet ndėrmjet shqiptarėve dhe forcave osmane vazhduan edhe nė vitin 1435. Mė 20 prill tė kėtij viti luftėtarėt e Gj. Arianitit u ndeshėn rreptė me njė ushtri osmane, duke e shpartalluar atė dhe, siē shkruhej ato ditė, « e mbajtėn fushėn e betejės si ngadhėnjyes ». Pas disfatave tė njėpasnjėshme, qė pėsuan trupat osmane prej luftėtarėve tė Gj. Arianitit, sulltan Murati II ndėrpreu dėrgimin e ushtrive tė tjera kundėr shtetit tė Arianitėve dhe gjatė viteve 1435-1437 i angazhoi forcat e veta nė Anadoll kundėr emirit Ibrahim tė Karamanisė. Pėrkohėsisht nė Shqipėri u krijua njė gjendje e tillė qė, siē shkruhej nė fund tė vitit 1435, « turqit e arbėrit po qėndrojnė tė qetė nė kufijtė e tyre pa ndonjė trazim ose pėrleshje ».

    Kryengritjet e viteve 30 tė shek. XV dhe fitoret e forcave tė Gj. Arianitit patėn jehonė tė madhe si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vende tė ndryshme tė Evropės. Pėrpara bashkėkohėsve tė huaj shqiptarėt dolėn si njė nga popujt mė aktivė nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Rėndėsia e luftės sė tyre i kalonte kufijtė e botės shqiptare dhe me kohė tėrhoqi vėmendjen e shteteve evropiane, interesat e tė cilėve lidheshin me ngjarjet e Ballkanit. Gj. Arianiti u bė personalitet i njohur evropian, sepse fitoret e tij erdhėn nė njė kohė kur Evropa ishte mėsuar tė dėgjonte pėr disfatat qė pėsonin forcat antiosmane. Pėr kėto fitore atė e pėrgėzuan personalitetet mė tė shquara tė kohės, si papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, qė ishte njėkohėsisht edhe mbret i Hungarisė. Kėta i dhanė luftės sė shqiptarėve njė pėrkrahje tė gjerė morale.

    Lufta e shqiptarėve pėrkonte me interesat e Hungarisė, qė gjendej pėrballė sulmeve tė ushtrisė osmane. Drejtuesit e kryengritjeve shqiptare si Gjergj Arianiti e Andre Topia krijuan lidhje tė ndėrsjella me mbretin e Hungarisė, Sigismundin, dhe dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre te njėri-tjetri. Ata projektuan qė, duke u mbėshtetur nė viset e ēliruara tė Shqipėrisė, tė organizonin njė kryengritje tė pėrgjithshme antiosmane nė Ballkan. Pėr kėtė qėllim, nė pranverė tė vitit 1435, mbreti i Hungarisė dėrgoi nė Shqipėri Fruzhinin, pasardhės i mbretit bullgar Shishman, dhe nė pranverė tė vitit 1436 princin Daut, pretendent i fronit osman i strehuar nė oborrin hungarez, me synimin qė kundėrshtarėt politikė tė sulltan Muratit II tė ngriheshin kundėr tij dhe ta rrėzonin nga froni. Me gjithė kėto pėrpjekje nuk u arrit tė organizohej njė aksion i pėrbashkėt ballkanik. Jehona e luftės antiosmane tė shqiptarėve u ndie edhe nė vendet e tjera evropiane. Situatėn e trazuar politike tė viteve 30 nė Shqipėri, Republika e Venedikut u pėrpoq ta shfrytėzonte pėr interesat e veta. Ajo arriti t’u merrte shqiptarėve Dejėn dhe mė pas, nėn presionin e osmanėve, ua dorėzoi kėtyre. Ndėrkohė Venediku udhėzonte qeveritarėt e saj nė tokat shqiptare qė tė respektonin traktatet e paqes me sulltanin, tė mos i ndihmonin kryengritėsit shqiptarė, tė lejonin kalimin e qėndrimin e trupave osmane nė zotėrimet veneciane etj..




    Gjendja politike nė Shqipėri pas kryengritjeve tė viteve 30 tė shek. XV




    Gjatė viteve 30 tė shek. XV shqiptarėt pėr herė tė parė i thyen ushtritė osmane nė disa beteja. Me gjithė kėto fitore, lufta e tyre nuk dha pėrfundimet e dėshiruara, sepse mungoi bashkimi i tė gjitha forcave shqiptare, mungoi bashkėrendimi efikas i veprimtarisė ushtarake tė tyre dhe aksionet luftarake nė rajonet kryengritėse u zhvilluan tė veēuara, prandaj pėrgjithėsisht qenė tė pasuksesshme. Kjo situatė e pėrgjithshme ndikoi negativisht edhe nė shtetin e Gj. Arianitit, duke i bėrė tė paqėndrueshme rezultatet e fitoreve ushtarake tė tij. Situata politike nė Shqipėri mbeti shpėrthyese edhe gjatė gjysmės sė dytė tė viteve 30 tė shek. XV, kur luftimet kishin pushuar. Nė viset e Gjirokastrės e tė Vlorės si dhe nė zonat pranė qendrave ushtarake tė pushtuara etj., qėndresa antiosmane vazhdoi nė forma tė tjera. Pėr tė vendosur nė to plotėsisht pushtetin e vet, sulltan Murati II iu drejtua pėr ndihmė Venedikut. Kėshtu, nė tetor tė vitit 1436, njė pėrfaqėsues i sulltanit i kėrkoi Republikės sė Venedikut tė ndėshkonte ata shqiptarė qė, nga zotėrimet e saj tė Shkodrės, Pargės etj., sulmonin forcat osmane, si dhe tė mos lejohej nė to strehimi i dezertorėve tė ushtrisė osmane.

    Gjendja e rėndė politike nė Shqipėri pėr pushtuesit osmanė dhe pamundėsia e tyre pėr tė dėrguar aty vazhdimisht ushtri tė mėdha, ndėrkohė qė kishte fronte tė tjera lufte edhe nė rajone tė tjera kufitare me Perandorinė Osmane, e detyruan sulltan Muratin II tė ndryshonte pėrkohėsisht qėndrimin e vet ndaj shqiptarėve. Ai ndėrpreu sulmet ushtarake mbi zotėrimet e Arianitėve e tė viseve tė tjera shqiptare dhe i largoi forcat osmane nga zonat, ku pozitat e tyre ishin shumė tė dobėta. Osmanėt i braktisėn krahinat nė veri tė lumit Mat dhe kėshtjellėn e Dejės ia dhanė Lekė Zaharisė. Me aktivizimin energjik tė djemve tė Gjon Kastriotit, Stanishės e Skėnderbeut, qė ishin funksionarė osmanė, shteti i Kastriotėve u rimėkėmb shpejt, siguroi pėrsėri dalje nė det, duke rimarrė skelėn e Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat, si dhe kontrollin e rrugėve pėr nė Prishtinė dhe nė Shkup. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė perėndim me zotėrimet veneciane tė Lezhės e tė Shkodrės. Edhe nė rajone tė tjera tė brendshme e larg qendrave osmane, si nė krahinat malore e fushore qė shtriheshin ndėrmjet lumenjve Devoll-Seman dhe Erzen u rivendosėn pozitat e zotėrve vendas, ndonjė prej tė cilėve i mori zotėrimet e veta nė formėn e timareve.

    Pėr tė ruajtur nė viset shqiptare pushtetin e tronditur osman, sulltan Murati II u pėrpoq tė mbėshtetej te ata fisnikė vendas qė ishin tė lidhur me administratėn vendore osmane. Krahas Evrenozėve, qė vazhduan tė ishin nė krye tė pashasanxhakut tė Shkupit, gjatė viteve 1437-1438 sulltani emėroi sanxhakbe tė Sanxhakut Shqiptar tė birin e Teodor Muzakės, Jakup Beun, dhe subash tė Krujės Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun. Kurse qysh nė verėn e vitit 1434 ishte emėruar nė postin e dizdarit tė Krujės Ballaban Beu, i njohur sipas rrėfimit tė M. Barlecit me titullin pashė, titull qė realisht nuk e ka pasur asnjėherė. Gjatė qeverisjes sė Sanxhakut Shqiptar prej Jakup Beut dhe tė vilajetit tė Krujės prej Skėnderbeut, sipas rekomandimeve tė tyre u bėnė shumė ndryshime nė shpėrndarjen e timareve e tė fshatrave nė tė mirė tė elementit shqiptar, duke shprehur kėshtu vijimin e lidhjeve familjare qė ata mbanin me elitėn drejtuese shqiptare. Sa kohė qė Skėnderbeu qėndroi nė postin e subashit tė vilajetit tė Krujės edhe kėto vise mund tė konsiderohen si pjesė e shtetit tė Kastriotėve. Por Jakup bej Muzaka dhe Skėnderbeu nuk i mbajtėn gjatė pozitat drejtuese nė Sanxhakun Shqiptar. Nė fund tė vitit 1438 qenė tė pasuksesshme aksionet e trupave osmane kundėr ushtrisė hungareze nė Transilvani. Mė pas veprimet luftarake osmane u shtrinė pranė viseve shqiptare, nė Rashė e nė Bosnjė. Nė vitin 1439 ata pushtuan kryeqytetin e Despotatit tė Rashės, Smederevėn, dhe e nėnshtruan atė.

    Ndėrkohė sulltan Murati II largoi Skėnderbeun dhe Jakup Beun nga funksionet e larta drejtuese qė kishin nė Sanxhakun Shqiptar dhe i ngarkoi me funksionet e larta tė sanxhkbejlerėve nė rajone tė tjera mė pak shpėrthyese, me sa duket larg viseve shqiptare. Nė vend tė tyre pėr drejtimin e Sanxhakut Shqiptar u emėruan persona tė huaj, qė ishin mė tė besueshėm. Kėta bėnė ndryshime tė shumta nėpėr timaret e Sanxhakut Shqiptar, duke favorizuar elementin e huaj. Pas njė rrethimi tė gjatė njėvjeēar, nė qershor tė vitit 1441, osmanėt pushtuan Novobėrdėn, qendra mė e rėndėsishme e prodhimit tė arit e tė argjendit nė Ballkan, tė cilin nuk arritėn ta mbanin nė duar pėr njė kohė tė gjatė. Pas kryengritjeve tė viteve 30 tė shek. XV jeta politike nė Shqipėri u zhvilluan nė mėnyrė tė tillė qė ēoi nė forcimin shkallė-shkallė tė pozitave tė pushtuesve osmanė nė dėm tė shqiptarėve, gjė qė rriti pakėnaqėsinė e tyre. Elita drejtuese shqiptare u vu nė pritje tė rrethanave mė tė favorshme pėr tė rifilluar luftėn kundėr pushtuesve osmanė, siē do tė ndodhte nė nėntor tė vitit 1443 nė Shqipėri, kur nė krye tė saj u vu Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •