Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439

    Çështja çame Duhet Zgjidhur Drejt!

    ÇËSHTJA ÇAME DUHET ZGJIDHUR DREJT!
    Shkruan: Isuf B.BAJRAMI

    Gjilan, 30. I. 2008



    Gazetarë grekë në Uashington kanë tentuar dy ditë më parë të imponojnë qëndrimin e vendit të tyre lidhur me pozicionin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përbri ndodhet Memorandumi Kundrafashist Çam i vitit 1947; është në anglisht që të përdoret.

    Një gazetar nga Athina, i quajtur Lambros, gjatë një konference shtypi të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA jo vetëm ka pyetur por edhe ka komentuar rreth Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe Ballkan, duke interpretuar me tendencë fragmente të asaj periudhe, që nuk kanë prishur imazhin antifashist të Shqipërisë në atë periudhë. Debati mes gazetarit grek dhe zëdhënësit Casez ka pasur si pikënisje një letër, që shoqëria "Vatra" në SHBA i ka nisur Departamentit të Shtetit të SHBA, lidhur me problemet etnike në Ballkan dhe për problemin shqiptar në rajon, me kontekst zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe pozicionimin e kahershëm të Shqipërisë përkrah Perëndimit edhe në Luftën e Dytë Botërore.

    Gjithë qëllimi i gazetarit grek Lambros ishte identifikimi i përcaktimit grek se ccamët e Greqisë ishin koloboracionistë me pushtuesit gjermanë dhe të justifikojë pastrimin etnik të kësaj treve shqiptare përgjatë viteve 1945-1946.
    Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vlerësuar në konferencën e fundit të tij se mbi çështjen e qëndrimit të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet ta përcaktojnë vetëm historianët dhe jo emocionet. Në këtë konferencë të dhënë nga Casey, SHBA shprehet se me Shqipërinë ka marrëdhënie mjaft të mira. Një qëndrim i tillë i gazetarëve grekë më ndikim në SHBA vjen në momentin kur mes vendeve të Ballkanit ka nisur një studim për një histori të përbashkët, ku do të eliminohen faktet emocionale dhe që tentojnë të sjellin një urrejtje mes popujve. Profesori i Pedagogjisë së Universitetit të Athinës, Panajoti Ksohelli, është duke përfunduar një projekt mbi studimin e figurës së "tjetrit" në librat shkollorë, që përdoren për mësimin e gjuhës dhe historisë, të detyrueshme në Greqi dhe në katër vende të tjera Shqipëri, Turqi, Bullgari dhe Maqedoni. "Qëllimi kryesor i këtij studimi është gje tja dhe zhdukja e ideve, përshtypjeve armiqësore midis shtetesh, të cilat formohen dhe përcillen nëpërmjet librave shkollorë", shpjegon profesor Ksohelli. Studimi përfshin librat e vendeve të sipërpërmendura në dhjetëvjeçarin e 1980-ës dhe 1990, ndërkohë që ka filluar studimi për vitin 2000.


    Më poshtë po japim të plotë debatin mes gazetarit Lambros dhe zëdhënësit Casez, i përkthyer nga redaksia.


    Zt. CASEY: Po për Shqipërinë. Presidenti i VATRA, një organizatë shqiptare e themeluar nga kryepeshkopi i kishës autoqefale, Fan Noli, që sipas "Pravda" së 11 nëntorit të 1927 parashikoi fitoren e plotë të Ushtrisë së Kuqe, shkroi dhe publikoi në gazetën e organizatës së tij, Dielli, dy letrat për ambasadorin tuaj në Greqi, Charles Ries, si dhe respektivisht Sekretarit të Shtetit, Condoleezza Rice, në të cilën ai përsëriste pozicionin shqiptar në lidhje me çështje etnike si dhe të tjera.

    PYETJE: A i janë përgjigjur dy marrësit këtyre letrave?

    CASEY: Ato janë dërguar, kujt i janë dërguar letrat, Charlie Ries dhe kujt tjetër?

    PYETJE: Po, dhe Condoleezza Rice

    CASEY: Unë nuk jam i informuar për këto letra, z.Lambros, kështu që nuk mendoj se ata na janë përgjigjur. Ju mund të kontaktoni me ambasadorin në Greqi dhe të shihni nëse ju përgjigjet.

    PYETJE: Do të flasim për këtë sërish.

    Zt. CASEY: Nuk kam ndërmend të flasë për përgjigjen e një letre, të cilën nuk jam i sigurtë në është marrë.

    PYETJE: Thoni po ose jo. Kam ardhur të mësojë mbi konteksin e letrës, përgjigjen. Por do të doja të dija nëse i është përgigjur.

    Zt. CASEY: Me sa di unë letra nuk ka mbërritur, kështu që nuk mund t´ju them nëse është kthyer përgjigje.

    PYETJE: Dakord. Për disa kohë (i padëgjueshëm) ka shërbyer për të ngatërruar historinë. Sipas letrës së tij, ata ende përpiqen ta konsiderojnë Shqipërinë si viktimë të Nazi-Fashizmit më tepër sesa kanë qenë realisht, një aleat entuziast dhe i vullnetshëm i të dyve. Për shembull divizioni shqiptar "Tomori" ishte njësia e parë që pushtoi Greqinë në 28 tetor 1940 me bekimin e Musolinit dhe si çështje nderi (i padëgjueshëm). E dyta, shqiptarët e Kosovës, vendosën dy divizione në ...
    Zt. CASEY: Zt. Lambros, më lejoni t´ju ndërpres, ju lutem, sepse ...

    PYETJE: Pse?

    Zt. CASEY: Sepse besoj se? Sepse (Qesh)

    PYETJE: Pse?

    Zt. CASEY: Sepse do t´ua lë historinë historianëve. Qëndrimi ynë ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne do të bëjmë këtë gjë edhe në të ardhmen. Po e përsëris, ua lë historianëve dhe studiuesve të diskutojnë mbi këto pika.

    PYETJE: Z.Boucher, z. Casey, do ta pranoni ju faktin që Shqipëria ishte një aleat i Hitlerit dhe Musolinit? Kjo është çështje e fakteve historike?

    Zt. CASEY: Unë pranoj këtë fakt, që të dhënat historike të lidhura me Luftën e Dytë Botërore të jenë shumë të qarta dhe unë do t´ua lë gjithçka hisotrianëve të shohin në të me rast të 60-vjetorit të përfundimit të konfliktit, të shkruajnë dhe të diskutojnë.



    * * *
    M E M O R A N D U M


    OF THE ANTI-FASCIST COMMITTEE OF THE CHAMI IMMIGRANTS IN ALBANIA TO THE UNITED NATIONS SECURITY COUNCIL INVESTIGATION COMMISSION ON THE TREATMENT OF THE CHAM ALBANIAN MINORITY IN GREECE AND THE MASSACRE AGAINST IT



    We, the Anti-fascist Committee of the Chams immigrants in Albania, believing in the democratic and humanitarian principles of the United Nations Organization, on behalf of the Chams immigrants in Albania, submit to the Investigation Commission our lost rights, our suppression, persecution and massacres at the hands of the Greek fascists to exterminate the Albanian minority in Greece. In continuation of our protests and demands addressed to the Great Allies and the United Nations, we demand justice in connection with the following:

    For 32 years on and while brutally trampling upon every human principle and neglecting international treaties, the Greek chauvinistic and reactionary cliques have resorted to a policy of extermination against the Albanian minority in Greece. As early as the Greek occupation of the Chameria on the 23rd of February 1913, the Deli Janaqi’s band, aided and abetted by the state authorities, massacred 72 men of the Paramithia province at Selani’s Creek without any reason at all. The massacre marked the beginning of the process of extermination of the Albanian minority and helped uncover the orientation of the Greek policy towards our population.

    Persecution, imprisonment, deportation, tortures, plunder and looting on the pretext of search for arms during the years 1914-1921, the terrorist activities of the komitadjis, the Gen. Bairas provocation in 1921, all of these go to testify to the reality of misery that befell our population in the time of Greek occupation. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margëllëç, Arpica, Grykohor, etc., are just some of the villages that paid dearly because of terror. In the years 1922-1923, the rulers of Greece decided to impose the displacement of the Muslim element of Chameria in exchange for the Greeks of Asia Minor considering them to be Turks. This ignominious act of the Athens rulers met our resistance and the intervention of the League of Nations which, having observed the Albanian ethnicity of our population, rejected the decision of the Greek government.
    Despite the interference of the League of Nations and the solemn pledges taken by the Greek government at Lausanne on the 16th of January,1923,the Athens rulers continued their policy of extermination. They had recourse to any means available to render as difficult as possible the stay of the Albanian element in Chameria, expropriated hundreds of families in Dushk, Gumenica, Kardhiqi, Karbunar etc., robbing them of 6000 hectares of land without remunerating them in the least. The Athens government settled immigrants from Asia Minor in Chameria in order to populate it with Greeks and create the conditions for the Albanian native population to emigrate. Entire families were compelled to tear themselves away from their native land and leave for Turkey, Albania, America and elsewhere; such villages as Petrovica and Shendellinja were completely emptied of Albanian inhabitants.

    In the circumstances, we did not enjoy a single national right and were denied even the use for our mother tongue. In stead of developing our national culture and making progress, fanaticism and ignorance were supported; instead of schools, religious, Arabic language clubs were opened and subsidized. Ninety five percent of our population is still illiterate. The Chameria province, a rich and fertile place, remained backward, deprived of economic development and communications; it was in the hands of such usurers and speculators as the Kochonis, Pituls, Kufallas,Zhullas, Ringas, etc., who impoverished and enslaved the entire province.

    During the struggle against fascism, when the war was ending, the reactionary monarch-fascist forces of Suli’s Llaka, which were created by reaction and served the occupiers, under the command of general Napoleon Zerva, perfidiously cracked down on and massacred the Albanian Muslim inhabitants of Chameria. At a time when the ELAS troops and our forces were engaged in the fight against the Germans, the EOEA command, hand in glove with the Germans, was trying to gain ground in the fratricidal war. When our forces true to the spirit and decisions of the Sarafis-Zervas Caserta agreement in August 1944 were carrying out the orders of the Joint Command in pursuit of the Germans, general Napoleon Zervas, commander of the resistance forces in Epirus (ELAS-EOEA), ordered that operations and massacre carried out against the innocent population of Chameria.
    The massacres in Chameria are a flagrant violation of human principles and an ignominious neglect of the principles and character of the anti-fascist war. The massacres in Chameria were perpetrated owing to cooperation and agreement with the Germans, who left the province to the Zervas forces at the time of their retreat. Here is a concrete fact of the cooperation that existed between the Zervas forces and the German forces: “The Zervist commander of the forces of the Filat region, Theodhori Vito, the day before the entry of the Zerva forces into Filat, on Septembar 22,1944, at the village of Fanaromen, 3 kilometers from Filat, had a meeting with the commander of retreating German forces”. After the meeting, no sooner had the German forces left than Theodhoros Vito’s forces entered Filat. Such collaboration made the Zerva forces feel safe on the flanks enabling them to unleash terror and massacres on a large scale all over the Chameria province.

    The forces of the EOEA Division X under the command of colonel Vasil Kamaras, precisely the forces of the 16th regiment of the Division commanded by Kranjaj who was assisted by Lefter Strugar, lawyer Stavropullos, Ballumi, Zoto, the diehard criminals, the Pantazeits, entered the town of Paramithia on a 27th of June, 1944. Contrary to the promises given and the agreement reached between the mufti Hasan Abdulla on the one hand and Shapera with Paramithia’s bishop as Zervas’agents on the other, the most atrocious massacres started. Defenseless old men and women and children were the target of the Greek monarch-fascists. The number of those massacred in the town of Paramithia and suburbs rose to 600. On July 28, 1944, the forces of regiment 44 under Agore’s command marched into Parga where they massacred 52 men, women and children.

    The EOEA forces under the command of Theodhor Vitos, Ilia Kacho, Hristo Mavrudhi, Hristo Kacho, Hari Dhiamanti and others entered the town of Filat in the early hours of Saturday ,the 23rd of September 1944 after they had besieged it. They had entered Spatar too on the same day. They looted all the families and took with them whatever they could find. On the evening of September 23, dawning of September 24, 1944, the forces commanded by Kranjaj, Strugari and others joined in. The arrival of these forces was the signal for the commencement of the massacre. Forty seven men, women and children were massacred in Filat, while in Spatar, part of whose population had found shelter in other villages, the number of the massacred people was 157. All the young women and girls were ill-treated and raped by Zervas’ criminals. A few days later, the monarch-fascists rounded up all the men who were still alive and by decision of a trial presided over by Koqinja, chairman, Stavropulolos, pr osecutor and four members, 47 innocent Albanians were massacred. In Granica, Filat people killed by fire arms or stabbed to death were buried, whereas another 45 others were buried in Xhelo Meto’s field in the Filat plain.

    Entire families, parents, children and babies, were wiped out. Women and girls were raped. Hundreds of statements made by those who escaped, describe the massacre and the sufferings which shed light on the crimes and designs of the monarch-fascists in Chameria. Here are a few examples: Sanije Bollati in Paramithia was burned with petrol after her breasts were cut off and her eyes put out. Ymer Murati was killed and then mutilated in Paramithia. Chili Popova from Popova wearing army uniform together with a squad of soldiers broke into Sulo Tari’s home where more than 40 women had taken refuge, carried off the prettiest women and girls by force into another room where they forced sexual intercourse on them. The house resounded with the cries of pain and horror of the women in torment during all the night. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare and others were the target of the crime.

    Hilmi Beqiri from Filat was wounded in front of his family. After those who wounded him, had left, his family took him to the dentist Mavrudhiu who kept him for a few hours, the he asked to take him away. Those who took him to Stavro Muhaxhiri, left for Shuaip Meta’s home where many families had gathered. The Greek andarts learned where he had been hidden, tore him away from the others, pulled out his gold teeth with pincers and shot him dead afterwards. Malo Muho, 80 years old, who had been sick for four years, was killed with a shovel in front of his wife. His wife collected his brains which had fallen on her lap and covered him with a quilt. At Spatar, Abdul Nurçe was taken away, brought to Filat barefooted, dragged on the streets of the town and then was shot in front of Nidh Tafeq’s home. Lile Rustem’s family consisting of 16 people, mainly children, was completely exterminated. Xhelal Mini from Paramithia was beheaded with bayonets on V7 the dead body of Myfti Hasan Abdulla. Sali Muhadini, Abedin Bako, Muharrem Pronja and Malo Sejdi had their fingres, noses, tongues and feet cut off. As they were suffering from extreme pain, Zerva’s andarts were singing their commander’s song and rejoicing at the sight. Finally, they hanged them on the butcher’s hooks.

    Estref Himi, a resident of Paramithia, has to say about the massacre at Paramithia: “On Tuesday, June 27, 1944, at 07:00, Greek monarch-fascist marched into Paramithia under the command of colonel Kamara, major Kraja, captain Lefter Strugari (a lawyer), vice-lieutenant Nikolla Cheni and others. Once they entered the town, an order was issued that nobody should move because honour, freedom and property were in no way to be violated. On the afternoon, men, women and children began to be arrested, white houses began to be looted. All men were killed until the next morning. After I was detained in a jail for 4 days, I was set free to bury the dead. At the place called “Kisha e Aj Jorgjit”, I recognized five of the dead, the others could not be recognized because of the extreme tortures inflicted on the. The five victims I recognized were Met Qere, Sami Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri and Haki Mile. Two days after, I was taken to “Galatajt” and then to the vicinity of Dhi miter Nikolla’s home where 8 people had been killed. I could not tell who they were for they had been mutilated beyond recognition. I saw dead bodies littering all the place.

    Sanije Bollati, after being tortured, was burnt with kerosene. This tragedy took place on Wednesday. On Firday morning, she was carried away by her mother and two other people, who covered her with a blanked to a basement by order of the monarch-fascists who prevented people from seeing her. There in the basement, she died after five days. I saw everything with my own eyes. First, I went into hiding finding shelter on a ceiling staying there for five days, then the monarch-fascists found and arrested me and after being taken to major Kranja, the latter interrogated me and then ordered that I be jailed. In the jail, I found 380 people, including womenfolk and children; 120 of them died of hunger; four persons and I were kept in the prison for 15 days and then they took us to Preveza and afterwards to Ioannina where we were detained for another 40 days. There, we were subject to unheard of tortures. We were freed when the E.A.M. forces came to the town”.

    “On the morning of the Saturday, September 1944, all the population was rounded up in front of the village mosque. The soldiers began looting the houses and raping women, girls including old women folk. Pale Çulani, 50 years old was raped, her personal belongings were taken, her hair and then her ears were cut off and finally she was shot in her garden in the vicinity of Muço’s corn field. The family of Sako Banushi from Skopjona, that is, women, men and children, had settled in our home. After raping the women whose breasts were cut off with knives, all the family was massacred. At the home of Damin Muhameti, 5 women and 3 children were shot. In the home of Fetin Muhameti, Hane Isufi and another woman were tortured and then raped. In the home of Dul Sheref, the 80 year old man Sulejman Dhrimica and his wife were beheaded.

    At the home of Mete Braho 20 people, women, children and men were burned alive. Kije Nurcia, 76 years old, was killed with a knife. I saw 30 massacred people in the vineyard of Zula and in the garden of Avdul Nurça in the house of Haxhi Latif, Haxhi Culan’s daughter was raped, while in the house of Mejdi Mete, Hava Ajshe and Nazo Arapi were raped; the latter was massacred afterwards. ”The victims and losses in human lives, according to statistics so far, during the 1944-1945 massacre against the Albanian minority in Greece reached the number of 2877: in Filat and suburbs 1286, in Gumenica and suburbs 192, in Paramithia and suburbs 673 and Margallic and Parga 620.

    That was the fate of those who failed to leave Chameria with the exception of some women who are living witnesses to the hair raising massacre in Paramithia, Parga, Spatar and Filat. What they say clearly exposes the criminal character of the barbaric acts organized by the Greek monarch-fascist reaction in Chameria. The slaughter inspired by the basest sentiments of chauvinistic and religious hatred resulted in the forcible displacement of nearly 28000 Chams people who came and found shelter in Albanian in most deplorable conditions.

    Sixty eight villages with 5,800 houses were looted, razed to the ground and burnt down. Based on the assessment of the damage, it results that 17000 sheep, 1200 cattle, 21000 quintals of wheat and 80000 quintals of edible oil including the produce of the years 1944-1945 amounting to 11,000,000 kilograms of grain and 3,000,000 kilograms of edible oil were taken away by Zervas’ monarch-fascist forces. As people were fleeing, 110,000 sheep and 2400 cattle either died or lost. All this clear evidence of the profound economic catastrophe suffered by our population which was stranded with only their clothes on. Chameria made a material and moral contribution to the great anti-fascist war. Chameria’s population threw itself unreservedly into a total war against the invaders; it created the fourth battalion of the ELAS regiment XV. More than 500 fighters emerged from the tiny population of Chameria.They resolutely fought against the nazi-fascist occupiers and the Ballist and Zerv ist traitors.

    The blood shed by martyrs Muhamet Murteza, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli and others together with the blood shed by the Greek partisans at the Qaramica passes testify to this fact. At the end of the war for the liberation of the country from the occupier the troops commanded by general Napoleon Zervas operated in provinces and villages not as liberators, but as hangmen and sworn enemies of the Albanian element in Chameria.

    Under the Sarafis-Zervas Caserta agreement, August 1944,the resistance troops had to join the same front against the Nazi army, under a joint command in specified operational zones. The agreement was violated in Chameria.The Zervist forces compromised with the Germans and by attacking our forces hindered the activity of the fourth battalion of Regiment XV in the Filat zone. The operations and massacres in the Filat province are direcly linked with this situation and openly ran counter to mutual confidence and the spirit of cooperation as agreed in Caserta. Even the last village of Koska in Chameria, one of the bases of organization of the resistance forces of the National Liberation Front in Chameria was destroyed and burnt down as a result of destructive acts in Chameria.

    On October 30,1944, a commission of the Chams anti-fascist Council was sent to Athens to lodge a protest with the Papandreu Greek government against the massacres in Chameria, asking for an end to them. The Papandreu government refused to take any measures or commit itself to what was requested from it. After the December 1944 operations, with the liberation of Chameria from Zervist occupation, part of our population was repatriated and settled in the Filat province. On March 12,1945,the government forces of the Corfu garrison, violating the February 1945 Varkiza agreement, organized and perfidiously perpetrated the revolting massacres of Vanra (Filat), which once again laid bare the stand and policy of the Greek government authorities responsible for the annihilation of the Albanian population of Chameria. In view of the situation, the UNRRA mission (Albania) received approval from its centre in Washington to accord the Chams immigrants 1,450,000 dollars as immediate relief because of their difficult situation.
    Despite their conditions, the Chams immigrants continued to make an ever greater contribution to the Front. At the Shales (Konispol) conference held in the latter part of September,1945,the voice of the Chams in exile for cooperation against the invader and the injustices of the Greek monarch-fascist was raised higher. At the Vlora Congress on September 23,1945, the Chams delegates who represented all the groups of the Chams immigrants in Albania expressed themselves against the massacres of the Greek monarch-fascists and through memoranda to the London Conference demanded an analysis of their problem and the condemnation of those who caused the bloodshed in Chameria and their endless sufferings. The Congress adopted a resolution which sums up all its proceedings.

    During our life as immigrants, we have asked the world several times for our denied rights and repatriation. On October 30,1944, the Chams anti-fascist Council sent a note of process to the Greek National Union government, the Mediterranean General Headquarters, the allied governments, the EAM Central Committee, which referred to the atrocities of the Geek fascists in Chameria.

    On May 9,1945, the Chams Anti-fascist Council sent the Allied Military Missions a copy of the telegram to the president of the San Francisco Conference on the rights of the Chams on the basis of the Atlantic Charter. On June 27,1945, telegrams of protest against the massacres in Chameria by the Chams Anti-fascist Council were forwarded to the democratic government of Albanian, the Soviet, British, American, French, Czechoslovak military mission, the Yugoslav Legation, the Albanians in the USA, Italy and Bulgaria. An aide-memoir was sent to Mr. Hutchinson, a Labour deputy in Great Britain on November 26, 1945. A telegram was sent by the Cham Anti-fascist Council on September 25,1945 to the UNRRA headquarters asking for assistance.

    The delegates of the Chams Congress addressed a memorandum to the Allied Foreign Ministers’ Conference in London (3-4.09.1945). A memorandum was sent to the United Nations Assembly in London by the Cham Anti-fascist Committee on January 11,1945,which sheds light on the massacres and asks the recovery of the Chams’ rights. A memorandum to the United Nations Assembly in New York was sent by the Cham Anti-fascist Committee on October 25,1946, and so on.
    We are the victims of the monarchic regime which is ruling in Greece today. Together with the fraternal Greek people, we are suffering from the consequences of the black terror unleashed by them all over Greece. It is two and a half years now that we have been roaming in Albanian leading a miserable life far from our native land, at a time when our rich land is unjustly exploited by the agents of the monarch-fascists in Chameria. Our sufferings in exile have been and are boundless. Thousands of people have died because of this situation. Despite protests we have made and the rights we are entitled to, we continue to be in exile, whereas the Greek government has gone all out to establish aliens in our Chameria in order to prevent us from going back home.

    On behalf of our population, we once more ledge a protest and bring to the attention of the Investigation Commission of the United Nations Security Council the tragedy played out in Chameria and the act carried out to exterminate our population. We stress the need for a urgent settlement of the Cham problem, confident that our following demands will be met:

    1.Adoption of immediate measures to halt the settlement of aliens in our native land.
    2.Repatriation of all the Chams.
    3.Restitution of our property and remuneration of damage in liquid and fixed capital.
    4.Assistance to rebuild our home and resettlement.
    5.Sefeguards and guarantees emanating from the international treaties and mandates, such as guaranteed civil, political, cultural rights and personal safety.
    6.Trial and condemnation of all those who are responsible for the crimes they have perpetrated.
    With our highest consideration

    THE ANTI-FASCIST COMMITTEE OF THE CHAMS IMMIGRANTS

    Tirana, 1947



    · Përkthyer dhe përgatitur për shtyp Isuf B. Bajrami - Botuar te gazeta ILLYRIA 6, 10 Maj 2005

    http://www.pashtriku.org/


    Isuf B.BAJRAMI
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    A don, e s'din, a din e s'don !

  2. #2
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    A KA SOT DEMOKRACI GREQIA?!

    Shkruan: Isuf B.BAJRAMI

    Gjilan, 04.12.2007



    “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë” - Lord Byron



    Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar copëtimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dimë dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: “S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”. (”Correspondence de Lord Byron”, Paris, 1825).

    Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kane shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashri thoshte se: “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 ( Sami Frashri, ”Dheshkronja”, Bukuresht, 1886). Studiuesi francez L. Uelavitch thotë se: ’’Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2’’ (L. Uelavitch,”L’Albania”, Paris, 1902). Studiuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2” ( T. Selenica, ”Shqipëria në vitet 1927”, ”Nezioni geografiche sul Albania”, Roma, 1902, fq.5). Ndërsa kufijtë e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan edhe kjo Hartë, janë:



    Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon. (”Kosova” (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londrës më 1913 u plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi jugosllav i Kosovës”, fq.7). Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 ( Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.11-20). Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ‘’fali’’ këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare. (”Dielli”, nr.21/27, 1979). Pas luftës së vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia i dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare. ( Mr. Kolë Krasniqi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”, Vjenë 1996, fq. 56-58). Në fund të shekullit XIX Dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ( Ahmet Hamiti, ”Çështja shqiptare”, Koha, nr.14/1991, fq. 26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. (Liman Rushiti, ”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “,1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. (Dr. Muhamet Pirraku, ”Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”, Prishtinë 1979, fq.6). Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e Shtetit Shqiptar është 28748 km2. ( Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12).

    “O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe donë të thotë: ’’ VDEKJA JOTE, RRITJA IME !’’. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët . Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: ’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë.’’( ”Kombi”, nr. 8,9,10, fq. 4).

    Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, , të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate ‘’Minoritare’’. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Pukëvili shkruan: ’’Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia’’(Pukëvili, ”Reise durch grecheuland”, Hamburg 1824) . Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.

    Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1913) e më pas Konferenca e Firences që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro – grek nga Protokolli Firences, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ‘’Autonomiste të Vorio - Epirit’’( HPSh., pjesa e dytë, fq. 401), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e Atdheut të tyre.

    Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ‘’Vorio - Epir’’ me qendër në Gjirokastër. Por kjo ‘’zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit’’ nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj., i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Për shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: “Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë’’.(Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992)

    Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikëqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emëruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektësie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. (”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjesëtarë të kombësisë turke .

    Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ’’...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...’’( Rasim Bedo,”Çamëria”,nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925. Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikëqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925. ( Dhimitru, ”Das Mindercheitenrech in Grechenland”, Hamburg, 1935).

    Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nën komisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgatitur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysmë nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqendrua në këto kërkesa:



    1-Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dinë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.


    2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.


    3- Pjesëmarrja e popullsisë çame në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.


    4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.


    5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.


    6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.’’(Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976)



    Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: “Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...’’.(Gazeta “Bashkimi”, 1924). Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. (Gazeta “Bashkimi”, 1924). Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e Shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: “21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse’’.(Gazeta “Besa”, 1935) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.

    Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ’’Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...’’(Gazeta “Besa”, 1935). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935. Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ’’...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (Gazeta “Besa”, 1935)

    Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgatitën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ’45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone. (Gazeta “Zëri i Çamërisë”, 1945-1946).

    Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, ’’Omonia’’ vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në; “Neo Thesprotia’’ se: ’’...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen’’. Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thotë një thënie Abdyl Frashri: “...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!’’ (Abdyl Frashri, Gazeta,”Moniteur Universal”, Paris, Maj 1879). Në qoftë se ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ’’Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekëve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke. (D. Shehu, Gazeta “Çamëria”, nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8).

    Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike, e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kanë varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të përulura për të punuar, pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinj sllavo-ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës e SHBA-së të cilët marrin pjesë në ceremonitë e përvjetorët e “demokracisë greke”, a ka sot demokraci Greqia?!.

    http://www.pashtriku.org/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga naqeta : 06-02-2008 më 00:36
    A don, e s'din, a din e s'don !

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ta njohim çështjen çame



    TRAGJEDIA ÇAME DO TË THOTË: GJENOCID, SPASTRIM ETNIK,

    LUFTË FETARE, SHKELJE E TË DREJTAVE NJERËZORE


    Shkruan: Isuf B. BAJRAMI



    Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.

    Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne,tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia.

    Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.


    Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje


    Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti.

    Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot.

    Një popull e një vazhdimësi territori etnik. Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita.

    Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë.

    Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.

    Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit.

    Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek.

    Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.

    Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi.

    Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz.


    Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik

    shqiptar në Çamëri


    Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon.

    Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime.

    1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek.

    2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.

    Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.


    Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri


    Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

    1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm.

    Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.

    2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t’u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit.

    Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare”,për të cilët ai vetë kishte propozuar se “banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë – Epirin”dhe se”ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre”.

    Komisioni greko-turk ( në mars 1924),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke.

    Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të “minoritetit”etnik autokton në trojet e veta.

    3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë.

    Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek.

    Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

    4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t’i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët.

    E “prekur” thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë.

    Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

    5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.

    Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.

    Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre.

    Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve,grabitjeve,përdhunimeve nga bandat kriminale greke.

    Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.



    Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman)

    nga vendbanimet e tyre historike


    Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire.

    Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit.

    Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë.

    Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e“Shën Bartolomeut”për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë.

    Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona.

    Në Gumenicë u vranë 192.

    Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj.

    Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.

    Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj.

    U shkatërruan 68 fshatra;

    U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi;

    U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

    Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.





    PASQYRË MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNIMESH

    TË KRYERA NGA SHOVINISTËT GREKË TEK POPULLSIA SHQIPTARE E ÇAMËRISË GJATË VITEVE 1944-1945
    Banorë të masakruar G r a



    __________________________________________________ ______________
    Të moshuar Gra Fëmijë nën 3 vjeçe të dhunuara
    të grabitura

    e të rinj

    __________________________________________________ ______________

    2900 214 96 32 745 76

    __________________________________________________ ______________
    GRABITJE PASURIE

    __________________________________________________ ______________
    Vaj ulliri Drithëra kafshë pune Bagëti

    __________________________________________________ ________________

    00/kg Kv 00/kg të imta

    të trasha

    __________________________________________________ ________________

    84752 67434 4453 46 435 5 137

    __________________________________________________ ________________



    Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjeçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945.

    Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në këtë kohë në Greqi dhe në Shqipëri.


    Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen Çame


    Mbas dëbimit të dhunshëm,emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nën kombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist Çam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme.

    Qeveria e re shqiptare,e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rrëqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ripronësimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.



    Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar.



    Megjithatë,përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar Çam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame.

    Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-York,Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë,Konferencës së San Franciskos,Qeverisë së Anglisë,Amerikës,Bashkimit Sovjetik,Dhomës së Deputetëve në Uashington,Londër e Moskë,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut ,etj.

    Këto mbeten kërkesa dhe protesta pa përkrahje e pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk i dhanë as përfaqësuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam që u mbajt në Vlorë (Shqipëri më 1945) dhe që e panë me sy Katastrofën e kësaj popullate.

    Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.

    Mbas kësaj,vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante,dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam.

    Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të pa tolerueshme.

    Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë.


    Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga
    Çamëria


    1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti).Ndalohej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitet në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare.

    Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në Çamëri.

    2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të Çamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekur. Qëllimi që krahina e Çamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.

    3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.

    4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre .

    Ajo i frikohet të vërtetës ,ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë.

    5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri.


    Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit



    Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare “Çamëria”si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë.

    Problemi i Çamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.

    Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues.

    Sipas qëndrimit zyrtar grek,çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,”sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992). Kjo është një “hipotezë” sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar.

    Të konsiderohesh çamët “kriminel”në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët,për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik.


    Çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj

    qofshin por janë viktima të tyre


    Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra “Kolaboracionalistë” (fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye.

    Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet.

    Është fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it).

    Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame.

    Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane.

    Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vetë.

    Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek.



    Problem që pret zgjidhje



    Popullsia shqiptare e martirizuar e Çamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore:

    1. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Demokratike si anëtare e Komunitetit Evropian,anëtare e 12-shes Evropiane,si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare,të njohin të drejtat tona të mohuara.

    2. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të “Çështjes Çame”.

    3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre.

    4. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejoj dhe mundësoje Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ta njohim Etnikumin Shqiptar



    EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE



    Shkruan: Isuf B.BAJRAMI

    24. 10. 2007



    ’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825



    Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. ( 1 ) Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi"(parahanësor),pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman, ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.

    Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.

    Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.

    Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.

    Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2).

    Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3). Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.

    Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë , duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5),"Apeiros " e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati (7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8) thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden". Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.

    Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë "stere", ose "kontinent"(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.

    Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).

    Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).

    Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë"(13).

    Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.

    - emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.

    - emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.

    - emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14)

    Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.

    Teopompi,- thotë Straboni(15) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur rreth 60 fise(16), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).

    Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë". Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh. Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët"(18). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë. Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24), etj.

    Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".

    Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan atamanët ilirë. Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27). Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: "populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë"(28).

    Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike. Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.

    Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31). Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.

    Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32).

    Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.

    Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).

    Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj. Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik(38).

    Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit(39).

    Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës(40). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët. Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42).

    Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë (43), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)(46). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(48), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir(51). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë(54).

    Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë(55). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!! Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë(56).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.

    Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni(58), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.

    Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek. Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire. Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë". Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj(59). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar(60).

    Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë(61). Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan;"… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë"(62). Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.

    Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit(64). Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;"...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"(65). Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman(67), i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire". Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop(68), J.R.F. Ksilander 69, J.G.F. Han (70), J.F. Falmerajer (71), T.Mommsen (72), P. Kreçmer (73) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët(75). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).

    Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij "Ilirët", që ai e botoi në vitin 1988, thotë: "Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke"(78).

    Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79) dhe të Pirros(80). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.

    Pseudohistorianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?

    Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert(81), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: "Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: "Kështjella e Pirros". Grekët e quanin : "Pirru – haraks". Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.

    Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun(82). Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit(83). Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.

    Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos(84) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirësh)(85), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.

    "Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ...paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre...". Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar "Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86).

    Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.

    Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme(87). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(88) në veprën e tij "Serbët dhe Shqiptarët". Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias(89). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët.

    Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit(90).

    Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ). Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d’Argent ( Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt(91).

    Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare. Edison L.Clark(92) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; "Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut"(93).

    Ai vazhdon: "Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë"(94). Edison , e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë(95). Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!. Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.

    Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.

    Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit: "Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare"(96). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: "Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir"(97).

    Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek. Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,...!! Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur Universale" të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879.

    "Zoti redaktor.

    Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë asnjë përgjigjeje,sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.

    Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? ...Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.

    Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.

    Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(98).

    Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm", në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes" normale", të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm "reciprok". Pra gjithçka duhej të zgjidhej " pa dhunë", me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si një "fat i madh" për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse t’i shikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.

    Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë. Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.

    Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës.

    Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2(99). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare(100).Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.(101)

    Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë(102), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë(103). Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2.(104).

    Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë(106). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.(105). Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i "urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës "fine" greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë.

    Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë.

    Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët . Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,...janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108)



    ( Veshje e nje femre Epirote në Paramithi - Kliko KETU )



    ~~~~~~~~~~~





    Referencat



    1.Straboni.VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr 1.

    2.Etol.III,13,44;Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote,në

    "Studime Historike"nr.2,1965,fq.85

    3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84

    4.Tukid.I,5,1.

    5.Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis

    6.Tukid.I,16.

    7.Isokrati Harpokration dhe Suida

    8.Strab.1,10

    9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431

    10.F.E.Sh.fq.242

    11.Po aty,fq.241-242

    12.H.P.Sh.fq.46

    13.Po aty,fq.43

    14.Po aty,fq.43

    15.Strab.VII,5

    16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.

    17.Te Nilsson,po aty.

    18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97

    19.Po aty.

    20.Strab.VII,321

    21.Scymn.Europa 450

    22.Polyb,XVIII,58

    23.Liv.XXII,34

    24.Plin.III,45

    25.Tukid.po aty.

    26.Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.

    27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137

    28.Strab.VII,321

    29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës,në

    Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181

    30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106

    31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit,në;

    Bul.Shke.Shoq.nr.1viti 1955,fq.134,S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në

    territorin e Shqipërisë,në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452

    32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb.

    33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorrën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone.Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës.

    34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës,në Materiale të Sesionit

    Arkeologjik,viti1966,fq.146

    35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63

    36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.

    37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Studhist.nr.3viti 1966,fq.27

    38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125.Korkuti,artik.i cituar fq.166

    39.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,artik.i cituar fq.131

    40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26

    41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85

    42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85

    43.M.Nilsson,vep.e cituar

    44.Po aty

    45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka patur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.

    46.Po aty

    47.Po aty.

    48.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27

    49.V.Toçi,Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962,

    fq.128

    50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87

    51.H.Krahe"Lexikon altillyrischer Personnennamen"Heidelberg,1929,Vangjel Toçi,artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87

    52.S,Islami,artik.i cituar fq.20

    53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi,artik.i cituar fq.128

    54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129

    55.Tukiditi,II,50,5,6.

    56.Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).

    57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve,në Bul.

    e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61

    58.Strab.VII,328

    59.Malte Brun,Precis de la geographie universale,1810-1829,Paris

    60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Konstandinopojë,në Shqipëri dhe në vende tjera të

    Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805

    61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770

    62.Teodor Momsen,Historia e Romës së Lashtë

    63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1,

    1981,fq.34-36

    64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq.82-93

    65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovër,24 janar 1705

    66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte derMenschheit,Leipzig,1868,vol.III,fq.99

    67.J.E.Tunman,Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore,Leipzig,1774

    68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855

    69.J.Riter Fon Ksilander,Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve,Frankfurt am Main,1835

    70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854

    71.J.F.Falmerajer,Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857

    72.T.Mommsen,Historia e Romes,Leipzig,1932."Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino

    1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142

    73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896

    74.P.Kretschmer,po aty.

    75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.

    76.P.Kretschmer,Sprachliche Vorgeschichte des Balkans,(Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq.41-48

    77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988

    78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850

    79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57

    80.Po aty.

    81.Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique,1861,fq.867-869

    82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë,

    fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.

    83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshë,"Bashkimi i shqiptarëve"nr.6,fq.4,

    dt.15 shtator 1993,Tiranë

    84.Po aty.

    85.J.G.Fon Han,"Reise von Belgrad nach Salonik",1858,-Peter Robert Franke,"Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser",Erlangen,1954,(Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve),Mynchen-Bon,1949-‘54

    86.P.R.Franke,"Albanien im Altertum",Antike Welt,Sondernumner,1983

    87.U.M.Leek,"Travels in Northern Greece",1835

    88.Dr.Milan Shuflai,"Serbët dhe shqiptarët"fq.180

    89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867

    90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri,HPSH.Prishtinë,1966,fq.42-43

    91.Dr.Ali Hadri,po aty.

    92.Edison L.Clark,"Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet",

    New York,Brodway,1878,fq.751

    93.Edison L.Clark,po aty

    94.Po aty

    95.Sh.Delvina,"Rreth origjinës së suljotëve",Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë

    96.Neos Kuvaras,Athens 1962

    97.Po aty

    98."Moniteur Universale",Paris maj 1879

    99.Abdyl Frashëri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër",fq.100

    100.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979

    101. Mr.Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te

    shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58

    102. Ahmet Hamiti,"Çështja shqiptare",Koha,nr.14/1991,fq.26

    103. Liman Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918,Zagreb 1991,fq.24

    104. Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.6.

    105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12

    106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913),shih.FESh.fq.503

    107. Dr.Muhamet Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i kosovës",fq.7

    108. Agim Shehu,"Kombi",Tiranë,nr.8,fq.4

    Gjilan;23.04.2006
    http://www.pashtriku.org/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos

    Veshje e nje femre Epirote në Paramithi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Veshtire eshte me kete shtet...

    Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

    Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

    Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912
    Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

    Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

    Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

    Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

    Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

    “Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

    Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

    Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

    Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

    Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

    Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

    Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

    “Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

    Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

    Incidentet fetare, 1919

    Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

    Konferenca e Paqes, Paris 1919

    Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

    Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

    Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

    Përplasja e shifrave, 1921

    Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

    Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

    Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

    Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

    Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

    Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

    Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

    Incidenti mbretëror, prill 1939

    Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

    Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

    Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

    Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

    Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

    Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

    Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

    Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

    Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

    Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

    Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

    Shifrat e terrorit çam, 1940

    Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

    Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

    Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

    Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

    Incidentet në Konispol, 1944

    Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

    Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

    Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

    Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

    Greqia kundër pranimit tëShqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

    Sulmi në Radat, gusht 1946

    Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

    Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

    Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

    Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

    Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

    Propaganda për pushtimine Shqipërisë, 1949

    Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

    Robërit grekë në Shqipëri, 1949

    Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

    7 orë luftë në Vidohovë-Devoll,2 gusht 1949

    Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

    Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht1949

    Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

    Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

    Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

    Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

    Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

    Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

    Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

    Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

    Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

    Sulmi grek i 12 gushtit 1949

    Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

    Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

    Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

    Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

    Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

    Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

    Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

    Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

    Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

    Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

    Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

    Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

    Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

    Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

    Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

    Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

    Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

    Memorandumi i Ministrisësë Jashtme greke, 7 gusht 1952

    Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

    Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

    Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

    Agjenti “Papastrati”, 1971

    Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

    Fondi i Ministrisë së Jashtmegreke për shqiptarët, Athinë 1980

    Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

    Parlamenti grek lë nëfuqi Ligjin e Luftës, 1987

    Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

    Ramiz Alia, 1991

    Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

    Incidenti me priftin grek,Tiranë, 28 qershor 1993

    Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

    Plani i Miçotaqisit,Athinë, 14 korrik 1993

    Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

    Projektkushtetuta, Tiranë 1994

    Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

    Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

    Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

    Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

    Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

    Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

    Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

    Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

    Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

    Operacionet fshesa, 1995

    Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

    Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

    Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

    Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

    Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

    Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

    Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

    Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

    Zgjedhjet parlamentare 1996

    Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

    Trakte antishqiptare në Jug, 1997

    Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

    Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

    Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta “Stohos”, 05 mars 1997

    Sipas gazetës greke, “Stohos”, “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni “Mega”, 5 mars 1997

    Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

    Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

    Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në “vatrat” e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

    Faktori grek, “Corriere della Sera”Romë, 12 mars 1997

    Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

    Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

    Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

    Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

    Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

    Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

    Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

    Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

    Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

    Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

    Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

    Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

    Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

    Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

    I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

    Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

    Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

    Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

    Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

    Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

    Papandreu për Himarën, Athinë 2003

    Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

    Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

    Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

    36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

    Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

    Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

    Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

    Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

    Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

    Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

    Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

    Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

    “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

    Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

    Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

    Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

    etj etj vijoj neser ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •