Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia) - 2 shkurt

    Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia)

    Dyzet ditė mbasi u lind, Ai u paraqit para Perėndisė nė Tempullin e Jerusalemit, sikurse e kėrkonte Ligji i Moisiut. Nė atė kohė, edhe nėna e tij Maria bėri ritualin e pastrimit dhe ofroi flijimet, sikurse i kėrkonte Ligji. Prandaj, dyzet ditė mbas Krishtlindjes Kisha kremton, mė 2 Shkurt, Paraqitjen e Zotit nė Tempull (Ipapandinė).

    Pritja e Krishtit nga plaku Simeon dhe profetesha Ana (Lluka 2:22-36) ėshtė ngjarja kryesore e festės sė Paraqitjes sė Krishtit nė Tempull. I ishte “zbuluar Simeonit me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, se nuk do ta shikonte vdekjen pėrpara se tė shikonte Zotin Krisht” (Lluka 2:26) dhe, i frymėzuar prej tė njėjtit Shpirt, ai erdhi nė Tempull, ku pėrhasi Mesian e porsalindur, e mori nė krahėt e tij dhe tha fjalėt, qė tani thuhen ēdo ditė nė Shėrbesėn Orthodhokse tė Mbrėmjes:

    Tani pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot, me paqe, simbas fjalės sate, se sytė e mi panė shpėtimin tėnd, tė cilin Ti e pėrgatite faqe gjithė popujve, dritė pėr ndriēimin e kombeve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael (Lluka 2:29-32).

    Nė kėtė kohė, Simeoni parashikoi gjithashtu, qė Jisui do tė jetė njė “shenjė kundėrshtimesh” dhe qė ai do tė shkaktojė “rėnien dhe ngritjen e shumė vetėve nė Izrael”. Ai, gjithashtu parashikoi vuajtjet e Marisė pėr shkak tė birit tė saj (Lluka 22: 34-35). Ana, gjithashtu ishte e pranishme dhe duke falėnderuar Perėndinė “ajo u fliste pėr kėtė fėmijė tė gjithė atyre, qė prisnin shpėrblimin nė Jerusalem” (Lluka 2:38).

    Nė shėrbesėn e festės sė Pėrhasjes sė Zotit, theksohet fakti qė Krishti, Biri dhe Fjala e Perėndisė, me anė tė tė cilit u krijua bota, tani po mbahet si fėmijė nė duart e Simeonit; i njėjti Bir i Perėndisė, Dhėnėsi i Ligjit, tani ai vetė po pėrmbush Ligjin, i mbajtur nė krahė si njė foshnje.

    Kremtimi i Pėrhasjes sė Zotit, nga Kisha, nuk ėshtė thjesht njė pėrkujtim historik. Tė frymėzuar nga i njėjti Shpirt i Shenjtė, si Simeoni dhe tė udhėhequr po nga i njėjti Shpirt nė Kishėn e Mesias, anėtarėt e Kishės mund tė pretendojnė “pėrhasjen” e tyre me Zotin dhe, gjithashtu mund tė dėshmojnė, se edhe ata mund “tė pėrlėshohen me paqe”, meqenėse sytė e tyre panė shpėtimin e Perėndisė nė personin e Krishtit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-02-2008 mė 19:00

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gėzohu, o hirplote, Hyjlindėse Virgjėreshė,
    se prej teje ka lindur Dielli i Drejtėsisė,
    Krishti Perėndia ynė, qė ndrit nė errėsirė.
    Gėzohu dhe ti, o plak i drejtė,
    qė prite nė krahėt e tu
    Shpėrblenjėsin e shpirtravetanė,
    i cili na dhuroi Ngjalljen tė gjithėve.


    (Pėrlėshorja)


    Me lindjen Tėnde, Ti Shenjtėrove gjirin e Virgjėreshės
    dhe bekove duart e Siemonit,
    O Krisht Perėndia ynė.
    Tani Ti erdhe dhe na shpėtove me anė tė dashurisė.
    Falu paqe tė gjithė tė krishterėve orthodhoksė,
    o i vetmi Njeridashės.


    (Shkurtorja)

  3. #3
    Armagedon Maska e BLACK_SOUL
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    NE BOTE
    Postime
    31

    Tempulli dhe Krishti

    Fillimet e Tempullit.

    Qė tė flasim pėr Tempullin duhet qė tė dimė fillimet e tij, si hyri Tempulli nė shoqėrinė e atėhershme dhe si ndikoi nė formimin e njeriut? ēfarė egzistonte para se tė shfaqeshin Tempujt dhe ku besonin njerėzit?
    Nė periudhėn primitive paradeistike nuk kemi Tempuj. Tempujtė filluan tė ndėrtohen kur mendimi njerėzor arriti nė pikėn sa tė ndjejė hyjnitė e ndryshme si personalitete. Nė perjudhėn paradeistike kur adhuroheshin fuqi tė cilat vepronin nė dobi ose nė dėm tė fatit tė njeriut ekzistonin nė natyrė disa vende tė caktuara, “tė shenjta” nė tė cilat bėhej adhurimi.
    Pėr shembull “ Popujt e vjetėr Gjerman adhuronin ujrat, malet dhe shkėmbinjtė. Pėr ata e gjithė natyra kishte shpirt. Shpirtat e ujrave ishin Nixen, tė cilat kishin veēantinė tė tėrhiqnin njerėzit nė thellėsi tė ujrave. Shpirtrat e shkėmbinjėve dhe tė maleve ishin Trolles, tė cilat shfaqeshin nė male dhe pyje disa herė si gjigandė dhe disa herė si xhuxha. Edhe nė Francė nė epokėn arkaike mbizotėron adhurimi i burimeve dhe i ujrave nė tė cilat hidheshin si flijim edhe njerėzit. Edhe nė Rusi nė vitet para Krishtėrimit nuk ekzistonin Tempujt. Ngriheshin idhuj nė vende tė larta dhe adhuroheshin burimet dhe malet. Gjithashtu nė vendet e Lindjes sė Largėt nė periudhėn paradeistike objekte adhurimi ishin ujrat, gurėt dhe malet e larta. Ky lloj adhurimi i pėrshtatej si veēori karakteristike njė niveli tė hershėm fetar qė mbizotėronte atė kohė siē ishte animizmi dhe totemizmi”.1
    Por ēfarė do tė thotė fjala Tempull? Fjala Tempull nė kuptimin e saj etimologjik do tė thotė pallat i madh, madhėshtor. Ky kuptim fillestar u ruajt nga fjala e vjetėr Indike Nasas dhe kjo pėr sa i pėrket kuptimit etimologjik, se mė pas fjala mori kuptim tė veēantė duke u pėrdorur pėr njė shtėpi nė tė cilėn qėndron njė hyjni.
    Pėr Tempullin dhe pėr roli e tij nė shoqėri ka patur konsiderata tė ndryshme nga filozof tė ndryshėm.
    “ Fjalėt e Plutrarkut se nuk ka patur dhe as nuk do tė ketė ndonjėherė qytet pa Tempull, tregojnė se ėshtė pikėrisht Tempulli qė e lind dhe e mban qytetin. Tempulli ka qėnė gjithmonė qėndra , shpirti dhe zemra e ēdo qytetėrimi, feje, kulture dhe i ēdo aktiviteti tjetėr jetėsor, shpirtėror dhe mendor qė ka patur dhe do tė ketė njerėzimi. Ėshtė Tempulli ai qė krijoji komunitetin, qė e bėn njeriun tė mendojė dhe tė ndjejė se ai merr pjesė nė fatet e pėrbashkėta tė tė gjithė rracės njerėzore, ai qė i jep njerėzimit vlera universiale”.2

    Tempulli i Jerusalemit.
    Tempulli i parė qė takojmė duke kėrkuar nė fillimet e besimit tonė ėshtė Tempulli i Jerusalemit, i cili nuk ishte vetėm njė vend lutjesh dhe flijimesh por edhe shtėpia e Atit. Ky ishte i vetėm vend i ligjshėm ku i ofroheshin flijime Zotit. Flijimet ishin tė ndryshme por mė i rėndėsishmi prej tyre ishte Holokausti nė tė cilin digjej e tėrė viktima nė shenjė mirėnjohje dhe adhurimi tė Zotit. Tempulli i Jerzsalemit luante njė rol deciziv nė organizimin fetar tė popullit.
    Tempulli i Jerusalemit u ndėrtua nga mbreti Solomon rreth shekullit tė 10 p.K. ai u rrėnua nė vitin 586 p.K. nga Babilonasit dhe u ndėrtua 70 vjetė mė vonė nga Zorobabeli. Arriti njė madhėshti pa krahasim nga vepra e Herodit tė Madh dhe u pėrurua katėr vjet para lindjes se Krishtit.
    “Tempulli i Herodit ishte i vendosur nė njė rrafshinė tė madhe nė verilindje tė Jeusalemit. Hyej nė Tempull nėpėrmjet shkallėsh tė nėndheshme. Portik tė shkėlqyer e zbukuronin nga tė katėr anėt: tė pėrmendur ishin portiku Mbretėror dhe ai i quajtur portikui Solomonit. Nė qendėr tė rrafshinės njė varg parmakėsh nė formė katėrkėndėshi kufizonte hapsirėn e brendshme tė rezervuar pėr Izraelitėt. Kėtu ishte e ndaluar hyrja pėr paganėt, deri nė dėnim me vdekje.ata duhet tė qendronin nė zonėn e pėrfshirė ndėrmjet portikėve dhe parmakėve. Kjo zonė ishte e mbushur kurdoherė mė tezgat e shitėsve tė pėllumbave, tė kecave, etj. dhe tė kėmbyesve tė parave.
    Pėrtej parmakėve ngrihej ndėrtesa hijerėndė e Tempullit me kufizimet e njėpasnjėshme: oborri i grave, oborri i burrave dhe ai i priftėrinjve, nė mes tė tė cilėve ngrihej altari i holokausteve. Nė qender ishte Shenjtorja e ndarė nė dy dhoma: mė parė i Shenjti me altarin e temjanit, tryeza me bukėt e paraqitjes dhe shandani i artė me shtatė krahė; pastaj i ndarė nga njė tis i madh i Shenjti i tė Shenjtėve, qė nė kohėn e Solomonit kishte patur brenda arkėn e Beslidhjes me pllakat e ligjit, kurse nė prani tė Zotit hynte vetėm kryeprifti mė i lartė, njė herė nė vitė nė ditėn e shlyerjes sė mėkateve. Siē kemi thėnė edhe mė lartė nė kohėn e Judaizmit flijimet ofroheshin vetėm nė Tempull e Jerusalemit, por nė ēdo qytet ose fshat me njė farė rendėsie jeta fetare e hebrenjve kishte si qendėr Sinagogėn ku ruheshin pergamenat e Biblės, e cila u lexohej dhe u komentohej besnikėve. Leximi dhe lutja drejohej nga njė kryesues, ndėrsa komentimi mund tė bėhej edhe nga njėri nga tė pranishmit.
    Samaritanėt pėr arsye etnike dhe historike, kishin ngritur njė Tempull tjetėr mbi malin Garizim, nė kundėrvėnie me tempullin e Jerusalemit. Nė kohėn e Jesuit ai ndodhej i rrėnuar tashmė, por Samaritanėt vazhdonin ti ofronin nė atė vend flijimet e veta”.3 Vumė re madhėshtinė e Tempullit tė Jerusalemit, por cili ėshtė roli i Tepullit mbas ardhjes sė Krishtit.

    Tempulli i Ri
    Jisui do tė sjellė diēka tė re, rrėnjėsore nė kėtė fushė, Ai do tė jetė Tempulli i ri, i gjallė dhe me flijimin e Tij tė gjithė do tė mund ti afrohen Zotit pa pengesa dhe pa dallime dhe kulti do t’i bėhet Atit “nė shpirt dhe nė tė vėrtet”.
    “Tempulli i Jerusalemit nuk do tė jetė mė vetėm Tempulli i Judenjve por Tempulli i gjithė tė Krishterėve dhe kjo pėr shumė arsye veēanėrisht pėr dy arsyet e mėposhtėme: sė pari, sepse aty Krishti si njeri i pėrsosur e adhuronte Atin e Tij tė njėqenshėm si Fillues dhe Perfeksionues tė besimit; dhe sė dyti, sepse kjo u bė shembull gjatė kalimit tė gjithė kėtyre viteve dhe Tempulli i Krishterė mori shumė elemente tė rinj”.4
    Tani pėr sa i pėrket lidhjes sė Tempullit me Krishtin e pėrmendėm edhe mė lartė se Krishti e sheh Tempullin si shtėpinė e Atit. Nga Ungjijtė kemi se e Tėrėshenjta e ēoi Krishtin nė Tempull qė 12 vjeē qė tė pėrmbushesh ligji dhe aty Ai e njohu Tempullin si “shėpinė e Atit”(Luk. 2:27). Krishti e pėrdorte Tempullin pėr predikimet eTij sepse aty mbidhesh shumė popull, Ai predikonte se Tempulli ishte “shtėpia e Atit” dhe vend lutjesh, dhe si njė Profet i vėrtet i vėrtet shkon nė pastrimin e Tempullit nga tregtarėt me mėnyrė tė dhunshme. Por si njė Profet i vėrtet edhe Ai ka hezitimet e tij pėr drejtimet e gabuara pėrsa i pėrket shenjave tė besimit. Kėtė tė paktėn tregojnė edhe fjalėt e Tij se si Perėndia do “mėshirė dhe jo flijim”, ose nė atė fjalėn tjetėr se kur dikush shkon tė bejė flijim nė Tempull, duhet tė jetė i sigurtė se nuk i ka bėrė ndonjė padrejtėsi apo tė keqe njeriu se pėr ndryshe flijimi nuk ka kuptim.
    “Nė bisedėn me samaritanen Krishti ėshtė i prerė: fletė pėr anullimin e adhurimeve vendore dhe tė Tempujve mbas ardhjes sė Mesisė dhe pėr themelimin e adhurimit shpirtėror tė Perėndisė nė kohėn e re tė Mbretėrisė (Joan 4:21). Dhe pėr Tempullin qendrimi i Perėndisė nuk ishte fare shkatėrrues, por ishte kritik. Kėshtu i thotė Saducenjve se gjenden “nė njė gabim ta madh” qė tė mohojnė ngjalljen e tė vdekurve dhe Gjykimin e fundit sepse asnjė nga Saducenjtė nuk donte tė mbėshteste njė provė tė tillė”.5
    Edhe nė paravolinė e “Samaritanit tė mirė”6 ka thumba pėr Tempullin pėr shkak tė sjelljes sė priftit dhe tė Levitit qė e lanė pa ndihmė njeriun gjysėm tė vdekur.
    Kur gjykohej Krishti armiqtė e tij e akuzonin se kishte thėnė: ”Shkatėrroni kėtė Tempull dhe Unė pėr tre ditė da ta ngre pėrsėri”7. Pėr ngritjen e Tempullit tė Jerusalemit ishin dashur shumė vjetė dhe Ai do ta rindėrtonte pėr tre ditė? As nxėnėsit e Tij nuk e kuptuan se Ai po fliste pėr trupin e Tij dhe vetėm mbas ngjalljes e kujtuan atė qė mėsuesi i tyre kishte thėnė.
    “Pra Tempulli i vjetėr, i gurtė e mbaroi misionin e tij dhe u shkatėrrua sepse vlera e tij ishte relative. Populli i ri i Perėndisė, pra Kisha, ėshtė tani shtėpia e re dhe e vėrtetė e Perėndisė. Me njė realitet tė tillė ushqeheshin tė krishterėt nė mbledhjet e tyre tė falenderimit dhe e lajmėronin kėtė ngjarje se ata vetė pėrbėnin Tempullin e ri, pjesėt e njė trupi mistik. Kėtyre, banorėve tė Mbretėrisė sė Tij, Krishti u ofronte veten e Tij, Trupin e Tij dhe Gjakun e Tij. Pėr ata ishte koka dhe zemra dhe gjithshka. Kėtė tė vėrtetė do ta shprehė edhe Apostul Pavli: Nė botėn tonė ėshtė ndėrtuar njė Tempull i ri, qė krye dhe gur themeli ka Krishtin dhe gurėt e tjerė janė sa besojnė tek Jisui dhe tek Mbretėria e Tij. Nuk ėshtė diēka statike por ėshtė njė “trup” i gjallė qė vepron me gjithė gjymtyrėt e tij”.8
    Por kush ėshtė Tempulli i parė i Krishterė?
    Tempulli i parė i Krishterė ėshtė vendi ku Krishti kreu Darkėn Mistike. Ėshtė shtėpia ku nxėnėsit e tij pregatitėn Darkėn e Pashkės (Marku 14:15). Aty Krishti i dha nxėnėsve tė Tij misterin e Eukaristis Hyjnore, aty Ai u foli pėr dashurinė e Tij tė pafundė, aty Ai iu shfaq tė Njėmbėdhjetėve mbas ngjalljes sė Tij. Aty mbas ngjitjes sė Krishtit, e Hyjlindėsja prisnin tė gjithė bashkė me lutje. Dhe aty kur u mbushėn ditėt e Pendikostisė Shpirti i Tėrėshenjtė zbriti “nė formė gjuhėsh zjarri ”nė kokat e apostujve dhe i mėsoi tė gjithė tė vėrtetėn, ashtu si e kishte planizuar Krishti. “Do ju dėrgoj Ngushėlluesin, Frymėn e sė vėrtetės, qė buron prej Atit, i cili do ju mėsojė gjithė tė vėrtetėn”.9
    “Shtėpia e Perėndisė thotė Gojarti i shenjtė, “ėshtė virtyti themelor dhe mėsimi i jetės shpirtėrore. Dhe jo vetėm gjatė orės sė Mbledhjes kur lexohen shkrimet dhe bėhet mėsim Shpirtėror dhe mblidhen Etėrit e nderuar, por gjithė kohėn: sa tė shkelėsh nė pragun e dyerėve tė jashtmet e Tempullit menjėherė duhet tė harrosh kujdesjet jetėsore. Kalo nė mes tė oborrit tė Tempullit tė Shenjtė dhe njė fllad shpirtėror do rrethojė shpirtin tėnd. Kjo qetėsi tė drejton nė frikė dhe tė mėson jetėn shpirtėrore. Rimėkėmb mendimin dhe nuk tė lė tė kujtosh tė tashmet. Tė ēon nga toka nė qiell. Edhe pa u bėrė mbledhja e besimtarėve ėshtė kaq e rėndėsishme prania jonė nė Tempull, kur Profetėt flasin, kur Apostujt predikojnė Ungjillin, kur Ati qiellor pranon Misteret qė kryhen dhe kur vetė Shpirti i Shenjtė drejton ngazėllimin e Tij dhe me sa kujdes tė mbushur plot e pėrplot ikin qė kėtu tė pranishmit dhe sa dėme pėsojnė ata qė mungojnė”.10 Kėtu Gojarti i shenjtė na shpalos madhėshtinė e Tempullit tė shenjtė dhe si ndikon ai nė jetėn e besimtarit, nė formimin e jetės shpirtėrore tė tij.
    Gojarti i Shenjtė do qė tė gjithė besimtarėt tė marrin paqen qė ofron Shtėpia e Perėndisė. “Tempulli i Shenjtė ėshtė Parajsa e prezencės sė Krishtit: Kush ėshtė njė liman si Tempulli? Kush ėshtė si kjo Parajsė si mbledhja e besimtarėve? Kėtu nuk na kėshillon Djalli por Krishti na fut nė Misteret e Tij”.11 Me Tempullin qė thotė Gojarti i shenjtė kuptojmė Kishėn e shenjtė. Por tani na lindin shumė pyetje. Sė pari kush ėshtė Kisha? Kisha ėshtė Krishti. Por, ēfarė ėshtė Krishti? << Unė jamė rruga, e Vėrteta dhe Jeta>>. 12 “Dhe kėshtu nė qoftė se duam vėrtetė tė jemi pjesė tė Kishės duhet tė jemi nė rrugė, nė tė vėrtetė dhe nė jetė. “ Rruga” do tė thotė jetė e Krishterė, jetė e pastėr, larg pasjoneve dhe mėkateve. Do tė thotė qė nuk do ta flijosh Perėndinė qė ke brenda teje ēfarėdo pasojash tė ketė kjo. Mė mirė tė vdesėsh sesa tė mėkatosh. “ E vėrteta” do tė thotė tė njohim Kishėn tonė, dogmat e saj, jetėn e saj, jetėn e Shenjtorėve. “ Jeta” janė misteret e Kishes tonė, Pagėzimi, Rrėfimi dhe Kungimi Hyjnor.
    Njeriu i cili vjen nė shtėpinė e Perėndisė, merr pjesė me frikė Perėndie nė misteret e Kishės, shenjtėrohet dhe bėhet Tempull Krishtmbajtės. Bėhet njė pjesė e Kishės sė shenjtė. Kisha bashkon njeriun me Perėndinė, ėshtė Parajsa e re qė krijoi Perėndia. Ne humbėm Parajsėn tokėsore dhe Perėndia na dha Parajsėn qė nuk ka fund dhe vazhdon nė jetė tė jetėve. Krishti do qė tė sjellė gjithė botėn brenda nė Parajsė, brenda grigjes sė Tij, brėnda Kishės sė Tij.
    Kisha ėshtė trupi i Krishtit, kjo do tė thotė se gjithė ne nuk jemi trupa tė pavarur pėrsa i pėrkasim trupit tė Kishės, jemi pjesė tė saj”.13 Pra, me anė tė mistereve tė saj kisha na afron tek Krishti Shpėtimtari ynė.
    Kisha ndriēohet dhe drejtohet nga Shpirti i Tėrėshenjtė. Kėtė Kishė as dyert e ferrit nuk do ta mundin. Gjithmonė do jetė e pamposhtur. Kisha ka karakteristikat e saj, siē e pohojmė nė Simbolin e Besės. Ėshtė “Njė, e Shenjtė, e Pėrgjithshme dhe Apostolike”. Por ēfarė kuptimi kanė kėto fjalė?
    “Njė, sepse Perėndia ėshtė njė dhe sepse Krishti dhe Shpirti i Shenjtė janė njė. Mund tė jetė vetėm njė Kishė dhe jo shumė. Dhe kjo njė Kishė; meqenėse uniteti i saj varet nė Perėndi, Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė, kurr nuk duhet tė jetė e ndarė. Kėshtu, sipas doktrinės orthodhokse, kisha ėshtė e pandarė, Kisha ėshtė e padukshme; njerėzit mund tė jenė brenda ose jashtė, por ata nuk mund ta ndajnė atė.
    E shenjtė, sepse Perėndia ėshtė i shenjtė dhe Krishti dhe Shpitri i Shenjtė janė tė tė shenjtė. Shenjtėria e Kishės vjenė nga Perėndia. Anėtarėt e Kishės janė tė shenjtė nė masėn qė ata jetojnė me Perėndinė. Brenda Kishės tokėsore, njerėzit marrin pjesė nė shenjtėrinė e Perėndisė: Mėkati dhe gabimi i ndajnė ata prej kėsaj shenjtėrie hyjnore, si dhe prej unitetit hyjnor. Kėshtu antarėt tokėsor dhe institucionet e Kishės, nuk mund tė identifikohen si tė tillė, me kishėn si tė shenjtė.
    E pėrgjithėshme, pėr shkak tė lidhjes sajė me Perėndinė, Krishtin dhe shpirtin e Shenjtė. Fjala e pėrgjithshme do tė thotė e plotė, e tėrė, e gjithė qė nuk i mungon asgjė. Vetėm Perėndia ėshtė i plotė dhe realitet total; vetėm nė Perėndinė nuk mungon asgjė.
    Fjala apostolike pėrshkruan atė qė ka njė mision, atė qė ėshtė “dėrguar” tė kryej njė detyrė”.14
    Pėrfundimi ėshtė se nė ditėt e sotme ka humbur kuptimi i Tempullit, vetė Perėndia e hoqi atė duke na sjellė Kishėn. Besimi ortodoks nuk ka kuptim jashtė Kishės dhe nė kishė ne i lutemi Perėndisė Triadik duke kėrkuar shpėtimin e shpirtit tonė, se prandaj Krishti Perėndi u trupėzua, vdiqė dhe u ngjallė pėr tė larė mėkatet tona.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLACK_SOUL : 10-02-2008 mė 09:47
    "Asnjė veprim nuk ka kuptim nėse nuk ėshtė fryt i lirisė."

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne daten 2 Shkurt, 40 dite pas Krishtlindjes, Kisha Orthodhokse perkujton paraqitjen e Zotit tone Jezu Krishtit ne Tempull, per te plotesuar urdheresen e Ligjit te Moisiut. Cdo femije duhet te paraqitet ne pranine e Zotit, si per te falenderuar Zotin per mbrojtjen e nenes dhe femijes gjate lindjes, ashtu dhe per t'I kerkuar Atij ndihmen qe te jete Mbrojtesi i ketij femije gjate jetes!

    Gjate kesaj ngjarjeje, Jezui u njoh si Mesia i premtuar nga Simoni dhe Ana, dy njerez qe prisnin me padurim ardhjen e Shpetimtarit te premtuar!

    Ja dhe pjesa nga Ungjilli:

    22 Me t’u plotėsuar ditėt e tyre tė pastrimit, sipas ligjit tė Moisiut, e ēuan foshnjėn nė Jeruzalem pėr t’ia paraqitur Zotit,
    23 siē ėshtė shkruar nė Ligjin e Zotit: ‘Ēdo mashkull i parėlindur do tė quhet i shenjtė nga Zoti’,
    24 dhe pėr tė ofruar flijimin, siē thuhet nė Ligjin e Zotit: ‘njė ēift turtujsh ose dy zogj pėllumbash’.
    25 Dhe ja, nė Jeruzalem ishte njė njeri, qė quhej Simeon; ishte njeri i drejtė dhe i pėrshpirtshėm dhe priste ngushėllimin e Izraelit, e Fryma e Shenjtė ishte me tė.
    26 Atij i ishte zbuluar prej Frymės sė Shenjtė se nuk do tė vdiste para se tė shihte Krishtin e Zotit.
    27 I shtyrė nga Fryma, ai shkoi nė tempull; kur prindėrit sollėn fėmijėn Jezus, pėr t’i bėrė Atij ēka kėrkonte zakoni i Ligjit,
    28 ai e mori ndėr krahė, lėvdoi Perėndinė dhe tha,
    29 "Tani, Imzot, lėre shėrbėtorin Tėnd tė shkojė nė paqe, sipas fjalės Sate,
    30 sepse sytė e mi e panė shpėtimin Tėnd,
    31 qė Ti ke pėrgatitur para syve tė tė gjithė popujve,
    32 dritėn qė u jep zbulesėn kombeve dhe lavdinė popullit Tėnd, Izraelit."
    33 I ati dhe e ėma mahniteshin me ēka po thuhej pėr Tė.
    34 Simeoni i bekoi ata dhe i tha Marisė, nėnės sė Tij: "Ja, ky ėshtė caktuar pėr rėnien dhe ngritjen e shumė vetave nė Izrael, si shenjė qė do tė kundėrshtohet,
    35 qė tė zbulohen mendimet e shumė zemrave. Edhe ty njė shpatė do ta pėrshkojė tejpėrtej shpirtin tėnd."
    36 Atje ishte njė profete me emrin Ana, e bija e Fanuelit, nga fisi i Aserit; ajo ishte e shtyrė nė moshė, dhe kishte jetuar me tė shoqin shtatė vjet pas virgjėrisė sė saj.
    37 Pastaj mbeti e ve deri nė moshėn rreth tetėdhjetekatėr vjeēare dhe nuk largohej nga tempulli, duke shėrbyer natė e ditė me agjėrime e lutje.
    38 Ajo erdhi po nė atė orė, dhe filloi tė falėnderonte Perėndinė e t’u fliste pėr Tė tė gjithė atyre qė prisnin shpengimin e Jeruzalemit.
    39 Ata, me t’i kryer tė gjitha gjėrat sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e tyre Nazaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 01-02-2010 mė 16:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Gėzohu o hirplotė Hyjlindėse Virgjėreshė, se prej teje ka lindur Dielli i drejtėsisė, Krishti Perėndia ynė, qė ndrit nė errėsirė. Gėzohu dhe ti o plak i drejtė, qė prite nė pėqirin tėnd, ēlirimtarin e shpirteve, i cili na dhuroj Ngjalljen tė gjithėve.

    Perleshorja eshte nje shembull i qarte i realizimit te profecive per ardhjen e Mesias.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neokastra : 03-02-2010 mė 08:46

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gezuar festen e Ipapandise gjithe orthodhokseve shqiptare.

    Albo

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia) - 2 shkurt



    KOASH

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia) - 2 shkurt

    E hėnė, 2 shkurt 2015 - Shenjtori i ditės.

    Paraqitja e Zotit Jisu Krisht nė Tempull (Ipapandia).

    Kur u plotėsuan 40 ditėt e pastrimit tė nėnės sipas Ligjit tė Moisiut (Levitiku 12.2-4), e Tėrėshenjta dhe shėn Josifi e ēuan fėmijėn Jisu nė Jerusalem pėr ta paraqitur para Zotit, sepse “ēdo djalė i parėlindur do tė jetė thirrur shenjt pėr Zotin” dhe duke ofruar flijim, siē ėshtė thėnė nė Ligjin e Zotit, njė qengj, ose njė ēift turtujsh ose pėllumbash tė rinj pėr ata qė ishin mė tė varfrit. Zoti i qiellit dhe i tokės, Ligjėvėnėsi i popullit tė tij Izrael, ai qė nuk erdhi tė shkatėrronte Ligjin, (Mat. 5.17), por si mori natyrėn tonė tė vdekshme e restauroi me ardhjen e tij nė botė duke iu bindur Ligjit. Burimi i ēdo pasurie dhe i ēdo hiri, bėhet mė i pėruluri dhe mė i varfri ndėr ne. Ai i nėnshtrohet Ligjit qė na u dha, dhe ne njerėzve, qė nuk pushojmė sė mėkatuari, dhe kjo na tregon se pėrmes bindjes ne pajtohemi me Perėndinė.
    Megjithėse ai vetė nuk kishte nevojė pėr pastrim, pasi iu nėnshtrua rrethprerjes nė mish ditėn e tetė, priti nė shpellėn e Betlehemit qė tė kalonin ditėt derisa tė paraqitej nė Tempullin e Lavdisė sė tij me trupin njerėzor qė mori pėr ta bėrė tempull tė pėrsosur tė hyjnisė sė tij. Vetė ai, Perėndia i panxėnė dhe i pakuptueshėm paraqitet nė Tempull pėr tė na sjellė flijimin e tė varfėrve: pėllumba dhe turtuj, simbole tė pastėrtisė, tė paqes dhe tė pafajėsisė. Kur arritėn nė Tempull, ata u pritėn nga prifti i madh Zaharia, ati i shėn Joan Pagėzorit, i cili nė njė mėnyrė krejt tė papritur e vendosi Hyjlindėsen nė vendin qė u ishte rezervuar virgjėreshave.Nė atė ēast mbėrriti nė Tempull njė njeri me emrin Simeon. Njeri i drejtė, i perėndishėm dhe qė zbatonte urdhėrimet e Perėndisė. Ai kishte pritur prej kohėsh pėrmbushjen e profecisė qė Fryma e Shenjtė i kishte frymėzuar: d.m.th. se nuk do tė vdiste para se tė shikonte dhe prekur Krishtin Zot. Ky plak, i cili parafiguron tėrė pritjen e Izraelit, shtriu krahėt pėr tė pritur Zotin si mbi njė fron Keruvimesh, e bekoi Perėndinė dhe tha: “Tani, o Zot, pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, sipas fjalės sate, me paqe; sepse sytė e mi panė shpėtimin tėnd” (Lluk. 2.9).
    Ky plak, duke parė dhe prekur Shpėtimtarin qė u lajmėrua nga tė drejtėt dhe profetėt qė kohė mė parė, mund t’i kėrkonte Perėndisė me plot besim tė ishte i ēliruar nga lidhjet e mishit dhe tė prishjes qė t’i linte vend rinisė sė pėrjetshme tė Kishės. Solemnisht, ai shpallte shkatėrrimin e figurave dhe shpallte profecinė e fundit qė lidhet me Shpėtimtarin duke i parathėnė Hyjlindėses se vuajtja dhe ngjallja jetėdhėnėse do tė jenė njė shenjė pėr rėnien e tė pabesėve dhe ngritjen e atyre qė besojnė tek ai.
    Atje ishte edhe njė grua me emrin Ana, nga fisi i Aserit, e cila ishte e thyer nė moshė dhe e njohur pėr ata qė shkonin nė Tempull, pas shtatė vjetėsh martese, mbeti e ve, i shėrbente vazhdimisht Perėndisė duke pritur ardhjen e Mesias me kreshmė e lutje. Edhe ajo u afrua drejt fėmijės Jisu dhe filloi tė lavdėronte Perėndinė duke shpallur te tė gjithė ēlirimin e Izraelit.
    Nė pėrshkrimin qė i bėn Ungjillori Lluka, kjo ditė njihet ndryshe si “Takimi”, sepse Krishti takoi popullin e tij nė prani tė plakut Simeon dhe profeteshės Ana. Kėta dy persona kishin vite qė e prisnin Shpėtimtarin dhe tani e takuan atė. Menjėherė Simeoni thirri dhe tha: "Tani, o Zot, pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, sipas fjalės sate, me paqe; sepse sytė e mi panė shpėtimin tėnd".
    Le ta takojmė Krishtin dhe le ta marrim atė nė shpirtrat tanė. Ēdo shpirt duhet tė jetė njė tempull i Perėndisė, nė tė cilin Maria sjell Jisuin dhe secili prej nesh le ta marrė nė krahėt e tij si Simeoni dhe tė thotė: "Sytė e mi panė shpėtimin".
    Lutja e Simeonit: "Tani, o Zot, pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, sipas fjalės sate, me paqe" nuk kupton thjesht qė dikush, i cili ka parė Krishtin dhe e ka mbajtur nė krahėt e tij, dhe tashmė mund tė vdesė nė paqe. Ajo nėnkupton pėr ne qė duke parė shpėtimtarin, jemi tė ēliruar nga mėkati.
    Prandaj, edhe kur njė foshnjė mbush dyzetė ditė, sillet nė kishė pėr t’u bekuar dhe prifti lėēit lutjet pėr tė dhe pėr nėnėn. Mė pas ai e bekon foshnjėn duke i bėrė shenjėn e kryqit e duke thėnė: "Kishėrohet shėrbėtori i Perėndisė (emri) nė emrin e Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė". Amin.
    Nėse foshnja ėshtė djalė, prifti e merr atė brenda nė altar. Pas bekimit tė tretė, prifti thotė lutjen e Simeonit: "Tani, o Zot, pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, sipas fjalės sate, me paqe; sepse sytė e mi panė shpėtimin tėnd, qė e bėre gati pėrpara faqes sė tė gjithė popujve, dritė pėr ndriēimin e kombeve dhe lavdi pėr popullin tėnd Izrael.”.

    KOASH

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia) - 2 shkurt

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia) - 2 shkurt


Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. 21 Nentor: Paraqitja e Marise ne tempull
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2006, 19:27
  5. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •