Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9

Tema: Prostata

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e brigada138
    Anėtarėsuar
    06-06-2005
    Vendndodhja
    ZÜRICH
    Postime
    89
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Prostata

    Peshendetje , nese mundet dikush te me shpjegoj diqka per infeksionin ose ndezjen e prostates,dmth prejardhja ,manifestimi ,terapia dhe kurimi .Shpresoj qe dikush nga ju sado pak te me informoj per kete semundje .
    FAKTET JANE KOKEFORTA

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Faleminderit
    2
    12 falenderime nė 10 postime
    Po te besh nje kerkim te shpejt ne internet gjen cdo lloj materiali qe te duhet , dhe duhet te jeni ju te zgjdhni ate qe eshte me i besuari dhe bashkohori pra me e dhenat e fundit.Eshte e veshtire qe ta bej kete dikush tjeter per juve megjithate une gjeta kete sit ne gjuhen Angleze dhe Italiane ku shpjegohet gjithcka ju kerkoni dhe shum me teper sa ju mendoni vetem deshire per te lexuar dhe kuptuar te kesh, prandaj nese di nje nga dy gjuhet e mesiperme shtyp kete link dhe lexo.

    http://www.prostatitis2000.org/index.htm
    larguar forever

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Analize e re per kancerin e prostatit

    Sipas mjekeve shqiptare, meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates

    Kanceri i prostatit eshte mes kancereve me te zakonshem tek burrat ne vendet e zhvilluara. Rreth 400 mije raste te tilla shfaqen cdo vit ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evrope dhe afro 90 mije burra pritet te vdesin nga kjo semundje. Kurse, persa i perket vendit tone, numerohen rrett 150 persona te prekur nga prostata gjate nje viti. Nderkohe, sipas mjekeve shqiptare meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Sipas nje studimi te bere nga mjket urologe ne Qendres Spitalore Universitare gjate 10 viteve te fundit, ku u moren ne studim 299 raste, u vu re se vetem 12 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 50-60 vjec. Ndersa 48 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 60-70 vjec dhe pjesa tjeter mbi 70 vjec. Pra, keto te dhena na cojne ne perfundimin se kanceri i prostates gjendet kryesisht prek moshat e kaluara mbi 60 vjec.

    Parashikohet qe ndersa burrat ne vendet e zhvilluara jetojne me gjate, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostates te rritet, nese ketu nuk merren parasysh perparimet shkencore. Ne fakt, shkencetaret vazhdimisht perpiqen per trajtime te reja me te sukseshme. Per shembull, mjeket u bejne thirrje burrave mbi moshen 50 vjec qe cdo vit te kryejne analiza te gjakut per antigjenin e vecante te prostatit. Kjo analize quhet ndryshe PSA. Niveli i larte ose rritja e nivelit te ketij antigjeni eshte shenje paralajmeruese per kancer ne prostat. Por kjo analize nuk eshte gjithmone e sakte, prandaj shume burra kryejne nje analize tjeter, me e dhimbshme, sic eshte biopsia e prostatit. Profesor Robert Gecenberg prane universitetit Xhons Hopkins thote se me kete analize ekziston nje problem. Tani per tani, thote ai, na duhet te kryejme biopsine tek 6 burra per te gjetur nje qe ka kancer ne prostat. Objektivi eshte perqendrimi ose kufizimi i kryerjes se biopsise tek persona qe me te vertete kane kancer ne prostat.

    Pervec disa pasaktesive, analiza e antigjenit te prostatit shpesh nuk e dallon kancerin. Nje analize e tille zakonisht mat sasine e nje kimikati qe prodhohet ne prostat. Analiza e re mat vetem kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze ne prostat. Profesor Gecenderg dhe koleget e tij zbuluan se analiza e re eshte e sakte ne 94 perqind te rasteve. Prova te metejshme klinike me kete analize jane planifikuar dhe nje gje e tille do te bente te mundur qe pas afro 1 viti e gjysme, analiza e re per zbulimin e kancerit te prostatit te jete gati per publikun e gjere. Doktor Gecenberg thote se analiza e re eshte ne gjendje te tregoje edhe nese kanceri eshte kufizuar vetem ne prostat apo eshte perhapur ne organe te tjera. Persa i perket vendit tone mjeket pohojne se nje pjese e operacioneve dhe pikerisht ato te parat kryhen ne vend, kurse ne rastet e tjera, kur pacienti ka nje gjendje me te rende operacioni kryhet jashte shtetit, pergjithesisht ne Turqi.

    Marre nga "Koha Jone"
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Hudhra dhe qepa ndalojnė kancerin e prostatės

    Nuk janė tė paktė ata meshkuj qė vuajnė nga kanceri i prostatės. Sidomos burrat qė i kanė kaluar tė 40-at. Gjithēka duket se fillon me urinime sa mė tė shpeshta, si shkaktarė tė sė cilave shumė herė meshkujt akuzojnė ndonjė ftohje apo mendojnė se kanė pirė shumė lėngje. Mė pas dhimbja fillon tė pėrhapet dhe nė kurriz dhe gjithnjė e mė shumė mendohet se kemi tė bėjmė me njė ftohje. Po ama tė tjerėt nuk vuajnė nga ky problem, dhe pse mund tė jenė tė ftohur dhe, ē’ėshtė mė e keqja, kjo gjendje zgjat me shumė se sa njė ftohje normale.
    Kanceri i prostatės
    Kanceri i prostatės godet ēdo vit rreth 12 pėr qind tė popullsisė botėrore. Niveli i vdekshmėrisė ka pėsuar rėnie me 9 pėr qind qė nga viti 1985 deri nė 1998. Mbijetesa prej pesė vjetėsh, pasi ėshtė identifikuar dhe kuruar tumori, ėshtė rritur me 15 pėr qind kėto 15 vitet e fundit. Nė Evropė nga ky lloj tumori janė tė prekur 40 nė 100 mijė persona, ndėrsa nė USA 70 nė 100 mijė. Por nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė ata qė kanė njė hiperplasi beninje zhvillojnė tumorin e prostatės. Studimet shkencore akoma nuk kanė arritur tė zbulojnė se pėrse disa meshkuj sėmuren dhe disa tė tjerė jo. Specialistėt thonė se dihet qė me kalimin e viteve njė mashkull ka mundėsi mė tė mėdha pėr tė zhvilluar kėtė lloj tumori, por nuk janė identifikuar akoma faktorėt qė e shkaktojnė kėtė, pėrveē dhjamosjes. Pėr tė identifikuar prekjen e njė organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe njė test i veēantė. Testi konsiston nė njė analizė tė thjeshtė gjaku nė tė cilėn matet niveli i PSA, qė ėshtė njė glikoproteinė e prodhuar nga qelizat e prostatės. Pėrqendrimi i kėsaj substance tė prodhuar nga qelizat e prostatės shtohet nė raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet tė pėrsėritet tė paktėn tetė herė dhe shėrben pėr tė diagnostikuar sa mė parė njė tumor. Vlera normale e PSA ėshtė 2.5 ng/ml. Nė qoftė se ky pėrqendrim ėshtė mė i lartė, atėherė do tė ishte e nevojshme tė bėni njė biopsi. Nė qoftė se gjatė biopsisė arrin nė 10 ng/ml, atėherė rreziku i krijimit tė njė tumori ėshtė rritur.
    Dieta dhe kanceri
    Pėr tė parandaluar kancerin onkologėt rekomandojnė qė tė ndiqet njė dietė e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfėr me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnė disa ushqime qė e parandalojnė kėtė lloj kanceri mė shumė se disa tė tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepėt. Nuk mund tė konsiderohen ushqime galante, por ama janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha kėto ushqime me sasi tė mėdha rrezikon qė tė sėmuret mė pak. Dhe pėr ironi tė fatit, merita ėshtė pikėrisht e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė. Po, djathit vegjetarian. Bėn mirė pėr kolesterolin, por dhe pėr prostatėn. Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit. Njė pėrbėrės i sojės, genisteina ngadalėson ndjeshėm rritjen e tumorit. Kjo mund tė shpjegojė dhe pse vendet orientale, qė kanė njė dietė tė pasur me sojė, janė mė pak tė prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen njė funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumė sėmundje, mes kėtyre dhe tumorit tė prostatės.

    Kėshilla pėr dietėn qė parandalon kancerin e prostatės

    1- Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
    2- Qepėt, merita e ėshtė e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė
    3- Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit
    4- Peshku, vitaminat e tij kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit
    5- Arrat, sipas specialistėve kanė vitaminė D
    6- Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės
    7- Drithėrat e ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen
    8- Mishi, edhe nė tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me pėrdorimin e tij.

    Seleni, i duhur pėr tė shmangur kancerin
    Disa qendra amerikane iu sugjerojnė burrave tė moshės mesatare tė marrin njė dozė tė pėrditshme seleni. Nė sasi tė konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithėrat. Ekzistojnė dhe ilaēe farmaceutike dietetike qė pėrmbajnė selen, por e rėndėsishme ėshtė qė tė mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatės, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht nė vajin e mėlēisė sė merlucit dhe tonit, tek qumėshti dhe tek vezėt dhe vitamina E qė gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa mė tė madh tė domateve. Domatja konsiderohet si njė kandidat i mirė pėr parandalimin e kancerit tė prostatės. Licipeni dhe karotenoidi qė i japin ngjyrėn e kuqe domates ulin mundėsinė e krijimit tė tumorit.

    Prostata, tumori mė i pėrhapur te meshkujt
    Kanceri i prostatės shfaqet mė shpesh te ata meshkuj qė i kane kaluar dyzet vjet. Por shumė prej tyre nuk e njohin realisht sėmundjen dhe simptomat me tė cilat ajo shoqėrohet. Shpeshherė pacienti nuk e ka tė qartė se pėr ēfarė flitet realisht, madje ndonjėherė specialistėt thonė se ėshtė detyrė e tyre qė t’u shpjegojnė se ku ndodhet dhe ēfarė roli ka prostata. Prostata ndodhet afėr uretrės, rrugėt urinare nėpėrmjet tė cilave urina dhe lėngjet dalin jashtė penisit. Tek njė mashkull i rritur ėshtė i madh pak a shumė sa njė gėshtenjė dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor ėshtė prodhimi i lėngut qė transporton spermatozoidet gjatė ejakulacionit. Ky ėshtė tumori mė i pėrhapur tek meshkujt, dhe nė veēanti tek ata qė janė mbi 65 vjeē, pas tumorit tė mushkėrisė dhe kolonit.

    Eliminimi i qelizave tumorale me radioterapi
    Radioterapia ėshtė njė radioaksion qė dėmton qelizat tumorale, duke i ēuar deri nė vdekje. Ēdo seancė nga 10-15 minuta nė ditė pėr 6-8 javė me radhė. Ky lloj diagnostikimi ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė tė rinj dhe me tumor tė lokalizuar. Avantazhet kryesore janė eliminim i qelizave tumorale dhe mundėsi shumė tė mėdha shėrimi. Terapi e njohur ėshtė edhe Krioterapia, e cila ka tė bėjė me ngrirjen e qelizave tumorale, gjė qė shkakton dhe vdekjen e tyre. Ndėrhyrja zgjat rreth njė gjysmė ore dhe ėshtė e kėshillueshme pėr pacientė me tumor tė lokalizuar. Avantazhi kryesor ka tė bėjė me kohėn e shkurtėr tė ndėrhyrjes. Po ashtu terapia hormonale, rregullon nivelin e testosteronit, dhe ėshtė e kėshillueshme pėr pacientėt qė nuk munden t’u nėnshtrohen ndėrhyrjeve kirurgjikale.

    Rastet e shfaqjes sė kancerit tė prostatės
    Rritja e shpejtė e niveleve tė PSA, tregues i mbijetueshmėrisė tek kanceri i prostatės, ėshtė indeks i njė mbijetese tė ulėt. Njė studim i realizuar nė mbi 1095 meshkuj me tumor tė lokalizuar nė prostatė, ka treguar se njė rritje e rrufeshme e pėrqendrimeve tė antigjenit PSA, prostate-specific antigen, ėshtė njė indikator i njė mbijetese tė reduktuar. Objektivi i studimit ishte vlerėsimi i faktit nėse do tė mund tė identifikoheshin meshkujt nė rrezik letal pas trajtimit me heqje e plotė e prostatės, pas tumorit tė prostatės. U vu re se njė rritje vjetore e PSA mė e lartė nga 2 mg/ml ishte e shoqėruar me njė mbijetueshmėri tepėr tė ulėt. Edhe parametra tė tjerė kanė lejuar tė parashikohet mbijetueshmėria e pacientėve me tumor tė prostatės.


    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Kanceri i prostatės (Prostate Cancer)
    Kanceri i prostatės godet ēdo vit rreth 12 pėr qind tė popullsisė botėrore. Niveli i vdekshmėrisė ka pėsuar rėnie me 9 pėr qind qė nga viti 1985 deri nė 1998. Mbijetesa prej pesė vjetėsh, pasi ėshtė identifikuar dhe kuruar tumori, ėshtė rritur me 15 pėr qind kėto 15 vitet e fundit. Nė Evropė nga ky lloj tumori janė tė prekur 40 nė 100 mijė persona, ndėrsa nė USA 70 nė 100 mijė. Por nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė ata qė kanė njė hiperplasi beninje zhvillojnė tumorin e prostatės. Studimet shkencore akoma nuk kanė arritur tė zbulojnė se pėrse disa meshkuj sėmuren dhe disa tė tjerė jo. Specialistėt thonė se dihet qė me kalimin e viteve njė mashkull ka mundėsi mė tė mėdha pėr tė zhvilluar kėtė lloj tumori, por nuk janė identifikuar akoma faktorėt qė e shkaktojnė kėtė, pėrveē dhjamosjes. Pėr tė identifikuar prekjen e njė organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe njė test i veēantė. Testi konsiston nė njė analizė tė thjeshtė gjaku nė tė cilėn matet niveli i PSA, qė ėshtė njė glikoproteinė e prodhuar nga qelizat e prostatės. Pėrqendrimi i kėsaj substance tė prodhuar nga qelizat e prostatės shtohet nė raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet tė pėrsėritet tė paktėn tetė herė dhe shėrben pėr tė diagnostikuar sa mė parė njė tumor. Vlera normale e PSA ėshtė 2.5 mg/ml. Nė qoftė se ky pėrqendrim ėshtė mė i lartė, atėherė do tė ishte e nevojshme tė bėni njė biopsi. Nė qoftė se gjatė biopsisė arrin nė 10 mg/ml, atėherė rreziku i krijimit tė njė tumori ėshtė rritur.

    Simptomat
    - Vėshtirėsi gjatė urinimit
    - Nevojė pėr tė urinuar shpesh
    - Mbajtje me vėshtirėsi e urinės
    - Infeksione tė rrugėve urinare
    - Gjak nė urinė

    Blerina Kaca, Elberta Spaho
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 15-03-2008 mė 17:41
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pershendetje dhe FLM DI_ANA per gjithe keto info qe po i poston... edhe mua me intereson te dij se "a shkakton edhe probleme ne ejakulim prostata siq eshte ejakulimi i hershem (eksitim te shpejte)...?
    ka m lexuar se ky problem ne te shumten e rasteve eshte me shume problem psikologjik se sa fizik, por mua me intereson kjo nese di kush te me tregoje (nese isha i kjarte)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga meekra69 : 11-04-2008 mė 02:52

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga brigada138 Lexo Postimin
    Peshendetje , nese mundet dikush te me shpjegoj diqka per infeksionin ose ndezjen e prostates,dmth prejardhja ,manifestimi ,terapia dhe kurimi .Shpresoj qe dikush nga ju sado pak te me informoj per kete semundje .
    Mbipesha i ka fajet,yndyra dhe sheqeri ....
    yndyra e qrregullon punen e pshnetkes e ajo ka lidhshmeri me pankreas,duhet ba analizat e gjakut dhe nji skaner dhe ekografi per te percaktu mir problemin.

    yndyra e sheqeri jan shaktar ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga meekra69 Lexo Postimin
    edhe mua me intereson te dij se "a shkakton edhe probleme ne ejakulim prostata siq eshte ejakulimi i hershem (eksitim te shpejte)...?
    ka m lexuar se ky problem ne te shumten e rasteve eshte me shume problem psikologjik se sa fizik, por mua me intereson kjo nese di kush te me tregoje (nese isha i kjarte)...
    Nuk ka lidhje prostrata me ejakulimin e shpejte.Ejakulimi i shpejte eshte problem qe e kane gati 60% e meshkujve.
    Ashtu siē ke degjuar...hyn shume aspekti psikologjik ne mes...sepse shume meshkujt emocionohen shume para raportit.Kane ate qe quhet "ansia da prestazione"...dmth ankthi se si do dali...dhe kane friken se mos turperohen para femres duke arritur orgazmen shume shpejt.
    Zgjidhjet teorike mund te jene 2...(por praktikisht eshte shume veshtire)...:Nese ke vetem nje partnere fikse...(psh je i martuar...nuk ta drejtoj ty personalisht,po them ti per ta bere me praktike situaten)...duhet te bindesh gruan qe te te pranoje ashtu si je,dhe te mos pretendoje me shume prej teje...ne kete menyre ti ēlirohesh nga ndjenja e detyrimit per ta kenaqur,dhe je me oshalant ne veprime.Kerko me shume orgazma ne nje nate,sepse merr gjithmone e me shume konfidence me trupin tend.Me fal nese po tregohem shume indiskret.

    Nese ke me shume se 1 partnere...atehere ne nje fare menyre te meson vete zanati,detyrimisht je me i ēliruar,nuk para emocionohesh...nje ide (e pamoralshme,po ktu spo diskutojme per moral) do ishte...shko me prostituta...sepse ne ate menyre behesh me i ftohte dhe me distant...nuk ke lidhje afektive qe te te pengojne,dhe e trajton me nje fare superioriteti qe te lejon ty te veprosh si me shume konfident.
    Gjithsesi mbetemi ne hapesiren e teorive siē e thashe me larte...praktikisht eshte shume me e veshtire.

    Per sa i perket prostates....ishin permendur gati te gjitha me lart...nje keshille praktike do ishte...mos e shtrengoni shume rripin e pantallonave per te ngjare me te dobet,ose mos mbani te brendshme me llastik te forte....sepse kjo ushtron presion kostant te veshika dhe te jep stimul urinimi te vazhdueshem.

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    Trajtimi i kancerit tė prostatės

    Nė Shtetet e Bashkuara 230 mijė vetė diagnostikohen ēdo vit me kancer nė prostat dhe shumė prej tyre trajtohen me operacion ose me rrezatim. Por njė studim i kohėve tė fundit lė tė kuptohet se shpesh kėto lloj trajtimesh janė tė panevojėshme.



    David Alsaser kujton se si 6 vjet mė parė, nė moshėn 53 vjeēare, mjekėt i thanė se ai kishte kancer nė prostat. Dhe frika qė ai ndjehu ėshtė e kuptueshme.

    Trajtimet me operacion apo rrezatim mund tė sjellin pasoja anėsore afatgjate, pėrfshi impotencėn dhe moskontrollin e urinimit. Pėrderisa tumori nė prostatin e tij rritej shumė ngadalė, David vendosi tė mos i nėnshtrohej ndonjė trajtimi mjekėsor. Ai mendonte se kishte tė ngjarė qė tumori tė mos rritej, por nėse po, atėhere ai mund tė kėrkonte trajtim me operacion ose rrezatim.

    Sipas studimit, 38 pėrqind e burrave tė diagnostikuar me kancer nė prostat ishin kandidatė tė mundshėm pėr tė mos iu nėnshtruar operimit ose trajtimit me reze. Megjithatė shumė prej tyre kishin gjasa tė pėrfundonin nė sallėn e operimit.

    Doktor Xhon Vei pranė departamentit tė shėndetėsisė nė Miēigan thotė se shumica mendojnė se po tė kesh kancer do tė vdesėsh, por e vėrteta ėshtė se njė numėr i madh pacientėsh me kancer nė prostat nuk vdesin nga kjo sėmundje.

    Ndoshta problemi mė i madh pėr kėta tė sėmurė ėshtė se asnjė lloj analize nuk mund tė parashikojė nėse kanceri qė sot ėshtė i shkallės sė rrezikut tė ulėt, nesėr nuk do tė shndėrrohet nė rrezik tė lartė. Pėr kėtė arsye, David Alsaser kryen analiza ēdo tre muaj dhe biopsi tė prostatės njė herė nė 6 muaj pėr tė ndjekur shkallėn e zhvillimit tė tumorit.

    Mbajtja e njė qėndrimi pritės pėr trajtimin e kancerit tė prostatit ėshtė njė vendim i vėshtirė e personal pėr ēdo njeri, por pėr disa si David Alsaser, ėshtė mė mirė t’a presėsh rrezikun sesa tė shkosh vet tek ai.



    marrė nga voice of america
    "Carpe Diem"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •