Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ku po shkojme?

    dhe po e pate me interes le te diskutojme mbi alternativat qe mund te sherbejne si pergjigje per pyetjen e mesiperme.

    Pra

    Ku po shkojme ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 27-09-2004 mė 06:49

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    deri tani kemi arritur nje mbipopullim te planetit dhe rezultatet e asaj faqe ishin te frikshme...

    Nje nga problemet qe lidhet me mbipopullimin per mendimin tim eshte dhe ai i varferise...

    Te dy ketyre fenomeneve, te lidhur ngushtesisht me njeri - tjetrin u duhen gjetur zgjidhje, te cilat fatkeqesisht akoma nuk jane arritur.

    P.sh. pas 11 shtatorit, une kam menduar shpesh se celulat e Al Qaedas apo organizatave te tjera terroriste i kane bazat e mebshtetesit e tyre, kryesisht ne vendet qe kane te tyren varferine e moszhvillimin.. dhe nqs duam te luftojme terrorizmin u duhen dhene ketyre vendeve apo popujve alternativa zhvillimi dhe jo ngordhje per nje "kothere buke"...

  3. #3
    Eni! Po propozon Planin Marshall 2?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pse keq do ishte nje Plan Marshall kesaj radhe per Evropen Juglindore apo vendet post-komuniste ?

    Nuk e kam aty hallin Sokol.

    Mbipopullimi i planetit e varferia mua me duken shume shqetesuese per kohet qe jetojme e te cilave u duhet dhene nje zgjidhje.

    Nga varferia del cdo pisllik i mundshem...

  5. #5
    Per cilen varferi ben fjale ti Eni? Per ate materiale besoj. Vertet thua se ajo qendron ne themel?
    Mendoj se gjemat me te medha ketij njerzimi i kane ardhur me shume prej s'kamjes shpirterore (mbase dhe mendore) se asaj materiale.

    Keni deshire te diskutojme ca per drejtimin e potencialit shoqeror (me permasa globale)?

    Mbaj mend, nje pedagog filozofie nga Tirana e ka bere teme bisede per here te pare dhe te fundit kete teme para ca vjetesh.


    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    une mendoj se te zhdukesh skamjen shpirterore/mendore, se pari duhet te zhdukesh dhe skamjen ditore - te kesh ato pak gramatura ushqimi qe sherbejne per te mbajtur nje mendje te gjalle...

    nje mendje e pa ushqyer genjehet e manipuilohet me kollaj se nje e ushqyer.

  7. #7
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Ndersa sa per koherence, ne Shqiperi po aplikohet Strategjia Kombetare e Reduktimit te Varferise dhe e RRitjes ekonomike.
    Kjo strategjie eshte afatmesem dhe mendohet te shtrihet si strategji afatgjate. Financohet dhe eshte projekt i BanKes Boterore.
    Ne statistikat e tyre ne renditemi si vend i kequshqyer dhe jo te kalibrit" i uritur" sic jane vendet e Afrikes apo te Argjendines ku para sa kohes dhane ne lajme se vdisnin femije cdo dite nga mungesa e theksuar e ushqimit.
    Realisht ne kushtet e tanishme ( ky eshte nje informacion i fundit) nuk figuron varferia si nocion por strategjia eshte aplikuar ne dimensionin e rritjes ekonomike dhe sociale.
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  8. #8
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    une them se po shkojme drejt nje niveli me te mire jetese.ka nje tendence historike qe njerezimi te shkoje ne nje nivel me te larte jetese.
    problemi ne thelb eshte percaktimi i treguesit te ketij niveli.mireqenia shpirterore eshte logjikisht treguesi kryesor(i vetem per mendimin tim).sot industrializimi eshte bere model jetese dhe shihet si tregues i nivelit te larte te jeteses.
    une do te thosha qe e vetmja dhurate e ketij modeli qe ndihmon mireqenien shpirterore drejtepersedrejti eshte komunikimi masiv.
    sa per kollajlleqet e tjera te jetes se perditshme ne ditet e sotme ato jane bere me teper pengese dhe qellim ne vetvete sesa mjet per te arritur mirqenie shpirterore.
    do te doja me mire te jetoja nje shoqeri totalitare fetare sesa ne katrahuren e botes perendimore.
    megjithate kjo periudhe coroditje dhe eksperimentimi na jep mundesine qe te zgjedhim ,te marrim ato qe na duhen dhe te vazhdojme te ndertojme nje bote me te mire,per mua nje bote me mire eshte ajo qe vlereson komunitetin,ku mardheniet ndertohen mbi bazen e parimeve te shendosha,dashurise mes njeri-tjetrit dhe detyrimeve me teper morale sesa ligjore.ne pergjithesi jam optimist,tek e fundit nuk ka pse te shkoje per keq e gjithe kjo pune,ne demin vetes nuk do duam tja bejme asnjehere.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga armandovranari
    ka nje tendence historike qe njerezimi te shkoje ne nje nivel me te larte jetese. problemi ne thelb eshte percaktimi i treguesit te ketij niveli.mireqenia shpirterore eshte logjikisht treguesi kryesor(i vetem per mendimin tim).
    Treguesi i nivelit ekonomik na thote se po shkojme drejt mireqenies se plote. Deri dje per te vajtur ne nje qytet do te doje disa dite, kurse sot disa minuta. Te gjithe merrnim vesh nga tellalli nje here ne jave cndodhte ne lagjen tone, kurse sot ne cdo minute dime me saktesi c'ndodhi ne Bangladesh..

    Megjithate njeriu eshte pak me i thelle se keto. Mireqenia materiale, tregoi se nuk prodhon njerez me te lumtur. Perkundrazi prodhon skllever, te nje sistemi "ēark" te vetekrijuar. Sot ne Greqi nje njeri duhet te punoje nje pune per te mbi-jetuar dhe dy apo me shume pune per te kerkuar dicka me teper. Kurse ne Shqiperi disa punojne nje pune e disa fare.. dhe gjendja shpirterore e te dyve eshte njesoj.

    Shpirti, treguesi i vertete i lumturise njerezore, na thote se me shtimin e kushteve te "mira te jeteses", pason rėnia, stresi, zhgenjimi, ndarja etj..

    Nese do te doja me nje perkufizim te thosha ku po shkojme.. per mua nje pergjigje ka... Rėnie Totale dhe Masive. Zoti dhashtė..


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  10. #10
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Bota po shkon drejt mbipopullimit por nderkohe po avancon ne menyre jashtezakonisht te sukseshme rritjen e prodhimit te armeve te shkaterrimit ne mase. Bota po luan me fatin e vet dhe me fatin e me te vegjelve, me fatin e atyre qe historikisht kane qene te vegjelit e medhenj te kesaj bote te cmendur.

    Kjo bote le te shkoje ku te doje. Askush nuk e ka care koken per Shqiperine time, askush, asnjehere. Kur Shqiperia ime (me falni qe perdor kete peremer se ne fakt nuk eshte vetem e imja) donte te shkonte drejt botes, "ata" e kane perzene. Po keshtu, edhe kur rrinte ne hall te vet, brenda shpirtit te vet, "ata" nuk e lane rehat. Dhe sot e kesaj dite vazhdojne te luajne lojrat e tyre te ndyra me popujt e vegjel. Dhe keto percapjet per lufte me Irakun me kujtojne ato lojrat me lufta qe luanim dikur. S'kane cfare bejne me ne vendin e tyre keshtu qe shpikin enigma me te keqia se ato te Sfinksit.

    Nuk dua ti shtoj vetes time probleme te tilla. As nuk eshte se dua te jem hakmarrese ndaj thirrjes se gjakut tim. Por, e verteta ime e madhe eshte se mungesa e shume gjerave ne Shqiperi jane shume here me te rendesishme se sa mbipopullimi i planetit. Ndoshta ju qe jetoni jashte e keni me ndryshe, por ne qe jetojme perdite ketu, na duhet te perballemi me fytyra te plakura, te rrudhura, me "vepra arti" qe mbajne brenda tyre dhimbje te llahtarshme qe ndoshta prekin kufijte e qenies njerezore. Ka kaq shume trishtim dhe kaq shume shpirtera te vrare saqe mendja zor se mund te te shkoje te ato 5 lindjet ne sekonde. Who cares!!!
    Ketu nuk ka as drita e as uje. Dhe ka vetem dy stine: stina e baltes dhe ajo e pluhurit. Ketu ka te rinj qe enden rrugeve ne kerkim te identitetit te tyre. Dhe ju lutem, mos filloni me moralizimet e kota, te tipit " i kane fajet vete, jane parazite, rrine tere diten klubeve, etj etj etj". "Mea culpa" ka marre dhene dhe askush nuk mban pergjegjesi per kohen e gjithsecilit qe iken e nuk vjen me. Madje as ne vete nuk marrim pergjegjesite qe na takojne. Nga ana tjeter ka shume dashuri qe buron nga familja, nga natyra, nga shpirti yne qe eshte mbrujtur ketu. Ka ca gjera per te cilat ia vlen te jetosh ne kete vend, gjera te cilat per mua jane gjithckaja.

    Ne shqiptaret e dime nga kemi ardhur, por nuk dime as kush jemi, dhe as ku po shkojme. Sepse, sic e tregon dhe vete historia, ne kemi ecur me syte e mbyllur dhe na kane marre per dore si ato femijet e vegjel, per te na treguar gjithmone nje rruge te vetme: ate drejt humneres. Keshtu qe, ne duhet te hapim syte dhe te shohim brenda vetes njehere, pastaj te presim ate doren magjike qe na con ne te njejti vend. Eshte koha qe ne ta bejme kete. Dhe kjo eshte domosdoshmeri.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga Puhiza
    Kjo bote le te shkoje ku te doje. Askush nuk e ka care koken per Shqiperine time, askush, asnjehere. Kur Shqiperia ime (me falni qe perdor kete peremer se ne fakt nuk eshte vetem e imja) donte te shkonte drejt botes, "ata" e kane perzene.
    Kur nje anije mbytet (kupto boten..) bashke me te mbyten edhe kabinat e klasit te pare (kupto superfuqite), edhe kabinat e klasit te dyte... edhe kabinat e klasit te trete...

    pershedentje Puhi, kemi kohe pa folur

    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Kjo teme eshte sa paradoksale dhe arrogante ne syte e mi.

    Une jetoj ne USA dhe perdite lexoj e degjoj:

    Te mbrojme ambientin !
    Te mbrojme ajrin !
    Te bejme planifikim familjar qe te mos mbipopullojme planetin!
    Te mbrojme te drejtat e kafsheve!
    Te mos blejme SUV(makina sportive te medha) pasi harxhojne shume benzine dhe ndotin ambientin !

    Njerezit kane arritur deri atje sa ne fushatat e tyre sensibilizuese publicitare perdorin edhe emrin e Zotit Jezu Krisht. Qe te shikoni paradoksin dhe arrogancen e njerezve qe e kane trurin fushe, pergjigjuni ketyre pyetjeve:

    1. 2/3 e popullates se kesaj bote nuk kane buke te hane dhe jane ne varferi te plote, askush nuk kujtohet per ta. Aq sa nje shtetas amerikan harxhon ne dite per te ushqyer kafshet e tij shtepiake, me ato te ardhura jam i bindur qe do te ushqente 10 njerez ne bote.

    2. Nje kontinent i tere, Afrika, eshte pllakosur nga lufta civile, varferia ekstreme dhe mbart 30 milion njerez te infektuar me SIDA. Askush nuk kujtohet te ndihmoje nje kontinent qe po vdes.

    3. Vetem njerezit e pafe e perdorin emrin e Zotit ne fushata te tilla ideologjike. Njerezit nuk e krijuan planetin, keshtu qe nuk kane se si ta shpetojne ate. Zoti nuk predikon mbrojtjen e kafsheve apo te ambientit, perkundrazi, ai u predikon njerezve dashurine per njeri-tjetrin dhe te ndihmojne njeri-tjetrit. Uji i detit, drita e diellit dhe toka ka ushqyer dhe do te vazhdoje te ushqeje njerezimin, dhe ky eshte preokupim i Zotit dhe jo i njerezve. Zogjte as nuk mbjellin e as nuk korrin dhe perseri nuk ngordhin nga urria.

    Perpara se te perpiqesh te "shpetosh" planetin, njerezit mbi te gjitha duhet te njohin vetveten perpara se te njohin ate qe i rrethon.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Inconstant Moon
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    44
    Jane pak ata te cilet nuk vene veten para te tjereve apo edhe ne nje nivel me te tjeret. Ajo qe na shtyn se tepermi eshte fatkeqsisht motoja e krijuar: 'survival of the fittest' (mbijetim i me te fortit). 'Mbijetim' per shume prej nesh ne vendet ku jetojme me nje teknologji te avancuar, shkon shume me larg se 'ushqim, strehe, mbrojtje e te drejtave themelore'.
    I started a landslide in my ego
    Look from the outside
    To the world I left behind
    U2

  14. #14
    Ky planet i mrekullueshėm nga dėshtimet, egoizmat, urrejtjet, makuteritė e politikanėve, klerikėve tė tė gjitha religjioneve, nga pseudointelektualėt ėshtė pėr dy tė tretat e popullsisė skėterrė!
    Dikush ka shkruar se nėse vazhdon kėshtu civilizimi do mbytet nė ***** e vet! Njerėzimi ėshtė buzė greminės. Mjafton ndonjė politikan apo marshall- gjeneral i ēmendur dhe jeta mbi tokė mund tė zhduket! Nuk pajtohem me disa konstatime tė tė nderuarit Albo. Vetem nėpėr njerėz Zoti mund ta shpėtojė Tokėn apo gjallesat. Poashtu nėpėr ta mund ti shkatrrojė, por Ai nuk e do njė gjė tė tillė! Ai ua ka lėnė njerėzėve nė vullnetin e tyre, dhe ata kanė zgjedhur negativen, tė keqen, nė vend tė Dashurisė mirėsisė, bashkėjetesės etj.
    Sa mė tepėr qė rritet mirėqenia, aq mė shumė bie humaniteti e mirėsia, e rritet egoizmi, makuteria etj.
    Pasuria shpirtnore ėshtė e vlefshme, por edhe nė vuajtje e mjerim nuk mund tė ēfaqet e jetohet! Nė mjerim vuan edhe shpirti edhe trupi! Dėmtohet edhe shėndeti, e kam lexuar se dėmtohet edhe intelekti!
    Jeta mbi Tokė mund tė bėhet parajsė, sikur tė gjithė tė bėheshin, tė ishin, tė jetonin, e tė pėrhapnin DASHURI!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  15. #15
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    GJITHCKA DUKET SIKUR EVULON, POR NE BRENDESI SHKATERROHET!!

    me respekt Abigail

  16. #16
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Pse kaq pesimiste abigail?

    Une mendoj se gjithcka evolon, te pakten shpirterisht, moralisht.
    Eshte si ajo puna qe vuajtjet e fisnikerojne shpirtin. Kjo periudha e sotme nuk eshte as me pak e as me shume e ngaterruar nga ato me pare, nga, inkuizicioni, imoralitetet, skllaverite, injoranca, pislleku, lufta, , coroditja e koheve periudha te meparshme.
    Te pakten tani problemet kapen me mprehte se me pare. Njerezit jane me te ndegjgjeshem dhe me ta afte per gjykuar, jane me te zote per te marre vendime per jetet e e tyre.
    Cdo brezi i duket sikur eshte ai me i vuajturi e me ne udhekryq se te paret, gjithmone na duket se e kemi apokalipsin tek pragu.
    Por ne pergjithesi ky shekull eshte shekkulli i kthjellimeve, une keshtu e shoh.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Njeriu do te beje gjithcka (te paimagjinueshme) per te mbijetuar...
    sepse Hollywoodi, do ti shtoje imagjinaten...
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Une mendoj se cdo sistem shkon drejt shkaterrimit,shperberjes.Keshtu edhe me njerezimin.Duhet te jepet energji qe te vazhdoje te eci.Energjine e jep seicili nga ne. Nese seicili do perpiqej te kryente sic duhet detyrat e tij, pjesen e tij te vogel atehere gjerat do ishin ndryshe.
    Laguna Blu

  19. #19
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Drejt gremines !

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Postuar mė parė nga huggos
    Kur nje anije mbytet (kupto boten..) bashke me te mbyten edhe kabinat e klasit te pare (kupto superfuqite), edhe kabinat e klasit te dyte... edhe kabinat e klasit te trete...
    huggos
    Huggos, po nqs anija fillon te fus uje, dhe per te mos u mbytur duhet te lirohet disa nga pesha e saj. C’fare ndodh???
    be good

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkojmė???
    Nga Orientalist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 22:46
  2. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  3. Dy Vajzat: Nuk Duam Te Shkojme Ne Shtepi
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-05-2005, 12:26
  4. Ushtaret amerikane dezertore: Ne nuk do te shkojme ne IRAK
    Nga [xeni] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 17:25
  5. Vime nga leshi, shkojme per lesh
    Nga oktapodi31 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-10-2002, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •