Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 129
  1. #41
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    K R E U V I I




    QĖNDRESA E ILIRĖVE KUNDĖR PUSHTUESVE ROMAKĖ






    Luftėrat e gjata tė shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bėrė pengesa mė e fuqishme kundėr pushtuesve romakė. Thyerja e kėtyre dy fuqive mė tė rėndėsishme nė Ballkan i kishte hapur Romės rrugėn pėr tė vazhduar mė tej politikėn e saj ekspansioniste nė kėtė gadishull dhe mė tej nė Lindje. Nė shekullin II p.e. sonė dhe nė shekujt qė pasuan, Roma i shtriu luftėrat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera tė Ilirisė sė brendshme dhe tė asaj veriore.

    Objekt i synimeve tė Romės u bėnė, nė radhė tė parė Mbretėria Dardane dhe federata e dalmatėve, dy formacione shtetėrore ilire, tė cilat dolėn nė skenėn politike mė vonė. Mbretėria Dardane, siē u pa nė kreun e mėparshėm, pėrmendet nė burimet e shkruara edhe para kėtyre luftėrave dhe del si kundėrshtare e fortė e ekspansionit maqedon nė Ilirinė Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj mė tė madh nė pjesėn e dytė tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e. sonė. Nė kėtė shekull tė fundit dardanėt u bėnė gjithashtu edhe kundėrshtarėt mė tė fortė tė pushtuesve romakė. Flamurin e luftės e morėn dalmatėt dhe fiset e tjera tė veriut, qė u bėnė simbol i qėndresės kundėr romakėve pėr njė shekull e gjysmė. Kryengritjet e njėpasnjėshme tė ilirėve morėn karakter tė gjerė duke pėrfshirė thuaj gjithė trevėn ilire nga Danubi nė veri deri nė skajet jugore tė Ilirisė.

    Nė prag tė erės sonė shpėrtheu kryengritja e madhe e ilirėve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorėzim i tė gjitha kryengritjeve tė mėparshme dhe i solli dėme tė ndjeshme Perandorisė Romake duke e detyruar tė hiqte dorė nga politika e saj agresive nė Evropėn Qendrore.






    1. FEDERATA E DALMATĖVE





    Nė veri tė shtetit ilir dhe tė Mbretėrisė Dardane banonin popullsi tė ndryshme ilire, tė cilat me pėrjashtim tė ilirėve tė bregdetit tė Adriatikut. dalin vonė nė burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qė pėrmenden mė herėt janė « liburnėt » tė njohur si njė nga popullsitė ilire qė zhvilluan detarinė. Por nga ilirėt veriorė, tė cilėt njihen mė mirė dhe qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė ngjarjet e shekujve II-I p.e. sonė e nė qėndresėn kundėr pushtuesve romakė, kanė qenė dalmatėt. Kjo gjendje e trashėguar nga pėrshkrimet e autorėve antikė pėr ilirėt e veriut ėshtė pasqyruar nė njė farė mėnyre edhe nė historiografinė e sotme. Nuk mund tė thuhet se mungojnė studimet pėr ilirėt e veriut, por kėto studime lidhen mė tepėr me popullsi tė veēanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka njė trajtim tė pėrgjithshėm tė historisė sė tyre. Kėto studime mbėshteten pak nga tė dhėnat e arkeologjisė, edhe pse kėto janė tė pasura nė krahinat veriore ilire pėr periudhat prehistorike e protohistorike dhe pėr periudhėn e pushtimit romak.




    Federata e dalmatėve dhe luftėrat kundėr pushtuesve romakė




    Nė shek. II p.e. sonė, dalmatėt shfaqen nė Ilirinė e Veriut si njė fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri nė atė kohė ndodheshin nė krahinėn e brendshme, nė jug tė Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kėshtjella e Delminit. Nė kėtė krahinė dalmatėt krijuan njė federatė tė fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirė nė drejtim tė bregdetit. Nė federatėn e dalmatėve u pėrfshinė edhe disa popullsi fqinje. Gjatė shek. II p.e. sonė territori i saj u zgjerua mjaft, nė kėtė territor qenė pėrfshirė jo vetėm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Nė veri treva e federatės arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjė liburnėt. Nė jug, nė fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por mė vonė kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Naronės (lumi i sotėm Neretva), nė brigjet jugore tė sė cilės banonin daorsėt. Mė i vėshtirė ėshtė pėrcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi tė bėjmė me njė krahinė malore, por ka shumė tė ngjarė qė ai tė arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatėt, nė Bosnjė. Pjesa mė e madhe e trevės sė federatės sė dalmatėve, brenda kėtyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse tėrėsisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja tė mėdha. Kjo veēori e relievit tė viseve dalmate dhe kullotat e pasura tė rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorisė, kanė bėrė qė blegtoria tė ishte baza kryesore e ekonomisė dhe qė vetė dalmatėt tė njihen mė tepėr si blegtorė. Bujqėsia vinte nė rend tė dytė, kurse xehtaria ka qenė mė pak e zhvilluar.

    Tė dhėnat e arkeologjisė tregojnė se edhe te dalmatėt sikurse tek ilirėt e tjerė, nė periudhėn e parė tė hekurit kishte filluar shthurja e bashkėsisė primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqėror. Nė gjirin e shoqėrisė sė dalmatėve ishte krijuar njė shtresė e veēantė qė zotėronte kope tė mėdha bagėtish tė imta, nga e cila doli paria fisnore, qė u vu nė krye tė federatės dhe e udhėhoqi nė luftėrat e ndryshme. Kėsaj kohe i pėrkasin edhe njė tok qendėrbanimesh tė fortifikuara, tė quajtura zakonisht «gradina» tė ngritura pėrreth pllajave tė brendshme, rrėnojat e tė cilave janė ruajtur deri nė ditėt tona. Kėto qendėrbanime tė fortifikuara apo kėshtjella ngriheshin nė majat e sheshuara tė disa kodrave tė ulta dhe janė tė njėkohshme. Ato pėrveē mbrojtjes natyrore ishin tė fortifikuara me ledhe gurėsh qė dalmatėt bėnė kundėr pushtuesve romakė. Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmatėve, tė cilėn Straboni e ka quajtur njė qytet tė madh; sikurse del nga pėrshkrimet e disa autorėve tė tjerė antikė, ai ka qenė shumė i fortifikuar, i rrethuar me mure tė larta dhe i vėshtirė pėr t’u pushtuar. Pėr tė njohur natyrėn e qendėrbanimeve tė fortifikuara tė dalmatėve mund tė ndihmonte arkeologjia; por ato qendėrbanime kanė mbetur ende tė pastudiuara mirė. Sidoqoftė ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veēse me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, por i shėrbyen kryesisht popullsisė blegtorale. Duke qenė blegtoria degė kryesore e ekonomisė sė viseve tė brendshme dalmate, nė kėto vise u zhvilluan ato zeje qė lidhen me blegtorinė. Kėshtu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit tė leshit dhe krijimit tė punishteve tė tekstilit. Nė popullsinė blegtorale tė dalmatėve pati njė zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura tė viseve tė tyre.

    Tė dhėnat burimore tė shkruara dhe arkeologjike, tregojnė se te dalmatėt e viseve tė brendshme u ruajt mė gjatė organizimi fisnor; pėr marrėdhėniet ekonomike e shoqėrore tė ruajtura te dalmatėt e brendshėm bėn fjalė Straboni kur shkruan se, ende nė kohėn e tij, dalmatėt e ndanin tokėn ēdo tetė vjet dhe se ndryshe nga banorėt e bregdetit, pėrdornin monedhat. Nga kjo e dhėnė e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala pėr tokat e kulturave bujqėsore, ku ekzistonte prona private, por pėr kullotat, pyjet etj., tė cilat vazhdonin, si edhe tek ilirė tė tjerė, tė ishin prona tė pėrbashkėta. Por, nė tė njėjtin vend Straboni shkruan se Salona ishte njė skelė e dalmatėve dhe se nė viset e tyre ka pasur qendėrbanime tė shumta (sipas tij numri arrinte nė 50); qytete tė rėndėsishme, pėrveē Salonės e Delminit, kanė qenė Propona, Ninia, Andetri etj.. Ėshtė e qartė se njoftimi i parė i Strabonit u pėrket viseve tė brendshme, kurse nė krahinėn bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe. Nė ishujt fqinjė dhe nė bregdet ndodheshin kolonitė greke tė Farit e tė Isės dhe qytetet Tragur e Epeti, tė varura prej kėsaj tė fundit. Nė krahinėn bregdetare ku ndodheshin tė gjitha qendrat qytetare qė u pėrmendėn mė sipėr, janė gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis tė cilave edhe monedha tė Dyrrahut e tė Apolonisė, tregues tė njė zhvillimi ekonomik e shoqėror tė pėrparuar. Nė kėtė krahinė tė gjerė tė federatės sė dalmatėve organizimi fisnor po ia lėshonte vendin shoqėrisė skllavopronare. Ka qenė ky zhvillim qė pati treva e federatės sė dalmatėve, i cili e bėri kėtė tė fundit njė fuqi politike tė rėndėsishme nė brigjet e Adriatikut Verior nė shek. II-I p.e. sonė.

    Nė fillim tė shek. II p.e. sonė, gjatė sundimit tė Pleuratit dalmatėt qenė nė vartėsinė e shtetit ilir, por pėr njė kohė tė shkurtėr. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit nė krye tė shtetit ilir nė vitin 181 p.e. sonė ata u bėnė pėrsėri tė pavarur. Pas shkėputjes nga shteti ilir federata e dalmatėve u forcua shumė. Nė kėtė kohė dalmatėt bashkuan rreth vetes edhe popullsi tė tjera ilire, tė cilat qenė detyruar t’i jepnin federatės si tribut, bagėti dhe grurė. Nė viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete qė ishin nėn varėsinė e kolonisė sirakuziane, Isės, dhe qė ndodheshin pranė Salonės, qenė detyruar t’i jepnin gjithashtu njė tribut federatės sė dalmatėve. Dalmatėt u pėrpoqėn njėkohėsisht tė nėnshtronin daorsėt, tė cilėt zotėronin vetėm krahinat pas bregut tė majtė tė rrjedhjes sė poshtme tė lumit Naretva. Daorsėt para vitit 168 p.e. sonė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe me rėnien e kėtij tė fundit kishin hyrė nėn protektoratin e Romės.

    Forcimi i federatės sė dalmatėve sidomos nė viset bregdetare jugore, nuk mund tė mos ngjallte shqetėsime nė shtetin romak, qė ndiqte njė politikė pushtuese nė viset veriore ilire. Kėtė politikė pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja pėr tė mbrojtur kufijtė lindorė tė Italisė. Kėshtu pati vepruar qė nė kohėn e luftėrave iliro-romake, ndėrsa nė vitin 178 p.e. sonė ushtria romake, pasi kishte thyer qėndresėn e istrėve, kishte pushtuar gjithė gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar mė tej politikėn pushtuese Roma sulmoi edhe federatėn e dalmatėve. Pėr luftėn kundėr dalmatėve romakėt pėrdorėn si pretekst ankesat e daorsėve e tė Isės, tė cilėt ishin nėn tutelėn e Romės, dhe sjelljet e kėqija tė dalmatėve kundėr delegatėve tė tyre. Vepra e Polibit, qė ėshtė burimi kryesor pėr kėto ngjarje, tregon se nuk qenė veprimet e dalmatėve shkaku i luftės, por plani i Romės, i pėrgatitur me kohė pėr tė pushtuar trevėn veriore ilire. « Duke ndėrmarrė njė fushatė kundėr dalmatėve, shkruan Polibi, nė njėrėn anė do tė nxitnin, do tė ngrinin shpirtin luftarak tė popullit tė tyre dhe, nė anėn tjetėr, do t’u jepnin njė mėsim ilirėve dhe do t’i detyronin t’i nėnshtroheshin sundimit tė Romės. Pėr kėto arsye romakėt u shpallėn luftė dalmatėve, por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnė kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve ndaj pėrfaqėsuesve tė tyre ».

    Nė vitin 156 p.e. sonė ushtria romake duke pasur si bazė rrjedhjen e poshtme tė lumit Naretva filloi sulmin kundėr dalmatėve. Pėrpjekja e parė e ushtrisė romake pėr t’u futur nė viset e dalmatėve pėrfundoi keq dhe ajo u detyrua tė kthehej pėrsėri nė bazėn e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatėt nė befasi, i sulmoi pėrsėri ata nė fillim tė dimrit. Dalmatėt e pėrballuan me sukses sulmin qė ushtria romake i bėri kryeqendrės sė tyre Delminit, por njė vit mė vonė, pas pėrgatitjesh tė mėdha, romakėt duke pėrdorur tė gjitha mjetet mundėn tė pushtojnė Delminin. Burimet e shkruara nuk bėjnė fjalė pėr gjendjen qė u krijua pas luftės. Ngjarjet e mėpastajme tregojnė se lufta vėrtet pėrfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nėnshtrimin e dalmatėve. Pas kėsaj lufte romakėt e zgjeruan agresionin e tyre nė Ilirinė e Veriut duke sulmuar japodėt e panonėt. Kėsaj radhe sulmet e romakėve patėn si pikėnisje kufirin verilindor tė Gadishullit Italik dhe si bazė pėr fushatat e tyre kundėr ilirėve shėrbeu qyteti Akuilea, nė Gadishullin e Istrisė, ku shteti romak kishte vendosur njė koloni me qytetarė romakė. Japodėt e panonėt, ashtu si dalmatėt i vazhduan pėr njė kohė tė gjatė luftėrat kundėr pushtuesve romakė. Me qėndresėn qė i bėnė shtetit romak pėr mė se njėqind vjet - nga gjysma e dytė e shek. II deri nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e. sonė - popullsitė ilire tė veriut, e detyruan atė tė dėrgonte nė viset e tyre ushtri tė reja, por pa arritur rezultate tė dukshme. Nė krye tė popullsive veriore ilire, nė luftėn kundėr romakėve, qėndronin dalmatėt, tė cilėt pėr shumė vjet me radhė mbetėn kundėrshtarėt mė tė fortė tė Romės.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. II p.e. sonė kundėr pushtuesve romakė luftuan edhe ardianėt. Ardianėt ishin njė nga popullsitė e mėdha ilire qė jetonte nė brigjet e Adriatikut tė Mesėm deri nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės. Viset e tyre, qė bėnin pjesė nė shtetin ilir, pas vitit 168 p.e. sonė, ishin futur nė njėrėn nga krahinat pseudoautonome tė krijuara nga shteti romak. Nėn ndikimin e luftės dhe tė qėndresės sė federatės sė dalmatėve kundėr Romės, ardianėt e ndryshuan statusin e vendosur nė vitin 168 dhe u bėnė tė pavarur. Nė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitėn e tyre nė njė krahinė tė varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshėn sė pari me « aleatėt » e kėtij shteti. Sipas Tit-Livit ardianėt e pleurejtė «shkretonin Ilirinė qė ishte nėn romakėt». Pėrpjekjet e ardianėve e tė pleurejve pėr tė forcuar pavarėsinė e tyre, nė njė kohė kur edhe fise tė tjera ilire luftonin kundėr pushtuesve romakė, krijuan pėr Romėn njė situatė tė vėshtirė, tė rėnduar edhe nga kryengritja e skllevėrve nė Sicili. Pėr tė dalė nga kjo situatė shteti romak dėrgoi nė viset e ardianėve e tė pleurejve njė ushtri relativisht tė madhe, tė pėrbėrė nga 10 mijė kėmbėsorė e 600 kalorės. Mėnyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianėt e pleurejtė tė papėrgatitur pėr njė luftė e qėndresė tė gjatė. Burimet japin njoftime vetėm pėr njė betejė qė u bė nė vitin 135 p.e. sonė, ku romakėt i thyen ardianėt e pleurejtė. Pas kėsaj lufte shteti romak, pėr tė shmangur njė kryengritje e re, i shpėrnguli me forcė ardianėt nga bregdeti nė viset e brendshme malore tė Hercegovinės sė sotme.

  2. #42
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    2. KRYENGRITJET E ILIRĖVE





    Kryengritjet e ilirėve nė mesin e shek. I p.e. sonė






    Megjithėse popullsitė e ndryshme ilire ishin mundur nė beteja tė veēanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer pėrfundimisht qėndresėn e tyre. Pas luftėrave mbrojtėse filluan kryengritjet. Mizoritė e ushtrive romake, veprimet arbitrare tė komandantėve e tė qeveritarėve romakė, taksat e rėnda, plaēkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtynė nė kryengritje ilirėt e veriut dhe tė jugut. Pushtimi romak bėhej pėrherė e mė i rėndė; nė krahinat e pushtuara nuk ishin tė siguruara as gjėja, as nderi dhe as jeta e ilirėve. Kjo bėri qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e. sonė, gjatė krizės politike qė kaloi Republika Romake pėr shkak tė luftės civile, lufta ēlirimtare e ilirėve tė zgjerohej edhe mė shumė. Nė krahina tė ndryshme tė Ilirisė, sidomos nė ato bregdetare u krijua njė situatė e favorshme, e cila u dha shkas pėrpjekjeve pėr ēlirim. Duke pasur synime tė qarta politike, ilirėt u pėrpoqėn tė pėrfitonin nga konfliktet qė lindėn nė gjirin e klasės sunduese romake. Kėshtu nė vitet 50 tė shek. I p.e. sonė njė pjesė e qyteteve (ku ishin vendosur qytetarė italikė) qė kishin filluar tė zhvilloheshin ekonomikisht, morėn anėn e Cezarit; paria ilire, e nisur nga interesat e saj jetėsore, pėrkrahu kundėrshtarin e tij, Pompeun.

    Tė parėt qė morėn armėt dhe u ngritėn kundėr romakėve qenė pirustėt; nė vitin 50 p.e. sonė ata sulmuan krahinat jugore tė vėna nėn administrimin e Cezarit. Shteti romak mori masa mbrojtjeje kundėr pirustėve kryengritės, dėrgoi forca tė reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi dėshminė e tri mbishkrimeve latine tė gjetura nė Lezhė dhe tė vetė Cezarit pėr rindėrtimin e fortifikimeve tė Lisit, qė duhet tė ketė qenė njė nga qytetet e para tė sulmuara nga pirustėt. Atė qė nuk mundėn ta bėnin pirustėt, dėbimin e pushtuesve romakė nga vendi i tyre, e bėnė dalmatėt. Nė vitet 50 tė shek. I p.e. sonė dalmatėt rimėkėmbėn federatėn e tyre. Nė kufirin verior me liburnėt ata ēliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinė e fortė romake tė dėrguar kundėr tyre nga Cezari. Nė vitet 47-48 nė njė betejė tė madhe ata shkatėrruan tėrėsisht ushtrinė romake tė pėrbėrė nga 15 kohorta kėmbėsorėsh e 3 000 kalorės. Mė shumė se 2 000 ushtarė, 30 centurionė e 4 tribunė romakė u vranė nė kėtė betejė. Me disfatė pėrfunduan edhe operacionet e tjera tė ushtrisė romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatėt pas kėtyre betejave « nga plaēka e shumtė qė zunė jo vetėm u pasuruan nė tė holla, por rritėn fuqinė e tyre ushtarake ». Dalmatėt mbetėn tė pavarur dhe tė fuqishėm edhe pas vdekjes sė Cezarit.

    Kundėr pushtuesve romakė u ngritėn edhe parthinėt, tokat e tė cilėve gjatė luftėrave u bėnė shesh lufte. Me pasoja pėr ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut qė shkatėrroi ekonominė e tyre. Gjatė kėsaj lufte ushtritė romake grabitėn popullsinė parthine dhe krijuan aty njė gjendje pasigurie. Pėr herė tė parė parthinėt ngritėn krye nė vitin 48 p.e. sonė, por kryengritja mė e madhe e tyre ka qenė ajo e vitit 39, gjatė sė cilės u shkaktuan pushtuesve romakė humbje tė mėdha. Por nė luftimet u vranė rreth 5 000 kryengritės. Sipas tregimit tė Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njėri prej komandantėve romakė, Mark Antoni, do tė ndihmonte ushtrinė qė kishte nė tokat ilire dhe me qėllim qė ta bėnte tė pasur dhe njėkohėsisht ta stėrviste, e hodhi kėtė ushtri kundėr parthinėve.

    Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. I fise tė tjera kryengritėse ilire tė veriut vazhduan tė luftojnė kundėr pushtuesve romakė. Oktaviani, qė ishte bėrė nė vitet 40 sundimtar i vetėm i shtetit romak, u detyrua tė vinte vetė nė viset ilire tė ēliruara nė krye tė njė ushtrie prej 8-10 legjionesh (pothuaj 1/5 e ushtrisė sė tij). Me kėtė fushatė tė madhe ushtarake Oktaviani kėrkonte tė forconte njėkohėsisht edhe pozitėn e tij nė Itali. Nė vitin 35 p.e. sonė ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnėt, kaonėt dhe japodėt. Kėta tė fundit u bėnė legjioneve pushtuese njė qėndresė tė madhe. Nė qėndresėn ilire tė kėsaj kohe mbetet si njė shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor tė japodėve. Romakėt mundėn tė pushtonin kėtė qytet vetėm kur ai u shkatėrrua i tėri dhe kur ishin vrarė mbrojtėsit e tij. Pėr tė mos rėnė nė duart e armikut, gratė metulase me fėmijėt e tyre u hodhėn nė zjarrin qė pėrfshiu qytetin. Shteti romak sulmoi pastaj edhe fise tė tjera ilire si panonėt, dalmatėt e dardanėt.

    Pas kėsaj fushate tė pėrgjakshme qė u kushtoi rėndė romakėve, kėta tė fundit arritėn deri nė Danub, duke hapur edhe rrugėn tokėsore qė lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Ilirėt kryengritės, qė luftonin jo tė bashkuar u mundėn nga ushtria e madhe romake e armatosur dhe e organizuar mirė. Por popullsitė ilire nuk iu nėnshtruan pushtuesit as pas fushatės sė viteve 30, me gjithė masat e marra nga shteti romak, largimin me forcė prej vendit tė tyre tė shumė kryengritėsve dhe kthimin nė skllevėr tė robėrve tė zėnė gjatė luftėrave pushtuese.




    Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė erės sonė




    Kryengritja mė e madhe ilire kundėr pushtuesve romakė ka qenė ajo e viteve 6-9 tė e. sonė. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera pėr shtrirjen e gjerė tė saj, pjesėmarrjen e popullsive tė tėra ilire, pėr luftėn e paepur tė kryengritėsve dhe pėr gjendjen e vėshtirė qė krijoi pėr shtetin romak. Kryengritja filloi nė njė kohė kur Perandoria Romake, duke vazhduar politikėn pushtuese tė saj, po pėrgatitej pėr luftėn kundėr markomanėve gjermanikė, tė cilėt kishin krijuar nė tokat e Ēekisė sė sotme njė federatė fisnore tė fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar tė jepnin rekrutė pėr luftėrat e reja pushtuese. Pėr luftėn kundėr markomanėve ishte pėrgatitur njė ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do tė plotėsohej me reparte ndihmėse. Ushtarėt e kėtyre reparteve do tė rekrutoheshin kryesisht tek fiset e mėdha tė veriut: dalmatėt, desidiatėt, panonėt etj.. Rekrutimi i bėrė me forcė i shtyti pėrsėri nė kryengritje ilirėt, qė ishin rėnduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatėt edhe para kėsaj kryengritjeje kishin qėndruar tė qetė. Tė parėt u ngritėn desidiatėt dhe shumė shpejt kryengritja u pėrhap edhe tek popullsitė e tjera ilire, nga lumenjtė Sava e Dava nė veri, deri tek lumi Mat nė jug, ku u ngritėn pirustėt.

    Kjo ka qenė kryengritja mė e madhe ku, pėr tė parėn herė, njė tėrėsi popullsish ilire rrokėn armėt sė toku dhe u hodhėn nė luftė kundėr pushtuesve romakė. Ushtria kryengritėse ilire pėrbėhej nga 200 mijė kėmbėsorė e 9 000 kalorės dhe udhėhiqej nga tre komandantė: nga Bato Desidiati dhe nga njė tjetėr Bato e Pini nga fisi i breukėve panonė. Duke bashkėrenditur veprimet e tyre, kryengritėsit ilirė filluan operacionet nė tri drejtime: 1) Njė grup kryengritėsish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke ēliruar mjaft qytete e kėshtjella, zbritėn nė jug deri nė afėrsi tė qytetit tė Apolonisė, nė provincėn e Maqedonisė. 2)Njė grup tjetėr kryengritėsish u drejtua nga veriperėndimi, pėr tė ēliruar krahinat ilire nė kufi me Italinė dhe pėr tė forcuar mbrojtjen nė kėto vise. 3) Njė pjesė tjetėr e kryengritėsve qėndroi nė brendėsi tė viseve dalmate, duke pasur si detyrė jo vetėm ēlirimin e plotė tė vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.

    Lufta ēlirimtare e ilirėve dhe fitoret e para tė tyre u bėnė shqetėsuese pėr romakėt, tė cilėt po humbnin kėshtu tokat e pushtuara nė pjesėn veriore tė Ballkanit. Vrulli i kėsaj lufte e tronditi shumė pushtetin qendror romak. Nė Romė u shpall mobilizimi i pėrgjithshėm. Vetė perandori Oktavian lėshoi kushtrimin nė senat, se « nė dhjetė ditė, po tė mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund tė hyjė brenda nė Romė ». Perandori kėrkoi qė pėr nevojat e ushtrisė shtresat e pasura tė jepnin njė pjesė tė pasurisė sė tyre. U thirrėn nėn armė veteranėt e luftėrave tė mėparshme dhe u pranuan nė ushtri edhe skllevėrit e liruar. Me markomanėt shteti romak bėri njė marrėveshje, e cila u lehtėsua edhe nga fakti qė nuk kishin filluar veprimet e luftės. Legjionet romake, tė dėrguara kundėr markomanėve dhe tė vėna nėn komandėn e Tiberit, morėn urdhėr tė drejtohen pėr nė Iliri, ku ziente kryengritja.

    Me gjithė masat e forta qė mori Perandoria Romake, gjatė dy viteve tė para tė luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte nė duart e kryengritėsve, tė cilėt duke vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi e goditnin ushtrinė romake nė befasi dhe nė disa drejtime nė njė kohė, sulmonin kolonat e furnizimit etj.. Nė luftė kundėr kryengritėsve ilirė, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga mė tė fortat, kėrkoi ndihmėn e aleatit tė tij Remetalkut, mbretit tė Trakėve dhe dėrgoi nė Ilirik komandantėt mė tė mirė ushtarakė.Ushtria romake gjatė operacioneve nė viset ilire pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė mposhtur qėndresėn e ilirėve, forcėn e armėve, djegien e qendėrbanimeve tė ilirėve kryengritės, shkatėrrimin e arave, tė kopshteve e tė pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisė ilire nė skllevėr. Nė vitin e tretė tė kryengritjes duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė krijuar pas dimrit tė fortė nė vitet 7/8, duke pėrdorur intrigat dhe pėrēarjet, romakėt mundėn me anė premtimesh tė bėnin pėr vete Baton, njėrin prej prijėsve breukė. Megjithėse Batoja i breukėve u kap shpejt nga kryengritėsit dhe u dėnua si tradhtar, kryengritėsit panonė ishin pėrēarė dhe ushtria romake mundi ta shtypte qėndresėn e fiseve kryengritėse tė Panonisė. Nė vitin 9 vatra kryesore tė kryengritjes mbetėn krahinat dalmate. Shteti romak, nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė angazhoi tė gjitha forcat ushtarake tė grumbulluara. Kryengritėsit ilirė, ndėr tė cilėt forcėn kryesore e pėrbėnin dalmatėt, qenė tė detyruar t’u bėnin ballė sulmeve tė njė ushtrie armike disa herė mė tė madhe dhe qė zotėronte mjete tė shumta lufte. Kryengritėsit dalmatė treguan nė luftimet kundėr legjioneve romake njė trimėri e vendosmėri tė madhe dhe u shkaktuan dėme tė shumta armiqve. Nėn muret e kėshtjellės sė Andetrit, nė Dalmati romakėt nga rrethues u shndėrruan nė tė rrethuar dhe shpėtuan nga njė katastrofė e madhe, tė ndihmuar pėrsėri nga tradhtia e disa pėrfaqėsuesve tė parisė vendase.

    Nė mbrojtje tė njė kėshtjelle tjetėr, Arbudės, me kryengritėsit u bashkuan edhe gratė, tė cilat pėr tė mos rėnė nė duart e armiqve u hodhėn me fėmijėt e tyre nė zjarrin qė kishte pėrfshirė kėshtjellėn dhe nė humnerat poshtė saj. Kėshtjellat dalmate, tė mbrojtura nga kryengritėsit ranė nė duart e pushtuesve romakė si gėrmadha dhe pa banorė. Popullsi tė veēanta ilire e vazhduan qėndresėn edhe pas rėnies sė kėshtjellave dalmate. Tė fundit qė u mposhtėn qenė desidiatėt e pirustėt, tė cilėt sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesėmarrės nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė, « ishin pothuaj tė pathyeshėm nė sajė tė pozitės sė vendeve dhe tė maleve, tė natyrės sė tyre tė egėr, tė zotėsisė sė tyre tė ēuditshme pėr tė luftuar... ».

    Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė e. sonė, sipas historishkruesit romak Suetonit, « ishte mė e tmerrshme nga tė gjitha luftėrat e jashtme pas luftės punike ». Gjatė luftės pėr mposhtjen e kryengritjes shkruan njė tjetėr historianshkrues antik, « shumė njerėz humbėn dhe u shpenzua njė sasi e madhe tė hollash. Sepse gjatė kėsaj lufte u desh tė mblidhej shumė ushtri, ndėrsa plaēka e luftės ka qenė shumė e paktė ». Pasojat e kryengritjes sė madhe ilire, dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Romake, qė nuk dispononte mjete tė mjaftueshme pėr njė luftė tė re, u dukėn shumė qartė nė disfatėn e nė humbjen e tri legjioneve nė pyllin e Teutiburgut nė viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilirėve e viteve 6-9 krijoi nė Perandori njė situatė tė nderė e tė vėshtirė. Ajo i dha fund periudhės agresive tė politikės sė jashtme tė Oktavianit. Shteti romak u detyrua tė hiqte dorė nga politika e tij pushtuese kundėr markomanėve gjermanikė dhe Evropės Qendrore.

    Raprezaljet qė bėnė romakėt nė viset ku shpėrtheu kryengritja qenė tė tmerrshme. Kryengritėsve iu mor toka dhe ēdo gjė qė kishin; disave u prenė duart, kurse shumė tė tjerė u shitėn si skllevėr. Vetėm pas mė shumė se njė shekulli e gjysmė luftimesh pushtuesit romakė mundėn tė mposhtnin qėndresėn e armatosur tė ilirėve dhe t’i nėnshtronin « nė njė farė mėnyre ». Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirisė « ka filluar prej shumė kohėsh dhe nė disa vise nuk ka pushuar as sot e kėsaj dite pėr shkak tė kryengritjeve... ». « Romakėt po ngrehin lėmet nė shtėpitė e tyre ». Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e. sonė ndonėse nuk pati lėvizje tė mėdha tė organizuara tė ilirėve kundėr romakėve, qėndresa e ilirėve ndaj pushtuesve, e sidomos kundėr romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatė.

  3. #43
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    K R E U V I I I






    ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E ZGJERIMIT DHE TĖ RĖNIES SĖ PERANDORISĖ ROMAKE









    1. GJENDJA EKONOMIKO - SHOQĖRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISĖ NĖ SHEK. I-III E. SONĖ




    Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e. sonė. Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, « romanizimin » e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.




    Marrėdhėniet agrare. Krijimi i latifondeve




    Qė nė shek. I p.e. sonė, por nė mėnyrė tė veēantė pas shek. I e. sonė, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin nė viset ilire tė njė politike agrare, nė thelb tė sė cilės ishte marrja me forcė, konfiskimi i tokave mė tė mira e pjellore, tė cilat i shpalli « ager publicus », prona tė shtetit romak. Njė pjesė tė madhe tė tokave tė konfiskuara Roma ua dha qytetarėve romakė, kolonistėve romakė e italikė dhe veteranėve tė ushtrisė, tė cilėt banonin nė periferinė e qyteteve, duke i shndėrruar nė toka tė qyteteve qė qenė kthyer nė koloni e nė municipe. Por nga fondi i tokave tė grabitura morėn prona edhe pėrfaqėsuesit e aristokracisė tokėsore; nė kėtė mėnyrė nė Iliri u krijuan ekonomitė e mėdha bujqėsore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht nė fushat, zonat e ulėta kodrinore dhe nė luginat e ulėta tė lumenjve, mė tepėr pranė rrugėve tė mėdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqėsore qendėrbanimet e mėdha. Nga burimet e shkruara del se zotėrime tė mėdha tokash, latifonde ka pasur nė krahinat bregdetare dhe nė fushat e brendshme. Pėrreth Buthrotit ka pasur prona tė mėdha tokėsore Pompon Atiku, qė i pėrkiste parisė skllavopronare romake, kurse nė rrethet e kolonive tė Ulpianės e tė Skupit, nė Dardani, zotėronte prona tė gjera tokėsore familja patrice romake e Turėve.

    Me gjithė konfiskimet tokėsore pushtuesit romakė i lanė toka edhe popullsisė ilire dhe nė kėtė drejtim vepruan sipas qėndrimit qė mbanin kundrejt fiseve tė ndryshme. Nė mėnyrė tė veēantė pronat tokėsore tė vendasve u ruajtėn nė viset e brendshme ilire, ku nė shekujt e parė tė erės sonė, njė pjesė e madhe e popullsisė jetonte, ende nė fshatra, e organizuar nė bashkėsi fshatare. Pjesėtarėt e kėtyre bashkėsive fshatare, krahas pronės sė pėrbashkėt, kullotave, djerrinave e pyjeve zotėronin ngastra toke, tė cilat i punonin vetė, me mjetet e tyre.

    Skllavopronarėt romakė, pas tyre dhe paria ilire, vazhduan tė konfiskonin tokat duke bėrė pėrpjekje tė reja pėr t’i rritur pronat e tyre tokėsore. Tė dhėnat mbishkrimore tregojnė se nė fillim tė shek. II tė erės sonė, territori bujqėsor i qytetit tė Dyrrahut arrinte deri nė Skampin (Elbasan) qė ishte njė fshat « vicus » i varur nga Dyrrahu. Mbishkrimet latine, tė zbuluara nė fshatra tė ndryshme tė fushės sė Tiranės dhe qė i takojnė shek. I tė erės sonė mbajnė emra jo ilire, ēka do tė thotė se edhe nė kėtė zonė pronat bujqėsore u ishin marrė vendėsve. Nė lidhje me grabitjen e tokave tė bashkėsive fshatare vendėse me shumė interes ėshtė njė mbishkrim i shek. II tė erės sonė i zbuluar nė tokat e orestėve, qė banonin nė krahinat kufitare juglindore ilire. Nė kėtė dokument mbishkrimor, i gjetur pranė Vatinės, theksohet e drejta e njohur e orestėve pėr zotėrimin e tokave shtetėrore nė territorin e qytetit Vatina. Nė mbishkrim theksohet gjithashtu se nga kjo e drejtė pėrjashtohen « tė huajt », nė kėtė rast pronarėt romakė tė tokave qė kėrkonin tė zgjeronin pronat e tyre tokėsore. Njė organizim tė ngjashėm me orestėt, pra edhe marrėdhėnie agrare tė ngjashme me ta kanė pasur edhe dasaretėt. Njė veēanti e krahinave tė banuara nga orestėt, dasaretėt dhe popullsitė e tjera malėsore tė Ilirisė Juglindore ėshtė mungesa, nė gjetjet arkeologjike, e dokumenteve mbishkrimore nė gjuhėn latine. Kjo mungesė mund tė shpjegohet vetėm me njė status tė posaēėm tė kėtyre krahinave ilire.

    Marrėdhėniet e reja agrare tė vendosura nė Iliri gjatė sundimit romak e keqėsuan shumė gjendjen sidomos tė asaj pjese tė fshatarėsisė ilire qė i ishin grabitur tokat.Fshatarėt e mbetur pa tokė u detyruan tė iknin dhe tė kėrkonin punė si argatė nė qytetet dhe nė minierat. Ata qė mbeteshin nė fshat pėr tė jetuar, u shtrėnguan tė punonin si mėditės - arrendatorė -nė pronat tokėsore tė qyteteve dhe tė latifondistėve romakė. Nė veprėn e tij «Mbi ekonominė fshatare » shkrimtari romak Varroni shkruan pėr ekzistencėn nė shek. I tė erės sonė tė fshatarėve tė varur, tė skllavėruar nė borxhe, tė cilėt ai i quan « obaerati », qė sipas tij gjendeshin me shumicė nė Iliri dhe punonin nė vende e nė kushte tė vėshtira. Edhe gjendja e fshatarėve tė lirė nuk ishte aspak e mirė; mbi ta rėndonin taksa e detyrime tė ndryshme, tė cilat i ēuan nė shkatėrrim tė plotė. Shumė prej fshatarėve tė shpronėsuar, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar jetėn hynin nė borxhe, shpeshherė duke u kthyer edhe nė skllevėr. Skllevėrit nė pėrgjithėsi i bėnin punimet bujqėsore nė latifondet dhe nė pronat tokėsore tė qyteteve.

    Zhvillimi i ekonomive bujqėsore nė territoret e konfiskuara nga qytetet, rritja e pronave tė mėdha tokėsore e shpejtoi procesin e zėvendėsimit tė pronės sė pėrbashkėt (prona kolektiveu bė pronė e « shtetit romak ») me atė private dhe pati si pasojė shtrirjen dhe thellimin mė tej tė marrėdhėnieve skllavopronare nė fshatin ilir. Ky proces preku edhe pronat e vogla private nė ato vise qė hynin nėn administrimin e qyteteve ose ku kishte mundėsi tė zhvilloheshin latifondet. Mė pas u bėnė pėrpjekje pėr t’i shtrirė marrėdhėniet e reja agrare edhe nė viset e brendshme. Megjithatė, nė krahinat e brendshme ilire vazhdoi tė ruhej edhe prona e vogėl tokėsore dhe fshatarėt e lirė. Nė kėto krahina blegtoria, krahas bujqėsisė, mbeti njė degė e fuqishme e ekonomisė sė popullsisė ilire.





    Qytetet





    Duke filluar nga shek. I i e. sonė nė krahinat ilire ndodhėn ndryshime edhe nė jetėn qytetare. Kėto ndryshime u bėnė natyrisht nė pajtim me traditat vendase tė urbanizimit dhe me kushtet e reja politiko-ekonomike tė krijuara nė tre shekujt e parė tė erės sonė. Kėshtu nė Ilirinė e Jugut dhe nė Epir, gjatė shekujve tė mėsipėrm nuk u ngritėn qytete tė reja, madje nė krahasim me periudhėn pararendėse numri i tyre u pakėsua. Nuk kanė tė bėjnė me procesin e urbanizimit tė asaj kohe, disa kėshtjella (castra), me karakter thjesht ushtarak, tė cilat u ngritėn gjatė rrugėve mė tė rėndėsishme.

    Me pushtimin romak dhe me organizimin administrativo-ekonomik provincial pjesa mė e madhe e qyteteve autoktone nuk i kishin mė funksionet ekonomike e politike qė kishin pasur mė parė dhe, duke mos pasur mundėsi tė zhvilloheshin mė tej, filluan tė bien. Nė kushte tė tilla banorėt e disa qyteteve e qytezave tė fortifikuara ilire braktisėn vendbanimet kodrinore- malore dhe zbritėn nė fushė. Disa prej tyre, megjithėse u kthyen administrativisht nė gjendjen e fshatrave, nuk kanė pushuar sė qeni qendra qytetare, tė tjerat u bėnė vendbanime fshatare duke u marrė kryesisht me bujqėsi. Pati edhe ndonjė qendėrbanimi tė fortifikuar ilire, qė duke pasur qysh nė fillim karakter mbrojtės u shndėrrua si qendėr e njė garnizoni ushtarak romak.

    Shpėtuan nga rrėnimi pėr dy-tre shekuj pak qytete qė pėrfituan nga politika e diferencuar qė zbatuan nė fillim autoritetet pushtuese romake. Kjo politikė mbėshtetej nė qėndrimin proromak tė disa qyteteve gjatė periudhės sė luftėrave iliro-romake dhe ndikohej nga fakti se romakėt pėr njė farė kohe nuk qenė nė gjendje tė qeverisnin drejtpėrdrejt tė gjitha krahinat bashkė me tė gjitha qytetet e pushtuara. Nė krye tė kėtyre qyteteve ishte ai i Apolonisė, ku u ruajtėn krahas autonomisė sė brendshme edhe traditat kulturore-artistike helenistike, gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri nė fillim tė shek. III tė erės sonė. Statusin e vjetėr dhe njė autonomi tė brendshme ruajtėn edhe qytetet Amantia e Foinike.

    Njė impuls tė ri nė zhvillimin e tyre ekonomik e kulturor patėn nė tė gjithė Ilirinė qytetet qė morėn statusin e kolonisė dhe tė municipit. Nė Ilirinė e Jugut koloni romake u bėnė Skodra, Dyrrahu, Bylisi dhe Buthroti, kurse nė Ilirinė e Veriut dhe tė brendshme si koloni tė rėndėsishme qenė Narona, Salona, Jader, Epidauri dhe Skupi. Tė dhėnat qė kemi pėr kėto koloni tregojnė se njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė tyre pėrbėhej nga italikė tė ardhur aty, nga veteranė tė legjioneve romake dhe banorė me prejardhje nga Lindja. Kjo popullsi, pavarėsisht nga pėrbėrja etnike, kishte tė drejtėn e qytetarisė romake dhe formonte shtresėn mė tė pasur tė qyteteve. Nė duart e saj ishin pėrqendruar postet mė tė rėndėsishme administrative. Mbajtja e tyre, qė konsiderohej detyrė nderi, ishte e lidhur edhe me detyrime nė fushėn e ndėrtimeve, tė zbukurimit tė qyteteve etj.. Pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur, kalorėt, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftėrat e pėrgjakshme tė gladiatorėve. Tė hollat pėr tė gjitha kėto nxirreshin nga puna e skllevėrve dhe e masės sė gjerė tė popullsisė sė varfėr.

    Nė pėrbėrjen e shtresave tė larta ka pasur edhe ilirė tė pasur, pėrfaqėsues tė shtresės skllavopronare ose tė parisė sė vjetėr fisnore, tė cilėt kishin marrė qytetarinė romake. Nė njė situatė tė tillė, paria provinciale ilire, si njė shtresė e privilegjuar, e cila mė tė shumtėn i pėrkiste shtresės sė kalorėve dhe prej nga dilnin edhe komandatė ushtarakė, u bė njė pėrkrahėse e shtetit romak, sepse ajo shihte te pushteti i fortė perandorak mbrojtėsin e interesave tė saj. Shtresat e tjera tė popullsisė sė lirė, me tė drejta qytetare, pėrbėheshin nga pronarėt e vegjėl tė tokave, zejtarėt e tregtarėt. Banorėt vendės qė nė to kanė qenė tė paktė, sepse qenė dėbuar qė nė fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqėsore, nuk kishin tė drejta politike dhe kryenin punė tė rėnda si punėtorė krahu, druvarė, barinj etj..

    Kolonitė, bashkė me municipet, kanė qenė baza ekonomike tė Romės dhe njėkohėsisht bėrthama pėrēuese tė politikės sė asimilimit tė popullsisė ilire. Veprimtaria ekonomike e kulturore e tyre ka qenė e lidhur ngushtė me Romėn e modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qenė gjuha latine. Institucionet municipale ishin tė njėjta nė tė gjitha qytetet-koloni tė Ilirisė dhe ishin organizuar sipas shembullit tė Romės. Organ drejtues ka qenė kėshilli i qytetit ordo decuriorum, i cili vendoste pėr ēėshtjet mė me rėndėsi. Pushteti ekzekutiv ushtrohej nga njė kolegj prej dy magjistratėsh tė lartė, tė zgjedhur pėr 5 vjet, duumviri quinquennales. Funksionarė tė tjerė tė qytetit ishin edilet (aediles), tė cilėt kujdeseshin pėr ndėrtimet publike e furnizimin e popullsisė, kuestorėt (questores), qė kishin nėn kontrollin e tyre arkėn e shtetit. Nė administrimin e qytetit njė detyrė e lartė ka qenė detyra e mbrojtėsit ose e patronit tė kolonisė (patronus coloniae), i cili ishte i ngarkuar nga perandori pėr tė mbrojtur interesat e saj.

    Nė krahinat ilire, pėrveē qyteteve-koloni nė shekujt e parė tė erės sonė njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur disa qendėrbanime tė vogla tė quajtura municipe, tė cilat kanė pasur njė vetėqeverisje mė tė kufizuar. Municipet zotėronin gjithashtu prona tokėsore nė periferinė e afėrt; zejtaria e tregtia nuk kanė qenė aq tė zhvilluara dhe nė pėrgjithėsi nė kėto qendėrbanime nuk ka pasur institucione, qė ishin karakteristike pėr kolonitė. Municipe ka pasur edhe nė viset e brendshme, disa prej tė cilave kanė qenė lidhur me minierat. Njė municip i tillė ka qenė Ulpiana nė Dardani (afėr Prishtinės), e ngritur nė fillim tė shek. II tė erės sonė pranė njė qendre minerare, qė u bė shpejt qendra kryesore e krahinės. Nė municipet e zonave tė brendshme popullsia ishte thuajse tėrėsisht vendase, nė to puna e skllevėrve ka qenė pėrdorur fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kurse banorėt ilirė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė qenė marrė me bujqėsi e blegtori. Nė kėto qendėrbanime u ruajtėn mė tė forta traditat e lashta vendėse dhe politika asimiluese e shtetit romak gjeti njė kundėrshtim e njė qėndresė mė tė madhe se nė rajonet bregdetare.

    Burimet e shkruara antike tregojnė pėr ekzistencėn nė Iliri tė disa qendėrbanimeve tė vogla tė fortifikuara, tė cilat i quajnė castella ose oppida (kėshtjella apo qyteza), banorėt e tė cilave nuk kishin tė drejtėn e qytetarisė romake. Kėto kėshtjella e qyteza ilire ishin edhe qendra tė njėsive krahinore tė brendshme civitates-ve, ku qenė vendosur paria vendase dhe autoritetet provinciale tė perandorisė qė zbatonin politikėn sunduese tė saj.

  4. #44
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Zejtaria, tregtia dhe komunikacioni




    Zhvillimi i mėtejshėm i qyteteve dhe lulėzimi i jetės qytetare nė shekujt e parė tė erės sonė nė provincat ilire ka qenė i lidhur ngushtė me zhvillimin qė morėn degėt e ndryshme tė ekonomisė, zejtaria, tregtia dhe bashkė me ta rrjeti i komunikacionit. Me gjithė ngritjen qė pati nė dy shekujt e parė tė perandorisė provinca e Maqedonisė, ku qenė pėrfshirė edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, kėto nuk arritėn gjendjen qė kishin pasur nė kohėn kur qenė tė pavarura. Ndryshe prej tyre, nė krahinat e brendshme e tė veriut, nė Dalmati, Panoni, Dardani etj., vendosja e mėnyrės antike (romake) tė prodhimit u pasua nga njė zhvillim ekonomik mė i lartė se ai qė kishin pasur mė parė.

    Nė kėtė periudhė u zhvilluan nė Iliri ato degė tė zejtarive, prodhimet e tė cilave ishin tė destinuara pėr tė plotėsuar kėrkesat e njė rrethi tė gjerė konsumatorėsh, nė radhė tė parė tė vendasve. Nė kėtė kategori hynin veglat e punės, orenditė shtėpiake, enėt prej balte, qelqi dhe stolitė. Zhvillimi i metalurgjisė dhe i disa zejeve tė rėndėsishme u pasua me futjen nė pėrdorim tė njė sėrė veglash tė reja pune, tė cilat e shtuan edhe mė tej prodhimin. Njėkohėsisht vėrehet edhe krijimi, sidomos nė qytetet e mėdha, tė punishteve, tė cilat i zotėronin skllavopronarė tė njohur italikė, sikurse ėshtė rasti i kandilave prej balte tė pjekur tė prodhuar nė Bylis nga firmat e njohura FORTIS e FELIX tė Italisė sė Veriut, tė cilat ishin llogaritur gjithashtu pėr tregun vendės. Nga fundi i shek. I dhe sidomos nė shek. II tė e. sonė bėhet i zakonshėm edhe nė provincat prodhimi i kandilave me firmė, me kallėpe tė sjella nga Italia. Nė qytetet e mėdha ku zejtaria ka qenė mė e zhvilluar zejtarėt ishin tė bashkuar sipas zejeve nė shoqata (collegia). Disa mbishkrime tė zbuluara pėrmendin kolegjet e zejtarėve qė punonin hekurin, gurin e drurin. Shumė qytete tė Ilirisė kanė qenė tė njohura pėr prodhimin e tullave e tė tjegullave, tė armėve, tė tekstileve etj..

    Njė nga degėt e ekonomisė qė mori njė zhvillim tė madh nė krahinat ilire nė shek. I-III tė erės sonė dhe pėr tė cilėn pushtuesit treguan njė zell tė madh ka qenė shfrytėzimi i minierave. Pas pushtimit tė Ilirisė edhe minierat e arit, tė argjendit, tė bakrit e tė hekurit tė Dalmatisė, tė Dardanisė e tė viseve tė pirustėve u bėnė prona tė shtetit romak dhe patėn njė rėndėsi tė madhe pėr perandorinė. Shfrytėzimin e minierave perandorake ose e bėnte vetė shteti ose ua jepte sipėrmarrėsve tė vegjėl romakė. Nė minierat punonin, nė kushte tė kėqija, skllevėrit dhe banorėt e lirė vendės. Minierat e provincave ilire filluan tė shfrytėzoheshin nė mėnyrė intensive nė shek. II e. sonė. Flori, historian i shek. I-II tė e. sonė, tregon se pas kryengritjes sė viteve 6-9 romakėt i shtrėnguan dalmatėt « tė gėrmojnė tokėn dhe tė nxjerrin prej saj arin ». Mė vonė minatorėt dalmatė e pirustėt u dėrguan me forcė pėr tė punuar nė minierat e provincės sė Dakisė.

    Njė rol jo tė vogėl nė jetėn e krahinave ilire ka luajtur edhe tregtia. Mė e zhvilluar ishte tregtia qė bėnin qytetet si qendra tė prodhimit zejtar me periferinė e tyre bujqėsore dhe me viset e brendshme, nė tė cilėn merrnin pjesė gjerėsisht shtresat e gjera tė popullsisė vendėse. Njė zhvillim tė madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo qė bėhej nė Gadishullin Italik e nė provincat mesdhetare tė perandorisė, qė ishte nė duart e shtresės sė tregtarėve negotiatores, tė cilėt u dukėn nė viset ilire qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e. sonė. Nga tregtia pėrfituan ato krahina qė ishin nė afėrsi tė qendrave tė mėdha tregtare ose tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacionit. Qendra tė rėndėsishme tregtare tė kėsaj kohe qenė Dyrrahu, Salona, Jader etj., nė skelat e tė cilave shkarkoheshin mallra tė ndryshme qė drejtoheshin nga perėndimi nė lindje dhe anasjelltas. Sipas njė burimi tė shkruar, nga krahinat dardane eksportohej djathė, kurse Dalmatia, pėrveē djathit, eksportonte lėndė druri tė pėrshtatshme pėr ndėrtime dhe hekur.

    Qytetet dhe qendėrbanimet e rėndėsishme tė provincave ilire tė kėsaj kohe kanė qenė lidhur me rrugė. Shteti romak, fill pas pushtimit tė tyre, nisi ndėrtimin e rrugėve tė reja dhe rregullimin e rrugėve tė vjetra. Njė rrugė e njohur dhe e rrahur ka qenė rruga Egnacia (e ndėrtuar fill pas formimit tė provincės sė Maqedonisė (mesi i shek. II p.e. sonė), mbi rrugėn mė tė vjetėr tė Kandavisė), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar nėpėr Thesalonik arrinte nė Bizant (Kostandinopojėn e mėvonshme), pasi kishte pėrshkuar njė pjesė tė mirė tė krahinave jugore tė Ballkanit. Sipas Strabonit, rruga Egnacia ka qenė e gjatė 553 milje, afėrsisht 830 km. Ajo ishte rruga mė e shkurtėr dhe mė e sigurt midis Italisė sė Jugut, Greqisė Veriore, Maqedonisė e Azisė sė Vogėl. Njė rrugė e rėndėsishme transballkanike ka qenė edhe ajo qė nisej nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte nėpėr Lis, kapėrcente Drinin dhe dilte nė Dardani duke arritur nė Nais. Nė Nais ajo lidhej me rrugėn qė vinte nga Veriu (Danubi), nga Singiduni e Viminaci dhe qė mbaronte nė Thesalonik. Rrugė tė tjera tė dorės sė parė kalonin gjatė bregdetit pėr nė veri dhe pėr nė jug. Tė dhėna mė tė plota pėr kėto rrugė gjenden nė itineraret (lista rrugėsh e harta grafik, tė hartuara qė nė fillim tė shek. III e. sonė), qė janė njė burim i ēmueshėm pėr rrugėt e lashta, ku jepen edhe emrat e vendbanimeve dhe situata gjeografike. Mjetet e nevojshme pėr ndėrtimin e rrugėve dhe krahėt e punės romakėt i nxirrnin nga popullsia vendase. Gjatė kėtyre udhėve ka pasur vende pėr kėmbimin e kuajve (mutatio) dhe stacione tė posaēme me bujtina (mansio).






    Organizimi administrativ i Ilirisė





    Nė fund tė shek. I p.e. sonė u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), ku qenė pėrfshirė krahinat e Ilirisė Veriore. Provinca e Ilirikut pėrfshinte njė territor shumė tė gjerė: nė veri arrinte deri nė Danub, kurse nė jug deri te lumi Mat; nė lindje provinca e Ilirikut shtrihej nė qendėr tė Ballkanit, duke pėrfshirė nė pėrbėrjen e saj edhe territorin e Serbisė sė sotme. Ndryshimet qė ekzistonin midis krahinave perėndimore bregdetare dhe atyre tė brendshme malore bėnė
    tė nevojshėm krijimin nė pjesėn qendrore tė Ilirisė tė njė province tjetėr. Provinca e Mėzisė -me kėtė emėr u quajt provinca e re - pėrfshinte edhe Dardaninė, e cila deri atėhere kishte bėrė pjesė nė provincėn e Maqedonisė.

    Kryengritjet dhe nė pėrgjithėsi kundėrshtimi qė iu bė pushtimit nė viset ilire, sidomos nė ato tė provincės sė Ilirikut e detyruan shtetin romak tė rishikojė marrėdhėniet me provincat dhe tė riorganizojė aparatin administrativ. Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e. sonė provinca e Ilirikut u nda mė dysh: nė jug u krijua provinca e Dalmatisė dhe nė veri ajo e Panonisė. Nė etapėn e fundit tė organizimit administrativ tė provincave ilire, nga Perandoria
    e hershme Romake (shek. II e. sonė), u krijua provinca e Epirit, ku u futėn krahinat ilire nė jug tė Vjosės, i gjithė Epiri dhe Akarnania e Etolia, nė jug tė tij.

    Provincat e nėnshtruara e tė qetėsuara nė njė farė mėnyre, ishin nėn mbikėqyrjen e senatit romak, kurse provincat qė kishin rėndėsi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt dhe ku ishte e nevojshme tė mbaheshin reparte ushtarake, vareshin drejtpėrdrejt nga perandori. Nė Iliri provinca perandorake ishin Panonia, Dalmatia, Mėzia e Epiri, kurse Maqedonia ishte provincė e varur nga senati. Nė krye tė provincave qėndronin sundimtarė tė posaēėm, mėkėmbėsit, tė cilėt sipas rėndėsisė sė provincave ishin tė rangjeve tė ndryshme. Nė provincėn perandorake tė Dalmatisė, mėkėmbėsi ishte nė rangun e konsullit (legatus) (Augustipropraetore). Provinca e Epirit hynte nė grupin e provincave tė dorės sė dytė dhe sundohej nga mėkėmbės qė vinin nga shtresa e kalorėve romakė. Nė krye tė provincės sė Maqedonisė kanė qenė vėnė senatorė nė rangun e propretorit.

    Mėkėmbėsit emėroheshin nė administrimin e provincės pėr njė vit, duke pasur edhe funksionin e lartė gjyqėsor dhe politikėn fiskale. Nė provincat ku mbaheshin reparte ushtarake ata kishin nė dorė edhe pushtetin ushtarak. Mėkėmbėsit kanė qenė zotėr tė vėrtetė tė provincave dhe kanė pasur njė pushtet tė pakufizuar. Veprimtaria e mėkėmbėsve nė provincat ka qenė jashtė ēdo kontrolli, ata kishin nė duart e tyre jetėn e banorėve tė provincave dhe shfrytėzonin postin e tyre pėr interesat vetjake, duke shtuar pasurinė e tyre me anė tė grabitjeve sistematike. Nė pėrgjithėsi veprimet e mėkėmbėsve tė provincave karakterizoheshin nga njė arbitraritet i theksuar. Shembull i abuzimeve dhe i plaēkitjeve tė sundimtarėve romakė, i shthurjes dhe i paligjshmėrisė sė plotė nė provincat, ishte bėrė provinca e Maqedonisė, gjatė sundimit tė mėkėmbėsit romak Kalpurn Pizonit, nė vitet 57-55 p.e. sonė. Nė njė ligjėratė tė mbajtur kundėr Pizonit, oratori i njohur romak Ciceroni, e ka pėrshkruar gjendjen e krahinave ilire nė provincėn e Maqedonisė tė asaj kohe me kėto fjalė:

    « Dyrrahu e Apolonia tė shkatėrruara... parthinėt e bylinėt tė gėnjyer, Epiri krejt i shkatėrruar... tė gjithė kanė provuar se ti kishe ardhur vetėm pėr t’i vjedhur, plaēkitur, keqpėrdorur dhe trajtuar si armiq... ».

    Nė provincat ilire mėkėmbėsit kishin mjaft nėpunės ndihmės, midis tyre ishin kuestorėt qė merreshin me financat, prokuratorėt qė drejtonin degė tė ndryshme tė ekonomisė dhe legatėt qė kryenin detyrat e tyre nė ushtri dhe nė gjyqe. Njė detyrė themelore e mėkėmbėsve dhe e ndihmėsve tė tyre ka qenė mbledhja e taksave nga popullsia ilire. Shteti romak kishte pėrpunuar njė sistem tė hollėsishėm tė nxjerrjes sė taksave dhe tė detyrimeve tė tjera nė popullsitė e viseve tė pushtuara. Taksat kryesore kanė qenė ato qė paguheshin pėr tokėn dhe ato pėr frymė (tributum soli dhe tributum capiti). Baza e sistemit fiskal romak ka qenė regjistrimi i pasurisė. Me caktimin e taksave janė marrė prokuratorėt, tė cilėt i caktonin ato sipas tė ardhurave, sipėrfaqes dhe cilėsisė sė tokės. Kėto taksa, nė fillim i paguanin vetėm banorėt vendės, tė cilėt romakėt i quanin « peregrini » (tė huaj). Mė vonė taksat u shtrinė edhe mbi qytetarėt romakė tė vendosur nė provincat ilire.

    Pėrveē taksave tė drejtpėrdrejta, popullsia vendėse ka qenė e shtrėnguar tė paguante edhe taksa tė tjera tė tėrthorta, qė merreshin pjesėrisht nė tė holla e pjesėrisht nė natyrė, si p.sh. taksėn pėr ndėrtimin e rrugėve, pėr pyllin, pėr peshkimin dhe taksėn doganore. Taksa doganore apo e kufirit paguhej pėr disa mallra tė importuara qė kalonin nėpėr rrugėt tokėsore lumore ose detare nga njė njėsi administrative-doganore nė tjetrėn. Njė njėsi doganore mė vete pėrbėnte Iliriku (portorium Illyrici), nė tė cilėn qenė pėrfshirė provinca e Dalmatisė, e Panonisė, e Mėzisė, e Norikut dhe mė vonė provinca e Dakisė. Nga banorėt e provincave ilire nxirreshin shuma tė mėdha nė tė holla pėr mbajtjen e administratės romake dhe tė reparteve ushtarake tė dislokuara nė to. Tė gjitha taksat e abuzimet e nėpunėsve romakė rėndonin thuajse tėrėsisht mbi popullsinė e thjeshtė. Pėrfaqėsuesit e pushtetit perandorak, legatėt, prokuratorėt, fajdexhinjtė e tregtarėt italikė i shihnin provincat si objekt grabitjeje. Njė nga provincat qė u shkatėrrua shpejt nga veprimtaria grabitqare e sundimtarėve romakė ka qenė provinca e Maqedonisė. Pasiguria e krijuar nė kėtė provincė, kundėrshtimet dhe kryengritjet e banorėve tė saj kundėr qeveritarėve romakė, bėnė qė mė vonė ajo tė kthehej nga njė provincė e administruar nga senati nė njė provincė perandorake.

    Grabitjet dhe barra e rėndė e taksave kanė qenė mė tė theksuara nė krahinat bregdetare dhe nė ato tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacioneve, ku kishte gjithfarė nėpunėsish romakė. Nė viset e brendshme dhe nė krahinat malore tė provincave ilire, pushtuesit romakė nuk mund tė vendosnin marrėdhėnie tė tilla vartėsie as edhe tė nėnshtronin plotėsisht banorėt vendės ndaj autoriteteve shfrytėzuese tė perandorisė. Shumė krahina e bashkėsi territoriale ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė njė vetadministrim tė brendshėm. Kėto bashkėsi, tė quajtura civitates, ishin tė pėrbėra nga qendėrbanime tė vogla e fshatra qė kishin pėrreth tyre njė territor bujqėsor tė gjerė, qė shtrihej nė kufijtė e vjetėr tė popullsive ilire dhe qė ishte pjesėrisht tokė private dhe pjesėrisht pronė e pėrbashkėt. Nė krye tė civitates-ve ka pasur njė prefekt (praefectus civitatis) qė zakonisht zgjidhej midis ushtarakėve tė reparteve tė afėrta. Nė kėto bashkėsi prefektėt ushtronin autoritetin e tyre nė emėr tė shtetit romak, pa pėlqimin e tė cilit nuk mund tė merrej asnjė vendim. Mė vonė oficerėt romakė u zėvendėsuan nga pėrfaqėsues tė parisė vendėse qė kishin marrė qytetarinė romake. Duke organizuar bashkėsitė vendėse sundimtarėt romakė, mundėn tė siguronin njė farė kontrolli mbi popullsinė vendėse dhe ta tėrhiqnin atė nė jetėn e shtetit romak. Nė burimet mbishkrimore pėrfaqėsuesit e parisė ilire tė vėnė nė krye tė bashkėsive autonome, si p.sh. te dalmatėt, japodėt, desidiatėt e dokleatėt, janė quajtur praepositi (kryetarė). Pranė tyre ka pasur edhe njė kėshill fisnor, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė ndryshėm tė parisė vendėse, principes, qė ishin gjithashtu njerėz tė besuar tė Romės. Kjo shtresė e parisė ilire erdhi gjithnjė duke u kufizuar; nga gjiri i saj kanė dalė mė vonė ata qė bėnė pėrpjekjet e fundit, por pa rezultat, pėr tė mėkėmbur perandorinė e hershme romake dhe pėr tė mbajtur gjallė skllavopronarinė qė ishte nė shthurje e sipėr.

    Pėr tė lehtėsuar sundimin e tyre romakėt krijuan krahina tė mėdha gjuhėsore-administrative, tė quajtura kuvende (conventus provinciae). Nė provincėn e Dalmatisė ka pasur tri kuvende. Nė kuvende merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese tė qyteteve dhe tė parisė ilire tė bashkėsive territoriale; midis tyre zgjidhej pėr njė vit, kryetari i kuvendit dhe prifti i kultit tė perandorit.

  5. #45
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    2. ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E RĖNIES SĖ PERANDORISĖ ROMAKE





    Historia e ilirėve gjatė shek. IV, V e VI e. sonė, njė periudhė qė ka tė bėjė me krizėn e sistemit antik tė prodhimit dhe me rėnien e Perandorisė Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve tė parė tė erės sonė ka mbetur mė pak e studiuar. Vėmendjen e studiuesve pėr kėtė periudhė e kanė tėrhequr sulmet e « barbarėve » dhe luftėrat qė Perandoria Romake dhe mė
    pas perandoria e hershme bizantine kanė bėrė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė. Nuk ka munguar interesimi i historiografisė sė huaj edhe pėr « perandorėt ilirė », tė cilėt bėnė pėrpjekje pėr t’ia zgjatur jetėn Perandorisė Romake dhe njėkohėsisht rendit skllavopronar nė rėnie e sipėr.

    Kjo ėshtė, nė historinė e ilirėve, njė periudhė plot me ngjarje tė rėndėsishme, nė tė cilėn ndodhėn invazione e dyndje popujsh tė ndryshėm, qė u shoqėruan me ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI janė jo vetėm periudha e pėrballimit me sukses tė invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallėrimit tė ilirėve pas rėnies sė
    Perandorisė Romake, rigjallėrim qė shfaqet nė shumė aspekte tė jetės e tė kulturės sė tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qėndroi dyndjeve dhe invazioneve « barbare » duke ruajtur fizionominė e vet etnike. Kjo me tė drejtė ėshtė njohur si njė premisė themelore historike e etnogjenezės sė popullit shqiptar, sepse nė kėtė trevė, nė mesjetėn e hershme, u mbrujt kombėsia shqiptare.




    Kriza e sistemit antik tė prodhimit dhe e Perandorisė Romake




    Duke filluar nga shek. III e. sonė, nė Perandorinė Romake mėnyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundėsitė e saj pėr njė zhvillim tė mėtejshėm dhe filloi tė shkonte drejt rėnies. Skllavėria nuk sillte tė ardhura si mė parė. Rendimenti i skllevėrve, qė nuk kishin asnjė nxitje pėr punė, bėhej gjithnjė e mė i pakėt, kurse shfrytėzimi i tyre mė pak i leverdisshėm dhe skllevėrit e tepėrt ishin bėrė njė barrė e rėndė pėr pronarėt e tyre. Marrėdhėniet e vjetra po bėheshin njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit shoqėror. Filloi kėshtu kriza e pėrgjithshme e sistemit antik tė prodhimit.

    Nė fushėn e ekonomisė kriza u shfaq me rėnien e prodhimit, me varfėrimin e masave tė gjera tė popullsisė, dobėsimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave tė ndryshme. Nė shumė qytete pati njė ulje tė nivelit tė jetės, ēka ėshtė vėrejtur edhe nė zbulimet arkeologjike. Me rėnien e qendrave tė mėdha zejtare banorėt e provincave nisin t’i prodhojnė nė vend sendet pėr tė cilat kishin nevojė, por kėsaj radhe pėr njė rreth tė ngushtė konsumatorėsh. Nė gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe mė shumė roli i bujqėsisė. Ajo u bė dega vendimtare e prodhimit nė gjithė botėn antike. Ekonomia e latifondeve, qė ishte bazuar nė punėn e skllavit nuk sillte mė tė ardhura ndaj, ekonomia e vogėl u bė pėrsėri e vetmja formė e bujqėsisė qė sillte fitime.

    Banorėt e provincave mbetėn gjithnjė nėn presionin e vazhdueshėm tė taksave, prej tė cilave nėpunėsit perandorakė kėrkonin tė nxirrnin burime tė ardhurash sa mė tė mėdha. Burimet e shkruara antike pėrmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili qė nga fundi i shek. III e. sonė, duke mbledhur taksat nė mėnyrė tė padrejtė, i kishte dobėsuar krahinat veriore ilire, para se ato tė shkatėrroheshin nga barbarėt. Njė shenjė tjetėr e krizės ishte edhe dobėsimi i pushtetit qendror nė perandori. Gjendja e keqe e popullsisė qytetare e fshatare u bė shkak pėr shpėrthimin e kryengritjeve. Nė kryengritjet me skllevėrit e kolonėt u bashkuan si fshatarėt e varfėr, dhe vegjėlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellė regjimin perandorak. Shpeshherė perandorėt e sundimtarėt pėr tė shtypur kryengritjet e popullsive tė provincave kėrkonin ndihmėn e barbarėve. Kėshtu veproi perandori Honor me gotėt e udhėhequr nga Alariku: nė vitin 395 e.sonė kishin ngritur krye taulantėt dhe duke mos qenė nė gjendje tė shtypte « kryengritjen e shtetasve tė tij », Perandori dėrgoi kundėr ilirėve vizigotėt qė ishin futur asokohe nė Ballkan.

    Nė acarimin e krizės sė pėrgjithshme tė sistemit antik tė prodhimit njė rol jo tė vogėl kanė luajtur sulmet e « barbarėve ». Kufijtė veriorė e verilindorė qė nga shek. III e kėtej filluan tė sulmoheshin gjithnjė e mė shumė nga fise tė ndryshme « barbare ». Njė nga shfaqjet mė tė rėnda tė krizės qė ndikoi nė dobėsimin e perandorisė ka qenė edhe prirja e qarqeve sunduese tė provincave pėr t’u shkėputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta pėr pushtet ose lufta midis senatit e ushtrisė, midis perandorėve tė senatit e perandorėve tė ushtrisė, bashkė me ta edhe ndryshimet e shpeshta nė fron. Mbėshtetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bė ushtria. Nė periudhėn e krizės dhe pas saj, pjesa mė e madhe e ushtrisė vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Nė provincat periferike njė vend tė dorės sė parė zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku
    ishin pėrqendruar njėsi ushtarake tė shumta dhe ku prona e vogėl e tokės kishte njė peshė tė madhe. Ushtria, e cila vinte nga kėto shtresa, u bė mburoja e fundit e perandorisė dhe filloi tė luajė njė rol vendimtar nė ngjarjet politike tė kohės. Nga gjiri i saj u krijua njė pari e fortė provinciale e interesuar pėr ruajtjen e skllavopronarisė dhe e gatshme pėr tė luftuar kundėr skllevėrve, kolonėve dhe shtresave popullore, tė cilat ngrinin krye herė pas here Nė vitin 212 e. sonė, i imponuar nga fillimet e krizės dhe situata e krijuar si pasojė e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me anė tė tė cilit popullsive tė provincave tė konsideruara deri atėhere «tė huaja» iu dhanė tė drejtat e qytetarisė romake. Perandoria Romake e mori kėtė masė pėr tė zgjeruar bazėn shoqėrore mbi tė cilėn mbėshtetej pushteti qendror dhe pėr rėndėsinė qė kishin provincat e pasura tė Gadishullit Ballkanik.Nė kėtė mėnyrė u thellua edhe mė shumė procesi i «provincializmit» dhe i « barbarizmit » tė Perandorisė Romake. Masat e marra nga perandorėt nė shek. III dhe mė vonė nuk mundėn tė ndalonin krizėn e pėrgjithshme dhe tė ruanin skllavopronarinė. Kėtė nuk mundėn ta bėnin as disa nga pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese provinciale, tė cilėt arritėn tė bėhen edhe perandorė.

    Nė shekujt III-IV e. sonė, madje deri nė shek. IV nė krye tė Perandorisė Romake kanė qenė disa perandorė me prejardhje ilire. Perandorė « ushtarė » ilirė kanė qenė: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkėkohėse tregojnė se kėta perandorė, si pėrfaqėsues tė qarqeve sunduese provinciale, nė vija tė pėrgjithshme ndoqėn njė politikė, e cila synonte tė forconte pushtetin e perandorit, tė ruante skllavopronarinė dhe tė shtypte lėvizjet kryengritėse. Ata forcuan ushtrinė dhe me anėn e saj u pėrpoqėn tė mbronin kufijtė e perandorisė nga sulmet e jashtme. Figura mė kryesore midis perandorėve ilirė ka qenė Diokleciani, njė ilir nga qyteti Dioklea (nė provincėn e Dalmatisė), qė sundoi nė vitet 284-305. Diokleciani ndoqi tė njėjtėn politikė si paraardhėsit e tij, por ai bėri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda nė katėr prefektura dhe 12 dioceza. Nė pjesėn lindore tė saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej nė tri dioceza e nė disa provinca. Tokat shqiptare qė nga gjysma e parė e shek. IV, qenė pėrfshirė nė provincėn e Prevalit me qendėr Shkodrėn, ku bėnin pjesė Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipėria Veriore, nė provincėn e Dardanisė me qendėr Skupin, ku hynin pothuaj tė tėra krahinat e Kosovės sė sotme, nė provincėn e Epirit tė Ri me qendėr Dyrrahun, qė pėrmblidhte krahinat e Shqipėrisė Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe nė provincėn e Epirit tė Vjetėr, me qendėr Nikopolin, ku hynin tokat nė jug tė Vjosės deri nė gjirin e Prevezės.

    Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarė tė zgjedhur njėsi ushtarake tė lėvizshme, tė cilat nė kohė lufte shoqėronin sundimtarėt dhe nė kohė paqeje qėndronin si garnizone nė qytetet e kėshtjellat e provincave. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. III, por nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. IV nė provincat ilire u bėnė ndėrtime me karakter fortifikues dhe u hapėn e u riparuan rrugė tė ndryshme. Nė radhė tė parė kėto punime u bėnė nė provincat veriore dhe shėrbyen pėr mbrojtjen e kufijve nga sulmet e « barbarėve ». Por edhe nė provincat e brendshme jugore, po pėr qėllime ushtarake u rifortifikuan shumė qytete dhe u ngritėn kėshtjella tė reja. Ndryshe nga ato tė veriut, pėrveē detyrės sė mbrojtjes sė Perandorisė nga invazionet e « barbarėve », qė mund tė hynin nė Gadishullin Ballkanik, ato patėn edhe njė mision tjetėr, shėrbyen pėr qėndrimin e garnizoneve dhe pėr tė pėrballuar kryengritjet e vendėsve, tė cilat u shtuan nė situatėn e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar.

    Reformat administrative e ushtarake dhe ndėrtimet fortifikuese tė bėra nga Diokleciani e vonuan pak rėnien e Perandorisė Romake, por nuk mundėn ta ndalonin. Nė kėtė drejtim njė rol jo tė vogėl kanė luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundėr sulmeve tė barbarėve nė kufirin danubian. Kjo luftė kishte njė karakter tė dyfishtė pėr perandorėt e komandantėt ushtarakė ilirė, ishte njė luftė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, por edhe pėr mbrojtjen e Perandorisė me tė cilin ishin lidhur ngushtė interesat e tyre. Nė sajė tė disa masave qė mori paria e re provinciale, duke pėrfshirė edhe atė ilire, u bė e mundur tė pėrballohej pėr njė farė kohe kriza e Perandorisė Romake. Por ato nuk mundėn ta shmangnin atė.

  6. #46
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Tiparet e krizės nė provincat ilire




    Shthurja e sistemit antik tė prodhimit, qė pėrfshiu gjithė perandorinė dhe qė ishte arsyeja themelore e krizės sė saj, nuk pati kudo pėrpjesėtime tė njėjta. Nė Lindje dhe nė Ilirik, ku prona private ishte zhvilluar mė ngadalė, kjo krizė nuk qe aq katastrofike sa nė provincat perėndimore. Pas shek. III e. sonė edhe nė provincat ilire bujqėsia fitoi njė rėndėsi tė madhe. Nė fshatin
    ilir, deri nė fund tė shek. IV e. sonė ka pasur njė rritje tė prodhimit bujqėsor. Sipas burimeve tė shkruara nė Ilirik ka pasur fshatarė tė pasur qė kishin skllevėr, tė cilėt ishin, kryesisht, robėr lufte me origjinė gote. Nė provincat ilire, pėr njė farė kohe u gjallėruan edhe pronarėt e mėdhenj tė tokave, qė i shtuan pronat e tyre pas rėnies sė qyteteve. Por latifondet qenė relativisht tė pakta dhe tė kufizuara nė ultėsirat bregdetare.

    Me gjithė gjendjen e keqe qė u krijua nė Perandorinė Romake, nė provincat ilire fshatarėt e lirė mbetėn edhe pėr njė farė kohe njė forcė e madhe. Pėr ruajtjen e popullsisė sė lirė fshatare dhe pėr ta mbrojtur atė nga shkatėrrimi prej borxheve, ishin tė interesuar edhe perandorėt, tė cilėve u duhej si rezervė pėr ushtrinė dhe pėr taksat e ndryshme. Nė zonat e
    brendshme malore ilire kishte edhe bashkėsi fshatare, pjesėtarėt e tė cilave ishin zotėrues tokash.

    Zbulimet arkeologjike dėshmojnė pėr njė zhvillim tė bujqėsisė dhe tė vendbanimeve fshatare nė Iliri nė shek. III-IV. Veglat bujqėsore prej hekuri ishin tė zakonshme dhe mbizotėruese nė inventaret e varreve tė kėsaj kohe, qė u takonin vendbanimeve fshatare kryesisht tė vogla. Vendbanimet fshatare u shtuan edhe nė zonat e brendshme; disa prej tyre qenė lidhur me minierat e ndryshme, tė cilat nė kohėn e krizės kishin kaluar nė duart e banorėve vendas.

    Nė pronat bujqėsore tė provincave ilire filloi tė shtohet numri i kolonėve, njė dukuri qė njihej edhe mė parė. Kolonėt nė fillim kanė qenė qiramarrės tė lirė dhe vinin kryesisht nga radhėt e fshatarėve tė rrėnuar dhe tė mbetur pa tokė. Kolonė zunė tė bėheshin edhe robėrit e luftės. Borxhet, qė erdhėn duke u shtuar i shkatėrruan kolonėt, fillimisht tė lirė, dhe i bėnė pjesė tė pandarė tė tokės. Nė pėrgjithėsi gjendja e kolonėve edhe nė Ilirik ka qenė e keqe dhe nuk ndryshonte nga ajo e skllevėrve. Nė kushte tė tilla kolonėt braktisnin shpesh tokat dhe arratiseshin. Perandori Konstandin, me anė tė njė dekreti, kishte shpallur se tė gjithė ata qė fshihnin kolonėt e ikur gjobiteshin, kurse kolonėt e arratisur duhej tė ktheheshin me forcė nė vendbanimin e tyre. Ky ligj u pėrsėrit disa herė, por pa sukses. Nė vitin 371 tė e. sonė u lėshua njė urdhėr i posaēėm pėr kolonėt e Ilirikut. Tani ligjet ndalonin shitjen e kolonėve pa tokėn, kėshtu qė kėta tė fundit u shndėrruan nė njė shtresė shoqėrore qė lidhej me tokėn.

    Tė gjitha masat qė mori perandoria nė kohėn e krizės nė fushėn e marrėdhėnieve agrare kishin tė bėnin me politikėn fiskale tė saj. Taksat qė paguanin pronarėt e tokave caktoheshin jo vetėm sipas sipėrfaqes sė tokės qė ata kishin, por edhe nga numri i frymėve, i njerėzve qė punonin nė to. Kolonėt mbetėn tė lidhur me tokėn, ata ishin paraardhėsit e bujkrobėrve tė kohės sė mesjetės. Pas shek. III e. sonė kriza e tatėpjeta e pėrgjithshme pati pėrfshirė edhe mjaft qytete tė provincave ilire, sidomos tė atyre jugore, duke ndikuar nė rėnien e jetės qytetare, ndonėse jo nė atė masė si nė pjesėn perėndimore tė perandorisė. Qytete tė rėndėsishme, si Apolonia, Bylisi, Amantia, Foinike, Antigonea e ndonjė tjetėr qė si koloni, municip apo qytet « i lirė » i qenė pėrshtatur organizimit administrativ, me fillimin e krizės sė sistemit antik tė prodhimit e me rėnien e ekonomisė morėn tatėpjetėn pėr t’u zhdukur mė vonė bashkė me ato qytete ilire qė kishin filluar tė binin qė nė dy shekujt e parė tė erės sonė. Disa prej kėtyre qendrave tė vjetra qytetare nuk mundėn tė qėndrojnė si tė tilla edhe pse u bėnė qendra peshkopatash. Njė dukuri qė nis tė duket nė shek. IV e. sonė ka qenė ngritja e gjallėrimi i disa qytezave tė lashta e tė reja, tė fortifikuara me nismėn e fuqinė e popullsisė vendase, roli ekonomik i tė cilave u rrit, i ndihmuar nga kriza ekonomike e politike e perandorisė.

    Nė rrėnimin e qyteteve ndikuan faktorė tė ndryshėm. Sė pari, duhet theksuar rėnia e pronės sė vogėl e tė mesme bujqėsore tė lidhura me qytetin, tė cilat kishin ruajtur deri vonė tiparet e njė ekonomie skllavopronare. Gjatė shek. IV pronat tokėsore tė qyteteve u fortifikuan nga perandorėt dhe nga kleri kristian ose kaluan nė duart e pronarėve tė mėdhenj. Pronat e mėdha tokėsore dhe fshatrat me bashkėsi tė lira luanin asokohe njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė perandorisė. Nė kėto prona e fshatra u zhvillua edhe zejtaria, me tė cilėn u morėn nė latifondet skllevėrit e kolonėt dhe nė fshatrat zejtarėt e lirė. Pranė tyre u zhvendosėn njė pjesė e popullsisė sė qyteteve dhe u krijuan tregjet. Qytetet humbėn edhe autonominė e privilegjet e vjetra duke kaluar nėn vartėsinė e prokuratorėve, tė cilėt ishin emėruar nga sundimtarėt e provincave. Edhe gjendja e shtresės sė lartė qytetare ishte keqėsuar shumė. Kuritė qė kishin zėnė vendin e dekurionėve tė mėparshėm, tė cilėt mbanin ofiqet administrative nė qytetet, u pakėsuan. Ata jo vetėm qė duhej tė nxirrnin nga qytetet detyrimet e taksat, por ishin tė detyruar tė paguanin edhe vetė. Detyra e kurive u bė njė barrė e rėndė; nėn shtrėngimin e sundimtarėve, nė disa qytete ajo u bė e trashėgueshme. Kurialėt qė tė shpėtonin nga detyrimet e rėnda largoheshin nga qytetet, duke ikur nė fshat ose duke u futur nė ushtri. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV ndonjė perandor bėri pėrpjekje pėr tė rimėkėmbur kuritė qytetare, por pa sukses. Rendi i kurive e kishte jetuar kohėn e tij. Qytetet mbetėn nė duart e nėpunėsve perandorakė, tė cilėt u pasuruan nė sajė tė shpėrdorimeve qė bėnin nė kurriz tė shtresave tė ulėta qytetare. Kjo gjendje vazhdoi nė ato qytete qė pėrballuan krizėn.

    Nė provincat jugore jeta qytetare nuk u shua; pati edhe qytete, tė cilat mbetėn si qendėrbanime tė rėndėsishme, sidomos nė ultėsirėn bregdetare. Nė njė burim tė shkruar, kur tregohet pėr pushtimet e bėra nga Teodoriku nė provincėn e Epirit tė Ri thuhet: « askush nuk do tė duronte qė ai tė mbante qytete kaq tė mėdha ». Qyteti mė i madh nė trevėn jugore ilire, i cili jo vetėm ruajti fizionominė e tij, por nga shekujt V e VI, sidomos nė kėtė tė fundit, pati njė zhvillim e lulėzim tė mėtejshėm, ka qenė Dyrrahu. Ai ishte njėkohėsisht edhe kryeqendėr e provincės dhe seli peshkopale. Njė funksion tė tillė ka pasur edhe qyteti i Skodrės. Mbetėn si qendra qytetare, edhe pse pėr njė farė kohe u degraduan si kėshtjella me karakter mė tepėr ushtarak, qytetet e qytezat e lashta tė Lisit, tė Antipatresė, tė Aulonit, tė Kaninės, tė Adrianopolit, tė Justinianopolit, tė Buthrotit etj.. Nė shekujt IV-VI pati edhe kėshtjella ushtarake qė u kthyen nė qendra qytetare, sikurse ndodhi me Skampinin.

    Njė tablo tjetėr kemi nė qytetet e provincave veriore dhe tė brendshme ilire, tė cilat kishin reparte ushtarake tė shumta. Nė disa qytete, si nė Salona, Naisi e ndonjė tjetėr ka pasur njė ngritje tė madhe tė atyre degėve tė zejtarisė qė lidheshin me ushtrinė. Pėr kėtė qėllim u zgjerua punimi i hekurit dhe punishtet pėr pėrpunimin e tij. Nė provincat ballkanike prodhohej rreth 40% e armėve tė ushtrisė romake. Qyteti Nais i Dardanisė ishte njėri nga qytetet ku ndodheshin punishtet e mėdha perandorake pėr prodhimin e armėve. Nga provincat e Dalmatisė dhe tė Dardanisė, sipas njė burimi tė shkruar tė kohės, vazhdonin tė tregtoheshin si mallra tė kėrkuara, hekuri, druri dhe prodhimet blegtorale.

    Por me gjithė zhvillimin qė patėn disa qytete, gjendja qė u krijua nė pėrgjithėsi nė qytetet e provincave ilire qė kishin pėrballuar krizėn, qe e rėndė. Kjo bėri qė perandorėt tė merrnin disa masa pėr tė shmangur rrėnimin e shtresave tė ulėta e tė mesme qytetare tė pėrbėra nga zejtarėt, tregtarėt, pronarėt e tokave, sepse ndryshe rrezikoheshin tė ardhurat shtetėrore. Pėr kėtė qėllim nė qytetet e Ilirikut u krijua institucioni pėr mbrojtjen e shtresave tė ulėta qytetare, i cili duhej tė kishte pushtet nė ēėshtjet policore, juridike dhe financiare. Por kėto masa nuk u zbatuan dhe gjendja e vėshtirė e popullsisė sė qyteteve tė Ilirikut nuk u pėrmirėsua; nėpunėsit perandorakė vazhduan veprimet e tyre grabitėse, sepse mė vonė dolėn dekrete tė tjera qė kishin tė njėjtėn frymė. Ashtu si nė pronat bujqėsore e nė fshatrat, edhe nė qytete u lėshuan urdhėresa perandorake qė tė siguronin pagesėn e rregullt tė taksave dhe furnizimin e ushtrisė me mallra e prodhime tė ndryshme. Nė shek. IV tė gjithė zejtarėt qenė shtrėnguar tė regjistroheshin nė kolegje nga tė cilat as fėmijėt e tyre qė trashėgonin zanatin nuk mund tė largoheshin. Por si skllevėrit, kolonėt e fshatarėt e varfėruar, edhe shtresat e ulėta qytetare nuk e duruan kėtė gjendje, ndaj ngritėn krye, duke u bashkuar edhe me « barbarėt » qė invadonin gjithnjė e mė shpesh Gadishullin Ballkanik.

  7. #47
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Provincat ilire




    Me ndarjen e Perandorisė Romake nė fund tė shek. IV provincat ilire mbetėn me perandorinė e Lindjes, Bizantin. Edhe pasi u bėnė pjesė e Perandorisė Bizantine struktura ekonomiko-shoqėrore e provincave ilire nuk ndryshoi. I vetmi ndryshim ishte se ato u bėnė krahina periferike tė perandorisė, ēka ndikoi mė vonė nė jetėn e tyre. Nė Perandorinė Bizantine, ku bėnin pjesė krahina tė pasura me qendra tė mėdha zejtare dhe ku ruheshin fshatarėt e zejtarėt e lirė, kriza e skllavopronarisė nuk ishte ndjerė aq shumė. Edhe pse nuk arriti tė ndalonte dyndjet e « barbarėve » nė Ballkan, Perandoria Bizantine me burimet e saj ekonomike mundi tė pėrballonte gjendjen e krijuar gjatė kėtyre dyndjeve dhe tė qėndronte si njė shtet i madh edhe njė mijė vjet tė tjera. Kurse perandoria e Perėndimit nuk mundi tė rezistojė para sulmeve tė « barbarėve » dhe nė vitin 476 ra nė duart e gjermanikėve, tė udhėhequr nga Odoakri.

    Nė shek. V-VI provincat jugore e juglindore ilire si Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, pas shkatėrrimeve e dėmeve tė shkaktuara nga invazionet barbare u mėkėmbėn, madje nė shek. VI patėn njė farė ngritjeje qė u vu re nė shumė drejtime. Bujqėsia mbeti edhe nė kėta shekuj njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Karakteri i pronave bujqėsore mbeti ai qė kishte qenė edhe mė parė. Nė disa vendime shtetėrore qė i takojnė vitit 535 duket shumė qartė gjendja e pronave bujqėsore nė Ilirik. Qėllimi i kėtyre vendimeve ishte ndalimi i pėrpjekjeve tė pronarėve tė mėdhenj dhe i fajdexhinjve pėr t’u marrė fshatarėve borxhlinj tokat e bagėtitė. Nė pronat e mėdha bujqėsore figura qendrore ka qenė koloni. Nė legjislacionin e asaj kohe flitet pėr kolonė tė lirė e kolonė tė varur. Tė parėt, krahas tokės qė merrnin nga pronarėt, kishin edhe ngastra e vegla tė tyre, kurse tė fundit ishin tė lidhur pas tokės; as vetė, as edhe fėmijėt e tyre nuk mund tė largoheshin nga vendet ku ishin regjistruar. Mė vonė, midis kolonėve nuk kishte mė asnjė ndryshim ēka u pasqyrua mė pas edhe nė legjislacion.

    Edhe nė shekujt V-VI nė provincat ilire nuk qenė zhdukur pronat e vogla tokėsore; nė viset malore vazhdonin tė ruheshin edhe bashkėsitė e lira fshatare. Si mė parė, edhe tani shteti bizantin duke ruajtur pronat e vogla fshatare dhe duke ndaluar rrėnimin e tyre, kėrkonte tė siguronte njė prodhim sa mė tė madh drithėrash, tė mblidhte taksat dhe tė rekrutonte ushtarė. Fshatarėt ishin tė detyruar tė kryenin edhe angari tė shumta nė hapjen e rrugėve, nė ndėrtimin e urave e tė kėshtjellave. Pėr t’u shkėputur nga vėshtirėsitė ekonomike, ngarkesat e shumta me taksa, veprimet e padrejta e dhuna e nėpunėsve tė financave dhe pėr tė mos u kthyer nė kolonė, fshatarėt kėrkuan mbrojtjen e pronarėve tė mėdhenj me ndikim qė ishin tė interesuar tė kujdeseshin pėr ta (v. 468). Lindi kėshtu patronazhi latifondar, i cili u pėrhap mjaft saqė perandorėt nxorėn urdhra pėr ta ndaluar atė.

    Rrėnimi i fshatarėsisė u bė mė i theksuar, veēanėrisht nė fund tė shek. V dhe nė fillim tė shek. VI, kur ajo u ngarkua me taksa edhe mė tė rėnda. Fshatarėt e provincave ilire qenė tė detyruar t’u paguanin pronarėve tė mėdhenj tė tokave njė taksė tė re nė tė holla, ndėrsa shtetit nė ar. Tė gjitha kėto ndihmuan nė ruajtjen nė kėto provinca tė marrėdhėnieve mall- para, por fshatarėt qenė shtrėnguar tė shisnin nė treg prodhimet e tyre ose tė merrnin hua nga fajdexhinjtė. Duke mos qenė nė gjendje pėr tė paguar me kohė borxhet ata duhet t’u dorėzonin atyre gjithēka zotėronin dhe pastaj tė kėrkonin mjete jetese nė qytetet ose tė hynin nė radhėt e ushtrisė. Nė kėtė mėnyrė, nė ushtrinė e perandorisė sė hershme bizantine hynė shumė ilirė.

    Pėr provincat jugore ilire tė asaj kohe ka qenė karakteristik zhvillimi i bujqėsisė nė qendėrbanime tė vogla, tė fortifikuara, tė cilat, sikurse tregojnė tė dhėnat e arkeologjisė, tė shek. V-VI, ishin bėrė qendra tė rėndėsishme ekonomike. Por nė kėta shekuj ekzistonte njė ndryshim midis provincave jugore e veriore; kėto tė fundit i pėrballuan tė parat goditjet e sulmeve tė « barbarėve ». Nė provincat jugore qė nuk u prekėn aq nga inkursionet e barbarėve dhe qenė krahina pa trupa tė rregullta ushtarake, u ruajt nė mėnyrė mė kompakte popullsia e vjetėr fshatare e qytetare. Burimet e shkruara tregojnė se edhe nė shek. V dardanėt pėrbėnin njė popullsi tė madhe e kompakte, kurse nga burimet mbishkrimore rezulton se nė kėtė provincė edhe nė shek. VI vazhdonin tė ruheshin emra vetjakė e emra fshatarėsh ilirė.

    Nė provincat ilire edhe nė shek. V e VI jeta qytetare vazhdoi pa ndėrprerje, megjithėse numri i qyteteve ishte pakėsuar edhe mė shumė. Hierokli, nė udhėrrėfyesin e tij tė shek. VI pėrmend nė katėr provincat jugore ilire, emrat e 27 qyteteve, disa prej tė cilave ishin edhe qendra peshkopale. Sidoqoftė, me gjithė numrin e pakėsuar tė qyteteve dhe krizėn e skllavopronarisė, nė shek. VI, nė Iliri kishte ende qytete relativisht tė pasura ose qytete qė kishin ruajtur rėndėsinė e tyre. Nė kėtė kohė, pas shkatėrrimeve tė shekujve paraardhės, ka qenė karakteristike njė rigjallėrim i jetės nė qytet dhe nė fshat, dhe njė qėndrueshmėri nė raportet mall-para.

    Qė nga fundi i shek. V dhe gati gjatė gjithė shek. VI, kur ndodhi rilulėzimi i jetės qytetare, numri i monedhave u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme. Monedha tė kėsaj kohe, e sidomos monedhat e perandorit Justinian, tė perandorit Justin qarkullonin gjerėsisht; ato gjendeshin jo vetėm nė qytetet, por edhe nė qendėrbanime tė fortifikuara e tė vogla e nė zona tė brendshme malore. Nė pjesėn ballkanike tė perandorisė sė Bizantit njė qytet i madh ka qenė Dyrrahu. Nė Dyrrah vinin anije nga vende tė ndryshme tė Mesdheut, kurse rrugėt tokėsore qė niseshin nga ky qytet nuk e kishin humbur rėndėsinė e tyre. Kėtu ndodheshin punishtet dhe arsenalet
    qė furnizonin me armė e me mjete tė tjera ushtrinė e flotėn perandorake. Qyteti, dy herė i dėmtuar nga tėrmetet dhe nga pushtimi i gotėve, ishte mėkėmbur dhe zbukuruar me mure tė reja. Perandori bizantin Anastasi (v. 491-518) qė ka qenė me origjinė nga ky qytet, e rrethoi Dyrrahun me njė kurorė trefishe muresh mbrojtėse dhe ndėrtoi aty njė hipodrom tė madh. Shkrimtari i shek. VI, Prokopi nga Gaza, e pėrshkruan Dyrrahun « si njė qytet tė madh qė zgjatet nga toka nė det, qė ka me tepricė nga ato qė mund tė prodhojė toka e deti ».

    Ndėrtime me karakter fortifikues nė provincat jugore ilire janė bėrė edhe pas sundimit tė Anastasit. Prokopi i Cezaresė, bashkėkohės i perandorit Justinian ka shkruar se ky i fundit, pėr tė mbrojtur perandorinė e provincat e saj nga sulmet e mundshme tė barbarėve, ndėrtoi e rindėrtoi njė varg kėshtjellash. Vetėm nė tri provincat ilire jugore sipas listės sė hartuar nga autori i mėsipėrm, numri i qendėrbanimeve tė fortifikuara arrinte deri nė 168. Kėrkimet arkeologjike kanė treguar se nė shek. V-VI nė Iliri janė ndėrtuar njė tok kėshtjellash, shumė prej tė cilave nuk pėrfshihen nė listėn e atyre kėshtjellave, qė sipas Prokopit tė Cezaresė janė ndėrtuar e rindėrtuar nga perandori Justinian. Pėrveē qyteteve tė rrethuara rishtas me mure, por shpeshherė tė kufizuar nė sipėrfaqe tė vogla, vėrehen nė kėta dy shekuj pėrpjekje tė vetė popullsisė pėr tė fortifikuar qendėrbanime tė reja ose pėr t’u kthyer nė kėshtjellat e vjetra. Sikurse ėshtė provuar nga tė dhėnat arkeologjike, nė kėta shekuj vihet re njė rritje e rolit ekonomik tė qytezave tė reja tė fortifikuara, sidomos nė ato krahina ku ishte dobėsuar autoriteti perandorak. Kjo bėri, sidomos nė periudhėn parafeudale, qė tė rigjallėrohet popullsia vendėse dhe qė krahinat e brendshme tė fitojnė njė rėndėsi tė veēantė, e cila do tė shfaqet qė nga shek. VII e mė tej nė vendosjen e feudalizmit si sistem ekonomik.


    Nė shek. VI u krijuan kushtet jo vetėm pėr ndėrtime me karakter mbrojtės, por edhe pėr ndėrtime tė tjera me karakter monumental. Kėsaj kohe i pėrkasin ndėrtime tė shumta tė kultit tė krishterė nė qytetin e Bylisit, Butrintit si dhe nė qendrat e tjera tė vogla. Kėto kanė qenė monumentet e fundit tė shoqėrisė antike. Nė shek. VI autoriteti perandorak ishte ende i fortė nė krahinat bregdetare dhe nė qytetet. Qytetet e provincave ilire nuk kishin mė magistraturat municipale, as edhe vetadministrimin e vjetėr. Ato kishin rėnė nė duart e funksionarėve perandorakė. Nga paria e vjetėr sunduese kishte mbetur njė pakicė e vogėl e pėrbėrė nga pronarėt e mėdhenj tė tokave. Funksionarėt shtetėrorė dhe tė kishės i ruajtėn tė paprekura pozitat sunduese. Nga radhėt e kėsaj shtrese qenė zgjedhur edhe perandorėt. I tillė ka qenė edhe Anastasi qė vinte nga gjiri i aristokracisė senatoriale tė Dyrrahut. Por edhe nė kėtė kohė ushtria vazhdonte tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė shtetin e Bizantit dhe prej asaj vazhduan si mė parė, tė dilnin perandorėt. Ushtarakė ilirė, qė kishin bėrė karrierė nė ushtrinė bizantine qenė edhe perandori Justin I (518-527) dhe ai Justinian (527-565). Sipas njė burimi tė shkruar bizantin perandori Justin, fshatar me origjinė nga Dardania, duke mos siguruar dot jetesėn nė vendlindjen e tij kishte shkuar nė Konstantinopol dhe kishte hyrė nė radhėt e ushtrisė, ku arriti mė pastaj deri nė postin mė tė lartė shtetėror.

    Me kohė, nė qarqet sunduese tė provincave ilire, si kudo nė perandori, njė rol tė madh filloi tė luante kisha e krishterė e pėrfaqėsuar nga kleri i lartė, i cili pėr shėrbimet kundrejt perandorisė merrte si dhuratė toka e pasuri tė ndryshme. Nė shek. VI kisha e krishterė ka pasur prona tė saj nė provincat e Bizantit prej nga nxirrte tė ardhura tė mėdha. Shek. VI pėrbėn pėrpjekjen e fundit tė rigjallėrimit tė antikitetit nė Ballkan. Nė gjysmėn e dytė tė shek. VI dhe nė gjysmėn e parė tė shek. VII do tė rifillojnė invazione e dyndje tė reja popujsh, tė cilat do tė sjellin ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė gadishullit dhe do tė ēojnė nė rėnien e plotė tė sistemit antik tė prodhimit. Nė Perandorinė e Lindjes, nė tė cilėn bėnin pjesė edhe provincat ilire, ku skllavopronaria ka qenė mė pak e zhvilluar, procesi i shthurjes sė mėnyrės antike tė prodhimit dhe vendosja e feudalizmit u bė mė me ngadalė.

  8. #48
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    3. KULTURA NĖ PROVINCAT ILIRE






    Kultura nė shekujt e parė tė erės sonė





    Nė shek. I tė e. sonė, me pushtimin e plotė tė Ilirisė, nisi tė pėrhapej edhe kultura romake, duke u ndėrthurur me kulturėn vendėse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore qė ekzistonin deri atėherė midis krahinave ilire. Njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e kulturės romake nė provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakė. Vatra kryesore tė pėrhapjes sė kulturės romake u bėnė kolonitė e municipet, ato qytete, tė cilat si pasojė e organizimit tė ri administrativ u bėnė qendra tė rėndėsishme ekonomike dhe patėn njė jetė tė gjallė kulturore-artistike. Dukuritė mė tė shumta kulturore, tė ndikuara nga Roma, zunė vend, nė masėn mė tė madhe, tek banorėt e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur vendėse.

    Nė provincat ilire, sikurse edhe nė provincat e tjera tė perandorisė romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veēanėrisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale. Pushtuesit romakė pėr nevojat e tyre bėnė ndėrtime tė shumta, tė cilat nė disa raste ndryshuan planet e vjetra urbanistike tė qyteteve. Kėto ndryshime nė planin urbanistik tė qyteteve tė vjetra nė provincat jugore ilire u bėnė sepse romakėt nuk ngritėn ndonjė qytet tė ri. Mė qartė ato shihen nė Buthrot e Apoloni. Nė njėrėn nga tarracat e mėdha, tė formuara nė kodrėn ku shtrihej qyteti i Apolonisė, nė pjesėn perėndimore tė saj, gėrmimet kanė nxjerė nė dritė tepricat e njė ansambli godinash me karakter shoqėror tė ngritura nė fillim tė shek. II
    e. sonė. Kėto ndėrtime, qė i takojnė lagjes qendrore tė qytetit, u bėnė mbi rrėnojat e godinave mė tė lashta ose duke i ndryshuar ato qė i pėrkisnin gjithashtu qendrės sė qytetit para pushtimit romak.

    Nė ansamblin e godinave tė kėsaj pjese qendrore tė qytetit, bėnin pjesė njė teatėr i vogėl i mbuluar (odeon), njė bibliotekė dhe njė godinė me njė fasadė monumentale, e quajtur nė literaturėn arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shėrbyer si seli e kėshillit tė qytetit (buleteurion). Me interes ėshtė kėtu edhe mbishkrimi i skalitur nė arkitekturėn e fasadės qė tregon, jo vetėm se kush e kishte ndėrtuar kėtė godinė monumentale, por edhe se me rastin e inaugurimit tė saj ishin organizuar dyluftime midis 25 ēifte gladiatorėsh. Kjo supozon se nė atė kohė nė Apoloni ekzistonte njė arenė amfiteatėr i madh dhe se luftimet e gladiatorėve ishin shfaqje tė futura nga shtresa skllavopronare sunduese e italike. Me kompleksin e godinave me karakter shoqėror tė mėsipėrme lidhej edhe njė hark triumfi me tri porta, i ngritur nė mes tė sheshit dhe njė rrugė magjistrale, e cila nga godina e kėshillit zbriste nė drejtim tė lagjeve tė pjesės perėndimore tė qytetit, ku ndodheshin edhe banesat e parisė skllavopronare apoloniate. Tė gjitha kėto godina nga pikėpamja e planimetrisė dhe e teknikės sė ndėrtimit nuk ndryshojnė nga ato bashkėkohėse tė ngritura nė provinca tė tjera ballkanike.

    Njė plan tė ri urbanistik ka pasur, nė shekujt e parė tė erės sė sonė, edhe qyteti i Buthrotit. Nuk ka tė dhėna qė tė provojnė nėse nė fillim tė erės sonė ndryshoi plani urbanistik i qytetit tė Dyrrahut. Megjithatė, dihet se nė kėtė qytet, nė shek. II, u ndėrtua njė amfiteatėr i madh, njė pjesė e tė cilit ėshtė zbuluar. Njė zhvillim tė mirė ka pasur nė tre shekujt e parė tė e. sonė edhe arti plastik, skulptura. Skulpturėn e kėsaj kohe e njohim nė mėnyrė tė veēantė nga zbulimet e bėra nė rrėnojat e Apolonisė. Karakteristike pėr skulpturėn apoloniate tė kėsaj kohe ėshtė se njė pjesė e mirė e veprave skulpturore i mbetėn besnike traditave tė artit klasik e helenistik ose riprodhojnė vepra mė tė njohura tė artit grek, kurse nė portretet shpesh janė zbatuar rregullat kompozicionale dhe tė skalitjes karakteristike pėr skulpturėn romake. Nė vargun e gjatė tė skulpturave apoloniate tė tre shekujve tė parė tė erės sonė ka vepra origjinale, tė denja pėr

    mjeshtra tė zotė e me pėrvojė tė madhe, portrete tė stilit augustian e mė tė vona, si busti i Karakallės e ndonjė tjetėr, por ka edhe kopje tė veprave klasike, tė cilat kanė njė forcė tė madhe shprehėse, janė shumė tė bukura dhe dėshmojnė pėr njė pjekuri artistike tė autorėve tė tyre (portreti i Demostenit, busti i Filozofit e ndonjė tjetėr). Ndryshe ka ndodhur nė relievin sidomos atė mortor, ku nuk ndeshen mė kompozimet e bukura tė stileve sepolkrale apoloniate dhe nė vend tė tyre skaliten relieve me njė dekoracion uniform e monoton tė marrė nga repertori i stileve romake.

    Nė plastikėn e vogėl vendin kryesor e zėnė figurinat prej bronzi, tė gjetura nė qytete dhe nė lokalitete fshatare. Nė kėto figura bronzi tė vogla, tė prodhuara mė tė shumtėn nė seri, tė cilat lidhen me hyjni ashtu edhe me personazhe laike (aktorė, fėmijė, atletė etj.), ka edhe modele me vlera artistike tė vėrteta. Njė pėrhapje tė gjerė, gjatė periudhės sė pushtimit romak ka pasur edhe arti i mozaikut. Edhe mozaikėt dhe zhvillimi i tyre, ashtu sikurse veprat mė tė bukura tė arkitekturės dhe tė skulpturės, kanė qenė lidhur me shtresat e larta tė provincave, si tė atyre tė qyteteve, ashtu edhe tė vendbanimeve fshatare, tė zotėruesve tė vilave e latifondistėve. Nė kėta mozaikė ku mbizotėron dekoracioni gjeometrik ndeshen edhe elemente e skena tė marra nga mitologjia greke e tejlashtė (Akili e Pentesilea nė mozaikėt e Apolonisė etj.).

    Ndryshime tė dukshme ndodhėn edhe nė kulturėn materiale e shpirtėrore, veēanėrisht nė qytetet dhe nė periferitė e tyre. Krahas me futjen nė prodhim tė njė sėrė veglash tė reja pune, gjatė shekujve tė parė tė pushtimit romak hyjnė nė pėrdorim edhe stoli tė reja, njė pjesė prej tė cilave lidheshin me modele veshjesh tė ardhura. Midis stolive vendin e parė e zėnė fibulat, funksioni i tė cilave sigurohej nėpėrmjet njė thumbi ku kapej gjilpėra, duke u zėnė vendin atyre fibulave ku mbyllja sigurohej nėpėrmjet njė spiraleje, nga dilte gjilpėra. Fibula tė kėsaj kohe tė llojit tė quajtur « Aucissa », me kėmbė pėrthyer ose tė tipit « pincete » pėrhapen gjerėsisht nė provincat jugore ilire.

    Me forma e teknikė tė re paraqitet nė tre shekujt e parė tė erės sonė edhe qeramika, duke pėrfshirė edhe qeramikėn e ndėrtimit. Pėrveē punishteve tė poēarisė vendėse, qė prodhojnė forma enėsh tė zakonshme, edhe nė provincat e tjera romake, njė pėrhapje tė gjerė mori nė dy shekujt e parė (nė drejtim mė tepėr si imitacion) qeramika e quajtur « terra sigillata ». Nė kėtė kohė zgjerohet mė shumė edhe pėrdorimi i enėve prej qelqi. Nė qytetet e nė zonat fshatare deri nė thellėsi hyjnė nė pėrdorim tjegulla - solene e kaliptere -tė lakuara, tulla me trajta e pėrmasa tė ndryshuara, ndėrsa nė ndėrtim hynė llaēi e gėlqerja, tė cilat sollėn ndryshime nė teknikėn e ndėrtimit, nė cilėsinė dhe nė pamjen e godinave.

    Ajo qė bie nė sy nė gėrmimet e zbulimet arkeologjike ėshtė se kėto ndryshime nė kulturėn materiale sikurse shfaqjet e tjera tė kulturės sė veēantė, i takojnė ultėsirės bregdetare, periferive tė qyteteve dhe disa luginave tė pėrshkuara nga rrugė magjistrale. Nė kėto krahina ėshtė vėrejtur edhe prania e kulteve tė hyjnive romake dhe mė rrallė edhe tė hyjnive me prejardhje lindore. Viset e brendshme ilire u prekėn shumė mė pak nga ndikimet e kulturės romake. Nė pėrgjithėsi nė kėto krahina elementet e kulturės materiale e shpirtėrore romake janė tė pakta, ndėrsa ato vendase mė tė shumta. Ky raport do tė thellohet edhe mė tepėr nė shekujt qė pasojnė, nė kohėn e krizės sė skllavopronarisė, kur elementet kulturore vendase, tradicionale e tė reja zėnė njė vend gjithnjė e mė tė madh nė jetėn e banorėve tė provincave ilire.




    Kultura nė kohėn e vonė antike (shek. IV-VI)





    Gjendja ekonomike e politike qė u krijua nė provincat ilire nė shek. IV tė e. sonė ndikoi edhe nė zhvillimin e kulturės, nxiti gjallėrimin dhe vazhdimin e traditave kulturore tė lashta. Nė shekujt qė pasuan, kultura materiale, bashkė me ndikimet bizantine filloi tė marrė tipare tė qarta anase, mbi bazėn e tė cilave do tė formohet kultura e hershme shqiptare. Ajo nuk pati atė zhvillim tė madh si mė parė, por nė kėtė lindėn elemente tė reja tė rėndėsishme (si nė kulturėn materiale, dhe nė marrėdhėniet shoqėrore), tė cilat nė mesjetė u zhvilluan nė mėnyrė mė tė plotė. Ndryshe nga periudha pararendėse, nė provincat ilire u zhvilluan mė tepėr ndėrtimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ato me karakter fetar, tė krishterė. Nė grupin e parė hynin kryesisht kėshtjellat e reja dhe kėshtjellat e lashta tė fortifikuara pėr qėllime ushtarake, ndėrtimi dhe rindėrtimi i tė cilave pati filluar qė nė shekullin IV dhe arriti kulmin nė shek. VI nė kohėn e sundimit tė perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, nė dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetėr, ndėrtoi dhe rindėrtoi 94 kėshtjella.

    Nga qytetet, nė tė cilat u bėnė ndėrtime tė mėdha e tė rėndėsishme qė prekėn edhe sistemin e brendshėm urbanistik ka qenė Dyrrahu. Kėto ndėrtime u bėnė nė kohėn e sundimit tė perandorit bizantin Anastas, qė ishte me origjinė nga ky qytet. Nga kėto objekte, me tė vėrtetė monumentale, janė ruajtur pjesė tė sistemit fortifikues: muret rrethuese trefishe tė Dyrrahut tė ngritura nga perandori Anastas, tė cilat llogaritet tė kenė qenė 4 400 m tė gjata, rreth 12 m tė larta dhe 3,50 m tė gjera. Me interes ėshtė edhe rrjeti i kanalizimeve qė dėshmon gjithashtu pėr njė qytet tė madh dhe mjeshtra tė aftė. Arkitektura e banesave, siē kanė treguar zbulimet arkeologjike, nuk pati ndryshime tė dukshme. Si nė planin, ashtu edhe nė ndėrtimin e saj u ruajtėn traditat e lashta.

    Monumentet arkitektonike qė lidhen me fenė e krishterė, dhe qė ishin karakteristike pėr antikitetin e vonė kanė qenė bazilikat. Kėto godina kulti janė me interes pėr planimetrinė e tyre, plastikėn dekorative dhe pėr dyshemetė me mozaikė. Pėrsa u pėrket planimetrive janė gjetur bazilika tė thjeshta me tri anijata (nė Tepe tė Elbasanit) dhe bazilika tė tipit trikonke (nė Lin tė Pogradecit). Shpesh godinat e kultit paleokristian janė ngritur mbi ndėrtime mė tė lashta, duke ndryshuar planimetritė e tyre (bazilika nė Tiranė, pagėzimorja e Butrintit).

  9. #49
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Rrėnojat e njė bazilike monumentale janė zbuluar nė qytetin e sotėm tė Ballshit, qė nė mesjetė u bė njė qendėrbanim i rėndėsishėm shqiptar (nė burimet mesjetare ėshtė njohur me emrin Kefalonia-Glavinica). Nė kėtė bazilikė monumentale ėshtė vėrtet e pasur dhe me vlerė artistike plastika dekorative arkitektonike. Nė plastikė pėrveē kapiteleve, harqeve, arkitrave, spikasin nė mėnyrė tė veēantė disa pilastra e panele tė perdes ndarėse tė altarit. Si pilastrat, dhe panelet janė punuar nė reliev, kanė njė trajtim tė mirė artistik dhe njė dekoracion tė pasur ku nuk mungojnė elementet zbukuruese tradicionale vendase.

    Midis monumenteve tė skulpturės tė kohės sė vonė antike dhe qė nuk lidhen me kultet fetare janė disa relieve mortore, tė punuara nga artistė vendas. Kėto relieve nga mėnyra e trajtimit artistik, kompozimit, frymėzimit, modelimit e nga paraqitja e figurave dhe veshja e tyre, pėrbėjnė njė tėrėsi qė i veēon nga ato relieve sepulkrale tė zakonshme pėr tre shekujt e parė tė erės sonė. Ajo qė i bėn edhe mė interesante kėto vepra artistike ilire (sepse u takojnė ilirėve), ėshtė se ato janė gjetur jo nė qendra qytetare, por nė lokalitete tė brendshme, nė fshatra dhe se figurat qė mbajnė paraqesin zakonisht njerėz tė punės, fshatarė e zejtarė. Karakteristike pėr kėtė kohė janė edhe disa portrete tek tė cilėt nuk vėrehet as idealizmi i artit grek, as natyralizmi i skulpturės romake; portretet pasqyrojnė qoftė edhe nė mėnyrė tė thjeshtė karakterin burrėror, por edhe tė rreptė tė popullsisė ilire.

    Karakteristike pėr periudhėn e vonė antike ka qenė lulėzimi i artit tė mozaikut. Duke filluar nga shek. IV e. sonė arti i mozaikut pėrhapet edhe nė viset e brendshme tė provincave ilire, duke u lidhur nė fillim me qendėrbanimet rurale, « vilat » fshatare dhe mė pas me godinat e kultit, bazilikat paleokristiane. Nė kėta mozaikė janė tė pranishme, krahas elementeve tė reja dekorative, edhe ato tradicionale mė tė lashta.Kėshtu nė dyshemetė me mozaikė tė godinave tė kultit vėrtet mbizotėrojnė figurat qė pėrfytyrojnė kafshė, shpendė e peshq tipike pėr artin masiv paleokristian, por krahas tyre, nė kornizat qė rrethojnė emblemat vėrehen elemente dekorative gjeometrike, figura rombesh, motivi i gėrshetės, i rrathėve qė priten etj., qė lidhen me njė traditė tė lashtė. Mozaikėt e kohės sė vonė antike, nga tė cilėt janė zbuluar mjaft nė kėto vitet e fundit, tregojnė pėr njė lulėzim tė kėtij arti, sidomos nė shek. V e VI dhe pėr praninė e atelieve mozaikpunuese vendase.

    Nė antikitetin e vonė ndodhėn ndryshime tė dukshme edhe nė kulturėn materiale. Zhvillimi i bujqėsisė u shoqėrua me futjen nė pėrdorim dhe pėrsosjen e njė sėrė veglash bujqėsore. Shfrytėzimi intensiv i vendbanimeve me metale bėri tė nevojshėm shtimin e pėrmirėsimin e veglave tė minatorėve. Shek. IV, sipas tė dhėnave arkeologjike, me gjithė krizėn e pėrgjithshme, ka qenė periudhė e njė gjallėrimi tė zejtarive, tė qyteteve tė mėdha dhe tė qendrave tė brendshme. Kjo vėrehet nė prodhimin e stolive, ku vendin e parė e zėnė fibulat, tė cilat edhe nė kėtė kohė vazhdojnė tė kenė njė funksion praktik e estetik. Njė pėrhapje tė gjerė kanė pasur fibulat e gjoksit tė tipit tė quajtur me koka qepe dhe ato me kėmbė tė pėrthyer, pararendėse tė fibulave tė pėrdorura nga shqiptarėt nė mesjetėn e hershme.

    Edhe qeramika masive (tullat e tjegullat), edhe qeramika e pėrdorimit tė pėrditshėm nuk ndryshon shumė nga ajo e shekujve pararendės. Ndėrsa nė elementet dekorative pėrdoret pikturimi me breza ngjyrė kafe e tė kuqe, trajtat e enėve thjeshtohen. Gjithnjė e mė shpesh enėt prej balte tė pjekur zbukurohen me motivin e gropėzuar, ēatalla dhe vija rrethore ose tė valėzuara tė gėrricura, motive kėto tė traditės ilire. Pėrsa i pėrket kulturės shpirtėrore pėr antikitetin e vonė kultet e besimit fetar tė krishterė, pėrhapen gjithnjė e mė shumė nė popullsinė e provincave ilire. Feja e krishtere, e cila nė fillim lindi si njė fe e shtresave tė varfra, tė cilat mendonin tė gjenin tek ajo rrugėn e shpėtimit, u pėrqafua mė vonė edhe nga shtresat e pasura dhe u bė fe zyrtare.





    Qėndresa e ilirėve ndaj romanizimit




    Gjatė gjithė periudhės sė pushtimit, Perandoria Romake, zbatoi nė provincat ilire njė politikė asimilimi, ose, sikur ėshtė cilėsuar ndryshe, romanizimi. Pėr tė realizuar kėtė politikė dhe pėr tė forcuar pushtimin, shteti romak ka synuar qė nė krye tė tėrhiqte dhe tė bėnte pėr vete parinė vendėse. Pėr kėtė, qė herėt, kėsaj shtrese iu dha e drejta e qytetarisė romake dhe poste tė ndryshme nė administratėn provinciale. Edhe rekrutimi i tė rinjve nė ushtrinė romake qė Roma ka zbatuar gjerėsisht nė disa provinca, si nė Dalmati, Panoni e Dardani ndikonte nė kėtė politikė tė forcimit tė sundimit tė saj nė Iliri. Tė rinjtė e rekrutuar, qė nė fillim kryenin detyrimin ushtarak nė formacionet ndihmėse tė ushtrisė romake (nė burimet e shkruara latine pėrmenden kohortat dalmate e dardane dhe kalorėt dalmatė). Shteti romak i largonte nga vendlindja, i dėrgonte nė provincat veriore dhe nė ato tė Afrikės. Nė kėtė mėnyrė, nga njėra anė, zėvendėsoheshin humbjet e ushtrisė gjatė luftėrave pushtuese, ndėrsa, nga ana tjetėr, dobėsohej qėndresa e popullsisė ilire.

    Nė tregjet e provincave ilire shiteshin asokohe prodhimet e punishteve tė mėdha italike e jashtitalike. Nė fushat e ndryshme tė prodhimit, nė metalurgji, nė zejtari dhe nė bujqėsi hynė nė pėrdorim njė tok veglash tė reja pune mė tė pėrsosura e mė praktike. Bashkė me to u pėrhapėn edhe stoli e objekte zbukurimi tė reja. Pėrhapje tė gjerė ka pasur edhe qeramika romake e kuqe me lustėr, e quajtur « terra sigillata », dhe nė tė njėjtėn kohė u bė uniformizimi i shumė prodhimeve tė qeramikės. Nė pėrgjithėsi nė provincat ilire, sidomos nė shekujt I-II tė e. sonė, kishin hyrė elemente tė kulturės materiale e artistike romake, bashkė me to edhe disa shfaqje tė kulturės shpirtėrore, qė kishin marrė karakter kozmopolit dhe ndesheshin edhe nė provincat e tjera.

    Duke u nisur nga kjo pamje e pėrgjithshme qė kanė pasur provincat ilire nė tre shekujt e parė tė erės sonė, disa dijetarė kanė shfaqur mendimin se sikurse popujt e tjerė, dakėt, galėt, iberėt, edhe ilirėt u « romanizuan » plotėsisht. Sipas tyre asimilimi nga ana e Romės u bė «me anė tė gjuhės, tė antroponomisė, tė fesė dhe tė disa shfaqjeve shoqėrore-politike ». Mirėpo, argumentet qė sjellin dijetarėt pėr « romanizimin » nė tėrėsi tė ilirėve, nuk arrijnė ta provojnė kėtė. Duhet pasur parasysh fakti se procesi i romanizimit, preku gjerėsisht shtresat e larta tė popullsisė vendėse, tė cilat pėr shkak tė pozitės sė tyre tė privilegjuar ishin mė tė ekspozuara ndaj ndikimeve romake, por jo masėn e popullsisė ilire. Pastaj ky proces nuk u zhvillua njėlloj nė tė gjitha krahinat e fushat e jetės dhe ndikimet e tij kanė ndryshuar nga njėra krahinė ose provincė nė tjetrėn. Kėshtu p.sh. procesi i romanizimit mori pėrmasa mė tė gjera nė Ilirinė Veriore, ku u zhvillua edhe dalmatishtja, njė gjuhė romane, e cila u zhduk pėrfundimisht nė shek. XIX.

    Njė argument qė pėrdoret pėr tė provuar romanizimin e ilirėve ėshtė pėrhapja e gjuhės latine si gjuha zyrtare e kohės. Ka edhe gjuhėtarė qė i mbahen pikėpamjes se pėrdorimi i gjerė i gjuhės latine nė tė shkruar e nė tė folur, bėri qė gjuha ilire tė zhduket. Dokumentet mbishkrimore tė zbuluara nė provincat ilire tregojnė se gjuha latine ka qenė gjuha e administratės dhe e kulturės dhe nuk ka pasur nė ēdo kohė dhe kudo njė pėrhapje tė gjerė. Nė mėnyrė shumė tė qartė kjo vėrehet nė provincat e Ilirisė Jugore, ku numri i mbishkrimeve latine ėshtė shumė i vogėl dhe i kufizuar, madje edhe nė kolonitė romake dhe nė periferinė e tyre tė afėrt. Nė shumė krahina tė kėtyre provincave, sidomos nė brendėsi tė vendit, nuk ka dėshmi mbishkrimore tė pėrhapjes sė gjuhės latine. Gjuha latine nuk mundi asnjėherė t’i zinte vendin gjuhės ilire si mjet shprehės nė marrėdhėniet shoqėrore e familjare, madje as nė qytetet ku ilirėt bashkėjetuan me banorėt italikė tė ardhur. Hieronimi, njė ilir nga Dalmatia dhe qė ka jetuar nė shek. IV tė e. sonė, shkruante se ilirėt nė kohėn e tij flisnin gjuhėn e tyre, e cila ndryshonte nga gjuha latine. Pėr mė tepėr, vetė prania e gjuhės shqipe nė trevat e Ilirisė Jugore dėshmon qartė kundėr romanizimit tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė kėtyre trevave.

    Njė fushė tjetėr, ku del qartė gjithashtu, qėndresa ilire, ėshtė onomastika, ruajtja e emrave tradicionalė vendės, si tek njerėzit, emrat e vendeve, lumenjve, maleve etj.. Emra vetjakė ilirė ka me shumicė nė mbishkrimet latine tė gjetura nė provincat e ndryshme ilire. Emra ilirė ka edhe nė monumentet mbishkrimore qė u takojnė edhe personave zyrtarė e ushtarakėve qė kishin marrė qytetarinė romake dhe ishin dėrguar pėr tė kryer shėrbimin ushtarak larg atdheut. Ilirėt ruajtėn, bashkė me qendėrbanimet, e tyre edhe emrat e lashtė. Si tė tilla mund tė pėrmenden Skodra, Lisi, Dyrrahu, Aulona, Skupi, Naisi etj.. Tė rralla kanė qenė edhe midis qendėrbanimeve tė reja, qė u zhvilluan si qytete, ato qė mbanin emra romakė. U ruajtėn, gjithashtu, edhe emrat e shumė lumenjve e maleve, si Drilon (Drin), Mathis (Mat), Skardi (Sharr) e shumė tė tjerė, tė cilėt kanė mbetur si tė tillė deri nė ditėt tona.

    Ilirėt nuk i kishin humbur vetitė e tyre kulturore e etnike dhe kėtė e tregojnė riti i vjetėr i varrimit me vendosjen e trupit nė varr dhe mėnyra e ndėrtimit tė varreve. Nė monumentet skulpturore, kryesisht nė gurėt e varreve, pėrveē emrave ilirė, figurat e skalitura mbajnė edhe veshjen popullore ilire. Studiuesve tė kėtyre monumenteve u ka rėnė nė sy se shumica prej tyre, sidomos relievet, janė punuar disi mė ndryshe nga ato tė njohura si vepra tė skulpturės romake. Ato ruajnė disa tradita tė artit helenistik, tė gėrshetuara me njė stil vendės, qė ėshtė i ngjashėm dhe rrjedh nga ai i gdhendjes sė drurit.

    Njė fushė tjetėr ku pushtuesit romakė u ndeshėn me traditat e lashta vendėse dhe ku hasėn qėndresė, ka qenė besimi, feja. Romakėt nėpėrmjet kolonive e qytetarėve romakė pėrhapėn hyjnitė e panteonit tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė ata mundėn qė tė unifikonin disa hyjni tė vjetra vendėse me ato romake duke u dhėnė edhe veshjen e jashtme, emrin latin (interpretatio romana). Nė kėtė mėnyrė hyu i madh i parthinėve u barazua me Jupiterin romak, por nė mbishkrimet ai do tė cilėsohet Jupiter Parthinus, sikurse hyjnesha e Kandavėve, kulti i sė cilės ishte shumė i pėrhapur; ajo barazohej me Dianėn e do tė quhej Diana Candavensis - (Diana e Kandavėve). Nė Dalmati hyun e vjetėr ilir Vidas romakėt e identifikuan me Silvanin e tyre, mirėpo nė relievet ai vazhdoi tė paraqitej me atributet e vjetra. Shumė nga kultet e vjetra ilire, me gjithė interpretimin romak, edhe gjatė tre shekujve tė parė tė e. sonė, vazhduan tė zinin njė vend tė rėndėsishėm nė jetėn shpirtėrore tė ilirėve.

    Tė nisur nga kėto fakte e tė dhėna tė tjera, dijetarė tė ndryshėm e gjithnjė mė tė shumtė e kundėrshtojnė tezėn e «romanizimit» tė ilirėve. Duke sjellė argumente gjuhėsore, arkeologjike e jashtarkeologjike kėta dijetarė kanė provuar se edhe pas futjes nėn sundimin romak, ilirėt nuk u shfarosėn dhe as u asimiluan, por ruajtėn elemente tė shumta tė kulturės shpirtėrore e materiale, u ruajtėn si njė popullsi kompakte dhe e qėndrueshme, se « kombėsia ilire i qėndroi romanizimit mė mirė » nė Ilirinė Jugore (pak a shumė tokat e banuara sot nga shqiptarėt) dhe se gjatė sundimit romak, me pėrjashtim tė disa qyteteve bregdetare, si Dyrrahu, Apolonia etj. nė tokat e brendshme populli duhet tė ketė folur ilirishten.

  10. #50
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    MESJETA











    K R E U I





    SHQIPĖRIA NĖ PERANDORINĖ BIZANTINE (SHEK. V - X)








    1. SHQIPTARĖT DHE NDRYSHIMET ETNO-POLITIKE E SHOQĖRORE-EKONOMIKE NĖ MESJETĖN E HERSHME




    Shqipėria dhe Bizanti



    Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u quajt Konstandinopojė. Ashtu siē i kishin dhėnė nė shek. III-IV Perandorisė Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara nė administratėn civile e ushtarake, kėta dy perandorė pėrgatitėn kalimin nga antikiteti nė mesjetė dhe hodhėn bazat e asaj qė do tė ishte perandoria mė jetėgjatė nė historinė e qytetėrimit mesdhetar.

    Pozicioni skajor nė kufi me Italinė, me tė cilėn interesat e Bizantit mbetėn deri nė fund tė lidhura ngushtė, pėrcaktoi rolin e jashtėzakonshėm tė trevave iliro-shqiptare nė kuadrin e Perandorisė Bizantine. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi tė Lindjes me Perėndimin dhe anasjelltas. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme gjatė bregdetit tė Adriatikut e tė Jonit ose e arterieve rrugore qė fillonin prej tyre dhe zgjateshin nė thellėsi tė Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Ashtu si nė shekujt e lashtėsisė, rruga Egnatia vazhdoi ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave tė Perandorisė nė rrafshin perėndim-lindje. Pėrgjatė traktit perėndimor tė rrugės Egnatia (Durrės - Apoloni - Peqin - Ohėr) janė zhvilluar disa nga betejat mė tė pėrgjakshme tė historisė bizantine. Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit tė tij,
    Prokopit tė Cezaresė, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi 168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga ana e tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin me mure madhėshtore qė shihen ende sot. Veē Durrėsit, pikėmbėshtetje tė pushtetit bizantin nė Shqipėri pėrbėnin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj.. Mbrojtja e tyre dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantėve vendas.

    Trupa ushtarake iliro- shqiptare shėrbenin gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė, sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali. Nė njė nga mbishkrimet e asaj kohe tė gjetura nė Itali, bėhet fjalė pėr « numrin e madh tė ilirėve » (numerus felix Illyricianorum). Edhe nė shekujt e mėvonshėm, reparte nga trevat iliro-shqiptare shėrbenin nė provincat bizantine tė Italisė e nė provinca tė tjera nė Evropė e Azi.



    Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri



    Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si njė nga vendet mesdhetare, ku krishterimi depėrtoi qysh nė shekujt e parė. Autori i shek. VI, Kosmas, i pėrfshin iliro-shqiptarėt nė grupin e popujve qė nė kohėn e tij kishin pėrqafuar krishterimin. Durrėsi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u pėrhap pastaj nė thellėsi tė katėr provincave ilire: tė Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Qė nė shekujt e parė tė erės sė re, nė qendrat urbane tė kėtyre trevave pėrmenden bashkėsitė e para tė krishtera, si dhe ngrihen ndėrtesat e para tė kultit tė ri. Tė tilla ndėrtesa, bazilika e pagėzimore (baptistere) tė shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesėrisht nė rrethet Durrės, Shkodėr, Lezhė, Mat, Apoloni, Elbasan, Dibėr, Ohėr, Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, Butrint e akoma mė nė jug.

    Hershmėrinė e krishtėrimit shqiptar e provojnė gjithashtu njė sėrė emrash vendesh qė u referohen martirėve tė parė tė Lindjes, kulti i tė cilėve ka qenė i pėrhapur nė shek. IV-VI. Tė tilla janė toponimet Shirgj (Shėn Sergj), Shubak (Shėn Baku), Shėndekla (Shėn Tekla), Shėn Vlashi, qė ndeshen nė Shkodėr, Durrės, Himarė e deri poshtė nė Ēamėri (Shėn Vlash, Shėn Tekla). Tė lidhur me kultin e martirėve nė fjalė si dhe me historinė e hershme tė krishterimit, janė toponime tė tilla tė huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafė (vend nė Siri, ku u varros Shėn Baku e Shėn Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzė Eufratit, ku u masakrua Shėn Baku), Sebaste, Jeriko.

    Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan edhe nė Shqipėri martirė tė shumtė, kulti i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Mė tė shquarit ndėr kėta martirė janė Shėn Asti, peshkop i Durrėsit, Shėn Terini nga Butrinti, Shėn Donati, peshkop i Evrojės (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania etj.. Po nė kėtė kohė nė toponomastikėn e vendit futen emra tė krishterė tė tipit Shėngjin, Shėn Gjergj, Shupal (Shėn Pal), Shmil (Shėn Mėhill), Shėn Koll apo Shėn Nik (Shėn Nikollė), Shėmri (Shėn Mėri), Shėndėlli (Shėn Ilia), Shėngjergj, Shtish - Shėn Matish (Shėn Matheu), Shingjon, Shėgjun (Shėn Gjon), Shėn Ndreu etj., etj.. Tė gjithė kėta emra bėjnė pjesė nė fondin e hershėm tė toponomastikės sė krishterė (shek. I-VII). Tė tilla toponime, qė nė Ballkan nė njė masė e nė njė shtrirje tė tillė gjenden vetėm nė trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhėn para vendosjes sė sllavėve nė shek. VI-VII. Pėrhapja e tyre sa nė viset bregdetare, aq edhe nė viset e thella malore larg bregdetit, ėshtė njė e dhėnė mė shumė qė provon se kėto hapėsira mbetėn nė thelb tė paprekura nga ngulimet e sllavėve paganė dhe se edhe pas dyndjeve sllave tė shek. VI-VII, popullsia vendase autoktone u ruajt e paprekur nė pjesėn mė tė madhe tė Ilirisė sė Jugut.

    Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė sė re, krishterimi u afirmua nė Shqipėri nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazėn e provincave administrative tė epokės sė Dioklecianit. Nė qendrėn e ēdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinė kryepeshkopi. Nėn juridiksionin e kėtij tė fundit ndodheshin peshkopėt e dioqezave vartėse (sufragane). Kėshtu, nė katėr qendrat kryesore kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrės (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrėsi (Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetėr).

    Kryepeshkopi i Shkodrės kishte nėn varėsi 3 peshkopata vartėse (sufragane), ai i Shkupit 5, i Durrėsit 8 dhe i Nikopojės 9. Me pėrhapjen e krishterimit nė viset e brendshme, numri i peshkopatave sa vinte e rritej. Kėshtu, nė shek. X mitropolia e Durrėsit kishte tashmė 14 peshkopata vartėse (sufragane) mes tė cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta), Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cėrniku. Siē shihet, nė atė kohė juridiksioni i mitropolisė sė Durrėsit ishte shtrirė drejt veriut duke pėrfshirė brenda saj provincėn e dikurshme tė Prevalit. Siē ndodhte shpesh, njė pėrhapje e tillė e pushtetit fetar kishte pasuar shtrirjen nė atė drejtim tė juridiksionit politiko-administrativ tė Durrėsit (krijimi i temės sė Durrėsit nė shek. IX).

    Kryepeshkopėt kishin pėr detyrė tė emėronin, tė shkarkonin, tė transferonin e tė shuguronin peshkopėt e juridiksionit tė tyre. Pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme qė kishin tė bėnin me administratėn kishtare tė provincės sė tij, kryepeshkopi thėrriste periodikisht sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopėt, tė shoqėruar herė-herė edhe nga peshkopė tė dalluar, merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku mblidheshin pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit tė botės sė krishterė, pėr tė diskutuar mbi problemet e dogmės dhe tė organizimit kishtar. Kėshtu, nė Koncilin e famshėm tė Nikesė, mė 431, mitropoliti i Durrėsit i shoqėruar nga sufraganėt e tij, nėnshkroi aktin pėrfundimtar qė dėnonte herezinė nestoriane. Nė Koncilin tjetėr tė rėndėsishėm, nė atė tė Kalcedonisė tė vitit 451, ku u zgjidhėn pėrfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrėn e Krishtit, morėn pjesė edhe Lluka, mitropolit i Durrėsit, Evandri, peshkop i Dioklesė dhe Euzebi, peshkop i Apolonisė.

  11. #51
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Organizimi kishtar i trevave shqiptare





    Nė pikėpamje tė organizimit tė pėrgjithshėm kishtar, kisha shqiptare ishte nė varėsi tė Papės sė Romės. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet nė trevat shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsit (vikarit) tė tij tė pėrgjithshėm, me seli nė Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojės u pėrpoq t’i vėrė nė varėsinė e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romės e Konstandinopojės pėr hegjemoni kishtare nė Shqipėri (nė kishėn e Ilirikut) doli veēanėrisht nė pah gjatė sė ashtuquajturės « Kriza akaciane » (484-519). Me atė rast, peshkopėt iliro-shqiptarė konfirmuan besnikėrinė e tyre ndaj Romės. Veēanėrisht tė vendosur nė komunionin me Papėn ishin kleri i provincave tė Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Prevalit. Kurse nė provincėn e Epirit tė Ri qėndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve tė tė dėrguarit tė papės Hormisda, mė 519, populli dhe kleri i Skampės apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikė tė vendosur tė Papatit, ndėrkohė qė peshkopė tė tjerė tė provincės kishtare tė Epirit tė Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrėsit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojės. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinė nga Durrėsi, ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar

    lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me Patriarkatin e Konstandinopojės. Gjithsesi, perandori tjetėr bizantin me origjinė iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romės mbi kishėn e Ilirikut, aq mė tepėr qė, nėn sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorinė Bizantine dhe kontrolli i Perandorit pėrfshiu edhe territoret nėn juridiksionin e Papės sė Romės. Nėn sundimin e tij u krijua edhe njė vikariat i dytė nė Justiniana Prima (Shkup), qė mori nėn juridiksion provincat kishtare tė Dardanisė dhe tė Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr vazhduan tė varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkėpatrioti i tij nga Durrėsi, perandori Anastas, qė u pėrpoq t’i shkėpuste lidhjet e episkopatit tė Ilirikut me Romėn dhe ta vendoste atė nėn juridiksionin e Konstandinopojės, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave tė Ilirikut me Papėn e Romės, duke u vėnė fre ambicieve tė Patriarkut tė Konstandinopojės pėr t’i shtėnė ato nė dorė.

    Ndryshimet politike qė ndodhėn nė trevat shqiptare dhe nė krejt rajonin nė shek. VI-X, u shoqėruan me ndryshime tė rėndėsishme edhe nė kuadrin e organizimit kishtar. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve, njė sėrė qendrash peshkopate u rrėnuan dhe nuk pėrmenden mė; tė tilla qenė: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndėrkohė qė tė tjera seli peshkopate shfaqen pėr herė tė parė: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.. Nė kohėn e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojės (Epiri i Vjetėr) u zhvendos mė nė jug, nė Naupakt, ajo e Dardanisė nga Shkupi kaloi nė Ohėr, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi nė Tivar.

    Por ngjarja mė e madhe nė kuadrin e organizimit kishtar tė trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, pėr t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varėsia e Papės sė Romės dhe pėr t’i kaluar ato nėn juridiksionin e Patriarkut tė Konstandinopojės. Tashmė njė pjesė e mirė e Italisė bashkė me Romėn ndodhej nėn sundimin e frankėve, rivalė tė rreptė tė bizantinėve, kėshtu qė pushoi sė vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papėn e Romės.

    Gjithsesi, edhe pas kėsaj date vazhdoi ndikimi i Romės nė njė varg dioqezash tė Shqipėrisė sė Epėrme, nė Preval e Dardani nė mėnyrė tė veēantė. Nė kėtė drejtim luajtėn rol lidhjet gjithnjė tė gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve tė Adriatikut (atė kohė Italia e Jugut ishte gjithmonė provincė bizantine). Por njė rol tė veēantė nė ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romėn luajtėn manastiret e mėdha tė urdhrit tė Shėn Benediktit, qė shfaqen nė trevat shqiptare qė prej shek. VI dhe qė vazhduan tė mbijetojnė pėrgjatė gjithė mesjetės.




    Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan




    Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė. Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture.

    Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV- VII. Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare. Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e « dyndjes sė popujve » burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė t’i akordojnė kėto burime midis tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm.

    Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e « barbarėve » vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė atė tė perėndimit (395).

    Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė t’u bėnin ballė sulmeve e invazionit tė « barbarėve ». Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn « barbarėt ». Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin 410 pushtoi Romėn.

    Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė: « Mė vjen tė rrėnqethėt kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė, ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke. Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė, shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė, Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė. Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua, pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė dendura ».

    Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė Bizantine.

    Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri ē’qe e mundur pėr t’i larguar tė porsaardhurit nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė. Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė tėrhiqeshin prej andej. Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin. Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek. V.

    Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim (488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti i sulmeve tė « barbarėve » u ul ndjeshėm. Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. VI, kur nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj: bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit 548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit nuk guxuan t’i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan t’i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet pasardhėse.

    Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e « barbarėve » nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.

  12. #52
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė 168. Por kėto masa mundėn t’i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve « barbarė ». Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.

    Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi. Megjithėse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore tė Ballkanit dhe qendrat e mėdha si Selaniku e vetė Konstandinopoja, inkursionet shkatėrruese nuk kursyen edhe brezin perėndimor tė trevave iliro-shqiptare. Nė radhė tė parė prej tyre vuajtėn viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Nė vitin 592 njė pararojė avaro-sllave arriti tė shtyhej deri nė qytetin e Lezhės. Disa vjet mė vonė prej sllavėve u pushtua dhe u shkretua pėrfundimisht Salona. Banorėt e qytetit dalmatin gjetėn shpėtim nė ishujt pranė e nė Split. Nė provincėn e Prevalit, u rrėnua qyteti i Dioklesė, banorėt e tė cilit kaluan nė Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patėn vazhdimėsi jete edhe nė shekujt e ardhshėm.

    Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat « Sklavini » (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek. VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Prej Maqedonie, grupe tė veēanta sllavėsh arritėn tė depėrtojnė dhe tė vendosen nė lartėsitė pėrgjatė luginės sė lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkėsi kompakte.

    Nė bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipėr, u vendosėn tributė sllave tė trebinjėve, kanavlitėve, zaklumėve, narentanėve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numėron kėto bashkėsi si fise sllave. Por diokleasit, qė banonin mė poshtė grykės sė Kotorrit, ai nuk i pėrfshin ndėr popujt sllavė. Nė fillim tė shek. VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė serbėve. Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim serbėt kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė, qė ndonjėherė njėsohen me serbėt. Bėrthamėn e vendeve serbe e pėrbėnte krahina e Rashės, qė e merrte emrin nga kėshtjella me tė njėjtin emėr, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug vendet e serbėve arrinin deri nė burimet e lumit Lim.

    Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve gjatė shek. IV-VI e sidomos tė kolonizimit sllav tė shek. VI-VII, pėrbėrja etnike e trevave ballkanike, pėsoi modifikime tė ndjeshme. Nė viset danubiane, nė ato tė Istries, tė Dalmacisė e tė rajoneve tė brendshme u vendosėn nė mėnyrė mjaft intensive popullsitė e reja sllave: trebinjatėt, kanavlitėt, paganėt, serbėt, kroatėt. Masa sllavėsh u vendosėn nė zonėn e Nishit dhe pėrgjatė luginės sė Vardarit, e deri nė Selanik. Prej kėndej, grupe tė veēuara depėrtuan nėpėr luginat e Devollit e Vjosės, duke zėnė kryesisht lartėsitė pėrgjatė tyre. Ngulime sllave pati edhe nė malėsitė midis Thesalisė dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive tė bashkėsive sllave pati nė Traki e Greqi, veēanėrisht nė Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotė se nė atė kohė Peloponezi « ishte sllavizuar plotėsisht ». Gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv. Njė zhvendosje e tillė e popullsisė autoktone iliro-shqiptare drejt zonave mė tė sigurta jugore dėshmohet pas rėnies sė Nishit, tė Dardanisė e tė Salonės nė bregdetin dalmat pas vitit 612.

    Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut Perėndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, nė kėto treva tė qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonėse e dobėsuar e pushtetit bizantin flasin pėrgjithėsisht pėr ekzistencėn kėtu tė kushteve pak a shumė normale tė jetės nė shekujt e errėt tė mesjetės. Grupet e izoluara sllave qė kishin arritur tė depėrtonin drejt luginave tė Devollit e Osumit, nuk arritėn tė organizoheshin nė bashkėsi kompakte. Pėr mė tepėr, duke filluar me Justinianin II, me qėllim qė tė siguronte ndėrlidhjet jetike me bregdetin adriatik nė boshtin e rrugės Egnatia, Perandoria Bizantine shpėrnguli popullsi tė tėra sllave nga viset qė ishin nė rrezen e saj duke i ēuar nė Azinė e Vogėl.

    Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatė sundimit tė carėve Simeon e Samuel, nė shek. IX-X, u shoqėrua me depėrtime grupesh sllave, pėrkatėsisht bullgare, qė u vendosėn kryesisht nė vendet e prekura qė mė parė nga kolonizimi sllav. Por, me rėnien e Perandorisė Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin nė kėto treva, bashkėsi tė tėra sllave u shpėrngulėn nga perandorėt bizantinė dhe u vendosėn nė Traki e nė Azinė e Vogėl. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr zona me rėndėsi strategjike, siē qe Shqipėria. Grupe tė tjera, nė marrėdhėnie me popullsinė vendase erdhėn vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.




    Pėrvijimi i hapėsirės shqiptare nė mesjetė




    Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve (Albania - Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė shekujt e mėvonshėm, kur nuk ka njoftime pėr dyndje tė reja popujsh, nėse pėrjashtohen nė shek. VIII-IX inkursionet episodike nė brigjet shqiptare tė arabėve tė Sicilisė, tė cilėt gjithsesi nuk u vendosėn nė kėto anė. Kronikat e vjetra serbe qė pėrshkruajnė ekspansionin e shtetit serb tė Rashės nė Kosovė e nė Diokle (Gentė) nė shek. XII, bėjnė tė njohur se serbėt gjetėn nė ato treva njė popullsi qė ato e quajnė tė huaj (barbare), ndėrkohė qė burime tė tjera qoftė serbe, raguzane ose perėndimore, flasin nė mėnyrė mė eksplicite pėr shqiptarė (Arbanasi, Arbanenses) nė ato treva. Karvanet e tregtarėve qė nė shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut (Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).

    Shtrirja nė kėto treva e shtetit serb tė Stefan Nemanjės, nė ēerekun e fundit tė shek. XII, solli aty elementė sllavė, qė erdhėn dhe iu shtuan grupeve tė tjera sllave tė kohėve tė kolonizimit tė parė sllav (shek. VI-VII). Nė Diokle, krahas popullsive shqiptare edhe atyre sllave, nė disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin edhe grupe tė vogla popullsish tė romanizuara, tė pėrmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti (shek. X). Pėr rrjedhojė, nė shek. XIV Dioklea-Genta (Zeta), veēanėrisht ana e sipėrme e saj, u shfaqej tė huajve si njė vend « me popuj e fe tė ndryshme ». Gjithsesi, gjatė gjithė mesjetės krahina e bashkėsi tė tėra, si Kuēi, Markajt (Markoviēėt), Pastroviēėt, Piprėt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt) etj., njihen si shqiptare.

    Marrėdhėniet e diokleasve me popullsitė tashmė sllave nė veri tė tyre, me trivunėt dhe kanalitėt, u shprehėn edhe nė ndikime politike tė ndėrsjella. Kėshtu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea kishte njė sundimtar, Stefan Vojisllavin, qė pas ēdo gjase ishte sllav. Nė fakt, historiani bashkėkohės bizantin, Kekaumenos, e cilėson atė « trivunas serb », duke dėshmuar faktin se ai ishte i huaj nė Diokle.

    Nė drejtim tė jugut popullsitė shqiptare shtriheshin nė Epirin e Vjetėr (tema e Nikopojės). Kjo trevė i pėrjetoi mė butė tronditjet etnike tė fillimeve tė mesjetės. Burimet vėrtet tė rralla greko-bizantine tė shek. VII-XII vazhdojnė traditėn e kohėve antike, duke i cilėsuar banorėt e Epirit si « ilirė » ose « barbarofonė », pra, qė flasin gjuhė tė huaj. Nga ai moment edhe kėtu filloi tė pėrdoret termi « arbėreshė » (arbanenses, arbanitai) me tė cilin tashmė thirreshin pasardhėsit e ilirėve tė lashtė. Burime bizantine tė shek XIV, si « Panegjiriku i Manuel Paleologut » apo historiani Joan Kantakuzeni, ndėrsa e cilėsojnė si shqiptare popullsinė e Epirit, nuk mungojnė tė saktėsojnė se shqiptarėt epiriotė tė kohėve tė tyre janė pasardhėsit e fiseve tė dikurshme tė tesprotėve, kaonėve e molosėve.

    Trevat e Epirit ishin ato nga ku mė sė shumti e pati prejardhjen vala e madhe e shtegtimeve shqiptare e shek. XIV-XV drejt Greqisė. Megjithatė, edhe pas kėsaj hemorragjie tė madhe, regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI konfirmojnė praninė e njė popullsie tė madhe e kompakte shqiptare nė gjithė shtrirjen e Epirit. Nė kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon - Arbanum - Raban) zinte nė mesjetė njė vend tė veēantė. I vendosur nė qendėr tė tyre, nė hapėsirėn e pėrfshirė mes Lezhės - Dibrės - Ohrit - Vlorės, dhe i pėrshkruar mes pėr mes nga boshti i rrugės strategjike Egnatia, Arbri u bė bėrthama e trojeve shqiptare nė tė cilėn nė mėnyrė mė konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, qė plazmuan qenien historike tė kombit shqiptar. Me tė drejtė, studiues si M. Shuflai, K. Jireēek, G. Prinzig, M. Angold, e kanė vlerėsuar kėtė territor si « bėrthamėn e trojeve shqiptare ».

    Emri i vendit, Arbėr, dhe i banorėve tė tij, arbėreshė, trashėgohej nga kohėt antike. Nė fakt, nė shek. II tė erės sonė, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njoftonte praninė nė kėto territore tė njė fisi me emrin albanoi dhe tė kryeqendrės sė tyre, Albanopolis. Kėta etnonimė iu trashėguan vendit dhe banorėve tė tij edhe nė mesjetė. Dhe falė rolit qendror qė Arbri dhe arbrit luajtėn nė fatet historike tė universit shqiptar, kėta emra etnikė u shtrinė dora-dorės edhe nė viset e tjera nė veri, nė jug e nė lindje tė tyre, ku banonte e njėjta popullsi. Tashmė nė shek. XIII, Shqipėri (Albania) dhe shqiptarė (Albanenses) quheshin trevat dhe popullsitė nga kufijtė e Dioklesė (Gentės) e deri nė gjirin e Prevezės. Udhėtarėt e huaj dallojnė nė tė gjithė kėtė shtrirje njė popullsi me tipare etno-kulturore unitare.




    Shqiptarėt e hershėm dhe « Kultura e Komanit »




    Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces, nė fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė numėr i madh varrezash tė ngjashme, rreth 30, tė pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e nė atė tė Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njėjtė e kėtyre varrezave i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur « Kultura e Komanit » (shek. VI-VIII). Nė vitet e fundit zbulime tė « Kulturės sė Komanit » janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė Greqi.

    « Kultura e Komanit » ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė kapėrcyell tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin « Kulturėn e Komanit » me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt. Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė ilire, « Kultura e Komanit » pėrmban edhe elementė tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine. Durrėsi, baza mė e rėndėsishme e Perandorisė Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi, ndikimet bizantine. Kėto tė fundit shquhen qartė nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė praruara, vathė etj.. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin materializohet nė elementė tė artit, pra dhe tė besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje tė krishtera. Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e gjetura nė varrezat e « Kulturės sė Komanit » dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e « Kulturės sė Komanit » kishin pėrqafuar, ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė kėtė kohė, pra nė shek. VI-VIII, krishterimi, i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e brendshme rurale, ku dėshmohet « Kultura e Komanit ».

    « Kultura e Komanit », qoftė nė trashėgiminė e saj tė kulturės sė lashtė ilire, qoftė me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine e, nė fund, me shenjat e qarta tė besimit tė krishterė, ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku dėshmohen shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė tė qartė, bartėsit e saj, shqiptarėt, nga fqinjėt e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.

  13. #53
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    2. RURALIZIMI I JETĖS NĖ MESJETĖN E HERSHME







    Kushtet natyrore




    Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė njė shkallė tė madhe ndarjen e trevave shqiptare nė disa rajone bujqėsore me drejtime e karakteristika tė ndryshme tė prodhimit. Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan « fusha ilirike » dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr mė tė begatat e Shqipėrisė mesjetare. Kėto vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė agroteknike tė pėrparuar. I tillė ishte rajoni i Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.), zona e Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė (Myzakia = vendi i Muzakėve) dhe treva tejet e begatė e Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor. I gjithė ky rajon karakterizohej nga njė pjellori relativisht e lartė e tokės dhe qė deri nė shek. XIV nuk ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi si rezultat i shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė tokave nė prag tė pushtimit osman. Drithėrat (gruri, elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre zonave. Por po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė, vreshtarisė e tė blegtorisė. Kultura e ullirit kishte pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė veri deri nė rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit (serikultura) qe e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės, Beratit e tė Kėlcyrės.

    Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar latifondet e mėdha, edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi tė ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė apo tė institucioneve fetare. Kėto tė fundit dalin qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore. Qė nė shek. VI bėhet fjalė pėr prona tė mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e Shkodrės (tė Prevalitanisė). Njė pjesė e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė mė vonė si pronė e manastireve tė mėdha, katolike e ortodokse, tė atij rajoni. Njėlloj tė pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės sė Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė nė jug.

    Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha tokash figurojnė nė pronėsi tė personave laikė, qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė, nė ndonjė rast, ishin edhe fisnikė tė huaj. Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn me Italinė, bėnė qė marrėdhėniet agrare tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit. Nė dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė me kėto treva, ndeshet vazhdimisht njė terminologji qė flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium), betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas) etj..

    Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė edhe ato tė rrafshnaltave ose luginave tė brendshme tė Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit, Matit, Kėlcyrės, Drinit etj.. Kėto pėrshkoheshin nga njė rrjetė e dendur rrugėsh komunikimi dhe nuk pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu, ashtu si nė ultėsirėn bregdetare perėndimore, procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar ndodhi shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes njė grupi pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri trevat ku gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar nė institucionin e pronies.

    Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe i zonave tė thella, qė zinte njė pjesė tė mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė veprimtarinė ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė ngushta tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo nė pyjet. Karakteristikė e kėtyre zonave ishte mobiliteti (lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė popullsisė tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė pėrcaktohej nga ndėrrimi i kullotave, nga mali nė verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve ndodhej nė katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt fushave bregdetare, nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me tė cilat sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo rrallė kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė muajve tė dimrit nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana tjetėr, me zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal e anasjelltas, kjo popullsi blegtore bėhej njė faktor ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm tė popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin e saj. Kėshtu, norma, doke dhe institucione tė kahershme shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan edhe nė shoqėrinė shqiptare tė zonave fushore bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika dhe institucione tė shoqėrisė « sė qytetėruar » arritėn deri nė viset mė tė largėta malore, duke ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike e kulturore tė tyre.





    Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar nė shek. VIII-X




    Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri e zhvendosi qendrėn e gravitetit ekonomik nė fshat, ku qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė. Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar Durrėsin edhe ndonjė tjetėr, pėrgjithėsisht mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj., pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė tė dalė tė periudhės antike. Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia fshatare, njė grupim njerėzish i organizuar mbi bazėn e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė e tyre, por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė fisnore. Organizimi nė bashkėsi e kapėrcente nė ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke pėrfshirė disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore, qė u njohėn si tė tilla edhe nė kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, tė tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.

    Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė Bizantine nė fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet nė njė dokument juridik tė kohės, nė tė ashtuquajturin « Ligji bujqėsor » (nomos georgikos). Ligji nė fjalė kishte vlerė pėr tė gjitha territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė kėtė kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft norma dhe institucione, qė gjejnė pasqyrim nė « Ligjin bujqėsor », u futėn nė tė drejtėn dokesore dhe si tė tilla mbijetuan deri nė kohėt e reja nė fshatin shqiptar. Ėshtė e qartė qė « Ligji bujqėsor » pasqyron gjendjen e bashkėsive fshatare nė fazėn e shpėrbėrjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjė e mė shumė marrėdhėniet e pronės. Fshatarėt, tė cilėt jo rastėsisht quhen aty « zot » (kyrios), kishin tokėn e tyre arė, vreshtat, kopshtet, qė, sė bashku me shtėpinė dhe me bagėtitė, pėrbėnin pasurinė kryesore vetjake tė familjes fshatare. Mullinjtė, dhe shpeshherė edhe pyjet, ishin pronė e individėve tė veēantė. Si pronė vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagėtia etj., mund tė trashėgoheshin, tė shkėmbeheshin, tė ndaheshin, tė jepeshin me qira, tė liheshin peng, madje mė vonė edhe tė shiteshin, veē brendapėrbrenda bashkėsisė. Pra, siē shihet, qė nė kohėn e « Ligjit bujqėsor » ekzistonin premisat ligjore pėr polarizimin shoqėror nė gjirin e bashkėsisė, nėpėrmjet grumbullimit tė mjeteve e pasurive nė pak duar.

    Dhunimi ēfarėdo i pronės individuale ndėshkohej me masa qė shkonin nga zhdėmtimi e deri nė dėnime tė ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur tė nxehtė, me verbim apo me prerjen e dorės. S’ka dyshim qė ndėshkime tė tilla tė vrazhda pasqyrojnė ndikimin qė ushtroi mbi tė drejtėn bizantine e drejta dokesore e popujve barbarė, qė erdhėn e u vendosėn nė territorin bizantin nė shek. V-VII. Me gjithė konsolidimin e pronės individuale, dispozitat e « Ligjit bujqėsor » tregojnė se, nė kohėn e veprimit tė tij, pronėsia e pėrbashkėt nuk ishte zhdukur pėrfundimisht. Kullotat, pyjet, ujėrat, tokat djerrė, vazhdonin tė ishin pronė e bashkėsisė dhe tė administroheshin nga kjo. Bashkėsia kishte njė fond tokash tė lira e tė papunuara, qė herė pas here ua ndante sipas nevojave anėtarėve tė bashkėsisė duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Njė mbeturinė e kohėve, kur tokat ishin pasuri e pėrbashkėt, ishte edhe sistemi i « arave tė hapura », sipas tė cilit, me pėrfundimin e korrjeve, bagėtitė mund tė kullosnin lirisht nė ngastrat e njėrit apo tjetrit. Po ashtu, arat e braktisura, pas njė afati tė caktuar, i ktheheshin pėrsėri bashkėsisė. Kjo mund t’i pėrdorte pėr tė kompensuar anėtarėt e bashkėsisė qė kishin nevojė pėr ngastra tė reja shtesė ose qė dėshironin tė ndėrronin tokėn e mėparshme. Bashkėsia, gjithashtu, kujdesej pėr veprimtari me interes tė pėrbashkėt, pėr shfrytėzimin e ujrave, pėr pajtimin e barinjve qė kullotnin tufat e fshatit dhe qė i shoqėronin ato nė shtegtimet nga kullotat verore nė ato dimėrore, pėr pajtimin e mjeshtėrve zejtarė qė kryenin punime pėr nevoja tė bashkėsisė dhe tė anėtarėve tė veēantė tė saj.

    Njėsi bazė shoqėrore e bashkėsisė ishte familja e madhe patriarkale, qė bashkonte disa breza dhe qė drejtohej nga mė plaku. Tė parėt e familjeve, pjesėtarė tė bashkėsisė, formonin « kėshillin e pleqve », i cili trajtonte dhe zgjidhte nė bazė tė dokeve, tė gjitha problemet qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet e brendshme tė bashkėsisė, si dhe me marrėdhėniet e saj me bashkėsitė fqinje dhe me pushtetin qendror. Gjithsesi, bashkėsia fshatare pasqyron periudhėn e pasigurisė, qė karakterizoi kalimin nga koha e vjetėr nė kohėn e mesme, tė shoqėruar me pėrmbysje tė mėdha ekonomike, shoqėrore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje dhe solidaritet antarėve tė saj, bashkėsia fshatare pėrfaqėsonte njė zgjidhje tė pėrshtatshme pėr pėrballimin e kushteve tė reja. Por ajo, siē lėnė tė kuptohet edhe vetė nenet e « Ligjit bujqėsor », mbetej njė formė organizimi shoqėror kalimtare drejt shoqėrisė feudale. Farėt e diferencimit shoqėror janė tė dukshme nė tė. Dokumente tė shek. VIII-X provojnė se nė gjirin e bashkėsive qe diferencuar shtresa e « tė fuqishmėve » (dynatoi) apo e « tė mėdhenjve » (megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave tė ndryshme tė gjetura nė vendin tonė, dhe qė i pėrkasin kėsaj periudhe tė vėnies nė lėvizje tė procesit tė feudalizimit, ofron nga ana e tij prova tė prekshme, materiale, tė diferencimit shoqėror qė po pėrvijohej nė shoqėrinė shqiptare.

    Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri, monedha e pajisje luftarake, gjenden mė sė shumti edhe varre me inventar tė varfėr, ku qenė varrosur ata qė nė « Ligjin bujqėsor » quhen « tė skamurit » (aporoi). Kėta punonin ngastrat e tė tjerėve dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose punonin si rrogtarė tė thjeshtė (mistotė). Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive ndikoi dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi fiskale, pėrveēse njėsi administrative, shteti mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat rėndonin jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr t’u shpėtuar tatimeve, tė varfėrit e gjenin shpesh herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e ngastrave tė tyre.

    Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin e sasisė sė rentės, qė i jepej shtetit nga bashkėsia, sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive (alelengyon), sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė qė nuk qenė nė gjendje tė paguanin ose qė kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur tė tjerėve. Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė tė mos prishej homogjeniteti i bashkėsisė, ligji pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė pjesėtar ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė pengonte depėrtimin e pronarėve tė huaj nė bashkėsi, quhej e drejta e parablerjes (protimesis).

    Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e « dinastisė maqedone », shek. IX-XI, njohėn njė pėrhapje tė gjerė tė ashtuquajturat « ngastra ushtarake » (stratiotika ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante bujqve me kusht qė kėta tė kryenin shėrbimin ushtarak. Sistemi i « pronave ushtarake » njohu pėrhapje tė gjerė nė kohėn e riorganizimit politiko-administrativ tė Perandorisė Bizantine dhe tė ndarjes sė territorit tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl e bujkut-ushtar (stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj perandorėt bizantinė bėnė tė pamundurėn pėr t’i ruajtur tė paprekura « ngastrat ushtarake » nga sulmi i pronarėve tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė kohė ata ia arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė se procesi i gllabėrimit tė ngastrave tė vogla ishte i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin ato prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin e njė krize tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e ushtarake qė pėrfundoi nė fund tė fundit me vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.

  14. #54
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    3. ORGANIZIMI SHTETĖROR DHE JETA POLITIKE






    Regjimi i Temave nė Shqipėri



    Tema e Durrėsit



    Ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizantine, Shqipėria i humbi lidhjet e drejtpėrdrejta me Perandorinė pas dyndjes e kolonizimit sllav nė Ballkan. Strukturat shtetėrore-administrative nuk funksiononin mė, ndėrkohė qė nė qytete apo jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes. Nė qendrat e mėdha, si p.sh. nė Durrės, fillon e bėhet fjalė pėr njerėz me ndikim e pushtet, pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase (arkondėt), tė cilėt luajnė rol gjithnjė e mė tė dukshėm nė zhvillimet politike tė vendit. Vetė pushteti bizantin, duke mos qenė nė gjendje tė vendoste njė kontroll tė fortė nė provincat e tij tė skajshme perėndimore, u detyrua tė zbatonte kėtu forma specifike organizimi e marrėdhėniesh, forma nė tė cilat elementėt lokalė ishin shumė tė rėndėsishėm. Shembull tipik tė kėtyre marrėdhėnieve tė reja pėrbėn nė kėtė kohė Durrėsi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Nė shek. VII-VIII treva e Durrėsit pėrfaqėsonte njė arkondat, ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondėt vendas. Kėta ishin bartės tė autonomisė lokale dhe tė vetėqeverisjes. Deri nė fillim tė shek. IX, Durrėsi dhe gjithė prapatoka e tij kaluan njė fazė vetėqeverisjeje dhe autonomie. Arkondė tė tillė, me atribute pushteti, ndeshen nė tė njėjtėn kohė edhe gjetkė, si nė Vageneti (Ēamėri), nė Kolonjė etj..

    Zbehja e rrezikut arab, nė lindje, dhe keqėsimi i situatės nė zotėrimet bizantine nė Ballkanin Perėndimor dhe nė Italinė e Jugut, si rezultat i sulmeve tė sllavėve e tė frankėve, e shtyu Perandorinė Bizantine tė kalojė nė njė organizim tė ri administrativ nė kėto treva, nė atė tė temave. Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi tė zbatohej qė nga shek. VII nė viset me emergjencė ushtarake. Ai bazohej nė thelb nė rekrutimin e njė ushtrie vendase nė radhėt e fshatarėsisė sė lirė, e cila nė kėmbim tė tokės, ofronte shėrbimin ushtarak. Nė krye tė temės qėndronte strategu i emėruar drejtpėrdrejt nga perandori bizantin, i cili pėrqendronte nė duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atė civil. Pas tij vinin funksionarė vartės, si pretori, nėnstrategėt, kartularėt, klisarkėt etj..

    Ndėr kėto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter civil: pretori merrej me shqyrtimin e ēėshtjeve gjyqėsore dhe dėrgohej nga pushteti qendror, kurse kartulari kryente detyrat e sekretarit tė strategut. Ndėr detyrat e tij kryesore ishte ndjekja e procesit tė rekrutimit tė trupave ushtarake, ajo e problemeve financiare tė kancelarisė etj.. Nėnstrategėt e klisarkėt, qė dėshmohen si pjesėtarė tė hierarkisė drejtuese nė Temėn e Durrėsit, kryenin detyra kryekėput ushtarake nė njėsitė pėrbėrėse tė Temės apo nė sektorėt me rėndėsi tė posaēme strategjike, siē qenė klisurat (ngushticat) qė kontrollonin lėvizjet nė rrugėkalimet kryesore. Nė shek. X nė krye tė Temės sė Durrėsit gjejmė njė katepan qė kishte nė juridiksion edhe zotėrimet bizantine tė Puljes (Itali). Nė shek. XI komandanti i Temės sė Durrėsit thirret tashmė me titullin dukė.

    Organizimi i ri i temave synonte tė konsolidonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie qė rekrutohej nė vend nga radhėt e stratiotėve ose bujqve ushtarė, qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Mjaft tė dhėna historike provojnė se, nė fakt, forcat ushtarake tė strategut tė Durrėsit pėrfaqėsoheshin nga rekrutėt vendas (enkoroi dynameis). Themelimi i Temės sė Durrėsit bie me siguri nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.IX. Si terminus ante quem mund tė konsiderohet njė letėr e vitit 826 e patrikut tė Konstandinopojės, Teodor Studiti, pėr kryepeshkopin e Durrėsit, Antonin, ku bėhet fjalė pikėrisht edhe pėr njė funksionar laik, Thomanė, nė atė kohė me detyrėn e hipatit e tė kartularit nė Durrės.

    Juridiksioni i Temės sė Durrėsit shtrihej prej Tivari nė veri, nė Gjirin e Vlorės nė jug e nė njė thellėsi drejt lindjes, qė kapte rrjedhėn e lumit Drin. Territoret e tjera shqiptare, qė dilnin jashtė kuadrit tė Temės sė Durrėsit, u pėrfshinė nė temat fqinje tė Nikopojės, qė shtrihej nė kufijtė e provincės sė dikurshme tė Epirit tė Vjetėr, tė Selanikut, e cila kishte nėn juridiksionin edhe viset e Kosovės e tė Maqedonisė Perėndimore, dhe tė Dalmacisė. Tė gjitha kėto tema u krijuan gjatė shek. IX. Vonė, nė vitet e para tė shek. XI, nė viset e Maqedonisė Perėndimore u krijua njė temė e re, qendra e sė cilės ishte Shkupi. Tema e Durrėsit ishte nė qendėr tė sistemit mbrojtės bizantin nė zotėrimet e perėndimit. Kjo ėshtė arsyeja qė, nė raste tė veēanta, nėn urdhrat e strategut tė Durrėsit viheshin edhe forcat ushtarake tė temave fqinje, pėrfshirė ato tė Italisė bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrisė sė temės pėrmblidhej brenda kufijve tė temės pėrkatėse. Por, nė raste tė veēanta, ushtria apo reparte tė veēanta tė ushtrisė sė temės dėrgoheshin tė vepronin edhe nė fronte tė tjera, siē ndodhte, p.sh. me luftėtarė nga Tema e Durrėsit qė dėrgoheshin tė luftonin nė Italinė e Jugut.

    Njė karakteristikė dalluese pėr temėn e Durrėsit ishte roli i madh qė elementi vendės shqiptar luante nė strukturat administrative e ushtarake tė saj. Ushtria e temės bazohej nė rekrutėt vendas. Nga ana tjetėr, edhe elementė tė aristokracisė vendase luanin njė rol tė rėndėsishėm duke u integruar nė sistemin e temės e duke luajtur shpeshherė njė rol parėsor nė drejtimin e saj. Njė rol tė tillė ka luajtur p.sh. gjatė shek. X-XI familja e Krisilėve nga Durrėsi. Pinjollė tė saj u nderuan deri me titujt e lartė proteuon apo patric nga pushteti bizantin. Nė vitet e fundit tė shek. X e nė fillimet e shek. XI, fati i vetė qytetit tė Durrėsit e rrethinės sė tij ishte nė duart e fisnikut Gjon Krisili, i cili ia dorėzoi njė herė qytetin carit Samuel e ca vjet mė vonė ia kaloi atė perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040 i biri i Gjonit arriti tė emėrohej nga perandori bizantin komandant i ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe i forcave lokale qė do tė shkonin tė shtronin Dioklenė, qė kishte ngritur krye kundėr sundimit bizantin. Pinjollė nga familje fisnike shqiptare tė Temės sė Durrėsit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj., arritėn tė zinin poste tė rėndėsishme nė administratėn e Temės. Madje, ndonjė syresh ngjiti shkallėt e karrierės edhe nė administratėn qendrore.

    Duke lėnė mėnjanė brezin bregdetar tė Adriatikut, bėrthamėn e Temės sė Durrėsit e pėrbėnte vendi i Arbrit (greQ. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban), me njė fjalė treva e pėrfshirė midis Lezhės, Vlorės, Ohrit e Dibrės. Vendi i Arbrit pėrfaqėsonte mbėshtetjen kryesore tė Temės sė Durrėsit. Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake tė Temės. Rėndėsia e Arbrit ishte e tillė qė, nė njė moment tė caktuar, tema e Durrėsit filloi tė quhej « Tema e Durrėsit dhe e Arbrit ». Njė emėrtim i tillė veē rėndėsisė shprehte edhe individualitetin dhe pavarėsinė e kėsaj krahine brenda kuadrit tė temės sė Durrėsit. Nė fakt, Arbri ishte treva ku mė tepėr se nė ēdo trevė tjetėr shqiptare, proceset politike kishin ēuar qė herėt nė krijimin e njė autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.

    Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalėn pikėrisht pėr trevėn e Arbrit kur thotė se marrėdhėniet e shqiptarėve (Albanoi) me pushtetin bizantin ishin ndėrtuar mbi bazėn e sistemit tė izopolitisė. Por nuk pėrjashtohet qė pohimi i tij tė vlejė, ku mė shumė e ku mė pak, edhe pėr treva tė tjera shqiptare. Sistemi i izopolitisė ishte njė sistem i privilegjuar marrėdhėniesh tė njė komuniteti tė caktuar me pushtetin bizantin. Nė thelb ai pėrfaqėsonte njė lloj statusi federimi, qė Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkėsive tė tjera, me tė cilat i lidhte feja dhe pėrbashkėsia e interesave. Statusi i izopolitisė iu akordua nga Bizanti pėr ca kohė edhe Venedikut. Izopolitia nėnkuptonte njohjen e njė autonomie tė gjerė, pėrjashtimin nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje tė tjera. Detyrimi kryesor i parashikuar nga njė sistem i tillė kishte tė bėnte me furnizimin me trupa ushtarake, tė drejtuara nga komandantė vendas, qė viheshin nė dispozicion tė strategut bizantin (nė rastin tonė tė strategut tė Durrėsit) nė rast fushatash ushtarake.

    Tė pėrfshira nė ushtrinė bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetėm nė Temėn e Durrėsit, por edhe jashtė saj, si edhe nė vende tė tjera, Maqedoni, Greqi, Itali etj.. Gjithsesi ato pėrbėnin njė strukturė tė veēantė, qė dallohej nga masa tjetėr e ushtrisė bizantine. Forca ushtarake, qė treva e Arbrit arrinte tė nxirrte nė shekujt e mesjetės sė hershme, pėrbėnte edhe bazėn e statusit tė veēantė autonom qė ai gėzoi nė marrėdhėniet me Perandorinė Bizantine.

  15. #55
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Lufta kundėr ikonave dhe efektet e saj nė Shqipėri




    Nė kohėn e sundimit tė Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u pėrfshi nga njė konflikt i ashpėr i brendshėm fetar. Nė thelb tė tij qėndronte interpretimi i ndryshėm qė i bėhej rolit qė kishin imazhet e shenjta (ikonat) kishin nė besimin e krishterė. Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave tė shenjtorėve (ikonolatria) njohu njė pėrhapje aq tė gjerė nė kishėn bizantine, saqė u kthye nė njė nga format kryesore tė shprehjes sė ndjenjės fetare. Kishat e manastiret u mbushėn aso kohe me ikona shenjtorėsh tė ēmuara e tė kushtueshme, duke u bėrė njėherėsh tregues i luksit dhe i pasurisė nė tė cilin notonin kleri dhe institucionet fetare. Njė gjė e tillė ushqente pakėnaqėsi nė njė masė tė gjerė njerėzish tė ēdo niveli shoqėror, tė cilėt mendonin se kisha duhej tė ishte si nė kohėn e apostujve, e varfėr dhe e virtytshme. Nga ana tjetėr, nuk mungonin edhe nė vetė gjirin e kishės prirje kundėr kultit tė ikonave, sipas tė cilave njė kult i tillė s’kishte asgjė tė pėrbashkėt me krishterimin, si fe krejtėsisht shpirtėrore. Kėto prirje ishin mė tė forta nė provincat lindore tė Bizantit, tokė gjithnjė pjellore pėr lėvizje fetare, ku vazhdonin tė mbijetonin mbeturina tė monofizizmit dhe ku atė kohė po forcohej dhe po shtrihej sekti i pavlikanėve, qė luftonte kundėr ēdo forme kulti fetar.

    Mė nė fund, lufta kundėr kultit tė ikonave ishte rezultat i ndikimit qė ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, me tė cilat Bizanti ishte nė kontakt tė vazhdueshėm. Tė dyja kėto fe janė prerazi kundėr ēdo forme tė riprodhimit nė figurė tė shenjtorėve tė vet. Nė kėtė mėnyrė, lufta kundėr kultit tė ikonave (ikonoklastia) kishte rrėnjė tė thella fetare, kulturore e shoqėrore. Perandor Leoni III, duke ndėrmarrė hapur betejėn kundėr kultit tė ikonave, synonte nė radhė tė parė tė afirmonte fuqinė e pushtetit qendror mbi pushtetin e pakufizuar tė institucioneve fetare si dhe mbi provincat, veēanėrisht ato periferike, qė jo rastėsisht u rreshtuan nė krahun e adhuruesve tė ikonave. Ikonoklastia ndeshi nė kundėrshtim tė ashpėr nė provincat bizantine tė Italisė e tė Ilirikut, qė ishin nėn juridiksionin kishtar tė Papės sė Romės. Megjithatė edhe kėtu ikonoklastia nuk mungoi tė bėjė pėr vete pėrkrahėsit e vet. Kėshtu, nga dy letra qė teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dėrgoi nė vitet 820, kryepeshkopit tė Durrėsit, Antonit, dhe njė murgu tjetėr po nga Durrėsi, Dionisit, mėsohet se ikonoklastia ishte pėrqafuar nė atė dioqezė edhe nga pėrfaqėsues tė klerit rregullar (murgjit), tė cilėt pėrgjithėsisht qenė kundėrshtarėt mė tė rreptė tė saj.

    Nuk ka prova se lufta e ikonave do tė ketė marrė nė trevat shqiptare format e ashpra qė pati nė pjesė tė tjera tė Perandorisė Bizantine. Megjithatė, nė kuadrin e saj ndodhi njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimet jo vetėm kishtare, por edhe pėr ato politike nė trevat shqiptare. Perandori ikonoklast Leoni III i shkėputi ato nga juridiksioni i Papės sė Romės dhe i vuri nėn varėsinė e drejtpėrdrejtė tė Patriarkatit tė Konstandinopojės (732). Ky hap, i shoqėruar edhe me krijimin, nė fillim tė shek. IX, tė temės bizantine tė Durrėsit e asaj tė Nikopojės, ndikoi sė tepėrmi nė forcimin e kontrollit tė pushtetit qendror nė kėto provinca perėndimore tė Perandorisė.





    Trevat shqiptare dhe Mbretėria Bullgare (shek. IX-X)




    Njė ndėr arsyet kryesore tė krijimit tė Temės sė Durrėsit nė gjysmėn e parė tė shek. IX kishte qenė pėrballimi i presionit sllav, pėrkatėsisht i atij bullgar. Qė nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me origjinė turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i parė ballkanik sllav, Mbretėria Bullgare, e cila shumė shpejt u bė njė rrezik i madh pėr Perandorinė Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti bullgar i kishte shtrirė kufijtė e tij nė Maqedoni dhe, nėn mbretin Boris (852-879), pėrfshiu edhe brezin midis lumit Devoll e Vjosė. Kėshtjellat e Devollit dhe e Pulkeropolit (Beratit) u bėnė baza tė pushtetit bullgar nė kėto anė. Nė vitin 864 Borisi pėrqafoi sė bashku me popullin e vet, fenė e krishterė, duke marrė emrin Mihal. Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e mėtejshme nė territoret bizantine. Nė kohėn e Simeonit (894-927), Bullgaria arriti shtrirjen e saj mė tė gjerė. Me pėrjashtim tė Durrėsit e tė Shkodrės, Simeoni pushtoi krejt viset nė Shqipėrinė Qendrore e tė Poshtme. Nė jug ai mori Vlorėn e njė pjesė tė mirė tė Temės sė Nikopojės. Nė vitin 913 perandori bizantin Konstandini VII u detyrua t’i njihte Simeonit titullin « Perandor i Bullgarisė » dhe tė martohej me njė vajzė tė carit bullgar. Ndėrkohė prej vitesh Perandoria Bizantine ishte e detyruar t’u paguante bullgarėve njė haraē tė pėrvitshėm.

    Por paqja bullgaro-bizantine nuk vazhdoi gjatė. Nė vitet qė ndoqėn ushtritė e Simeonit sulmuan Durrėsin dhe shkretuan rrethinat e tij. Mė 918 bullgarėt u shtynė nė jug nėpėr Temėn e Nikopojės dhe mbėrritėn nė Gjirin e Korintit. Gjithsesi ėndrra e car Simeonit, pėr tė krijuar njė perandori bullgare nė vend tė asaj bizantine, pėrfundoi me vdekjen e papritur tė tij mė 27 maj 927. Trashėgimtarėt e tij, Pjetri e Borisi, nuk ishin nė lartėsinė e Simeonit dhe u detyruan tė njihnin, kush mė shumė e kush mė pak, sovranitetin bizantin. Pushtimi bullgar la shenja tė dukshme edhe nė trevat shqiptare, sidomos nė korridorin qė zgjatej nėpėr luginėn e lumit Devoll e deri nė bregdet, ku ai vazhdoi tė ruhet deri nė fillimet e shek. XI. Nė krye tė krahinave tė veēanta kėtu u vunė bujarė bullgarė, tė cilėt shpeshherė sollėn me vete njerėzit e tyre, pėrfshirė edhe klerikė bullgarė, qė ndihmuan pėr depėrtimin e njė kulture sllavo-bizantine nė kėto treva. Nė gjysmėn e dytė tė shek. IX nė zonėn e Ohrit,

    Korēės, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit, dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi pėr vite me radhė pėr hapjen e shkollave e tė kishave sllave. Nga kjo kohė trevat midis rrjedhės sė Devollit e tė Vjosės u pėrfshinė nė ndikimin kishtar e kulturor tė Ohrit, tė cilin bullgarėt e kthyen nė qendėr tė Patriarkatit tė pavarur bullgar. Me pushtimin bullgar tė shek. IX-X lidhet edhe lulėzimi i disa qendrave tė rėndėsishme ushtarako-administrative e kishtare, siē ishin Devolli, Glavinica (Ballshi) etj.. Nė bazilikėn madhėshtore tė Ballshit u gjet nė fillimet e shek. XX edhe njė mbishkrim i gdhendur, qė kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe tė popullit bullgar nė fenė e krishterė mė 864. Pas disa dekadash nėnshtrimi ndaj Perandorisė Bizantine, si rezultat i njė kryengritjeje antibizantine qė pati pėr epiqendėr Maqedoninė, nė fronin bullgar erdhi car Samueli (976-1014). Nėn sundimin e tij, qendra e shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, nė Prespė e nė Ohėr. Nė kėtė kuadėr trevat shqiptare morėn njė rėndėsi tė dorės sė parė dhe u pėrfshinė pėr sė afėrmi nė konfliktin e gjatė midis Samuelit dhe Perandorisė Bizantine. Car Samueli bashkoi nėn sundimin e tij krejt Maqedoninė deri nė Selanik, trevėn e vjetėr bullgare midis Danubit dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinė, Temat e Nikopojės e tė Durrėsit, si dhe Dioklenė e Rashėn nė Veri. Nėn sundimin e tij u rimėkėmb Patriarkati i pavarur bullgar, i cili vendosi pėrfundimisht selinė nė Ohėr, kryeqendra e Samuelit. Dėshmitė historike tregojnė se car Samueli nuk synoi tė sjellė njė pėrmbysje nė strukturat administrativo-ushtarake tė trevave shqiptare tė pushtuara prej tij. Kėshtu, nė Diokle, ai la nė pushtet princin Gjon Vladimir, tė cilit pėr mė tepėr i ofroi dorėn e vajzės sė tij, Kozarės.

    Nė Durrės, pas vitit 997, Samueli nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parisė sė qytetit, qė pėrfaqėsohej nga familja e fuqishme e Krisilėve. Gjon Krisili, proteuon i qytetit, e kishte favorizuar kalimin e qytetit nė duart e Samuelit. Aleanca e carit bullgar me Krisilėt e parinė durrsake u vulos edhe me martesėn e tij me tė bijėn e Gjon Krisilit. Nė trevėn e Vlorės e tė Beratit, Samueli ia besoi komandėn pinjollit tė njė familjeje fisnike vendase, Elinagėr Frėngut. Po kėshtu veproi nė Devoll, Kolonjė, Vageneti e gjetkė. Shtrirja e pushtetit tė Samuelit nė kėto vende u lehtėsua edhe pėr faktin se ai zbatoi njė sistem tė ri detyrimesh ndaj fshatarėsisė, i cili mbėshtetej mbi kontributet nė natyrė e nė lehtėsira tė tjera. Kundėrshtar i car Samuelit, qė nė fillim tė sundimit tė tij, ishte perandori i ri bizantin, Bazili II, i mbiquajtur « Bullgarovrasėsi », (976-1025). Pėrpjekja e parė serioze e tij pėr tė goditur perandorinė e Samuelit pėrfundoi me disfatė mė 986 nė afėrsi tė Sofjes (Serdika). Pas kėsaj, perandor Bazili II kėrkoi tė gjejė aleatė nė vetė trevat e pushtuara nga cari bullgar. Nė vitin
    1001 shpėrtheu kundėrofensiva e madhe bizantine e Bazilit II.

    Nė vitin 1004 Shkupi u kthye nė duart e bizantinėve e pas njė viti, si rezultat i njė marrėveshjeje tė fshehtė me proteuonin Gjon Krisili, edhe Durrėsi iu dorėzua perandorit Bazili II. Qeveritari i vėnė aty nga Samueli, Torona, dhėndėr i carit bullgar, u arratis nė oborrin bizantin. Me anė premtimesh e tė marrėveshjeve paraprake, Bazili II arriti tė bėjė pėr vete edhe qeveritarė e fisnikė tė tjerė lokalė nė Berat e nė Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrėngua rrotull Ohrit, kryeqendrės sė Samuelit. Nė qershor 1014, Bazili II i shkaktoi njė disfatė tė rėndė ushtrisė bullgare nė ngushticat e malit Belashik, nė rrjedhėn e sipėrme tė Strumės. Rreth 15 000 luftėtarė tė Samuelit u zunė robė. Vetė Samueli i shpėtoi me vėshtirėsi kapjes dhe u strehua nė kėshtjellėn e Pėrlepit. Bazili II urdhėroi tė verbohen robėrit bullgarė dhe t’i dėrgoheshin carit tė tyre nė Pėrlep. Pamja makabėr e kėsaj ushtrie tė verbėr e tmerroi Samuelin qė vdiq nė vend (6 tetor 1014).

  16. #56
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Vdekja e Samuelit shoqėroi edhe shpėrbėrjen e perandorisė ballkanike tė tij. Ivan Vladislavi (1015-1018) u pėrpoq tė vendoste pėrsėri hegjemoninė bullgare nė provincat perėndimore tė Dioklesė, Durrėsit e tė Nikopojės. Por, nė shkurt tė vitit 1018, gjatė njė sulmi mbi Durrės, cari i fundit i Perandorisė Bullgare mbeti i vrarė. Pas kėsaj, Bazili hyri triumfues nė Ohėr, ndėrkohė qė ushtria e tij i shuajti vatrat e fundit tė qėndresės bullgare nė lartėsitė e Tomorrit,
    nė Vlorė e nė Thesali.

    Pavarėsisht nga egėrsia me tė cilėn Bazili II asgjėsoi Perandorinė Bullgare ndaj vendeve e popullsive, qė futi pėrsėri nėn sundimin bizantin, ai ndoqi njė politikė tė matur. Kėshtu, ai la kėtu nė fuqi edhe paskėtaj sistemin e detyrimeve nė natyrė, tė vendosur gjatė sundimit bullgar. Bujqit edhe paskėtaj i detyroheshin shtetit njė mod grurė, njė mod miell dhe njė shtambė verė. Patriarkati i Ohrit vėrtet u ul prej tij nė shkallėn e kryepeshkopatės, por edhe kėshtu Bazili II i njohu kėsaj njė sėrė privilegjesh qė kisha e Ohrit i kishte fituar nė kohėn e sundimit bullgar. Po kėshtu nuk u prek juridiksioni i ryepeshkopatės sė Ohrit, e cila me gjithė protestat e kryepeshkopatave fqinje, veēanėrisht asaj tė Durrėsit, vazhdoi tė ketė nė varėsi mjaft peshkopata qė s’kishin qenė sufragane tė sajat dhe qė ishin bėrė tė tilla nėn sundimin bullgar. Kėto tė fundit perandori Bazili II i pajisi me toka e bujq me anė diplomash tė veēanta. Me toka, privilegje, tituj dhe me ofiqe Bazili II pajisi edhe ata krerė shqiptarė, qė gjatė luftėrave me Samuelin kishin qėndruar nė krah tė tij. Njėrit prej tyre, patricit David Arianiti, qė llogaritej ndėr komandatėt mė tė shquar tė tij nė betejat me bullgarėt, perandori i besoi postin e rėndėsishėm e delikat tė strategut tė Temės sė porsakrijuar tė Shkupit. Kjo Temė sė bashku me Temėn tjetėr tė Paradunavit (Bullgari) kishin pėr detyrė tė kontrollonin territoret e mbretėrisė sė dikurshme bullgare dhe tė shtypnin qė nė embrion ēdo pėrpjekje tė re pėr shkėputje nga Bizanti.

    Nė krye tė Temės sė Durrėsit, pikėmbėshtetja kryesore e bizantinėve nė bregdetin Adriatik, u vu njė dukė, njėlloj si nė Temėn e Selanikut, gjė qė nėnvizonte rėndėsinė e veēantė tė saj. Po kėshtu u veprua mė vonė edhe me Temėn e Shkupit.




    Kriza e regjimit tė temave dhe revoltat e dukėve bizantinė tė Durrėsit nė gjysmėn e dytė tė shek. XI




    Kryengritja e madhe panballkanike e viteve 1040-1041, si dhe ajo e vitit 1073, qė patėn jehonė tė thellė edhe nė trevat shqiptare, paralajmėruan njė periudhė tė tėrė trazirash e revoltash, qė tronditėn nga themelet Perandorinė Bizantine. Krahas lėvizjeve masive fshatare, periudhėn 1040-1081 e karakterizojnė edhe njė varg rebelimesh ushtarake tė nxitura dhe tė drejtuara nga komandantėt (strategėt) e temave tė veēanta. Shqipėria e posaēėrisht Tema e Durrėsit u bė nė ato vite njė nga pikat mė tė nxehta tė Perandorisė Bizantine. Revoltat ushtarake tė gjysmės sė dytė tė shek. XI, mes tė cilave edhe revoltat e strategėve (dukėve) tė Durrėsit, qe njė pasqyrim i drejtpėrdrejtė i ndryshimeve tė brendshme qė po pėsonte nė atė kohė Perandoria Bizantine dhe qė lidhen kryesisht me zhvillimin e marrėdhėnieve feudale. Pas vdekjes sė Perandorit Bazili II dhe fundit tė dinastisė maqedone me Konstandinin IX Monomahos (1042-1055), mori fund edhe epoka e karakterizuar nga prona e vogėl e lirė e bujkut-ushtar (stratiotit). Deri nė atė kohė, e mbrojtur me fanatizėm prej perandorėve bizantinė, qė hartuan pėr kėtė qėllim edhe njė legjislacion tė posaēėm, prona e vogėl u la paskėtaj nė mėshirėn e pronarėve tė mėdhenj, qė nė kurriz tė saj filluan tė zgjerojnė zotėrimet e tyre. Njė proces i tillė i gllabėrimit tė pronės sė vogėl tė lirė dhe i ekspansionit tė pronės sė madhe feudale, kėrcėnonte me rrėnim klasėn e madhe tė ushtarėve-bujq, tė cilėt pėr mė se njė shekull kishin qenė shtylla kurrizore e shtetit bizantin, pėrsa kohė bujqit shqiptarė qenė furnizuesit kryesorė tė financave dhe tė ushtrisė bizantine. Por bashkė me rėnien e klasės sė bujqve-ushtarė binte roli edhe i kastės sė krerėve ushtarakė, strategėve, ndėrkohė qė rritej pesha e pronarėve tė mėdhenj tė tokave dhe e aristokracisė burokratike tė kryeqytetit bizantin, Konstandinopojės.

    Kėto zhvillime tė reja nė gjirin e perandorisė Bizantine prekėn nga afėr Shqipėrinė, qė ishte vendi klasik i fshatarėsisė sė lirė dhe i stratiotėve. Ndaj, disa nga kryengritjet ushtarake mė tė fuqishme tė shek. XI patėn si teatėr kryesor pikėrisht trojet shqiptare. Nė vitin 1043 ngriti krye kundėr pushtetit qendror Georg Maniaku, komandat bizantin i shquar nga luftimet kundėr arabėve dhe normanėve nė Sicili dhe Italinė e Jugut. Rritja e autoritetit tė Maniakut nuk shihej me sy tė mirė nga strategu i ri bizantin i Italisė, Mihal Dokianos, dhe nga vetė perandor Konstantini IX, i cili e shkarkoi atė nga detyra. I mbėshtetur nga repartet e tij besnike, midis tė cilave shquheshin kontingjentet e ardhura nga Arbri, Maniaku dha sinjalin e kryengritjes nė Sicili, ku trupat e tij e shpallėn perandor. Nė krye tė tyre ai zbarkoi nė Durrės dhe i pėrkrahur nga vendasit, qė iu bashkėngjitėn ushtrisė sė tij bizantino-shqiptare, iu drejtua Selanikut nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Ushtria e kryengritėsve pėrparoi nė Maqedoni pa hasur pengesa, derisa nė vendin e quajtur Ostrov u ndesh me ushtrinė perandorake. Vrasja aksidentale e Georg Maniakut, nė kohėn kur fitorja pėr kryengritėsit ishte e sigurt, solli shuarjen e lėvizjes.

    Megjithatė, ecuria e kryengritjes se Georg Maniakut tregoi qartė se Shqipėria, e veēanėrisht Tema e Durrėsit nė vendin e Arbrit (Arbanon) ishin kthyer tashmė nė njė terren pjellor pėr ngjarje tė tilla. Historiani bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, shprehet se nė atė kohė shqiptarėt, dikur aleatė tė Perandorisė Bizantine (symmachioi), u bėnė « papritur » kundėrshtarė tė saj (polemioi). Njė zhvillim i tillė nė marrėdhėniet e shqiptarėve me Bizantin, posaēėrisht i atyre tė trevės sė Arbrit, nuk vonoi tė pasqyrohej edhe nė vetė marrėdhėniet e Temės sė Durrėsit me pushtetin qendror. Me pakėnaqėsitė e popullsisė shqiptare bashkoheshin shpeshherė edhe vetė dukėt e Temės sė Durrėsit. Kėta po shqetėsoheshin gjithnjė e mė shumė nga rrudhja e vazhdueshme e kompetencave sa nė fushėn ushtarake aq edhe nė atė civile. Nė fakt, pas vdekjes sė Bazilit II, ushtria bizantine filloi tė mbėshtetej gjithnjė e mė shumė nė angazhimin e trupave mercenare tė dėrguara nga qendra, gjė qė e dobėsonte rolin e ushtrisė sė Temės tė rekrutuar tek elementi vendas dhe tė drejtuar nga strategu i Temės. Nga ana tjetėr, edhe kompetencat e strategut tė Temės nė lėmin e pushtetit civil u rrudhėn nė favor tė nėpunėsve, siē ishte gjykatėsi i Temės (krites apo pretor), qė varej drejtpėrsėdrejti nga qendra dhe qė tani trajtonte ēėshtjet e administratės civile. Tronditjet e mėdha shoqėrore tė atij shekulli, si dhe vėshtirėsitė e jashtme nė lindje tė Perandorisė Bizantine nė marrėdhėniet me Perėndimin dhe me turqit selxhukė, kontribuan pėr tė krijuar terrenin e pėrshtatshėm pėr kryengritjet e mėdha tė strategėve ushtarakė tė Durrėsit tė gjysmės sė dytė tė shek. XI. Tema e Durrėsit u bė nė atė kohė njėra nga vatrat kryesore tė kryengritjeve ndaj pushtetit qendror bizantin. I pari ndėr strategėt e Durrėsit, qė ngriti krye kundėr Konstandinopojės, ishte proedri Niqifor Brieni. Ky kishte qenė mė pėrpara strateg i Temės sė Shkupit, ku kishte shtypur kryengritjen e vitit 1073. I transferuar nė Temėn e Durrėsit nga mesi i viteve 70, Brieni ishte dalluar nė mbrojtjen e kufijve veriorė nė luftė me sllavėt kroatė si dhe me diokleasit. Njėherėsh ai u ballafaqua edhe me sulmet pirateske tė anijeve tė normanėve tė Italisė, tė cilėt tashmė synonin tė shtriheshin drejt Lindjes, nė territoret e Perandorisė Bizantine.

    Nė tetor tė vitit 1077, strategu Niqifor Brieni dha sinjalin e kryengritjes kundėr perandorit Mihal VII Dukas. Kronistėt bizantinė tė kohės pohojnė njėzėri se me kryengritėsin Niqifor u bashkua popullsia vendase e Temės sė Durrėsit si dhe mjaft fisnikė vendas, nė mes tė tė cilėve Bazil Kurtiqi nga Arbri. Niqifori e deklaroi tė rrėzuar perandorin Mihal dhe, pasi e shpalli veten perandor, iu drejtua Konstandinopojės me njė ushtri qė rrugės vinte e zmadhohej me vullnetarė tė rinj. Nė Adrianopojė Brienin e prisnin kryengritės tė tjerė tė organizuar nga i vėllai, Johani. Por nė tė dalė tė qytetit forcat kryengritėse u ndeshėn me ushtrinė perandorake, tė cilėn tashmė e komandonte Aleks Komneni, njė ndėr gjeneralėt bizantinė mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave. Ushtria kryengritėse u thye dhe mbeturinat e saj u shpėrndanė.

    Ndėrkohė qė Brieni me kryengritėsit e tij ishin nisur nė drejtim tė Konstandinopojės, nė Durrės kishte hyrė Niqifor Baziliaku, i emėruar dukė i Durrėsit pas rebelimit tė tė parit. Por edhe duka i ri i Durrėsit nuk vonoi dhe, vetėm pak muaj pas Brienit, u vetėshpall perandor dhe ngriti krye kundėr qendrės. I mbėshtetur nga paria dhe kleri vendas, ku u shqua peshkopi i Devollit, Teodori, ai grumbulloi forca tė shumta shqiptaro-bizantine, ku nuk mungonin edhe mercenarė nga perėndimi. Nė krye tė tyre ai u nis nga Durrėsi, kaloi Ohrin dhe iu drejtua qytetit tė dytė tė Perandorisė, Selanikut. Fillimisht perandori Niqifor III Botoniati u pėrpoq ta bindte kryengritėsin tė hiqte dorė nga marshimi mbi kryeqytet, duke i premtuar falje e tituj tė rinj finikėrie. Baziliaku e refuzoi ofertėn dhe kėshtu u arrit nė njė betejė tė pėrgjakshme me forcat qeveritare, tė cilat i komandonte pėrsėri Aleks Komneni. Kryengritėsit u shpartalluan dhe vetė Baziliaku u ēua nė pranga nė Konstandinopojė.





    Kryengritjet e mėdha antibizantine tė shek. XI






    Bazili II ishte perandori i fundit i dinastisė maqedone qė mundi tė ruajė ekuilibrin e brendshėm shoqėror e politik midis interesave tė shtetit, atyre tė aristokracisė feudale dhe tė fshatarėsisė sė lirė, si dhe tė stratiotėve qė pėrbėnin shtyllėn kurrizore tė shtetit bizantin. Me vdekjen e tij (1018) ky ekuilibėr u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t’i rrisė nė mėnyrė tė pakontrolluar pronat e veta duke gllabėruar pronėn e vogėl. Pronarėt e vegjėl e humbėn pak nga pak statusin e mėparshėm tė lirisė dhe u kthyen nė fshatarė tė varur. Pėr njė kohė tė gjatė shteti bizantin, e nė radhė tė parė perandorėt e dinastisė maqedone (shek. IX-XI) ishin pėrpjekur t’i vinin fre procesit tė krijimit tė pronės sė madhe dhe tė zhdukjes sė pronės sė vogėl tė fshatarit. Fshatari i lirė si dhe stratioti, qė merrte nga shteti njė parcelė toke kundrejt pėrmbushjes sė detyrimit fiskal e atij ushtarak, kishin pėrfaqėsuar pėr shumė kohė burimin kryesor tė tė ardhurave tė arkės perandorake dhe njėherėsh elementin bazė tė ushtrisė bizantine. Por nė kushtet e reja qė u krijuan pas vdekjes sė Bazilit II, pronarėt e vegjėl u gjendėn pėrballė njė sulmi tė dyfishtė: tė aristokracisė feudale tė tokės, nga njėra anė, dhe tė shtetit bizantin qė rėndoi nė mėnyrė galopante barrėn e taksave nė dėm tė tyre. Pėr rrjedhojė u krijua njė gjendje shpėrthyese, e cila jo rastėsisht arriti kulmet e saj nė territoret ballkanike tė goditura rėndė nga luftėrat e fundit bullgaro-bizantine. Nė vitin 1040 shpėrtheu kėtu njė kryengritje e fuqishme kundėr pushtetit qendror e udhėhequr nga Pjetėr Deljani, njė bujar bullgar qė e mbante veten pėr nip tė car Samuelit dhe qė e shpalli sakaq veten car. Kryengritja prej Beogradit u pėrhap me shpejtėsi drejt Nishit e Shkupit. Strategu bizantin i Durrėsit, Bazil Sinadeni, mblodhi ushtarakė tė temės sė tij dhe shpejtoi t’u zėrė rrugėn kryengritėsve tė Pjetėr Deljanit « pėrpara se e keqja tė pėrhapej », siē shprehet kronisti Johan Skilice qė pėrshkruan kėtė ngjarje. Por revolta preku edhe vetė radhėt e ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe njė ushtarak me emrin Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes nė zonėn e Dibrės, ku ishin dislokuar forcat e strategut tė Durrėsit. Kėtu kryengritėsit i arriti Pjetėr Deljani me tė vetėt. Forcat e kryengritėsve u bashkuan nėn drejtimin e Pjetėr Deljanit, qė ndėrkohė kishte hequr qafe Tihomirin. Paskėtaj forcat kryengritėse iu drejtuan Durrėsit, tė cilin e morėn, dhe mė tej morėn Selanikun. Flakėt e kryengritjes pėrfshinė sakaq edhe temėn e Nikopojės, popullsia e sė cilės ishte tejet e pakėnaqur nga arbitrariteti i nėpunėsve perandorakė. Bizantinėt mundėn tė mbanin kėtu vetėm kėshtjellėn e Naupaktit mbi Gjirin e Korintit.

    Megjithatė, si rezultat i kontradiktave qė vazhduan tė ekzistojnė nė gjirin e drejtuesve tė kryengritjes edhe pas vrasjes sė Tihomirit, lėvizja u shua mė shpejt nga ēka pritej po tė kihen parasysh pėrmasat e saj. Kėtu luajti rolin e vet edhe njė djalė i carit bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, qė u arratis nga Konstandinopoja ku mbahej rob dhe u bashkua me kryengritėsit. Pasi eliminoi Pjetėr Dejlanin, Alusiani u vu nė krye tė kryengritėsve. Por pas njė beteje tė pasuksesshme me trupat perandorake, Alusiani iu dorėzua perandorit bizantin duke shpejtuar kėshtu edhe fundin e kryengritjes. Megjithatė kryengritja e madhe e vitit 1040-1041 ishte sinjali i parė i fuqishėm i tensioneve shoqėrore qė do tė mbėrthenin Perandorinė Bizantine. Nė tė njėjtėn kohė, ajo qe njė tregues i hendekut tė madh qė ishte krijuar ndėrkohė midis pushtetit qendror bizantin dhe provincave perėndimore tė tij, ku bėnin pjesė edhe trevat shqiptare.

    Rreth 30 vjet pas kryengritjes sė Pjetėr Dejlanit, njė tjetėr lėvizje shpėrtheu nė Kosovė, nga ku u hap me shpejtėsi nė viset fqinje. Kryengritėsit kėrkuan t’i printe princi i Dioklesė, Mihali, i cili dėrgoi pėr kėtė qėllim tė birin, Konstandin Bodinin. Nė Prizren kryengritėsit e shpallėn Bodinin mbret tė tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetė nė Prizren. Nė Prizren kryengritėsit thyen keqas edhe forcat e dukės bizantin tė Shkupit, qė u dėrguan kundėr tyre. Pas kėsaj kryengritėsit morėn Nishin, Ohrin, Devollin dhe vetėm nė Kostur forcat e riorganizuara bizantine mundėn tė thyenin grupin kryesor tė kryengritėsve. Pjesa tjetėr e kryengritėsve, me « mbretin » Bodin, ishte pėrqendruar nė Nish. Nė pėrpjekje pėr tė sulmuar e pėr tė pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit u thyen keq nga ushtria bizantine e dėrguar me ngut nga perandori bizantin « pėr tė shuar flakėn, pėrpara se ajo tė merrte dhenė », siē ėshtė shprehur njė kronist bizantin, dėshmitar i ngjarjes.

    Gjatė betejės Bodini u zu rob dhe u dėrgua nė Konstandinopojė ku u mbyll nė manastirin e Serxhit e tė Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesė, organizoi arratisjen e kthimin e tij nė atdhe. Marrėdhėniet e Perandorisė Bizantine me Bodinin e Dioklesė vazhduan edhe mė tej tė tensionuara. Pas betejės sė vitit 1082 nė rrethinat e Durrėsit, kur Bodini nuk u erdhi nė ndihmė ushtrive bizantine tė angazhuara nė njė betejė vendimtare me normanėt e Robert Guiskardit, princi i Dioklesė i shfaqi hapur ambicjet pėr ta shtrirė sundimin e vet sa nė viset e Dalmacisė, nė veri, aq edhe nė territoret e Temės sė Durrėsit, nė jug. Madje, sipas Kronikės sė Priftit tė Dioklesė, pėr njė periudhė tė shkurtėr Bodini mundi tė pushtojė dhe tė mbajė temėn nė fjalė, sė bashku me kryeqendrėn e saj, Durrėsin (tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dėrgoi atėherė si strateg tė Durrėsit njė kunatin e tij, Johan Duka, i cili rifitoi kontrollin mbi Temėn e Durrėsit dhe e mbajti Bodinin larg territoreve tė saj.

  17. #57
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    K R E U II







    SHQIPĖRIA MIDIS BIZANTIT DHE PERĖNDIMIT (SHEK. XI - XIV)








    1. NORMANĖT NĖ SHQIPĖRI






    Shqipėria nė luftėrat e Komnenėve me normanėt e Italisė





    Shekulli XI solli ndryshime thelbėsore nė strukturėn e brendshme ekonomiko-shoqėrore tė Perandorisė Bizantine si dhe nė marrėdhėniet e saj me botėn e jashtme. Hipja nė fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shėnon ardhjen nė fuqi tė aristokracisė ushtarake. Fillon epoka e artė e feudalizmit ushtarak, qė karakterizohet nga ekspansioni i pronės ushtarake tė kushtėzuar (pronies) dhe qė nė Shqipėri u shfaq me ngritjen e njė sėrė familjesh shqiptare, pjesėtarė tė tė cilave fitojnė prona, tituj dhe funksione tė larta nga pushteti qendror. Nė planin e jashtėm, Perandoria Bizantine merr njė orientim tė qartė perėndimor qė do tė ruhet pėrgjatė gjithė sundimit tė dinastisė Komnene (1081-1185). Mė 1071 Bizanti humbi kėshtjellėn e tij tė fundit nė Italinė e Jugut, Barin. Nga ai ēast, kundėr territoreve bizantine filluan sulmet e paprera tė normanėve dhe tė kryqtarėve perėndimorė. Kjo dinamikė e re nė marrėdhėniet Lindje-Perėndim i vendosi trevat shqiptare nė qendėr tė ngjarjeve. Ato pėrbėnin tashmė kufirin skajor perėndimor tė Bizantit, ndėrkohė qė pėr fuqitė e reja tė perėndimit Shqipėria, me portet dhe me rrugėt gjatėsore tė saj, ku vazhdonte tė shquhej Rruga e vjetėr Mbretėrore (Egnatia), ishte ura ideale qė bėnte tė mundur avancimin e ushtrive pushtuese drejt Konstandinopojės. Pėr rrjedhojė, trevat shqiptare u bėnė vendi i pėrplasjeve tė mėdha ushtarake, kulturore e fetare, qė ndikuan sė tepėrmi zhvillimin historik tė tyre.

    Pas pushtimit tė Barit, mė 1071, Robert Guiskardi arriti tė bashkojė tė gjitha zotėrimet e princėrve normanė tė Italisė sė jugut dhe krijoi njė mbretėri tė fuqishme, qė menjėherė i hodhi sytė nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Nė pranverėn e vitit 1081, njė ushtri e madhe normane u nis nga portet e Brindizit e tė Otrantos nėn drejtimin e vetė Guiskardit dhe tė djalit tė tij, Boemundit. Ky i fundit me njė pjesė tė flotės zbarkoi nė brigjet e Vlorės dhe, brenda njė kohe tė shkurtėr, pushtoi kėtė qytet dhe qendrat e rėndėsishme strategjike tė Kaninės e tė Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrisė normane, nėn drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi mė nė jug, nė zonėn e Butrintit. Atė e bir iu drejtuan Durrėsit, i pari nėpėrmjet detit, kurse i dyti me anė tė njė marshimi nė rrugė tokėsore. Njė furtunė e befasoi Guiskardin nė Kepin e Gjuhės, duke mbytur pjesėn mė tė madhe tė flotės normane. Mbeturinat e ushtrisė sė tij arritėn tė bashkohen me forcat e Boemundit nė Glavinicė (Ballsh), ku mbėrritėn dhe pėrforcime tė reja nga Italia. Pasi pushtuan krejt « fushėn e Ilirikut » nė qershor 1081 ushtritė normane arritėn tė mbyllin rrethimin e Durrėsit.


    Perandori bizantin, Aleksi I Komnen, me ēdo mėnyrė kėrkoi tė shmangė pushtimin e qytetit kryesor tė Adriatikut, qė hapte rrugėn drejt Selanikut e Konstandinopojės. Ai dėrgoi si komandant tė qytetit tė afėrmin e tij, Gjergj Paleologun. Me qėllim qė tė ndėrpriste komunikimin e forcave tė Robert Guiskardit me brigjet e Apulisė, Komneni lidhi njė aleancė me Venedikun, i cili vuri nė dispozicion tė perandorit bizantin flotėn e tij tė fuqishme, kundrejt njohjes sė privilegjeve tregtare nė territoret e Perandorisė Bizantine. Kjo marrėveshje, qė u pėrtėri disa herė nė vitet e mėvonshme, vendosi bazat e hegjemonisė sė Venedikut nė detet e nė tregjet bizantine. Si rezultat i bashkėpunimit midis ushtrisė kryesore bizantine tė dislokuar nė lindje tė Durrėsit, garnizonit tė qytetit nėn gjeneralin Gjergj Paleologu dhe flotės veneciane nė ujėrat e Durrėsit, normanėt pėsuan disa disfata, nė tokė e nė det. Por nė njė betejė vendimtare jashtė mureve tė Durrėsit, ku mori pjesė vetė perandori bizantin Aleks Komnen, normanėt korrėn njė fitore tė madhe. Nė kėtė betejė bizantinėve u mungoi ndihma e princit Bodin tė Dioklesė, aleat i tyre, i cili nė momentin e fundit refuzoi tė pėrfshinte trupat e tij nė betejė. Aleksi I bashkė me mbeturinat e ushtrisė sė tij u tėrhoq nėpėr luginėn e Erzenit, nė qafėn e Kėrrabės e grykėn e Shkumbinit dhe mbėrriti nė Ohėr.

    Ndėrkohė normanėt e Robert Guiskardit iu kthyen qytetit tė Durrėsit, tė mbetur pa mbėshtetje nga jashtė. Komandanti Gjergj Paleologu, qė kishte marrė pjesė nė betejėn e fundit, nuk kishte mundur tė rifutej nė qytet dhe qe larguar bashkė me perandorin. Nė kėtė mėnyrė ky i fundit ia besoi mbrojtjen e Durrėsit komandantit tė trupave tė Arbrit. Kronistja bizantine, Ana Komnena, e cila njėherėsh ishte vajza e perandorit Aleks Komneni dhe qė i pėrshkruan me hollėsi ngjarjet nė fjalė, sqaron se prijėsi shqiptar kishte titullin e lartė tė komiskortit. Me gjithė qėndresėn e durrsakėve, qyteti u mor nga normanėt nė prag tė dimrit. Tregtarė nga qyteti i Amalfit e i Venedikut, qė banonin nė Durrės, ua hapėn tradhtisht portat e qytetit normanėve.

    Pas rėnies sė Durrėsit ushtritė normane u lėshuan drejt lindjes dhe nė pak kohė zunė trevat e Dibrės, Pologut e tė Devollit. Por nė pranverė tė vitit 1082 Robert Guiskardi u detyrua tė kthehej nė Itali, ku kishin shpėrthyer revolta tė princėrve normanė, tė nxitura edhe nga Aleksi I Komneni. Djali i Guiskardit, Boemundi, nuk mundi t’i mbajė pėr shumė kohė pozicionet e fituara. Nėn goditjet e ushtrisė sė rimėkėmbur bizantine dhe tė popullsive vendase, normanėt filluan tėrheqjen. Mė 1084 bizantinėt, tė ndihmuar nga banorėt e vendit, rimorėn Durrėsin. Po atė vit Robert Guiskardi vdiq nė zotėrimet e tij nė Itali dhe trupat e fundit normane u tėrhoqėn nga Shqipėria.

    Deri nė fund tė sundimit tė perandorit Aleksi I Komnen, mė 1118, brigjet shqiptare u prekėn edhe dy herė tė tjera nga ushtri tė ardhura nga perėndimi. Mė 1096 nė portet e Durrėsit, Vlorės e tė Butrintit zbarkuan ushtritė e Kryqėzatės sė parė, tė drejtuara nga sovranė e princėr tė ndryshėm tė Evropės. Midis tyre ishte dhe Roberti i Flandrės dhe vetė Boemundi, sundimtari norman i Italisė sė Jugut. Njė tjetėr grupim kryqtarėsh, nėn komandėn e Rajmondit tė Tuluzės, mbėrriti nė Durrės nė rrugė tokėsore, nėpėrmjet Dalmacisė e Dioklesė. Nė Diokle, kryqtarėt ishin pritur « miqėsisht » nga princi Bodin, i cili tashmė ishte nė luftė tė hapur me pushtetin bizantin. Mbėrritja e luftėtarėve perėndimorė nė trevat, qė vite mė parė kishin qenė fushėbetejė mes normanėve e bizantinėve, e shqetėsoi sė tepėrmi Aleks Komnenin. Ai i porositi komandantėt e tij tė Durrėsit, Vlorės e tė viseve tė tjera qė tė ndiqnin me vėmendje lėvizjet e kryqtarėve dhe tė parandalonin ēdo pėrpjekje tė tyre pėr tė sulmuar e plaēkitur territorin bizantin. Megjithatė, Aleks Komneni iu shmang njė pėrplasjeje tė drejtpėrdrejtė me ta dhe bėri gjithēka pėr tė pėrshpejtuar largimin e kryqtarėve drejt lindjes. Ana Komnena dhe historianė perėndimorė, qė shoqėruan kryqėzatėn e parė, tregojnė se kryqtarėt e lodhur e tė rraskapitur nga lundrimi nė Adriatik, gjetėn nė tregjet e panairet e begata tė Durrėsit, Glavinicės e tė Adrianopojės (Gjirokastėr) prehjen dhe furnizimet e nevojshme pėr tė vazhduar marshimin e tyre drejt vendeve tė shenjta.

    Megjithatė kontradiktat midis perandorit bizantin dhe prijėsve tė kryqėzatave, sidomos pasi kėta krijuan principatat e tyre nė lindje, erdhėn e u ashpėrsuan derisa pėrfunduan nė pėrleshje midis ushtrive tė krishtera. Veēanėrisht tė mprehta qenė pėrplasjet e Aleks Komnenit me armikun e tij tė vjetėr, Boemundin, qė kishte ngritur nė Siri njė principatė normane me qendėr nė Antioke. Nė pamundėsi pėr tė pėrballuar perandorin bizantin nė principatėn e largėt tė Lindjes, mė 1107 Boemundi u kthye nė Itali dhe filloi pėrgatitjet pėr njė invazion tė ri tė territorit bizantin. Flota e madhe normane zbarkoi po atė vit nė viset e Vlorės, nga ku ushtritė e Boemundit iu drejtuan nėpėr tokė Durrėsit. Qyteti mundi t’u qėndrojė pėrpjekjeve tė pėrsėritura tė normanėve, tė cilėt pėrdorėn tė gjitha mjetet dhe teknikat e kohės pėr pushtimin e tij. Pa e hequr rrethimin e qytetit, Boemundi vazhdoi marshimin e tij drejt Lindjes. Perandori Aleks Komneni u pėrpoq tė ndalte pėrparimin e ushtrive normane duke bllokuar vendkalimet qė ēonin drejt Ohrit e Dibrės. Krahina e Arbrit, e papushtueshme pėr nga pozicioni strategjik e sistemet e fortifikuara tė saj, u bė teatri kryesor i veprimeve luftarake. Drejtimin e tyre perandor Aleksi ua besoi komandantėve tė shquar vendas, ndėr tė cilėt shquheshin Aleksandėr Kabashi (Kabasilla) e Eustath Kamizi. Vetė ai, me forca tė shumta ishte pozicionuar mė nė thellėsi, nė zonėn e Ohrit, Devollit e tė Kolonjės, nga ku mbėshteste njerėzit e tij tė angazhuar nė luftimet me normanėt nė Arbėr, Vlorė e nė Glavinicė. Pas disa muaj luftimesh rraskapitėse, ushtria normane, e bllokuar nė Ultėsirėn Perėndimore, u detyrua tė heqė dorė e tė kthehet nė Itali. Boemundi nėnshkroi nė kampin e perandorit bizantin nė Kolonjė njė marrėveshje poshtėruese pėr tė, sipas sė cilės ai hiqte dorė nga ēdo sulm kundėr territorit bizantin, prej zotėrimeve tė tij nė Itali e nė Siri (Antioke), si dhe e njihte veten si vasal tė Aleksandrit I Komnen.

    Nėn sundimin e djemve tė Aleksit I, Johanit II (1118-1143) e Manuelit I Komnen (1143-1180), normanėt dhe bizantinėt bėnė secili nga njė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer Adriatikun. Mė 1149 mbreti Ruxheri II i Sicilisė pushtoi Korfuzin dhe prej andej, pasi zbarkoi nė sterenė e Epirit, vazhdoi nė drejtim tė Tebės e tė Korintit. Por normanėt u detyruan tė tėrhiqen shpejt nga kėto qytete, qendra tė industrisė sė mėndafshit dhe ēuan nė Palermo, kryeqytet i mbretėrisė sė tyre, teknologjinė e prodhimit tė mėndafshit. Perandor Manueli I Komeni ishte i pari sovran bizantin qė imitoi Justinianin duke tentuar pushtimin e Italisė. Mė 1155 njė flotė bizantine e nisur nga portet shqiptare pushtoi qytetin e Ankonės. Nė pak kohė bizantinėt kapėn gjithė vijėn bregdetare nga Ankona nė Taranto. Por menjėherė perandori bizantin u ndodh pėrballė njė koalicioni fuqish armike, tė drejtuara nga mbreti norman Guljelmi I. Edhe Venediku, aleati i vjetėr i Bizantit, u rreshtua kundėr tij. Shumė shpejt trupat bizantine u larguan nga trevat italiane tė pushtuara prej tyre.

    Nė vitin 1185 mbreti Guljelmi I bėri pėrpjekjen e fundit tė dinastisė normane tė Italisė pėr tė pushtuar territorin bizantin. Ky zbarkim i ri norman u parapri nga njė revoltė e banorėve tė viseve tė Vagenetisė (Ēamėri) kundėr pushtetit tė perandorit Androniku I Komneni (1182-1185). Me njė shpejtėsi tė pazakontė ushtritė normane pushtuan Durrėsin, strategu i tė cilit, Jan Vrana, parapėlqeu tė dorėzohej. Pas Durrėsit ushtritė normane u derdhėn nėpėr Rrugėn Mbretėrore (Egnatia) dhe mbėrritėn para qytetit tė Selanikut. Garnizoni i kėshtjellės, i pėrbėrė prej luftėtarėsh nga Kunavija e Arbrit ua dorėzoi qytetin perėndimorėve. Por kėsaj radhe, normanėt nuk arritėn tė konsolidojnė fitoret e tyre. Mė shumė se pėr meritė tė ushtrisė bizantine, ata u tėrhoqėn pėr shkak tė dobėsive tė organizimit e tė furnizimeve nė vende aq tė largėta nga bazat e tyre. Gjithsesi, Durrėsi e disa ishuj tė Jonit mbetėn edhe pėr disa kohė nė zotėrim tė normanėve. Me vdekjen e Guljelmit I nė krye tė Mbretėrisė sė Sicilisė erdhi sovrani gjerman Henriku VI, qė inauguroi sundimin e dinastisė Hohenshtaufen nė Italinė e Jugut. Sovranėt e rinj, bashkė me mbretėrinė, trashėguan nga paraardhėsit e tyre normanė politikėn e pushtimeve lindore. Jo mė kot mbreti Henriku VI Hohenshtaufen, sipas kronistit bizantin Niketa Konjati, e konsideronte veten « zot tė tokave qė shtrihen nga Durrėsi nė Selanik ».

  18. #58
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    2. JETA POLITIKE NĖ SHQIPĖRI NĖ SHEK. XII-XIII





    Principata e Arbrit




    Ballafaqimi i Perandorisė Bizantine me normanėt e Italisė dhe me kryqėzatat nė shek. XI- XII, nxori nė plan tė parė rolin e shqiptarėve dhe tė tokave shqiptare qė u ndodhėn nė qendėr tė kėtij ballafaqimi. Qėndrimi i shqiptarėve pėrcaktoi dukshėm zhvillimin e fushatave ushtarake tė Perėndimit, ndaj pushteti qendror bizantin u pėrpoq ta mbante nė anėn e vet fisnikėrinė shqiptare, duke e joshur atė me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe tė lakmueshme nė ushtrinė dhe administratėn bizantine. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XI nė burimet historike pėrmenden familje fisnike shqiptare, si Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, qė mbanin tituj tė lartė bizantinė. Veēanėrisht nė shek. XII, shumė i pėrhapur ishte titulli sebast, qė lidhet me periudhėn e sundimit tė dinastisė Komnene e posaēėrisht me atė tė Manuelit I (1147-1181). Luftėrat e kėtij perandori sa nė Itali aq edhe nė Ballkan, kryesisht kundėr serbėve tė Rashės, e rritėn rolin dhe peshėn ushtarake tė faktorit shqiptar. Fisnikėt shqiptarė ishin fuqizuar mjaft. Ndėrkohė, ata shfrytėzuan privilegjet dhe ekskusitė e akorduara nga pushteti qendror, pėr tė rritur shkallėn e autonomisė sė tyre. Ky proces zhvillimi politik autonom i feudalėve dhe i krahinave tė veēanta eci mė shpejt nė trevėn qendrore tė Arbrit, me rol strategjik e ushtarak tė posaēėm. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XII kėtu kishte ndodhur me siguri njė proces pėrqendrimi pushteti. Nė vitin 1166 pėrmendet, nė fakt, njė prior Arbanensis (princ i Arbrit). Sė bashku me disa klerikė tė lartė nga Arbri ky mori pjesė nė pėrurimin e kishės sė re tė Shėn Trifonit nė Kotorr. Nė ceremoni merrte pjesė dhe « duka e komandanti » bizantin pėr Dalmacinė, Dioklenė e pėr Arbėrinė, Isaku. Kjo tregon se priori i Arbrit, Andrea, e njihte ende formalisht sovranitetin bizantin. Megjithatė, nė kėtė kohė autonomia politiko- administrative e Arbrit ishte rritur sė tepėrmi, siē tregojnė edhe privilegjet e vitit 1153 tė perandorit Manuel pėr kryeqendrėn e Arbrit, Krujėn. Duke u nisur edhe nga marrėdhėniet e mira qė vendosi me Papatin, perandori Manuel u tregua liberal edhe pėrsa u pėrket marrėdhėnieve kishtare; nė kohėn e tij riti katolik njohu njė pėrhapje tė gjerė jo vetėm nė Shqipėrinė e Epėrme, por dhe nė atė Qendrore, posaēėrisht nė Arbėr.

    Kėto zhvillime nė Shqipėri, qė pėrkonin nė njė plan mė tė gjerė me thellimin e procesit tė feudalizimit tė Perandorisė Bizantine, me dobėsimin e pushtetit qendror dhe decentralizimin e tij, nė fundin e shek. XII, ēuan nė krijimin e njė strukture me tipare tė qarta shtetėrore nė trevėn e Arbrit dhe nė kristalizimin e njė dinastie sunduese vendase. Duke u nisur nga titulli « princ » (princeps), qė papa Inocenti III i dha mė 1208 njėrit prej krerėve tė saj, Dhimitrit, kjo strukturė shtetėrore ėshtė quajtur zakonisht nė historiografi « Principatė e Arbrit », njėlloj siē ėshtė quajtur « Despotat i Epirit », formacioni fqinjė me Principatėn e Arbrit, me qendėr nė Artė, i cili kishte nė krye njė despot. Pas rėnies sė dinastisė sė Komnenėve dhe me ardhjen nė fronin bizantin tė dinastisė sė dobėt tė Engjėllorėve, treva e Arbrit fitoi tiparet e njė shteti tė pavarur. Themelues i tij ishte Progoni (1190-1198), pushtetin e tė cilit e trashėguan tė bijtė, Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Dokumentet e rralla tė kohės nuk thonė se cilės familje tė Arbrit i pėrkisnin kėta. Ka shumė gjasė qė sundimtarėt e Arbrit nė kapėrcim tė shek. XII-XIII t’i pėrkisnin familjes Skurra nga malėsia e Tiranės, ku emri Skurrė ndeshet ende nė toponiminė dhe antroponiminė e vendit. Emri i kėsaj familjeje ndeshet vazhdimisht nė burimet e shek. XII- XIII si ndėr mė kryesoret e Arbrit. Pėr pozitėn e lartė shoqėrore tė saj flet edhe varri familjar i sebastit Mihal Skurra nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Brrarit i vitit 1201, apo varri i fisnikut tjetėr nga kjo familje, Anton Skurrės, nė kishėn e Shėn Ndout nė Lezhė. Pėr pozitėn e veēantė qė kjo familje kishte nė shek. XII-XIII nė gjirin e fisnikėrisė shqiptare, flet dhe fakti qė pinjollė tė saj lidhėn krushqi deri edhe me familjen perandorake bizantine. Edhe princi Dhimitėr i Arbrit u martua me mbesėn e perandorit bizantin Aleksi II Engjėlli, Komnenėn, lindur nga martesa e vajzės sė kėtij tė fundit, Eudokisė, me mbretin e Serbisė, Stefan Nemanjėn e Kurorėzuar. Princesha Komnena, qė kishte lindur jo para vitit 1191, ishte nė moshė tė mitur kur aty nga viti 1202, iu blatua princit Dhimitėr tė Arbrit, gjė qė nė vetvete flet pėr karakterin politik tė kėsaj martese. Martesa e Dhimitrit tė Arbrit me Komnenėn synonte edhe tė normalizonte marrėdhėniet me Stefan Nemanjėn e Serbisė, i cili nė vitet e fundit tė shek. XII kishte mundur tė pushtonte mjaft toka nė Kosovė e nė Diokle (Gentė). Nemanja e vazhdoi pėrparimin nė thellėsi tė tokave shqiptare, duke marrė edhe trevėn e Pultit (malėsia nė tė dy anėt e lumit Drin tė bashkuar) qė bėnte pjesė nė Principatėn e Arbrit. Pas lidhjes familjare me Nemanjėt e Serbisė, Principata e Arbrit ruajti nė mėnyrė tė qėndrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, tė pėrfshirė midis Lezhės, Durrėsit, Ohrit e Dibrės.


    Principata e Arbrit e arriti kohezionin e saj mė tė madh nėn sundimin e Dhimitrit. Nėn autoritetin e tij u vunė atė kohė edhe familje tė shquara tė Arbrit, siē qenė Jonimėt, Plitėt, Shtėpanėt, Kamonat etj.. Nė njė traktat paqeje tė nėnshkruar prej tij mė 1210 me Republikėn e Raguzės, Dhimitri i quan kėta, sipas sė drejtės feudale perėndimore, « njerėzit e mi » (homines mei). Edhe titujt « gjykatės » (iudex) apo « princ » (princeps) qė i atribuohen Dhimitrit prej papės Inocenti III, flasin pėr pozitėn e tij tė dalluar nė gjirin e fisnikėrisė sė Arbrit. Ato tregojnė gjithashtu se familja e princėrve tė Arbrit nė kapėrcim tė shek. XII-XIII ishte e ndikuar nga kultura dhe feudalizmi perėndimor. Kėtė e konfirmon edhe hapi i ndėrmarrė mė 1208 nga princi Dhimitėr pėr tė kaluar nė ritin katolik, duke u lidhur me kishėn katolike tė Romės. Me gjithė ndikimet qė modelet feudale perėndimore patėn nė organizimin dhe nė ndėrtimin e Principatės sė Arbrit, tradita bizantine mbetej ende shumė e fuqishme. Vetė Dhimitri parapėlqente tė pėrdorte titujt bizantinė me prestigj panhypersebast apo megas arhond, ashtu si bujarėt e tjerė mbanin titujt po bizantinė sebast ose protosebast. Qendra e Principatės sė Arbrit ishte nė qytetin e Krujės. Nė kohėn e Dhimitrit, Principata zotėronte edhe njė dalje nė det, nė pjesėn bregdetare midis Bishtit tė Pallės dhe derdhjes sė lumit Mat.





    Principata e Arbrit, Dukati i Durrėsit dhe Despotati i Epirit





    Kryqėzata IV (1204) solli njė ndryshim rrėnjėsor tė kushteve politike nė Perandorinė Bizantine e posaēėrisht nė viset e saj perėndimore. « Traktati i ndarjes sė tokave », i nėnshkruar nga Venediku e fuqitė e tjera pjesėmarrėse nė Kryqėzatė nė prag tė sulmit pėrfundimtar mbi Konstandinopojėn, parashikonte qė njė pjesė e mirė e bregdetit shqiptar, prej Durrėsit deri poshtė nė Prevezė, tė kalonte nėn sundimin e Venedikut. Nė fakt, venecianėt arritėn ta merrnin Durrėsin dhe rrethinat e tij dhe tė krijonin njė zotėrim tė tyre tė quajtur « dukati i Durrėsit ». Por nė jug tė tij, nė temėn e dikurshme bizantine tė Nikopojės (Epir), venecianėt nuk arritėn tė vendosnin pushtetin e tyre. Qė nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XII njė degė e familjes perandorake bizantine tė Engjėllorėve kishte siguruar nė Epir, veēanėrisht nė provincėn e Vagenetisė (Ēamėri), prona tė mėdha tokėsore dhe kishte ngritur aty njė pushtet thuajse tė pavarur nga Konstandinopoja. Nė kėtė mėnyrė, menjėherė pas pushtimit tė Perandorisė Bizantine nga kryqtarėt mė 1204, njė pinjoll i Engjėllorėve bizantinė, Mihal Engjėlli, djali i qeveritarit tė dikurshėm tė Epirit, krijoi kėtu njė zotėrim tė pavarur. Dokumentet e kohės e quajnė kėtė « Despotat i Artės », sipas kryeqendrės sė tij. Nė historiografi ėshtė bėrė zakon tė quhet « Despotat i Epirit ». Gjatė historisė sė tij mė se dy shekullore, Despotati i Epirit e ndryshoi disa herė shtrirjen e tij.

    Sidoqoftė, bėrthama e qėndrueshme territoriale pėrfaqėsohej nga shtrirja e temės sė dikurshme bizantine tė Nikopojės, e pėrkufizuar nga malet Akrokeraune (Vetėtimės) nė veri, nga gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug dhe nga rrjedhja e lumit Vjosa e vargmalet e Pindit nė lindje. Deti Jon lagte krahun perėndimor tė Despotatit. Pėrveē kryeqendrės, Artės, qytete e kėshtjella tė tjera tė rėndėsishme ishin Janina, Ajdonati (Paramithia), Himara, Berati, Kanina dhe pėr njė farė kohe (1213-1253) edhe Durrėsi. Shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė sė Despotatit nė shtrirjen klasike tė tij. Po veē shqiptarėve kishte edhe popullsi vllahe, greke e sllave tė vendosura kryesisht nė viset e Thesalisė, tė Maqedonisė e tė Etolo- Akarnanisė, qė u aneksuan nga despotėt e Epirit pas vitit 1216. Nga pikėpamja e organizimit shtetėror, Despotati i Epirit ishte njė shtet bizantin. Nė krye tė tij qėndronin despotėt e familjes perandorake Engjėlli. Kėta nė aktet dhe nė dokumentet zyrtare tė tyre shfaqen me emrin e pėrbėrė Engjėll-Duka-Komnen, duke kujtuar kėshtu lidhjet e Engjėllorėve me dinastitė e tjera bizantine. Vetė sundimtarėt e Epirit nuk u pajtuan me statusin e sundimtarit tė njė province. Ata e mbanin veten pėr trashėgimtarė tė ligjshėm tė fronit bizantin dhe nė kėtė kuptim e konsideronin pushtetin e tyre nė Epir si njė pikėnisje pėr tė restauruar Perandorinė Bizantine, duke dėbuar kryqtarėt nga vendet bizantine.

    Vitet e para tė sundimit despoti Mihali I Engjėlli (1204-1216) ia kushtoi konsolidimit tė brendshėm tė shtetit tė posalindur. Nuk munguan nė kėtė kohė edhe konfliktet me principatat kryqtare, tė krijuara pas vitit 1204 nė kufijtė e Despotatit, nė mbretėrinė lombarde tė Selanikut, nė dukatin e Athinės dhe nė Principatėn frėnge tė Akesė. Me t’u krijuar njė gjendje e qėndrueshme nė kufijtė me kėto formacione, iu vu punės pėr shtrirjen e Despotatit nė drejtim tė veriut. Nė vitin 1210 Despotati i Epirit i ishte afruar sė tepėrmi dukatit venecian tė Durrėsit. Ndėrkaq sundimi i Venedikut nė Durrės ishte treguar i paqėndrueshėm. Pėrpjekjet pėr ta shtrirė juridiksionin venecian pėrtej qytetit kishin hasur nė kundėrshtimin e princit Dhimitėr tė Arbrit. Fisnikė tė Arbrit ishin tashmė zotėr tė tokave nė rrethinat e Durrėsit, gjė qė shqetėsoi jo vetėm pushtetin venecian tė Durrėsit, por dhe kryepeshkopatėn katolike tė qytetit, e cila pretendonte se Dhimitri dhe njerėzit e tij kishin okupuar pronat e saj. Me qėllim qė tė ushtronte presion mbi princin e Arbrit, duka i Venedikut lidhi njė aleancė me princin e Dioklesė (Gentės), Gjergjin, i cili zotohej ta ndihmonte Venedikun kundėr Dhimitrit. Por ky ndėrkaq kishte arritur tė bėnte pėr vete papėn e fuqishėm Inocenti III, tė cilit i premtoi konvertimin e tij, tė bujarėve e tė popullit tė tij nė fenė katolike.

    I brejtur nga konfliktet me princin e Arbrit, Papatin e me vetė kishėn vendase, dukati venecian i Durrėsit u tregua i pafuqishėm tė pėrballonte mėsymjen nga jugu tė despotit tė Epirit, tė Mihalit I Engjėlli. Nė vitin 1210 kufiri midis Despotatit dhe Dukatit venecian tė Durrėsit ishte vendosur nė rrjedhjen e lumit Shkumbin. Atė vit duka Marin Valaresi u takua me despotin Mihal pėr tė biseduar lidhur me vendosjen e njė paqeje. Paqja u nėnshkrua nė verė tė atij viti nga duka i Venedikut Pietro Xian dhe despoti Mihali I. Nė bazė tė saj njihej edhe de jure kufiri i Shkumbinit si caku verior i zotėrimeve tė Despotatit. Ndėrkohė, despot Mihali zotohej tė lejonte tregtarėt venecianė tė tregtonin lirisht, pa taksa e doganė, nė tokat e tij dhe t’i mbronte ata nga shtetasit e tij, nė rast konflikti me sipėrmarrėsit venecianė. Nė muajin shtator 1210 venecianėt sheshuan edhe mosmarrėveshjet me kishėn e Durrėsit, duke vėnė nė krye tė saj venecianin Manfred. Nė marrėveshjen qė nėnshkroi me dukėn Pietro Xian nė shtator tė vitit 1210, kryepeshkopi Manfred u betua se do t’i qėndronte besnik Republikės sė Venedikut dhe se do tė punonte qė qytetarėt si dhe bashkėsia e Durrėsit dhe e zonave pėrreth t’i bindeshin pushtetit venecian.

  19. #59
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    Megjithatė, shpresat e Venedikut pėr tė ruajtur njė minimum pranie nė Durrės dhe nė rrethinat e tij, pėsuan goditjen e fundit mė 1213, kur despot Mihali I Engjėlli ia shkėputi atė Republikės sė Shėn Markut dhe e bashkoi me zotėrimet e tij. Ushtria e tij pėrparoi thellė nė veri e mė 1215 pushtoi Shkodrėn, por shpejt u tėrhoq prej andej pėr t’u vendosur nė vijėn e Durrėsit. Pushtimi jetėshkurtėr i Shkodrės ishte ndėrmarrja e fundit ushtarake e despotit Mihali I. Nė rreth 10 vjet tė sundimit tė tij, shteti i vogėl e i dobėt epirot, arriti tė zgjerohet duke zėnė pak a shumė shtrirjen e temave tė dikurshme bizantine tė Nikopojės e tė Durrėsit. Pėrveē kryeqendrės, Artės, despot Mihali parapėlqente si rezidencė tė zgjedhur tė tij kėshtjellėn e Beratit. Ende sot aty ruhen dėshmi tė shumta tė punimeve fortifikuese e tė ndėrtimeve tė kultit tė ndėrmarra nė kohėn e sundimit tė tij. Despot Mihali I vdiq pikėrisht nė kėshtjellėn e Beratit nė vitin 1216 pas njė komploti tė organizuar nga njerėz tė afėrt tė tij. Pas kėsaj nė krye tė Despotatit u vu i vėllai, Teodori. Nėn sundimin e tij Despotati i Epirit arriti shtrirjen e tij mė tė gjerė. Politika e despotit tė ri u orientua kryekėput nga lindja dhe synoi asgjėsimin e principatave latine tė kryqtarėve nė Greqi, nė Maqedoni e nė Traki, rimėkėmbjen e Perandorisė Bizantine dhe kurorėzimin e tij si perandor i Bizantit. Nė kėtė kuadėr fitoi rėndėsi tė posaēme kontrolli mbi Durrėsin dhe mbi boshtin e Rrugės Mbretėrore (Egnatia), i cili hapte rrugėn drejt kėshtjellave tė Maqedonisė e Selanikut dhe njėherėsh shkėpuste lidhjet jetėsore tė perandorisė latine tė Konstandinopojės ose tė mbretėrisė lombarde tė Selanikut me fuqitė-mėmė tė perėndimit. Duke pasur parasysh rėndėsinė strategjike tė kėtij boshti rrugor e veēanėrisht tė pikėnisjes sė tij, Durrėsit, mitropoliti i Korfuzit, Gjergj Bardhami, shprehej atė kohė se « despoti derdh pa kursim pėr Durrėsin para, ushtri e ēdo gjė tjetėr, nė mėnyrė qė tė mos lejohen egėrsirat nga Perėndimi tė vėnė kėmbė nė atė qytet, qė ai e do mbi tė tjerėt ».

    Nė fakt, qė nė fillim tė sundimit tė tij, Teodorit iu desh tė pėrballonte njė pėrpjekje tė latinėve pėr tė shtėnė nė dorė korridorin e rrugės Egnatia. Nė verėn e vitit 1217, perandori i ri latin i Konstandinopojės, Pier dė Kurtėne, nė krye tė njė ushtrie tė nisur nga porti i Brindizit, zbarkoi nė Durrės me destinacion Konstandinopojėn. Pasi mori qytetin, ushtria latine e vazhdoi marshimin pėrgjatė rrugės Egnatia nė drejtim tė Selanikut. Historiani bizantin Gjergj Akropoliti rrėfen se despoti Teodor i kishte ngritur pritė ushtrisė latine « nė vendet e ashpra tė Arbrit », diku nė luginėn e Shkumbinit. Nė betejėn e zhvilluar kėtu, ushtria frėnge u shpartallua keq dhe vetė perandori Kurtėnč u zu rob. Njė kronist frėng, vazhduesi i Robert Autissiodorensis, ia atribuon katastrofėn e perėndimorėve qėndrimit armiqėsor tė popullsisė vendase (malicia indigenorum) qė bashkėpunoi me despotin e Epirit. Pas kėsaj fitoreje, Teodori e ripushtoi Durrėsin. Nė qytet u pėrforcua sistemi i mbrojtjes dhe u kryen punime tė ndryshme fortifikuese. Nė vitet qė pasuan, Teodor Engjėlli i zhvendosi veprimet luftarake nė lindje. Kėtu ai mori njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Ohrit, tė Pėrlepit, tė Pelagonisė (Manastir) etj.. Por objektivi kryesor ishte Selaniku, tė cilin Teodori ua shkėputi baronėve lombardė nė vitin 1224. Kėtu ai u kurorėzua « perandor e autokrat i bizantinėve » nga kryepeshkopi i fuqishėm i Ohrit, Dhimitėr Komatiani. Selaniku u bė qendra e re ku u zhvendos Teodori e oborri i tij. Qeverisjen e zotėrimeve shqiptare Teodori ia besoi tė vėllait,

    Konstandinit, tė cilit i akordoi titullin despot. Duke ndjekur shembullin e perandorėve tė Bizantit, ai u shpėrndau tituj fisnikėrie si sebastokrator, domestik i madh, protovestiar etj., bashkėpunėtorėve tė tij tė afėrt, midis tė cilėve edhe mjaft bujarėve shqiptarė. Nė administrimin e punėve tė « perandorisė » sė tij, Teodori ndihmohej nga njė « kėshill i tė zgjedhurve ». Njė mbėshtetje tė fortė i jepnin politikės sė tij prelatėt e lartė tė kishės, ndaj tė cilėve Teodori tregoi vazhdimisht kujdes tė veēantė. Mitropoliti i Naupaktit, Jan Apakauku, kryepeshkopi i Korfuzit, Gjergj Bardhani, ai i Ohrit, Dhimitėr Komatiani, si dhe peshkopi i Kaninės ishin disa nga bashkėpunėtorėt e kėshilltarėt mė tė afėrt tė Teodorit. Pas marrjes sė Selanikut, objektivi i dytė i madh mbetej pėr Teodorin pushtimi i Konstandinopojės, qė do tė shėnonte fundin e Perandorisė Latine e rimėkėmbjen e Bizantit. Midis viteve 1225-1230 ushtritė e tij arritėn suksese tė mėdha nė Maqedoninė Lindore e nė Traki, ku pushtuan Adrianopojėn. Por nė vendin e quajtur Klokotnica, nė vitin 1230, trupat e Teodorit pėsuan njė disfatė tė rėndė nga ushtritė e carit bullgar, Ivani II Aseni, qė ishte shqetėsuar nga forcimi i shtetit epiriot e nga pėrparimi i Teodorit nė zonėn e interesave bullgarė.





    Lufta midis Despotatit tė Epirit dhe Perandorisė sė Nikesė pėr hegjemoni nė Shqipėri





    Beteja e Klokotnicės, ku vetė Teodori u zu rob, goditi rėndė aspiratat panbizantine tė despotėve tė Epirit. Paskėtaj, zotėrimet epirote u ndanė nė shumė pjesė. Nė Selanik e Thesali vazhdoi tė sundojė i vėllai i Teodorit, Manueli. Gjithė territori, prej Adrianopoje nė Durrės, u pushtua nga Ivani II Aseni i Bullgarisė. Cari bullgar filloi paskėtaj ta quajė veten « perandor e autokrat, zot i krahinave prej Adrianopoje nė Durrės » dhe tė shpalosė me forcė pretendimet pėr Konstandinopojėn e pėr fronin bizantin. Krahinat e Epirit nuk u pėrfshinė nė kufijtė e rinj tė mbretėrisė bullgare. Kėtu shfaqet si sundimtar Mihali II Engjėlli, djali i Mihalit I. Pėr 10 vjet ky punoi pėr tė forcuar pozitat e lėkundura tė Engjėllorėve. Rrethi i bashkėpunėtorėve tė tij u zgjerua me elementė tė aristokracisė vendase, tė cilėve u ishte besuar drejtimi i krahinave dhe i kėshtjellave tė ndryshme tė despotatit. Ashtu si dhe i ati, Mihali II i ruajti lidhjet e ngushta me Beratin, Vlorėn e me parinė e kėtyre dy qyteteve. Me qeveritarin e tyre, Jan Frėngun, pinjoll i njė familjeje tė vjetėr fisnike vendase, despoti kishte edhe lidhje familjare.

    Shthurja e Mbretėrisė sė Bullgarisė, pas vdekjes sė Ivanit II Aseni (1241), e lejoi Mihalin II tė zgjerojė kufijtė e Despotatit. Durrėsi u bė pėrsėri pjesė e tij, ndėrkohė qė kėshtjella tė tjera u aneksuan nė Maqedoni e nė Thesali. Por edhe kėsaj radhe Despotati ndeshi nė njė kundėrshtar tė fuqishėm, qė nė atė kohė ishte bėrė njė faktor i rėndėsishėm politik nė Ballkan. Kjo ishte Perandoria e Nikesė, njė formacion i ngjashėm me Despotatin e Epirit, qė lindi pas vitit 1204 nė Azinė e Vogėl. Luftėrat me Nikenė pėrbėjnė fazėn e dytė tė rėndėsishme nė historinė e Despotatit tė Epirit. Ashtu si despotėt e Epirit, edhe perandorėt e Nikesė e mbanin veten pėr trashėgimtarė tė ligjshėm tė fronit bizantin. Marrja e Konstandinopojės e rimėkėmbja e Perandorisė Bizantine pėrbėnin vijėn kryesore tė politikės sė tyre, nga ku buronte edhe armiqėsia me rivalėt e tyre tė Epirit.Pas dobėsimit tė Mbretėrisė sė Bullgarisė, Perandoria e Nikesė fitoi epėrsi nė ngjarjet nė Ballkan. Brenda vitit 1246 perandori i Nikesė, Joan Vatatze (1222-1254), pushtoi Trakinė, Maqedoninė dhe qytetin e Selanikut.

    Sukseset e rrufeshme tė nikeasve zbuluan mangėsitė ushtarake e politike tė shtetit epiriot. Tashmė ishte dobėsuar aleanca e kėtij shteti me krerėt lokalė tė krahinave tė ndryshme tė Despotatit, nė tė cilėn bazohej forca e tij. Politika e zbatuar nga Teodori e nga Mihali II nė funksion tė pushtimeve kishte goditur drejtpėrsėdrejti format e qeverisjes nė rajone tė caktuara tė Despotatit tė Epirit me Principatėn e Arbrit, e cila ishte kthyer tashmė nė njė shtet vasal. Ēarja midis dy aleatėve tė dikurshėm u pa gjatė konflikteve ushtarake qė u zhvilluan nė zonėn e Maqedonisė Jugperėndimore midis forcave tė Nikesė dhe atyre tė Epirit nė vitin 1253. Atė kohė princi i Arbrit, Gulami, bashkė me forcat e tij, kishte zėnė pozicion nė zonėn e Kosturit pėr t’u prerė rrugėn nikeasve qė kėrkonin tė ēanin nė drejtim tė Devollit. Por perandori i Nikesė, Jan Vatatze, arriti tė tėrheqė nė anėn e tij princin Gulam, qė tashmė ishte ftohur me Mihalin e Epirit. Premtimet joshėse tė perandorit tė Nikesė u konkretizuan me nėnshkrimin e njė traktati, qė vuloste aleancėn e re midis Nikesė dhe Arbrit dhe qė njihte autonominė e kėtij tė fundit.

    Krahas Gulamit tė Arbrit, me nikeasit u bashkuan edhe krerėt e Kosturit e tė Devollit, tė cilėt gjithashtu ishin tė pakėnaqur nga Mihali II i Epirit. Nė kėto kushte, despoti i Epirit u detyrua tė kėrkonte paqe, e cila u nėnshkrua nė Larisė (1253). Mihali II hiqte dorė nga kėshtjellat e Maqedonisė Perėndimore dhe nga kėshtjella e Krujės. Kėsaj tė fundit, perandori Jan Vatatze i njohu qysh atė vit njė sėrė privilegjesh tė rėndėsishme qė kishin tė bėnin me sigurimin e pronave tė fisnikėve, tė klerit dhe tė qytetarėve tė saj, si dhe me heqjen e tatimeve tė caktuara. Tė njėjtat privilegje u konfirmuan pas dy vjetėsh nga perandori i ri i Nikesė, Teodori II Laskari (1254-1258). Ato iu konfirmuan vazhdimisht krutanėve nga perandorėt e mėvonshėm tė Bizantit. Humbja e mbėshtetjes qė kishte patur nė Principatėn e Arbrit ia bėri tė pamundur despotit Mihal ruajtjen e zotėrimit tė rėndėsishėm tė Durrėsit. Nė vitin 1256 qyteti iu dorėzua perandorit tė Nikesė. Paqja e nėnshkruar atė vit midis dy rivalėve sanksiononte tėrheqjen e Despotatit tė Epirit nė kufijtė e tij fillestarė. Nė viset e zbrazura nga epirotėt u vendos administrata e Nikesė.






    Kryengritja e shqiptarėve kundėr Perandorisė sė Nikesė (1257-1258)





    Vendosja e pushtetit tė Nikesė nė viset shqiptare nuk e pėrmirėsoi gjendjen e tyre, pėrkundrazi, njė administratė e rreptė ushtarake e civile u vendos nė trevat shqiptare, pėrfshirė edhe Principatėn e Arbrit, qė kishte luajtur njė rol vendimtar nė suksesin e nikeasve. Nė krye tė saj u vu njė qeveritar bizantin, Konstandin Habaroni, i cili sė bashku me qeveritarėt e krahinave tė tjera tė Shqipėrisė e tė Maqedonisė, u vu nėn urdhrat e komandantit epror, pretorit Georg Akropoliti qė kishte selinė nė Selanik. Qė tė nesėrmen e vendosjes sė sundimit tė Nikesė nė Shqipėri filluan tė duken shenjat e njė pakėnaqėsie tė thellė. Kėto qenė mė tė forta nė trevat e Principatės sė Arbrit, e cila nė kundėrshtim me premtimet e dhėna, u privua nga ēdo lloj autonomie prej regjimit nikeas. Qeveritari nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, nuk ishte nė gjendje tė mbante nėn kontroll gjendjen shpėrthyese, ndaj, nė dimrin e vitit 1257-1258, kryekomandanti i forcave perėndimore tė Nikesė, pretori Gjergj Akropoliti, vendosi tė organizonte njė ekspeditė demonstrative nė Arbėr. Prej Selanikut, ekspedita e drejtuar prej tij pėrparoi nėpėr Kostur, Ohėr, Durrės, ku Akropoliti u takua me krerėt dhe autoritetet e vendit. Marshimi i Akropolitit vazhdoi nėpėr krahinat e thella tė Matit e tė Dibrės. Kudo ku kaloi Akropoliti u mundua tė forcojė bazat e sundimit tė Nikesė, duke riorganizuar administratėn ushtarake e civile tė saj. Pas tre muajsh misioni tė vėshtirė nė zonėn shpėrthyese tė Arbrit, nė shkurt tė vitit 1258, Akropoliti mbėrriti nė Pėrlep. Kėtu atij i erdhi lajmi se « mbarė populli i arbėreshėve ishte hedhur nė kryengritje ». Pėr rrjedhojė edhe despoti Mihali II Engjėlli i Epirit e prishi paqen me Nikenė. Vetė qeveritari Nikeas i Arbrit, Konstandin Habaroni, u zu rob prej tij gjatė njė prite qė iu ngrit nė Kaninė dhe ku pati dorė e fejuara e tij, Maria Frėngu, kunatė e despotit Mihal dhe pinjolle e familjes mė tė shquar tė zonės sė Vlorės nė shek. XI- XIII.

    Gjendja e re e detyroi Akropolitin tė ndėrmerrte njė fushatė tė vėrtetė ushtarake pėr tė shtypur kryengritjen. Goditja kryesore e nikeasve u drejtua kundėr vatrės sė trazirave, Arbrit. Ushtria e tyre, nėn komandėn e vetė Akropolitit pushtoi Ohrin dhe vazhdoi marshimin drejt Durrėsit. Por qėndresa e kryengritėsve shqiptarė e detyroi Akropolitin tė bėnte prapaktheu nė Ohėr. Paskėtaj, kryekomandanti nikeas u pėrpoq tė hynte nė Arbėr nga ana e Dibrės, por edhe kėtu ushtria e tij u rrezikua tė asgjėsohej nga kryengritėsit, ndaj u tėrhoq nė drejtim tė Pėrlepit. Ndėrkaq, i inkurajuar nga kryengritja e shqiptarėve, despoti Mihali II Engjėll i Epirit rifilloi veprimet luftarake nė Maqedoni. Ushtria e tij, e pėrkrahur nga popullsia vendase, pushtoi Ohrin dhe kėshtjella tė tjera tė Maqedonisė Perėndimore. Pothuaj tė gjithė komandantėt e forcave tė Nikesė u hodhėn nė anėn e despotit tė Epirit. Edhe kėshtjella e Pėrlepit, ku ishte i rrethuar kryekomandanti, Georg Akropoliti, u hapi portat epirotėve. Akropoliti dhe ushtarakė tė tjerė ranė robėr tė Mihalit II. Nė kėtė mėnyrė, gjithė kėto treva u pėrfshinė pėrsėri nė kufijtė e Despotatit tė Epirit.

    Sukseset e arritura nė Maqedoni zgjuan te Mihali II i Epirit, ashtu si te paraardhėsi i tij, ėndrrėn e pushtimit tė Konstandinopojės e tė rimėkėmbjes sė Perandorisė Bizantine, duke i paraprirė nė kėtė gjė rivalit tė tij, perandorit tė Nikesė. Nė funksion tė kėtij qėllimi despoti i Epirit i hodhi sytė nga njė aleancė e re me sovranin e Mbretėrisė sė Sicilisė, mbretin Manfred nga dinastia gjermane Hohenshtaufen, pavarėsisht se ky kishte pėrfituar nga ngjarjet e fundit pėr tė shtėnė nė dorė njė pjesė tė bregdetit shqiptar. Aleanca me Manfredin u bė fakt i kryer me martesėn e kėtij tė fundit me vajzėn e despotit Mihal, Helenėn. Megjithatė pėrforcimet qė mori nga Manfredi e dhėndri tjetėr i tij, princi Guljelm II Vilėharduen i Akesė, nuk i mjaftuan despotit tė Epirit pėr tė ndalur ofensivėn e filluar nė pranverėn e viti 1259 nga perandori i ri i Nikesė, Mihali VIII Paleolog. Ohri qe njė nga kėshtjellat e para qė despoti i Epirit u lėshoi nikeanėve. Kėsaj radhe ish-kryepeshkopi durrsak i qytetit, Konstandin Kabasilla, qė erdhi bashkė me ushtrinė nikeane, ndikoi me autoritetin e tij pėr t’i bindur mbrojtėsit t’ia dorėzonin kėshtjellėn perandorit tė Nikesė. Pas Ohrit, ushtria e Nikesė, nėn komandėn e sebastokratorit Jan, vėlla i perandorit Mihali VIII Paleolog, rrethoi kėshtjellėn e Devollit, tė cilėn e mori pas luftimesh tė ashpra.

    Nė verė tė atij viti, Mihali II Engjėlli pėsoi disfatėn pėrfundimtare nė fushėn e Pelagonisė (Manastir). Fitorja e Perandorisė sė Nikesė mbi Despotatin e Epirit nė Pelagoni u pasua nga njė tjetėr fitore e madhe e saj. Nė verė tė vitit 1261 nikeasit ua morėn me sulm Konstandinopojėn latinėve. Nė kėtė mėnyrė, konflikti i gjatė pėr tė korrur trashėgiminė e Perandorisė Bizantine u zgjidh nė favor tė Nikesė. Mihali VIII Paleologu u bė perandori i parė i Perandorisė Bizantine tė rimėkėmbur. Rivali i tij i dikurshėm, despoti Mihali II i Epirit, pas disfatės nė Pelagoni i humbi krejt zotėrimet e tij. Ushtritė e Paleologut pėrparuan deri thellė nė kufijtė e Epirit historik e morėn dhe qendrat e fundit tė qėndresės epirote, Janinėn e Artėn. Mihali II Engjėlli u strehua nė Korfuz, zotėrim i dhėndrit tė tij Manfred. Por ashtu si mė 1257, administrata e re bizantine hyri qė nė fillim nė konflikt me popullsinė vendase. Rritja e pakėnaqėsisė gjeti shprehjen mė tė lartė nė shpėrthimin e kryengritjeve antibizantine nė gjithė territorin shqiptar tė Perandorisė. Kėto kryengritje krijuan kushte qė despoti Mihali II Engjėll tė kthehej nė Epir e pak nga pak tė rikrijonte Despotatin e Epirit nė kufijtė e ngushtuar tė temės sė dikurshme tė Nikopojės. Pėrsa u pėrket territoreve nė veri tė lumit Vjosė, kryengritjet antibizantine tė shqiptarėve u mpleksėn aty me njė sėrė rrethanash tė tjera, tė cilat krijuan njė gjendje krejtėsisht tė re.

  20. #60
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    666 falenderime nė 474 postime
    3. SHQIPĖRIA DHE MBRETĖRIA E SICILISĖ NĖ SHEK. XIII






    Manfred Hohenshtaufeni nė Shqipėri





    Kapėrcimi i shek. XII-XIII solli nė Mbretėrinė e Sicilisė njė ndryshim tė dinastisė sunduese. Vendin e dinastisė normane Altavila, e zuri dinastia perandorake gjermane Hohenshtaufen. Bashkė me fronin e Sicilisė, sovranėt e rinj gjermanė trashėguan dhe planet pushtuese nė Lindje tė paraardhėsve tė tyre. Henriku VI Hohenshtaufen qė me ardhjen e tij nė pushtet i shpalli hapur pretendimet e tij nė bregun lindor tė Adriatikut. Sipas historianit bizantin Niketė Koniati, Henriku pretendonte tė ishte zot i gjithė territorit qė shtrihej prej Durrėsit e deri nė Selanik, territor i pushtuar pėr njė kohė tė shkurtėr nga paraardhėsi i tij norman, Guljelmi II, gjatė fushatės sė vitit 1185. Por as Henriku VI, as pasardhėsi i tij i madh, Frederiku II Hohenshtaufen, nuk qenė nė gjendje tė organizonin ndonjė ekspeditė si ato tė normanėve nė Shqipėri. Njė gjė tė tillė e bėri djali i Frederikut, Manfred Hohenshtaufeni. Duke pėrfituar nga konflikti midis despotit Mihali II i Epirit dhe perandorit tė Nikesė, Teodorit II Laskari, si dhe i inkurajuar nga pakėnaqėsia e thellė qė kishte pushtuar popullsinė shqiptare kundėr kėtyre dy rivalėve bizantinė, nė mesin e dimrit tė vitit 1257-1258 flota e Manfredit e komanduar nga admirali i tij, Filip Kinardi, zbarkoi nė bregdetin shqiptar dhe pushtoi Durrėsin, Vlorėn, Spinaricėn e Beratin. Ndonėse kėto kėshtjella juridikisht ishin nė atė kohė nėn sundimin e perandorit tė Nikesė (Durrėsi), apo tė despotit tė Epirit (Vlora, Berati e Spinarica), as njėri e as tjetri nuk ushtronin pushtet real nė to. Kryengritja e fundit e vitit 1257 e shqiptarėve i kishte detyruar garnizonet dhe administratėn e perandorit apo tė despotit tė tėrhiqeshin dhe ta linin qeverisjen e atyre vendeve nė dorė tė parisė lokale, e cila, me sa duket, ishte marrė vesh paraprakisht me Manfredin e Sicilisė pėr ndėrmarrjen e tij.

    I ndodhur para faktit tė kryer, despoti Mihali II i Epirit e pa me vend mos tė ndizte armiqėsi tė reja me mbretin e Sicilisė. Pėrkundrazi, me qėllim qė ta tėrhiqte atė nė njė aleancė ushtarake kundėr rivalit tė tij kryesor, perandorit tė Nikesė, ai ia njohu Manfredit pushtimet e reja nė bregdetin shqiptar. Madje i ofroi atij dhe dorėn e sė bijės, Helenės, bashkė me njė sėrė zotėrimesh tė tjera nė cilėsinė e pajės: Himarėn, Sopotin (Borshin), Butrintin e Korfuzin. Nė kėtė mėnyrė ndėr tė gjithė sovranėt e mbretėrisė sė Sicilisė tė dy shekujve tė fundit, Manfredi qe i pari qė zuri njė pjesė tė mirė tė brezit bregdetar tė Shqipėrisė nė pritje tė kushteve tė pėrshtatshme pėr tė zgjeruar pushtimet nė thellėsi tė Ballkanit. Por beteja e Pelagonisė (Manastirit), nė pranverė 1259, ku bashkė me forcat e despotit, Mihalit II tė Epirit, u shpartallua edhe reparti i vogėl prej 300 luftėtarėsh qė Manfredi i kishte dėrguar pėr ndihmė vjehrrit tė tij, i vuri nė pikėpyetje vetė zotėrimet siciliane nė Shqipėri. Ngadhėnjyesi i Pelagonisė, perandori i ri i Nikesė, Mihali VIII Paleologu (prej 1261 perandor i Bizantit), e vazhdoi mėsymjen deri nė bregdet, duke marrė tė gjitha zotėrimet e Manfredit, me pėrjashtim tė Durrėsit. Gjithsesi, nė shtator tė vitit 1261 Manfredi organizoi njė fushatė tė re nė Shqipėri dhe arriti pėrsėri zotėrimet e bregdetit, tė cilat i mbajti deri nė fund tė jetės sė tij (1266).

    Baza e qeverisjes sė zotėrimeve tė Manfredit nė Shqipėri ishin kėshtjellat. Kėtu u vendosėn garnizonet siciliane nėn komandėn e kėshtjellarėve. Kėshtjellari i Kaninės, qė kontrollonte dhe zonėn e Vlorės, nė vitet 1258-1274 ishte Jakob Balsiniani, pas ēdo gjase njė fisnik gjerman. Juridiksioni i tij shtrihej nė njė perimetėr tė gjerė rreth kėshtjellės, qė pėrfshinte edhe fshatrat e Orikumit, Vranishtit, Vonicės etj.. Krerėt feudalė vendas ishin pėrfshirė nė sistemin e mbrojtjes sė kėshtjellės sė Kaninės dhe tė territorit tė saj. Pėrveēse nė rast lufte, ata, normalisht, tė shoqėruar nga njerėzit e tyre, kryenin pėr njė muaj nė vit shėrbimin e garnizonit brenda nė kėshtjellė. Manfredi e respektoi traditėn pėrsa i pėrket organizimit administrativ tė Durrėsit dhe tė krahinės fqinje tė Arbrit. Ato u ruajtėn si njė njėsi e vetme administrative, nėn drejtimin e njė qeveritari ushtarak me titullin e kapitenit qė e kishte selinė nė Durrės. Duke pasur parasysh forcėn dhe rolin e parisė feudale tė Arbrit nė fatet e kėsaj treve, Manfredi ia besoi postin e kapitenit tė Durrėsit e tė Arbrit njė fisniku nga njė shtėpi e njohur feudale, Andrea Vranės. Nė vitin 1185, nė kohėn e fushatės normane, njė tjetėr pinjoll i kėsaj familjeje kishte kryer funksione tė ngjashme nė atė trevė si strateg i Bizantit.

    Rasti i njohur i kapitenit Andrea Vrana tregon se Manfredi diti tė tėrhiqte nė administratėn civile e ushtarake tė zotėrimeve tė tij shqiptare edhe fisnikė vendas. Madje, trupa shqiptare nėn komandėn e krerėve vendas u integruan edhe nė forcat e Manfredit tė angazhuara nė Itali kundėr kundėrshtarėve tė tij. Si mėkėmbės tė pėrgjithshėm tė zotėrimeve tė tij nė Shqipėri, Manfredi caktoi njeriun e tij tė besuar, admiralin Filip Kinardi. Megjithatė, pushteti i tij realizohej nė zotėrimet jugore. Treva Durrės-Arbėr, si zonė me rėndėsi tė posaēme strategjike, ishte nėn vėzhgimin e drejtpėrdrejtė tė mbretit Manfred. Fillimisht, selia e admiral Kinardit ndodhej nė Korfuz, por me kohė u zhvendos nė Kaninė. Kėtu ai u martua me tė venė e njė fisniku nga familja e vjetėr Frėngu, qė ishte njėherėsh kunata e despot Mihalit II tė Epirit. Miqėsia qė Filip Kinardi kishte me peshkopin ortodoks tė Kaninės ėshtė njė tjetėr tregues i lidhjeve tė ngushta, qė Kinardi, e nė pėrgjithėsi gjithė administrata e Manfredit, vendosi me mjedisin, e veēanėrisht me parinė vendase. Me kėtė shpjegohet fakti qė, pas vrasjes sė Manfredit nė Betejėn e Beneventit (1266), disa nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė tij, midis tyre dhe konti Frederik Lanēia, dajė i Manfredit dhe personi numėr njė nė oborrin e tij, erdhėn dhe u strehuan nė Shqipėri.

    Fundi i mbretit Manfred nė Betejėn fatale tė Beneventit, shkaktoi pėshtjellim nė zotėrimet shqiptare tė Hohenshtaufėve tė Sicilisė. Menjėherė pas Manfredit, edhe mėkėmbėsi i tij admiral Kinardi ra viktimė e njė komploti tė kurdisur nė Kaninė nga despot Mihali II Engjėlli i Epirit nė bashkėpunim me tė shoqen e njeriut tė Manfredit, Maria Frėngun, qė ishte edhe kunatė e tij. Por, pavarėsisht nga kjo, despoti nuk arriti t’i shtinte nė dorė zotėrimet e Manfredit. Njerėzit e kėtij, si kėshilltari i Kaninės, Jakob Balsiniani, ai i Korfuzit, Verner Alamani, dhe kapiteni i Durrėsit-Arbrit, Andrea Vrana, refuzuan t’ia dorėzojnė despotit tė Epirit viset nėn juridiksion tė tyre. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe mė 1267, kur ngadhėnjyesi i Beneventit e vrasėsi i Manfredit, francezi Karl Anzhu, u ēoi fjalė funksionarėve tė ish-mbretit Hohenshtaufen nė Shqipėri qė ta njihnin atė si mbret i ri i Sicilisė.





    Anzhuinėt dhe « Mbretėria e Arbrit »





    Sovrani i ri i mbretėrisė sė Sicilisė, Karli I Anzhu, trashėgoi synimet e vjetra tė dinastive tė Altavilėve normanė e tė Hohenshtaufėve gjermanė. Nė qendėr tė politikės sė tij tė jashtme u vu pushtimi i Lindjes e marrja e Konstandinopojės. Kjo politikė u nxit e u ushqye vazhdimisht nga kisha e Romės, e cila llogariste tė organizonte, nėpėrmjet anzhuinėve, njė kryqėzatė tė re kundėr Bizantit dhe tė realizonte kėshtu bashkimin me dhunė tė kishave. Pikėrisht nė praninė e papės Klementit IV u nėnshkrua nė maj tė vitit 1267 nė Viterbo marrėveshja midis Karlit I Anzhu e perandorit tė shfronėzuar latin tė Konstandinopojės, Balduinit II, nė bazė tė sė cilės ky i fundit ia kalonte tė drejtat e tij nė Lindje mbretit anzhuin. Marrėveshja nė fjalė pėrcaktonte si fazė tė parė tė ndėrmarrjes anzhuine zėnien e njė kryeure nė bregdetin shqiptar, nė zotėrimet e ish-mbretit Manfred.

    Karli I Anzhu u mundua tė afirmonte tė drejtat e tij nė vijė trashėgimije mbi zotėrimet shqiptare tė Manfredit, duke i shndėrruar nė vasalė tė tij bashkėpunėtorėt e Manfredit nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, mė 1267, Karli I emėroi si mėkėmbės tė tij nė Shqipėri Gaco Kinardin, njė i afėrm i mėkėmbėsit tė vrarė tė Manfredit, Filipit. Por as kėshtjellari i Korfuzit, as ai i Vlorės, i Butrintit e i Sopotit dhe as kapiten Vrana e qytetarėt e Durrėsit nuk dėgjuan tė kalojnė nėn sovranitetin anzhuin. Pėrkundrazi, marrėdhėniet e mbretit Karl me bregun pėrballė mbetėn tė ndera deri nė vitin 1271. Atė kohė, vetė ai shprehej nė njė letėr se shqiptarėt e « urrenin emrin e tij » (in odium nostri nominis). Gjithsesi, anzhuinėt nuk ndėrmorėn ndonjė fushatė tė armatosur. Karli I u pėrpoq tė tėrhiqte me anė premtimesh krerėt shqiptarė dhe nė vitin 1271 ai duket se kishte vendosur njė dialog me aristokracinė e Arbrit si edhe me bashkėsinė qytetare tė Durrėsit. Gjatė atij viti dy priftėrinj katolikė shqiptarė, Gjoni nga Durrėsi dhe Nikolla nga Arbri, si tė besuar tė mbretit Karl dhe tė aleatit tė tij tė madh, papės Gregori X, bėnė disa udhėtime midis Napolit e Durrėsit, duke pėrcjellė mesazhet e mbretit te krerėt shqiptarė. Nė fillim tė shkurtit 1272 mbėrriti nė oborrin anzhuin nė Napoli njė pėrfaqėsi e fisnikėrisė sė Arbrit dhe e bashkėsisė qytetare tė Durrėsit. Nė pėrfundim tė traktativave me Karlin Anzhu u shpall bashkimi i « Mbretėrisė sė Arbrit » (Regnum Albaniae) me mbretėrinė e Sicilisė nėn sovranitetin e mbretit Karl (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae).

    Kthesa e fisnikėve shqiptarė nė marrėdhėniet me mbretin anzhuin ndodhi pėr njė sėrė arsyesh tė jashtme dhe tė brendshme. Nė atė kohė bizantinėt dhe serbėt e kishin rritur presionin nė trevat shqiptare qė ishin ende jashtė kontrollit tė tyre. Serbėt i ishin afruar tashmė zonės sė Dibrės, kurse Perandoria Bizantine e kishte rivendosur sundimin e saj nė njė pjesė tė mirė tė Shqipėrisė sė brendshme. Marrja e Beratit menjėherė pas fitores sė bizantinėve nė Pelagoni (Manastir), mė 1259, i jepte Bizantit njė bazė strategjike mjaft tė rėndėsishme pėr tė shtrirė mė tej zonėn e kontrollit tė vet deri nė vijėn bregdetare. Vėshtirėsive tė aristokracisė shqiptare nė marrėdhėniet me kėto fuqi tė huaja, u shtoheshin edhe ndarjet e konfliktet midis vetė fisnikėve shqiptarė. Nė kėtė kohė edhe Principata e dikurshme e Arbrit e kishte humbur shkėlqimin qė kishte patur nė kohėn e princit Dhimitėr. Nė vend tė njė familjeje feudale, nė trevėn e Arbrit ushtronin ndikimin dhe pushtetin e tyre disa familje, shpesh herė nė konflikt me njėra-tjetrėn, siē ishin familjet Skurra, Vrana, Blinishti, Topia, Arianiti etj.. Nė kėtė mėnyrė, njohja e njė sovrani tė huaj u pa edhe si njė mjet pėr tė qetėsuar rivalitetet midis tyre. Sė fundi, jo pa rol ishte edhe fakti qė nė Shqipėri, veēanėrisht nė zonėn e Durrėsit dhe tė Arbrit, ekzistonte tashmė njė grupim filo-anzhuin, qė pėrfaqėsohej kryesisht nga kleri katolik i Durrėsit dhe i Arbrit, qė nėn sundimin e Manfredit, armikut tė egėr tė Papatit, kishte pėsuar pėrndjekje nga mė tė ashprat. Pėr rrjedhojė, ky ishte i prirur tė bashkėpunonte me sovranin e ri tė Sicilisė, Karlin Anzhu, qė ndryshe nga Manfredi, ishte beniamin dhe krahu i djathtė i kishės katolike tė Romės.

    Pavarėsisht nga motive tė tilla qė flisnin nė tė mirė tė anzhuinėve, kompromisi i vitit 1272 midis anzhuinėve e aristokracisė shqiptare u bė i mundur vetėm pasi Karli I Anzhu u dha krerėve shqiptarė garancitė e kėrkuara. Nė dy diploma tė dala nga kancelaria e tij mė 20 e 21 shkurt 1272, u premtonte atyre mbrojtjen e tij (protectionem suam) dhe njohjen e tė gjitha privilegjeve, normave e dokeve « tė mira » tė mėparshme. Teksti i tyre tregon qartė qė njohja e sovranitetit anzhuin nga krerėt shqiptarė nuk qe njė « dorėzim » pa kushte, por njė ujdi e arritur, siē shprehej vetė mbreti Karl, « pa kurrfarė dhune e shtrėngimi » (absque aliqua violentia seu cohactione). Anzhuinėt kėnaqnin nė thelb dy kėrkesat themelore tė shqiptarėve: kėrkesėn pėr njė angazhim tė anzhuinėve nė marrėdhėniet e ndera tė shqiptarėve me fuqitė e tjera, kryesisht Bizantin e Serbinė, dhe kėrkesėn pėr njohjen e autonomisė politiko-administrative tė fisnikėve vendas brenda kuadrit tė « Mbretėrisė sė Arbrit ».

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 11:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 10:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 13:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •